Skip to main content

Tirana Observer: “(VIDEO)/Zgjedhjet, sherr në Berat, polici rreh një qytetar” plus 9 more

Tirana Observer: “(VIDEO)/Zgjedhjet, sherr në Berat, polici rreh një qytetar” plus 9 more


(VIDEO)/Zgjedhjet, sherr në Berat, polici rreh një qytetar

Posted: 25 Jun 2017 10:06 AM PDT

BERAT- Kur na ndan edhe një orë  nga orari zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit raportohet për një incident në një qendër votimi në Uznovë të Beratit. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda qendrës së votimit, ndërsa njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë, siç shihet edhe në video.

Mësohet se personi i gjakosur në fytyrë është shtetasi Edmond Hoxha dhe është të jetë qëlluar nga një polic. Nuk dihen ende shumë detaje nga sherri, por forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë. Sipas të dhënave polici i përfshirë në konflikt është pushuar nga puna.

Pjesëmarrje e ulët në votime, KQZ shtyn procesin deri në orën 20:00

Posted: 25 Jun 2017 09:58 AM PDT

Është shtyrë procesi i votimit deri në orën 20:00. Lajmi konfirmohet nga burime në KQZ, ndërsa orari i mëparshëm zyrtar ishte ora 19:00. KQZ mori vendimin me 6 vota pro dhe LSI që doli kundër.

Duke marrë parasysh pjesëmarrjen e qytetarëve në votimi, KQZ ra dakord me votat e shumicës që të shtynte për një orë procesin.

Dita e sotme përveç temperaturave të larta përkonte edhe me festën e Fiter Bajramit. Ndërkohë, numri i qytetarëve pranë qendrave të votimit nisi të rritej pasdite, kjo dhe për shkak të motit më të freskët.

Basha vetëm pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit: Përmes votës ndryshoni jetën

Posted: 25 Jun 2017 09:35 AM PDT

Kryedemorkati Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë pak kohë që ka ngelur në dispozicion për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Basha pohoi se përmes votës ndryshon jeta e shqiptarëve.

"Vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën tuaj. Votoni!", citohet në mesazhin e Bashës, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një video.

VIDEO/ Plas grushti në Durrës, sherr masiv mes simpatizantëve të PS dhe atyre të LSI

Posted: 25 Jun 2017 09:33 AM PDT

DURRES- Kur na ndan edhe një gjysmë ore nga orari zyrtar i votimit në të gjithë vendin, në lagjen 18 në Durrës raportohet një tjetër incident. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb atje ka ndodhur një incident mes disa anëtarësh të PS dhe një grupi simpatizantësh të LSI. Sipas të dhënave nga vendngjarja disa anëtarë të Partisë Socialiste janë përpjekur të sulmojnë simpatizantët e LSI, për t'i intimiduar dhe moslejuar të shkojnë në votim.

Ende pa u mbyllur votimi, LSI ‘shpall’ fitoren në Tiranë: Forcë e parë!

Posted: 25 Jun 2017 08:58 AM PDT

Kandidati i LSI-së për deputet, Luan Rama, i cili garon i pesti në listë për Tiranën ka 'shpallur' fitoren e forcës së tij në këtë qark, ende pa u mbyllur procesi i votimit. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të 'Facebook'-ut Rama pohoi se LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në kryeqytet.

Mes të tjerash ai u bënë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime në këto 1 orë e gjysmë që kanë ngelur nga mbyllja e qendrave të votimit në orën 19:00.

"LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!

Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!

Eja dhe voto! Voto edhe ti!

LSI forcë e paparë!", citohet në mesazhin e Luan Ramës.

Këngëtarja e njohur thirrje për të bojkotuar zgjedhjet…

Posted: 25 Jun 2017 08:45 AM PDT

Në një kohë kur shumica e artistëve që u janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin, u kanë bërë thirrje miqve virtualë për pjesëmarrje në votime, Besa Kokëdhima, nga profili i saj në Instagram bën krejt të kundërtën. Lëvizja politike "Zgjidhja", themelues i së cilës është i ati i këngëtares, Koҫo Kokëdhima, prej pak kohësh ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve parlamentare.

Edhe Besa, duke e lënë mënjanë për pak profilin artistik, ka postuar një foto me logon e lëvizjes "Zgjidhja", e cila bën thirrje për të bojkotuar procesin zgjedhur gjatë ditës së sotme: "Më vjen keq! Doja dhe shpresoja që ta ndryshonit këtë vend! Por ju nuk e bëtë dhe nuk do ta bëni! Bojkoti po fiton! Sepse jemi të gjithë të lodhur nga **** juaj i pambarimtë" – shkruan Besa në profilin e saj në Instagram.

Orët e fundit , Vasili thirrje shqiptarëve: Merrni familjarët e dilni votoni

Posted: 25 Jun 2017 08:34 AM PDT

Kur na ndajnë vetëm dy orë nga mbyllja e procesit të votimit, kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shfrytëzuar rastin që t'u bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në votime.

Në një mesazh të shkurtër në faqen e tij të 'Facebook'-ut, Vasili pohoi se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre legjitime që u jepet çdo katër vite.

"Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti i qytetarëve të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!", citohet në mesazhin e Vasilit.

Si sot 29 vite më parë Marco van Basten ka shënuar një nga golat më të bukur të historisë (VIDEO)

Posted: 25 Jun 2017 08:30 AM PDT

E kush nuk e mban mend Marco van Basten? Me siguri që e keni parë në Youtube edhe golin fantastik që ka shënuar si sot 29 vite më parë.

Ky gol është shënuar në Kampionatin Evropian ndaj portierit Rinat Dasayev, dhe holandezi ishte vetëm 23 vjeç.

Ai godet menjëherë nga një pozicion tepër i prirët duke lënë gjurmët e tij në historinë e futbollit botëror.

 

87-vjeçares me dy paterica i mohohet e drejta e votës, nuk do ta besoni arsyen (FOTO LAJM)

Posted: 25 Jun 2017 08:00 AM PDT

Fotoreporterja e Birn, Ivana Dervishi ka publikuar në Facebook një histori prekëse.

"Gjyshja që shikoni në foto është 87-vjeçare, dhe pavarësisht se është me dy paterica ka shkuar për të votuar.

Por fatkeqësisht ajo nuk arriti ta ushtroje të drejtën e saj të votës për shkak se kishte marrë vetëm fotokopjen e kartës së identitetit.

Kur e pyetën se pse nuk kishte marrë kartën, tha se ishte shumë lart në sirtar dhe nuk e arrinte dot.

E mërzitur që nuk votoi dot, u largua po ngadalë nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit që votonte", shkruan Dervishi.

“Bëmë mama të të ngjaj”, si duket Maljinda Bregu dhe e bija në qendrën e votimit

Posted: 25 Jun 2017 07:59 AM PDT

"Sot ishim tre". Është kjo përshkrimi që deputetja e PD Majlinda Bregu i ka shoqëruar fotot e saj teksa votonte, pasi së bashku me çiftin ishte bashkuar dhe vajza e tyre.

Pavarësisht se nuk është më kandidate për deputete, Bregu nuk ka nguruar që të ushtrojë të drejtën e saj si një qytetare për të votuar.  Edhe në këtë ditë deputetja e PD na ka treguar stilin e saj unik të të veshurit, bukur dhe shumë klas. Ajo kishte veshur një kostum në panë, i lirshëm dhe shumë veror.

Gjithashtu vëmendje tërhoqi dhe vajza e saj Keida e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje. Ajo dukej mjaft bukur, e veshur me të bardha, me flokët topuz dhe shumë pak tualet. Këtu vlen më së miri shprehja "bëmë mama të të ngjaj".

Gjithsesi, të mos e lëmë pas dhe bashkëshortin e deputetes, pasi edhe ai ishte mjaft në formë sot, me këmishën bojëqielli me vija të bardha që është shumë në modë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more