Skip to main content

INSAJDERI: “Deda: Çdo deputetë është i lirë të vendosë vet” plus 19 more

INSAJDERI: “Deda: Çdo deputetë është i lirë të vendosë vet” plus 19 more


Deda: Çdo deputetë është i lirë të vendosë vet

Posted: 27 Jul 2017 09:52 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, njëri nga bashkëthemeluesit e Partisë "Alternativa", tha nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të krijohet nga PAN-i me kontrabandë të deputetëve, do të ketë vështirësi.

Ai ka deklaruar së është optimist për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës duhet të krijohet nga Partitë politike të Kosovës. Nëse do të krijohet më kontrabandim do të krijohet precedent për të ardhmen", tha Deda në emisionin IMAZh në RTK.

Sipas tij, numrat janë krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit. "Deputeti është i lirë të vendos, kjo është edhe me kushtetutë e garantuar", tha ai.

Deda ka kritikuar PAN për krijimin  e idesë në opinion se gjoja i kanë numrat për të marrë besimin në Kuvendin e Kosovës, për themelimin e institucioneve të vendit.

Ai tha se Kadri Veseli nuk do të mund të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi që PAN nuk i ka votat.

The post Deda: Çdo deputetë është i lirë të vendosë vet appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo befason me numrin e fëmijëve që dëshiron të ketë

Posted: 27 Jul 2017 09:44 AM PDT

Ai është baba i 7-vjeçarit Cristianinho dhe binjakëve të porsalindur Eva dhe Mateo. Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të ketë plot 7 fëmijë, sipas sugjerimit të djalit të tij.

Ylli i Realit të Madridit është në pritje dhe të fëmijës së tij të katërt, që kur konfirmoi në Ibiza se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.

Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezër, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7, dhe me numrin e fanellës së tij, shkruan Top Channel.

"Ai po kalon mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë", ka thënë Ronaldo.

The post Ronaldo befason me numrin e fëmijëve që dëshiron të ketë appeared first on INSAJDERI.

Kurti: PDK e dëshmoi se po frikësohet nga VV

Posted: 27 Jul 2017 09:38 AM PDT

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Tinka Kurti ka theksuar se i kanë demantuar sot pretendimet se partia e saj nuk guxon të dalë në debate përballë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kurti në profilin e saj në Facebook ka shkruar se "Blerand Stavileci i paraparë qysh prej dje që të marrë pjesë sonte në debat (Rubikon) e ka anulu pjesëmarrjen me ta kuptuar që do ta ketë përballë Glauk Konjufcën".

"Blerand Stavileci e Blerta Deliu, para dy ditësh pretenduan se u frikësohemi me dalë me ta në debat. Paramendojeni. Dhe si çdo shpifje (e tyre) që nuk ka qëndrueshmëri e konsistencë, kjo u demantua menjëherë", ka shkruar Kurti.

Sipas saj, "PDK-ja ka tri vjet që nuk ballafaqohet me përfaqësuesit e Lëvizjes në emisione pasi të gjitha debatet i humb, se përfaqësuesit e Lëvizjes janë në anën e së vërtetës".

"PDK nuk ka strategji mediale. Ka fushatë shpifjesh e këto për nga natyra nuk kanë jetëgjatësi", ka shkruar Kurti.

The post Kurti: PDK e dëshmoi se po frikësohet nga VV appeared first on INSAJDERI.

Gashi: Gjykata Speciale, një nga arsyet që Qeveria s’do të jetë jetëgjatë

Posted: 27 Jul 2017 09:33 AM PDT

Avokati i njohur, Tomë Gashi duke komentuar zhvillimet politike dhe debatin për krijimin e Qeverisë ka thënë se kjo do të kuptohet më 3 gusht.

Gashi ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë njëra ndër arsyeje përse qeveria nuk do të jetë jetëgjatë.

"Unë besoj që Kushtetuta sa i përket rasteve të tilla, shumë shume e qartë, në seancën e 3 gushtit do të shihet gjithçka dhe do të hiqen teoritë e konspiracionit, a i ka apo nuk i ka dikush numrat".

"Tani flitet për numrat, nëse arrijnë të krijojnë 61 numra, do ta formojnë Qeverinë dhe të gjithë e dinë se nuk do të jetë jetëgjatë, një prej arsyeve është Gjykata Speciale".

Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë nëse partitë i përmbahen deklarimeve publike,  do të ketë vështirë në zhvillimin e punëve të Kuvendit.

"Janë çështje të partive politike, por nëse Vetëvendosja e partitë tjera i përmbahen deklaratave e premtimeve që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin atëherë i bie që do të ketë vështirësi teknike për fillimin e punës së Kuvendit dhe faktikisht pa filluar punën Kuvendi, nuk mund të bëhet Qeveria".

Madje sipas tij, matematika e numrave mund të ndryshojë për shkak të disa deklaratave kontradiktore të disa deputetëve.

 

The post Gashi: Gjykata Speciale, një nga arsyet që Qeveria s'do të jetë jetëgjatë appeared first on INSAJDERI.

Në 100 vjetorin e pavarësisë nga Rusia, Finlanda vizitohet nga Putini

Posted: 27 Jul 2017 09:29 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Finlandë, në vizitë njëditëshe, derisa në këtë vend festohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia.

Putin arriti pasdite afër qytetit Savonlina, në kufirin lindor, për të biseduar me presidentin e Finlandës, Sauli Niinist, për raportet e dyanshme dhe çështjet ndërkombëtare.

Kjo vizitë, po ashtu, po bëhet derisa Rusia dhe Kina kanë zhvilluar ushtrime ushtarake detare në Detin Baltik.

Finlanda, që i ka 1,400 kilometra kufi të përbashkët me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s, por ka bashkëpunuar me këtë aleancë ushtarake perëndimore për vite të tëra.

Finlanda hapur ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit më të afërt, e ndoshta edhe për anëtarësim në NATO, por kjo çështje është kundërshtuar nga Moska.

Në tetor të vitit të kaluar, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtje dhe për rritje të bashkëpunimit ushtarak, pas shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore të Finlandës nga aeroplanët luftarakë të Rusisë. /REL

The post Në 100 vjetorin e pavarësisë nga Rusia, Finlanda vizitohet nga Putini appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i PAN-it tregon se nga kush pritet të sigurohen numrat

Posted: 27 Jul 2017 09:15 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka caktuar 3 gushtin ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare, PAN, është duke pretenduar që përpos votimit të kryeparlamentarit, të njëjtën kohë ta votojë edhe përbërjen e re të ekzekutivit, në krye me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, anëtari i kryesisë së këtij subjekti, njëherësh deputeti i rizgjedhur, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka informacione të sakta rreth sigurimit të numrave.

"Po me 3 gusht po besojmë se zgjidhet kryetari i parlamentit dhe në qoftë se koalicion PAN i ka numrat atëherë s'kemi çka me prit duhet pra po atë ditë, pas një pauze, ta votojë menjëherë z.Haradinaj për kryeministër. A do të ndodhë atë ditë apo nuk do të ndodhë unë nuk kam informacione", është shprehur Shala për ‘Indeksonline’, duke shtuar se beson tek tre liderët e koalicionit PAN të cilat kanë deklaruar se numrat janë siguruar.

Në fund, Shala ka thënë se sigurimi i këtyre deputetëve nuk përjashtohet të jenë nga koalicioni i LDK-AKR dhe Alternativa.

"Kësisoj, duke parë disa lëvizjeve nga koalicioni LAA ne besojmë se kryhet kjo punë", është shprehur ai.

The post Deputeti i PAN-it tregon se nga kush pritet të sigurohen numrat appeared first on INSAJDERI.

Bashkia e Tiranës shkarkon tre krerë drejtorish

Posted: 27 Jul 2017 09:08 AM PDT

Bashkia e Tiranës ka kryer këtë të enjte një sërë shkarkimesh në drejtoritë e ndryshme në vartësi të saj.

Kështu, është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Punëtorëve numër 3, Artjon Çaushllari; administratori i njësisë së Farkës, Gazmend Kukli; si dhe drejtoresha e Qendrës Sociale të Shkozës, Kajame Guri.

Për momentin nuk dihen motivet e kësaj vale shkarkimi./TCh.

The post Bashkia e Tiranës shkarkon tre krerë drejtorish appeared first on INSAJDERI.

Tri arsyet pse Kosova rrezikon të mbesë pa energji elektrike

Posted: 27 Jul 2017 08:52 AM PDT

Me 21 korrik në mbledhjen e fundit të Qeverisë në ikje të drejtuar nga Isa Mustafa miratoi vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit, por kjo nuk kryen punë që të kemi energji elektrike edhe për shumë gjatë.

Kjo sipas drejtorit të KEK-ut qon në kolaps energjetik vendin pasi rezervat e thëngjillit garantojnë vetëm për dy javë energji elektrike.

Në mbledhjen e Qeverisë, Isa Mustafa ka dhënë disa arsye pse nuk mund të ndodhë shpronësimi në këtë kohë, ani pse për shkak të situatës emergjente, KEK-u ka propozuar shpronësimin e 17 pronave të pronarëve që gjenden në afërsi të ekskavatorëve të KEK-ut në këto fshatra, raporton Insajderi.

Mustafa tha se arsyeja e parë është pasi "kanë lindur probleme të konsiderueshme lidhur me vazhdimin e mëtutjeshëm të mihjes sipërfaqësore të KEK-ut në drejtim të fshatit Shipitullë dhe Hade, për shkak të asaj se me kohë nuk janë bërë shpronësimet atje dhe se çdo vonesë këtu rrezikon që të ndalet puna e KEK-ut në atë pjesë dhe të mbesim në mungesë të prodhimit të energjisë elektrike".

Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps

Arsyeja e dytë sipas Mustafës, është se nuk mund të bëhen shpronësime emergjente në këto dy fshatra pasi kërkohen masat ligjore që nuk janë përmbushur, raporton Insajderi.

Sipas kryeministrit në ikje, "në masa emergjente nuk mund të hyjnë shpronësimet në atë pjesë, por duhet të plotësohen masat ligjore".

Arsyeja e tretë është, gjithmonë sipas kryeministrit se vonesat për shpronësim janë bërë nga vet pronarët e tokave pasi sipas tij ata janë "vonuar në kryerjen e proceseve të parapara ligjore" të cilët  janë "jashtë plotësimit të këtyre kushteve".

"Në qoftë se KEK-u në bazë të kornizës së Bankës Botërore gjënë mundësi që të arrijë marrëveshje me palët atje dhe të krijojë mundësi tjera për hyrje në pronësi sipas kornizës, është çështje tjetër, mirëpo ne procedurat ligjore është e domosdoshme që t'i përmbushim, sepse është një çështje që më së paku mund të thuhet se është emergjente, është më shumë sesa emergjente, sepse mund të dëmtohet shumë KEK-u dhe mund të dëmtohemi me furnizim me energji elektrike për arsye të vonesave", ka thënë kryeministri.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.

"Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë", ka thënë Gjukaj për Reuters.

"Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës", ka shtuar ai/Insajderi.com

Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike 

The post Tri arsyet pse Kosova rrezikon të mbesë pa energji elektrike appeared first on INSAJDERI.

Zëvendësministri i PDK-së mbron Labinot Tahirin, i reagon ashpër Kusarit-Lila

Posted: 27 Jul 2017 08:44 AM PDT

Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci i ka dalë në mbrojtje deputetit Labinot Tahiri, duke i reaguar ashpër themelueses së 'Alternativës', Mimoza Kusari-Lila.

Koci nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka quajtur endacake politike kryetaren në largim të Gjakovës, dhe thotë se deputetja e LAA-së vazhdimisht ka "kullotur", siç shprehet ai, pa asnjë parim politik.

"Endacakja politike, Moza e Kusarëve na paska “shit” parime!  Po ku janë ato parime tuaja, kur prej qe je në politikë nuk ke lënë gardh pa thy e arë pa u futur dhe pa kullotur politikisht, pa asnjë parim", ka shkruar Koci në Facebook.

"A nuk turpërohesh nga “rrugëtimi yt politik”!", përfundon reagimin zëvendës ministri i MZHE-së.

Reagimi i tij vjen pasi Kusari-Lila kritikoj kolegun e saj deputet nga LAA i cili një ditë më parë deklaroi se më 3 gusht do të votojë në Kuvend cilin do kandidat për kryeparlamentar që është shqiptar.

The post Zëvendësministri i PDK-së mbron Labinot Tahirin, i reagon ashpër Kusarit-Lila appeared first on INSAJDERI.

Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike 

Posted: 27 Jul 2017 08:31 AM PDT

Kur me 21 korrik në mbledhjen e fundit të Qeverisë në ikje të drejtuar nga Isa Mustafa, miratoi vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq, Qeverisë së re megjithatë, iu la një sfidë që mund të qoj në kollaps energjetik vendin.

Cilido që të fomojmë Qeverinë e re të Kosovës, 17 vite pas përfundimit të luftës dhe 9 vite pas shpalljes së Pavarësisë, do të ketë para vetës një problem elementar për jetesë: energjia elektrike.

Dy kandidatët që pretendojnë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN apo Albin Kurti nga Vetëvendosje e cila po thotë se është afër marrëveshjes me koalicionin LAA, kanë premtuar në fushatë për një Kosovë evropiane me sfida të një shoqërie moderne, por puna e parë me të cilën do të ballafaqohen cilido prej tyre është sigurimi i energjisë elektrike, 24 orë në ditë, raporton Insajderi.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.

"Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë", ka thënë Gjukaj për Reuters.

"Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëme të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës", ka shtuar ai

Kësisoj Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.

KEK nuk mund të marrë qymyr edhe pse shumë, afro 14 trilion rezerva të linjitit, i pesti në vend me sasinë më të madhe të linjitit në botë.

Fakti se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë./Insajderi.com

The post Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike  appeared first on INSAJDERI.

Pendimi i të riut në gjykatë që vrau babain dhe plagosi nënën

Posted: 27 Jul 2017 08:31 AM PDT

"Për mua, im atë nuk do vdesë kurrë". Me këtë fjali Mirald Metallari shprehu pendesën dhe dëshpërimin për krimin e pak ditëve më parë, që i mori jetën Miftar Metallarit dhe dërgoi në spital të plagosur të emën, Nurien.

Mes lotëve, Miraldi i tha gjyqtarëve se tashmë jetonte vetëm për të ëmën dhe dy motrat e tij. I riu u la në arrest me burg nga gjykata, pas kërkesës së prokurorit që shpjegoi edhe njëherë se çfarë ndodhi në familjen Metallari tre ditë më parë.

Miftari së bashku me të birin po restauronte banesën, tha prokurori. Sipas tij, në një moment Miraldit i ra karroca me ilaç dhe babai e goditi të birin me grusht.

Më pas, vijoi prokurori, i riu vrapoi për të marrë armën e shërbimit të viktimës, i cili ishte efektiv policie dhe pas përpjekjeve të së ëmës për të parandaluar fatkeqësinë edhe ajo është qëlluar me armë.

Teksa prokurori rindërtonte skenën e krimit, i riu në heshtje fshinte lotët. Siç parashikon ligji, për autorët e krimeve në familje, ai rrezikon nga 35 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.

The post Pendimi i të riut në gjykatë që vrau babain dhe plagosi nënën appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti: Veseli po e shkatërron PDK-në, siç gati e shkatërroi Kosovën

Posted: 27 Jul 2017 08:23 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje i ka "rehatuar" siç ka thënë kjo parti përmes një konference për medie, 57 militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.

Ahmeti gjeneratën e re të PDK-së e ka quajtur gjeneratë të Kadri Veselit, të cilët sipas tij i japin vetëm llogari tek shefi i tyre duke u shtyrë se cili shpif më shumë.

"Gjenerata e re e PDK-së apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk është ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet. Këta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën", ka shkruar Ahmeti.

"Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili luajti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa të vegjël".

"Kadria po e shkatërron PDK-në ashtu siç gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dytën e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim", ka shkruar Ahmeti.

The post Ahmeti: Veseli po e shkatërron PDK-në, siç gati e shkatërroi Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Deda: Vetëvendosja bëri gabim që nuk u bashkua me LAA-në

Posted: 27 Jul 2017 08:12 AM PDT

Deputeti i koalicionit LAA dhe anëtari i Alternativës, Ilir Deda e quan të gabueshme veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk iu bashkua koalicionit parazgjedhor me LDK-në, AKR-në dhe Alternativën.

Deda ka thënë se po të bëhej ky koalicion me një formulë të gjerë sot do të ishte një situatë e qartë dhe nuk do të humbej koha me numrat për krijimin e qeverisë.

"Kemi filluar diskutimit me LDK-në dhe kemi dashur që në koalicion të bashkohet edhe Vetëvendosje. Ata nuk kanë ardhur në koalicion dhe kanë bërë gabim që Vetëvendosje nuk na është bashkuar", ka thënë Deda për Lajmi.net.

"Kanë bërë gabim që nuk kanë qenë pjesë e koalicionit sepse sot e kishim  pas një situatë më të qartë dhe e kishim pas shumicën parlamentare dhe nuk ishim marrë dy muaj ditë se i ka apo jo numrat. Po kishë qenë një shumicë e qartë në kuvend e cila do ta kishte kryetarin e kuvendit dhe qeverinë e ardhshme", ka thënë ai.

Deda është shprehur i bindur që PDK-AAK-NISMA nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë e re.

Sipas Dedës thirrja që barti Thaçi partive politike për të diskutuar për datën e seancës konstituive, ka qenë vetëm zvarritje e procesit të themelimit të institucioneve, ndërsa ka shtuar se ai po sillet ende si kryetar i PDK-së.

The post Deda: Vetëvendosja bëri gabim që nuk u bashkua me LAA-në appeared first on INSAJDERI.

Kosova, tokë e vdekjes për ushtarët gjerman – 3 vendet ku Gjermania humbi më së shumti ushtarë

Posted: 27 Jul 2017 08:04 AM PDT

108 ushtarë gjerman janë vrarë në misione jashtë vendit që nga viti 1993 duke përfshirë edhe dy pilotët e helikopterit të vdekur të mërkurën në  një aksident në Mali.

37 prej tyre kanë vdekur në misionet e Forcës së Armatosur Gjermane, në sulme dhe veteja. Të trjerët kanë vdekur në aksidente, vetëvrasjeje apo vdekje natyrale.

Numri më i madh i të vdekurve ka ndodhur në Afganistan, gjatë fundit të luftimeve që përfundoi në dhjetor të vitit 2014 në kuadër të misionit të NATO-s, shkruan NDZ.de.

Pas Afganistanit vjen Kosova. Në Kosovë kanë vdekur 27 ushtarë gjerman, raporton Insajderi.

Më pas vjen Bosnja. Aty Gjermania ka humbur 19 ushtarë si pjesë e grupit ndërkombëtarë të paqes. Ndërsa 22 të tjerë kanë vdekur në misione të ndryshme.

Ushtari i parë gjerman që ka vdekur në shërbim të jashtëm ishte një rreshter mjekësor. 26 vjeçari ishte pjesë e një misioni paqëruajtës të OKB-së në Kamboxhia dhe ishte qëlluar në rrugë në tetorin e vitit 1993./Insajderi.com

The post Kosova, tokë e vdekjes për ushtarët gjerman – 3 vendet ku Gjermania humbi më së shumti ushtarë appeared first on INSAJDERI.

Dy humbjet e Bayernit kundër Interit

Posted: 27 Jul 2017 07:51 AM PDT

Tri humbje, një fitore. Kështu e mbyll Bayern ciklin e ndeshjeve miqësore në Kinë dhe Singapor, aty ku është vendosur për 12 ditë në këto ditë të nxehta verore.

Kampionët e Gjermanisë sot u mposhtën 2-0 nga skuadra e dytë italiane para sezonit të ri, Inter.

Djemtë e trajnerit Luciano Spaletti u shfaqën në formën më të mirë të mundshme ndaj rekordmenëve, duke e zgjidhur ndeshjen që në 30 minutat e para të takimit.

Golat për zikaltrit i shënoi të dy sulmuesi Eder, fillimisht në të 8′ dhe më pas në të 30′. Nëse i pari ndodhi pas një gabimi të mbrojtësit Felix Götze, vëllai i kampionit të botës, Mario Götze, i dyti nuk shmangej dot, sepse krosi i dërguar nga Ivan Perisic ishte si një drapër i mprehtë para syve të italianit, i cili e pati krejtësisht të lehtë ta kthente në gol, shkruan Telesport.

Dëmtimi i mesfushorit Franck Ribery e detyroi trajnerin Carlo Ancelotti ta zëvendësonte me Milos Pantovic-in, lëndimi i të cilit dukej mjaftë serioz.

Gjithsesi, nuk u duk diçka serioze. Në pjesën e dytë formacionet thuajse u ndryshuan plotësisht, me Bayern-in që pritej të bënte diçka më shumë me lojtarë si Thomas Müller, James Rodriguez dhe Renato Sanches, por kjo nuk ndodhi.

Me këtë triumf, Interi la fushën krenar, i vetëdijshëm se çdo ditë po përmirësohet, duke fituar besim para nisjes së kampionatit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bavarezët.

The post Dy humbjet e Bayernit kundër Interit appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps

Posted: 27 Jul 2017 07:48 AM PDT

Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.

KEK nuk mund të marrë qymyr edhe pse shumë, afro 14 trilion rezerva të linjitit, i pesti në vend me sasinë më të madhe të linjitit në botë.

Fakti se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka thënë Reuters, se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokal duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.

"Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë", ka thënë Gjukaj për Reuters.

"Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen sesi ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës", ka shtuar ai. /Insajderi.com

The post Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i Listës Serbe demanton takimin me Haradinajn e Veselin

Posted: 27 Jul 2017 07:36 AM PDT

Deputeti i Listës Serbe, Sasha Milosavljeviç pasi u regjistrua sot si deputet në Kuvendin e Kosovës tha për gazetarët se nuk sheh asgjë të keqe konsultimin e Listës Serbe me Beogradin, shkuran Insajderi.

“Lista serbe është një përfaqësuese e popullit serb në parlamentin e Kosovës dhe është krejtësisht e natyrshme që ne të kemi konsultime me Beogradin. Nuk shoh asgjë të gabuar me të”, tha Milosavljeviç, shkruan radio KIM.

Ai më tutje njoftoj se deputetët e Listës Serbe janë duke u regjistruar si deputetë në parlamentin e Kosovës dhe se do të marrin pjesë në seancën konstituive me 3 gusht.

Ai shtoj se Lista Serbe do të vendosë në ditët ardhshme nëse do të votojnë për kryetarin e Kuvendit si dhe për krijimin e qeverisë. Ndërsa shtoi se deri më tani Lista Serbe nuk ka pasur me askënd takim.

“Këto ditë do të kemi takime në të cilat do të vendosim nëse do të votojmë për Kryetarin e Kuvendit. Në periudhën e ardhshme presim bisedime mbi çështjen e formimit të Qeverisë. Deri tani, ne nuk kemi pasur ndonjë takim dhe nuk jemi pajtuar me askënd”, ka thënë Milosavljeviç.

Hoxhaj sot gjatë ditës ka thënë se shpreson që Lista Serbe do të jetë në krah të koalicionit PAN për formimin e Qeverisë dhe se Haradinaj e Veseli kanë pasur takim me Listën Serbe./Insajderi.com

The post Deputeti i Listës Serbe demanton takimin me Haradinajn e Veselin appeared first on INSAJDERI.

Për dy ditë u regjistruan 89 deputet

Posted: 27 Jul 2017 07:36 AM PDT

Për dy ditë në administratën e Kuvendit të Kosovës janë regjistruar 89 deputet e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.

Derisa ditën e parë ishin regjistruar 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare, ndërsa sot u regjistruan edhe 43 të tjerë, njofton kuvendi i Kosovës.

Regjistrimi vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 15:00.

Nga votat e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme, komalicioni PAN arriti të sigurojë 39 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 32, LAA 29.

The post Për dy ditë u regjistruan 89 deputet appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq humbet përkrahësin shpirtëror shkaku i Kosovës

Posted: 27 Jul 2017 07:34 AM PDT

Deklaratat e forta të presidentit serbe, Aleksandar Vuçiq se serbët duhet ta pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë duke thënë se "nuk duhet të pritet për atë që serbët kanë humbur që moti" kanë marrë përgjigjen e fortë kundërshtuese nga Kisha Ortodokse Serbe.

Kisha e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e politikave të Vuçiqit i është kthyer tash kundër duke i bërë thirrje serbëve që të mos heqin dorë nga Kosova.

Saktësisht kundër Vuçiqit është quar i pari i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku serb Irnej.

"I bëjë thirrje shtetasve tanë që ata kurrë të mos japin pëlqimin e tyre për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë, sepse çka na është marrë me forcë duhet të kthehet e ajo që dhurohet, humbet përgjithmonë", ka thënë Irnej, raporton vecerjni.hr.

Raportet mes Qeverisë dhe Presidencës serbe me Kishën Ortodokse kanë qenë jashtëzakonisht të afërta dekadat e fundit duke qenë mbështetëse të njëra-tjetrës në situata të ndryshme, sidomos kur ka qenë në pyetje Kosova.

Kjo është hera e parë që Kisha Ortodokse nuk e përkrah shtetin serb në raport me politikën ndaj Kosovës. /Insajderi.com

The post Vuçiq humbet përkrahësin shpirtëror shkaku i Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Për dy ditë, 88 deputetë u regjistruan zyrtarisht

Posted: 27 Jul 2017 07:28 AM PDT

42 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithsej për dy ditë janë regjistruar 88 deputetë nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës.

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.

The post Për dy ditë, 88 deputetë u regjistruan zyrtarisht appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more