Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë Gazeta Tribuna |
Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë Posted: 31 Jul 2017 12:30 AM PDT Pas një deklarate të Muharrem Nitaj që Isa Mustafa ka tradhtuar marrëveshjen për ndryshim , Bajram Gecaj në rrjetin social facebook i është kundër përgjigjur duke thënë se Isa Mustafa asnjëherë nuk ka bërë tradhëti në politikë. Për më shumë ndjekeni shkrimin e plotë: NE NUK FLASIM POR NDRYSHIMIN E BËJMË REALITET Muharrem Nitaj na paska thënës se "Isa Mustafa e kishte ‘tradhtuar’ një marrëveshje për ndryshim", duke aluduar në marrëveshjen LVAN, pra marrëveshjen e koalicionit të vitit 2014. LDK por as Isa Mustafa zotëri Nitaj nuk njohin dhe nuk kane përqafuar asnjëherë nocionin dhe konceptin e tradhtisë në politikë. Ju, por edhe opinioni i gjerë, e dinë mirë se ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kokëfortësia e fiksimi i AAK-së për mbajtjen me çdo kusht të postit të kryeministrit që bën të pamundur materializimin e asaj marrëveshjeje; fiksim ky i cili u dërgoi sot prapë në duart e kundërshtarit të cilin e luftuat kohë të gjatë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme. Ne nuk flasim për ndryshim, por atë e bëmë realitet në qeverisje zotëri Nitaj. The post Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: