Skip to main content

“Të premten e të shtunën në Kosovë vjen i nxehti i Saharasë (Foto)” plus 7 more Ferizaj Press

“Të premten e të shtunën në Kosovë vjen i nxehti i Saharasë (Foto)” plus 7 more Ferizaj Press


Të premten e të shtunën në Kosovë vjen i nxehti i Saharasë (Foto)

Posted: 26 Jun 2017 06:56 AM PDT

Sipas njoftimit nga rrjetet sociale, thuhet se Kosova, sidomos Prishtina, do të përballet me temperatura tepër të larta, të krahasueshme me nxehtin e Saharës, shkruan Gazeta Express.

Deri të enjten (29 qershor 2017), temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celsius, por të premten dhe të shtunën, Prishtina do të përballet me temperatura tepër të larta, deri në 36 gradë celsius maksimalja, derisa minimalja është regjistruar se do të jetë 19-17 gradë celsius.

Ky është njoftimi nga Facebook që po tregon se si do të jetë moti gjatë kësaj jave, por edhe në vikend:

Krijimi i ministrisë për Kosovën nxit debate në Kuvendin e Serbisë

Posted: 26 Jun 2017 06:55 AM PDT

Kryetari i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie të tillë, transmeton lajmi.net.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për krijimin e kësaj ministrie, Martinoviq ka thënë se shteti i Serbisë do të jetë i pranishëm në Kosovë pa marrë parasysh a ka ministri apo jo.

"Deri në atë logjikë, ne duhet të kemi ministri për Vojvodinën, Beogradin, Kosovën e Mitrovicën", tha kreu i grupit parlamentar të SNS.

Madje sipas tij, nëse krijohet një institucion i tillë, do të legjitimohet pavarësia e Kosovës, duke bërë që ajo të mos jetë pjesë e shtetit serb.

"Në qoftë se ne e pranojmë logjikën tuaj për krijimin e Ministrisë së Kosovës, i bie që Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për ne Kosova është Serbi, dhe do të vazhdojmë të jemi të pranishëm atje", shtoi Martinoviq.

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

Posted: 26 Jun 2017 02:03 AM PDT

Valmir Elezi në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se po presin që shumë shpejtë të fillojnë më numërimin e votave me kusht, duke treguar se janë 25 mijë sosh.

"Po presim që shumë shpejtë të fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mijë vota me kusht", ka treguar Elezi.

Zëdhënësi i KQZ'së gjithashtu tha se aktualisht është duke u bërë verifikimi, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fotot më mahnitëse të festimit të Bajramit nga e mbarë bota (Foto)

Posted: 25 Jun 2017 02:07 PM PDT

Fitër Bajrami festohet sot në Europë, SHBA dhe në të gjitha vendet myslimane.

Besimtarët festojnë këtë festë të rëndësishme fetare me lutje duke e shënuar përfundimin e muajit të Ramazanit gjatë të cilit kanë agjëruar.

Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)

Posted: 25 Jun 2017 02:07 PM PDT

Edhe kësaj radhe kremtimet po përshkohen me thirrjet e Bashkësisë Islame të Kosovës për luftimin e çdo përpjekjeje, që në emër të besimit të mbillet urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar parimet e islamit.

Festohet Fitër Bajrami në Kosovë

Dështon testimi i sigurisë nga zjarri në ndërtesat e Anglisë

Posted: 25 Jun 2017 02:07 PM PDT

Departamenti për Komunitete dhe i Pushtetit Lokal, kanë raportuar se testi ka dështuar në të gjitha ndërtesat, shkruan BBC.

Gjatë ditës së djeshme banorët e më shumë se 800 apartamenteve janë evakuuar për arsye sigurie.

Irani arreston 50 të dyshuar për lidhje me grupe terroriste

Posted: 25 Jun 2017 02:06 PM PDT

Shkaku i arrestimeve janë dy sulmet e 7 qershorit që ndodhën në kryeqytetin e Iranit.

Cak i sulmeve ishin parlamenti i Iranit dhe tempulli i Ayatollah Ruhollah Khomeinit. Për të dyja sulmet përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

"Pas sulmeve terroriste në Teheran, më shumë se 50 mbështetës dhe persona të lidhur me grupet terroriste janë arrestuar në provincën Kermanshah", ka thënë prokurori Nemat Sadeqi, sipas agjencisë qeveritare të lajmeve IRNA, përcjell REL.

Ai ka shtuar se kanë gjetur tek të arrestuarit "një numër të konsiderueshëm të rripave vetëvrasës, lëndëve shpërthyese dhe armëve".

Avioni bën ulje të detyruar – ‘dridhej si makinë larëse’ (Video)

Posted: 25 Jun 2017 02:06 PM PDT

Piloti tha se vendimi për t'u kthyer në Perth, 90 minuta pas nisjes që andej, u mor për shkak të problemeve teknike në avionin e pasagjerëve.

Avioni, sidoqoftë u ul pa probleme në orën 10 të së dielës, sipas orës lokale. Policia tha se shërbimet e emergjencave në veri të Perthit ishin vënë në gatishmëri për një ulje të mundshme në det.

Një numër pasagjerësh në bordin e avionit ishin munduar jo pak nga dridhja e tij. "Air Asia X" nuk ka komentuar ende incidentin, në të cilin nuk janë raportuar të lënduar, përcjell TCH.

Më herët këtë muaj, një "Airbus A330" në pronësinë e "China Eastern Airlines", u detyrua të bënte një ulje emergjence në Sidnej, pasi një vrimë gjigante u shfaq në një prej motorëve të tij.

Shaking forces plane to turn back

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more