Skip to main content

“Ahmetaj: Rrezikojmë 70 milionë euro nga BE’ja nëse vonohet krijimi i Qeverisë” plus 6 more Gazeta Tribuna

“Ahmetaj: Rrezikojmë 70 milionë euro nga BE’ja nëse vonohet krijimi i Qeverisë” plus 6 more Gazeta Tribuna


Ahmetaj: Rrezikojmë 70 milionë euro nga BE’ja nëse vonohet krijimi i Qeverisë

Posted: 16 Jul 2017 04:24 AM PDT

Sa më shpejt që të krijohen institucionet e Kosovës aq më shpejt do të ndodhë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, qasje në fondet dhe programet e BE'së. Vonesat do të krijojnë probleme të mëdha në këto fusha. Samiti i Triestes nuk e ka ringjallur Jugosllavinë por ka thelluar zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë. Ministrja në largim e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, flet për Expresss.

Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët do të jenë dy punët e para që e presin Ministrin e ri të Integrimeve Europiane.

Por, nëse vonohet krijimi i institucioneve të Kosovës do të ketë problem përpos në demarkacion e liberliazim, edhe për marrjen e fondeve të BE'së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ky është qëndrimi i Ministres së Integrimeve Europiane, Mimoza Ahmetaj, e cila thotë se duhet që sa më shpejt të konsituohet Parlamenti dhe të formohet Qeveria e re e Kosovës.

"Sa më tepër që vonohet krijimi i institucioneve tona ne do të ngecim në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe me këtë edhe me procesin për liberalizmin e vizave", ka thënë Ahmetaj, të shtunën, për Express.

Ajo thotë se Kosova po pret t'i marrë 70 milionë euro nga BE përmes Fondit IPA që duhet të kalojë përmes Qeverisë e Parlamentit.

"E para e punës, ne po ashtu, e kemi IPA fondet për vitin 2016, të cilin projekt Ministria e Integrimeve e ka përfunduar, mirëpo, ka mbetur të votohet në Qeveri. Pastaj, të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës. Aty bëhet fjalë për 70 milionë euro, të cilat Kosova do të kishte pasur mundësi t'i merrte. Sa më shpejt që t'i kemi institucionet ky proces do ë mbyllet", ka treguar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës është para dy muajsh, përkatësisht më 10 maj, ndërsa, zgjedhjet janë mbajtur një muaj më vonë.

Rezultatet e zgjedhjeve nacionale janë certifikuar, mirëpo, Presidenti Thaçi ende nuk e ka thirr seancën konstituive. Është paralajmëruar se seanca mund të mbahet javën e ardhshme, mirëpo, ende nuk dihet sa kohë do të marrë pastaj krijimi i Qeverisë së re. Probleme ka edhe në konstituimin e Parlamentit, pasi koalicioni fitues, s'i ka numrat as për votimin e Kryetarit të Kuvendit.

Sidoqoftë, vonesat eventuale, sipas Ahmetaj do të shkaktojnë edhe probleme lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociocimit për shkak se duhen miratuar disa ligje për të çuar proceset përpara.

"Ne e kemi draftu dhe ka kalu programi për implementimin e MSA'së për vitin 2017, Kur nuk e kemi Qeverinë dhe Parlamentin, sigurisht se një mori masash ligjore që parashihen të kalojnë në parlament…", ka shtuar ajo.

Sidoqoftë, Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, ani pse ka pasur vazhdimisht premtime se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt.

Por, përgjegjësja kryesore e Kosovës në rrugën drejt BE'së thotë se s'mund ta japë data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Por, garanton se në momentin kur votohet demarkacioni procesi do të ecë shpejt për shkak të zotimeve të zyrtarëve të BE'së.

"Në vazhdimësi jam përmbajtur të flasë me data. Sa shpejt to ë bëhet do të barrët nga institucionet e BE'së. Ne kemi marrë garanca nga zyrtarët e BE'së përfshirë Moghredini e Hahn, se në momentin që kalon demarkacioni, procedurat do të nisin menjëherë brenda institucioneve të BE'së", thotë Ahmetaj,.

Ahmetaj ka komentuar edhe Samitin e Triestes, duke thënë se s'ka pasur ringjallje të Jugosllavisë, por vazhdim i Samitit të Berlinit, për perspektivën e Ballkanit në BE.

"Është diskutuar mjaftueshëm për tregun e përbashkët. Kosova ka paraqitur vërejtjet dhe kemi sqaruar se CEFTA duhet të implementohen. Me Zonën Ekonomike ka pasur dilema, por e shoh si një thellim të CEFTA's. Pjesa tjetër, marrëveshja ka afate kohore. Kosova në vazhdimësi do ta ketë fjalën e vet. Do të t'i kemi komentet tona. Tash për tash është në planin inicial. Do të shikojmë se ku është interesi i qytetarëve tanë", ka shtuar jo.

Ahmetaj ka treguar se nga viti i ardhshëm Kosova do të ketë qasje edhe në katër programe të BE'së përfshirë Erasmus Plus, Europa për Qytetarë, për Shoqërinë Civile etj.

The post Ahmetaj: Rrezikojmë 70 milionë euro nga BE'ja nëse vonohet krijimi i Qeverisë appeared first on Gazeta Tribuna.

Aksion i madh i policisë në Serbi: 360 të arrestuar

Posted: 16 Jul 2017 04:00 AM PDT

Policia e Serbisë ka ndërmarr sot një aksion të madh në të cilën ka arrestuar 360 persona.

Ndërsa operacioni "Ares" është konfirmuar nga ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Sipas ministrit Stefanoviq, policia ka qenë në përcjellje të një rrjeti të gjerë kriminal në të gjithë vendin i cili sot ka rezultuar me arrestimin e më se 360 personave për vepra të ndryshme penale, shkruan b92.

The post Aksion i madh i policisë në Serbi: 360 të arrestuar appeared first on Gazeta Tribuna.

Rryma shtrenjtohet 25 për qind, rritje edhe të çmimit të pemëve dhe lëndëve djegëse

Posted: 16 Jul 2017 03:54 AM PDT

Çmimet e konsumit në qershor duket se po i ndjekin temperaturat e larta të verës.

Në qershorin e sivjetmë, energjia elektrike u shtrenjtua mbi 25 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ngritje të çmimit shënuan edhe gazi dhe lëndët djegëse.

Sipas indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor të Agjencisë së Statistikave janë regjistruar çmime më të larta sesa në muajin paraprak.

Pemët, rryma dhe lëndët djegëse janë kontribuuesit e rritjes së çmimeve.

"Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.3% në muajin qershor 2017, krahasuar me muajin maj 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (5.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (17.9%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK-it", thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ulje të çmimeve kishte te disa produkte ushqimore, shkruan kallxo.com

The post Rryma shtrenjtohet 25 për qind, rritje edhe të çmimit të pemëve dhe lëndëve djegëse appeared first on Gazeta Tribuna.

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar dyshohet se janë të shqiptarëve e boshnjakëve

Posted: 16 Jul 2017 03:47 AM PDT

Punëtorët që po punonin në ndërtimin e një ndërtesë të Nismës Emergjente në Novi Pazar, kanë hasur në mbetje mortore, njofton Klan Kosova.

Tani janë duke u kryer inspektime dhe po mblidhen eshtrat.

Dyshimet e parë janë se mbetjet mund të jenë të një varreze masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944 – 12946.
Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media nga Organizata Joqeveritare "Kosova për Sanxhakun".

"Gjetja e sotme eshtrave në atë vend ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar, por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet", thuhet në komunikatë.

Kjo OJQ ankohet se punimet janë duke u kryer jo profesionalisht.
"Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të dëmtohen".

"Familjet e viktimave të pafajshme dhe të gjithë popullit boshnjak dhe shqiptar kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën dhe gjetjen e mbetjeve mortore e të gjithë atyre që u ekzekutuan  në Haxhet të Novi Pazarit".

The post Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar dyshohet se janë të shqiptarëve e boshnjakëve appeared first on Gazeta Tribuna.

Mungoi procesmbajtësja, u shtyn mbi 20 seanca brenda javës

Posted: 16 Jul 2017 03:29 AM PDT

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm, Naime Krasniqi-Jashanica në derën e zyrës së saj, ka vendosur një njoftim, me të cilin ka anuluar të gjitha seancat të cilat ishin përcaktuar paraprakisht të mbahen të premten.

Gjyqtarja Krasniqi-Jashanica tha se këtë e kishte bërë për arsye se aktualisht nuk ka zyrtare ligjore dhe në këtë mënyrë nuk mund të mbajë seanca.

Sipas gjyqtares për këtë arsye vetëm gjatë kësaj jave nuk janë mbajtur afërsisht 20 seanca.

"Sekretaria ime është në pushim vjetor, edhe pse disa herë më parë kam bërë kërkesë në sekretarinë e gjykatës që të më caktoj një zyrtar, por e njëjta nuk është caktuar", tha gjyqtarja Krasniqi-Jashanica.

Vetëm gjatë së premtes te e njëjta gjyqtare nuk janë mbajtur gjashtë seanca, tri nga të cilat ishin me të akuzuar që gjendeshin në paraburgim.

Është shtyrë seanca ndaj Daim Bunjakut që është akuzuar për "vjedhje të shërbimeve komunale", Egzon Behramit dhe Kastriot Hamollit për "vjedhje të rëndë" dhe Blerim Baftiut dhe Besart Avdylit, për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryerje".
Tre të akuzuarit kishin ardhur nga qendrat e paraburgimit, por seancat e tyre nuk ishin mbajtur për të njëjtën arsye.

"Mua më vjen keq për palët e veçmas për të pandehurit që gjendën në paraburgim, por për arsyet e lartcekura seancat janë anuluar", theksoi gjyqtarja Krasniqi-Jashanica
Gjatë ditës së enjte dhe së premte nuk janë mbajtur as seancat gjyqësore që ishin përcaktuar kohë më parë te gjyqtari Naser Foniqi, i cili ka qenë gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm, por tani  ka kaluar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Këto seanca janë shtyrë për afat të pacaktuar, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë informacion se kush e ka zëvendësuar gjyqtarin Foniqi në Departamentin e Përgjithshëm.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka treguar se është në pushim mjekësor, shkruan "Betimi Për Drejtësi",

"Ju njoftojmë se gjatë periudhës nga dt. 10.07.2017 deri më dt. 17.07.2017 do të jem në pushim mjekësor", ishte përgjigja e zëdhënëses Gashi.

The post Mungoi procesmbajtësja, u shtyn mbi 20 seanca brenda javës appeared first on Gazeta Tribuna.

Supremja sqaron kur nis afati i hetimeve për ngritje të aktakuzave

Posted: 16 Jul 2017 03:24 AM PDT

Sipas Gjykatës Supreme koha prej dy vjetësh për hetime fillon të rrjedhë pas aktvendimit për nisje të hetimeve.

Gjykata Supreme ka hequr dilemat se prej kur llogaritet dhe fillon të rrjedhë afati prej dy vjetësh i hetimeve për ngritje aktakuzash.

Sipas Supremes, hetimet për ngritje të mundshme aktakuze nisin që nga momenti kur nxirret aktvendimi për fillimin e tyre, e jo nga koha kur për një çështje ngrihet kallëzim penal.

Këtë sqarim Gjykata Supreme e ka bërë në vendimin numër PML.nr.154/2017.
Sqarimin për kohën e nisjes së hetimeve e kishte kërkuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në lidhje me rastin e korrupsionit të zyrtarit të shëndetësisë, Mentor Shamolli, duke paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Kundër të pandehurit Mentor Shamolli, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë më datën 18 nëntor 2016, për shkak të veprës penale të korrupsionit, përkatësisht përvetësimit në detyrë, për të cilën vepër penale kodi parasheh dënimin deri në 5 vjet burg.

I pandehuri Shamolli përmes mbrojtësit të tij në shkurt të vitit 2017 kishte paraqitur kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës, mirëpo këtë kundërshtim gjykata themelore e kishte kundërshtuar si të pabazuar.

Mirëpo, ndryshe nga Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit kishte vendosur që ta pushojë procedurën penale ndaj Shamollit.

Apeli e kishte pushuar procedurën penale me arsyetimin se hetimet kanë filluar pas kalimit të afatit prej 24 muajve, nga kalimi i afatit 30 ditor për hedhjen e kallëzimit penal.
Me Kodin Penal të Kosovës parashihet që një aktakuzë duhet të ngritet, ose jo pas dy vjetësh të hetimeve.

Në rastin e Shamollit, Gjykata e Apelit rrjedhjen e kohës për nisjen e hetimeve e kishte llogaritur nga koha e ngritjes së kallëzimit penal ndaj tij, e jo prej momentit kur u nxor aktvendimi për nisjen e hetimeve.

Kallëzimi penal ndaj Shamollit ishte ngritur më 22 shkurt 2013, ndërsa aktvendimi për nisjen e hetimeve më 6 qershor 2016, më shumë se tre vjet pas kallëzimit.
Vendimi i Gjykatës së Apelit kishte shtyrë Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit që të paraqesë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme, gjeti se afati kohor për zgjatjen e hetimeve, nuk llogaritet nga koha e paraqitjes së kallëzimit penal, por prej momentit kur nxirret aktvendimi për fillimin e hetimeve.

Supremja, e cila ka mandat të vendosë për mjetet e jashtëzakonshme juridike, ka marrë vendim që aktakuza e prokurorisë ndaj Shamollit është ngritur brenda afatit të paraparë ligjor, konform dispozitave të nenit 159 paragrafit 1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, sipas të cilit nen thuhet "Kur fillohet hetimi, hetimi përfundon brenda 2 viteve".
Aktakuza ndaj Shamollit ishte ngritur në nëntor të vitit 2016, pesë muaj pas nisjes së hetimeve, shkruan kallxo.com

Gjykata e Apelit në vendimin e saj konstatoi se në çshtjen e Shamollit, Gjykata e Apelit i ka zbatuar gabimisht dispozitat ligjore sa i përket afatit të hetimeve për ngritje të aktakuzës.

The post Supremja sqaron kur nis afati i hetimeve për ngritje të aktakuzave appeared first on Gazeta Tribuna.

Ekskluzive: Seanca konstituive mbahet më 27 korrik

Posted: 15 Jul 2017 04:35 AM PDT

U raportua shumë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, por Tribuna Channel mëson datën e saktë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka disa ditë që po takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn, dhe u raportuar se seanca konstituive do të thirret javën që vjen.

Por, ajo do shtyhet edhe për një javë më shumë.

Do mbahet më 27 korrik. Sipas burimeve të Tribuna Channel kjo ngase shumë deputetë janë në pushime.

Derisa PAN thotë se i ka numrat, LAA dhe Vetëvendosje thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Ndryshe ka kaluar më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa Presidenti i Kosovës ka kohë deri më 8 gusht që të ja jap mandatarin fituesit, kjo nga më 8 korrik është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve./ Tribuna Channel

The post Ekskluzive: Seanca konstituive mbahet më 27 korrik appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more