Skip to main content

INSAJDERI: “McGregor: Pas fitores, Mayweather mund ta bëjë revanshin në kafaz” plus 19 more

INSAJDERI: “McGregor: Pas fitores, Mayweather mund ta bëjë revanshin në kafaz” plus 19 more


McGregor: Pas fitores, Mayweather mund ta bëjë revanshin në kafaz

Posted: 26 Jul 2017 09:45 AM PDT

Conor McGregor është 100% i sigurt për fitoren ndaj Floyd Mayweather, në duelin që dy sportistët do të zhvillojnë më 26 gusht në Las Vegas.

Për irlandezin ky është debutimi në sportin e boksit, aty ku rivali amerikan është një legjendë, i pamposhtur në karrierë (49 fitore). "Unë mendoj vetëm për 26 gushtin, pasi atë ditë e gjithë bota do të mahnitet nga fitorja ime. Floyd është që tani i frikësuar nga ajo sfidë.

Kur të zgjohet nga humbja që do të pësojë më 26 gusht, nëse ai do të pranojë të bëjë revanshin me mua, do ta ftoj që ajo përballje e dytë të bëhet në kafaz", ka deklaruar sot irlandezi, ikonë e arteve marciale mikse.

Ylli i UFC-së po përgatitet fort për duelin e 26 gushtit, që pritet të shënojë rekord shitjesh dhe fitimesh për të.

"Ka për të qenë një duel agresiv nga ana ime. Ai do të përpiqet të largohet nga përplasja, por do ta ndjek kudo në ring. Jam përgatitur për çdo gjë. Nuk do të bëj asnjë gabim dhe ai do të përfundojë në tapet pa ndjenja", u shpreh më tej Conor McGregor, që prej disa ditësh është transferuar në Las Vegas, ku dhe po vijon fazën e fundit përgatitore para duelit, njofton telesport.

"Unë jam i bindur te fitorja, në ring apo kafaz, kudo që do ta zhvillojmë atë. Unë di se si të lëviz në ring dhe do të gjej momentin t'i jap goditjen e "KO" dhe të fitores time", tha McGregor

 

The post McGregor: Pas fitores, Mayweather mund ta bëjë revanshin në kafaz appeared first on INSAJDERI.

Trump i shkruan letër falënderuese Isa Mustafës

Posted: 26 Jul 2017 09:32 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një telegrami e ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për urimet e dërguara me rastin e shënimit të 241 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

“4 Korriku na jep mundësinë për të shikuar prapa jo vetëm në historinë tonë, por edhe relacionet tona me aleatët nëpër botë. Ne jemi krenar për trashëgiminë tonë të bazuar në idealet e mishëruara në Deklaratën tonë të Pavarësisë, duke përfshirë të drejtën e të gjithëve për jetë, liri dhe për të ndjekur lumturinë", thuhet në falënderimin e Trump, njofton Zyra e Kryeministrit.

"Ne nderojmë trimat, burra dhe gra, të cilët luftuan dhe ende i mbrojnë edhe sot vlerat tona amerikane.  Ndërkohë që ne reflektojmë rreth sakrificave të bëra përgjatë historisë sonë për të mbrojtur këto liri, ne po ashtu angazhohemi për Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe një botë më të sigurt e prosperuese”, shkruan Trump në letrën dërguar kryeministrit Mustafa.

 

The post Trump i shkruan letër falënderuese Isa Mustafës appeared first on INSAJDERI.

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident trafiku

Posted: 26 Jul 2017 09:28 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 16 në magjistralen Gjakovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, meqë rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Personi i vdekur në aksident është P.Z, 24 vjeçar, kurse lëndime të rënda kanë pësuar I.I dhe H.Q

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur në afri të fshatit Lug Bunar. Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur përderisa dy  automjet udhëtarësh në lëvizje në drejtime të kundërta, duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm vije deri tek goditja mes tyre.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë./Insajderi.com

 

The post Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident trafiku appeared first on INSAJDERI.

Katër këngëtare shqiptare pritet ta “pushtojnë” Moskën

Posted: 26 Jul 2017 09:17 AM PDT

Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës "Evropa Plus" në Moskë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet posteri zyrtar i festivalit, i cili ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën "Nëntori", e cila depërtoi në disa shtete sllave, dhe deri në Rusi.

Data kur do të mbahet ky festival është 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë, ku do të ngjiten në skenë edhe katër artistet shqiptare të lartpërmendura. Më poshtë po ju sjellim linkun ku mund të shihni listën e artistëve pjesëmarrës: https://live.europaplus.ru/#/artists/2017 / KultPlus.com

 

The post Katër këngëtare shqiptare pritet ta "pushtojnë" Moskën appeared first on INSAJDERI.

Stavileci thotë se VV shkarkoi Molliqajn me kërkesë të ambasadorëve

Posted: 26 Jul 2017 09:07 AM PDT

Blerand Stavileci nga PDK ka kritikuar të nominuarin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, se nuk po mund të "vetëvendos" pa implikimin e ambasadave të vendeve fqinje të Kosovës. Sipas Stavilecit, një gjë e tillë bie në kundërshtim me qëndrimet e mëhershme të Kurtit.

"Albin Kurti, çfarë ndodhi?! Deri dje ke kërkuar të mos përzihen ambasadat e huaja në proceset politike, sot po deklaron se e paske mbështetjen e tyre. A janë këta ambasadorë që iu pate thënë se “u është lagur baruti”?! Ti e ke ndërtuar Lëvizjen për vetëvendosje, ndërkaq s’po mund të vetëvendosësh pa implikimin e ambasadave", ka thënë Stavileci.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pasi që Kurti gjatë ditës ka thënë se e ka mbështetjen e ambasadave për t'u zgjedhur kryeministër i Kosovës.

"Nga cili/cilët ambasadorë po kërkon mbështetje?! Amerikan…? Nga Delaëie, për të cilin nisët peticionin për largimin nga Kosova?! Apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore… Apo nga të tjerët që u ke thënë se s’kanë çfarë të përzihen në punët e Kosovës. D.m.th., TI po e pranon një qeveri që e bëjnë ndërkombëtarët?!", ka shtuar Stavileci.

Për më tepër, sipas Stavilecit, ambasadat kanë detyruar Vetëvendosjen të shkarkojë Dardan Molliqajn nga pozita e Sekretarit Organizativ të partisë.

"Ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!", ka shkruar Stavileci në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

The post Stavileci thotë se VV shkarkoi Molliqajn me kërkesë të ambasadorëve appeared first on INSAJDERI.

Tekstet shkollore të Arabisë Saudite në ShBA nxisin radikalizmin

Posted: 26 Jul 2017 08:52 AM PDT

Arabia Saudite ka bërë përparim në eliminimin e qëndrimeve armiqësore ndaj besimeve të tjera nga librat shkollorë, por ka ende punë për t'u bërë për t’u siguruar se mësimdhënësit sauditë nuk janë duke promovuar "një version të radikalizuar të Islamit". Kështu ka konstatuar ish-kongresisti Frank Wolf javën e kaluar, në deklaratën e tij në Nënkomitetin për Terrorizëm.

Për më tepër, Wolf ka shprehur shqetësimin e tij se materialet edukuese të përdorura nga Akademia Islamike në Virgjinian Veriore, institucion që sponsorizohet nga qeveria e Arabisë Saudite, mund të jetë përgjegjëse për nxitjen e terrorizmit. Ai ka përmendur si shembull Ahmet Abu Ali, një ish-student i kësaj shkolle, që aktualisht është në burg për përgatitjen e vrasjes së një ish-presidenti amerikan.

"Derisa është e pamundur të thuhet nëse Abu Ali ka qenë direkt i radikalizuar nga librat e përdorur në Akademinë në fjalë, përdorimi I librave që promovojnë diskriminimin fetar dhe justifikojnë dhunën ndaj jobesimtarëve nuk mund të tolerohet," ka thënë ai.

Ish-kongresisti ka kritikuar Departamentin e Shtetit që nuk ka takuar Komisionin Ndërkombëtar për Liritë Fetare për të përkthyer ato tekste shkollore të përdorura nga ky institucion. Sipas tij, autoritetet duhet që për cdo vit të shohin nëse komente që nxisin urrejtjen në këto tekste shkollore janë eliminuar.

Tashmë kjo akademi është mbyllur, dhe është zëvendësuar me Akademinë Mbreti Abdullah, që poashtu financohet nga qeveria e Arabisë Saudite. Nuk është dhënë ndonjë informacion publik lidhur me tekstet shkollore që përdoren në këtë shkollë, shkruan Algemeiner.

Gjatë mandatit të tij në kongresin amerikan, Ëolf ka qenë i zëshëm ndaj jotolerancës dhe nxitjes së urrejtjes të promovuar tekstet shkollore të sponsorizuara nga qeveria e Arabisë Saudite./Insajderi.com

The post Tekstet shkollore të Arabisë Saudite në ShBA nxisin radikalizmin appeared first on INSAJDERI.

Protesta për ajër të pastër në Mitrovicë jep efekt, ndërhynë kryetari

Posted: 26 Jul 2017 08:51 AM PDT

Protesta e ditës së djeshme nga mitrovicasit e Lagjes së Boshnjakëve dhe asaj 2 Korriku për ajër të pastër duke potencuar faktin se po ndjehen të rrezikuar nga gazrat që lirohen nga fabrika e riciklimit të vajrave që e kanë afër, ka dhënë rezultat.

Ka qenë vetë i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili për gazetametro.net ka konfirmuar se sot ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë ndalur punën e fabrikave.

Në Mitrovicë protestohet për diçka që nuk ka të bëjë me probleme ndëretnike

'Sapo erdha prej vendit të ngjarjes. I kam thirr edhe Ministrinë dhe ata i kanë dërguar inspektoratin e tyre. Dhe, jemi kanë në vend të ngjarjes dhe i kemi ndalë puntë', ka thënë Bahtiri për Metron.

Bahtiri sqaron se njëra nga fabrikat nuk kishte qenë në funksion sot, ndërkohë njëra edhe pse ata e mohonin, verëhej që kishte qenë në punë. Por, Bahtiri shprehet i sigurt se puna nuk do të vazhdojë aty pasi, siç tha ai, inspektorati do të kujdestarojë./Insajderi.com

 

 

The post Protesta për ajër të pastër në Mitrovicë jep efekt, ndërhynë kryetari appeared first on INSAJDERI.

Trump ndalon nga ushtria transgjinorët

Posted: 26 Jul 2017 08:28 AM PDT

Presidenti Trump tha sot se forcat e armatosura amerikane nuk do të lejojnë që personat transgjinorë të shërbejnë në radhët e tyre në çfarëdo funksioni.

Vendimi i zotit Trump shfuqizon një politikë të shpallur nga administrata e ish-Presidentit Barak Obama para një viti.

Në një varg komentesh në Twitter, Presidenti Trump shkruan se “pas konsultimeve me gjeneralët dhe me ekspertët ushtarakë”, ai po i jepte fund pranimit të personave transgjinorë në forcat e armatosura të vendit.

“Ushtria jonë duhet të përqëndrohet në arritjen e fitoreve vendimtare dhe dërrmuese dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore apo me problemet që mund të sillnin personat transgjinorë".

Në qershor të vitit 2016, ish-Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha se Pentagoni do t'i jepte fund gjatë një viti politikave kundër personave transgjinorë, të cilat ai i quajti "diskriminuese".(Zëri i Amerikës)

 

The post Trump ndalon nga ushtria transgjinorët appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq kundërthënës, debat për njohje apo ndarje të Kosovës? 

Posted: 26 Jul 2017 08:17 AM PDT

Përmes ftesës për një dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, të cilën e ka bërë kryetari serb Aleksandar Vuçiq, ky i fundit po përpiqet të marrë mbi vete obligimin historik dhe politik, që çështjen e Kosovës ta zgjidhë në interes të dy popujve, shqiptar dhe serb, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, po ashtu shqiptarë dhe serbë. Ndonëse nismën e Vuçiqit ata e shohin si pozitive, për faktin se opinioni në Serbi do të duhej të ballafaqohej me realitetin aktual, megjithatë, vlerësojnë se ky veprim i Vuçiqit është mjaft i vonuar.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se presidenti serb Vuçiq nuk është i obliguar detyrimisht që ta hapë një dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, për shkak se sipas tij, nuk ka asnjë sinjal se ka marrë ndonjë premtim nga Bashkimi Evropian se mund të përfitojë nga kjo. Siç thotë Tahiri, nëse dialogu në Serbi për Kosovën do t'i qasej fakteve reale, atëherë presidenti serb do të arrinte në situatën që do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e vendit.

"Do ta njoh pakon e Ahtisaarit, si dokument ndërkombëtar dhe mbi Kushtetutën e Kosovës, si dokument themelor për të drejtat e serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë, si dhe do të zhvillojë marrëdhënie normale me Kosovën, si shtet fqinj. Nuk shpresoj që do të ketë rivlerësim të marrëdhënieve dhe as shkëmbim të territoreve dhe as marrëveshje të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta shkelte ose nuk do ta respektonte Pakon e Ahtisaarit", thotë Tahiri.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se është mirë që presidenti serb Vuçiq, ndonëse vonë, më në fund është kujtuar të hapë një dialog të tillë të brendshëm në Serbi. Megjithatë, sipas tij, ideja e Vuçiqit, përveç në strukturat e pushtetit, nuk ka ndonjë mbështetje entuziaste te opozita, por as te institucionet tjera, sikurse Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Kjo, sipas tij, për faktin se janë humbur mjaft raste deri më tash që të arrihet një zgjidhje, përfshirë edhe dokumentin e Ahtisaarit.

"Të gjitha këto nxisin dyshime tek të gjithë faktorët politik dhe tek ata të cilët i fton Vuçiqi për dialog dhe të bisedojnë lidhur me këtë çështje. Mendoj se ky është tentim që zoti Vuçiq ta bartë përgjegjësinë edhe tek disa të tjerë dhe mendoj se ai është krejtësisht i vetëdijshëm për një situatë të tillë", tha Nojkiq.

Por, a përmbajnë deklaratat e Vuçiqit dhënë medieve serbe lidhur me dialogun e brendshëm në Serbi për Kosovën, pretendime për ndonjë ndarje eventuale ose shkëmbim territoresh?

Në një shkrim autorial për një media të Beogradit, Vuçiq ka thënë se "duhet provuar që të jemi real dhe të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t'ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë".

Politologu Tahiri vlerëson se Vuçiq ka shprehur bindjen se duhet respektuar realiteti pa zgjidhje të imponuara.

"Pikërisht, duke e respektuar realitetin, realiteti është ky që Kosova është shtet i pavarur, pa ndryshim të kufijsh dhe pa këmbim territoresh. Unë mendoj se ky do të jetë vizioni dhe ky do të jetë mësimi i Vuçiqit. Por, këtë duhet ta imponojë në Serbi, në diskutim me faktorët e Serbisë dhe të shpresojmë që kjo do të jetë edhe platforma përfundimtare e popullit serb dhe e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, si dhe për raportet me popullin shqiptar në Ballkan".

Ndërkaq, Nojkiq, i quan kundërthënëse dhe pa bazë reale deklaratat e Vuçiqit, njofton rel.

"Këto janë konstatime krejtësisht kundërthënëse, në njërën anë 'nuk do ta japim', e në anën tjetër 'nuk mund ta kemi atë që e kemi humbur'. E shoh se po insistohet mjaft për këtë ndarje. Por, ndarja është krejtësisht e papranueshme në këto kushte, sepse, para së gjithash, unë jam krejtësisht i sigurt që një konstatim i tillë nuk e ka pajtimin dhe mbështetjen e asnjë anëtari të bashkësisë ndërkombëtare, që janë mjaft të rëndësishme. Ai vetëm po lason balona provues në mënyrë që ta shohë se në cilin drejtim do t'i orientoj bisedimet", tha Nojkiq.

Sidoqoftë, dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, sipas njohësve të zhvillimeve politike është çështje vetëm e Serbisë. Ndërkaq, sipas tyre, Kosova duhet ta presë vetëm rezultatin e këtij dialogu, cila do të jetë platforma që do të dalë nga ky dialog dhe kush do të jetë pjesë e saj dhe përballë kësaj ta ndërtojë qëndrimin e saj.

 

The post Vuçiq kundërthënës, debat për njohje apo ndarje të Kosovës?  appeared first on INSAJDERI.

Pas raportimit të Insajderit, Petshopi heq kafshët nga kafazët e ekspozuar në diell

Posted: 26 Jul 2017 08:16 AM PDT

Dyqani i kafshëve shtëpiake në qendër të Prishtinës, PetShop Beta, i cili së fundmi është kritikuar dhe ka marrë vëmendje të madhe për trajtim aspak të mirë të kafshëve duke i mbajtur disa prej tyre në një kafaz dhe duke i ekspozuar në diell, është mbushur mend.

Insajderi më 19 korrik kishte raportuar për këtë dyqan të kafshëve, duke treguar gjendjen e lokalit dhe duke zbuluar edhe qëndrimin e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit që kishte kritikuar dyqanin për gjendjen e keqe.

Por një javë pas raportimit të Insajderit, PetShopi i ka hequr kafshët nga kafazët dhe i ka larguar nga ekspozimi në diell. Jashtë dhe në kafaze kanë mbetur vetëm papagajtë.

Insajderi ka monitoruar disa ditë dyqanin dhe ka vërejtur se ato nuk ekspzohen. Mirëpo pronari i dyqanit nuk ka siguruar se kafshët do të kthehen. Ka akuzuar Insajderin se dëshiron t’ia mbyllë lokalin.

Por kur është pyetur nëse i ka hequr pas ndonjë urdhëri të shtetit, pronari është përgjigjur shkurt.

“"Po i kemi hekë, pasi që ju na keni tërheqë vërejtjen " tha pronari i PetShopBeta që nuk deshi të identifikohej, duke iu drejtuar Insajderit.

Ky dyqan i kafshëve shtëpiake ekspozimin e maceve, lepujve dhe papagajve e bënte jashtë lokalit, në diell dhe duke i futur disa kafshë në një kafaz.

Prej kafshëve të këtij pet shopi, qentë janë më me fat. Ata mbahen dhe shiten brenda lokalit kështu duke i shpëtuar temperaturave të larta.

Javën e kaluar, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka deklaruar se institucioni ka bërë kontrollin në këtë lokal dhe ka dhënë vërejtje për mirëmbajtjen e kafshëve.

"AUV ka bërë inspektimin e këtij dyqani para disa kohe, kemi bërë vërejtjet tona lidhur me përkujdesin ndaj kafshëve dhe mirëmbajtjen e pjesëve ku mbahen kafshët," kishte thënë Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, Sadik Heta.

Në kafaze dhe në diell – Petshopi që kritikohet nga shteti vazhdon punën midis Prishtine

 

The post Pas raportimit të Insajderit, Petshopi heq kafshët nga kafazët e ekspozuar në diell appeared first on INSAJDERI.

Gjermania e Franca përkrahin anulimin e projekteve në Mitrovicën veriore

Posted: 26 Jul 2017 08:10 AM PDT

Gjermania dhe Franca i kanë dhënë mbështetje vendimit të Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën e Veriut.

Këto mjete ishin ndarë më herët për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.

Në një deklaratë për media dërguar nga ambasadat e këtyre dy vendeve, thuhet se shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura, "duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së."

Javën e kaluar, Zyra e BE-së njoftoi se i është dashur të anulojë ndihmën financiare prej 7.8 milion euro për Mitrovicën e Veriut.

Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.

"Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t'i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë çasje në të gjitha punishtet", thuhet në një njoftim të Zyrës se BE-së./Insajderi.com

The post Gjermania e Franca përkrahin anulimin e projekteve në Mitrovicën veriore appeared first on INSAJDERI.

Mënyra se si mund ta ndërroni vendvotimin për zgjedhjet lokale

Posted: 26 Jul 2017 07:33 AM PDT

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote, se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës se votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë ka filluar me datë 26 korrik dhe do të përmbyllet më 12 shtator 2017.
Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini qendrën tuaj të votimit dhe si ta ndryshoni atë përmes ueb faqes së KQZ-së: www.kqz-ks.org.

"Në ueb faqen e KQZ-së, duke klikuar në linkun Ku do të Votosh? – do të hapet një faqe e re. Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të Vendvotimit.Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index"

Ndërsa mundësia tjetër për të ndryshuar vendvotimin brenda komunës.

"Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes aplikacionit online, që është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: Ku do të votosh? – mundëson ndryshimin e Qendrës së Votimit (brenda të njëjtës komunë), duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

"Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit", njofton KQZ.

The post Mënyra se si mund ta ndërroni vendvotimin për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Trendi i dasmave me helikopter rikthehet në Karaçevë

Posted: 26 Jul 2017 07:28 AM PDT

Viteve të kalarua ishin bërë sensacion dasmat luksoze në të cilat nusja dhe dhëndëri aterojnë në dasmë përmes helikopterit.

Fillimisht ishin bërë me helikopter fillimisht në disa fshatra të banuara me shqiptar në Maqedoni teksa kishte kulmuar para dy viteve kur një Ferizajs kishte thirrur gjithë Kosovën në dasmën e tij. Nusja dhe dhëndëri ateruan me helikopter.

Një trend i tillë ishte vazhduar edhe vitin e kaluar edhe pse në numër jo aq të madh, por ky stil i martesave është rikthyer tashmë edhe në fshatrat më të thella të Kosovës në kufi me Maqedoninë.

Është fshati Karaçevë, videoja e së cilit tashmë ka bërë bujë në internet.

Një helikopter zbret në një fushë në të cilën është shtruar një tepih i kuq. Dajret dhe këngët nuk mungojnë./Insajderi.com

Sekuenca nga dasma e z. Ramush Kastratit, ku per here te pare ne Karaceve nusja merret me helikopter.

Nai-post ni Nijazi Kastrati noong Martes, Hulyo 25, 2017

The post Trendi i dasmave me helikopter rikthehet në Karaçevë appeared first on INSAJDERI.

60 shoferë ndërprejnë punën për shkak të sëmundjes

Posted: 26 Jul 2017 07:24 AM PDT

Gjashtëdhjetë punonjës kanë dorëzuar një certifikatë mjekësore në ditët e fundit, pranë transportit publik në Bazel. Ata denoncojnë një situatë të paqëndrueshme për punën e tyre.

Më 15 korrik lexuesit e kantonit të Bazelit patën raportuar përmes gazetës "20 Minuten" për mosfunksionim të transportit publik . Arsyeja: 60 punonjës të kompanisë BVB  ishin "off", pasi që kishin dorëzuar një certifikatë mjekësore. Stafi i mbetur ishte në pamundësi të siguronte shërbimin efikas.

Kompania në fjalë kishte shpallur përmasa shtrënguese, si dhe një valë shkurtesash financiare që priteshin deri në tetor. Prandaj, këto mungesa të numërta mund të jenë një formë proteste.

Kushte jo të shëndetshme të punës!

Kushtet e punës janë shumë të ashpra, me të vërtetë, denoncojnë punëtorët e kompanisë. "Kolegët e mi janë të sëmurë gjatë gjithë kohës", thotë një shofer. "Jetesa jonë është e pashëndetshme. Ne duhet të pranojmë të hamë darkë në orën 22:00, madje edhe në mesnatë. Për shofer autobusi kjo nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme".

The post 60 shoferë ndërprejnë punën për shkak të sëmundjes appeared first on INSAJDERI.

Flora Brovina tregon arsyejen përse nuk u largua insulina e dyshimtë, fajëson ministrin

Posted: 26 Jul 2017 07:09 AM PDT

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, në kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, ka treguar në një prononcim për Insajderin për Insulinën Biosemilare. Ky medikament që sot është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë se është dërguar në Kroaci për analizë kualitative.

Brovina ka thënë se është e vërtet që është bërë tani bujë e madhe por që kjo gjë është bërë edhe më herët nga anëtarët e komisionit.

Ajo ka thënë se pas ankesës së dy mjekëve, anëtarët e komisionit kanë kërkuar nga ministri që të hiqet insulina e dyshimtë.

"Gazetarja që ka shkruar krejt është vërtet edhe ne e kemi bë shumë të madhe dhe kemi shkuar si komision te ministria i kemi thënë që insulina duhet mu hiqet", ka thënë ajo.

Brovina ka treguar se edhe pas evidentimit të këtij rreziku nuk është mundur të largohet rreziku për shkak të kontingjentit të madh që kishte blerë nga ministria.

"Po ai ka ble kontingjent shumë të madh që e ka fut në treg dhe pastaj ka qenë problem sepse është futur edhe në Shtëpitë e Shëndetit", ka thënë ajo.

Brovina thotë se komisioni i shëndetësisë e ka vërejtur me vonesë furnizimin e kësaj insulinë, ajo thotë se nuk dihet se pse është furnizuar me këtë insulinë duke mos përjashtuar që çmimi mund të ketë qenë arsyeja.

"Ndoshta ne e kemi marrë vesh me vonese kur kemi qenë në Endokrinologji atëherë kemi vërejt se është blerë insulina nga Polonia më duket insulinë që nuk përdorët nga vendet e Ballkanit dhe domethënë i ka tejkaluar, ka qenë çmimi apo nuk e di çfarë ka qenë", ka thënë Brovina për Insajderin.

Brovina ka pranuar se Klinika e Endokrinologjisë nuk e ka pranuar këtë insulinë, por vetëm ato familjare, por se kanë hasur në shumë vërejte dhe shumë pacient kanë refuzuar ta përdorin këtë insulinë.

Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare./Insajderi.com

The post Flora Brovina tregon arsyejen përse nuk u largua insulina e dyshimtë, fajëson ministrin appeared first on INSAJDERI.

Rolling Stones rikthehen me album të ri

Posted: 26 Jul 2017 07:03 AM PDT

Rock bendi i njohur botëror, Rolling Stones, së shpejti do të shfaqen me këngë të reja origjinale, për një album të ri, 12 vjet pas "A Bigger Bang".
Kështu ka bërë të ditur kitaristi i grupit, Keith Richards, i cili ka thënë se "Stones" janë në punim e sipër për lansuar në treg album të projekteve të reja muzikore.

Rokeri Richards, tha se lansimi i albumit të tyre të fundit në cover, "Blue&Lonesome" në dhjetorin e kaluar dhe pritja e tij me komente tejet pozitive nga kritikët, ka bërë ata që të punojnë tutje dhe dalin me këngë të reja përsëri.

"Unë vetëm mendoj, në të vërtetë, The Stones do ta përdorin "Blue & Lonesome" si një nxitje për energjinë e tyre dhe për ndjenjat e tyre të qëndrueshmërisë në këtë ditë dhe moshë," thotë Richards.

The post Rolling Stones rikthehen me album të ri appeared first on INSAJDERI.

Gazetarët që përcjellin ngjarjet, objektiv i policisë izraelite

Posted: 26 Jul 2017 06:58 AM PDT

Policia izraelite e cila vazhdon me shkeljet në kompleksin Al-Aksa po ushtron dhunë edhe ndaj gazetarëve të cilët e ndjekin situatën në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndërhyrjet e mbrëmshme të policisë izraelite ndaj besimtarëve të cilët ishin duke falur namazin e jacisë në derën e Al-Aksës, 13 persona janë lënduar, kurse edhe fotoreporteri palestinez i cili po ndiqte ngjarjen, Fayiz Ebu Rumeyle u godit nga policia.

Rumeyle, duke dashur të marrë pamje nga incidentet, u sulmua nga një numër i madh i policëve dhe u ndalua. Ai u mbajt në stacionin policor deri në ora 04.00 të mëngjesit.

Pamjet e sulmit ndaj Rumeylesë dhe të arrestimit të tij, të cilat u publikuan nëpër rrjete sociale shkaktuan reagime të shumta.

"Policia dëshiron t'i fshehë atë që po ndodh"

Pas lirimit të tij, gazetari Rumeyle në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se policia izraelite po merr si objektiv sidomos kamermanët dhe fotoreporterët, që t'i fshehë ato që po ndodhin.

"Policia nuk dëshiron që ne t'i tregojmë botës se çfarë po ndodh në Jerusalem. Me të vërtetë ata duan të fshehin atë çfarë po përjetohet këtu. Për këtë arsye na marrin neve si objektiv, kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe hyrjen tonë në vendngjarje. Në të shumtën e rasteve edhe ne si protestuesit bëhemi viktimë të dhunës policore dhe ndalohemi", thotë Rumeyle.

Përjetimet e fotoreporterit palestinez nuk janë shembull i vetëm. Gazetarët të cilët ndodhen në Jerusalemin e pushtuar Lindor, ballafaqohen me vështirësi të shumta për shkak të bllokimeve të Izraelit. Policia izraelite shpesh e kufizon hyrjen e gazetarëve në rajon, të cilët dëshirojnë të marrin pamje nga incidentet në Al-Aksa dhe në rajonin e rrethuar me mure të Jerusalemit, pra të Qytetit të Vjetër.

Një pjesë e madhe e gazetarëve të cilët dëshironin t'i ndiqnin incidentet pas namazit të xhumasë gjatë javës së kaluar, nuk arritën t'i tejkalojnë barrikadat e vendosura në rrugë nga policia. Kurse gazetarët të cilët arritën të hyjnë në vendngjarje, u detyruan të largohen me forcë.

Deklaratë e çuditshme nga zëdhënësi i policisë

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld pas ankesave të tilla thotë se "Mediat u mblodhën në njërën nga dyert hyrëse të qytetit. Nuk ka problem, mund të vini këtu".

Micky nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me atë nëse gazetarët lejohen që të qëndrojnë vetëm në derën Sham dhe se "pse kufizohet hyrja e tyre në vendet tjera ku po ndodhin incidentet".

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael natë më parë mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.

Palestinezët që nga dita e vendosjes së detektorëve të metalit kanë shkuar në dyert e Al-Aksës dhe kanë kryer këtu lutjet dhe namazet e tyre. Ndërkaq ata shpesh u përballën me ndërhyrje të dhunshme të policisë izraelite.

The post Gazetarët që përcjellin ngjarjet, objektiv i policisë izraelite appeared first on INSAJDERI.

Lenovo demonstron një tablet i cili paloset në një telefon

Posted: 26 Jul 2017 06:50 AM PDT

Telefonët me palosje kanë qenë temë e nxehtë për disa prodhues madhorë industrisë në vitet e fundit por kompani kanë lënë çdo gjë në stadin e imagjinatës dhe mitologjisë.

Në aktivitetin Lenovo Tech World javën e kaluar, prodhuesi Kinez prezantoi Folio, një tablet me ekran fleksibël i cili paloset në madhësinë e një ekrani telefoni.

Magjinë e këtij produkti mund ta shikoni në këtë video të publikuar në Youtube.

Për fat të keq është thjeshtë një koncept që do të thotë se nuk ka për të dalë në shitje, të paktën këtë dekadë. Megjithatë Lenovo të paktën po bën përpjekje.

Siç mund ta shikoni në video pajisja 7.8 inç paloset në një telefon 5.5 inç. Është njësoj sikur të palosni një iPad Mini në një iPhone 7 Plus.

Folio ka gjithashtu ekran "Edge Display" kur vendoset në modalitetin e telefonit.

The post Lenovo demonstron një tablet i cili paloset në një telefon appeared first on INSAJDERI.

Ekonomitë familjare në Kosovë, të ‘mbytura’ në kredi

Posted: 26 Jul 2017 06:42 AM PDT

Kreditë që marrin ekonomitë familjare në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shënuar normën më të lartë të rritjes vjetore prej 14.7 për qind.

Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro, janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.

"Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen vjetore në 10.4 për qind. Deri në dhjetor 2016, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.23 miliardë euro. Gjatë vitit 2016, kreditimi është rritur si rezultat i rritjes së kërkesës për kredi si dhe përmirësimit të ofertës së kreditimit nga sektori bankar, përmes uljes së normës së interesit, rritjes së shumës së kredisë së aprovuar dhe uljes së tarifave tjera të jointeresit", thuhet në raportin fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Niveli i lartë i kredive për ekonomitë familjare, nga njohës të çështjeve ekonomike po konsiderohet si pasojë e standardit jo të mirë të jetës së qytetarëve, por edhe mund të konsiderohet si reflektim i rritjes ekonomike në vend.

Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritjes së kërkesave për kredi për ekonomitë familjare, i kanë kontribuar shumë faktorë.

"Rritja e portofolit kreditor është duke vazhduar edhe këtë vit si në vitin e kaluar, me një normë të përgjithshme prej mbi 10 për qind. Në këtë vit, ka rritje të kreditimit në favor të bizneseve, por është e vërtetë që edhe ekonominë familjare kanë rritur konsumin e tyre duke e angazhuar në investime të ndryshme", thotë Balija.

"Një prej arsyeve është që norma e interesit në depozita është mjaft e ulët dhe shumë nga qytetarët e shohin më të arsyeshme që mjetet e tyre t'i investojnë sesa t'i mbajnë në depozita. Po ashtu, po shpresojmë që kjo është një indikator i rritjes ekonomike të Kosovës që reflekton edhe në rritjen e portofolit kreditor", thekson ai.

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, njofton REL.

Sidoqoftë, për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini këto norma interesi për kredi janë ende të larta.

Rritjen e kredive për ekonomizmi familjare Shahini e konsideron shqetësuese, pasi që sipas tij, familjet nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur shumë nga nevojat e tyre që janë të domosdoshme.

"Në Kosovë janë rritur të gjitha kategoritë për kredi edhe në biznese edhe për familje. Rritja e kredive nga familjet tregon një performancë të dobët të standardit të qytetarëve të Kosovës se nuk mund të jetojnë pa kredi, tregon rritjen e varfërisë dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Kosovës".

"Kjo për neve është shqetësim se familjet në Kosovë nuk kanë buxhet të vetin as familjar e as të trashëguar dhe të gjithë orientohen tek bankat të cilat vazhdojnë të kenë norma të larta të interesit dhe kanë shërbimet më të shtrenjta në Evropë", thotë Shahini.

Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve borxhe kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend.

Marrja e kredive, i obligon kredimarrësit që t'i shlyejnë borxhet me kohë, përfshi edhe normën e interesit.Në të kundërtën, përballen me gjoba.

Kurse në rastet kur nuk arrijnë ta paguajë borxhin, bankat kanë mundësinë ligjore që t'i fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës që është lënë peng nga kredimarrësi, gjatë procedurave të marrjes së kredisë.

 

The post Ekonomitë familjare në Kosovë, të 'mbytura' në kredi appeared first on INSAJDERI.

Albumi i Ed Sheeran më i shituri në Britani të Madhe

Posted: 26 Jul 2017 06:36 AM PDT

Albumi i fundit i këngëtarit të njohur britanik, Ed Sheeran 'Divide' disa muaj pas publikimit, po vazhdon të shënoj suksese.

'Divide' ka 20 javë që gjendet në listën zyrtare të 'BBC Radio 1' më albumet më të popullarizuar dhe më të shitur në Britaninë e Madhe, ku në të shumtën e herëve ka qëndruar në krye të kësaj liste, shkruan KultPlus.

Tani albumi 'Divide' i Ed Sheeran është edhe zyrtarisht produkti muzikor më i shitur për vitin 2017, në Britaninë e Madhe, shkruan 'The Guardian', përcjellë KultPlus.

Albumi 'Divide' të cilin Ed Sheeran e lansoi në mars të këtij viti, deri më tani ka 2 milionë kopje të shitura.

'Divide' përveç që është albumi më i shitur në Britaninë e Madhe, është edhe produkti i argëtimit më i shituri atje, duke lënë pas shumë filma, këngë, albume etj.

The post Albumi i Ed Sheeran më i shituri në Britani të Madhe appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more