Skip to main content

INSAJDERI: “Ish-veterani britanik i UÇK-së i shpëton tumorit” plus 19 more

INSAJDERI: “Ish-veterani britanik i UÇK-së i shpëton tumorit” plus 19 more


Ish-veterani britanik i UÇK-së i shpëton tumorit

Posted: 31 Jul 2017 09:57 AM PDT

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, ka njoftuar se pas vizitës që ka kryer të mjeku, është konfirmuar se ai nuk ka më tumor nga i cili vuante që pesë vite. Po ashtu Harrison ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar, transmeton Telegraf.

"Zonja dhe zoterinj Unë kam një njoftim në lidhje me shëndetin tim mendoj se ndoshta ju intereson Pas një vizite të improvizuar në Neurologun tim Z. Paignton, më kanë thënë se pas dy raundeve të trajtimit me thikë gama, pak më shumë se 3 orë rrezatimesh janë projektuar në trurin tim. Është konfirmuar se tumori im që ka kërcënuar të më vrasë për 5 vjet. Është i vdekur, po është i vdekur, nuk ka tumor të trurit !! Ju falënderoj të gjithë ata që dhuruan ata që ndihmuan ata që bënë ndonjë gjë për të nxitur çështjen time Secilit prej jush dëshiroj që ju mund të përqafoj, të shkundni dorën, të hapni një shishe shampanjë dhe të festoni lirinë që më është dhënë tani. Perëndia yt bekoftë secilin dhe secilin prej jush dhe familjeve tuaja. Sepse sot është një ditë e mirë", ka shkruar Harrison në profilin e tij në Facebook.

The post Ish-veterani britanik i UÇK-së i shpëton tumorit appeared first on INSAJDERI.

LSI jep katër arsye pse Rama po e kthen shëndetësinë 270 vite prapa

Posted: 31 Jul 2017 09:39 AM PDT

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë, duke theksuar se ai e ka çuar sistemin shëndetësor 270 vjet prapa duke dhënë edhe katër arsye. Rama fajësoi drejtorët e sistemit shëndetësor, por për Petrit Vasilin, fajtor i vetëm është kryeministri.

Reagimi:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dështoi totalisht me "shëndetësinë falas".

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë "të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas", megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

 

The post LSI jep katër arsye pse Rama po e kthen shëndetësinë 270 vite prapa appeared first on INSAJDERI.

Banorët e Shipitullës refuzojnë propozimet e KEK-ut: Këto janë dy kërkesat tona

Posted: 31 Jul 2017 09:33 AM PDT

Tri opsionet e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës i dha pas mbajtjes së mbledhjes për të diskutuar mbi daljen nga kriza e energjisë elektrike që mund të rezultojë me kolaps energjetik, për banorët e fshatit Shipitullë ku edhe ka ngecur problemi janë të papranueshme.

KEK lajmëroi se edhe dy javë Kosova mund të hy në kolaps energjetik si pasojë e harxhimit të rezervave të linjitit pasi shteti ende nuk ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokave në fshatin Shipitullë, ku KEK duhet të nxjerrë qymyr.

Saim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë, i tha Insajderit se asnjë nga opsionet e KEK-ut nuk janë të pranueshme.

Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps

"Asnjëra prej këtyre opsioneve nuk është ajo që kërkohet prej banorëve", tha Krasniqi.

"Këta po sillen rreth e rreth e nuk po e diskutojnë çështjen kryesore të krejt problemit", shtoi ai.

Krasniqi tha se kërkesat e banorëve janë të qarta.

"Kërkesat janë punësimi i banorëve dhe kategorizimi i vlerësimit të shtëpive", tha Krasniqi për Insajderin.

Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike 

"Me dashtë, brenda dy orëve e zgjedhin këtë problem", shtoi Krasniqi.

Por sipas tij, KEK dhe vet drejtori i tij të cilit banorët ia kanë dërguar kërkesat edhe me shkrim, është fajtori kryesor për këtë problem duke u pasuar nga Minsitria e Mjedisit. /Insajderi.com

The post Banorët e Shipitullës refuzojnë propozimet e KEK-ut: Këto janë dy kërkesat tona appeared first on INSAJDERI.

“Do t’i dëgjojë të gjithë, prej Sheshelit me Car Lazarin tek Tadiqi që Kosovën se pranon veç zyrtarisht”

Posted: 31 Jul 2017 09:10 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në një spital në Kragujevac, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kërkonin një koment lidhur me deklaratën e një historiane ruse.

Vuçiq tha se "thirrja ime për dialog nuk do të thotë njohje e Kosovës", raporton Tanjug.

Presidenti i Serbisë u përgjigj ndaj deklaratës së historianes ruse, Elena Guskova, e cila kishte thënë se "hapja e dialogut sjellë njohjen e Pavarësisë së Kosovës".

"Kjo është vetëm një thirrje për dialog, zgjidhjet ende nuk janë bërë. Ndaloni me shpikjen e gjërave nga të gjitha anët. Unë nuk do të dalë me zgjidhje para se të dëgjoj mendimet e gjithë shoqërisë", ka thënë Vuçiq të hënën, përderisa vizitonte një spital në Kragujevaq.

"Politikat serbe drejtohen nga udhëheqësia serbe në pajtueshmëri me interesat kombëtare dhe ndërkombëtare serbe", ka thënë Vuçiq.

"Është mirë që ka pjesëmarrje në dialog. Ne e mirëpresim. Është mirë që të dëgjojmë secilin opinion, prej Sheshelit, me të nëmurat e Car Lazarit, tek Tadiqi, me karrige në OKB (për Kosovën, pa njohje zyrtare)", ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se është mirë që njerëzit janë hapur dhe po flasin për mënyrën se si mendojnë, dhe se kështu do të dëgjojë qytetarët duke u ulur dhe biseduar me ta për "çfarë nuk duhet të humbasim". /Insajderi.com

The post “Do t’i dëgjojë të gjithë, prej Sheshelit me Car Lazarin tek Tadiqi që Kosovën se pranon veç zyrtarisht” appeared first on INSAJDERI.

Versioni i Deliu-Kodrës sesi Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit

Posted: 31 Jul 2017 09:04 AM PDT

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, është e bindur se më 3 gusht do të konsolidohet Kuvendi i Kosovës në krye me kryeparlamentarin, Kadri Veselin, kurse, për themelimin e Qeverisë mendon se është herët të diskutohet, pasi ajo do të ndodh në një seancë tjetër.

Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re, epokë e krijimit të  institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

"Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e fundit të Këshillit drejtues të partisë ka dal me një vendim që kryetari i PDK-së, Kadri Veselit të jetë kandidatë i PDK-së dhe koalicionit PAN, për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë seanca është përcaktuar për 3 gusht ,dhe ne jemi në përgatitje e sipër në pari për seancën konstituive. Natyrisht që gjatë ditëve në vazhdim do të kemi takim edhe me grupin parlamentar ku do të diskutojmë lidhur me mbarëvajtjen e seancës. Ajo që është e rëndësishme është që më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re që është epokë e krijimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe që do t'i hapë rrugë edhe perspektivës së qytetarëve", tha Kodra Deliu.

E pyetur nëse i kanë numrat nga partitë dhe koalicionet të tjera, ajo ka thënë se nuk mund të flasë në emër të partive të tjera por ka thënë se janë të bindur që Veseli do të zgjidhet edhe për një mandat si kryetar i Kuvendit.

"Ajo që është e rëndësishme dhe që e kemi ripërsëritur është që Zoti Veseli , gëzon një mbështetja unanime gjitha strukturave të degëve të gjithë aktivistëve të PDK-së dhe mbetet të shihet me datën 3, por ne jemi të bindur që Zoti Veseli do të zgjidhet përsëri edhe për një mandat të ri si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. ", tha Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka shtuar se nuk ka ndonjë datë se kur do të formohet Qeveria. "Mendoj që është herët të diskutohet sepse për ne fazë e rëndësishme dhe fazë e parë do të jetë konstituimi Kuvendit, mendoj që është fazë që i paraprin krijimit të institucioneve të vendit, do të shohim tutje cilat do të jenë zhvillimet dhe kur do të mbahet seanca e radhës për votimin e Qeverisë së ardhshme .

Mendoj që do të jetë pjesë e debateve po e ri përsërisë që PDK-ja është në takime të vazhdueshme me gjitha strukturat, me anëtarësinë e saj, me kryesin, me degët për të diskutuar lidhur me këto procese nëpër të cilat ne do të futemi.

Edhe një debat i mirë dhe konstruktiv që po zhvillohet brenda partisë", tha Deliu-Kodra. Të enjten do të mbahet seanca konstituive e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Kjo është seancë ku do të bëhet konstituimi i punës së legjislaturës së pestë.

 

The post Versioni i Deliu-Kodrës sesi Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Si dukeshin para 10 viteve, faqet më të klikuara të momentit

Posted: 31 Jul 2017 08:46 AM PDT

Për mirë apo për keq shumë gjëra kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit. Dhe interneti është shembulli më i qartë.

Tenyearsago.io është një uebsajt i cili ju kthen 10 vite pas në kohë për të treguar se si dukej një faqe specifike në atë kohë.

Faqen e Shtëpisë së Bardhë tregon uebfaqen që në atë kohë mbante presidentin George Bushd. Në botën e lojrave IGN kishte ngelur ende tek Call of Duty 4 ndërsa Apple thoshte "Say Hello të iPhone."

Ndërsa dizajni ka ndryshuar substancialisht, përmbajtja ngelet e njëjta. Reddit vijon të jetë liberal dhe Fox News kokëfortë.

Uebfaqja i Youtube vazhdon të dominohen nga vlog brothers. Ky sajt ngjall nostalgjinë. Përmbajtjet rifreskohen çdo ditë prandaj ia vlen të vizitohet. /PCWorld.al

The post Si dukeshin para 10 viteve, faqet më të klikuara të momentit appeared first on INSAJDERI.

Kënga që është gati ta rrëzojë “Despaciton”

Posted: 31 Jul 2017 08:45 AM PDT

Qëkur Youtube ka filluar punën, 14 video kanë thyer shikueshmërinë prej më shumë se 2 miliardë shikime.

Në këtë listë hyn edhe një këngë që u bë për një kohë të shkurtër kënga më e dëgjuar në të gjitha aplikacionet mobile, televizione dhe radio stacione.

Është kënga "Despacito" nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee e cila për vetëm gjashtë muaj ka marrë 2,7 miliardë shikime duke u bërë kështu këngë potenciale për të zënë vendin e parë në Youtube.

Tani në vendin e parë në këtë listë është "See You Again" e Wiz Khalifës me Charlie Puth, e cila kishte kaluar pak kohë më parë këngën "Gangnam Style" nga koreani PSY, ndërsa "Despacito" renditet e treta.

Por, "Despacito" në 100 këngët më të dëgjuara të javës, sipas BillBoard, tash e 10 javë nuk po ia lëshon vendin asnjërës nga këngët tjera.

Në javën e fundit të muajit prill ishte e 48-ta me rend dhe menjëherë javën e parë të majit doli e 9-ta. Pas dy javë të tjera doli e para dhe prej asaj kohe ka mbetur aty.

Tani kjo këngë është rrezik ta humbasë fronin. Rreziku vjen nga kënga tani mjaft shumë e dëgjuar e Rihannës me DJ Khaled dhe Bryson Tiller "Wild Thoughts".

Kjo këngë ka startuar që në javën e parë të saj me vendin e katërt, e tani është në vendin e dytë. “Despacito” mund ta humbasë vendin gjatë javëve të ardhshme pasi këto dy këngë po “luftojnë” dhëmbë më dhëmbë për vendin e parë. /Insajderi.com

The post Kënga që është gati ta rrëzojë “Despaciton” appeared first on INSAJDERI.

Kur zëri i Donald Trump u refuzua nga “The Simpsons”

Posted: 31 Jul 2017 08:34 AM PDT

Producenti ekzekutiv i "The Simpson", Al Jean, është pyetur në një panel nëse gjatë bërjes së serialit kanë refuzuar ndonjë të famshëm që donte të merrte pjesë duke ua huazuar zërin për ndonjë karakter filmik.

Ai pauzoi për një moment pasi kishte dëgjuar pyetjen, raporton Wrap, dhe është përgjigjur: "Të themi se ai është presidenti i SHBA-së"

Pra, producentët e "The Simpson" kanë refuzuar Donald Trumpin, tanimë president i SHBA-së, kur ai kishte kërkuar të shfaqej si mysafir në serialin e famshëm të animuar.

Krijuesit e "The Sipmson kishin parashikuar që Trump do të bëhej president më shumë se 16 vite më parë, por vetëm si paralajmërim ndaj amerikanëve.

Në një episod të vitit 2000, Lisa bëhet presidente e SHBA-së, pas "presidentit Trump".

"Kemi trashëguar një shtypje mjaft të madhe të buxhetit nga presidenti Trump", thotë ajo e ulur në zyrën ovale.

Krijuesit vetëm se ishin munduar të tregonin një vizion të shtetit teksa "po çmendet", dhe me këtë ia kanë qëlluar. /Insajderi.com

The post Kur zëri i Donald Trump u refuzua nga "The Simpsons" appeared first on INSAJDERI.

Sipas ASK-së 465 mijë kosovarë kanë përdorur aeroplanin si mjet transporti

Posted: 31 Jul 2017 08:32 AM PDT

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë (TM2) 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Rritje më e dukshme është shënuar në transportin ajror pasi që ka pasur një ngritje vjetore prej 5.4 për qind të numrit të fluturimeve, duke krahasuar tremujorin e dytë të vitit të kaluar me atë të këtij viti.

Por edhe udhëtarë të cilët përdorin këtë mjet transporti ka pasur më shumë.

"Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016) është një rritje për 9.15%", shkruan në komunikatën për media të lëshuar nga ASK.

Sipas ASK-së ka pasur rritje për 9,19 për qind të numrit të pasagjerëve që shfrytëzojnë trenin si mjet udhëtimi. Nga 52 mijë udhëtarë sa ishte në tremujorin e parë (TM1), numri ka shkuar në 57 mijë persona.

Përpos numrit të pasagjerëve ka pasur edhe rritje të transportit të mallrave me tren.

"Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte 132 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e parë të vitit 2017 ka pasur një rritje prej 35.41%", shkruan në raportin e statistikave.

ASK tregon se në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh. /Insajderi.com

The post Sipas ASK-së 465 mijë kosovarë kanë përdorur aeroplanin si mjet transporti appeared first on INSAJDERI.

110 oferta me 3.9 milion euro – hapja e ofertave nga AKP

Posted: 31 Jul 2017 08:25 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të hënën ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve, nr 34,  përmes metodës së likuidimit.

Si rezultat, AKP shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Gjithsej u pranuan 110 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,919,412 €uro.

"Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Agjencisë së Lajmeve www.kosovapress.com, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s'kanë qenë të pranishëm në sallë", shkruan AKP në një komunikatë për media.

Ceremonia e hapjes së ofertave u mbajt në Sallën e Kuqe të Rinisë dhe Sportit dhe filloi nga ora 10 deri në orën 12.

Gjatë kësaj kohe është bërë edhe dorëzimi i ofertave nga ofruesit.

Më poshtë mund të klikoni në tabelën me ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin aset të tenderuar në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr 34./Insajderi.com

 

The post 110 oferta me 3.9 milion euro – hapja e ofertave nga AKP appeared first on INSAJDERI.

“Krijimi i Qeverisë do të jetë problem”

Posted: 31 Jul 2017 08:07 AM PDT

Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare "Demokraci Plus", në një intervistë për Evropa e Lirë, konsideron se nuk mund të ketë probleme të mëdha në zgjedhjen e kryetari të ri të Kuvendit të Kosovës, nëse respektohen rregullat dhe ligjet.

Mirëpo, sipas tij, problem mund të ketë në krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të votave nga koalicioni PAN.

“Problemin më të madh e shoh në krijimin e Qeverisë, sepse deri më tani, veç asaj që është thënë se PAN-i i ka numrat, në fakt nuk ka asgjë konkrete dhe të gjithë të apostrofuarit (deputetët e përfolur se do ta votojnë Qeverinë e re) e kanë mohuar një gjë të tillë".

"Megjithatë, unë pres që gjithçka do të duhej të shkonte sipas procedurës dhe mundësia e parë për formimin e Qeveris t’i jepet PAN-it, përderisa mundësia e dyte duhet t’i jepet koalicionit LAA ose VV. Nëse një gjë e tillë nuk shkon sipas këtyre proceduarave, mund të kemi problem ose bllokadë siç kemi pas edhe në vitin 2014”, thotë Ismajli.

Koalicioni PAN, si koalicion fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, pritet të përballet me dy 'beteja' rreth krijimit të numrave.

Së pari, në seancën konstituive, kërkon të gjejë mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit, i cili sipas të gjitha matematikave zgjedhore, i takon që të propozohet nga ky koalicion.

Sigurimi i numrave, është shndërruar në pjesën më të rëndësishme të kalkulimeve politike në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht.

The post "Krijimi i Qeverisë do të jetë problem" appeared first on INSAJDERI.

Një vetëvrasje çdo 40 sekonda, moshat më të prekura

Posted: 31 Jul 2017 07:58 AM PDT

"Çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës. Më shumë se 800 mijë persona bëjnë vetëvrasje çdo vit", ka deklaruar për Today Emanuele Toniolo, mjek psikiatër, i cili mbështet tezën se kjo ndodh për shkak të një momenti të vështirë që kalojnë ata, ose miqtë apo familjarët e tyre.

Mjeku, anëtar i komitetit shkencor të projektit "Kurrë mos e humb shpirtin" që prej 2009 thotë se ka mundësi shërimi, duke i mbështetur me programe të veçanta personat që janë duke kaluar një çast të vështirë me jetën. "Është e vështirë të mos mbetesh indiferent, sidomos para njerëzve të mbyllur në vetvete duke menduar mbi intensitetin e një sëmundjeje që, është rrënjosur në thellësinë e ndjenjave të pashprehura.

Në si psikiatri i kemi të gjitha mundësitë ta ndihmojmë një person të tillë, të gjejë forcën dhe guximin për të mos u bërë "mish për top".

Ndër moshat e prekura janë adoleshentët, moshat e treta e personat e ndjeshëm.

The post Një vetëvrasje çdo 40 sekonda, moshat më të prekura appeared first on INSAJDERI.

Bordi i KEK-ut jep tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente

Posted: 31 Jul 2017 07:55 AM PDT

Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut gjatë ditë së sotme janë takuar për të diskutuar rreth situatës së fundit energjetike në vend, dhe paralajmërimeve për një kolaps të mundshëm energjetik.

Në këtë takim, siç merr vesh Insajderi, Bordi ka diskutuar për tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente.

"Angazhimi   me banor me pjesën që qeveria ka vendosur t'i shpronësojë, me qenë më vigjilent dhe për të vepruar për interesin e përgjithshëm të vendit, me marrëveshje që kanë bazë ligjore dhe mundësojnë vazhdim të veprimtarisë xehetarë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare", thuhet në opsionin e parë të nxjerrë nga Bordi i KEK-ut.

Opsioni i dytë sipas këtij Bordi, është parandalimi i ndonjë katastrofe për ndonjë zonë aty.

"Të ndërmerren veprime që parashohin parandalimin e ndonjë katastrofe për ndonjë zonë ose banor. (kjo është e paraparë edhe me ligjet në fuqi, ligji mbi emergjenca që lejon veprim preventiv të agjencionit për menaxhimin e emergjencave)", thuhet të jetë propozuar si opsion i dytë.

Dhe opsioni i tretë që Bordi i KEK-ut e ka propozuar, është që të pritet procesi i shpronësimit sipas vendimit të Qeverisë.

"Që të pritet deri në përfundimin e procesit të shpronësimit, sipas vendimit të qeverisë Nr: 05/150, për shpronësim dhe i cili në afatin më optimal pritet të përfundojë me 15 Tetor", thuhet në opsionin e tretë, merr vesh Insajderi.

Bordi dhe Menaxhmenti thonë se do të angazhohen së bashku me institucionet vendimmarrëse për furnizim të pandërprerë të qytetarëve me energji, si një ndër objektivat kryesore të korporatës./Insajderi.com

The post Bordi i KEK-ut jep tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente appeared first on INSAJDERI.

Facebook dhe Amazon kapin vlerën e 500 miliardë dollarëve

Posted: 31 Jul 2017 07:54 AM PDT

Facebook dhe Amazon janë bashkuar klubit ekskluziv vetëm për kompanitë më të pasura në botë: të dyja kaluan vlerën e gjysëm trilioni dollar.

Facebook për herë të parë u vlerësua me mbi 500 miliard dollar mëngjesin e së Enjtes ndërsa Amazon të Mërkuren.

Vetëm tre kompani në historinë e teknologjisë kanë arritur të kalojnë këtë: apple me vlerë prej 798 miliard dollar, Google me vlerë prej 667 miliard dollar dhe Microsoft me vlerë 571 miliard dollar.

Vlera e kombinuar prej 1 trilion dollar mes Facebook dhe Amazon tregon euforinë e Wall Streetit për të ardhmen e teknologjisë.

Rritja meteorike e stoqeve të tyre me mbi 40% vetëm këtë vit, pasuron çdo ditë themeluesit vizionarë të dy kompanive.

53 vjeçari Bezos e filloi Amazon në 1995 i cili të Enjten kaloi Bill Gates për tu bërë njeriu më i pasur në botë. Zuckerberg, i cili është vetëm 33 vjeç, një ish student i Harvardit sot vlen 69 miliard dollar sipas Forbes.

The post Facebook dhe Amazon kapin vlerën e 500 miliardë dollarëve appeared first on INSAJDERI.

Wikileaks publikon mijëra email-e të Macron

Posted: 31 Jul 2017 07:50 AM PDT

Më shumë se 20,000 e-mail-e të dërguara gjatë fushatës nga Presidenti Francez Emmanuel Macron janë publikuar nga Wikileaks.

Uebsajti publikoi e-mail-et ditën e Hëne dhe janë të kërkueshme në arkivat e saj. Publikimi i e-mail-eve të Macron vjen tre muaj pasi u tha se fushata e Macron ishte hakuar pak përpara zgjedhjes së tij.

Wikileaks, i njohur gjerësisht për publikimin e mijërave dokumenteve dhe regjistrave të agjencive Amerikane të inteligjencës, tha se e-mail-et datojnë që nga Marsi i 2009-tës deri më 24 Prill 2017.

Organizata tha se janë 21,075 e-mail-e të marra nga posta elektronike e Macron të verifikuara. Gjithashtu publikoi edhe 50,773 e-mail-e të tjera që pa verifikuara.

Në total janë 71,848 e-mail-e me 26,506 skedarë dhe 4,493 dërgues unikë. Njoftimi se Macron ishte hakuar u bë publik më 5 Maj, pak ditë përpara se të fitonte përballjen me Marine Le Pen.

Drejtuesit e fushatës së tij kanë fajësuar Rusinë për hakimin ndërsa hulumtuesit thonë se Fancy Bear fshihet edhe pak këtij sulmi.

Rusia ka mohuar përfshirjen dhe shefi i agjencisë franceze për sigurinë kibernetike kishte hedhur poshtë pretendimet si rezultat i mungesës së provave.

The post Wikileaks publikon mijëra email-e të Macron appeared first on INSAJDERI.

Nuk duhet t’i fryni qirinjve të tortës

Posted: 31 Jul 2017 07:44 AM PDT

Për ata që mezi presin të hanë një copë nga torta e ditëlindjes ndoshta do të duhet të mendohen dy herë.

Të dhëna të reja tregojnë se rituali i fryrjes së qirinjve mund ta mbushë ëmbëlsirën plot me baktere. Një grup studiuesish nga Clemson University në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që del për fryrjen e qirinjve rrit bakteret mbi tortë me 1.400 për qind.

Dr Paul Dawson, profesor në universitet, ka drejtuart studimin me një grup studentësh të tij për ti bërë të mendojnë për sigurinë ushqimore.

"Idenë e mora nga vajza ime teksa po bisedonim në një darkë të zakonshme kur po i shpjegoja asaj projektin", thotë Dawson.

Pavarësisht rezultatit të studimit, Dr. Dawson thotë se këto të dhëna nuk duhet të shkatërrojnë festat e ditëlindjes.

"Për mendimin tim jeni mirë nëse hani tortën e ditëlindjes së dikujt që i ka fryrë qirinjve. Nuk mendoj se do sëmureni", shpjegon ai.

Megjithatë nuk e mohon se do të shmangnte të hante tortën e dikujt që ishte mund të dukej i lodhur, por në të kundërt nuk ka asnjë problem.

The post Nuk duhet t'i fryni qirinjve të tortës appeared first on INSAJDERI.

Biznesi më i kërkuar në Kosovë

Posted: 31 Jul 2017 07:43 AM PDT

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e dytë 2017, i cili përmban të dhëna statistikore për bizneset e regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 2 237 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak, në këtë tremujor ka pasur një rënie prej 21.5% të ndërmarrjeve të regjistruara. Po ashtu, rënie për 20.1% të ndërmarrjeve të regjistruara vërehet edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 623 ndërmarrje të regjistruara (28.0%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 278 ndërmarrje të regjistruara (12.0%); prodhimi me 234 ndërmarrje të regjistruara (10.0%); ndërtimtaria me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 189 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); si dhe aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Sipas ASK-së, kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2 150 ndërmarrje, ose 96.1% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 62 ndërmarrje të regjistruara (2.8%); 10 deri në 19 të punësuar me 17 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); si dhe në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ASK thotë se, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 613 ndërmarrje të regjistruara (27.4%); Ferizaj me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); Prizreni me 175 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Peja me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.2%); Gjilani me 135 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Gjakova me 105 ndërmarrje të regjistruara (4.7%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./Insajderi.com

The post Biznesi më i kërkuar në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Gjykata refuzon hetimin e Tony Blair

Posted: 31 Jul 2017 07:41 AM PDT

Gjykata e Lartë britanike ka bllokuar përpjekjen për të hetuar privatisht ish-kryeministrin Tony Blair mbi luftën e Irakut.

Ish-gjenerali irakian, Abdul Wahed Shannan Al Rabbat e kishte akuzuar ish-kreun e ekzekutivit britanik për kryerjen e "krimit të agresionit" duke pushtuar Irakun në vitin 2003. Megjithatë, një krim i tillë nuk ekziston në Angli apo Uells, ndaj dhe gjykata vendosi se nuk ka asnjë perspektivë që kjo çështje të vijojë më tej me sukses.

Gjenerali kishte kërkuar hetimin e Blairit, ish-Sekretarit të Jashtëm Jack Straw, si dhe ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Lord Goldsmith. Vitin e kaluar, gjykata "Westminster Magistrates" kishte refuzuar kërkesën e Al Rabbat për të nisur një hetim privat.

Për këtë arsye, ai kërkoi një rishikim gjyqësor, në përpjekje për të mbërritur deri te Gjykata Supreme, më e larta në Britaninë e Madhe, për të kthyer vendimin e vitit 2006 të Dhomës së Lordëve, sipas të cilit nuk ekzistonte një krim i tillë si ai i agresionit bazuar në ligjet e Anglisë dhe Uellsit.

Kryeprokurori i Britanisë kishte ndërhyrë më herët në këtë rast, duke nxitur Gjykatën e Lartë të bllokonte këtë padi me justifikimin se ishte diçka e pashpresë. Duke reaguar tashmë pas vendimit, një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm tha se rasti në fjalë ka ngritur "çështje të rëndësishme mbi fushëveprimin e ligjeve penale".

"Duhet t'i lihet në dorë Parlamentit, e jo gjykatave, krijimi i shkeljeve të reja penale. Ky parim është mbajtur parasysh kur Dhoma e Lordëve vendosi në vitin 2006 se 'krimi i agresionit' nuk ekzistonte në ligjet angleze. Në këtë sfidë ligjore, ne argumentuam se kjo bazë qëndronte edhe në kohet e sotme, ndaj dhe gjykata ra dakord me ne".

Në vitin 2003, Britania e Madhe iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar Saddam Husseinin, pasi presidenti amerikan George W. Bush dhe Tony Blair e akuzuan Irakun për zotërim të armëve të shkatërrimit në masë.

The post Gjykata refuzon hetimin e Tony Blair appeared first on INSAJDERI.

Ekzekutohet 41-vjeçari pasi përdhunoi 3-vjeçaren

Posted: 31 Jul 2017 07:35 AM PDT

Një burrë në Jemen është ekzekutuar në publik pasi ka përdhunuar dhe ka vrarë një vajzë trevjeçare.

Muhammed al-Maghrabi u qëllua për vdekje me një pushkë në kryeqytetin Sanaa, ndërsa qindra njerëz kanë shikuar ekzekutimin e tij, shkruan "The Independent".

Disa nga ata që u mblodhën në shesh u fotografuan dhe filmuan skenën në telefonat e tyre celularë.

Fotot tregojnë 41-vjeçarin të shtrirë në tokë në një qilim, pasi një oficer i policisë mban një armë AK47 mbi shpinën e tij ku më pas hap zjarr mbi të.

Imazhet e skenës gjithashtu tregojnë turma të mëdha të mbledhur për të parë ekzekutimin në sheshin kryesor të qytetit dhe shumë njerëz pas kamionit të policisë që mbanin trupin e vdekur të Al-Maghrabi pas ekzekutimit të tij.

Televizionet  kanë transmetuar dënimin e tij në të gjithë vendin.

Sipas Departamentit të Shtetit Në Jemen, ligji i Sheriatit është burimi i gjithë legjislacionit

Sipas ligjit të Sheriatit, vrasja dënohet me dënimin me vdekje, edhe pse ligji nuk përcakton se si duhet të kryhet dënimi. /Insajderi.com

The post Ekzekutohet 41-vjeçari pasi përdhunoi 3-vjeçaren appeared first on INSAJDERI.

Lufta ndaj drogës në Filipine nuk kursen as kryebashkiakun

Posted: 31 Jul 2017 07:30 AM PDT

Lufta e Filipineve, ose më saktë e presidentit Rodrigo Duterte ndaj drogës vazhdon e ashpër, e në listën e viktimave që sa vijnë e rriten shtohen emra figurash politike në vend.

Gjatë operacionit më të fundit në jug të vendit, policia vrau një kryebashkiak, që nga vet presidenti ishte futur një një listë të dyshuarish kryesorë për trafikun e drogës.

Reynaldo Parojinog, kryebashkiaku i qytetit Ozamiz, është i treti në këtë rang që vritet nga policia, si pjesë e fushatës së përgjakshme kundër trafikut të drogës.

Mediet filipinase njoftuan se policia shkoi të kryente kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut, por u përball me breshëri armësh dhe një betejë e ashpër pasoi. Shefi i policisë, Roel Obusan e konfirmoi këtë dhe tha se, shpesh, trafikantët e drogës mbajnë një ushtri private, e cila përballet me policinë.

Por sipas Obusan, ata e dinë shumë mirë se çfarë fundi i pret kur hapin zjarr ndaj forcave të rendit. Autoritetet filipinase thanë se, veç kryebashkiakut, në përleshje humbi jetën edhe bashkëshortja e tij, shkruan TopChannel.

Pavarësisht se fushata ndaj drogës është dënuar ashpër nga thuajse e gjithë bota, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte as që do t'ia dijë dhe nuk ka ndërmend të ndalet, siç e tregon edhe lista e viktimave që ka kaluar 7.000 vetë që vitin e kaluar, kur ai mori detyrën.

The post Lufta ndaj drogës në Filipine nuk kursen as kryebashkiakun appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more