Skip to main content

INSAJDERI: “Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin” plus 19 more

INSAJDERI: “Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin” plus 19 more


Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin

Posted: 16 Jul 2017 10:25 AM PDT

E ardhmja e Arlind Ajetit është e pa qartë, por e sigurt është që nuk do të qëndrojë më te skuadra e Torinos.

Mihajloviç ka vendosur ta largojë mbrojtësin kuqezi, i cili ka pasur oferta të ndryshme nga disa skuadra në Itali dhe jashtë vendit.

Pas Freiburg dhe SPAL që kanë shprehur interes për mbrojtësin shqiptar një opsion i mundshëm për shtatlartin është skuadra e Crotones.

Ekipi që mbijetoi në Serinë A e konsideron si një mbrojtës të fortë dhe të duhurin për t'i besuar sezonin e ardhshëm.

Trajneri Davide Nicola u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sforcim ekonomik për ta shkëputur mbrojtësin kuqezi nga Torino. /Insajderi.com

The post Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët martohen më së shumti me nënshtetas të Zvicrës

Posted: 16 Jul 2017 10:21 AM PDT

Për kurorëzimet e kosovarëve jashtë Republikës së Kosovës, prijnë martesat me persona nga Zvicra. Gjatë vitit 2016, nënshtetasit e Kosovës janë kurorëzuar me 493 nënshtetas zviceran.

Sipas Raportit Vjetor për Kurorëzimet, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), kosovarët preferojnë më shumë martesat me nënshtetas zviceranë sesa me nënshtetas shqiptarë.

Gjatë vitit të kaluar, kanë ndodhur vetëm 93 kurorëzime të nënshtetasve kosovarë me ata shqiptare, të regjistruara në Kosovë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, vendi i dytë prej ku vijnë personat me më shumë kurorëzime në Kosovë, është Gjermania. Në vitin 2016, janë regjistruar 291 martesa të kosovarëve me nënshtetas gjermanë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Gjithsejt, gjatë vitit 2016, në Republikën e Kosovës kanë ndodhur 1359 kurorëzime të kosovarëve me njerëz jashtë vendit. /Insajderi.com

 

The post Kosovarët martohen më së shumti me nënshtetas të Zvicrës appeared first on INSAJDERI.

24 komuna mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e ri të Kosovës

Posted: 16 Jul 2017 10:20 AM PDT

Vetëm 14 komuna nga 38 sa janë gjithsejtë kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës që pritet të konstituohet javën e ardhshme.  Kësisoj 24 komuna nuk e kanë asnjë përfaqësues në Kuvend.

Kryeqyteti i Kosovës del të jetë komuna e cila do të ketë më së shumti deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, me 21 deputetë.

Prishtina prin bindshëm në këtë listë, duke lënë prapa qytetet si Prizreni, Peja, Skënderaji, e Deçani.

Qyteti i Lidhjes së Prizrenit do të përfaqësohet në Kuvend nga 10 deputetë, Peja me nëntë, kurse Skenderaj dhe Deçani me nga tetë deputetë.

Në listën e qyteteve me numër më të madh të deputetëve hyjnë edhe Ferizaj, Gjakova dhe Gjilani të cilat në Kuvend do të përfaqësohen me nga gjashtë deputetë, kurse Mitrovica me katër.

Në Skenderaj numrin më të madh të deputetëve e ka PDK-ja me gjashtë deputetë, në Deçan është AAK-ja e cila do të ketë pesë deputetë.

Kurse në Prishtinë kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila nga kjo komuna ka siguruar plot 11 deputetë.

Më poshtë keni emrat e të gjith deputetëve të ndarë nëpër komuna:

Prishtinë: Memli Krasniqi, Albin Kurti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi, Liburn Aliu, Frashër Krasniqi, Qëndron Kastrati, Fitore Pacolli, Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi, Teuta Rugova, Ismet Beqiri, Korab Sejdiu, Islam Pacolli, Doruntinë Maloku.

Prizren: Nezir Çoçaj, Zafir Berisha, Luljeta Veselaj-Gutaj, Albulena Balaj-Halimaj, Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Haxhi Avdyli.

Peja: Rrustem Berisha, Xhavit Haliti, Dukagjin Gorani, Ali Lajçi, Fatmire Kollçaku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Hykmete Bajrami, Ramiz Kelmendi.

Skënderaj: Mërgim Lushtaku, Bekim Haxhiu, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Blerta Deliu-Korda, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Milaim Zeka, Rexhep Selimi.

Deçan: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Rasim Selmanaj, Dardan Molliqaj, Safete Hadërgjonaj, Time Kadriaj, Shkumbin Demaliaj, Armend Zemaj.

Gjilan: Zenun Pajaziti, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi.

Gjakovë: Teuta Haxhiu, Pal Lekaj, Hajdar Beqa, Driton Çaushi, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari-Lila.

Ferizaj: Fatmir Xhelili, Agim Aliu, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku-Topalli, Faton Topalli, Valon Ramadani.

Mitrovicë: Kadri Veseli, Abdyl Salihu, Vjosa Osmani, Arban Abrashi.

Podujevë: Xhelal Sveqla, Saranda Bogujevci, Fidan Rekaliu.

Vushtrri: Xhevahire Izmaku, Aida Dërguti, Adem Mikullovci.

Malishevë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala.

Suharekë: Enver Hoxhaj, Blerim Kuçi.

Rahovec: Andin Hoti, Avdullah Hoti.

The post 24 komuna mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e ri të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Shteti detyron turqit  ta dëgjojnë Erdoganin edhe në telefonat e tyre

Posted: 16 Jul 2017 10:11 AM PDT

Nëse një qytetar turk ka tentuar dje pas mesnate të telefonojë dikë, paraprakisht është dashur ta dëgjojnë presidentin e tyre Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka pasur një mesazh.

"Si president i juaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqenie", thuhet në këtë incizim.

Para se lidhja me palën tjetër, telefonuesit  janë detyruar ta dëgjonin një incizim të presidentit me rastin e përvjetorit të parë të grushtit të shtetit të dështuar.

Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan konfirmoi në një mesazh të publikuar në "Twitter" se ky ishte një mesazh i sponsorizuar nga shteti.

Televizioni "CNN Turk" njoftoi se ky mesazh filloi të shfaqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonat celularë por pa saktësuar nëse ky mesazh dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.

Por ky mesazh i Erdoganit nuk u shfaq më sot në mëngjes.

The post Shteti detyron turqit  ta dëgjojnë Erdoganin edhe në telefonat e tyre appeared first on INSAJDERI.

Armeni që ia pamundësoi Haxhi Krasniqit meçin për kampion bote, mposhtet nga Eubank Jr

Posted: 16 Jul 2017 10:08 AM PDT

Boksieri britanik Chris Eubank Jr ka mbrojtur me sukses titullin kampion të botës në versionin IBO në kategorinë super të mesme, pasi e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve gjermano-armenin Arthur Abraham.

Abraham, i cili dështoi të fitonte titullin kampion bote, e kishte mposhtur kosovarin Haxhi Krasniqi në një duel të zhvilluar në muajin prill të këtij viti.

Siç raporton Daily Mail, në meçin që u zhvillua ndërmjet Eubank dhe Abraham mbrëmë në Wembley të Londrës, britaniku ishte më i mirë gjatë gjithë duelit.

Megjithëse britaniku Eubank nuk arriti ta nokautonte Abrahamin gjatë 12 raundeve, ai mori vlerësim të qartë nga gjyqtarët të cilët vendosën për fitoren e tij me pikët: 118 – 110 dhe dy herë nga 12-108.

Nëse kosovari Haxhi Krasniqi do ta fitonte meçin ndaj Abraham në muajin prill, me shumë gjasë do të ishte sfidues i Eubank Jr për titullin kampion bote në IBO. /Insajderi.com

The post Armeni që ia pamundësoi Haxhi Krasniqit meçin për kampion bote, mposhtet nga Eubank Jr appeared first on INSAJDERI.

Komunat kosovare ku nuk u kurorëzua asnjë çift gjatë vitit 2016

Posted: 16 Jul 2017 09:49 AM PDT

Dy komunat me shumicë serbe Ranillugu dhe Graçanica janë dy komunat që nuk patën asnjë kurorëzim gjatë vitit 2016, në Kosovë.

Sipas Raportit Vjetor për Statistika të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njoftohet se edhe pse në këto dy komuna është kurorëzuar asnjë çift, ka pasur çifte që janë kurorëzuar në komuna të tjera por me vendbanim në Ranillug dhe Graçanicë.

Edhe pse në Komunën e Ranillugut nuk është kurorëzuar asnjë çift, 14 çifte të kurorëzuara kanë vendbanim të përhershëm në këtë komunë.

Ndërsa komuna me më së shumti kurorëzime gjatë vitit 2016 është Prizreni. 1482 familje janë kurorëzuar në këtë komunë gjatë vitit 2016. /Insajderi.com

The post Komunat kosovare ku nuk u kurorëzua asnjë çift gjatë vitit 2016 appeared first on INSAJDERI.

Detajet që Bashkësia Islame kurrë nuk i sqaroi: Misteri i zgjedhjes së projektit për Xhaminë e Madhe

Posted: 16 Jul 2017 09:41 AM PDT

Teksa debati për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë u rindez sërish nga vet Bashkësia Islame e cila shfrytëzoi një takim me Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin në cilësinë e drejtuesve të Vetëvendosjes, për të treguar se "ndërtimi i Xhamisë do të filloj shumë shpejt", duke lënë të nënkuptohet se "leja nga Komuna" ishte një çështje e mbyllur, është BIK-u ai që përmes një procesi aspak korrekt të përzgjedhjes së projektit fitues, ka krijuar një mister: Si saktësisht u zgjodh projekti në fjalë?

Ja një kronologji përmes datave dhe disa pikëpyetje që BIK kurrë nuk i sqaroi:

23 shkurt 2012: Asambleja Komunale e Prishtinës miraton vendimin për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë.

8 tetor 2012: Bashkësia Islame e Kosovës vë gurëthemelin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Komuna i kishte ndarë 81 ari tokë në lagjen "Ulpiana", afër Postës së Madhe.

Kësisoj BIK-u solemnisht e nisi ndërtimin e Xhamisë së Madhe pa e ditur sesi do të dukej ajo. Madje në atë kohë, BIK-u nuk ishte as afër nisjes së procedurave për konkursin që do të përzgjidhte projektin fitues.

10 dhjetor 2012: Gati një vit pasi e vuri gurë-themelin, Bashkësia Islame e Kosovës hap konkursin ndërkombëtarë për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

13 shkurt 2013: Mbyllet konkursi, aplikojnë 110 projekte por kriteret e BIK-ut i plotësojnë vetëm 81 projekte. Gjithashtu BIK-u detyrohet që të heq kriterin ku kishte kërkuar edhe disa objekte përcjellëse si lokale, garazhe dhe banesë prej 120 metrash katrorë për imamin.

Por BIK-u kurrë nuk e sqaruar faktin se si është bërë rimodelimi i hapësirë së Xhamisë dhe nuk ka paraqitur asnjë fakt në publik nëse projekti ka pësuar ndryshime, përkundër faktit se debati për këtë çështje është hapur disa herë gjatë viteve.

25 mars 2013: BIK-u ekspozon të gjitha projekt-propozimet nga 81 zyra arkitektësh nga tridhjetë vende të botës. Ekspozita e hapur në Hotel Grand qëndroi e hapur deri më 31 mars, ndërkohë që krijoi edhe mundësinë që publiku të jepte votën e tij. Imami Ternava kishte premtuar në hapje të ekspozitës se këto vota do të mirreshin parasysh.

Por Bashkësia Islame kurrë nuk e ka treguar ose publikuar se si ka qenë vota e publikut.

15 prill 2013: BIK-u publikon në faqen e vet zyrtare njoftimin e jurisë e cila nuk kishte arritur të zgjidhte vendin e parë. Në vend të kësaj juria kishte vlerësuar dy projekte për vendin e dytë dhe një për vendin e tretë.

Juria e përbërë nga 3 arkitektë të huaj – boshnjaku Amir Pashiq, turku Ibrahim Numan dhe italiani Atillio Petruqolli – dy arkitektë kosovarë, Muhamet Morina dhe Jusuf Xhepa, si dhe dy përfaqësues të bashkësisë islame Sabri Bajgora e Naim Terrnava, vendosi se asnjë nga projektet nuk e kishte merituar vendin e parë. Shpërblimi për vendin e parë ishte 25 mijë euro, për të dytin 15,000 kurse vendi i tretë 10,000 euro.

Projekti që kishte fituar vendin e tretë.

 

BIK-u kurrë nuk e ka sqaruar saktësisht arsyen e jurisë se përse nuk ka vend të parë për asnjë nga projektet. Në njoftimin e Bashkësisë Islame ishte thënë se do të ftohen dy autorët e projekteve "21PR22" dhe "1025AC" të pranojnë sugjerimet e jurisë dhe ata do të luten nëse bien dakord që të përmirësojnë propozimet e projekteve të tyre brenda një  periudhe një mujore. Më  15 maj parashihej të  shpallej fituesi. Kjo nuk u arrit.

Në fakt qysh prej kësaj kohe, fillon edhe misteri më i madh i krejt këtij projekti.

Si u zgjodh fituesi nga dy projektet?

BIK-u kurrë nuk i ka treguar as publikuar emrat e dy kompanive që ishin në garën finale e cila nuk ishte e parashikuar të zhvillohej mes dy kompanive. Kishte publikuar vetëm shifrat e tyre të pjesëmarrjes në konkurs.

BIK nuk e kishte publikuar as emrin e kompanisë fituese. Dihet se është kompani turke. Nga Turqia vijnë edhe paratë për ndërtimin e Xhamisë, saktësisht nga Bashkësia Islame e Turqisë. Nuk është sqaruar as nëse çmimi prej 25 mijë eurove për vendin e parë i ishte dhënë kompanisë fituese e ai vendit të dytë ishte marrë nga kompania tjetër.

BIK-u gjithashtu kurrë nuk ka treguar saktësisht se çka kishte kërkuar shtesë nga dy kompanitë, dhe cilat kishin qenë kriteret mbi të cilin ishte zgjedhur projekti fitues.

Madje nëse hyn në faqen zyrtare të BIK-ut në internet nuk gjendet asnjë njoftim zyrtar për Konkursin e as për shpalljen e fituesit.

Aty nuk ka asnjë vendim të jurisë e cila ka vendosur për këtë projekt, as se cilat kanë qenë përparësitë e këtij projekti.

Kësisoj historia e ndërtimit të Xhamisë së Madhe ka zgjatur 6 vite dhe ende vazhdon të zgjasë.

Dhe tash kur po diskutohet leja e ndërtimit, BIK-u do të jetë i detyruar që të jap shpjegime para Kuvendit Komunal të Prishtinës. Atëherë edhe mund të zbardhet i gjithë procesi deri në përzgjedhjen e projektit fitues./Insajderi.com

The post Detajet që Bashkësia Islame kurrë nuk i sqaroi: Misteri i zgjedhjes së projektit për Xhaminë e Madhe appeared first on INSAJDERI.

Nusja qëllohet me vezë, i prishin dasmën deputetes

Posted: 16 Jul 2017 09:37 AM PDT

Protestuesit në Brazil i prishën ditën e saj më të bukur deputetes 25-vjeçare Maria Victoria Barros.

Qindra vetë ishin mbledhur përpara kishës ku politikania e re lidhi kurorë në një ceremoni luksoze në të cilën ishte edhe një pjesë e mirë e elitës politike të vendit. Por me të dalë prej andej, njerëzit e qëlluan me vezë.

Barros i akuzoi protestuesit e krahut të majtë se akuzuan verbalisht dhe fizikisht me të ftuarit për shkak të mbështetjes që familja e saj i jep Presidentit Michel Temer.

Përveçse pjesëtare e asamblesë shtetërore në Parana, ajo është edhe e bija e ministrit brazilian të Shëndetësisë, Ricardo Barro. Tubuesit mbanin në duart parulla me shkrime kundër qeverisë dhe e akuzonin 25-vjeçaren si komplotuese.

Pamjet e postuara në "Facebook" tregojnë sesi truprojat hapin çadrat për ta mbrojtur ligjvënësen dhe bashkëshortin e saj nga breshëria e vezëve.

Vete Barros është e bindur se protesta lidhej me vendimin e së ëmës për të kandiduar për guvernatore në Parana. "Më vjen keq për incidentin dhe sulmin ndaj të ftuarve të mi", u shpreh ajo, "por ky është çmimi i demokracisë".

Ngjarja është një tjetër ilustrim i përçarjes së thellë nëpër të cilën po kalon politika vendase që prej shkarkimit vitin e kaluar të paraardhëses së Michel Temerit, ish-presidentes Dilma Rousseff.

The post Nusja qëllohet me vezë, i prishin dasmën deputetes appeared first on INSAJDERI.

Përkrahësit e Erdoganit morën leje nga policia për marshin në Prishtinë

Posted: 16 Jul 2017 09:31 AM PDT

Marshi i djeshëm në kujtim të përvjetorit të parë të dështimit të puçit në Turqi i organizuar nga Qendra Liberal Demokrate, në sheshin kryesor të Prishtinës, kishte qenë aktivitet i paralajmëruar në Policinë e Kosovës. Pjesëmarrëse në marsh ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar në polici dhe është monitoruar nga ky institucion.

"Aktiviteti ka qene i paralajmeruar edhe ne polici dhe sipas rregullit ne raste te tilla policia ka ndermarre te gjitha veprimet e duhura per te monitoruar rrjedhen e tije", ka thënë Borovci, për Express.

Ndërkohë që në një xhami të Prizrenit dje janë thurur lavde për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Një vit më parë mijëra ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për të tentuar grusht shtetin ndaj qeverisë aktuale.

Ndërkohë që autoritetet turke kanë kërkuar mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë por deri më tani nuk kanë marrë përgjigjje as nga Presidenti dhe as nga Ministria e Arsimit.

The post Përkrahësit e Erdoganit morën leje nga policia për marshin në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Numrat prapa fitores së Federerit në Wimbledon  – 35 vite, 93 tituj

Posted: 16 Jul 2017 09:29 AM PDT

Roger Federer mundi sot Marin Çiliçin nga Kroacia me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-1, 6-4( duke fituar kështu turneun e Wimbledon. Më poshtë janë disa statistika nga rekordet e arritura nga zvicerani në karrierë.

8

Federer tani ka tetë tituj në Wimbledon, më së shumti nga të gjithë tenistët në epokën "Open", duke kaluar edhe Pete Samprasin, i cili mbante po ashtu shtatë trofe të Wimbledon. Legjenda suedeze Bjorn Borg (5) është i treti në këtë listë.

Nëntë titujt Wimbledon të Martina Navratilovës janë më së shumti të fituara nga një grua në epokën "Open", duke pasuar me Steffi Graf dhe Serena Williams (secila nga 7-të), dhe Venus Williams (5).

11

Kjo ishte finalja e 11-të e Federerit në Wimbledon, më së shumti në një "Grand Slam" nga një lojtar mashkull në epokën "Open". I dyti në këtë listë është Rafael Nadal (10, "French Open"), duke pasuar me Sampras dhe Ivan Lendl (secili nga 8, "US Open")

19

Federer tani ka fituar 19 Grand Slams, më së shumti në epokën "Open", me 29 paraqitje në finale. Përmes kësaj fitoreje, ai është larguar dukshëm nga Nadal që kanë nga (15), Sampras (14), Novak Gjokoviq dhe Roy Emerson (secili nga 12).

93

Federer ka gjithsejt 93 tituj në karrierën e tij prej tenisti, i treti në listën e meshkujve, pas Jommy Connors (109) dhe Ivan Lendl (94) dhe para John Mc Enroe (77) dhe Nadal (73).

2

Federer tani ka fituar një "Grand Slam" pa humbur asnjë set për herë të dytë në karrierën e tij. Hera e parë ishte në "Australian Open" në vitin 2007. Këtij i bashkëngjiten edhe Borg (3) dhe Nadal (3) si të vetmit meshkuj në epokën "Open" që kanë fituar disa "Grand Slam" pa humbur asnjë set. Federer gjithashtu bëhet lojtari i dytë që ka fituar Wimbledon pa humbur asnjë set, pas Borg në vitin 1976.

6

Kjo është hera e gjashtë në karrierën e tij që Federer ka fituar disa "Grand Slam" në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Roy Emerson për më së shumti Grand Slam në historinë e tenisit.

Pastaj në këtë listë është Sampras, i cili ka fituar disa turne madhore në vit në katër raste. Federer më parë ka fituar më shumë se sa një titull "Grand Slam" në vitet 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2009.

30 e përtej

Federer tani ka fituar tri tituj "Grand Slam" që kur ka mbushur 30-vjet. Vetëm Rod Laver (4) dhe Ken Rosewall (4) kanë fituar më shumë turne madhore pas moshës 30-vjeçare.

35 vite, 342 ditë

Mosha e Federerit në ditën që ai ka fituar titullin e tij të tetë Wimbledon, e ka bërë atë kampionin me të vjetër në Wimbledon. Arthur Ashe ka mbajtur rekordin e kaluar, me ç'rast ai fitoi në vitin 1975, në moshën 31-vjeç e 360 ditë. /Insajderi.com

(Statistikat janë marrë nga Grupi Statistikor dhe Informativ i ESPN-së)

The post Numrat prapa fitores së Federerit në Wimbledon  – 35 vite, 93 tituj appeared first on INSAJDERI.

Estonezët “tallen” me përfaqësuesen e Kosovës: Miqësore me fatkeqësi

Posted: 16 Jul 2017 09:18 AM PDT

Humbja me rezultat të thellë e përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Austrisë në miqësoren e zhvilluar dje në Kapfenberg, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediet estoneze. Esotnia do të jetë kundërshtar i Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, që fillojnë muajin e ardhshëm.

Kosova u mposht me rezultat 74:49 nga Austria në ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e amerikanit Brad Greenberg.

“Kosova zhvilloi ndeshjen miqësore që përfundoi me fatkeqësi”, shkruan mediumi estonez Sport Delfi, derisa shkruan se as ardhja e trajnerit amerikan Brad Greenberg nuk i ka kryer punë përfaqësueses kosovare.

Mediumi estonez shkruan se Kosova nuk do të ketë në kualifikime basketbollistin e natyralizuar, amerikanin Justin Doellman.

Kosova e kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Estonisë vitin e kaluar, por këtë vit kosovarët do ta kenë përballë Estoninë në kualifikueset për Kupën e Botës “Kina 2018”. /Insajderi.com

 

The post Estonezët “tallen” me përfaqësuesen e Kosovës: Miqësore me fatkeqësi appeared first on INSAJDERI.

Federer: Besova dhe ëndrrova për trofeun e tetë

Posted: 16 Jul 2017 09:08 AM PDT

Roger Federer është shprehur tejet i lumtur pas fitores së titullit të tetë të Wimbledonit.

Pasi u bë tenisti i parë që ka arritur të fitojë trofeun prestigjioz tetë herë në karrierë, Federer ka thënë se i duhet pak pushim.

Pas pushimit që mori para këtij turneu, Federer ka thënë se do t'i duhet të pushojë edhe për gjashtë muaj pasi dëshiron të jetë në dispozicion për turne të mëdhenj.

"Më duhet të marr sërish pushim, nuk e di. Do të pushoj për gjashtë muajt e ardhshëm. Më mirë se mbajtja e këtij trofeu është të qenit shëndosh e mirë. Po ndihem mrekullueshëm. Është magjike që s'kam humbur asnjë set. Është besimi që më ka mbajtur kaq lartë. Nuk isha i sigurt nëse do të isha sërish këtu pas një viti. Kam pasur humbje të vështira, sidomos humbja nga Novak Gjokoviq. Por vazhdova të besoja dhe ëndërroja dhe ja ku jam me trofeun e tetë. Është fantastike", ka thënë ai pas triumfit.

The post Federer: Besova dhe ëndrrova për trofeun e tetë appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq dëshiron hetim për rastin e vëllezërve Bytyqi: Krim i tmerrshëm

Posted: 16 Jul 2017 08:59 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se atje do të diskutohen tema të rëndësishme për shtetin e tij, por edhe për Ballkanin, siç janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyçi dhe djegja e ambasadës amerikane në Beograd, shkruan Tanjug.

Duke folur për rastin e vëllezërve Bytyçi, presidenti serb tha se ky ishte një krim i tmerrshëm.

Image result for vriten vellezerit bytyqi

"Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm", ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se dëshiron që krimi të hetohet.

"Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jam në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes nesh dhe të tjerëve", ka deklaruar ai.

Vëllezërit Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi u vranë më 8 korrik të vitit 1999.

Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj. /Insajderi.com

The post Vuçiq dëshiron hetim për rastin e vëllezërve Bytyqi: Krim i tmerrshëm appeared first on INSAJDERI.

Joe Hart transferohet tek klubi i Premier Ligës

Posted: 16 Jul 2017 08:46 AM PDT

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart është transferuar si huazim tek klubi i Premier Ligës angleze, West Ham.

Siç raporton Sky Sport, portieri i kombëtares angleze do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet si lojtar i ri i West Ham.

Vitin e kaluar, Hart ishte huazuar nga Manchester City tek skuadra italiane Torino.

Manchester City gjatë kësaj vere ka transferuar ish-portierin e Benficas, Ederson, për 35 milionë funte. /Insajderi.com

The post Joe Hart transferohet tek klubi i Premier Ligës appeared first on INSAJDERI.

Në Prishtinë, një histori e një lojtari futbolli që lufton me homoseksualitetin e tij

Posted: 16 Jul 2017 08:37 AM PDT

Tendencat e tij homoseksuale janë vërejtur nga trajneri i tij. Bëhet fjalë për Anglinë në vitet 80-të, një shoqëri shumë konservative dhe e gatshme mos ti pranojë homoseksualët.

Johnny Casells është protagonisti i filmit "Play the Game" i cili erdhi mbrëmë në kuadër të programit LetItBe në PriFilmFest në Prishtinë. Ky është program i veçantë i festivalit i cili mirëpret filma që kanë të bëjnë me tema mbi homoseksualët dhe lesbiket dhe komunitetin LGBT.
Filmi erdhi për audiencën prishtinase e cila duket se e pëlqeu lojën e filmit bardhë e zi.

"Më vjen mirë që i pëlqeu publikut. Ky është një film i shkurtër i cili është menduar të vazhdohet e të shndërrohet në një film të gjatë, në të ardhmen. Bëhet fjalë për një shoqëri shumë tradicionale ku një lojtar futbolli asnjëherë nuk mund të jetë edhe gay" tregon Sasha Nathwani, një prej regjisorëve të filmit.

"Play the Game", filmi i metrazhit të shkurtër, tregon se një homoseksual mund të bëjë ç'të dojë, kur të dojë. Një lojë futbolli e suksesshme por pas saj një trajner që e detyron lojtarin kryesor të bëhet burrë, të shkojë me vajza, të bëhet i denjë.

"Është një temë e cila tregon një shoqëri armiqësore dhe e cila nuk e pranon seksualitetin dhe orientimet. Ky është një film që tregon se si ende ekzistojnë shoqëritë ku lojtarët e futbollit, e sidomos lojtarët me ngjyrë, nuk mund ta shprehin orientimin e tyre të vërtetë" tregon Sasha.
Sasha Nathwani dhe Aleksander Walters, dy regjisorët e filmit, këtyre ditëve po qëndrojnë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë edhe në një debat mbi komunitetin LGBT dhe se si filmat dhe kinematografia mund të kontribuojnë në pranimin e komunitetit gej dhe lezbik nga qytetarët.

Krejt në fund të filmit, lojtari që është gay nuk dëshiron ta jetojë jetën sipas rregullave të të tjerëve, dhe këtu përfundon filmi duke rezultuar pozitiv por edhe duke lënë dilemë se si mund të vazhdojë historia e këtij personi.

"Shpresojmë që në një mënyrë apo tjetrën kemi ndikuar në pranueshmërinë e komunitetit nga njerëzit, me anë të filmit. Kemi dëgjuar që edhe në Kosovë është pak a shumë situatë e njëjtë dhe shpresojmë që në të ardhmen do të ndryshojë gjendja" tregon Walters për KultPlus.

Malcolm Kamulete dhe Daniel Godward luajnë rolet kryesore në film. /KultPlus.com

The post Në Prishtinë, një histori e një lojtari futbolli që lufton me homoseksualitetin e tij appeared first on INSAJDERI.

Kosovari vret bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij në Gjermani

Posted: 16 Jul 2017 08:29 AM PDT

Një burrë 52-vjeçar nga Kosova ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij, 45-vjeçe, dhe të dashurin e bijës së tij, duke i lënë të vdekur ata, në Nurentingen të Gjermanisë.

Kryesi i krimit është arrestuar në vendngjarje, dhe do të dalë para gjykatësit të dielën, raporton gazeta gjermane Bild.

Para vrasjes së dyfishtë kishte filluar një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.

Në orën 22:30 të së shtunës, ai ishte kthyer në shtëpi, duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, bija e tij dhe i dashuri i saj gjithashtu ishin në apartament.

Vajza po tentonte ta ndalonte babanë e saj në derën e shtëpisë së tyre. Më pas 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë. Ai vrau gruan e tij dhe të dashurin e bijës së tij. /Insajderi.com

The post Kosovari vret bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

“Haradinaj i siguroi votat për qeverinë, përmes deputetëve që janë autonom”

Posted: 16 Jul 2017 08:23 AM PDT

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë sot se Ramush Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, por i ka arritur numrat për qeverinë përmes deputetëve të partive të tjera.

Lekaj, në një intervistë me Radio Evropën e Lirë, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka numrat e nevojitur për formimin e qeverisë.

"Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in”, u shpreh fillimisht Lekaj.

Por, ai tregon se si Haradinaj i ka siguruar numrat për formimin e qeverisë së re.

“Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim", deklaroi Lekaj. /Insajderi.com

The post “Haradinaj i siguroi votat për qeverinë, përmes deputetëve që janë autonom” appeared first on INSAJDERI.

I vetmi në histori të Wimbledon…

Posted: 16 Jul 2017 08:15 AM PDT

Roger Federer arriti një shkallë më të lartë të madhështisë kur arriti sot të fitoi turneun e Wimbledonit për herë të tetë në karrierë, duke kaluar legjendat e tjera të tenisit – të gjallë e të vdekur.

Zvicerani mposhti në finale kroatin Marin Çiliç me rezultat 3-0 në sete (6-3,6-1,6-4), me një lehtësi të paparë.

Po ashtu, 35-vjeçari arriti edhe një tjetër rekord gjatë këtij turneu. Federer fitoi Wimbledonin e këtij viti pa e humbur as një set të vetëm, duke e arritur rekordin e vendosur nga Bjorn Berg në vitin 1976.

Ai po ashtu bëhet tenisti më i vjetër që arrin të triumfoj në Wimbledon, në epokën e "Open". Me 35 vjet, vetëm tre muaj para se të bëhet 36-vjeçar.

Legjenda e gjallë e sportit të tenisit ka fituar plot 19 tituj "Grand Slam" në karrierën e tij të gjatë, duke numëruar edhe këtë të sotmin. /Insajderi.com

The post I vetmi në histori të Wimbledon… appeared first on INSAJDERI.

Federer triumfon në Wimbledon – thyen rekorde dhe futet në histori

Posted: 16 Jul 2017 08:04 AM PDT

Roger Federer ka fituar titullin e tetë në Wimbledon pasi mposhti në finale kroatin Marin Çiliç.

Zvicerani e fitoi trofeun për herë të parë pas pesë vitesh, që kur e kishte mposhtur britanikun Andy Murray në vitin 2012.

Me fitoren 6-3, 6-1, 6-4 ai e theu rekordin e Pete Sampras, i cili kishte fituar shtatë tituj në Wimbeldon, raporton Insajderi.

Ai theu edhe një rekord tjetër, pasi u bë tenisti i dytë në histori që fiton Wimbledon pa humbur asnjë set të vetëm gjatë gjithë turneut.

Çiliç pësoi edhe një lëndim në setin e dytë të lojës, por nuk u tërhoq nga ndeshja dhe vazhdoi të luajë deri në fund.

Ndërkaq, Federer me titullin e fituar në Wimbledon shtoi në 19 numrin e grand slemeve të fituar në karrierë. /Insajderi.com

The post Federer triumfon në Wimbledon – thyen rekorde dhe futet në histori appeared first on INSAJDERI.

Vdes një person tek liqeni artificial në Mitrovicë

Posted: 16 Jul 2017 07:41 AM PDT

Në orët e pasdites, saktësisht rreth orës 15:30, ka vdekur një person në Mitrovicë, skaj liqenit artificial.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar, Nysret Mehmeti, nga zyra për media e policisë në rajonin e Mitrovicës.

"Një person shtetas i Kosovës, me nacionalitet boshnjak, që jeton në Mitrovicën veriore, ka qenë duke lëvizur me biçikletë skaj liqenit artificial dhe befasisht është rrëzuar nga biçikleta", ka treguar Mehmeti për Klan Kosovën.

Emergjenca menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, por personi 53 vjeçar, tashmë kishte ndërruar jetë, aty është konfirmua edhe vdekja e tij nga ekipi i mjekëve. /Insajderi.com

The post Vdes një person tek liqeni artificial në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more