Skip to main content

RTSH: “Gjirokastër dhe Berat; Mungesa e ujit të pijshëm” plus 9 more

RTSH: “Gjirokastër dhe Berat; Mungesa e ujit të pijshëm” plus 9 more


Gjirokastër dhe Berat; Mungesa e ujit të pijshëm

Posted: 30 Jun 2017 08:15 AM PDT

Prej disa ditësh banorët e lagjes "Blloku i Furrave " në Gjirokastër po furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Gjatë një reagimi në lidhje me këtë situatë drejtuesi i Ndërmarrjes së Ujesjelles Kanalizimeve Bashkim Tola ka pohuar se do të merren masa për stabilizimin e situatës. Rënia e ujit në burim e keqperëorimi i tij po sjell probleme edhe në Berat e Kuçovë: Qytetarëet ankohen se: "Që nga zgjedhjet, s’ka as edhe një pikë uje; fare. Prurjet në burimin e Bogovës kanë rënë në 400 litra, ndaj edhe kemi filluar kufizimet e ujit. Nëqortëse jemi furnizuar në kohën e verës norm alisht më parë, tani gjithçla është me pikatore." Për ujësjellësin nuk janë të panjohura dhe zonat që e shpërdorojnë ujin, ndaj veç paralajmërimit të nisjes së kontrolleve që nga e hëna, kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmenaxhimin e ujit.

Topalli : Demokratë mbroni partinë nga pengmarrja

Posted: 30 Jun 2017 07:33 AM PDT

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli i ka kërkuar kreut të deritanishëm të kësaj partie Lulzim Basha, të ndërpresë menjëherë atë që ajo e ka quajtur paligjshmëri dhe pengmarrje e partisë, përpara se të përballet me zemërimin dhe revoltën e demokratëve. Në një dalje publike nga selia e kryesise së Kuvendit të Shqipërisë, zonja Topalli është deklaruar se demokratët do dinë ta mbrojnë partinë e tyre. “Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Por tek të gjitha këto është shpëtimi i PD-së. Prandaj ne kërkojmë garë të barabartë, rregulla të ndershme e të paanshme, proces të hapur e transparent, konkurencë të vertetë, ballafaqim e debat” tha zonja Topalli. “Ne kërkojmë respektim dhe vendimarrje të forumeve drejtuese, sipas statutit. Të gjitha këto janë kushte të panegociueshme të procesit. Pa to në PD nuk ka dhe nuk mund të ketë garë. Sa më shpejt ta realizojë Basha këtë, aq më shpejt do vijë ringritja” shtoi zonja Topalli.
Duke e cilësuar procedurën e shpallur nga kryetari i Partisë Demokratike Basha si antistatutore, për t'i imponuar Partisë Demokratike një garë të rreme për drejtimin e ri, zonja Topalli apeloi për veprim nga gjithë demokratët. “Unë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të bëhemi bashkë, të mbrojmë partinë nga pengmarrja, të refuzojmë grabitësit. Ky është obligim i të gjithëve, funksionare e militantë, anëtarë forumesh e drejtues, përfaqësues degësh dhe koordinatore. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë statutin dhe të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesit. Është koha të mbrojmë demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin tash tre dekada” tha zonja Topalli.

Shqipëria mirëpret Asamblenë e Transmetuesve publikë në 2018

Posted: 30 Jun 2017 07:12 AM PDT

Bashkimi i Transmetuesve Evropianë vendosi të premten që Shqipëria të konfirmohet si vendi mikpritës i Asamblesë së 80 – të të Përgjithshme të EBU – së në vitin 2018.
Aplikimi i paraqitur nga RTSH për të mikpritur Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së fitoi përballë kandidatëve të tjerë duke e shndërruar Shqipërinë në mikpritësen e një prej eventeve më të mëdha të transmetuesve publike.
EBU është organizata më e madhe e mediave publike. Në të bëjnë pjesë 73 anëtarë nga 56 vende të botës. Audienca potenciale e anëtarëve të EBU – së së bashku është më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën.
Më shumë se një herë, EBU ka vlerësuar hapat që po ndërmerr RTSH në shumë drejtime.
Mjafton të kujtojmë se pjesë e EBU janë gjigandët mediatikë si BBC, ZDF, ARD Televizioni Francez, RAI e shumë media publike, të gjitha shtete anetarë të Europës, drejtuesit e të cilëve do të vijnë në Tiranë për të marrë pjesë në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.
RTSH është anëtarësuar në EBU me të drejta të plota në vitin 1999. RTSH është përfituese e të gjitha shërbimeve që ofron EBU, sic jane Festivali Evropian i Këngës, Festivali Evropian për Fëmijë, Festivali i Balerinëve të Rinj dhe Instrumentistëve të Rinj.
Nëpërmjet EBU – së RTSH ka siguruar të drejtat për transmetimin e Koncertit të Vjenës, të drejtat e transmetimin të eventeve më të mëdha sportive, si Kampionatet Botërore të Futbollit, ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar të futbollit, kampionate botërore e evropiane të atletikës, notit, gjimnastikës, peshëngritjes, çiklizmit etj.
EBU është një nga liderët botërorë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke vendosur standarte të cilat zbatohet jo vetëm nga mediat publike, por nga të gjithë transmetuesit.

Bordi i Monitorimit të Mediave pranë KQZ : RTSH i balancuar dhe profesional

Posted: 30 Jun 2017 07:05 AM PDT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çertifikuar sot përmes raportit të Bordit të Monitorimit të Mediave vlerësimin për pasqyrimin profesional e të paanshëm të fushatës zgjedhore nga operatori publik RTSH. Pas konstatimit paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë për përmbushjen e detyrimit për mbulim të paanshëm e profesional, vlerësimi tjetër ka ardhur nga Bordi i Monitorimit të Mediave i ngritur sipas legjislacionit për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Miratimi i këtij raporti sipas asaj që ishte parashikuar sot në rendin e ditës, u bë bashkë me vlerësimin për operatorin publik si të balancuar e profesional.

Nishani dekoron “Mjeshtër i Madh” gazetarin e RTSH Ferdinand Samarxhi

Posted: 30 Jun 2017 06:35 AM PDT

Ferdinand Samarxhi, gazetari i mirënjohur i RTSH, fitues i antenës së artë pas 40-vjetëve pune dhe përkushtimi, i akordohet nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani titulli i Lartë "Mjeshtër i Madh".

Temperaturat e larta shtojnë thirrjet në urgjenca

Posted: 30 Jun 2017 06:15 AM PDT

Rreth 500 thirrje për ndihmë mjeksore janë rregjistruar tre ditet e fundit në urgjencën kombëtare vetëm në Tiranë. Kjo për shkak të ndërlikimeve shëndetësore nga të nxehtët. Skënder Brataj, shefi i kësaj urgjence thotë për RTSH se shumë qytetarë kanë kërkuar autoambulancën për shkak të tensionit të ulët, aritimisë dhe dhimbjes së kokës. Sipas tij çdo ditë shënohen  mbi 100 misione shërbimi të përditshme në terren dhe disa dhjetra të shtruar nga goditja e diellit, por për fat të mirë asnjë vdekje.
Qendra Kombëtare e Urgjencës ka shtuar nga 4 në 6 numrin autoambulancave për Tiranë dhe periferitë si dhe numrin e ekipeve mjeksore. Ndërkohe që koha që ju duhet deri në vendngjarje shkon deri në 13 min.
Mjekët ndërkohë japin këto këshilla për t’u mbrojtur nga vapa:

Konsumoni shumë ujë

Ushqehuni pak e shpesh

Konsumoni ushqime të fresktëa

Freskoni shtëpinë

Mbani perde të errta në dritare

Vishuni me të bardha

Temperaturat e larta po sjellin zjarre

Posted: 30 Jun 2017 06:00 AM PDT

Vatrat e zjarrit kanë përfshirë këtë të premte 6 qarqe të vendit. Temperaturat e larta dhe thatësira ka favorizuar djegien e hapësirave të mëdha të tokave bujqësore në Fier, Elbasan, Berat Dibër,  Tiranë dhe Shkodër. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri. Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të vjetër janë djegur. Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave.  Ata i kërkojnë qytetarëve që të njoftojnë në numrat e telefonit 112 dhe 129  për ç’do rast pa lejuar që zjarret të marrin përmasa të papërballueshme. Një ditë më parë drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi tha për Televizionin shqiptar se pavarësisht masave të marra, ndërhyrja nga ajri  do të jetë e vështirë pasi ende nuk ka përfunduar kontraktimi me shërbimet private që ofrojnë helikopterë për shuarjen e zjarrit.

OSHEE ul investimet për të blerë energji

Posted: 30 Jun 2017 05:55 AM PDT

Situata e vështirë hidrike për shkak të thatësirës të tejzgjatur, ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjise Elektrike që të shtojë sasinë e importit të energjisë. Vetëm për muajin korrik, OSHEE ka shpenzuar 17 milione euro për të blerë energji. Sipas parashikimeve moti gjatë muajve në vijim do të jetë i thatë, ndaj dhe pritet që çmimet e energjisë të rriten gjatë gushtit dhe shtatorit.
Një situatë e tillë ka detyruar OSHEE të rishikojë buxhetin, duke rialokuar fondet nga investimet tek blerja e energjisë. Por sipas kompanisë kjo situatë nuk do të cënojë furnizimin me energji të popullatës. Disa mungesa të energjise përgjatë kësaj periudhe, OSHEE i justifikon me dëmtimin në rrjet nga punimet e kompanive private.

Gent Kame sjell “Shtëpia e vjetër”

Posted: 30 Jun 2017 05:38 AM PDT

Një kullë 250 vjeçare në Mirditë është sheshxhirimi i filmit të shkurtër "Shtëpia e vjetër" që kaloi me sukses provën e parë me publikun në kinema. Sprovë e parë si regjisor e aktorit Gent Kame. Me këtë film jo vetëm bën hapin e parë nga pas kameras, por edhe eksperimenton me thrillerin në imazh. “Kam 20 vjet që jam në anën tjetër të kameras si regjizor. Ishte prova ime e parë dhe ishte e nevojshme që une të dija çfarë kisha mësuar. Të futesh në rrjedhën e regjisë duhet të shkosh nga filmi i shkurtër” thotë regjizori Kame për RTSH.
Filmi me ritëm në imazh dhe në rrjedhe, na rrëfen historinë e një çifti të ri turistësh që ngecin në Malësitë shqiptare në kërkim të aventurës. Në një kullë në veri ata do gjejnë shpëtim apo mister, loja psikologjike e autorit vjen bukur në interpretimin e aktoreve Bruno Shllaku dhe Paskualina Gruda. Së bashku me ta në kast janë edhe aktorët nga Shkupi Mia Kantardzieva dhe Teoman Maksut. “Është një çift turistësh të huaj të cilët kanë paragjykimet e tyre. Ata vijnë në Shqipëri, kanë atë frikën, por gjithësesi i tërheq ky vend i mistershëm, dikur i izoluar, por i hapur prej pak kohësh, me një natyrë të jashtëzakonshme” thotë Kame. Ai kujton se për të gjetur kullën ku është xhiruar filmi ju është dashur gati dy muajKulla ku është xhiruar filmi.
Teksa filmi lëkundet jo vetëm në muzikën sqimatare të kompozitore të Endri Shanit, por edhe në ndodhi të çuditshme brenda kësaj kulle ku duket se jetojnë fantazmat e së shkuarës, zgjidhja finale nuk i le gjë mangut një filmi mister. Gent Kame tashmë po punon për filmin me metrazh të gjatë që premton të jetë surprizues.

Butrint, dëmtohet prodhimi i midhjes

Posted: 30 Jun 2017 04:43 AM PDT

Rrezikohen midhjet në liqenin e Butrinitit, ndërsa shkak janë rritja e temperaturave që kanë shkuar deri në 42 gradë gjatë ditës së enjte. Midhjet mund të rezistojnë deri në 27 gradë, ndërsa rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë problemet e para për këtë verë në liqenin e Butrinitit. Alarmi lëshohet nga kultivuesit e midhjes, ndërsa sipas tyre jemi para një katastrofë të vërtetë. Hysen Mane një nga investitorët më të mëdhenj në zonë, pranoi se situata është mjaft problematike, ndërsa rrezikohet deri edhe midhja e farës. Hapja e kanalit të Vivarit, siç edhe quhet në zonën e Sarandës, për tu lidhur me liqenin e Sarandës, do të sillte përmirësim të situatës, por për momentin diçka e tillë nuk ka ndodhur duke rrezikuar katastrofën në liqenin e Butrinitit. Situata mbetet shqetësuese për shkak të rritjes së temperaturave, ndërsa në ditët në vijim, pritet që ato të rriten dhe më tej. Aktualisht në liqenin e Butrinit, temperatura shkon deri në 42 gradë, duke dëmtuar dhe ngordhur midhjet, të cilat mund të rezistojnë deri në 27 gradë maksimalisht.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more