Tirana Observer: “Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet” plus 9 more
Tirana Observer: “Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet” plus 9 more |
- Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet
- Daniel Day-Lewis tërhiqet: Lamtumirë kinema
- HISTORIA/ Ja cili është flamuri më i lashtë
- Punë në grup, elefantët shpëtojnë të voglin që po mbytej (VIDEO)
- Nga Benfika te Juve dhe Real: 10 klubet që fituan më shumë nga shitja e lojtarëve
- Ekspertët: Eurot e fushatës dhe turistët çojnë euron poshtë 133 lekëve
- I nxehti mbërrin në fundjavë. Këtë verë nuk do të ketë reshje shiu!
- Harta: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali
- Atentati me 2 të plagosur në Elbasan, reagon familja Çapja
- Ronaldo tek Interi, 20 vite më pas shijoni magjinë e “Fenomenit” (VIDEO)
Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet Posted: 21 Jun 2017 09:30 AM PDT Gjashtë të burgosur kishin mundësinë e artë për t'u arratisur, por jo vetëm nuk e bënë këtë, por vunë dorën në zemër dhe shpëtuan gardianin e burgut, të cilit i kishte rënë të fikët gjatë kryerjes së detyrës. Gardiani mori detyrën si zakonisht në mëngjes, por më 12 qershor jo gjithçka shkoi mirë. Atij i ra të fikët për shkak të të nxehtit. Gjashtë nga të burgosurit që ishin aty u hodhën në veprim. Ata hapën këmishën e tij dhe hoqën jelekun antiplumb të oficerit në mënyrë që të mund të kryenin pompimin e zemrës së tij, ndërsa njëri prej tyre i mori telefonin dhe lajmëroi thirrjen e emergjencës. Ngjarja ndodhi në burgun "Polk County" në Georgia të Shteteve të Bashkuara. |
Daniel Day-Lewis tërhiqet: Lamtumirë kinema Posted: 21 Jun 2017 09:16 AM PDT Zëdhënësi zyrtar i Daniel Day-Lewis bëri të ditur për revistën "Variety" se aktori do të tërhiqet nga kinemaja. "Nuk do të punoj më si aktor. I është shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve dhe spektatorëve të filmave të tij gjatë këtyre viteve. Është një vendim privat dhe nuk do të lëshohen komente të tjera mbi këtë çështje. Do ta shikojmë për herë të fundit në "Phantom Thread", filmi i ri i Paul Thomas Anderson që do të dalë në dhjetor". Daniel Day-Lewis është aktori i vetëm që ka fituar tre çmime Oscar, i vlerësuar në 1989 për "My Left Foot", në 2007 për ""There ëill Be Blood" edhe në fund për "Lincoln" në 2012. Është nominuar edhe për "Gangs of New York" dhe "In the name of father". Në të kaluarën aktori britanik ishte tërhequr nga recitimi, por ishte Martin Scorsese që e ktheu sërish në skenë. Më pas gjatë viteve të fundit ka punuar pak dhe filmi i fundit i tij ishte "Lincoln" i pesë viteve më parë.
|
HISTORIA/ Ja cili është flamuri më i lashtë Posted: 21 Jun 2017 09:10 AM PDT Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalonjës, e cila me forcë mbron ngaherë autonominë. Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur "Senyera", kanë lindur së bashku, në vitin 897. Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave muslimane. Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalonjës) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi "Senyeran" si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq. Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë. Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan. /bota.al |
Punë në grup, elefantët shpëtojnë të voglin që po mbytej (VIDEO) Posted: 21 Jun 2017 08:44 AM PDT Një çift elefantësh kanë arritur që të shpëtojnë të voglin e tyre në mënyrë të pabesueshme duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Elefanti i vogël po qëndronte afër një pishine të madhe në Grand Park Zoo në Korean e Jugut me një nga elefantët e rritur kur rrëshqiti dhe ra në ujë. Elefantët u tronditën kur panë që ai nuk po mbante dot gojën dhe noçkën mbi sipërfaqen e ujit. Në këtë mënyrë ata vendosën që të bënin një punë ekipore dhe ta shpëtonin duke u futur në ujë nga fundi i cekët i pishinës. Ata më në fund arritën që ta shpëtojnë. |
Nga Benfika te Juve dhe Real: 10 klubet që fituan më shumë nga shitja e lojtarëve Posted: 21 Jun 2017 08:30 AM PDT Sipas të dhënave të ofruara nga "Transfermarkt", Barcelona nuk është në mesin e dhjetë klubeve, që kanë gjeneruar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë dekadës së fundit, duke treguar se ajo nuk është një klub i shitjes. Nëse ka tri ekipe në këtë klasifikim nga La Liga, nuk figuron asnjë nga Gjermania apo Franca. Në mesin e dhjetë klubeve që dominojnë renditjen, e ndërtuar mbi bazën e akumulimit të të ardhurave nga shitjet e lojtarëve, janë xhiruar plot 5849.4 milionë euro. Kjo listë është e dominuar nga dy klubeve portugeze, të cilat shpesh gjejnë talentet e mëdha në Amerikën e Jugut dhe pastaj i rishesin ato në ligat e mëdha europiane, kur shpërthejnë. 1- Benfica Klubi në shitje më i mirë është Benfica, me 727.5 milionë euro të regjistruara gjatë dhjetë viteve të fundit. Në mesin e shitjeve të saj më të larta përmendim Witsel (40), Ederson (40), Lindelof (35), Renato Sanches (35) dhe Di Maria (33). Dy prej tyre u transferuan këtë muaj. 2- Porto Benfica pasohet nga një tjetër ekip i madh në Portugali, Porto. Klubi në fjalë ka grumbulluar 721.6 milionë euro. Ai është i njohur për të qenë një negociator shumë i ashpër, me Pinto da Costa në krye. Marrëveshjet më të mëdha që ka mbyllur janë ato të James Rodriguez (45), Hulk (40), Falcao (40), André Silva (38) dhe Jackson Martinez (37.1). 3- Chelsea Podiumi tresh kompletohet nga Chelsea, që nga ardhja e Roman Abramovich ka marrë një hap cilësor. Blutë e Londrës kanë arritur të shesin lojtarët e vet në kohën e duhur. Megjithatë, ka një ndryshim me portugez klubin, pothuajse njëqind milionë, pastaj hyri në 625.9 milionë, nga të cilat një pjesë e madhe i përkasin transferimit të Oscar (60), David Luiz (49.5), Mata (44 , 73), Robben (36) dhe Romelu Lukaku (35,36). 4- Tottenham Tottenham është i katërti me 598.4 milionë euro të ardhura nga shitja e lojtarëve, teksa pjesën më të madhe e ka afruar Real Madridin për Bale dhe Mordic. Ja shitjet më të larta të "Spurs": Gareth Bale (101), Berbatov (38), Modric (30), Carrick (27.2) dhe Robbie Keane (24). 5- Liverpool I pesti është një tjetër klub anglez, Liverpool, me 588.3 milionë euro të ardhura nga shitjet e lojtarëve. Tre nga lojtarët e tij më të shtrenjtë përfunduan në kampionatin spanjoll: Luis Suarez (81,72), Sterling (62.5), Fernando Torres (58.5), Xabi Alonso (35.4) dhe Benteke (31.2). 6- Atletico Madrid Në vendin e gjashtë është më në fund një klub spanjoll, por jo gjigandët Real Madrid apo Barcelona. Klubi spanjoll, që ka shitur mirë në dekadën e fundit, është Atletico Madrid, me 578.5 milionë euro. Pesë lojtarët që kanë sjellë më shumë të ardhura në arkat e Atletico Madrid janë: Falcao (43), Jackson Martinez (42), Diego Costa (38), Fernando Torres (38) dhe Aguero (36). Të gjithë sulmues. 7- Juventusi Juventus është i shtati, teksa të ardhurat arrijnë në 534.2 milionë euro. Bardhezinjtë kanë shitur lojtarin më të shtrenjtë në histori (Pogba), por kjo shifër mund të tejkalohet këtë verë. Pesë shitjet më të larta janë Pogba (105), Zidane (73.5), Vidal (37), Inzaghi (37) dhe Morata (30). 8- Real Madridi Real Madridi renditet i teti në listë, me 528.6 milionë euro. Florentino Pérez ka nënshkruar me lojtarë të çmimeve të larta, por ka arritur të shesë të tjerë, të cilët nuk kanë ecur ashtu siç pritej. Pesë lojtarë, të cilët sollën më shumë para në arkat e "Los Blancos" janë: Di Maria (75), Özil (47), Robinho (43), Higuain (39) dhe Anelka (34.5). 9- Interi Në vendin e nëntë të renditjes është Interi, i cili regjistroi 482.2 milionë euro. Në mesin e pesë shitjeve më të larta të skuadrës zikaltër, katër lojtarë kanë kanë kaluar nëpërmjet Real Madridit, ose Barcelonës: Ibrahimoviç (69.5), Ronaldo (45), Kovačić (31), Balotelli (29.5) dhe Eto'o (27). 10- Sevilla E mbyllur "top 10" një tjetër klub spanjoll. Sevilla, që ka përfituar 464.2 milionë euro nga shitja e lojtarëve gjatë dekadës së kaluar, kryesisht për shkak të kalimit të Monchi si sekretar teknik. Pesë shitjet e saj më të mira janë: Dani Alves (35,5), Krychowiak (33.6), Gameiro (32), Bacca (30) dhe Sergio Ramos (27). |
Ekspertët: Eurot e fushatës dhe turistët çojnë euron poshtë 133 lekëve Posted: 21 Jun 2017 08:20 AM PDT Monedha e përbashkët ka pësuar një tjetër zhvlerësim të fortë duke u këmbyer sot me 132.66 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Përkundrejt monedhës vendase euro është nënçmuar me 0.35 lekë nga dje, raporton Monitor. Sipas ekspertëve të kursit kjo është një lëvizje normale dhe e pritur duke marrë parasysh trendin që ka ndjekur euro gjatë gjithë vitit. Ekspertët parashikojnë që euro do të zbresë poshtë 131.5 lekëve me shtimin e fluksit të turistëve. Ata argumentojnë se fushata elektorale është një ndër faktorët që ka çuar në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët në këto nivele. Përveç se shpenzimet e fushatës elektorale si asnjëherë më parë këtë vit po bëhen në valutë, ka bërë edhe që njerëzit të largohen nga punët dhe të fokusohen te ajo, duke sjellë që në treg të ketë tepricë valute dhe më pak lekë. Në zhvlerësimin e euros kanë ndikuar edhe turistët, kryesisht të huajt nga Italia, Çekia dhe Polonia. Euro pritet të zhvlerësohet më tej me fluksin e turistëve që priten nga trevat shqipfolëse pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Dy javët e para të gushtit gjithashtu do të karakterizohen me dobësim të monedhës euro, pasi tradicionalisht në këtë periudhë euro zhvlerësohet nga prurjet në valutë të emigrantëve. |
I nxehti mbërrin në fundjavë. Këtë verë nuk do të ketë reshje shiu! Posted: 21 Jun 2017 08:10 AM PDT 39 apo 40 gradë pritet të shkojë temperatura në fundjavë. Sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta deri në fund të qershorit. "E shtuna dhe e diela, por edhe fillimi i javës tjetër priten të shënojnë temperatura shumë të larta. Në zonat qendrore priten të jenë rreth vlerës 37-38, por në disa zona jugore nuk përjashtohen temperaturat edhe 39 gradë." Bazuar në studime, në 25 vitet e fundit, temperaturat mesatare vjetore kanë shënuar rritje si pasojë e ngrohjes globale. Kjo bën që vera e çdo viti pasues të jetë e nxehtë. "Parashikohet që temperaturat e larta të jenë prezent edhe gjatë muajit korrik, muaji korrik do jetë edhe muaji më i nxehtë i stinës së verës ndërkohë gushti do të jetë disi më i freskët." Krahasuar me vitet 1880 vera e këtij viti është disa herë më e nxehtë. sipas parashikimeve ajo çfarë do t'i mungojë kësaj vere janë reshjet e shiut. /Tv Klan |
Harta: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali Posted: 21 Jun 2017 07:54 AM PDT Më shumë se 1 milionë e 100 mijë rumunë, 450 mijë shqiptarë dhe 420 mijë marokenë: Këto janë komunitetet më të mëdha të të huajve rezidentë në Itali në 2016-ën, sipas vlerësimit të ISTAT. Megjithatë sipas ISTAT, prania e shqiptarëve është ulur me 4.1 për qind krahasuar me vitin 2015, apo 19 mijë rezidentë më pak. Nga vlerësimet 48.7 për qind e popullsisë shqiptare janë femra citohet në Raportin e Bilancit Demografik. Një pjesë e këtyre komuniteteve kanë një përhapje më të gjerë të femrave, veçanërisht komunitetet nga Europa Lindore. Thuajse 80% e qytetarëve nga Ukraina janë gra, dhe përqindje të tilla ka dhe për komunitetet nga Rusia, Polonia dhe Moldavia. E kundërta për komunitetet egjiptiane, pakistaneze, etj., kanë një përhapje më të madhe të meshkujve rezidentë në Itali. Numri i komunitetit kinez në Itali (280 mijë persona në vitin 2016) është i papërfillshëm nëse krahasohet me 1 miliardë banorë që jetojnë në Republikën e Kinës, në anën tjetër shqiptarët që jetojnë në Itali që përfaqësojnë thuajse 8% krahasuar me ata që jetojnë në vend, ndjekur nga 3% rumunë, 2% moldavë dhe ata që vijnë nga San Marino. Hartat tregojnë qartë se në veri jetojnë pjesa më e madhe e të huajve krahasuar me totalin e popullsisë. Ndërsa në jug këto pesë vitet e fundit është shënuar një rritje më e madhe e taksave. |
Atentati me 2 të plagosur në Elbasan, reagon familja Çapja Posted: 21 Jun 2017 07:34 AM PDT Dy vëllezërit Beqiri i shpëtuan sot një atentati me armë në Elbasan. Sipas policisë Arben Beqiri 49 vjeç dhe vëllai tjetër G.Beqiri ishin duke punuar në punishten e tyre, kur janë qëlluar me breshëri armësh. Fatmirësisht ata nuk janë prekur nga plumbat, por janë lënduar duke u përplasur me objektet brenda punishtes kur vraponin për t'u shpëtuar plumbave. Te dy vëllezërit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shumë media kanë shkruar se kjo plagosje ka ardhur si pasojë e hasmërisë me fisin Çapja. Sot, familja Çapja ka bërë një reagim. “Të nderuar zonja dhe zotëri të mediave. Në emër të familjes Çapja dhe të ligjit, ju kërkoj të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin. Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembërimin e së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës. Me respekt, familja Çapja”, thuhet në reagimin e familjes Çapja Policia e Elbasanit njoftoi: Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen "Shënkoll" Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh. Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë. Shtetasit G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan,(vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte. Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për t'i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brenda punishtes Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. |
Ronaldo tek Interi, 20 vite më pas shijoni magjinë e “Fenomenit” (VIDEO) Posted: 21 Jun 2017 07:13 AM PDT Edhe pse lëndimet e kanë penguar në atë periudhë të karrierës që të shënojë më shumë Seria A, sulmuesi brazilian la "gjurmë", të cilat nuk mund të harrohen kurrë. 20 vite nga ardhja e "Fenomenit" tek Interi, kjo video është njëlloj "homazhi" për atë që bëri me ngjyrat zikaltër. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: