Skip to main content

RTSH: “PS dhe LSI përplasen për afera votash” plus 9 more

RTSH: “PS dhe LSI përplasen për afera votash” plus 9 more


PS dhe LSI përplasen për afera votash

Posted: 24 Jun 2017 09:48 AM PDT

PS dhe LSI u përfshinë të shtunën në replika pas lajmeve se një zyrtar lokal në Sarandë, i zgjedhur nga LSI, sipas njoftimeve të policisë me mjetin e tij po qarkullonte në zonë për të blerë vota. Në një dalje për median nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka akuzuar drejtëpëdrejtë kryeministrin Rama, për dezinformim. Ai tha se nuk bëhej fjalë për zyrtarin e saj, por për një shtetas tjetër me të njëjtin emër. “Dëshpërimin dhe panikun për humbjen mos e shfaq duke sulmuar padrejtësisht qytetarët” ju drejtua zoti Luan Rama kreut të PS Edi Rama.
Paraditen e së shtunës policia ka njoftuar për disa raste kur persona të caktuar dyshohet se janë implikuar në trafik votash, ku të paktën një prej tyre ishte identifikuar si përkrahës i LSI. Këto përplasje reflektojnë tensionin e madh mes dy forcave kryesore politike, deri tani në aleancë, por që tashmë  synojnë të jenë forca të para pas zgjedhjeve të 25 qershorit, pa patur nevojë  për njëra tjetrën.

KQZ dhe Policia e Shtetit angazhohen për një proces të drejtë zgjedhor

Posted: 24 Jun 2017 09:30 AM PDT

Kreu i KQZ Klement Zguri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako janë takuar midis tyre për të rakorduar bashkëpunimin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së djelës. Zoti Zguri gjeti rastin të falenderojë krerët e policisë për ndihmën në shpërndarjen e materialit zgjedhor. “Thjesht dëshiroj që ne të gjithë, bashkarisht t'ia arrijmë një qëllimi, sepse jemi këtu për një qëllim”, tha zoti Zguri. “Kemi përpara një sfidë. Sfidë për nga mënyra se si sillen partitë politike, individë të caktuar, kandidatët dhe interesat e tyre. por shpresojmë që bashkarisht t'ia dalim sepse jemi këtu për një qëllim” shtoi zoti Zguri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se uniformat blu do t'u përmbahen detyrave të ngarkuara me ligj. “Rezultati nuk është lajm, as emocion për Policinë e Shtetit, sigurisht edhe për KQZ-në” tha zoti Çako duke shtuar se Policia do të bashkëpunojë vetëm me KQZ-në. “Pa dyshim që të dyja institucionet së bashku kanë interesin madhor për t'u bërë të mundur shqiptarëve një votim në shprehje të vullnetit të lirë, të drejtëpërdrejtë dhe të paçensuruar nga asnjë lloj rrethane” tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Indi: I vendoset emri i Donald Tramp gjithë qendrës së banuar

Posted: 24 Jun 2017 06:53 AM PDT

Një fshat në indi shkoi një hap përpara bashkisë së Kamzës duke i vendosur emrin e Donald Trampit jo një rrugë, të vetme, por gjithë qendrës së banuar. Fshati në shtetin verior Harjana ku drita elektrike vjen me hope dhe uji është shumë i pakët, e pagëzoi veten me emrin Tramp për nder të vizitës që do të kryeje së shpejti kryeministri indian Narenda Modi në Shtëpinë e Bardhë. Në hyrje të fshatit është vendosur edhe një tabelë ku lexohet Mirësevini në fshatin Tramp, ku duket edhe fotografia me buzëqeshjen rrezatuese të presidentit amerikan. Banorët shpresojnë se emri i ri do të tërheqë sapo pak vëmendjen e zyrtarëve për më tepër investime dhe përmirësimin e jetës së tyre. Zoti Tramp është mjaft popullor në Indi sepse, gjatë fushatës presidenciale, ai shfaqi në televizione disa reklama zgjedhore në gjuhën hindu, për të tërhequr numrin e madh të amerikanëve me origjinë indiane.

SHBA: Organizohet konkursi për qenin më të shëmtuar

Posted: 24 Jun 2017 06:24 AM PDT

Disa qindra njerëz dashamirës së kafshëve morën pjesë në Kaliforni në konkursin e 29 të qenit më të shëmtuar. Kurora për këtë vit i shkoi Martes, një qen i racës mastif me peshë 60 kilogramë dhe, siç duket, tepër dembel. Qeni u shpëtua nga rruga kur ishte i verbër dhe falë kujdesit të pronarëve iu rikthye shikimi falë ndërhyrjes kirurgjikale. Marta mundi në garë 13 qen të tjerë, njëri më i shëmtuar se tjetri. Megjithatë, edhe pse duken shumë të shëmtuar, për pronarët këto qënie kanë qënë dashuri me shikim të parë. Pjesëmarrësit në këtë konkurs gjykohen nga përshtypja e parë, veçantitë në pamje, personaliteti dhe reagimi i publikut.

KQZ sjell aplikacionin “Voto 2017”

Posted: 24 Jun 2017 06:05 AM PDT

Në prag të votimeve të 25 qershorit KQZ ka sjellë aplikacionin “Voto 2017”. Ai mund të instalohet në smart phone dhe tablet. Qëllimi është edukimi dhe monitorimi i mbarëvajtjes se procesit zgjedhor.
Nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë me emrin apo ID tuaj është e mundur të gjeni shpejt dhe lehtë qendrën e votimit. Gjithashtu, nëpërmjet shërbimit GPS, aplikacioni ju mundëson vendodhjen dhe trajektoren saktë të qendrës së votimit.
Aplikacioni mundëson raportimin në kohë reale nga telefoni çdo veprim apo sjellje që cënon lirinë dhe fshehtësinë e votës. Ju mund të raportoni me tekst, foto dhe video, sipas kategorive kryesore të shkeljeve, të cilat do të ndiqen me tej nga stafi përkatës në KQZ.
Aplikacioni ju krijon gjithashtu mundësinë për t’u informuar për procesin e votimit nëpermjet materialeve edukuese dhe ndërgjegjësuese.
Ai ju sjell në kohë reale të rejat më të fundit nga KQZ, përfshi procesin e votimit dhe rezultatet zgjedhore.
Ky aplikacion u bë i mundur falë mbështetjes së Këshillit të Evropës nëpërmjet programit "Ndërgjegjësimi i votuesve për herë të parë".

Ermonela Jaho finaliste si Best Female Singer

Posted: 24 Jun 2017 06:00 AM PDT

Çmimet më prestigjiozë të zërave operistike në Operan botërore Bachtrack Opera Awards, kanë përzgjedhur ndër 6 emrat finalistë sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Pasi janë selektuar rreth 600 produksionet ndërkombëtare më të mira gjatë sezonit artistik 2016- 2017 emri i Ermonela Jahos renditet në garë si Best Female Singer me yje si Anna Netrebko apo Anita Rachvelishvili. Kategoria Best Female Singer rëndit Anita Rachvelishvili me produksionin e (Samson et Dalila, Opéra de Paris), Anna Netrebko (Il trovatore, Vienna State Opera), Ermonela Jaho nominohet për rolin e saj në operan (Madama Butterfly, Royal Opera, London), Gaëlle Arquez (Xerxes, Oper Frankfurt), Joyce DiDonato (Semiramide, Bayrishe Statsoper , Munich) si dhe Karita Mattila ne produksionin (Jenůfa, Metropolitan Opera, New York). Në kritikën e botuar në faqen zyrtare të Bachtrack Opera Awards mbi përformancën e Ermonela Jahos si Madame Butterfly theksohet: "Jaho jo thjesht këndon Butterfly, Ajo shndërrohet në Butterfly. Nga çasti që ajo shfaqet në kopshtin e qershive ne besojmë te karakteri i saj. Me rrëshqitje, dhe hapë të lehtë, gjeste të hijshme dhe sy përpëlitës, ajo arrin të bëhet nusja 15 vjeçare. Jaho e merr personazhin pak nga pak duke e ndriçuar dhe duke e ngjitur në majën e brishtësisë." Nëse dëshironi të votoni për shqiptaren e talentuar dhe plot personalitet mund të votoni në faqen zyrtare të konkursit Bachtrack.com. Bachtrack Opera Awards.

Fushata, Psikiatria: Po prodhojmë invalidë në shoqëri

Posted: 24 Jun 2017 05:05 AM PDT

Fushata elektorale që ka përfshirë, mbarë opinionin publik, mbart edhe risqet e veta në shëndetin mendor të individëve. Psikiatrja Ariana Rreli, shpjegon se shoqëria jonë është ambicioze dhe se jo vetëm për faktin që ka shumë pritshmëri,por edhe se ka një lloj gjithëpërfshirje, pasi jetojmë në ambiente kur ankthi përçojet edhe pasivisht. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se "ka studime të mirëfillta jo vetëm tek ne por edhe në botë që fushatat zgjedhore paraprihen gjithmonë nga një nivel shumë i lartë stresi, i cili ka deri në fatura shumë të rënda në shëndetin mendor të shoqëruar. Ka vende të cilat precipitojnë edhe më suicide, vetvrasje, sepse njerëzit nuk gjejnë dot një mënyrë për Ti dal kësaj vorbulle, Por bien viktima duke dhënë komplikacione të rënda të shëndetit mendor." Psikiatrja thotë se niveli i stresit dhe ankthit tek popullsia është rritur, dhe kjo ka kohë që është vëne re. Sipas saj numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë për problemet e ankthit, sa vjen e rritet. "Çdo mekanizëm që zgjon ankth para, gjatë apo pas fushatës zgjedhore, ndikon negativisht në shëndetin tonë të përgjithshëm duke ulur forcat mbrojtëse të organizmit dhe nëse flasim për pasoja, tashmë s`janë vetëm ato të shëndetit mendor por edhe ato fizike" theksoi më tej psikiatrja.Sepse gjithashtu është vënë re rritja e numrit të personave me probleme kardiake, numri i të sëmurëve që kanë patur një patologji kronike dhe që është lulëzuar mbi bazën e këtij stresi të krijuar, kështu që në fakt faturën prap e paguan shoqëria jonë, që prodhon njerëz invalidë e që duhet t`i mbajë.

Më shumë naftë vendi, por si paraqitet cilësia e saj

Posted: 24 Jun 2017 04:34 AM PDT

"Nuk ka naftë jocilësore në tregun shqiptar"! Këmbëngulja vjen nga inspertorët e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial në Tiranë, që kanë detyrimin ligjor të kontrollojnë cilësinë e këtij produkti në treg. "I siguroj konsumatorët që nuk ka naftë që digjet si solar, nuk ka virgjinaftë që është e përzier me gazoilin edhe nuk ka gazoil 0.1 që shitet në treg" tha Nako Petro, specialist në ISHTI. Por përkundër këtij deklarimi të inspektorëve publikë, studime të pavaruara konfirmojnë se në treg ka abuzime me cilësinë e produktit të prodhuar nga rafineritë vendase apo edhe të importuar. Një investigim i realizuar nga një grup gazetarësh investigative, të financuar nga qeveria amerikane, provoi qartësisht, sipas tyre se, nafta, e cila shitet në pikat e karburantit në Shqipëri dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është në pjesën dërrmuese të saj jashtë standardeve normale të cilësisë. Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe efektet e saj në ndotjen e ajrit. Ministria e Energjetikës nga ana e saj konfirmoi se laboratori i ISHTI-i është i akredituar që në vitin 2012 dhe kryen një gamë të gjerë ekzaminimesh. 84 prova janë të akredituara nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke garantuar në këtë mënyrë një ekzaminim dhe siguri në lidhje me rezultatet dhe çertifikimet e cilësisë që ne kryejmë për produktet që tregtohen brenda territorit të Shqipërisë.

Futboll: Bie Skënderbeu, ngrihet Partizani

Posted: 24 Jun 2017 04:23 AM PDT

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndëshkime të rënda për skuadrën e Skënderbeut. Klubi korçar është shpallur fajtor për influencim ndeshjesh dhe i është hequr titulli kampion i vitit 2015-2016. Skënderbeu bëhet klubi i parë në historinë e futbollit shqiptar që i hiqet një titull. Por ndëshikimet vazhdojnë tej. Korçarët do të paguajnë edhe një gjobë prej 2 milionë lekësh dhe do t’ju  zbriten 12 pikë nga sezoni futbollistik që u mbyll. Pas këtij vendimi të Komisionit të Etikës të FSHF, titulli i kampionit në futboll për vititn 2015-2016 i kalon Partizanit.

Çako: Policia po monitorohet nga Task-Forca, për çdo veprim në zgjedhje

Posted: 24 Jun 2017 04:14 AM PDT

Vetëm pak orë para procesit zgjedhor, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, deklaron se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. “Pothuaj të gjithë drejtuesit e policisë, kanë filluar të japin instruktazhe tek të gjitha strukturat e policisë që do të shpërndahen në të gjithë territorin për të siguruar qendrat e votimit dhe mabientet e tjera në të cilat zhvillohet procesi zgjedhor” tha kreu i policisë shqiptare.
Zoti çako tha se çdo polic është i pajisur me “Librin e xhepit” dhe se Task-Forca po monitoron të gjithë veprimet e policisë në këtë periudhë zgjedhjesh. “Të gjithë punonjësit e policisë, janë të paisur me një dokument shumë të rëndësishëm i cili është “Librin e xhepit”, ku pasyrohen të gjitha detyrat e tyre”.
Drejtori i Policisë nuk pranoi të vlerësojë fushatën elektorale, por pati një apel drejtuar punonjësve të policisë " të jenë korrekt në zbatimin e detyrës" si dhe për qytetarët "të denoncojnë shkeljet e ligjit në numrin e gjelbër". Zoti Çako ju referua krimeve elektorale, por edhe atyre që kanë lidhje me jetën dhe pasurinë e qytetarëve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more