Skip to main content

“Federer shënon histori në Wimbledon” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Federer shënon histori në Wimbledon” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Federer shënon histori në Wimbledon

Posted: 16 Jul 2017 09:14 AM PDT

Tenisti, Roger Federer ka hyrë në histori, pasi ka fituar trofeun e tetë në turneun ndëkombëtar të tenisit në Wimbeldon. Duke luajtur në finale kundër kroatit, Marin Cilic, Federer e ka fituar trofeun për herën e tetë, pas pesë vitesh kur kishte triumfuar për herë të fundit në Wimbeldon. Mjeshtri zvicran, u shfaq sot në finalen e Wimbeldonit, për herën e 11-të në karrierën e tij. Federer, 35 vjeçar, shënoi fitore në më pak se dy orë, për t'u bërë personi më i vjetër që ka fituar titull në fushën e tenisit të Wimbeldonit. Rezultati i finales së sotme ishte 6-3 6-1 6-4 , në favor të Federerit. "Kam besuar gjithmonë se ndoshta do të kthehem prapë dhe do të fitojë. Vetëm nëse besoni, mund të arrini vërtetë shumë në jetë", ka thënë ai. "Unë kam vazhduar të shpresojë dhe të ëndërrojë dhe ja ku jam tani për të tetën herë. Është fantastike", ka shtuar tutje Federer pasi ka fituar trofeun. Deri më tash Federer numëron 19 tituj, si profesionist i tenisit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet vëllau i presidentit iranian

Posted: 16 Jul 2017 08:15 AM PDT

Hossein Fereidoun, vëllau i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar mbi akuzat për krime financiare, ka njoftuar gjykata iraniane. "Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg", ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media. Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë. Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion. Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekononmike ndaj tij. Kjo thirrje ishte përshkruar si e motivuar politikisht.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania planifikon dënime më të ashpra për sulmet me acid

Posted: 16 Jul 2017 07:25 AM PDT

Britania e Madhe planifikon të aplikojë dënime më të ashpra për personat që sulmojnë me acid, ka thënë ministrja e Brendshme, Amber Rudd. Në muajin e fundit janë shpeshtuar sulmet me acid në Londër. Javën e kaluar pesë sulme me acid kanë ndodhur brenda 90 minutave në lindje të Londrës, duke lënë shumë persona me djegie në fytyrë. Rudd ka shprehur shqetësimet e saj për raportimet se acidi dhe lëndë të tjera janë duke u përdorur si armë për sulme. "Ne duhet të përgjigjemi ndaj këtyre sulmeve", ka thënë ajo. "Kjo do të përfshijë rishikimin e ligjit ekzistues, qasjen në këto lëndë të dëmshme si dhe mbështetjen që u ofrohet viktimave", ka shtuar Rudd. Ajo ka propozuar që ligji mund të rishikohet në atë mënyrë që acidi dhe substanca të tjera të ngjashme, të klasifikohen si armë të rrezikshme. Qeveria do të punojë edhe me shitësit për të krijuar kufizime rreth shitjes së acidit dhe substancave të ngjashme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan premton kthimin e dënimit me vdekje

Posted: 16 Jul 2017 06:32 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar akuzat ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se Turqia duhet të shkojë drejt rrugës së vet. Ai ka premtuar se do të kthejë në fuqi ligjin për dënim me vdekje, nëse e kalon parlamenti. Ergogan, ka qenë pjesë e ceremonisë përkujtimore për 250 personat që kanë vdekur gjatë tentimit të dështuar për grushtshtet vitin e kaluar. Ai e ka akuzuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi përpara pallatit presidencial në Ankara, se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna. "Qëndrimi i Bashkimit Evropian po shihet qartë, kanë kaluar 54 vite dhe ata ende na krijojnë telashe", ka thënë ai, duke shtuar se BE-ja ka dështuar në mbajtjen e premtimeve duke filluar nga çështja e vizave e deri tek ndihma për migrantët sirianë. "Ne do t'i rregullojmë gjërat tona, nuk kemi zgjidhje tjetër". Ai ka thënë se do të miratonte "pa hezitim" dënimin me vdekje, nëse parlamenti do të votonte për ta kthyer në fuqi. Marrëdhëniet në mes të Evropës edhe Turqisë ishin tensionuar pas dështimit të grushtshtetit. Më shumë se 150,000 persona janë pezulluar nga puna, derisa më shumë se 50,000 persona janë arrestuar pas dyshimeve se kanë qenë të lidhur me klerikun fetar, Fethullah Gulen. Ankaraja e akuzon Gulenin se ka marrë pjesë në organizimin e tentimit për puç, akuza të cilat ai i ka mohuar. Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se BE-ja mbetet e përkushtuar për dialog me Turqinë. Ai i ka bërë thirrje Turqisë për forcimin e demokracisë dhe sundim të ligjit. Juncer u deklarua kundër rikthimit të dënimit me vdekje. "Nëse Turqia do të kthente ligjin me vdekje, qeveria turke do të mbyllte derën drejt antarësimit në Bashkimin Evropian", i ka thënë Juncer, gazetës gjermane Bild.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: 10 vite dënim me burg për spiunim

Posted: 16 Jul 2017 05:05 AM PDT

Një gjykatë iraniane ka dënuar me 10 vite burgim, një amerikan me dy shtetësi, i akuzuar për spiunim. Zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, nuk e ka bërë të ditur emrin e personit. "Ky person që ishte duke mbledhur informacione edhe ishte i udhëhequr direkt nga Amerika, është dënuar me 10 vite burgim", ka thënë ky zëdhënës, për televizionin shtetëror të Iranit. Ai ka shtuar se personi i dënuar ka shtetësi amerikane dhe të një vendi tjetër, por jo të Iranit. Shumë iranianë që kanë shtetësi të dyfishtë, siç është ajo amerikane apo nga vendet perëndimore janë burgosur në Iran gjatë vitit të fundit, me akuza për spiunazh apo bashkëpunim më qeveri armiqësore. Në janar, prokurori i Teheranit ka thënë se rreth 70 "spiunë", janë duke vujatur dënimin në burgjet e Teheranit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: PAN-i i ka siguruar votat për qeverinë

Posted: 16 Jul 2017 04:47 AM PDT

Për shkak të pamundësisë për t'u marrë vesh me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar votat e deputetëve veç e veç, për krijimin e qeverisë së re, thonë përfaqësuesit e koalicionit PAN.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shërimi nga droga pas 14 vjetësh përdorimi...

Posted: 16 Jul 2017 04:47 AM PDT

Për një femër që abuzon me substanca narkotike, nuk ka asnjë periudhë të lehtë dhe çdo fazë e jetës e asaj kohe, është shumë e vështirë. Kështu thotë Jehona (emri i njohur për redaksinë), e cila është qysh në moshën 17-vjeçare ka filluar të abuzojë me drogën e llojit heroinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna e dy fëmijëve, pas 14 vjetësh vendos ta lërë drogën

Posted: 16 Jul 2017 04:13 AM PDT

Jehona, ndonëse për herë të dytë është munduar të largohet nga droga, ka qenë shumë e vështirë, për shkak se tashmë ishin bërë 14 vjet që ishte e varur nga heroina.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Europoli arreston 66 persona pas skandalit të mishit të kalit

Posted: 16 Jul 2017 04:06 AM PDT

Agjencia policore evropiane, Europol, ka bërë të ditur se ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mishin e kalit, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum njërëzor, transmeton Reuters. Në kuadër të hetimeve, Europol, ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe vetura luksoze, pas një skandali që tronditi vendet evropiane. Rezultatet e një testimi që ishte kryer në vitin 2013 në Irlandë, tregonin se disa produkte që shiteshin si mish i lopës, kishin 100 për qind  përbërje të mishit të kalit. Policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian. Europol, ka thënë se 65 persona janë arrestuar në Spanjë. I dyshuari kryesor, një qytetar holandez, është arrestuar në Belgjikë. "Në Spanjë, 65 persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për krime si, abuzim me kafshë, falsifikim i dokumenteve, pastrim parash, dhe pjesëmarrës në organizata kriminale", është thënë në njoftim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria irakiane feston fitoren në Mosul

Posted: 16 Jul 2017 03:16 AM PDT

Forcat e ushtrisë irakiane kanë parakaluar në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, për të festuar pushtimin e Mosulit. Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, të cilin militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik e kishin konsideruar si kryeqytetin e tyre. Festimet vijnë një javë pasi kryeministri Haidar al-Abadi ka shpallur zyrtarisht "fitoren" në Mosul. Shteti Islamik e ka mbajtur në kontroll këtë qytet nga viti 2014. Pasi Abadi ka njoftuar për "çlirimin e plotë" të Mosulit, ai ka njoftuar se do të ketë festime për një javë në Irak. Festimet janë zhvilluar pavarësisht raportimeve për vazhdimin e luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe ekstremistëve të Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit. Njësitet kundër terrorizmit në Irak kanë raportuar se kanë ndalur 20 femra, anëtare të Shtetit Islamik të cilat ishin futur në një tunel të fshehur në pjesën e vjetër të qytetit. Shteti Islamik pati marrë në kontroll territore të mëdha në vitin 2014, nga qeveria e Irakut dhe Sirisë. Në atë kohë lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, e kishte shpallur Mosulin si qendrën e kalifatit të tyre në Irak në Siri, në xhaminë ikonike Grand al-Nuri. Kjo xhami u shkatërrua në qershor, gjatë luftimeve në mes të trupave irakianë që mbështeten nga SHBA-ja dhe militantëve të Shtetit Islamik. Rusia dhe Observatori Sirian për Drejtat e Njeriut, kanë thënë se Baghdaadi është vrarë gjatë një sulmi ajror, mirëpo zyrtarët irakianë kanë thënë se nuk kanë prova për të konfirmuar një gjë të tillë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusisë i bëhet thirrje për bashkëpunim rreth rastit të aeroplanit MH17

Posted: 16 Jul 2017 02:10 AM PDT

Australia i ka bërë thirrje Rusisë të bashkëpunojë në lëvizjet e reja për të ndjekur penalisht të dyshuarit, për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines MH17 në lindje të Ukrainës. Nga rrëzimi i këtij aeroplani kanë vdekur 298 persona. Sipas hetuesve holandezë, aeroplani ishte rrëzuar nga një raketë ruse Buk, në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës. Ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop, i ka bërë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me rezolutën 2166 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Rezoluta i bën thirrje të gjitha shteteve të vendosin para drejtësisë, të gjithë ata që janë fajtorë për vrasje", ka thënë ajo. Muajin e kaluar, Holanda ka thënë se të gjithë të dyshuarit në këtë rast do të gjykohen sipas ligjit holandez. Rusia dënon se është e përfshirë në konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe mohon që një nga raketat e saj mund të ketë rrëzuar aeroplanin MH17. Shumica e personave në këtë fluturim që ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lampur, ishin holandezë, ndërsa të tjerët ishin nga 17 shtete të ndryshme. Në mesin e tyre, 38 ishin nga Australia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Forcat afgane marrin qarkun jugor nga talebanët

Posted: 16 Jul 2017 01:31 AM PDT

Trupat afgane kanë pushtuar një distrikt në jug të Helmandit, që kontrollohej nga talibanët, kanë thënë zyrtarë qeveritar. Operacioni i zgjeruar nisi të shtunën, pasi trupat afgane ishin nisur në tri drejtime të ndryshme, të cilat më pas siguruan edhe mbështetje ajrore, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë për atë rajon, Omar Zowak. Zowak ka thënë se trupat afgane kanë marrë kontrollin në rajonin Nawa dhe zonat afër saj, të cilat i kishin pushtuar talibanët, nëntë muaj më parë. Sipas tij, të paktën 12 militantë talebanë janë vrarë dhe dy policë afganë janë plagosur gjatë aksionit në Nawa. Talibanët janë shumë të pranishëm në Helmand. Gjatë muajit korrik, një ushtar amerikan ëshë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm që supozohet të jetë kryer nga talibanët në Nawa. Në Afganistan janë rreth 13,000 ushtarë amerikanë dhe të vendeve të tjera aleate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poloni: Protestohet kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor

Posted: 16 Jul 2017 12:51 AM PDT

Qindra persona kanë protestuar në Varshavë, pasi Senati i Polonisë ka miratuar dy projektligje për gjyqësorin, të cilat sipas opozitës konsiderohen si tentim nga partia konservatore në pushtet, për minimin e ndarjes së pushteteve. Duke thirrur për barazi dhe liri, protestuesit kanë marshuar jashtë pallatit presidencial dhe i kanë kërkuar presidentit të Polonisë, Andrzej Duda të përdor veton ndaj këtyre projektligjeve. Gazeta Wyborcza ka thënë se protestat janë organizaur nga partitë opozitare të krahut të majtë dhe disa qytetarë. Projektligji i parë që pret miratimin e presidentit Duda, përcakton se parlamenti, që tani kontollohet nga partia e krahut të djathtë, Ligji dhe Drejtësia (PiS), do të zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar të Gjyqësisë. Roli i këtij këshilli është mbrojtja e pavarësisë së gjykatës. Projektligji i dytë i jep autoritetin ministrit të Drejtësisë, të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Supreme. Sipas po këtij projektligji, gjyqtarët e Gjykatës Supreme mund të detyrohen të dalin në pension, përveç atyre që i zgjedh ministri për të qëndruar. Opozita ka konsideruar se sipas këtyre projektligjeve nuk do te ketë pavarësi në gjyqësor dhe do të cenohet sundimi i ligjit në Poloni.  Disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë thënë se këto projekligje janë pengesë për pavarësi të gjyqësorit në Poloni. Jaroslaw Kaczynski, avokat dhe udhëheqës i partisë, PiS, e ka mbrojtur nismën e re, duke thënë se nevojiten "ndryshime radikale" për të rregulluar sistemin gjyqësor, i cili sipas tij, nuk është reformuar nga koha e komunizmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këshillat drejtues s'i kontrollojnë financat e institucioneve

Posted: 15 Jul 2017 11:32 PM PDT

Gjatë javës së ardhshme Qeveria e Maqedonisë pritet t'i japë dritë jeshile zgjedhjes së mbi 400 anëtarëve të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, pasi gjatë kësaj jave qeveria shkarkoi anëtarët e të gjithë këshillave drejtues.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ku është emri im?

Posted: 15 Jul 2017 11:28 PM PDT

Një grup vajzash në Afganistan po përpiqet t'i japë fund një praktike dhe të rikthejë një të drejtë themelore të grave: identifikimin e tyre me emrat e tyre. Kjo, pasi shumica e grave në Afganistan, në publik, në ftesa dasmash, në njoftime vdekjesh, në receta të mjekëve, identifikohen me emrat e të afërmve meshkuj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 15 Jul 2017 09:03 PM PDT

Përvjetori i masakrës në Srebrenicë dhe shënimi i Ditës së Bastijes në Francë, janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që po lëmë pas, por edhe ngjarje tjera prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marshi në Prishtinë

Posted: 15 Jul 2017 10:14 AM PDT

Në përvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në Turqi, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan, në Kosovë është organizuar një ecje [marsh] në sheshin kryesor në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more