Skip to main content

“Shpallet konkursi për shkolla të mesme në Ferizaj” plus 8 more Ferizaj Press

“Shpallet konkursi për shkolla të mesme në Ferizaj” plus 8 more Ferizaj Press


Shpallet konkursi për shkolla të mesme në Ferizaj

Posted: 19 Jun 2017 09:42 AM PDT

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë këtë të hëne ka shpallur konkursin për pranimin e nxënësve në shkolla të mesme për klasat e 10-ta.

Bëhet e ditur që një numër i madh i nxënësve i’a ka mësyer dyerve të shkollave që të konkurrojnë në drejtimin që duan të vazhdojnë shkollimin.

Këtë vit edhe shkollat profesionale kanë bërë përgatitje që të ofrojnë drejtime joshëse dhe drejtime që përgatisin kuadro për tregun e punës.

Por në anën tjetër edhe interesimii nxënësve në krahasim me vitet tjera duket më i shprehur për këto profile në krahasim me vitet e mëparshme.

Këtë vit ditë më parë mbi 1700 semimaturantë i janë nënshtruar testit të arritshmërisë.

Ky eshte konkursi i plotë peër shkollat e mesme të Ferizajt.

  

U çertifikuan dhjetëra administratorë të sportit për Federatën e Volejbollit e Kosovës

Posted: 19 Jun 2017 09:17 AM PDT

Është mbyllur me sukses edhe kursi i shtatë bazik për administratorët e sportit, ku këtë herë u mbajt për Federatën e Volejbollit e Kosovës. Dhjetëra administratorë, zyrtarë, trajnerë, lojtarë e lojtare, u ndanë të kënaqur me ligjëratat nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm. Ligjërues ishin: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Iber Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it. Krahas tyre, ligjëroi edhe z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Për të ishte hera e dytë që ligjëron në kursë të tillë, pasi herën e parë ligjëroi për Federatën e Skitarisë e Kosovës. Në fund, pjesëmarrësit u pajisen me çertifikata.Kursi u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të Komitetit Olimpik të Kosovës. Kujtojmë që kurset e tilla mbahet në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. I radhës mbahet më 23 dhe 24 qershor për Federatën e Karatesë e Kosovës, kurse deri në fund të vitit do të mbahen gjithësej 14 kurse.

Deputet i AKR-së Labinot Tahiri, mbështetë Ramush Haradinajn për kryeministër?!

Posted: 19 Jun 2017 07:02 AM PDT

Edhe një javë pas zgjedhjeve nuk dihet saktë se kush më kë do ta formon qeverinë e re të vendi, edhe pse  thuajse gjitha partitë politike po flasin se do të jenë formuese të institucioneve të reja.

Koalicioni PAN po thirret se do të jetë ai i cili do ta formon qeverinë e re, pasi që janë fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe kësisoji i takon e drejta Kushtetuese të jetë mandatar për krimjm, në anën tjetër edhe Lëvizja Vetëvendosje pretendon se edhe asaj i takon e drejta kushtetuese për ta bërë qeverinë nëse PAN-i dështon herën e parë

Por asnjëra parti politike nuk mund ta bëjë asesi qeverinë e re pa bërë koalicion me një parti tjetër shqiptare, edhe nëse bëjnë me minoritete, pasi që asnjëri koalcion nuk ka arritur që me 11 qershor ti fitoj 41 deputetë numër ky sa për ta formuar qeverinë e re.

 

E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe koalicioni PAN, janë të interesuar që të provojnë variante të ndryshme për ti bërë të paktën 61 deputetë për ta formuar qeverinë, ndose aktualisht një gjë e tillë është e pamundur, raporton Gazeta NewBorn.

Ditë më parë Haradinaj deklaroj se ka siguruar numrat për formimin e qeverisë së re, por pa treguar mënyrën se si i ka bërë.

Gazeta NewBorn nga burimet e saja mëson se është deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja, Labinot Tahiri, ai icili do ta përkrah Haradinajn për kryeministër në ditën e nominimit, ndonse një gjë e tillë ende nuk dihet zyrtarisht.

Tahiri ishte njëri prej këngëtarëve i cili kishte mbështetur Haradinajn gjatë qëndrimit në Francë dhe poashtu Tahiri në Facebook shpesh herë shpreh tone nacionaliste, e kjo gjë duket se edhe më tepër e ofron Tahirin për ta mbështetur Haradinajn për kryeministër.

Lista serpska qenka ngashënjyer me rastin në Maqedoni

Posted: 19 Jun 2017 06:59 AM PDT

Shkruan: Hanife Salihu

  Lista serpska,  paska filluar të vë kushte partive të shumicës së popullatës në Kosovë. Me siguri qenkan  "frymëzuar" me zgjedhjen e Kryeparlamentarit Shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, z. Talat Xhaferit. Por, siç po shihet, paskan qenë nën ndikime emocionale dhe gjetjën e mënyrës së realizimit të qëllimeve të tyre të errëta e keqadashëse kundrejt Kosovës dhe popullit të saj autokton.                                                                                                                                                           Ata paskan menduar verbërisht duke e kërkuar pozitën e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës.           Por, sikurse të kishin menduar me mendje të shëndoshë dhe pa emocione tendencioze nuk kishin ardhur fare te ky konkluzion. Përkundrazi, do duhej t'ia vënin gishtin kokës  dhe të reflektonin drejt. Nuk mund të tërheqen paralelizma mes shqiptarëve në Maqedoni dhe serbëve në Kosovë. Ky nuk mund të jetë krahasim real, pasi që, shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Kosovës shumë gjëra i dallojnë në vendet ku jetojnë, e këto gjëra janë:

  1. Shqiptarët e Maqedonisë janë autokton në Maqedoni
  2. Shqiptarët në Maqedoni ishin të robëruar, nuk kishin liri.
  3. Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë afër 50 % të popullatës
  4. Shqiptarët në Maqedoni me votë i siguruan ulëset në Kuvendin e Maqedonisë                                     
  5. Shqiptarët në Maqedoni bëjnë përpjekje që vendi të anëtarsohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare                                                                                                                                                            E në anën tjetër serbet e Kosovës:
  6. Serbët në Kosovë nuk janë autokton
  7. Serbët në Kosovë erdhën si pushtues
  8. Serbët në Kosovë as 5% të popullatës nuk e përbëjnë
  9. Serbëve në Kosovë iu kanë rezervuar vendet në Kuvendin e Kosovës  (iu kanë falur ulsët në Kuvend)      
  10. Serbët në Kosovë bëjnë përpjekje që Kosovën t'a pengojn në hapjën e rrugës në organizatatë ndërkombëtare

   Serbët në Kosovë janë kolonizator që veç dëme i kanë sjell Kosovës. Këtë  vazhdë të dëmeve po e vazhdojne ende duke paralajmruar bllokime të proceseve politike

Ky yrysh ka me i bë keq atyre në radhë të parë, por edhe këte yrysh e zgjedhim me mjete paqësore.                                                                                                                                                               E kështu që serbët e Kosovës, le t'i mendojnë gjërat me kokë të ftohur, e me arsyeshmëri në mënyrë që të mos  "koritën"!

Përfundimtare: Këta janë deputetët e PAN-it dhe LAA-së

Posted: 19 Jun 2017 06:30 AM PDT

Ndërsa vazhdon beteja se kush do të ketë të drejtën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, se kush me kë do të bëjë koalicion paszgjedhor që ia siguron këtë të drejtë, ende vazhdon numërimi i votave dhe spekulimet se kush nga kandidatët për deputetë ka marrë besimin e qytetarëve dhe cilët jo.

Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të ketë një përbërje tjetër nga ai që do të kenë pritur ata që e zhbënë atë para këtij. Raporti i forcave politike tani është nivelizuar në përmasa që rrezikon konstituimin e tij brenda një afati që nuk quhet krizë institucionale. Ish-partnerët qeverisës tani janë rivalë, të cilët sipas deklarimeve vështirë të bëhen bashkë, ndërsa rivali i papajtueshëm i zgjedhjeve të kaluara ka dalë si parti e parë parlamentare. Numri i vendeve të rezervuara për deputetë nga radhët e komuniteteve është i njëjtë (20), por Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, paralajmëron të jetë më radikale dhe, po ashtu, më e fuqishme (nga 10 që u takojnë serbëve, 9 janë të Listës Serbe).

KQZ-ja ka paralajmëruar se deri më 25 qershor do të kryejë procedurat e numërimit të votave që do të japin rezultatet preliminare për deputetët e rinj, ndërsa për listat e publikuara deri tash thekson se nuk kanë dalë prej saj. Janë të subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, sqarojnë në KQZ.

Sipas të dhënave jozyrtare, të publikuara nga medie, rezulton se Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë fituar 39 vende, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa 30 vende, ndërsa Vetëvendosje, që garoi e vetme – 31 deputetë.

Nga kjo garë doli më e fituara Vetëvendosja, që dyfishoi numrin e deputetëve, sikurse edhe Nisma për Kosovën (rritje 40 për qind).

Bie në sy se në listat e deputetëve të përbërjes së re nuk do të jenë disa nga emrat që në legjislaturat e kaluara konsideroheshin figura të rëndësishme të subjekteve që i përfaqësonin.

Nga koalicioni PAN përveç Hajredin Kuçit, që mbajti pozita të ministrit e të zëvendëskryeministrit, dhe të Arsim Bajramit, po ashtu ministër, në legjislaturën e re nuk do të jenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, po ashtu as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa (të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e PDK-së). Ndërsa nga subjekti i LDK-së do të mungojnë deputetët e legjislaturës së kaluar: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

Pas rinumërimit edhe të 150 kutive si dhe të votave me kusht e të atyre nga diaspora mund të ndodhin ndryshime, por sipas ekspertëve të fushës ato mund të jenë minimale.

Emra të rinj më së shumti do të ketë nga radhët e Vetëvendosjes, e cila ende nuk e ka bërë publike listën e emrave të cilët në bazë të votave të numëruara deri tash kanë fituar statusin e deputetit.

Lista e PAN-it: 

PDK:

Kadri Veseli – PDK

Sala Berisha- Shala – PDK

Enver Hoxhaj – PDK

Mergim Lushtaku – PDK

Elmi Reçica – PDK

Memli Krasniqi ­ – PDK

Ganimete Musliu – PDK

Agim Aliu- PDK

Evgjeni Thaçi – Dragusha- PDK

Andin Hoti – PDK

Fatmir Xhelili – PDK

Blerta Deliu- Kodra – PDK

Xhevahire Izmaku – PDK

Bekim Haxhiu – PDK

Flora Brovina – PDK

Abdyl Salihu – PDK

Mexhide Mijaku- Topalli – PDK

Xhavit Haliti – PDK

Safete Hadërgjonaj – PDK

Zenun Pajaziti – PDK

Nezir Çoçaj – PDK.

AAK:

Ramush Haradinaj – AAK

Daut Haradinaj – AAK

Time Kadrijaj -AAK

Teuta Haxhiu – AAK

Shkumbin Demaliaj -AAK

Rrustem Berisha -AAK

Ahmet Isufi -AAK

Rasim Selmanaj -AAK

Blerim Kuçi -AAK

Pal Lekaj- AAK

NISMA: 

Fatmir Limaj – Nisma

Haxhi Shala – Nisma

Zafir Berisha -Nisma

Bilall Sherifi -Nisma

Milaim Zeka -Nisma

Albulena Balaj- Halimaj -Nisma

Valdete Bajrami -Nisma

Enver Hoti – Nisma

Lista e LAA: 

LDK:

Avdullah Hoti

Vjosa Osmani

Driton Selmanaj

Anton Çuni

Lumir Abdixhiku

Kujtim Shala

Lutfi Zharku

Arben Gashi

Ramiz Kelmendi

Teuta Rugova

Valentina Bunjaku Rexhepi

Ismet Beqiri

Haxhi Avdyli

Fidan Rekaliu

Arban Abrashi

Lirie Kajtazi

Armend Zemaj

Naser Rugova

Imet Rrahmani

Naser Osmani

Hykmete Bajrami

Haki Demolli

Blerim Grainca

Besa Gaxherri

Vebi Imeri

Mirijeta Kalludra

Sokol Havolli

Nexhat Ramadani

Bardhyl Meta

Mimoza Kusari Lila

Ilir Deda

AKR:

Behgjet Pacolli

Labinot Tahiri

Korab Sejdiu

Islam Pacolli

Mbi 1 milionë euro më shumë për investimet kapitale në Ferizaj

Posted: 19 Jun 2017 03:22 AM PDT

Udhëheqës të Kuvendit të komunës së dhe qeverisjes komunale të Ferizajt kanë mbajtur sot tubim publik për kornizën afatmesme buxhetore të periudhës 2018-2020.

Ndonëse pjesëmarrja e qytetarëve ishte simbolike , përfaqësues të ekzekutivit komunal shpjeguan se ky është vetëm fillimi i hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi edhe me tutje të bëhen ndryshime në këtë dokument.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri i cili e udhëhoqi takimin shpjegoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është mjaft e rëndësishme për qytetarët, ngase aty do të jenë projektet e viteve të ardhshme, ndërsa edhe rritja e buxhetit për disa kategori do të jetë mjaft e dobishme.

"Ne kemi dashur që përmes këtij diskutimi publik të marrim mendime dhe kërkesa nga ana e qytetarëve për investimet që e shohin të rëndësishme ata të projektojmë. Ky dokument do të jetë edhe në mbledhjen e Kuvendit, prandaj sugjerimet janë të mirëseardhura" tha kryesuesi Guri.

Ndërkaq drejtoresha për Buxhet dhe Financa shpjegoi se buxheti i projektuar në këtë kornizë është më i lartë se sa viteve të kaluara. Për këtë periudhë parashihet buxhet deri në 28 milionë euro, ndërsa vetëm te investimet kapitale është planifikuar rritje për 1 milionë e 100 mijë euro më shumë se në vitin e kaluar.

"Janë paraparë rritje edhe nëpër disa kategori të shpenzimeve specifike si në arsim , shëndetësi e sektorë të tjerë , ndërsa propozimet e qytetarëve do të ndihmojnë që të orientohet ky buxhet aty ku vërtet ka nevojë" potencoi drejtoresha Syla.
Qytetarët e pranishëm kërkuan që në Kornizën Afat Mesme Buxhetore të futen më shumë projekte për asfaltim rrugësh , funksionalizim të ujësjellësve dhe krijim të kushteve për zhvillim e bujqësisë, kurse pjesëtaret e shoqërisë civile thanë se ende nuk e kanë pasur ne dorë këtë dokument për të dhënë rekomandime konkrete.

Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2018-2020 pritet te diskutohet dhe të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit sipas udhëzimeve që janë dhënë nga Ministria e Financave.

Naim Dashaj fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom në Ferizaj

Posted: 18 Jun 2017 03:51 PM PDT

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj. Dashaj me Subaru-n e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për  01.567 sekonda. Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe  Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda.

Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren.

"Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit", ka thënë Dashaj pas garës. Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithësesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.

 

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 cc – Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat – Prizreni D&G) 2:57.914

 

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc – Grupi 1)

1.Dardan Sadiku (MK7 – Ferizaj) 2:52.608

2.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G) DNS

 

Klasa 3 (mbi 1600 cc – Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (MBW – Gjilani) 2:43.956

2.Kushtrim Bytyqi (Renault – Ferizaj) +02.385

3.Leutrim Rexhepi (MK6 – Ferizaj) +03.003

 

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 2)

1.Suhejb Vuqitërna (Honda – Rahoveci) 2:50.616

 

Klasa 6 (mbi 1600 cc – Grupi 2)

1.Liridon Kalenderi (Porsche – Prizreni D&G) 2:37.286

2.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni ) +07.090

3.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +11.535

 

Klasa 7 (deri1200 cc – Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2:35.821

2.Halil Çereti (Yugo – Prizreni D&G) +04.211

3.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) +05.313

 

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 3)

1.Valon Rexhepi (Lupo – Eurogoma RT) 2:35.930

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +00.028

3.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) +03.509

 

Klasa 9 (mbi 1600 cc – Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova) +01.567

3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +04.372

 

Promo

1.Jugoslav Milosevki (Opel -Nikola Karev) 2:42.386

2.Maja Milosevska (Opel – Nikola Karev) +21.869

 

Plasmani i përgjithshëm:

  1. Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova) +01.567

  1. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +03.870

Bashkim Fazliu: Albini e ka gabim.Nuk duhet të shkojë në opozitë vetëm “Klani Pronto” por edhe “Klani Hallo”

Posted: 18 Jun 2017 01:12 PM PDT

Besoj se Kosova do të paqtohet një kohë dhe do të rregullohet vetëm nëse shkojnë në opozitë të dy klanet që e kanë kapur shtetin e Kosovës: Klani “PRONTO” (SHIK-u dhe ‘Vendlindja Thërret’) dhe Klani “HALLO” (Fondi ‘3 përqindshit’ dhe klani i Isa Mustafës). Prandaj Albini e ka gabim kur thotë se vetëm PDK-ja duhet të shkojë në opozitë, pasi duhet të shkojë në opozitë edhe LDK-ja.

Ata që votuan me 11 qershor votuan qartë për ndryshime. Nuk votuan as për Ramushin as për Hotin, por VOTUAN qartë për ALBININ (edhe aty ku nuk kanë kurfarë përfaqësimi VV-ja). Dhe Albini duhet ta mbrojë dhe ta çojë tutje këtë besueshmëri qytetare! Nëse ndonjërin nga këto klane do t’i marrë në mbrojtje, ai do të bëhet si ata!

Prandaj kujdes dhe u bëj thirrje edhe subjekteve tjera në Kuvend:

JEPNI RASTIN ALBINIT TA PASTROJË KOSOVËN – PA PRONTO e PA HALLO!

Shpjegim: “Pronto” dhe “Hallo” janë kryesisht përgjigjet telefonike apo përshëndetjet e para telefonike në italisht dhe gjermanisht.

Bashkim Fazliu Migjeni

A do të ndryshojë harta politike pas 11 qershorit ?

Posted: 18 Jun 2017 12:57 PM PDT

Albert Ramadani
Pasi të përfundojë numërimi, KQZ do të certifikon zgjedhjet dhe deri sa te presim te çertifikohen, partitë politike nuhatin për tu bërë bashkë me njëri tjetrin, koalicionet parazgjedhore nuk krijuan numra qe do të kenë mundësinë për të qeverisë pa ndonjë koalicion apo parti. Koalicioni PAN, i cili ne këto zgjedhje doli i pari por jo si vetëm do mundet te qeveris.
Koalicioni parazgjedhor tashmë i njohur si PAN ka nominuar për kryeministër Z.Ramush Haradinaj por sipas numrave vështire do ta ketë nëse nuk do të ju bashkëngjitet ndonjë nga partitë apo koalicioni LAA, edhe pse z. Haradinaj është nominuar nga koalicioni fitues nuk do thotë patjetër qe vetëm ky te jetë kryemistër apo me logjiken ja ne fituesit ja prapë ne zgjedhje.
Ne rast se nuk do mund te krijohet qeveria nga koalicioni PAN, presidenti vendit duhet ti shterë të gjitha mundësit qe të gjen një zgjidhje mos të shkojë vendi prapë ne zgjedhje.
Ne kemi rastin e shtetit fqinje Maqedoninë ku fituesi nuk arriti ta bëjë qeverinë erdhe ne shprehje i dyti, ne Kosove mund te mos jetë ngjashëm apo referimet nga gjykata kushtetuesi por ne Kosovë duhet presidenti te gjeje zgjidhje ku të gjitha partitë ti takoje. Nëse presidenti i vendit nuk gjen vullnet dhe nuk munde të arrije ndonjë marrëveshje qoftë për një koalicione apo qeveri gjithëpërfshirës, shume lehtë vendi mund të shkoje ne zgjedhje edhe pse zgjedhjet e një pas njëshme nuk do ta ndryshojnë shume tabelën e rezultateve.
Zvarritja apo mundësia e përsëritur e sindromit bllokues i njohur si "ngërçi politik" mundë te jetë alibi qe të ketë qëllim nga aktorët politik që zgjedhjet e jashtëzakonshme te bëhen me apo pas zgjedhjeve lokale ku partitë si mostër do ti përdorin zgjedhjet lokale ku tek ne zgjedhje lokale do ketë mundësi ndryshimi hartave te qeverive lokale.
Çdo zvarritje apo përsëritje e mundshme e zgjedhjeve do zvarrit çdo proces te Kosovës ne vend dhe ne arenën ndërkombëtare ku Kosovën e presin procese tejet të rëndësishme këtë e di fare mire çdo politikan, institucion dhe qytetar ne Kosovë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more