Skip to main content

INSAJDERI: “Gylen sulmon Erdoganin: Nuk kam besuar se do të bëhet kaq mizor” plus 19 more

INSAJDERI: “Gylen sulmon Erdoganin: Nuk kam besuar se do të bëhet kaq mizor” plus 19 more


Gylen sulmon Erdoganin: Nuk kam besuar se do të bëhet kaq mizor

Posted: 18 Jul 2017 09:58 AM PDT

Një intervistë për Wall Street Journal, Fethullah Gylen nuk ka kursyer akuzat ndaj Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan.

 

Kleriku mysliman, i cili bën një jetë të vetmuar dhe që akuzohet nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan për orkestrimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të para një viti në Turqi, nga rezidenca e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë të rrallë, i bëri thirrje perëndimit që t'i kundërvihen atij që ai e quan udhëheqësi gjithnjë e më autoritar i Turqisë.

Në një sallë konferencash të zbukuruar me ornamente, në vendbanimin e tij në malet Pokono, kleriku mysliman, Fethullah Gylen ritheksoi dhe një herë se kurrë nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë tentativë për grusht shteti apo komplot. Ai akuzoi publiksht Presidentin Erdoganpër nisjen e një vale të gjerë spastrimesh brenda Turqisë, dhe pasojat më të rënda të këtyre spastrimeve kanë rënë mbi ndjekësit e tij.

"Kurrë nuk kam menduar që ai mund të shkonte kaq larg dhe se do të bëhej kaq mizor", tha Gylen, duke theksuar se presidenti turk po shpërthente në histeri masive në të gjithë vendin. "Disa pjesë të shoqërisë turke kanë humbur aftësinë e të menduarit".

Që nga korriku i vitit të kaluar, Turqia ka arrestuar ose pushuar nga puna dhjetëra mijëra persona, të cilët autoritetet turke i akuzojnë si mbështetësh të z. Gylen. Qeveria ka mbyllur spitalet dhe shkollat e lidhura me lëvizjen e tij, Hizmet, e cila do të thotë "shërbim".

Qeveria turke tha se ka konfiskuar rreth 4 miliardë dollarë prona dhe asete, në pronësi të biznesmenëve ose fondacioneve që pretendohet se kishin lidhje me lëvizjen.

"Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në Turqi", tha Gylen. "Kjo që po ndodh atje mund të krahasohet vetëm me periudhën e Leninit dhe Stalinit, ose Sadam Huseinit në Irak".

Sipas ambasadorit të Turqisë në SHBA, Serdar Killiç(Serdar Këllëç), aktualisht Turqia është duke hetuar rreth 160 mijë persona, ndërsa 50 mijë të tjerë janë arrestuar, ku rreth 48 mijë prej tyre janë liruar. Ndërkohë është lëshuar urdhër arresti për rreth 8 mijë persona të tjerë, tha ai.

Në një konferencë për mediat, të zhvilluar ditën e premte për të përkujtuar përvjetorin e parë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, Këllëç shprehu mbështetjen e tij për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe tha se ndjekësit e z. Gylen kanë dekada në radhët e qeverisë dhe do të duhet shumë kohë për t'i spastruar nga administrate shtetërore.

Z. Këllëç fajësoi sërish z. Gylen për orkestrimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të korrikut të vitit të kaluar dhe ripërsëriti kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tij.

Sipas tij, administrata e presidentit Trump ka treguar "më shumë vullnet" se ajo paraardhëse për kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tij, por që procesi nuk "po ecën dhe aq shpejt" siç do të donte Turqia.

Wyn Hornbuckle, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë, nuk pranoi të komentonte këto deklarata të premten, dhe tha se Departamenti i Drejtësisë nuk prononcohet publikisht në lidhje me kërkesat për ekstradim.

"Besoj se ka një sërë procedurash që mund të ndiqen nga SHBA-të", tha zoti Këllëç, "të cilat përfshijnë kufizimet e aktiviteteve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ende jep intervista për media të ndryshme. Kjo nuk është liri e shprehjes, ai akuzon qeverinë turke, dhe dërgon mesazhe për mbështetësit e tij në Turqi dhe lëviz lirshëm".

Z. Gylen tha se lëvizja e tij po përballet me presione dhe jashtë Turqisë, pasi Ankaraja po përpiqet të bindë shumë vende të tjera që të mbyllin shkollat e lëvizjes së tij anëkënd botës. Shumë qeveri kanë refuzuar, thanë ndihmësit e tij, por të tjerat kanë kërkuar favore nga Ankaraja në këmbim të mbylljes së shkollave dhe transferimin e këtyre pronave tek qeveria turke.

Z. Gylen bëri një përshkrim të asaj që ai e quajti shovinizëm dhe racizëm në rritje në Turqi – si dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – por tha se institucionet tradicionale nuk po i kushtonin shumë rëndësi dhe nuk po i adresonin këto probleme. "NATO ka potenciale për t'i adresuar këto probleme, Parlamenti Evropian gjithashtu ka potenciale", tha ai. "Por, nëse analizojmë situatën e tanishme, nuk duket se po i adresojnë këto probleme".

Më 15 korrik 2016, një grup kryengritësisht brenda rradhëve të ushtrisë turke dolën në rrugë, tanket hapën zjarr ndaj civilëve dhe avionët ushtarakë bombarduan parlamentin, si pjesë e planit të dështuar të grushtit të shtetit, gjatë të cilit komandot gjithashtu bënë një përpjekje të dështuar për të kapur ose vrarë presidentin turk. Më shumë se 240 vetë humbën jetën në natën e tentativës së grushtit të shtetit.

Qeveria turke pretendon se ndjekësit e z. Gylen në Turqi kanë komplotuar për vite me radhë për të marrë kontrollin e shtetin, duke depërtuar në pozicioneve të rëndësishme të ushtrisë, në sistemin gjyqësor dhe në të gjitha hallkat e shërbimit civil. Autoritetet në Ankara e krahasojnë atë me një udhëheqës kulti.

Z. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999, tha se ai mbështet një version modern dhe të moderuar të Islamit që mbështet demokracinë, shkencën dhe tolerancën.

Prania e tij në SHBA ishte një problem i hershëm për presidentin Donald Trump, i cili kërkoi marrëdhënie më të ngushta me Turqinë dhe ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Mike Flynn, kishte lobuar në emër të qeverisë turke.

Ndihmësit e z. Gylen theksuan se mendojnë se ekstradimi në Turqi ka shumë pak gjasa të ndodhë pas dorëheqjes së z. Flynn, i cili nuk ka zbuluar shkallën e kontakteve të tij me zyrtarët e huaj.

Në intervistën e tij, z. Gylen tha se autoritarizmin e tij Presidenti turk e ka shfaqur dukshëm dhe gjatë vizitës së tij në Uashington gjatë këtë viti, kur truprojat personale të zotit Erdogan sulmuan protestuesit jashtë ambasadës turke. Prokurorët federalë në SHBA më vonë ngritën akuza kundër të paktën 10 truprojave të tij.

"Nuk ngjajnë fare me pjesëtarë të stafit të sigurisë, por ngjajnë më shumë me vrasës të përkushtuar ndaj udhëheqësit të tyre dhe nuk e kanë fare problem që të godasin njerëzit", tha ai.

Ambasada turke tha në atë kohë se mbështetësit e Erdogan po reagonin në vetëmbrojtje ndaj simpatizantëve terroristë.

Z. Gylen – një orator i shkëlqyer, i njohur si hoxhaefendi, ose mësues i respektuar, nga ndjekësit e tij – ka shkruar shumë libra dhe ka mbajtur shumë fjalime emocionale dhe video predikime.

Lëvizja e tij, e krijuar në një kohë kur turqit kishin frikë nga persekutimi fetar i qeverive laike, shpesh kanë qenë tejet diskretë në informacionet për anëtarët e saj, duke i dhënë zë pohimeve se ai në fakt po drejtonte një kult sekret.

Graham Fuller, ish-nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të SHBA-ve, i cili e ka mbrojtur lëvizjen e Gylenit, duke e cilësuar atë një forcë pozitive e Islamit të moderuar në botën e sotme, tha se akuzat janë të padrejta. "Gjatë dekadës së fundit apo dhe më përpara, ajo ka patur një aktivitet shumë publik", tha ai.

Në Turqi, gylenistët depërtuan nëpër institucionet shtetërore si në sistemin gjyqësor dhe në rradhët e ushtrisë "për të siguruar që këto institucione nuk do të përdoreshin sërish kundër tyre", thotë Fuller, i cili në vitin 2006 i shkroi një letër FBI-së ku mbronte zotin Gylen ndaj përpjekjeve të autoriteteve turke për ta ekstraduar atë.

The post Gylen sulmon Erdoganin: Nuk kam besuar se do të bëhet kaq mizor appeared first on INSAJDERI.

Një 13-vjeçar sulmon llogarinë e Ministrisë franceze të Kulturës

Posted: 18 Jul 2017 09:49 AM PDT

Policia franceze po kryen hetime lidhur me hakimin e llogarisë zyrtare në Twitter të Ministrisë së Kulturës, pavarësisht përpjekjeve të shtetit për të bllokuar sulmet kibernetike.

"Llogaria e Ministrisë së Kulturës në Twitter u mbajt e bllokuar në intervalin kohor mes orës një dhe pesë të mëngjesit të së martës", thuhet në një njoftim të qeverisë franceze, e cila sqaron se në atë interval kohor, janë fshirë disa postime dhe mezazhe me përmbajtje të papërshtatshme.

Për hakerin, thuhet të jetë djali 13 vjeçar i menaxherit të komunitetit përgjegjës për llogarinë e ministrisë në Twitter, raporton AA.

Kjo nuk është hera e parë që hakohen llogaritë e zyrtarëve francezë. Gjatë fushatës presidenciale këtë vit, disa kandiatë ishin viktima të sulmeve qëllimkëqija, sidomos presidenti i tanishëm Emmanuel Macron.

Ekipi e fajësoi Rusinë për sulmin dhe ndërmori hapa të mëtejmë për të penguar hakerët nga marrja e informacioneve në lidhje me fushatën e Macron-it.

Muajin e kaluar, disa kompani dhe banka franceze, përfshirë kompaninë e ndërtimit Saint Gobain dhe bankën më të madhe të Francës BNP Paribas, ishin objekt të një sulmi mbarëbotëror.

The post Një 13-vjeçar sulmon llogarinë e Ministrisë franceze të Kulturës appeared first on INSAJDERI.

Federer bast i sigurt, britaniku fitoi 184 mijë euro

Posted: 18 Jul 2017 09:35 AM PDT

Roger Federer me titullin e fituar në Wimbledon i ka bërë të gjithë tifozët e tij të lumtur, por ai që është entuziazmuar më shumë nga ky sukses është një 36-vjeçar me emrin George dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, britaniku siguroi përfitime financiare.

Mësohet se George, presidenti i një kompanie biznesi, është edhe një admirues i Federer. Ai nuk ngurroi që të vendosë një bast prej 36 mijë Eurosh për suksesin e zviceranit dhe 35-vjeçari nga Bazeli nuk e zhgënjeu. Federer mundi Cilic 3-0, ndërsa George fitoi plot 184 mijë Euro.

"Nuk vë shpesh baste, por kur e ndërmarr një veprim të tillë jam i sigurt. Federer fitoi turnetë më të rëndësishëm në fillim të këtij viti dhe kur deklaroi përqendrimin e tij në fushat me bar dhe çemento, kuptova se në Wimbledon do të shkonte deri në fund. Gjithsesi, unë nuk kam mundur të fle për  ditë të tëra", tha George për Telegraph.

The post Federer bast i sigurt, britaniku fitoi 184 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Musliu: Tërnava po e politizon xhaminë, ndërtimi i saj pa leje është haram

Posted: 18 Jul 2017 09:21 AM PDT

Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu ka kritikuar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, për këmbënglujen e tij se Xhamia e Madhe në Prishtinë do të ndërtohet në Prishtinë “edhe pa leje nëse është e nevojshme”.

Mulla Osmani ka thënë se është haram ndërtimi i xhamisë pa leje.

“Naim Tërnava po e politizon xhaminë. Nëse marohet pa leje është haram, ai myftiu e di mirë se është haram. Nuk guxon Myftiu me e thanë këtë fjalë sepse është fyerje për besimtarët”, ka thënë Musliu.

E kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, kishte deklaruar para rreth dy javësh se xhamia në lagjen Dardania të Prishtinës, do të ndërtohet edhe pa leje – nëse është e nevojshme.

"Ndoshta shumë shpejtë do të vijë dita që të dalim dhe ta nisim xhaminë pa leje dhe atëherë ju bëjë me dije që ai që organizon jam unë, ai që marrë përgjegjësinë jam unë, ai që duhet të burgoset jam unë, të gjitha jam unë, por nuk kam dëshirë të shkojë punën deri aty", ka thënë Tërrnava.

"Me dhjetëra herë kam kërkuar dhe kërkoj që pesë vjet të jepet leja për ndërtimin e xhamisë, toka është në emrin tonë, projekti është kryer është dorëzua në komunë qe sa vite. Unë kam një presion shumë të madh prej xhematin sepse kjo xhami është shumë domethënëse për komunitetin Mysliman", kishte deklaruar Tërnava. /Insajderi.com

The post Musliu: Tërnava po e politizon xhaminë, ndërtimi i saj pa leje është haram appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Nivel i lartë i pajtimit me nënpresidentin Pence

Posted: 18 Jul 2017 09:15 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, të hënën në Uashington, është arritur nivel i lartë i pajtimit për çështje të rëndësishme.

Vuçiq tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për çështje dypalëshe dhe rajonale.

Mes tjerash, ai tha se ka folur për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë nga perspektiva e Serbisë, si dhe për marrëdhëniet me Rusinë.

"Mendoj se jemi kuptuar mirë. Kam thënë se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se Amerika e mbështet atë rrugë. Serbia ka marrëdhënie miqësore edhe me Federatën Ruse, por edhe me shtetet tjera", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje të bisedës për Krimenë dhe Kosovën, sepse, siç tha, dikush mund të nxjerrë përfundime të gabuara.

 

The post Vuçiq: Nivel i lartë i pajtimit me nënpresidentin Pence appeared first on INSAJDERI.

Dhomat e Specializuara mohojnë takimin me Presidentin e Serbisë

Posted: 18 Jul 2017 09:00 AM PDT

Dhomat e Specializuara të Kosovës mohojnë se ka pasur takime në mes të zyrtarëve të Speciales dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. Shqetësimin për këto takime e ngriti të shtunën ambasadori i Kosovës në Beograd Valdet Sadiku.

Ministria e Drejtësisë tha se nuk ka informata për një veprim të tillë por Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se janë duke e përcjell nëse diçka e tillë ka ndodhur.

Një informatë e zyrtarit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku se përfaqësues të Speciales janë duke zhvilluar aktivitete të shtuara në Beograd përfshirë edhe takimin me presidentin serb Vuçiq, ka nxitur reagime të shtunën në Kosovë.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Avis Benes ka thënë për Gazetën Express se asnjë zyrtarë i tyre nuk ka pasur takime me presidentin serb.

"Asnjë zyrtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk është takuar me Presidentin e Serbisë, Vuçiq", ka sqaruar ajo për Express.

Në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës nuk kanë informacion se zyrtarë të Gjykatës Speciale janë takuar me udhëheqësit e Serbisë në Beograd.

Nga kjo e fundit u tha të shtunën për Express se në momentin që kanë diçka zyrtare, atëherë do të reagojnë në bazë të asaj shkrese.

Në mediat kosovare të shtunën janë publikuar dy korrespodenca të Valdet Sadikut drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aty, sqarohet aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Serbi.

Me letrën e parë, Valdet Sadiku e ka informuar MPJ'në se mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t'i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe.

Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka klasifikuar si të pakonfirmuar informatën e Ambasadorit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku, lidhur me takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin Aleksander Vuçiq.

Ata sqaruan të shtunën për Express se kjo informatë është jo e konfirmuar por e mbështetur në burime.

Prandaj, sipas tyre, edhe ambasadori është udhëzuar ta ndjekë më tutje këtë çështje dhe të kërkojë sqarime edhe zyrtarisht se për çka bëhet fjalë, ashtu sikurse është kërkuar edhe nga ambasadat të tjera të Kosovës. që ndërlidhen me çështjen në fjalë, ta ndjekin këtë informatë.

Reagim për këtë kishte pasur edhe Jakup Krasniqi, i cili tha se tashmë është vonë të shqetësohemi për këtë takime.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale është funksionalizuar para një jave dhe mund të fillojë me aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për krimet e kryera para dhe pasluftës në Kosovë./GazetaExpress/

 

The post Dhomat e Specializuara mohojnë takimin me Presidentin e Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe e pavendosur për koalicionet paszgjedhore

Posted: 18 Jul 2017 08:52 AM PDT

Lista Serbe ende nuk ka vendosur cilit koalicion do t'i bashkohet pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i kësaj Liste Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Duke komentuar spekulimet për formimin e Kuvendit e të Qeverisë gjatë kësaj jave, Simiq ka thënë se kjo është e pamundur.

“Sa i përket mbajtjes së mbledhjes konstitutive, ende nuk është caktuar mbledhja e Kryesisë në të cilën do të caktohej seanca, ende nuk janë regjistruar deputetët ashtu që në mënyrë procedurale, sipas meje, është e pamundur që gjatë kësaj jave të mbahet seanca konstituive e Kuvendit", citon radiokim të ketë thënë Simiq.

Lista serbe ka nëntë deputetë.

The post Lista Serbe e pavendosur për koalicionet paszgjedhore appeared first on INSAJDERI.

Arabia S. heton videon e një vajze me minifund

Posted: 18 Jul 2017 08:51 AM PDT

Autoritetet në Arabinë Saudite janë duke hetuar një vajzë të re, e cila ka shpërndarë në mediat sociale një video të vetes së saj të veshur me minifund dhe bluzë të shkurtër në publik.

Vajza, një modele me emrin “Khulood”, shihet duke ecur përreth një fortese historike në Ushayqir.

Videoja ka ngjallur debat në mediat sociale. Disa kanë bërë thirrje për arrestimin e vajzës, për shkak të thyerjs së kodit strikt të veshjes, ndërsa të tjerët kanë lavdëruar "trimërinë" e saj.

Gratë në Arabinë Suadite duhet të mbulojnë gjithë trupin, përfshirë edhe kokën, njofton rel.

Policia fetare, e njohur si Komiteti për Nxitjen e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, tha se është në dijeni për videon e vajzës me minifund dhe se është në kontakt me autoritetet përkatëse.

 

The post Arabia S. heton videon e një vajze me minifund appeared first on INSAJDERI.

Joshua-Klitschko boksojnë përsëri, kësaj radhe në Las Vegas

Posted: 18 Jul 2017 08:36 AM PDT

Ri-meçi i Anthony Joshuas me Wladimir Klitschkon pritet që të zhvillohet në një ambient të jashtëzakonshëm.

Dueli i shumëpritur pritet të zhvillohet në Las Vegas dhe Sky Sports ka analizuar disa faktorë pse kjo përplasje mund të zhvillohet në "kryeqytetin e boksit".

Promoteri Eddie Hearn fluturoi javën e kaluar drejt Las Vegasit për të vizituar T-Mobile Arena, që është vendi i preferuar për të qenë mikpritës i sfidës së ardhshme të Joshuas për titull, që pritet të ndodhë në nëntor nëse Klitschko pranon një duel të dytë.

Por, pse është zgjedhur Las Vegas para lokacioneve tjera potenciale, përfshrië Dubain, Nigerinë dhe Cardiffin?

Një zëdhënës i MGM i është përgjigjur disa pyetjeve për pallatin e sportit i cili ka kushtuar 375 milionë dollarë dhe që pritet të jetë vendi ku do të ndodhë përplasja Joshua – Klitschko II.

Las Vegas konsiderohet "kryeqyteti i boksit dhe mirëpret emrat mët ë mëdhenj të sportit dhe të shoubizit. Lufta Joshua vs Klitschko do të ishte thjeshtë kulminacioni.

 

Tashmë dihet se në këtë arenë do të zhvillohen duelet mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor më 26 gusht, ashtu sikurse ndeshja mes Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin më 16 shtator, kështu që dueli i kategorisë së rëndë vetëm sa do të pasuronte kalendarin e boksit.

T Mobile arena konsiderohet si arena më e mirë në industrinë e sportit dhe argëtimit. Në vetëm 15 muaj është bërë lider i ngjarjeve sportive dhe argëtuese.

Por, a do të mund të jetë gati kjo arenë në nëntor?

Rok grupi, Guns N'Roses do të performojë më 17 nëntor në këtë arenë, kurse ndeshja e madhe e boksit mes Joshuas dhe Klitschkos me gjasë mund të zhvillohet në fundjava të tjera.

A mjafton kapaciteti prej 20 mijë shikuesish në Las Vegas?

Po, sipas ekspertëve mjafton. Arena krijon atmosferë të jashtëzakonshme për ngjarje të mëdha. Edhe me 20 mijë shikues, ekziston ndjenjë e përafërt me një vend që zë më shumë shikues dhe e ka ndjesinë elektrike.

Për një ngjarje të tillë të madhe si dueli Joshua vs Klitschko, mes dy yjeve të kategorisë së rëndë, do të ishte thjesht spektakolare.

Shitja e biletave është po ashtu një çështje për të diskutuar, pasi priten kërkesa të mëdha nga Londra. Në Las Vegas do të mirëprisnin një furi të tifozëve nga gjithë bota, e sidomos tifozët britanik, të cilët do të ktheheshin pas shumë kohësh në Las Vegas.

Ku do të mbahej potencialisht matja zyrtare e boksierëve?

Detaje të tilla ende nuk janë përcaktuar. Matja mund të mbahet në T-Mobile arena, mund të mbahet në MGM Grand Arena, apo te plaza që është afër T-Mobile.

Sa i përket jetës së natës, tifozët londinezë do të kënaqeshin me atmosferën e jetës së natës e cila ishte e mirë falë grupit hakkasan në MGM Grand. Ky do të ishte vendi më i preferuar për londinezët.

 

Dueli po besohet se mund të jetë i transmetueshëm në shumë rrjete televizive dhe jo të shitet vetëm në mënyrën "pay per view", gjë që u preferuar për ndeshjen McGregor dhe Mayweather. Por, kjo nuk preferohet për ri-meçin Klitschko – Joshua për shkak të kërkesës së madhe nga e gjithë bota.

Vendi se ku do të zhvillohet ky duel pritet të përcaktohet shumë shpejt pasi diskutimet janë duke u zhvilluar dhe lokacioni që ka gjasa më të mëdha të përzgjidhet është pikërisht, Las Vegasi. Brenda pak javësh pritet një vendim definitiv, përcjell Telegrafi.

Joshua nokautoi Klitschkon në duelin e madh të zhvilluar në Wembley të Londrës pak kohë më parë, që konsiderohet si një nga ndeshjet më të mëdha të boksit në histori.

The post Joshua-Klitschko boksojnë përsëri, kësaj radhe në Las Vegas appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i NISMA-s: PAN-i po tallet me votuesit

Posted: 18 Jul 2017 08:29 AM PDT

Deri dje, krerë të koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti patën deklaruar se i kanë siguruar votat për ta formuar qeverinë me në krye Ramush Haradinaj kryeministër. Kurse mbrëmë, deklarata e Blerim Kuçit të AAK-së se koalicioni po mundohet t`i bëjë votat, ka nxitur reagime te kolegët e tij në koalicion.

Zafir Berisha, deputet i rizgjedhur i Nismës për Kosovën ka thënë se anëtarët e PAN-it dhe të partive tjera janë duke u tallur me votuesit që u kanë dhënë votën atyre.

Sipas tij, deklarimet e njëpasnjëshme që numrat janë bërë, ose që nuk janë bërë, tregojnë joseriozitetin e skenës politike kosovare.

"Unë nuk jam i autorizuar të flasë për numrat, nuk kam kompetencë për me u marr me i bë numrat. Jam deputet dhe e di që numri im është për Ramush Haradinajn kryeministër. Por tallja me numra, po më duket pak si e tepërt, si nga këndi i PAN-it edhe nga të tjerët. Kjo e paraqet joseriozitetin e skenës politike dhe përfaqësueve politikë që kanë dalë me votë", ka thënë Berisha për Indeksonline.

Duke komentuar deklaratën e Blerim Kuçit, sekretarit të AAK-së, Berisha ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione dhe jo për tallje.

Madje, ai ka kërkuar që votuesit t’i ndëshkojnë ata që po tallen me votën e tyre.

"Edhe nga PAN edhe nga të tjerët, është tallje me votuesit dhe ata me këtë tallje që po bëhet duhet të mbushen mend një herë e përgjithmonë. Nuk e di. Blerimi mund ta dijë por unë nuk jam për me bë numra. Kisha kërkuar si qytetar dhe si deputet që të gjitha partitë politike të tregohen më seriozë, në fund të fundit Kosova ka nevojë për institucione e jo për tallje ashtu siç po ndodhë aktualisht në të gjitha format në skenën politike", është shprehur ai.

Ndryshe, që nga e premtja e kaluar kur presidenti Hashim Thaçi e ka takuar Ramush Haradinajn, ai ende nuk e ka caktuar datën e mbajtjes së seancës konstituive. Afati për ta bërë një gjë të tillë është deri më 8 gusht.

The post Deputeti i NISMA-s: PAN-i po tallet me votuesit appeared first on INSAJDERI.

“Thaçi e ka vënë veten në shërbim të PAN-it”

Posted: 18 Jul 2017 08:18 AM PDT

Janë bërë më shumë se një javë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, derisa Presidenca e Republikës nuk ka thirrur ende seancën konstituive të Kuvendit.

Aleanca Kosova e Re e ka quajtur të paarsyeshme vonesat që po bëhen nga ana e të parit të shtetit, Hashim Thaçi. Nënkryetari i kësaj partie, Korab Sejdiu, ka thënë për "Indeksonline" se institucioni i Presidencës po i jep ndihmë indirekte koalicionit të tri partive, PDK-AAK dhe Nisma.

"Është vërtetë mëkat që tash presidenti dhe Zyra e presidencës si duket po e vënë vetveten në shërbim të PAN-it për t'ju dhënë afat shtesë. Pra, që ata të tentojnë për t'i bërë numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë. Kështu që nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ketë vonesa të tilla por shpresojë që sa më parë që është e mundur të thirret seanca konstituive dhe të vazhdohet më tutje për funksionalizimin e institucioneve", ka thënë ai.

Tutje, zëvendësi i Pacollit e ka vlerësuar pozitive takimet e koalicionit LAA dhe Lëvizjes "Vetëvendosje". Patjetër që koalicioni, sipas tij, është mirë të eksplorojë mundësinë e bashkëpunimit me partinë të cilën e drejton Visar Ymeri.

"Qëllimi i tyre natyrisht është që të shikohet mundësia që të bashkërenditen programet tona me të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit. Këto janë të mirëseardhura dhe shpresojmë se do të dalin pritshmërinë e mirë", është shprehur ai.

The post “Thaçi e ka vënë veten në shërbim të PAN-it” appeared first on INSAJDERI.

Gjenerali kosovar nderohet me Medalje nga guvernatori i Ohajos

Posted: 18 Jul 2017 07:57 AM PDT

Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi është nderuar sot me "Medaljen e Lavdërimit të Ohios" të dhënë nga guvernatori i shtetit të Ohajos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij.

Ndarja e kësaj medaljeje është bërë në ambientet e kazermës "Skënderbeu" të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj, me rastin e pritjes në një vizitë lamtumirëse të komandantit të Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes (GSHL) kolonel Corvin Lusk, të cilin pas largimit do ta zëvendësojë komandanti i ri i GSHL-së, kolonel Michael Spraggins.

Në medalje shkruan: "Për shërbim meritor gjatë udhëheqjes si komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë të Kosovës. Gjeneral Brigade Enver Cikaqi shfaqi lidershipin dhe profesionalizmin duke e vendosur gjithnjë misionin dhe mirëqenien e ushtarëve mbi të tijën. Performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrave dinamike e dalloi në mënyrë të jashtëzakonshme. Përpjekjet e tij treguan këmbëngulje përballë vështirësive, të cilat pasqyrojnë një kredi të madhe ndaj vetës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Ndryshe, gjatë takimit, komandanti i KDS-së, gjenerali Enevr Cikaqi, falënderoi kolonelin amerikan Corvin Lusk, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në përgjithësi për KDS-në dhe në veçanti për FSK-në.

Ai njëherësh theksoi bashkëpunimin e veçantë ndërmjet stafit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, i cili rezultoi me aktivitete të përbashkëta, trajnime për stafin e KDS-së, si dhe asistencë me instruktorë në kurse të ndryshme të mbajtura në KDS dhe Bondstil.

Gjenerali Cikaqi i dëshiroi mirëseardhje komandantit të ri të GSHL-së, kolonelit Michael Spraggins dhe të dy komandantët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ndërsa, koloneli Corvin Lusk falënderoi gjeneralin Cikaqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për qasjen konstruktive, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes në zhvillimin profesional të stafit të KDS-së dhe të FSK-së.

The post Gjenerali kosovar nderohet me Medalje nga guvernatori i Ohajos appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti malazez që eliminoi Kukësin, zyrtarisht futbollist i Prishtinës

Posted: 18 Jul 2017 07:53 AM PDT

Futbollisti malazez Drasko Bozoviç ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. Mesfushori, së fundi ka luajtur në Rudar të Pljevljes në Mal të Zi.

Më parë, Bozoviç ka luajtur në Buduçnost të Podgoricës, Hapoel Be'er Sheva, Mladost Podgoricë, Domzhale Slloveni, Lovçen, Sutjeska dhe së fundir Rudar.

Ka fituar dy herë titullin e kampionit me Mogrenin në edicionet 2008/09 dhe 2010/11, dy herë nënkampion radhazi me Lovçenin 2013/14 dhe Sutjeskën 2014/15 si dhe dy herë Kupën e Malit të Zi me Lovçenin (2013/14) dhe me Rudarin 2015/16.

Bozhoviç është i gjatë 183 cm. Në edicionin e fundit si mesfushor ka shënuar tre gola.

"Më erdhi oferta dhe u binda që ka të bëjë me projekt të mirë që Prishtina e dëshiron titullin pas katër vitesh dhe pastaj t'i zhvillojë edhe ato ndeshje të kualifikime në Ligë të kampionëve. Pra, me njerëzit në klub, me ata të cilët i njoh, më kanë preferuar dhe vendosa të vije. Kjo është nxitje për mua dhe besoj se do të lë përshtypje të mira", deklaroi sot Bozoviç, kur u prezantua si futbollist i Prishtinës.

Në sezonin 2015/2016, teksa luante me skuadrën e Sutjeskës, Bozoviç kishte eliminuar skuadrën shqiptare, FK Kukësi, nga Liga e Evropës.

Në dy ndeshjet e luajtura mes Sutjeskës dhe Kukësit, mesfushori kishte zhvilluar minuta të plotë. /Insajderi.com

The post Futbollisti malazez që eliminoi Kukësin, zyrtarisht futbollist i Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Gazeta zvicerane, Blick: Si e fitoi Xhaka “luftën” ndaj De Biasit

Posted: 18 Jul 2017 07:37 AM PDT

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan sot se futbollisti i Baselit dhe kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, fitoi “betejën” ndaj ish-selektorit të kuqezinjve, Gianni De Biasi.

Sipas “Blick”, fakti që De Biasi e la jashtë formacionit futbollistin e Baselit pas ndeshjeve të Kampionatit Evropian, i ka zemëruar tifozët e kombëtares shqiptare, raporton Insajderi.

Kjo mund të ketë ndikuar në dorëheqjen e Gianni De Biasit. Duket sikur Taulant Xhaka ka fituar betejën e vogël – kundër trajnerit, i cili udhëhoqi Shqipërinë për herë të parë në një turne të madh.

De Biasi ishte deklaruar rreth situatës së Xhakës në një intervistë me Top-channel, rreth një javë më parë.

"Prapaskena me Xhakën dhe Gashin gjatë Europianit? Unë jam një njëri që përpiqem t'i mbroj lojtarët e mi, i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj dhe t'i masakroj, e bëj. Nëse duhet t'i mbroj publikisht, e bëj duke marrë unë fajin. Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë: 'Kemi parë që s'ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.'

Këtu iu thashë: 'Prit prit, prit pak, ndalu. Nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi.' Pastaj iu thashë edhe shumë gjëra të tjera dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin." /Insajderi.com

The post Gazeta zvicerane, Blick: Si e fitoi Xhaka “luftën” ndaj De Biasit appeared first on INSAJDERI.

Simboli “smile’ ekziston në enët që datojnë rreth 4 mijë vjet më parë

Posted: 18 Jul 2017 07:35 AM PDT

Origjina e simbolit "smiley" (buzëqeshja) nuk është dhe aq e re siç mendohej, pasi mund të datojë prej rreth 4000 vjet më parë, një konstatim që vjen nga zbulimi arkeologjik i enëve antike në Turqinë juglindore, njëra prej të cilave përmban në vete simbolin i cili sot është një nga më të përdorurit në internet, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rrënjët e simbolit të lartpërmendur besohet të jenë në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, ndërkohë që verzioni klasik i "smiley" me një prapavijë të verdhë është shfaqur në villimin e viteve të 70-ta.

Sidoqoftë, zbulimi i fundit në Turqi, mund të çojë në ndryshimin e besimit për origjinën e simbolit, versione të të cilit janë përdorur shumë nëpër stripat e popullarizuar siç është The Watchmen.

Ena me simbolin e vizatuar u zbulua gjatë gërmimeve shtatë vjetore në qarkun Karkamis të provincës Gaziantep, përgjatë kufirit me Sirinë, ndërkohë që ekspedita është udhëhequr nga Nicolo Marchetti, një profesor i arkeologjisë në universitetin Bologno në Itali.

Marchetti the se ekipi i tij ka zbuluar një sërë objektesh të cilat i përkasin epokës Hitti, një civilizim dhe imperi antike e cila besohet të ketë jetuar në rajonin e Anadollit veri-qendror.

“Kemi zbuluar një shumëllojshmëri të enëve. Më interesantja prej tyre është një tenxhere që i përket vitit 1700 para erës sonë, që përmban një imazh ‘smiley'”, tha Marchetti.

Ena e zbuluar ka ngjyrë të bardhë me një dorëz të vogël dhe një fytyrë të buzëqeshur në të.

"Ena është përdorur për të pirë shërbet (pije e ëmbël). Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me smajlin më të vjetër në botë", shtoi më tej ai.

Arkeologu tha se imazhi mbi enën u zbulua kur ajo u bashkua nga mjeshtërit e restaurimit.

Enët e zbuluara do të dërgohen në muzeun Arkeologjik të Gaziantepit.

The post Simboli “smile’ ekziston në enët që datojnë rreth 4 mijë vjet më parë appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj: Kosova i ka votat të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO

Posted: 18 Jul 2017 07:30 AM PDT

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i ka votat e mjaftueshme që të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO.

"Unë çka mund të them është kjo, se cila do të jetë qasja e Qeverisë së ardhshme në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, apo në INTERPOL, është vendim që i takon Qeverisë së ardhshme. Por, si ministër i Jashtëm i cili ende ushtron ketë post, mund të them se Kosova i ka votat që të jetë pjesë edhe e UNESCO-s edhe INTERPOL-it", ka thënë Hoxhaj.

Në një intervistë për Evropën e Lirë, Hoxhaj ka thënë se sigurimi i mbështetjes për anëtarësim në këto dy organizata ka qenë prioritet i Qeverisë.

"Në këta muajt e fundit, në vitin 2017, por edhe në vitin e kaluar, unë kam pasur një agjendë intensive te lobimit, kam vizituar vendet e Afrikës, të Azisë Juglindore, të Amerikës Latine dhe kam qëndruar në shumë vende evropiane dhe natyrisht që sigurimi i votave për UNESCO dhe INTERPOL ka qenë prioritet mbi prioritet", ka thënë kryediplomati kosovar.

"Po përtej votës, Kosova ka nevojë që t’i kryejë edhe disa tema dhe çështje të brendshme, për t'u bërë pjesë e këtyre dy organizatave", ka shtuar ai.

 

 

The post Hoxhaj: Kosova i ka votat të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Pas lindjes së vajzës modelja sërish në formë

Posted: 18 Jul 2017 07:16 AM PDT

Këtë fundjavë, modelja e njohur ruse, Irina Shayk, është parë për herë të parë në publik, me vajzën e sapolindur, Lea.

Me vajzën në krah modelja është parë duke shetitur në Los Anxhelos.

Irina, 31, vajzën e parë e lindi në mars të këtij viti dhe tashmë është kthyer në formë për të modeluar, shkruan Daily Mail.

Edhe pse gjatë shëtisë së saj me vajzën modelja është parë duke mbajtur një diamant shumë të bukur në gisht, nuk ka konfirmime zyrtare nëse Shayk dhe Cooper janë kurorzuar.

Çifti është në lidhje që nga pranvera e vitit 2015.

Para lidhjes me aktorin Bradley Cooper, Irina ishte në lidhje serioze me yllin nga ekipi futbollistik Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

The post Pas lindjes së vajzës modelja sërish në formë appeared first on INSAJDERI.

Fituesi i tenderit për Kalanë e Vushtrrisë është i dënuar për vrasje

Posted: 18 Jul 2017 07:12 AM PDT

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës ia ka dhënë në shfrytëzim pesëvjeçar një pjesë të Kalasë e vjetër të Vushtrrisë, Mentor Salihut, i cili është daja i kryetarit të komunës, Bajram Mulaku.

Salihu, që sipas këtij vendimi mund ta përdorë si restorant një pjesë të kalasë, është i dënuar me burg për vrasje në bashkëkryerje. Ish-Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e pati dënuar atë me dhjetë vjet e tre muaj, për vrasjen e Nexhat Mehollit gjatë dhjetorit të vitit 2005. Bashkë me të ka qenë i dënuar edhe vëllau i tij, Jeton Salihu, shkruan Insajderi.

Me këtë vendim e qarkut nuk ishin pajtuar të dënuarit, të cilët kishin bërë ankesa.

Por në gusht të vitit 2012 Gjykata Kushtetuese, kishte bërë vlerësimin e aktgjykimit të gjykatës së qarkut duke i hedhur poshtë të gjitha pretendimet e të dënuarve se ishin bërë shkelje gjatë marrjes së vendimit.

"Me 1 nëntor 2007 Gjykata e Qarkut në Mitrovicë gjeti parashtruesin fajtor për vrasje dhe fajtor për sulm. Gjykata dënoi parashtruesin Mentor Salihu me dënim të përgjithshëm prej dhjetë vjetësh e tre muajsh. Gjykata dënoi parashtruesin Jeton Salihu me një burgim të rëndë prej tetë vjetësh dhe dy muajsh. Babai i tyre gjithashtu ishte paraburgosur të njëjtën ditë për sulm", thuhet në këtë vendim të Kushtetueses.

"Gjykata pas seancës së këshillimeve me 19 qershor 2012, njëzëri vendosi që ta hedhë poshtë kërkesën si të papranuar", theksohet në këtë vendim.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe një grup i qytetarëve të Vushtrrisë, që kanë dal në mbrojte të "kalasë". Në njoftimin e tyre bëhet thirrje për protestë ndaj vendimit për dhënie në shfrytëzim të kalasë për restorant.

"Pra Kalaja jonë i është dhënë me leje të shtetit një krimineli të dënuar. Nëse ky asokohe ka qenë në gjendje të dëmtojë një qenie njerëzore, çka mund të presim se mund të bëjë me Kalanë e qytetit tonë?"

"Të dashur qytetarë e bashkëvendës, ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në kundërshtimin e kësaj çmendurie, thirrjen për anulim të kontratës mes tij dhe shtetit në dëmtim të trashëgimisë sonë publike, duke shfrytëzu Kalanë për restorant, si dhe thirrjes në mbrojtje të Kalasë respektivisht të kaluarës dhe të ardhmes sonë!", thuhet në njoftim. /Insajderi.com

The post Fituesi i tenderit për Kalanë e Vushtrrisë është i dënuar për vrasje appeared first on INSAJDERI.

“Xhamia po aktualizohet nga Shpend Ahmeti për vota nga islami politik”

Posted: 18 Jul 2017 06:52 AM PDT

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, njëherësh asamblisti i kësaj partie, Lirak Çelaj, ka thënë se, në bazë të informacioneve, leja për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë është dhënë nga komuna.

"Neve njëherë na është thënë se vendimi për ndërtimin e xhamisë është marrë", ka thënë Çelaj. Në mbledhjen e asamblesë komunale që është caktuar për 25 korrik, Çelaj thotë t'i ketë thënë nënkryetari Dardan Sejdiu se aty do të jepen informata rreth ndërtimit të xhamisë dhe nuk është përmendur dhënia e lejes.

"Nuk kemi pasur ndonjë informatë zyrtare. Na është thënë se në mbledhjen e radhës më 25 do të ketë informata rreth ndërtimit të xhamisë", ka shtuar më tej Çelaj gjatë një interviste për Telegrafin.

Çelaj nuk e kupton se si u ngjall tash debati rreth ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, për të cilën ai kishte menduar se tashmë është çështje e kryer.

"Tani se si u ngjall debati na bën të dyshojmë. Tash nuk e di qëllimin se a donë të ndërtohet apo jo", ka shtuar ai.

Por Çelaj e ka një dyshim rreth këtij debati. Sipas tij, përafrimi i Vetëvendosjes me 'islamin politik' po bëhet vetëm për vota. Megjithatë, ai nuk beson se kjo xhami do të nisë së ndërtuari në kohën e kryetarit Shpend Ahmeti.

"Unë dyshoj se në mandatin e Ahmetit do të fillojë nderimin i xhamisë. Mendoj se ai tash po e aktualizon këtë çështje, sepse përafrimi i Vetëvendosjes me islamin politik po bëhet për vota", ka thënë kryetari i PDK-së për Prishtinë, Lirak Çelaj.

Atij nuk i ka pëlqyer debati krahasues i ndërtimit të xhamisë dhe ndërtimin e katedrales, duke thënë se xhamia ka qenë kërkesë e kamotshme dhe duhet të ndërtohet.

"Politizimi i kësaj çështjeje është rreziku me i madh i vendit. Nëse tash bëhen krahasime me Katedralen, atëherë kjo është e rrezikshme", ka thënë ai.

Megjithatë, Çelaj ka thënë se qëndrimi i tij dhe i partisë është që ajo të ndërtohet.

"Qëndrimi yt dhe i partisë është që të ndërtohet, është kërkesë e kamotshme. E kemi përkrahë këtë që qytetarët të kenë objektet e kulteve", për thënë ndër tjera Çelaj.

Për më tepër, një grup i shoqërisë civile ka nisur një peticion kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë në modelin aktual.

Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar që xhamia të ndërtohet në projektin që është paraparë dhe zgjedhur me konkurs, duke e quajtur peticionin si tendencioz.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se peticioni i nisur nuk ka asnjë bazë ligjore e as morale.

Ndaj KMDLNj-së kishte reaguar organizatori i peticionit, duke thënë se po i keqinformon qytetarët.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe profesori i shkencave ismale, Xhabir Hamiti.

 

 

/Insajderi.com

The post "Xhamia po aktualizohet nga Shpend Ahmeti për vota nga islami politik" appeared first on INSAJDERI.

Aubameyang vendos mbi të ardhmen e tij

Posted: 18 Jul 2017 06:48 AM PDT

Një nga temat më të nxehta të merkatos mbaron sot. Sulmuesi, i cili u përfol për një kalim në shumë klube evropiane, do të qëndrojë te Borussia Dortmund.

Sipas gjermanes Kicker, ka pasur një takim midis afrikanit drejtorit sportiv Zorc dhe shefit të madh Watzke dhe është vendosur që nuk do të ketë asnjë transferim.

Për Aubameyang ditët e fundit kishte konkurrencë midis Chelsea dhe Milan.

Por shifra 70 milionë euro me sa duket pas qenë e tepër për klubet. Së fundmi Aubameyang ka refuzuar një transferim në Kinë pasi e kërkoi Tianjin Quanjian.

I vetmi klub që pothuajse arriti marrëveshjen me lojtarin është PSG, që në fund të operacionit u tërhoq për shkak se trajneri Emery nuk e quante të domosdoshëm, njofton telesport.

 

The post Aubameyang vendos mbi të ardhmen e tij appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more