Skip to main content

RTSH: “Meta: Berati do votojë Drejtimin e Ri, jo cirkun e Rilindjes!” plus 9 more

RTSH: “Meta: Berati do votojë Drejtimin e Ri, jo cirkun e Rilindjes!” plus 9 more


Meta: Berati do votojë Drejtimin e Ri, jo cirkun e Rilindjes!

Posted: 21 Jun 2017 11:02 AM PDT

Me një miting masiv në Berat, LSI, një nga partitë që pretendon të jetë forë e parë pas zgjedhjeve të 25 ka mbyllur fushtën e saj elektorale. Ish kreu i saj Ilir Meta, tashmë president i zgjedhur i vendit, ka shprehur besimin se Berat do të jetë për drejtimin e ri që propozon kjo parti. “Në këto katër vjet pamë jo se si bëhet shteti, por se si bëhet qameti, se si përdoret policia, pamë se si në 4 vjet hendeku dhe padrejtësia sociale është shtuar në këtë vend” tha zoti Meta.
Ai shpalosi programin ekonomik të LSI ku një vend të rëndësishëm zë dhe ekonomia. “Berati është për pesëfishimin e buxhetit për bujqësinë, është për dhjetëfishimin e subvencioneve në bujqësi, për subvencionimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë punëdhënësit që marrin të rinj e të reja për herë të parë në punë, është për programe dhe kredi të buta deri në 2 përqind për të rinj dhe të reja që hapin një sipërmarrje për të punësuar dhe vetëpunësuar” tha zoti Meta para përkrahësve entuziastë, ndërsa shprehu bindjen se beratasit “nuk do të votojnë cirkun e Rilindjes”.

KQZ e shqetësuar për mungesën e komisionerëve

Posted: 21 Jun 2017 10:35 AM PDT

KQZ vazhdon të jetë i shqetësuar, pasi ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ende ka komisionerë të pa emëruar në Qendrat e Votimit. Sipas zëdhënëses Drilona Hoxha, 21 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Ajo tha se kjo ka ardhur për shkak se partitë politike që e kanë të drejtën për të propozuar komisionerët e QV, ende nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve listat emërore.
KQZ ju bën apel partive politike që të nxitojnë të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit dhe të të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor.

Basha në Shkodër: Rama e Meta bashkëkryetarë të qeverisjes së krimit dhe korrupsionit

Posted: 21 Jun 2017 10:24 AM PDT

Për të dytën ditë me radhë kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha ka sulmuar ashpër dy figurat kryesore të së majtës, deri tani aleatë në qeverisje, zotin Rama dhe zotin Meta. Në mitingun përmbyllës në zoti Basha tha se ata flasin sikur të ishin bashkëkryetarë të opozitës, ndësa kanë qenë bashkëkryetarë të qeverisjes së krimit dhe korrupsionit. “Edi Rama dhe Ilir Meta po flasin sikur të ishin bashkëkryetarë të opozitës, por ishin bashkëkryetarë të qeverisjes së krimit dhe korrupsionit dhe të mashtrimeve… Njëri flet për krim e drogë, tjetri për tepsi, korrupsion dhe emërime korruptive, njëri për korrupsion e tendera e tjetrit për oligarkë, a thua nuk ishin këta që na qeverisën. A nuk ishin këta që sollën mijëra të zeza mbi Shqipërinë dhe larguan qindra e mijëra shqiptarë” tha zoti Basha.
Kreu i PD duke ju referuar deklaratave të kryeministrit Rama për të votuar masivsht PS, tha se në Evropën demokratike askush nuk e ka timonin i vetëm. “Sa për timonin kurrë nuk do të ketë timonin vetëm një politikan në Shqipëri. Nuk funksionin kështu demokracia e re. E dini edhe ju që tashmë keni vizituar Evropën. E di edhe rinia, e cila nuk do të pranojë më kurrë zakonet e vjetra, timonin në duart e një politikani. Evropa është Evropë sepse timonin e ka çdo qytetar në duart e veta” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës shprehur bindjen se PD dhe aleatët e saj pas fitores më 25 qershor do të kenë një mbështetje të fortë nga Evropë dhe SHBA.

Avokati i Popullit, Ballanca: Do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!

Posted: 21 Jun 2017 09:26 AM PDT

Pak ditë pas zgjedhjes në parlament, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka nisur zyrtarisht detyrën. Paraardhësi i saj Igli Totozani kishte organizuar një cermoni mirëseardhjeje dhe dorëzimi detyre, e rrallë kjo për institucionet shqiptare në momentet e ndryshimit të drejtuesve. Pas prezantimin me stafin e institucionit, zoti Totozani i kaloi detyrën zonjës Ballanca. “Ndihem e privilegjuar që do drejtoj këtë institucion dhe angazhohem të mbroj me përkushtim Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri” tha me këtë rast zonja Ballanca. “Dy paraardhësit e mi zoti Dobjani dhe zoti Totozani, kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj edhe unë do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!” premtoi ajo.

Pas “Bulevardit të ri” inagurohet edhe parkingu nëntokësor

Posted: 21 Jun 2017 07:45 AM PDT

Afro dy vjet nga ardhja në krye të Bashkisë së Tiranës, kreu i saj Erion Veliaj ka inaguruar edhe një tjetër parkim publik nëntokësor. Parkingu me një kapacitet 328 vendesh, ndodhet tek "Bulevardi i ri", vazhdim i “Bulevardit Zogu i Parë”. Ai do të jetë një tjetër mundësi lehtësimi për drejtuesit e makinave të cilët e kanë mjaft problem parkimin në Tiranë. “Sot hapim një pjesë të dytë të projektit të bulevardit, i cili është parkingu i dytë nëntokësor në Tiranë, pas atij te sheshi “Skënderbej”” tha zoti Veliaj. “Dy vite më parë as imagjinohej që Tirana të kishte disa parkingje nëntokësore. Sot hapim të dytin, ndërkohë që brenda vitit do të fillojmë parkingun pranë stadiumit “Qemal Stafa”, te sheshi “Italia”, për të zgjidhur edhe aty problemin e parkingut” tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Një ditë më parë në prani edhe të kryeministrit Rama u inagurua segmenti i parë i “Bulevardit të ri”. “Sigurisht është hera e parë, që ndërtojmë fillimisht shtyllën kryesore të bulevardit, pra të gjithë infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, përpara se të vijojë zhvillimi. Ne tashmë jemi në një situatë, ku po përgatisim të gjitha planet e detajuara vendore për një pjesë të madhe të zhvillimeve që do të ndodhin në këtë zonë, një pjesë rezidenciale, por shumica tregtare, për biznesin, ambiente zyrash, banka, hotele, etj.” paraqiti perspektivën e kësaj vepre kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Shullani: 700 zgjedhës të ngujuar rrezikojnë të mos votojnë

Posted: 21 Jun 2017 07:12 AM PDT

Gjakmarrja është një plagë që vazhdon të jetë e hapur në shoqërinë tonë. Nikollë Shullani, Kryetar i " Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve " shprehet rreth fenomenit të votimit të personave të ngujuar: "Në rajonin verior, janë rreth 700 votues me probleme gjakmarrjeje." Pragun e shtëpisë, të ngujuarit nga gjakmarrja duket se nuk do të mund ta kapërcejnë as më 25 Qershor, ditën e zgjedhjeve parlamentare. Në 2011-ën për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, të ngujuarit ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, por në këto zgjedhje ata po tregohen indiferentë, ndërsa institucionet shtetërore, kanë zgjedhur të heshtin përballë këtij fakti: "Këtë vit me thënë të drejtën nuk ka shumë interesim nga votuesit e ngujuar por ne i kemi bërë thirrje qeverisë dhe I bëjmë sërish që të gjejë një zgjidhje për këta votues njësoj si për invalidët. Ti mundësojë transport të sigurt ose ti çojë kutinë e votimit aty ku ndodhen ata." Në listën përfundimtare të zgjedhësve publikuar nga Ministria e Brendshme, më 25 Qershor të drejtën e votës e kanë 3.452.308 shtetas, ndër të cileë 136.651 zgjedhës votojnë për herë të pare.

KQZ rrit transparencën

Posted: 21 Jun 2017 07:11 AM PDT

Me qëllim rritjen e transparencës gjatë procesit të numërimit të votave pas votimeve të 25 qershorit, KQZ ka hedhur një hap të ri. Ai ka vendosur që një kopje të tabelës së rezultatit të çdo qendre votimi që do të numërohet, të afishohet në një vend të përshtatshëm brenda Vendit të Numërimit të Votave. Kjo bëhet me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithë vëzhguesve të akredituar që ndjekin procesin e numërimit të votave, të njihen me rezultatet e çdo qendre votimi për çdo parti politike.
Komisioni i Zonës së Adminstrimit Zgjedhor do të marrë masat për të afishuar në një vend të përshtatshëm për tu parë nga të gjithë vëzhguesit e akredituar, kopje të tabelës së rezultatit të qendrës së votimit, dhe kopje të tabelës përmbledhëse të rezultatit, të vulosura nga sekretari i KZAZ-së me vulën e KZAZ-së.

Blushi: Do largoj lojrat e fatit nga qytetet, do kthej pronën!

Posted: 21 Jun 2017 06:52 AM PDT

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka vijuar takimet elektorale në njësinë 10 në kryeqytet ku ndër të tjera premtoi që të largojë pika e lojrave të fatit nga qytetet. ” Çfarë janë bixhoz, lojra fati, kumar, ku lenë njerëzit paratë e jetës dhe shkatërrojnë fëmijët dhe gratë, do t’i nxjerr jashtë Tiranës” tha zoti Blushi. Sipas tij kryeministri Rama i ka lënë me qëllim sepse “ka luajtur bixhoz me fatet e popullit”.
Por zoti Blushi ka bërë edhe një premtim tjetër. Ai ka thënë se do t’i japi fund efektit juridik të ligjit 7501, përmes të cilit qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. “Do të bëjmë një ligj bashkë me shoqatën e pronarëve për kthimin fizik të pronave të njohura dhe të ligjshme. Tua japi shteti menjëherë, nuk ka pse i mban peng. Ato që janë bllokuar të kompensohen në mënyrë graduale dhe të shpejtë” tha zoti Blushi. Sipas tij “Pa u zgjidhur çështja e pronës nuk ka ekonomi, nuk ka ligj dhe gjykata të pavarura”. Sipas tij më 25 qershor filon beteja e pronës.

Mbretëresha Elizabeta II: Qeveria duhet të siguroje marrëveshjen më të mirë për vendin

Posted: 21 Jun 2017 06:34 AM PDT

Mbreterëesha Elizabeta e dytë mori sot pjesë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, kushtuar daljes së britanisë nga bashkimi evropian, ku u paraqiten nga ana e kryeministres Tereza Mei edhe projektligjet që do të mundësojnë këtë. Këto projekligje të lidhura me tregtinë, doganat, emigracionin, peshkimin, bujqësinë, energjinë dhe sanksionet do të përputhen tani me legjislacionin britasnik në vend të atij evropian. Mbretëresha shoqërohej nga princi i Uellsit dhe jo nga bashkëshorti i saj i cili u shtrua në spital gjatë natës për shkak të një infeksioni. Në fjalën e saj para parlamentit të ri, mbretëresha theksoi përparësite që do të ketë qeveria në punën e saj gjatë 2 viteve në vijim. Qeveria ime ka si përparesi të siguroje marrëveshjen më të mirë për vendin gjatë daljes nga Bashkimi Evropian, tha mes të tjerash mbretëresha. Në agjendën që nuk ka lidhje me daljen e vendit nga evropa e bashkuar, u përmenden disa reforma në fushën e sigurisë, pensioneve dhe arsimit, ku spikaste një ligj për të hequr drekën falas nga shkollat. Mbretëresha nuk e përmendi vizitën e presidentit Donald Tramp në Britani, çka sugjeron se kjo vizitë mund të jetë shtyrë për në një kohë më të vonshme.

Macron merr pjesë në një iftar të organizuar nga këshilli islamik i Frances

Posted: 21 Jun 2017 06:16 AM PDT

Këshilli Islamik i Francës organizoi një iftar tradicional në Paris ku morën pjesë shume politikanë dhe zyrtarë francezë, mes tyre edhe presidenti i vendit, Emanyel Makron dhe ministri i Brendshëm, Zherard Kolomb. Makroni është presidenti i parë që merr pjesë në iftar në 10 vitet e fundit. Para tij, në një iftar gjatë muajit të ramazanit kishte marrë pjesë presidenti Nikolas Sarkozi në vitin 2007. Në iftarin e Parisit morën pjesë udhëheqësit fetarë në Francë, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të shumë vendeve. Në fjalën e tij para të pranishmëve, presidenti francez Makron theksoi se edhe Islami e myslimanët janë viktima të terrorizmit, i cili dëshiron të shkaktojë plagë të thella në marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe pjesëtarëve të grupeve të tjera fetare. Ai shtoi se e mbështet nismën e këshillit islam francez për të promovuar unitet dhe solidaritet. “Në Francë nuk ekziston diçka e ndarë, myslimanët në njërën anë, kurse francezët në anën tjetër, ne jemi një, të lirë dhe të barabartë. Muslimanët kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të praktikojnë fenë e tyre. Institucionet franceze janë të detyruara t’ua mundësojnë këtë gjë”, tha zoti Makron.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more