Skip to main content

Tirana Observer: “Tiranë, PS kryeson me 17 deputetë, LSI merr të 5-in. Luan Rama hyn në Parlament” plus 9 more

Tirana Observer: “Tiranë, PS kryeson me 17 deputetë, LSI merr të 5-in. Luan Rama hyn në Parlament” plus 9 more


Tiranë, PS kryeson me 17 deputetë, LSI merr të 5-in. Luan Rama hyn në Parlament

Posted: 26 Jun 2017 10:41 AM PDT

Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 727 nga 1198 kuti votimesh ne total. Nga kutia në kuti prodhohen surpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që arrin të marrë mandatin e 5-të.

Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS me 116057 vota ose 17 mandate, duke i marrë një PD që ka 81585 vota ose 11 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 34299 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.

Ndërkohë LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 5651 ose 0 mandate. Kurse PDIU ka marrë 7896 vota ose 1 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, sipas rezultatit që ka dalë deri tani të jetë në Kuvend.

Numërohen 72% e kutive të votimit, PS bie në 72 mandate, PD merr 44 mandate. Ja sa ka LSI

Posted: 26 Jun 2017 10:17 AM PDT

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit. Në rang vendi janë numëruar deri më tani 3842 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 48% të votave dhe merr 72 deputetë në rang kombëtar, 2 më pak se pak orë më parë.

Në vendin e dytë renditet PD me 29% ose me 44 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 15% të votave ose 19 mandate deputetësh. Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

Rezultatet paraprake mund t'i mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://zgjedhje.balkanweb.com/zyrtare/new/production/formula.php

 

Ku u “arratisën” pas fitores Danjeli dhe Fotinia? Ja ku janë…

Posted: 26 Jun 2017 10:09 AM PDT

Në një kohë kur të gjithë vëmendjen e kanë marrë zgjedhjet parlamentare, dje dhe sot nuk kemi mësuar agjë për finalistët e edicionit të nëntë të Big Brother? Ku janë Fotinia dhe Danjeli? Ku shkuan pas finales, si do të jetojnë, ku do të  jetojnë? Janë vetëm disa nga pyetjet për ciftin fitues që mori vëmendjen e të gjithëve.

Dhe ja ku vjen përshëndetje e parë zyrtare nga Danjeli dhe Fotinia. Ҫifti, që duken më të qetë pas emocioneve të njëpasnjëshme të natës finale, janë arratisur nga Tirana. Nuk dihet nëse kanë shkuar si fillim në vendlindjen e "burrit" si forcë zakoni apo të Fotinisë, megjithatë sapo ҫifti postoi foton e parë, të gjithë fansat, që mezi i kanë pritur, i kanë uruar për fitoren dhe jetën e re që i pret jashtë.

Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën shoferes shqiptare (Foto)

Posted: 26 Jun 2017 09:44 AM PDT

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 35-vjeçarje shqiptare në Itali. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën Trepuzzi-Leçe në shtetin fqinj.

'Quotidianodipuglia.it' shkruan se shqiptarja që ka humbur jetën është Alda Çela. Mësohet se ka qenë vetë viktima ajo që drejtonte mjetin, i cili për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës, ndërsa shqiptarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Për më tepër shihni fotot që vinë nga aksidenti tragjik, ku shihet që makina e shqiptares është shkatërruar totalisht.

Përmbyset rezultati zgjedhor në Shkodër, PD rimerr bastionin, kryeson me 5 mandate

Posted: 26 Jun 2017 09:19 AM PDT

SHKODËR-  Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Nga numërimi i 239 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.9% të votave ose 23172 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 37.2% të votave (22721 vota) ose 4 mandate. Në vendin e tretë renditet LSI me 7400 vota ose 1 mandat dhe fill pas saj me një diferencë të vogël renditet PSD me 6710 vota ose me 1 mandat, ç'ka do të thotë se kryesuesi i listës së saj, Tom Doshi do të jetë me gjasë në Parlamentin e ardhshëm.

Për të mësuar rezultatin e votimit në këtë qark në kohë reale klikoni në linkun e mëposhtëm: http://zgjedhje.balkanweb.com/paraprake/new/production/formula.php#

 

 

Incident në Kavajë/ Ndërpritet numërimi, plas grushti mes numëruesve të PS e LSI

Posted: 26 Jun 2017 09:16 AM PDT

Përplasje në një qendër numërimi, konkretisht në KZAZ nr.42 në Kavajë. Paraprakisht raportohet se komisionerët e PS po konfliktohen me ata të LSI, ndërsa procesi i numërimit është ndërprerë për momentin.

Nga ajo çka transmetohet, në këtë qendër dëgjohen njerëz që bërtasin, ndërsa disa prej tyre edhe janë shtyrë dhe konfrontuar mes njëri-tjetrit. Sakaq në këtë qendër ndodhet forca të shumta policore.

"Situatë e pakuptimtë, një mospërputhje mes komisionerëve të PS-së dhe LSI. Aty janë përfshirë edhe numërues dhe vëzhgues të akredituar nga partitë politike. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi kontestimin mes dy palëve. Vëzhguesit e forcave politike kanë kërkuar që të futen në qendrën e numërimit, por nuk janë lejuar. Aty brenda ndodheshin rreth 200 persona, ne nuk na lejohet të hyjmë brenda. Se dimë konkretisht se çfarë ka ndodhur. Vëzhguesit e tre forcave ndodhen jashtë dhe kërkojnë që të hyjnë brenda që të mbrojnë votat", pohoi gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte ne News 24.

Rezultati i dobët i PD në zgjedhje, shpërthen Genc Ruli: Katastrofik!

Posted: 26 Jun 2017 09:01 AM PDT

Ish-ministri i Partisë Demokratike Genc Ruli, e ka cilësuar katastrofik rezultatin e deritanishëm të opozitës në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht se kanë ngelur ende kuti pa u numëruar.

Me anë të një postimi në faqen e tij të 'Facebook"-ut, Ruli i ka kthyer përgjigje pyetjes së një qytetareje se ku do të kthej ai të kandidonte në Gjirokastër. Ai theksoi se ishte tërhequr nga politika aktive, ndërsa shtoi se duhet kohë për të analizuar rezultatin.

 POSTIMI I GENC RULIT

Lori me vjen keq, por nuk të falenderoj dot për komentin tënd dashamirës. Ky rezultat tregon një problem të madh, që ndoshta sot për sot, nuk mund ta kuptojmë. Zgjuarsia e vërtetë e një njeriu politik është që para se gjithash të kuptojë kthjellet kohën dhe tarikatin e vlerave që qytetarët vlerësojnë atë moment. Ne këtë kuptim që prej një viti i jam larguar politikës aktive duke kuptuar që disa politikane dhe une mes tyre s'kemi me lidhje me vlerat që preferon sot zgjedhësi. Por dhe as përshtatemi dot me me ato vlera. Mjerë ata që se kanë kuptuar këtë. Por mjerimin jua përcollën votuesve të PD duke ju prodhuar këtë rezultat katrastofik…

Reagimi i parë i Ambasadës së SHBA pas zgjedhjeve: Pati shkelje, por jo aq serioze sa të ndryshojnë rezultatin

Posted: 26 Jun 2017 08:54 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon për herë të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Ambasada sqaron se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

 

Humbja e PD në zgjedhje, justifikohet Xhelal Mziu: Ju tregoj kush e ka fajin

Posted: 26 Jun 2017 08:48 AM PDT

KZAZ 47 në qarkun e Tiranës, që i përket Bashkisë së Kamzës po shkon drejt mbylljes, pasi kanë mbetur edhe vetëm 2 kuti për tu numëruar.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shpallur tashmë fitoren në këtë zonë, duke thënë se "Jemi 6% më shumë se koalicioni qeverisës".

Ai shtoi se: "Janë edhe dy kuti për tu numëruar. Unë e konsideroj një arritje të Kamzës, këtë rezultat, pasi nuk duhet të përjashtojmë rolin që ka luajtur koalicioni qeverisës, që kanë përdorur arsimin, OSHEE dhe legalizimet",- tha Mziu, raporton BalkanWeb.

Duke u mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të forcës që ai përfaqëson, Partisë Demokratike, Mziu shton se humbjen e PD-së e ka sjellë kanalizimi i vendit.

"Ngelem shpresëplotë se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrumente të tjerë shtrëngues. Duke marrë shkasë nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent kam parë që vota është tjetërsuar",- tha Mziu, siç raporton BalkanWeb.

26 qershori, ditë e zezë për PD: Si sot 4 vite më parë Berisha dha dorëheqjen

Posted: 26 Jun 2017 08:03 AM PDT

Më 26 qershor të vitit 2013, Sali Berisha do të largohej nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke marrë mbi vete te gjitha përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve dhe çuarjen e Partisë Demokratike në opozite pas 8 vjetësh në pushtet.

Por kjo datë shënon në kalendarin e PD edhe humbjen më të thellë në zgjedhjet e përgjithshme.

PD me rezultatet e deritanishme ka marrë një rezultat katastrofik.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more