Skip to main content

Tirana Observer: “10 vendet më të bukura në bote për vitin 2017 (FOTO)” plus 9 more

Tirana Observer: “10 vendet më të bukura në bote për vitin 2017 (FOTO)” plus 9 more


10 vendet më të bukura në bote për vitin 2017 (FOTO)

Posted: 20 Jun 2017 09:30 AM PDT

Tashmë jemi në sezon turistik dhe gjithkush kërkon një vend të mirë për të vizituar.

Ne do të dëshironim t'u prezantonim dhjetë vendet më të bukura në botë të zgjedhura për këtë vit.

Ato janë:

 

1. Malet Rainbow, Kinë

Këta male të bukur të pazakontë janë të vendosura në Zhyangye Danxia Landroms Park Gjeologjik në Kinë. Siç tregon emri i tyre në mënyrë të qartë, ata duken si një ylber i pikturuar në një model të valëzuar. Përzierja e së verdhës, së kuqes, së gjelbrës dhe së kaltrës e bën një peizazh unik.

 

2. Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Plitvicka është parku më i madh dhe më i famshëm i Kroacisë. Aty ka disa liqene dhe të gjithë kanë ngjyra të ndryshme. Ky vend është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

 

3. Ujëvarat Viktoria

Këto ujëvara spektakolare ndodhen në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabvesë në lumin Zambezi. Ky vend është konsideruar si një nga shtatë mrekullitë botërore sipas CNN. Ujëvarat Viktoria janë ato më të mëdhatë në botë.

 

4. Pamukkale, Turqi

Përkthyer fjalë për fjalë nga turqishtja, Pamukkale do të thotë  kështjellë pambuku dhe është mënyra më e mirë për të përshkruar këtë parajsë mbi tokë.

 

5. Venecia, Itali

Ashtu si në romanet më të mira të historisë, Venecia konsiderohet ende si një nga vendet më romantike në Tokë. Arkitektura e saj autentike, kanalet dhe urat e bukura janë ato që e bëjnë atë vendin numër një në botë për muajin e mjaltit.

 

6. Plazhi Whitehaven, Australi

Ky plazh befasues është i gjatë rreth 7km. Ai është një nga plazhet më ekologjikë në mbarë botën. Rëra është në ngjyrë të pastër të bardhë, e cila e bën atë të duket edhe më i pastër. Është një vend i përkryer për shëtitje të gjata.

 

7. Santorini, Greqi

Greqia ka qenë gjithmonë një nga vendet më të rekomanduara për pushimet verore. Santorini nuk bnën përjashtim pasi që është quajtur si plazhi më i bukur ishullor në botë.

 

8. Kështjella Neuschwanstein, Gjermani

Kjo mund të jetë kështjella më e bukur jo vetëm në Gjermani por edhe në botë. Ajo u ndërtua për mbretin e asaj kohe dhe pas vdekjes së tij u bë një destinacion mjaft popullor turistik. Vizitohet nga afërsisht 1.3 milion njerëz çdo vit.

 

9. Ishujt Mamanuca, Fixhi

Bëhet fjalë për një zinxhir prej njëzet ishujsh të vendosur pranë një tjetri. U bë një destinacion i njohur turistik, veçanërisht gjatë dekadës së fundit.

 

10. Shpella Glowworm, Zelanda e Re

Kjo shpellë unike ka një popullim të madh të krimbave me shkëlqim dhe drita e tyre pasqyrohet në muret e shpellës, gjë që e bën atë aq spektakolare dhe të bukur. Madhësia e tyre nuk është më e madhe se një mushkonjë e rregullt. Njerëzit vijnë në mbarë botën vetëm për të parë këtë fenomen.

Jupiteri, jo vetëm më i madhi, por planeti më i vjetër i sistemit tonë diellor

Posted: 20 Jun 2017 09:15 AM PDT

Edhe pse e dimë se Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor, një studim i ri ka konfirmuar teorinë se është edhe më i vjetri.

Në studimin e parë të bërë deri më sot për përcaktimin e moshës së Jupiterit, studiuesit kanë zbuluar se gjigandi i gazit është 4.5 miliard vjeç.

Duke parë përbërjen e meteoritëve të hekurit, ata zbuluan se baza solide e Jupiterit u krijua rreth një milion vjet pasi u formua sistemi diellor, 4.6 miliard vjet më parë.

Ndërsa modelet e  mëparshme parashikonin se Jupiteri u formua relativisht herët, studimi, nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Laërence Livermore National Laboratory në Kaliforni, është i pari deri më sot që përcakton kohën e formimit të tij.

Dr Thomas Kruijer, i cili udhëhoqi studimin, tha: "Ne nuk kemi asnjë mostër nga Jupiteri (në ndryshim nga trupat e tjerë si Toka, Marsi, hëna dhe asteroidet). Në studimin tonë, ne përdorim nënshkrimet e izotopeve të meteoritëve (që rrjedhin nga asteroidet) për të gjetur  moshën e Jupiterit."

Jupiter është planeti më i madh dhe ekzistenca e tij ka një efekt të madh në sistemin tonë diellor.

Jupiteri është planeti i pestë nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në galaktikën "Rruga e Qumështit".

Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë dhe 318 herë më i madh së sa Toka. Jupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë që rrotullohen rreth tij.

Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim më disa nga Hënat e mëdha. Jupiteri (Zeus për grekët) ishte mbreti i Perëndive, princi i Olimpit dhe mbrojtës i shtetit romak.

Kolumbi-Turqi-Shqipëri: Harta e trafikut të drogës

Posted: 20 Jun 2017 09:15 AM PDT

Rrugët e trafikut ndërkombëtar të drogës nuk ndryshojnë. Shumica e trafikantëve ndryshojnë mënyrat e transportit për t'iu shmangur policisë, por korridoret e drogës mbeten të njëjtat.

Departamenti Qendror i Çështjeve kundër drogës në Policinë Italiane ka bërë një analizë për këtë fenomen me të cilin Italia përballet vazhdimisht.

Në analizë janë marrë të gjitha llojet e drogërave; hashashi, marijuana, kokaina dhe heroina.

Kokaina niset nga Amerika Latine dhe mbërrin në Holandë dhe Spanjë duke u transportuar me avionë apo me skafe të shpejtë, e prej këtej destinacioni përfundimtar është në Milano.

Heroina niset nga Afganistani dhe kalon përmes Iranit e Turqisë dhe si korridor shërbejnë vendet Ballkanike, mes të cilave Shqipëria.

Një pjesë e konsiderueshme e heroinës dhe opiumit që niset nga Afganistani menaxhohet nga grupet terroriste të ISIS.

Sa i përket marijuanës, Shqipëria konsiderohet vend origjine.

Marijuana niset nga vendi ynë në rrugë detare drejt brigjeve të Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë në Itali. Vitet e fundit është përdorur edhe mënyra e transportit nga ajri përmes avionëve të vegjël.

Kurse Maroku ka ekskluzivitetin për hashashin që trafikohet drejt Spanjës, vend që konsiderohet si qendër në Evropë nga trafikantët.

Shullazi befason në gjyq: Ja kush e dërgoi Topallin në Arabi

Posted: 20 Jun 2017 09:01 AM PDT

Seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqajt, i cilësuar si dëshmitari kyç për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në portofolin e Emiljana Shullazit, i ka befasuar të gjithë.

Ylvi e Shullazi nga deklaratat e bëra në sallën e gjyqit treguan se njiheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin, madje kanë përmendur shpeshherë emra të njohur të politikës.

Ata kanë përdorur emra ish-ministrash e ministra aktualë.

Një emër i përmendur prej tyre është edhe ai i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, të cilës Ylvi, sipas Shullazit, i ka mundësuar një udhëtim në Arabinë Saudite.

Një fakt i tillë mësohet të jetë mohuar nga Ylvi Beqaj.

Të martën që vjen pritet të thirret sërish për ballafaqim Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja.

Inter në ndjekje të Andres Iniesta

Posted: 20 Jun 2017 09:00 AM PDT

Andres Iniesta alternativa e radhës për mesfushën e Interit.

Momentalisht është thjeshtë një dëshirë, që ka lindur pasi një darke mes drejtorit sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio dhe kolegut të tij blaugrana, Ariedo Braida.

Në menu është përfshirë emri i mesfushorit katalanas, i cili ende nuk i ka dhënë zgjidhje kontratës së tij me klubin e Barcelonës, që skadon më 2018.

Nisur nga kjo, Ausilio i ka kërkuar Braidas, informacione nëse mund të  bëhet diçka në lidhje me tranasferimin e Don Andres në radhët e zikaltërve. Bisedimet e bëra pritet që në ditët në vazhdim të sjellin të reja vërtet interesante.

Ndërkohë që emri më i përfolur për mesfushën e Interit, është ai i Borja Valero. Tekniku i zikaltërve, Luciano Spalleti  e ka kërkuar atë edhe gjatë kohës kur drejtonte Romën dhe tani po bën sërish të njëjtën gjë, pasi e vlerëson maksimalisht futbollistin për inteligjencën e tij në fushën e blertë, aftësitë teknike, por edhe për eksperiencën që ai ka.

5 Miss-et shqiptare që hoqën dorë nga televizioni

Posted: 20 Jun 2017 08:28 AM PDT

Shumë prej vajzave që sapo vendosën mbi koke kurorën që i shpalli më të bukurat e vitit, të shpallurat "miss" synuan menjëherë botën skenës e televizionit dhe modelingut. Te gjitha ato kishin një "armë" shumë të forte, të cilës kamera nuk i rri indiferente: bukurinë. Shumë prej tyre janë akoma në televizion dhe pëlqehen akoma nga publiku shqiptar. Por disa atë tjera janë harruar nga publiku pasi kanë hequr dorë nga televizioni:

1)Denisa Kola

Denisa Kola, "Miss Albania 2003". Ka fituar çmimin "Miss Scholarship" në "Miss World", dhënë nga aktori me famë ndërkombëtare Jackie Chan. Vajza më inteligjente e botës u kthye në Shqipëri me një krenari edhe më të madhe, atë të përfaqësimit plot dinjitet të bukurisë shqiptare në botë. Ajo është tërhequr nga bota televizive që pas shpalljes si "miss".

2) Elda Dushi

Elda Dushi, "Miss Albania 2008". Në spektaklin "Miss World" do të përkufizohej nga shtypi i asaj kohe si Nicole Kidman apo Sharon Stone shqiptare. Që prej shpalljes si "miss", Elda nuk është shfaqur më në televizion.

3) Anisa Kospiri

Anisa Kospiri, "Miss Albania 2001". Vajza me flokët kaf dhe sytë blu, një vit më vonë, në 2002-shin u rendit në 10 vajzat më të bukura në radhët e "Miss Universe". Ishte hera e parë që një vajzë shqiptare kalonte në këtë fazë, duke e shndërruar Shqipërinë në qendrën e bukurisë femërore. Anisa, tashmë është e martuar dhe gëzon një jetë familjare jashtë vëmendjes së mediave dhe publikut.

4) Irsa Demneri

Kur u shpall "Miss Shqipëria 2007" Irsa Demneri ishte vetëm 17 vjeçe, dhe spikati me bukurinë e saj të veçantë. Ajo ka mbetur edhe sot, që është nënë e dy fëmijëve, një nga vajzat më të bukura të shpallura miss. Irsa, e cila prezantonte spektakle disa vite më parë, tani i është përkushtuar punës larg ekranit.

5) Monika Zgurron

Monika Zgurron, vajza që u shpall më e bukura e Shqipërisë në vitin 1993. Ajo është një ndër Miss-et më të bukura shqiptare, që ka korrur sukses edhe në mjaft kompeticione të huaja të bukurisë femërore. Por ka vite që nuk e kemi parë të shfaqet në ekran. Edhe sot Monika Zguro është një nga miss-et shqiptare, që, megjithëse nuk e vazhdon më angazhimin në fushën e modës, spektakleve dhe televizionit, ruan pamjen prej miss-i./intv.al/

Kjo është mosha kur femrat arrijnë kulmin e kënaqësisë seksuale

Posted: 20 Jun 2017 08:15 AM PDT

Kur është në pyetje kulmi i kënaqësisë gjatë marrëdhënieve seksuale, shumë prej jush mendojnë se përgjigja fshihet pas kohëzgjatjes së aktit, intensitetit të tij apo arritjes së orgazmës.

Na vjen keq t'ju zhgënjejmë, por kulmi i kënaqësisë gjatë seksit mund të përcaktohet edhe nga një faktor të cilin nuk e keni çuar kurrë ndërmend, sidomos femrat.

Bëhet fjalë për moshën, detajin ndoshta më të nënvlerësuar gjatë marrëdhënieve intime. Një gjë është e sigurt, me kalimin e kohës fillojmë të shijojmë më shumë seksin.

Sipas një studimi të British Journal of Urology, ku morë pesë 2600 gra të moshës 20-64 vjeç, seksualisht aktive, u arrit në përfundimin se femrat arrijnë kulmin në moshën 36-vjeçare. Moshë në të cilën ato njohim më mirë anatominë e tyre, pa harruar që pjekuria ndikon pozitivisht në intensitetin e kënaqësisë.

Femrat e kësaj moshe kanë më shumë besim tek vetja, dinë të menaxhojnë paralojën dhe t'i japin siguri partnerit.

FOTO: Ja si duket anija e Elon Musk që do dërgojë 100 njerëz në Mars

Posted: 20 Jun 2017 07:59 AM PDT

Në një konferencë të madhe për shtyp vjeshtën e kaluar  Elon Musk dha detaje të gjera mbi vizionin e tij për një Sistem Transporti  Ndërplanetar për të dërguar njerëz në Mars.

Udhëtimi i parë synon të vendosë 100 pasagjerë, dhe përfundimisht, në misionet e mëvonshme mund të rriten deri në 200, por, pavarësisht nga të gjitha informacionet që Musk ka ndarë, mbetet një mister se  ku këta pasagjerë do të jetojnë gjatë udhëtimit 80-ditor.

Për të vizualizuar se si mund të duket përfundimisht seksioni i banimit i ITS-së studenti i arkitekturës Philip Lütken ka hartuar një plan të brendshëm të kapsulës, ku mund të akomodohen deri në 104 vetë.

Plani ambicioz i Muskut do të jetë historik, nëse bëhet realitet, me qëllimin e krijimit të  kolonisë së parë të njerëzimit në Mars.

Bazuar në imazhet që SpaceX ka publikuar deri më tani, ai supozon se do të ketë dy ambiente në Sistemin e Transportit Ndërplanetar për të ndenjur dhe për të fjetur.

Këto janë të lidhura me një rrugë kryesore, të cilat janë bashkuar me dy kalime me zero-gravitet.

Me një biletë rreth 200,000 dollarë (£ 157,000) dhe me parakushtin që kandidatët duhet të jenë 'të përgatitur për të vdekur', shpenzimet do të jenë të larta.

Pushimet: det apo mal? Çfarë ju këshillon horoskopi

Posted: 20 Jun 2017 07:45 AM PDT

Vera tashmë erdhi dhe të gjithë po bëhemi gati për pushime. Një pjesë preferon t'i kalojë pushimet në bregdet, ndërsa një pjesë tjetër preferon klimën e freskët malore. Në bazë të shenjës së horoskopit, yjet na bëjnë të ditur se cila është gjysma jonë ideale, cila është ajo që na bën të ndihemi në rehatinë tonë. Yjet na bëjnë shoqëri kudo. Le t'i zbulojmë të gjitha shenjat se ku na çon horoskopi ynë

Dashi – Jeni një person ekstremisht i ngrohtë, i zjarrtë dhe pasionant. Pretendoni që dhe personat që keni afër, si dhe ambienti që frekuentoni të kenë këtë lloj temperamenti. Për ju zgjidhja është gjithmonë e lehtë: deti! Nuk mund të rrini pa u shtrirë në plazh, pa marrë rrezet e ngrohta të diellit. Adhuroni të luani me miqtë volejboll. Deti ju dhuron shumë emocione të bukura dhe ju bën që t'i harroni të gjitha problemet e përditshmërisë.

Demi – Ju pëlqen ajri i këndshëm i detit, por në mal ju e gjeni rehatinë dhe për këtë arsye është ai destinacioni juaj i pushimeve. Të keni në dispozicion një shtëpi prej druri me të gjitha komoditetetështë thelbësore për të kënaqur pritshmëritëtuaja,ashtu siçështë e rëndësishme për ju dhe një ushqim i mirë, i shoqëruar nga një verë e mirë. Ajri i natyrës ju deh dhe rizgjon te ju dëshirat.

Binjakët – Për ju ideale është që gjysmën e kohës ta kaloni në det dhe gjysmën tjetër në mal. Por nëse viheni për të zgjedhur, atëherë fiton fëmija që është brenda jush, që dëshiron të shkojë nëplazh, të luajë me rërën, të mbledhë guaska, të qeshë e të bëjë shaka me miqtë, të flirtojë me çadrën ngjitur e të pijë ndonjë koktej në shoqëri të mirë.Nëse dëshironi të kaloni pushime të qeta e pa kokëçarje, ju jeni ndër personat e duhur.

Gaforrja – Nuk jeni nga ata që keni shumë dëshirë të merrni rreze dielli me shumicë dhe të digjeni, por jeni gjithmonë gati të rrini nën një çadër gjigante të lyer me një krem me faktor të lartë mbrojtës. Ajo që ju pëlqen më shumëështë të thithni ajrin e detitdhe era që ju ledhaton lehtë. Ndërsa familja është ajo që nuk duhet të mungojë gjatë pushimeve tuaja.

Luani – Ndër motivet që vera është stina juaj e preferuar, përveç faktit se keni ditëlindjen, është vajtja në plazh. Adhuroni që të festoni me miqtë në ndonjë lokal në plazh. Gjithashtu pëlqeni shumë që të ndërroni çdo ditë rrobat e banjës dhe peshqirët që të bini në sy. Të ndieni rrezet e diellit që ju ledhatojnë lëkurën është një ndjesi që nuk mund të hiqni dorë asnjëherë.

Virgjëresha – Për ju, deti është shumë i rrëmujshëm, nuk i keni qejf plazhet e mbushura me njerëz dhe për këtë preferoni një vend më të qetë dhe paqësor. Gjysma juajidealeështë mali. Ajo që ju bën të lumtur është qëndrimi në natyrë dhe me kafshët. Ajri, ngjyrat, tingujt që ju rrethojnë në mal arrijnë qët'ju qetësojnëdhe të gjeni paqen që nuk e gjeni në jetën e përditshme. Gjithashtu qëndrimi në mal ju bën që të keni çdo gjë nën kontroll.

Peshorja – Ju jeni shumë të paqëndrueshëm dhe kjo ndihet dhe në shenjën tuaj. Nga deti ju pëlqen se jeni të rrethuar nga njerëz të rinj, por edhe në mal e gjeni gjallërinë tuaj, sidomos në ato vende qëpreferohet shumë nga turistët. Mali ju ofron mundësinë që nuk do të "luftoni" me rërën që ngjitet në lëkurë apo me erën që ju prish modelin e flokëve.

Akrepi – Për ju deti është i shenjtë dhe nuk mund të jetë tjetër vetëm gjysma jote ideale. Nëçdo lloj periudhe të vitit ju pëlqen të merrni rreze dielli në ndonjë vend tropikal dhe të qetësoheni e çlodheni. Zakonisht zgjidhni plazhe jo tëtejmbushura, por tëjenë tëvështira për t'u gjetur, në mënyrë që të ruani privatësinë tuaj. Adhuroni të qëndroni me orë e orë nën rrezet ediellit për të përfituar një ngjyrë të bronztë (dhe kur vjenpuna për të marrë ngjyrë, ju nuk njihni limite), si dhe për të qëndruar në ujë, larg bregut.

Shigjetari – Ju adhuroni të udhëtoni nëpër vende të ndryshme të botës dhe në periudha të ndryshme të vitit. Keni mësuar të shijoni të mirat e detit dhe nëse nuk jeni shumë të rinj preferoni dhe malin. Ju pëlqen të eksploroni vendin ku ndodheni, të mësoni historinë e zonës, të mblidhni informacione mbi bimësinë dhe kafshët. Gjithmonë arrini të gjeni vende befasuese. Kush udhëton me ju nuk do të ndihet kurrë i lodhur dhe i mërzitur.

Bricjapi–Një klimë e freskët për ju është shpesh më e preferuar se disa plazhe. Ju nuk keni asnjë dyshim për zgjedhjen tuaj: është mali. Ju pëlqen ideja tëçoheni shpejt në agim dhe të bëni shëtitje të gjata. Adhuroni të mbani një lidhje të ngushtë me tokën, elementi në shenjën tuaj të horoskopit. Në përgjithësi nuk zgjidhni zona shumë turistike dhe ju pëlqen të udhëtoni me pak persona,por të jenë të besuar. Klima paqësore e malit ju bën që të harroni çdo lloj pune që keni lënë përgjysmë.

Ujori – Ju pëlqen të shkoni kundër rrymës dhe shpesh te ju zë vend vetmia. Gjysma juaj ideale është mali. Të udhëtoni në vetmi ju dhuron një kënaqësi dhe njëndjenjë lirie. Nuk dëshironi t'i jepni askujt llogari për ato që bëni. Mund të zgjidhni që të mos flini dhe ta kaloni natën duke vështruar yjet apo të meditoni. Dëshironi të gjeni një ekuilibër me universin.

Peshqit – T'ju vësh ju të peshqve për të zgjedhur, mund të quhet pak jashtë realitetit: si mund të jetojnë peshqit pa ujë? Gjysma juaj ideale është pa asnjë dyshim deti. Vetëm mendimi për malin ju bën të trishtë. Ju keni nevojë të shikoni dallgët e detit, të zhyteni në to, të shihni peshqit si notojnë, guaskat të fshehura nën rërë apo gaforret në breg. Ju pëlqejnë dhe plazhet e tejmbushura që gjatë perëndimit fillojnë të boshatisen dhe të dhurojnë atë pamje të mahnitshme të një shëtitjeje romantike.

Beqja: Më ofruan 7 milionë euro që të tërhiqem. Shullazi e kërcënon nga kafazi

Posted: 20 Jun 2017 07:19 AM PDT

Për herë të parë pas shumë dështimesh, përballja mes Emiljano Shullazit dhe dëshmitarit kyç të akuzës Ylvi Beqja, u realizua, por mes fyerjesh dhe kërcënimeve për jetën.

Edhe pse gjyqi u zhvillua nen masa të rrepta sigurie, biznesmeni Beqja, i cili ka marrë statusin e të pandehurit, u detyrua të largohej nga salla e gjyqit, pasi kërcënimet në adresë të tij, nga kafazi i xhamit u bënë serioze.

Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani, i kërkuan llogari Ylbi Beqjat se nuk po thoshte të vërtetën në dëshminë e tij.

Vetë dëshmitari Beqja, pohoi para trupit gjykues, se Shullazi nëpërmjet një mikut të përbashkët, Evis Martinit, i kishte ofruar 7 milion euro që të tërhiqte padinë e tij të bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Por dëshmitari theksoi se po ta bënte një gjë të tillë, atëherë ai rrezikonte burgun.

Këto pohime acaruan shumë pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët thanë se dëshmitari po gënjente duke manipuluar të vërtetën.

Ndërkohë kërcënimet sipas Ylbi Beqjat janë bërë dhe kur personi i tij ka qenë nën mbrojtje, duke i drejtuar pistoletën në banesën e tij.

Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës. Ai është detyruar të japë 500 mijë euro si dhe 30% të pronësisë së hotelit.

Nën akuzë bashkë me Shullazin janë edhe Endri Qyqa, Endri Zela, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more