Skip to main content

RTSH: “Basha në Lushnje: Rama nuk i ka mbajtur premtimet!” plus 9 more

RTSH: “Basha në Lushnje: Rama nuk i ka mbajtur premtimet!” plus 9 more


Basha në Lushnje: Rama nuk i ka mbajtur premtimet!

Posted: 19 Jun 2017 01:29 PM PDT

Kreu i opozitës Lulzim Basha mbërriti në Lushnje pak pasi ishte larguar kundërshtari i tij kryesor në zgjedhje kryeministri Edi Rama. “Me republikën e re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve. Kryeministri i ri do të ketë detyrë jo lojërat me timon, por të ndezë motorin e ekonomisë në Lushnje dhe gjithë Shqipërinë” tha zoti Basha. Ai ju kujtoi përkrahësve premtimet sipas tij të pambajtura të kreut socialist. “A ju tha se pse nuk hapi 300 mijë vende pune? A ju tregoi pse rriti taksat, çmimin e energjisë, të naftës? Nuk ju shpjegoi asnjë nga këto vendime!” tha zoti Basha. “Çdo vendim e mori për veten e tij dhe çetën që e rrethon” shtoi kreu i opozitës. Zoti Basha u shpreh i bindur se më 25 qershor shqiptarët do të marrin qeverisjen në duart e tyre, ndërsa Ramës do ti japin në timon lodre tha ai me ironi.

Rama mbron politikat e taksave dhe tatimeve

Posted: 19 Jun 2017 01:18 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur politikat e tij të taksave dhe tatimeve, pavarësisht kritikave të kundërshtarëve të tij . Duke folur gjatë një takimi në Lushnjë ai tha se “Pikërisht pse vota vlen, sot kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë. Pikërisht pse vota vlen, sot 88 mijë familje që kanë hapur një biznes të vogël dhe punojnë e punësojnë të tjerët dhe paguan zero taksa”. Edhe më tej kryeministri socialist kërkoi një mbështetje masive për PS duke premtuar: “Mos shikoni majtas ose djathtas, por na jepni votën dhe do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme katërfishin e atyre që kemi bërë në këto 4 vjet”.  Ai hodhi poshtë opinionin se të gjitha partitë dhe politikanët janë njësoj. “Po të ishim të gjithë njësoj Lushnja do të ishte ajo që gjetëm para 44 muajsh. Po të ishim të gjithë njësoj Lushnja nuk do të kishte qenë objekt i Rilindjes Urbane, që ne do ta çojmë në çdo cep të Shqipërisë” tha zoti Rama ndërsa brohoritej nga përkrahësit.

Tarrelli-“Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës”

Posted: 19 Jun 2017 08:25 AM PDT

“Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” është nga dokumentarët më të fundit kushtuar një prej figurave të njohura të muzikës popullore shqiptare, muzikantit të verbër, Hakifejzi Tarelli. Ai sjell dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një prej artistëve të muzikës devollite. Tarelli një muzikant autodidakt, ndonëse i verbër ka lënë gjurmë të pashlyera në festivalet folklorike e aktivitete të tjera, në Devoll e më gjerë. Për kontributin që ai dha në lëmin e muzikës, është vlerësuar me urdhërin "Naim Frashëri" pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Dokumentari është një krijim i gazetarëve të apasionuar Fuat Memelli dhe Kosta Naka. Fuat Memelli një gazetar i njohur i RTSH, aktualisht në pension, është kujdesur edhe për kameran dhe regjinë. Dokumentari u shfaq dy herë në Devoll, në fshatin Braçanj që është vendlindja e muzikantit Hakifejzi Tarrelli si dhe në qytetin e Bilishtit. Pjesësmarësit që e morën fjalën në promovim, vlerësuan punën e realizuesve, të cilët me pasion e përkushtim, brenda një kohe të shkurtër sollën të gjallë Hakifejziun, muzikantin me të shquar të Devollit.

Rama sulmon Bashën dhe Vasilin: Pushtetin e duan për tepsinë jo për Shqipërinë!

Posted: 19 Jun 2017 08:18 AM PDT

Lideri socialist dhe kryeministri i vendit Edi Rama, gjithnjë e më shumë po këmbëngul në një votë popullore për partinë e tij. Në Kashar, pak kilometra larg Tiranës, zoti Rama tha se PS është e vetmja që mund te beje shtet. “Po nuk na dhatë fuqinë që ta bëjmë qeverinë pa qenë të detyruar të bëjmë qeverinë pa kaluar tek dhoma ku ndahet tepsia, atëherë nuk bëjmë dot shtet. Mos ma kërkoni!” tha ai.
Kreu socialist ka sulmuar kundërshtarët e tij të tanishëm Basha e Vasili, që sipas tij po rrezikojnë Reformën në Drejtësi. “Reforma në drejtësi është rrezikuar çdo ditë nga ty e nga Petriti. Nëse doni të garantojmë Reformën në Drejtësi deri në fund duhet kokëfortësia e PS” tha zoti Rama. “Pushtetin e duan për tepsinë jo për Shqipërinë! S'ka në lidhje me Shqipërinë ata! Ata e kanë problemin me tepsinë, janë parti biznes, nuk prodhojnë misra, por njerëz, prodhojnë vota!” tha ai për kundërshtarët e tij.

Blushi vijon fushatën në Korçë

Posted: 19 Jun 2017 07:49 AM PDT

Kryetari i Libras Ben Blushi  vijoi takimet elektorale në Korçë. Blushi i ftoi të gjithë që në 25 Qershor të votojnë numrin 18, kundër qeverisë kundër  forcave politike, që sipas tij janë bërë bashkë për të vjedhur popullin. Blushi bisedoi me një burrë që rron me mbledhjen e mbeturinave në kazan, i cili i tha se rron me çka gjen aty, ndonje cope bukë apo çfarëdo. Një tjetër bisedë Blushi beri me një qytetar i cili nuk merrte dot raportin për të vërtetuar që është i sëmurë. Përgjigja e tij qe që të votojnë partinë që ai përfaqëson për t’iu dhënë fund problemeve te tyre. Në takimet me qytetarë Blushi ju premtoi atyre mbështetjen e Libras si e vetmja forcë që ka dalë në rrugë për ti
mbrojtur nga krimi dhe korrupsioni.

Interneti vrasës.Lojrat virtuale sfidë për fëmijët e vetmuar

Posted: 19 Jun 2017 07:19 AM PDT

Vetmia, mungesa e vëmendjes dhe moskontrolli nga ana e prindërve janë shkaqet kryesore që i shtyjnë fëmijët drejt lojrave të rrezikshme në internet siç është edhe balena blu. Sipas psikologëve, prindërit nuk duhet të vetmjaftohen me mbikqyrje por edhe me filtrim të informacionit. "Kalimi i një kohe të gjatë i pa mbikqyrur bën që fëmija jo vetëm ti shikoje ato pamje që i shfaqen por edhe të përfshihet në sjellje dhe të angazhohet për të ndërveprohet me to. Normalisht që duhet të ketë edhe masa të tjera jo vetëm mbikqyrja. Prindi nuk mund të jetë 24 orë me fëmijën, por në momentin që fëmija e përdor internetin në shtëpi prindi duhet të gjejë disa mënyra që të filtroje përmbajtjet e papërshtatshme dhe përmbajtjet e rrëzikshme të kenë akses në kompjuterin e familjes" tha psokologia Orsjola Miha. Sipas psikologëve pre e këtyre lojrave mund të bien çdo lloj moshe por ata nga 7 deri 18 vjeç janë më të indikuarit. Ata këshillojnë të masin kohën e qëndrimit në internet. "Një fëmijë që qëndron gjatë, një fëmijë që në momentin që ia ndalon së përdoruri ose në momentin që ia ndalon plotësisht përdorimin bëhet agresiv dhe e kërkon në mënyrë të dhunshme të ketë akses në kto lojra tregon që ka diçka që nuk shkon". Psikologët theksojnë se kur komunikohet me fëmijët, ata kanë pak gjasa të bien në kthetrat e varësisë së internetit. Kufizimi i përdorimit të internetit mund të cënoje argëtimin por pakënaqësia e shkaktuar i jep përparësi prodhimtarisë së ideve të tjera më pozitive.

“Balena Blu” vë në alarm prindërit

Posted: 19 Jun 2017 07:18 AM PDT

Loja e rrezikshme online  “Balena Blu”, e cila ka hyrë edhe në Shqipëri ka vënë në alarm prindërit. Nga një vëzhgim i RTSH konstatatohet se prindër dhe fëmijë janë të mirë informuar për këtë lojë që të çon deri në vetëflijim. Kronika është përgatitur nga Keti Toroveci.

Eva & Adami në sytë e artistëve të rinj

Posted: 19 Jun 2017 06:47 AM PDT

Si e shohin dashurinë dhe marrëdhëniet në çift të rinjtë e sotëm? Një shije të këtij konceptimi mund ta marrësh duke vizituar ekspozitën e studentëve të Atelierit të pikturës. Ndër pikturat e studentëve ngre krye fragmentarizimin që teknologjia i ka bërë jetëve, ndjenjave por edhe përceptimin e deformuar që kemi madje edhe për portretin tonë përmes aplikacioneve të ndryshme. Këto dhe të tjera tema janë kuajt e betejes së ekspozites së çelur në galerinë FAB kuruar nga Zef Paci dhe Edmond Gjikopulli. " Në përgjithësi kta janë të ndryshëm por i bashkon diçka që…ka një lloj melankolie në punët e cila ndoshta ka dalë vetvetiu dhe reflekton ktë tranzicion të marrëdhënies së dy gjinive në shoqërinë shqiptare e cila mbetet si çdo fushë tjetër mbetet në nji tranzicion të gjatë" theksoi pedagogu Edmond Gjikopulli. I tillë është edhe konceptimi i studentit Albi Yzo i cili ka zgjedhur një fragment nga jeta e dy miqve të tij, një çast i orientuar nga një telekomandë. " Kam përzgjedhur dy personazhe që janë shokët e mi dhe kta kanë një qëndrim pak ekstravagant duke sjellë një adam dhe Eva bashkohore, duke e bërë pak aktuale dhe duke e sjellë në një formë pak më të kohës". Përpos konceptimit të dashurisë, pushtetit dhe marrëdhënies me peisazhin artistët e rinj sjellin edhe disa vepra që sot njihen si piktura dixhitale përmes projeksioneve të ndryshme.

Xhafa: Vettingu do të niset nga hierarkia e sistemit

Posted: 19 Jun 2017 06:44 AM PDT

Njeriu që udhëhoqi Reformën në Drejtësi në Parlamentin e Shqipërisë zoti Fatmir Xhafa e cilësoi historik votimin e pak ditëve më parë në parlammentin shqiptar, kur ju dha fund procesit të ngritjes së institucioneve të reja të vettingut.”Së pari do të duhet që këto struktura të mblidhen, të organizohen, të vijë dhe pjesa e ONM-së, (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) ti bashkangjitet strukturave. Më pas do te ketë disa rregulla se si do të funksionojnë për kriteret, kushtet dhe detyrimet që duhet të plotësojnë anëtarët e këtyre strukturave, për ti hapur rrugë fillimit të procesit për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke nisur nga hierarkia e sistemit, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe me rradhë” spjegoi zoti Xhafa.

Kupa “Ramadan Bigza” në futboll

Posted: 19 Jun 2017 05:54 AM PDT

Shoqata Sportive “Anton Mazreku” dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në Shkodër organizuan Kupën "Ramadan Bigza". Ky aktivitet u organizua për të nderuar gazetarin e njohur sportiv ramadan Bigza, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Krahas ekipeve të televizioneve të qyetit në këtë aktivitet morën pjesë edhe figura të ndryshme sportive nga Shkodra, përfaqësues të tifozëve shkodranë, si dhe pjesëtarë të familjes "Bigza. Bashkëshortja e tij, Monda si dhe djali, Bledari të ardhur enkas nga Athina për të marrë pjesë në këtë aktivitet kanë përgëzuar organizatorët për kujtimin dhe respektin që tregojnë për njeriun e tyre të dashur që i mungon. "Për kontributin disavjeçar si gazetar i Radio Shkodrës, në pasqyrimin me pasion, vërtetësi dhe profesionalizëm të veprimtarive sportive, por edhe të kronikave të tjera të jetës së komunitetit në përgjithësi në vite", Drejtoria e Radiotelevizionit Shqiptar dhe Radio Shkodrës, nderuan ish gazetarin Ramadan Bigza me një çertifikatë "Mirënjohje".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more