Skip to main content

“Udhëheqës të institucioneve dhe të partive politike me mesazhe për paqe për Festën e Fiter Bajramit” plus 9 more Ferizaj Press

“Udhëheqës të institucioneve dhe të partive politike me mesazhe për paqe për Festën e Fiter Bajramit” plus 9 more Ferizaj Press


Udhëheqës të institucioneve dhe të partive politike me mesazhe për paqe për Festën e Fiter Bajramit

Posted: 25 Jun 2017 03:46 AM PDT

Ferizaj.26.06.2017. Kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj ,Efendi Bujar Hasani sot ka pritur përfaqësues të institucioneve dhe liderë të subjekteve politike të Ferizajt me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Me këtë rast, përfaqësuesit institucional shfrytëzuan rastin që të urojnë edhe qytetarët e Ferizajt për Festën e Bajramit.

Faton Topalli uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Posted: 25 Jun 2017 02:38 AM PDT

Urime Festa e Bajramit
Të dashur miq të besimit islam, shoqe, shokë, familjar e qytetar të Kosovës

Sot është festa e Bajramit të Madh, një festë e rëndësishme për besimtarët e fesë islame. Ju uroj nga zemra një festë të bukur, shëndet dhe shumë gëzime në jetë, mbi të gjitha edhe më shumë dashuri dhe respekt për njeriun. Kush thot që e don vendin dhe nuk e don njeriun, kush thot, se e don fenë dhe nuk e don njeriun, e don vetëm vetëveten. Urime! Një botë me dashuri për njëri tjetrin, një botë me rrespekt për njëri tjetrin, një botë solidare, është ajo që e don secili prej nesh. Gëzuar festa!

Me respekt

Faton Topalli

Reçica u uron besimtarëve festën e Fitër Bajramit

Posted: 25 Jun 2017 02:30 AM PDT

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, dua t’i urojë përzemërsisht të gjithë besimtarët e fesë islame, Zoti ua pastë pranuar agjërimin të gjithë agjëruesve!

Me respekt

Elmi Reçica

23 vjeçari nga Kosova bie nga skelet gjatë punës në Gjermani

Posted: 24 Jun 2017 02:24 PM PDT

Kosovari punonte si elektricist në një ndërmarrje në zonën industriale dhe në momentin kritik ndodhej në skelën lëvizëse. Për shkaqe ende të panjohura, skelja rrëzohet dhe personi bie me kokë disa metra poshtë, pa ndjenja në tokë.

Ai me këtë rast nuk po bartte helmetën e punës. Me lëndime të rënda koke ai është transportuar në spital.

Shërbimi kriminalistik i Policisë ka iniciuar hetimet në lidhje me këtë aksident pune., përcjell w.ch. Me urdhëresën e Prokurorisë Publike të Munihut 2, është porositur një ekspertizë e cila do të zbulojë rrjedhën e saktë të aksidentit.

Hoyt e Vuçiq flasin për modalitetet e dialogut me Prishtinën

Posted: 24 Jun 2017 02:24 PM PDT

Temë bisede ka qenë edhe implementim i Marrëveshjeve të Brukselit dhe ajo që intereson Serbisë nga ato marrëveshje – formim i Asociacionit të komunave serbe, transmeton Koha.net.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shteti Brian Hoyt Yee ka marrë pjesë në inaugurimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që është mbajtur dje në Beograd.

Ata me këtë rast, transmeton Koha.net, kanë folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, rolin e Serbisë në rajon.

Vuçiq, siç njofton b92, pas insistimit ë gazetarëve ka thënë se temë e bisedave nuk ka qenë fare ajo që Beogradi e quan qendër humanitare ruso – serbe në Nish e Washingtoni qendër spiunimi e Rusisë në Ballkan.

Vullnetarët e rinj në prag të festës së Fitër Bajramit ndihmuan 15 familje skamnore

Posted: 24 Jun 2017 12:08 PM PDT

Edhe këtë vit grupi i të rinjëve të qytetit të Ferizajt në kuadër të Sektorit të Rinisë, të mbledhur së bashku me moton “Të ndihmojmë së bashku”, përfunduam shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Këtë radhë nga këta të rinj u ndihmuan 15 familje me nevojë të cilat ishin të shpërndara në qytetin e Ferizajt dhe në fshatra rreth qytetit.

“Falënderojë shumë ekipin punues: Vlera Halili, Alma L Musliu, Artin Jashari, Elna Eshrefi, Edonita Kashtanjeva, Albesian Sejdiu, Mirlinda Ukzmaili, Edita Nazifi dhe Valentina Goca të cilat me shumë dashuri dhe vullnet punuan në këtë aktivitet, si dhe Shefen e Sektorit të Rinisë, Dashurije Ahmeti, për mbështetje të pa rezervë në secilin aktivitet që e organizojmë ne. Në prag të festës duke uruar festën e Fitër Bajramit, me një punë të palodhshme gëzuam shumë familje, duke uruar që shumë shpejtë këto familje dhe shumë familje skamnore të mbikëqyren nga institucionet shtetërore” ka thënë Leona Jahiri.

Grupi i të rinjve ka falënderuar edhe donatorët të cilët ishin pranë këtyre të rinjve dhe ndihmuan në aktivitetet në shesh, mediet lokale dhe ekskluzivisht sponsorët si: Ëmbëlsira ” NOA”, “Plus Market”, “UJË KLLOKOTI”, Piceria ” CIASSO”, Ëmbëltore “ISTAMBULL”, Furra “LIRIA”, “Porosit Ëmbëlsira te Flutra”, “Lina’s Cake World”, si dhe “Arbeni Tours”.

Rexhep Murseli trajner i ri skuadrës KF Ferizaj

Posted: 24 Jun 2017 08:56 AM PDT

Sot KF Ferizaj  ka arritur marrveshje me trajnerin ferizajas Rexhep Murseli i cili pritet ta drejtoj skuadren ferizajase  drejt rikthimit në Superligë.

Poashtu bëhet e ditur se  kryesia e klubit  ka arritur marrëveshje me lojtarët kryesorë të klubit ,Muhabi Bushi, Mirsad Idrizi dhe  Leutrim Rexhepi të cilëve u është  vazhduar kontratë me klubin.
Në ditët në vijim pritet të ketë edhe tranafere të reja në klub.

Urimi i Agim Aliut për festën e Fitër Bajramit

Posted: 24 Jun 2017 08:38 AM PDT

Urimi për Bajram

Në emër timin dhe të degës së PDK-së në Ferizaj, dëshiroj t’i uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Le të jetë kjo ditë feste dhe gëzimi, ku në mënyrën më sublime shpërfaqen vlerat humane, si dashuria ndërnjerëzore, respekti i ndërsjellë dhe solidariteti ndërvëllazëror. Me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, hare, gëzim e begati në zemrat dhe shtëpitë tuaja, unë ju uroj edhe një herë nga zemra; Gëzuar!

Me respekt
Agim Aliu

Zariqi uron festën e Fitër Bajramit

Posted: 24 Jun 2017 08:07 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj, të gjithë besimtarëve të besimit islam ju uron festën e Fitër Bajramit, me qëllim që kjo festë madhe të sjellë paqe, begati, harmoni dhe lumturi në familjet tuaja dhe përgjithësisht në trojet tona.

AAK dega në Ferizaj
Kryetar i degës z.Xhavit Zariqi

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore në korrik

Posted: 24 Jun 2017 08:03 AM PDT

Ndryshe, provimi i maturës shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.Pjesa e dytë e provimit është mbajtur të shtunën në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionarë. 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more