Skip to main content

“Trump thotë se nuk i ka incizuar bisedat me ish-drejtorin Comey” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Trump thotë se nuk i ka incizuar bisedat me ish-drejtorin Comey” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump thotë se nuk i ka incizuar bisedat me ish-drejtorin Comey

Posted: 22 Jun 2017 10:24 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se "nuk ka bërë" dhe nuk ka asnjë incizim të bisdimeve të tij private me ish-drejtorin e agjencisë FBI, James Comey, të cilin ai e ka shkarkuar. Mëtutje, në rrjetin Twitter, zoti Trump tha se "nuk ka ide" nëse "shirita" ose incizime të tjera ekzistojnë. Donald Trump i pat konetstuar vlerësimet e zotit Comey se Trump ka kërkuar nga Comey për të shprehur lojalitet gjatë një dreke të tyre. Kur ishte publikuar deklarata e zotit Comey, Trump pat shkruar në Twitter se Comey "do të ishte mirë që të shpresonte se nuk ekzistojnë shirita të bisedimeve tona para se ai të filloj rrjedhjet në shtyp". Sipas një legjislacioni të miratuar pas aferës Watergate, incizimet presidenciale i takojnë popullit dhe eventualisht mund të bëhen publike, raporton agjencia AP nga Uashingtoni. Shkatërrimi i tyre do të ishte krim. Një komitet i Dhomës Përfaqësuese, që po zjhvillon hetime për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, e ka caktuar afatin deri nesër që Shtëpia e Bardhë t'i dorëzoj çfarëdo shiritash. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: U vra duke i përzier eksplozivet

Posted: 22 Jun 2017 10:10 AM PDT

Hetuesit në shtetin amerikan Mejn thonë se një pronar i shtëpisë ka vdekur nga eksplodimi në bodrumin e tij, ku eksperimentonte me eksplozivë. Zyrtarët thanë se 67 vjeçari, Robert Stuart, është vrarë menjëherë dje në mbrëmje, derisa i përziente materjet eksploduese në shtëpinë e tij në Linkoln, raporton agjencia AP. Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese dhe e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të tyre, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit Stuart. Bashkëshortja e të vrarit u tha hetuesve se ai ishte duke bërë pajisje për t'i shkatërruar trungjet e drunjve. Zyrtarët thanë se dëmet në shtëpi ishin të vogla.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i ka sulmuar hetimet për përzierje të Rusisë në zgjedhje

Posted: 22 Jun 2017 09:28 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka sulmuar hetimet e Kongresit dhe agjencisë FBI për përzierjen ruse në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, duke i cilësuar akuzat si mashtrim. Këto komente ai i ka bërë në disa postime të sotme në rrjetin Twitter, një ditë pasi sekretari i sigurisë së brendshme, Jeh Johnson, dëshmoi para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese për përzierjen ruse. Trump ka pretenduar se Johnson ishte "zyrtari i fundit i lartë i inteligjencës që thotë se nuk ka skemë të madhe ndërmjet Trumpit dhe Rusisë". Zoti Johnson tha se nuk ka parë kurrfarë dëshmie për marrëveshje të fshehtë ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, përtej asaj që komuniteti i inteligjencës ka deklaruart publikisht. Donald Trump, po ashtu, e ka fajësuar ish-presidentin, Barack Obama, se nuk është përgjegjur më fuqishëm ndaj ndërhyrjes ruse. "Nëse Rusia kishte punuar aq fuqishëm në zgjedhjet e vitit 2016, e gjithë kjo ka ndodhur gjatë administratës Obama. Përse nuk i ka ndalur ata", ka shkruar Trump. Komuniteti i Inteligjencës i Shteteve të Bashkuara në muajin janar të këtij viti, e ka publikuar dokumentin i cili ka vlerësuar se Moska ishte angazhuar në sulme kibernetike dhe fushatë të keqinformimit, në përpjekje për të ndikuar në votimet e vitit 2016. Për këtë çështje aktualisht hetime po zhvillojnë disa komitete të Kongresit amerikan, ndërsa agjencia FBI, zhvillon hetime për ndërlidhjet eventuale të ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Kanadezi u akuzua për “terror” pas sulmit kundër policit

Posted: 22 Jun 2017 09:09 AM PDT

Një shtetas kanadez, ka brohoritur në gjuhën arabe, para se ta therrte me thikë në qafë një polic në aeroportin në Miçigen të Shteteve të Bashkuara, që nga zyrtarët amerikanë është vlerësuar se ishte përpjekje për sulm terrorist. Personi Amor Ftouhi, 49 vjeçar nga Kuebeku, menjëherë është arrestuar. Sulmi i djeshëm po hetohet si akt i terrorizmit, por autoritetet nuk kanë shenja në këtë moment se porsoni i arrestuar ishte i involvuar në "komplot më të gjërë", ka thënë agjenti special i FBI-së, David Gelios. Në akuzën penale thuhet se Ftouhi e ka therrë policin Jeff Neville, me thikë të madhe, duke brohoritur "Allahu Akbar", që në gjuhën arabe do të thotë "Zoti është i madh". Sipas agjencisë FBI, Amor Ftouhi ka thënë diçka të ngjashme sikur "ju keni vrarë njerëz në Siri, Irak dhe Afganistan dhe ne të gjithë do të vdesim". Polici Nevilli është në gjendje të kënaqshme shëndetësore pas trajtimit mjekësor, kanë thënë zyrtarët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Luftëtarët e huaj” kërcënim për sigurinë në Kosovë

Posted: 22 Jun 2017 08:08 AM PDT

Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak, mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë, madje edhe nëse tashmë janë nëpër burgje. Një konstatim të tillë e ka dhënë Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, me të cilin pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. "Siguria në Kosovë mbetet e brishtë dhe mjaftë e paqëndrueshme", ka vlerësuar komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një fjalimi në Bruksel, ai ka thënë se ka shumë rrethana që mund të prodhojnë dhunë. Në Kosovë "çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus", ka vlerësuar komandanti i KFOR-it.  "Muajt e ardhshëm do të shohim se disa luftëtarë, pjesëmarrës në luftërat e huaja, do t'i përfundojnë dënimet e tyre nëpër burgje dhe do të kthehen në shoqëri, çka mund te jetë mjaftë sfiduese", ka thënë komandanti i KFOR-it. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë ne largim të Kosovës, Valdet Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se Komandanti i KFOR-it, me të drejtë i ka ngritur këto shqetësime. Në fillim institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sfidën e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri e Irak, një dukuri kjo e cila sipas Hoxhës është stopuar pas disa veprime të ndërmarra. Kurse tash, sfidë mbetet deradikalizimi dhe ri-integrimi i këtyre personave, që njihen edhe me termin "luftëtarët e huaj", ndonëse ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë për veprimet e tyre. "Me të drejtë kemi konstatimin që pas një kohe mund të kemi të liruarin e parë apo të liruarit e parë për veprat që i përkasin terrorizmit. Prandaj, ne e kemi orientuar strategjinë tonë, ndërveprimin tonë, fillimisht të ndërtimit të disa dokumenteve që i japin drejtim trajtimit të këtyre personave, por pa lënë anash edhe familjet e tyre", ka thënë Hoxha. Institucionet e Kosovës kanë një strategji për deradikalizim dhe ri-integrim. Ato po ndihmohen nga ICITAP-i, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Kriminale) në lidhje me trajtimin e personave të përfshirë në aktivitete radikale apo edhe terroriste. Qëllimi i strategjisë për integrimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste, sipas Valdet Hoxhës, është që ata të ri-integrohen në familje e shoqëri, ngase shumica prej tyre, nënvizon ai, tashmë kanë deklaruar se janë penduar. Një pilot-projekt i strategjisë është zbatuar në komunën e Gjilanit, thotë zëvendësministri Hoxha. Sipas tij, rezultatet e para janë pozitive. "Ka edhe disa raste konkrete të cilat qysh në fazën e parë kur janë vërejtur disa elemente të ekstremizmit dhe radikalizmit tek disa të rinj, janë lajmëruar organet kompetente, janë trajtuar personat e tillë dhe kështu i kemi shpëtuar radikalizmit të mëtejmë të tyre dhe të keqes më të madhe që do të mund të ndodhte po të mos ishte ky mekanizëm, pra këta qytetarë do të mund të përfundonin në luftërat e Lindjes së Mesme", tha Hoxha. Ndërkohë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë thotë se institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë angazhuar në aspektet e parandalimit dhe luftimin e radikalizmit, kurse u mungon përvoja në programet tjera të de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit.  "Institucionet e Kosovës kanë kohë, maksimalisht deri në prill të vitit 2018, që të vendosin në zbatim një program të veçantë për de-radikalizim dhe ri-integrim, sepse në prill të vitit 2018, pritet që i dënuari i parë ta përfundojë dënimin dhe të kthehet në jetën shoqërore", tha Ramadani. Në bazë të shifrave aktuale, nënvizon Ramadani, për përfshirje apo bashkëveprim në aktivitete terroriste, janë dënuar 50 qytetarë të Kosovës, kurse ndaj 34 personave po zhvillohen procedura gjyqësore. Ndërkaq, nën hetime, janë 131 persona. Një fenomen tjetër që ka përcjellë shtimin e rrezikut nga përhapja e radikalizmit dhe ekstremizmit ishte shtrirja e këtyre dukurive nëpër burgjet e Kosovës. Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kishte deklaruar se të radikalizuar janë jo vetëm ish-luftëtarët e luftërave të huaja, por edhe të burgosur tjerë. Ndërkohë që Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe për fenomenin e përhapjes së literaturës islame nëpër burgje, për çka më pas patën reaguar institucionet duke ndërmarrë veprime në drejtim të pengimit të shtrirjes së radikalizmit nëpër burgje. Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënime 31 personave për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Vetëm gjatë janarit të këtij viti, shtatë persona janë dënuar me gjithsej 18 vjet e gjysmë burgim.  Të dënuar janë edhe ish-imamë të Kosovës, siç ishte rasti me Zeqirja Qazimin, i dënuar me 10 vjet burg. Në kuadër të luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, Kuvendi i Kosovës pati nxjerrë dhe një ligj i cili e sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, duke paraparë edhe dënime të rrepta deri në 15 vite heqje lirie. Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra. Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra. Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Kërkohet përmbajtje pas dhunës në Nagorno-Karabah

Posted: 22 Jun 2017 08:00 AM PDT

Zyrtarë të Bashkimit Evropianë thanë se dhuna aktuale në linjat e frontit në rajonin separatist, Nagorno-Karabah, në Azerbajxhan, megjithë armëpushimin, është "përkujtim i zymtë se gjendja status-kvo është e paqëndrueshme". Zëdhënësja për punë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiq, tha sot se pritet "de-eskalimi dhe përmbajtja, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra". Azerbajxhani dhe Jerevani për vite të tëra janë të armiqësuara për shkak të konfliktit për rajonin Nagorno-Karabah. Separatistët e mbështetur nga Armenia e kanë marrë kontrollin e këtij rajoni në Azerbajxhan, me popullatë shumicë armene, gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta. Nga kjo luftë janë vrarë afro 30 mijë vetë. Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit kanë sjellur pak progres. Deklarata e zëdhënëses Kocijançiq u bë pasi më 16 qershor separatistët thanë se forcat e Azerbajxhanit i kanë vrarë tre ushtarë të tyre në linjtat e frontit. Më 19 qershor, bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së kanë ndërmjetësuar në bisedimet Azerbajxhan - Armeni, duke kërkuar që palët të "riangazhohen në negociata substanciale, me vullnet të mirë dhe gatishmëri politike".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Administrata publike nën ethet e ndryshimeve

Posted: 22 Jun 2017 07:21 AM PDT

Njohësit e çështjeve politike thonë se Qeveria e re e Maqedonisë ndodhet përpara një sfide të madhe, asaj të de-politizimit të administratës publike. De-politizimi i administratës është një nga shtyllat kryesore që janë apostrofuar si kërkesa nga Brukseli në rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.  Borce Davitkoski, ligjërues në Fakultetin Juridik në Shkup, tha për Radion Evropa e Lirë se me çdo ndryshim të pushtetit, rreth 5 mijë funksionarë të cilët janë në pozita strukturore, siç janë drejtuesit e klinikave, drejtuesit e institucioneve kulturore, ata të ndërmarrjeve publike deri tek drejtorët e shkollave, caktohen në bazë të përkatësive partiake. Davitkoski, thotë se duhet t'i jepet fund praktikës që me ndërrimin e pushtetit të ndërrohen të gjithë, nga kryeministri deri tek punonjësit e higjienës. "Ata që punojnë si këshilltarë në dikastere të ndryshme ministrore, ose drejtues sektorësh, gjithsesi që duhet të mbeten në vendin e njëjtë, sepse për edukimin e tyre është shpenzuar kohë por edhe janë derdhur mjete. Nëse vendosen persona të tjerë do tu duhet kohë për të mësuar rrjedhën e punës e cila kohë është shumë e rëndësishme për Maqedoninë në këtë moment që duhet të realizoj reformat për të përshpejtuar procesin e integrimeve në strukturat euroatlantike", thotë Davitovski. Kjo Qeveri, sipas tij, gjendet para sfidës së madhe që të ndërpres praktikën nga e kaluara dhe ta çliroj administratën nga influenca politike. Ndërkaq, Ardita Abazi Imeri, nga Instituti për Politika Evropiane, thotë se politizimi iadministratës ka bërë që në vazhdimësi të shënojë ulje cilësia e shërbimeve nga ana e punonjësve në administratë. Imeri thotë se duhet filluar me ndërprerjen e revanshizmit politik. "Është e rrënjësishme që Qeveria e re, ndryshimet në establishmentin qeveritar të mos reflektohen tek nëpunësit civil duke u përballë me presionin se tani këta kur të marrin pushtin do të kenë dënime ose revanshizëm për faktin se kanë qenë në anën e kundërt politike". "Vetë fakti se nuk do të këtë revanshizëm, paraqet një lehtësim psikik për nëpunësit dhe në këtë mënyrë eliminohet një element shumë i rëndësishëm që ndikon në uljen e cilësisë së shërbimeve për qyqarët nga ana e administratës", thotë Ardita Abazi Imeri. Përderisa, Marko Toshanovski nga Instituti për Demokraci, konsideron se depolitizomi i administratës publike paraqet udhërrëfyes se sa afër apo larg është Maqedonia sa i përket të qenit pjesë e familjes evropiane. "De-partizimi i administratës publike paraqet një proces i cili kërkon kohë, sepse në një afat të shkurtër nuk mund të shihen rezultatet e pritshme". "Problem më vete është dhe mosrespektimi i rregullativës ligjore që ka të bëjë me ngritjen profesionale sipas sistemit meritor si dhe aftësimin dhe ri-shkollimin e kuadrit të angazhuar në administratë në pajtim me kërkesat nga Bashkimi Evropian", thotë Troshanovski. Në bazë të të dhënave të raportit vjetor të publikuara në fillim të këtij viti nga Ministria e Shoqërisë Informatike, administrata shtetërore numëron 129 mijë të punësuar, por analizat e sektorit civil kanë nxjerrë në pah se ky numër është shumë më i lartë, madje duke arritur mbi 184 mijë, përfshirë këtu dhe të angazhuarit me kontratë në vepër. Administrata publike llogaritet si më e mbingarkuara nga vendet e rajonit. Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka qetësuar punonjësit e administratës publike duke thënë se pavarësisht se si janë punësuar, ata që kryejini me nder punën, nuk do të dëbohen nga puna. Ministri i ri i Shoqërisë Informative, Damjan Mancevski, ka bërë të ditur se mbi 1 mijë e 600 të punësuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit, marrin pagë, por qëndrojnë në shtëpi. Për këta persona, ai ëshët zotuar se brenda një afati sa më të shkurtër kohor, do të sistemohen në vende pune në dikasteret përkatëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorja australiane ushqen me gji foshnjën gjatë seancës

Posted: 22 Jun 2017 06:57 AM PDT

Senatorja australiane, Larissa Walters, gjatë një seance në Senat, ka mbajtur një fjalim lidhur me një mocion, teksa e ushqente me gji foshnjën e saj.Senatorja Walters, në muajin maj kishte bërë bujë në media, pasi u bë gruaja e parë që ka ushqyer me gji foshnjën e saj në Parlamentin Federal të Australisë, pasi në gjë e tillë u lejua një vit më parë. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 30 të vrarë nga një sulm në Afganistan

Posted: 22 Jun 2017 06:40 AM PDT

Nga shpërthimi i një makine bombë në provincën Helmand të Afganistanit, janë vrarë të paktën 34 persona dhe 58 të tjerë janë plagosur, kanë njoftuar autoritetet. Zyrtarët lokalë kanë thënë se bomba ka shpërthyer jashtë një dege të Bankës së Re të Kabulit, në kryeqytetin provincial, Lashkar Gah. Në mesin e viktimave ka civilë, punëtorë të bankës dhe anëtarë të forcave të sigurisë. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmuesit janë "armiq të njerëzimit" dhe nuk kanë "respekt për asnjë fe". Sulmi ka ndodhur në kohën kur zyrtarët policorë dhe ushtarët po prisnin para bankës për të marrë rrogat e tyre, para festës së Bajramit. Shpërthimi i bombës është pasuar me të shtëna armësh ka thënë Mohammad Karim Atal, i cili është anëtar i këshillit provincial. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupet militante, përfshirë talibanët dhe Shtetin Islamik, në të kaluarën kanë kryer sulme ndaj bankave, ku policët, ushtarët dhe punëtorët e tjerë shtetëror marrin rrogat e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel dëshiron që bisedimet për Brexit të zhvillohen në frymë të mirë

Posted: 22 Jun 2017 06:13 AM PDT

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se shpreson që bisedimet me Britaninë e Madhe, për daljen nga Bashkimi Evropian, do të mbahen në një frymë të mirë por ka shtuar se fokusi do të jetë që të sigurohet e ardhmja e 27 vendeve anëtare të BE-së. "Ne do të kemi bisedime intensive. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundim, që t'i mbajë të bashkuar 27 vendet e BE-së", u ka thënë Merkel gazetarëve pasi ka arritur në Bruksel, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së. "Ne duam të bisedimet të zhvillohen në një frymë të mirë dhe ne e dimë që në të ardhmen do të duam të bashkëpunojmë me Mbretërinë e Bashkuar, por fokusi jonë duhet të jetë për të ardhmen e 27 anëtarëve të BE-së", ka thënë Merkel.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vijat e kuqe të partive politike, pas zgjedhjeve shndërrohen në të gjelbra

Posted: 22 Jun 2017 06:12 AM PDT

Partitë politike i përdorin të ashtuquajturat "vija të kuqe" ndaj njëra tjetrës vetëm për rritjen e pazareve politike, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, edhe nga e kaluara është dëshmuar se "vijat e kuqe", përdoren edhe për të përfituar sa më shumë poste në prag të formimit të Qeverisë së re. Ndërkaq, referuar deklaratave të partive politike dhe përfaqësuesve të tyre, "vijat e kuqe", nënkuptojnë përjashtimin e lidhjes së koalicioneve mes subjekteve të caktuara. Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike dhe liderët e tyre edhe gjatë procesit të zgjedhjeve të kaluara apo procesit aktual i cili është në përmbyllje e sipër kanë theksuar se nuk bëjnë koalicione me partitë politike kundërshtare. Por, sipas tij, edhe e kaluara ka dëshmuar se këto vija zhduken kur të vijnë në shprehje interesat partiake. "Këto më shumë po përmenden për të rritur pazaret e partive politike, për të përfituar sa më shumë në rast të një kompromisi. Pra, pasi që i kanë deklaruar vijat e kuqe, të kërkojnë më shumë për shkak se ato po e bëjnë një lloj sakrifice, ta quaj ashtu, dhe po e shkelin atë premtimin të cilin e kanë pasur në fillim", tha Krasniqi. Andaj, sipas tij, vijat e kuqe më tepër përdoren për përfitime të posteve dhe maksimalizimit të fitimin prej ndarjes së dikastereve qeveritare. Ndërkohë, Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës "Fol", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në vazhdimësi ka pasur deklarata dhe veprime kundërthënëse të liderëve politik kur flitet për koalicione. Deklarimet e subjekteve se kanë vija të kuqe e më pas shkelja e tyre, thotë ai, e ka dëmtuar edhe skenën politike në vend. "Duke pretenduar që të marr sa më shumë mbështetje, një subjekt politik thotë që ta zëmë, 'ne me PDK-në nuk do të kemi qeveri'. Ndërkohë që e kaluara na ka treguar, ta zëmë kur LDK-ja, subjektin që e kritikoi më së shumti për fushatën zgjedhore të vitit 2014, në fund shkoi dhe bëri Qeverinë me PDK-në (atë që e kishte vënë pas vijave të kuqe), ngase sistemi ynë elektoral po prodhon këtë rezultat", tha Zogaj. Përdorimi i termeve përjashtuese përmes vijave të kuqe dhe shkelja e tyre, nënvizon Zogaj, nuk është e shëndetshme për politikën në Kosovë.  "Është amatorizëm politik që duke njohur spektrin politik edhe sistemin elektoral, partitë politike i qesin ose i theksojnë këto vija të kuqe se nuk do të bëjnë me këtë ose atë parti koalicion. Mbi të gjitha, me këso veprime i bëhet dëm edhe opinionit publik", tha Zogaj. Edhe disa qytetarë të anketuar në Prishtinë, nuk i shohin si serioze deklarimet e zyrtarëve dhe partive politike për vijat e kuqe. Ata mendojnë se subjektet politike në radhë të parë shikojnë interesin e tyre dhe harrojnë premtimet e dhëna. ​Burim Softolli, student nga Prishtina, tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike nuk e kanë mendjen shumë te qytetarët, por më shumë punojnë për vete. "Është interes i tyre, gjithnjë derisa të vjen momenti dhe thonë se ka vija të kuqe me këtë, por faktikisht janë të parët që i shkelin vijat e kuqe dhe pikërisht me atë që kanë thënë se nuk duan koalicion, me atë bashkohen", tha Softolli. Kurse, Kastrioti, një student në Universitetin e Prishtinës, tha se vijat e kuqe, përveç retorikës, nuk ekzistojnë në shumicën e rasteve te partitë politike. "S'ka vija të kuqe në politikë. Këtë e kemi parë gjithmonë. Ato vija i largojnë për interesat e tyre. Ata thonë se po sakrifikojnë me largimin e tyre, po çfarë sakrifice është ajo?", tha ai. Ndërkohë, analisti Albert Krasniqi, thotë se skena politike në Kosovë aktualisht është e fragmentuar, dhe në ditët në vijim, sipas tij, mund të ketë zhvillime interesante.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump vazhdon sanksionet e Bushit në Ballkanin Perëndimor

Posted: 22 Jun 2017 05:14 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t'iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën. Veprimet e "njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përkeqësohen tensionet iraniano – saudite

Posted: 22 Jun 2017 05:10 AM PDT

Tensionet ndërmjet Arabisë Saduite dhe Iranit, që aktualisht janë shumë të larta, mund të përkeqësohen edhe më tepër, pasi Mbreti Salman e emëroi për trashëgimtar djalin e tij, Muhammad bin Salman, që është ambicioz dhe agresiv, thonë analistët. Trashëgimtari i fronit, bin Salman, tha muajin e kaluar në Televizionin Saudit, se nuk është i hapur për përmirësim të raporteve me Teheranin, të cilin e akuzon për përpjekje për "kontrollin e botës islamike", për ta përhapur doktrinën e vet shiite. "Ne e dimë se ne jemi caku kryesor i Iranit", tha ky princ dhe ka shtuar se konflikti ndërmjet Mbretërisë saudite, të udhëhequr nga sunitët, dhe Iranit, të udhëhequr nga shiitët, duket se është i paevitueshëm. "Ne do të punojmë ashtu që beteja për ta, të arrijë në Iran e jo në Arabinë Saudite", tha Muhammad bin Salman. Këto komente kanë shkaktuar alarm në Iran dhe i kanë forcuar pohimet se sauditët kanë dorë në sulmet terroriste aktuale në Teheran, për të cilat përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstresmist, Shteti Islamik. Në këtë kuadër, mediat shtetërore të Iranit kanë vlerësuar se emërim,i i princit bin Salman për të qenë Mbret i ardhshëm i Arabisë Saudite, paraqet një "komplot të butë". "Nën mbikëqyrjen e tij, Arabia Saudite e ka zhvilluar një politikë të jashtme agresive në Jemen dhe Katar, dhe ai nuk ka qenë i rezervuar në dhënien e deklaratave të fuqishme kundër Iranit", i tha agjencisë Reuters, Olivier Jakob, këshilltar në kompaninë Petromatrix. Kompania Petromatrix ka thënë se emërimi i princit për trashëgimtar të fronit menjëherë i ka kontribuar rënies madhore të çmimit të naftës, për shkak të rritjes së dyshimeve se sauditët dhe iranianët nuk do të jenë në gjendje të bashkëpunonëj në të ardhmen për kontrollin e prodhimtarisë së naftës. Agjencia Reuters, duke i cituar zyrtarët e tashëm dhe të dikurshëm amerikanë, ka raportuar se princi, Muhammad bin Salman, pajtohet me pikëpamjen agresive për Iranin, të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në këtë kuadër konsiderohet se qasja më tepër konfrontuese ndaj Teheranit e bartë rrezikun e përshkallëzimit në këtë rajon jostabil. Në takimin e parë ndërmjet princit bin Salman dhe presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars, është theksuar rëndësia e "konfrontimit të aktiviteteve destabilizuese rajonale të Iranit". Por, zyrtarët e tashëm dhe të dikurshëm të administratës së Shteteve të Bashkuara thonë se kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Rreziku më i madh për administratën Trump, tha një ekspert qeveritar amerikan për Lindjen e Mesme, është që Shtetet e Bashkuara të përfshihen më thellë në konfliktin sunito-shiit në gjithë Lindjen e Mesme. Rob Malley, ish-këshilltar për Lindjen e Mesme në administratën e ish-presidentit, Barack Obama, thotë se "nëse do të ketë më tepër qasje luftënxitëse ndaj Iranit, Irani me gjasë do të përgjigjet". Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkatërrimi i xhamisë antike “flet për humbjen e IS-it”

Posted: 22 Jun 2017 04:08 AM PDT

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se shkatërrimi i xhamisë antike në qytetin e Mosulit flet për humbjen e grupit militant Shteti Islamik. Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se militantët kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri dhe minaren e saj të veçantë. Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose "gungë", pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali. Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e "kalifatit islamik". Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara, por SHBA e mohoi. "Mbrëmjen e kaluar, ata hodhën në erë xhaminë, ku al-Baghdadi shpalli kalifatin e tij", tha i dërguari i SHBA-së në koalicionin që lufton militantët e Shtetit Islamik në Mosul, Brett McGurk. Komandanti i forcave amerikane në Irak, Joseph Martin, tha se Shteti Islamik ka shkatërruar "një prej thesareve më të mëdha të Mosulit dhe Irakut". Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irkaut, në vitin 2014. Forcat qeveritare të Irakut, luftëtarët kurdë Peshmerga, fiset arabe sunite dhe milicitë shiite, të mbështetura nga sulmet e koalicionit që udhëheq SHBA-ja, kanë nisur ofensivën për rikthimin e tij qysh në tetor të vitit 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Militantët e IS-it shkatërrojnë xhaminë ikonë të Mosulit

Posted: 22 Jun 2017 03:46 AM PDT

Militantët e Shtetit islamik kanë hedhur në erë xhaminë Grand al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1172.Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose "gungë" , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali. Udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e "kalifatit islamik". (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër të arrestuar për përpjekjen për sulm në Bruksel

Posted: 22 Jun 2017 02:44 AM PDT

Autoritetet belge thanë se kanë arrestuar katër njerëz në lidhje me përpjekjen për sulm me bombë në një stacion të trenave në Bruksel. Zyra e Prokurorit Federal tha se katër të dyshuarit janë arrestuar pas bastisjeve në disa lagje të Brukselit, por nuk dha më shumë detaje. Bastisjet janë bërë pasi një person ka shpërthyer një pajisje në Stacionin Qendror të Trenave në Bruksel, të martën mbrëma. Pajisja nuk ka arritur të shpërthejë plotësisht, ndërsa sulmuesi i dyshuar është vrarë nga policia. Prokurorët thanë se i dyshuari ka qenë shtetas maroken, 36 vjeç, që jetonte në lagjen Molenbek të Brukselit. Lagjja ka numër të madh migrantësh. Aty kanë jetuar edhe disa individë të përfshirë në sulmet në Paris dhe në Bruksel më 2015, përkatësisht 2016. Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit kanë lënë 32 veta të vrarë në mars të vitit të kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Testi i maturës shtetërore, të hiqet ose të standardizohet

Posted: 22 Jun 2017 02:37 AM PDT

Testi i maturës në Kosovë, ka nevojë të standardizohet apo edhe të hiqet si formë e vlerësimit dhe matjes së njohurive, vlerësojnë ekspertë të fushës së arsimit. Këtij testi i nënshtrohen nxënësit që përfundojnë klasën e 12-të të arsimit të mesëm. Testit të maturës në Kosovë çdo vit i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë. Ky test vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje, me kurrikulën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind. Megjithatë, ky test i maturës, sipas ekspertit të çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, ka shumë arsye që të mos zbatohet fare derisa të gjendet një formë tjetër e organizimit të provimit shtetëror. "Mendoj se ka dëshmi të mjaftueshme që ky test të hiqet sepse nuk administrohet si duhet, nuk mund të menaxhohet. Rezultatet që fitohen nga ky test nuk janë të besueshme. Zbatimi i këtij testi nuk ka arritur të motivojë nxënësit për një punë më të avancuar. Testi po ashtu është i pa standardizuar, është i pa hulumtuar në aspektin e ekonomisë, vlefshmërisë dhe në shumë aspekte tjera", thekson Hyseni për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, edhe përfaqësues të prindërve thonë të mos jenë të kënaqur me mënyrën e zbatimit të testit të maturës. Udhëheqësi i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri, për Radion Evropa e Lirë se si i tillë nuk do të duhet të merret si bazë për vlerësimin e nxënëseve. "Ne kemi vlerësuar se testi i maturës po krijon komplikime. Ne nuk jemi të hiqet tërësisht testi i maturës. Mund të jetë si test për tu verifikuar njohuritë e fituara gjatë katër viteve shkollorë, por testi i maturës të mos ketë implikime në regjistrim, të jetë vetëm si orientim, por jo të ndikojë drejtpërdrejt në regjistrimin në fakultet. Ka shumë nxënës të mirë të cilët mund të dështojnë në testin e maturës, derisa ata që janë më të dobët ta kalojnë testin", thekson Beqiri. Në këtë vit, pjesa e parë e provimit të maturës në Kosovë është mbajtur, derisa pjesa e dytë, sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Shtetëror të Maturës do të mbahet më 24 qershor. Ky Komision e kishte vlerësuar si të suksesshëm organizimin dhe administrimin e testit të maturës. Ata kishin konstatuar se këtë vit tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë dukshëm më të vogla se vitet më parë. Halim Hyseni, thotë se derisa cilësia e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shumë të ulët, nuk mund të pretendohet që të ketë rezultate të suksesshme të provimit të maturës. "Problemi i maturës duhet të shikohet nga edukimi parashkollor kur atje fillon të ngritët cilësia, në arsimin fillor po ashtu, në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë, tek atëherë mund të presim që nxënësit tanë të tregojnë rezultate edhe në testin ndërkombëtar PISA edhe në testin e maturës", thotë Hyseni. Cilësia e dobët e arsimit në Kosovë ishte bërë e ditur edhe nga Programi për vlerësimin ndërkombëtar i njohur me shkurtesën "PISA". Ky mekanizëm në vitin e kaluar kishte radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vrarë nga një sulm në Afganistan

Posted: 22 Jun 2017 02:08 AM PDT

Një makinë bombë shpërtheu para një banke në jug të Afganistanit, duke vrarë së paku 29 veta. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand, Omar Zwak, tha se mbi 50 veta të tjerë janë plagosur nga sulmi në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah. Viktimat përfshijnë civilë, staf të degës së Bankës së Re të Kabulit dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Sulmi u pasua me të shtëna me armë zjarri në drejtim të bankës, tha Mohammad Karim Atal, anëtar i këshillit provincial të Helmandit. Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët talibanë ose ata të Shtetit Islamik. Helmandi është strehë e talibanëve dhe grupi ekstremist kontrollon rreth 80% të provincës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëntë të akuzuarve u vërtetohen dënimet me burgim për "terrorizëm"

Posted: 22 Jun 2017 01:35 AM PDT

Gjykata e Apelit e Kosovës ua vërtetoi dënimet me burgim nëntë të akuzuarve për "organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste".  Apeli i refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtësve të të akuzuarve kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.  "Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, nuk ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejt ligjin penal", thuhet në komunikatën për media të Gjykatës së Apelit. Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B.; i akuzuari A.B. me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa të akuzuarit H.A., S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

India do ta zëvendësojë Kinën si vendi më i populluar në botë

Posted: 22 Jun 2017 12:53 AM PDT

Popullsia e botës do të rritet nga 7.6 miliardë – sa është këtë vit - në 9.8 miliardë në vitin 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara. Në raportin që publikoi sot, OKB tha se vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë: India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia. India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet ta zëvendësojë Kinën me 1.4 miliard banorë, si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh. "Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe të tjera", vlerësoi OKB-ja. Po sipas saj, popullatat në Evropë, Japoni dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more