Skip to main content

RTSH: “PS feston fitoren, Rama: Shqiptarët kanë folur kuqezi!” plus 9 more

RTSH: “PS feston fitoren, Rama: Shqiptarët kanë folur kuqezi!” plus 9 more


PS feston fitoren, Rama: Shqiptarët kanë folur kuqezi!

Posted: 27 Jun 2017 12:56 PM PDT

Partia Socialiste me një miting madhështor ka festuar fitoren e saj të cilësuar historike në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Lideri i saj Edi Rama ka mbajtur një fjalim që do të mbahet mend gjatë për mesazhet që ai përcolli. “Shqipëria ka folur troç dhe shqiptarët vendosën qartësisht me një votë kuqezi. Qytetarët zgjodhen të ardhmen dhe na thanë që Shqipëria është mbi të majtën dhe të djathtën, shteti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Qytetarët i thanë jo politikës së kacafytjes. Populli zgjodhi PS për të udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme udhëheqëse” tha në fjalën e tij zoti Rama.
Kreu socialist dhe kryeministri i vendit për katër vitet e ardhshme premtoi se “Ne do qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës kundër të tjerëve. Sfidat e Shqipërisë nuk janë socialistë apo demokratë, por sfida shqiptarë. Kemi lindur jo të majtë dhe jo të djathtë, jo të ndarë në të tanët dhe të atyrë, por të njëjtë në gjak, gjuhë, thjesht shqiptarë” tha zoti Rama. “Fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm, e jona është vetëm barra e madhe e përgjegjësisë, për të mos harruar se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam” shtoi ai duke korrur duartrokite.
Edhe një herë ashtu si gjatë fushatës zoti Rama tha se “Duhet të kemi një përpjekje shqiptare të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Ta bëjmë më të arsyeshme dhe njërëzore politikën tonë”.
Ndryshe nga sa mund të pritej zoti Rama ka formuluar një urim për kundërshtarin e tij Lulzim Basha. “Dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën pasi më 18 maj vuri Shqipërinë të parën dhe siç e shohim tani marrëveshja është ajo që është dhe jo si cinikët e kazanit donin t'i bënin shqiptarët të besonin ashtu si shpreheshin ata” tha kreu socialist. “Jam i gatshëm të veproj dhe ju kërkoj të gjithëve të njëjtën gatishmëri. Dua tu thëm udhëheqësve të partive opozita se fushata mbaroi dhe shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Është koha të vëmë vetën tonë në dispozicion të tyrë dhe Shqipërinë përpara partisë, dhe shqiptarët përpara dallimeve politike. Është koha të vëmë flamurin përbashkues kuqezi përpara flamujve të feudeve tona politike” tha fituesi i zgjedhjeve të 25 qershorti kreu socialist dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Zgjedhjet, përfundimi i numërimit konfirmon fitoren e PS

Posted: 27 Jun 2017 12:42 PM PDT

KQZ deklaroi sot përfundimin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit, si dhe rezultatin paraprak të këtyre zgjedhjeve. Kreu i komisionit Klement Zguri ndërsa bëri të ditur rezultatet, vlerësoi se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, numurimi i votave është bërë brenda 47 orëve. Sipas rezultateve që ai ofroi fituese e zgjedhjeve është PS me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 43 mandate, LSI 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

Urimet nga krerët e qeverive të huaja për PS

Posted: 27 Jun 2017 12:06 PM PDT

Shqipëria dhe posaçërisht Partia Socialiste dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, kanë marrë urime të shumta nga krerët e qeverive të huaja lidhur me fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kancelarja gjermane Angela Merkel , ne mesazhin e saj derguar zotit Rama shkruan: Urime të merituara. Pre të takohemi brenda pak ditësh, duke iu referuar takimit ne Trieste me kreret e vendeve Ballkanike. Kurse kryeministri italian Paolo Xhentiloni u shpreh: Fitore e merituar për Shqipërinë. Partia socialiste është një shembull i veçantë, urime gjithë shqiptarëve. Presidenti iTurqisë, Rexhep Taip Erdogan, në urimin e tij thekson: Përgëzime për fitoren spektakoklare e cila forcon marrdhëniet tona. Shqipëria dhe Truqia mbeten partnerë strategjikë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lajmëroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, për ta uruar për procesin zgjedhor që po permbyll Shqipëria. Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike",është shprehur ai. Thaçi thekson se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane.

Basha befason, nuk deklaron dorëheqjen, por ngrin funksionet e tij

Posted: 27 Jun 2017 11:57 AM PDT

Ndryshe nga sa pritej Kreu i PD Lulzim Basha nuk deklaroi sot dorëheqjen pas asaj që kundërshtarët e tij e cilësuan humbje dramatike dhe e paprecedentë e partisë së tij në zgjedhjet e  25 qershorit. Në një dalje para mediave zoti Basha akuzoi kundërshtarin për garë të pabarabartë, përfshirje të krimit, blerje vote dhe triumf i paligjshmërisë. “Kjo është luftë për jetë a vdekje” tha zoti Basha.
Kreu i deritanishëm i PD mori përsipër përgjegjësitë për humbjen, por nuk dha dorëheqjen. Ai tha se ngrin funksionet e tij, ndërsa do ti nështrohet një gare të re për kreun e partisë. Statuti i PD e ka të shprehur qartë se kur partia humbet zgjedhjet nënkryetari dorëhiqet.

Revoltë në PD: Të dorëhiqet Basha, përgjegjësi i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD

Posted: 27 Jun 2017 11:40 AM PDT

Në PD duket se ka nisur një revoltë ndaj kreut të saj Lulzim Basha, pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit, e cila konsiderohet humbja më e madhe në historinë e saj. Një deklarate e një grupi anëtarësh të niveleve të ndryshme drejtuese të PD në të cilën kërkohej dorëheqja e zotit Basha, është pasuar nga një tjetër deklaratë e firmosur nga figurat më të njohura të demokratëve ndër vite. Mes tyre janë emrat e Besnik Mustafajt, Genc Rulit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Majlinda Bregut etj.
Ata shprehin ndër të tjera shqetësimin për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje. Të ndodhur sipas tyre në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë, për raste të tilla, ata kanë kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje. Nënshkruesit kërkojnë fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

Zyrtarë të PD kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Posted: 27 Jun 2017 11:22 AM PDT

19 anëtarë të niveleve të ndryshme të forumeve PD, shumica zyrtarë të selisë së kësaj partie, kanë dalë mbrëmjen e së martës me një deklaratë zyrtare ku akuzojnë kreun e PD Lulzim Basha si përgjegjës të humbjes së rëndë sipas tyre të PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe i kërkojnë të japi dorëheqjen.
“Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”” vlerësohet në deklaratë. Sipas saj “Basha bëri një fushatë për “Listën Basha” duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS”. Për këto arsye nëshkruesit e deklaratës vlerësojnë se “Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!”

Erdogan – Ramës : Përgëzime për fitoren spektakolare

Posted: 27 Jun 2017 10:42 AM PDT

Presidenti turk Erdogan e ka konsideruar si spektakolare fitoren e PS në Zgjedhjet e 25 qershorit. "Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdheniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve” shkruan zoti Erdogan në urimin drejtuar kryeministrit Rama.

Gentilioni uron Ramën

Posted: 27 Jun 2017 10:38 AM PDT

Pas kancelares Merkel kryeministri Rama ka marrë urime edhe nga homologu i tij italian Paolo Gentilioni. “Një fitore e merituar për Shqipërinë. Partia Socialiste është një shembull i veçantë. Urime gjithë shqiptarëve” shkruan në urimin e tij kryeministri Gentiloni.

Doshi: Do jem me Ramën për Shkodrën

Posted: 27 Jun 2017 07:36 AM PDT

Ish deputeti socialist Tom Doshi arriti të fitojë një mandat deputeti në Shkodër, këtë rradhë nën siglën e Partisë Social Demokrate. Në një dalje për mediat gjatë ditës së martë zoti Doshi tha se kjo fitore nuk ishte e lehtë. Ajo u arrit falë përkrahjes së votuesve.
Zoti Doshi njihet për polemikat me figura të njohura të politikës, përfshirë dhe kryeministrin Rama. Duke vlerësuar faktin se Partia Socialiste ka arritur të sigurojë qeverisjen e vetme, ai tha se e vetmja kërkesë e tij për zotin Rama është mbajtja e premtimeve. Ndërkaq zoti Doshi sulmoi ashpër për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mosmarrëveshjet me degët e Partisë Socialiste në Shkodër, Doshi u shpreh se bashkëpunimin e ka me kryeminsitrin, ndërsa zbuloi se me Ramën kishte patur një bisedë telefonike.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Shkodër, Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate deputeti në atë qark, Partia Socialiste katër mandate dhe Partia Social Demokrate 1 mandat deputeti.

Statistika zgjedhore, PS dhe LSI më shumë vota dhe mandate, PD më pak

Posted: 27 Jun 2017 06:29 AM PDT

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duket se po shënohen disa rekorde partiake. Nga numërimet deri në orën 15, ajo ka fituar 746.374 vota ose 48,31 përqind. Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 2 përqind e votave, mendohet se numëri të rritet. Në zgjedhjet e kaluara PS fitoi 713.407 vota ose 41.36 perqind. Sipas përllogaritjeve kjo parti ka marrë deri tani rreth 33 mijë vota më shumë.
Me rritje është edhe LSI. Ajo i ka kaluar 221 mijë vota ose 14.3 përqind. Në zgjedhjet e kaluara LSI kishte fituar 180 470 vota, 10.46 përqind. Diferenca është mbi 41 mijë vota.
Ndërkaq PD ka shënuar një rënie dramatike. Deri tani për këtë parti që kishte grumbulluar gjithë të djathtën shqiptare, kanë votuar 445.853 votues ose 28,86 përqind. Në zgjedhjet e vitit 2013 demokratët morën si parti 528.373 vota ose 30.63 përqind. Diferenca është mjaftë e madhe 83 mijë vota.
Të gjitha këto të dhëna kanë reflektuar edhe tek mandatet e deputetëve. PS ka marrë 74 mandate, 9 më shumë nga zgjedhjet e kaluara. PD 43 mandate, 7 më pak nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa LSI 19 mandate, 3 më shumë nga zgjedhjet e katër viteve më parë.
Këto të dhëna dhe të tjera pritet të jenë në qendër të komenteve dhe analizave.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more