Skip to main content

“Pesëmbëdhjetë shkolla të Ferizajt pajisen me kuti të ndihmës së parë” plus 9 more Ferizaj Press

“Pesëmbëdhjetë shkolla të Ferizajt pajisen me kuti të ndihmës së parë” plus 9 more Ferizaj Press


Pesëmbëdhjetë shkolla të Ferizajt pajisen me kuti të ndihmës së parë

Posted: 22 Jun 2017 06:25 AM PDT

Ferizaj.22.06.2017. Kryqi i Kuq,dega në Ferizaj ka pajisur 15 shkolla të qytetit të Ferizajt me kuti të Ndihmës së Parë.

Ky aksion u morë nga Kryqi i Kuq,dega në Ferizaj në kuadër të projektit  "Rinia dhe shëndeti riprodhues"

Fuad Behluli,sekretar i Kryqit të Kuq në Ferizaj tha se në kuadër të projekteve që po realizojnë   duke filluar edhe nga kurset dhe trajnimet e dhënies së ndihmës së parë kanë vërejtur se në asnjë shkollë të Ferizajt nuk ka kutia të ndihmës së parë.

" Në kuadër të këtij projekti  është gjetur së shkollat e Ferizajt  kanë nevojë për kuti të ndihmës së parë e cila do tu gjendet personelit arsimor dhe nxënësve në raste të caktuara.Me këtë rast janë shpërndarë 15 kuti  të ndihmës së parë  nëpër shkollat e qytetit të cilat janë të mbushura me materiale të nevojshme  dhe do të shërbejnë për raste emergjente" ka thënë Fuad Behluli.

 

Rregullohen 5 fusha sportive në disa fshatra të Ferizajt. Fusha e parë fillon në fshatin Sazli

Posted: 22 Jun 2017 05:49 AM PDT

.

Ferizaj.22.06.2017. Të rinjtë e fshatit Sazli sot kishin ditë të gëzuar nga se për ta ka filluar një projekt atraktiv që do t'ua përmirësoje kushtet për t'u marrë me aktivitete sportive.

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit së Pushtetit lokal kanë fituar një projekt që parasheh ndërtimin e 5 fushave sportive të cilat do të jenë në shërbim të të rinjëve dhe klubeve të ndryshme.
Fusha të tilla sportive do të rregullohen dhe në fshatrat Dremjak ,Pleshinë , Muhovc dhe Sojevë.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se përmirsimi i kushteve për aktivitete sportive edhe nëpër fshatra është një tregues mirë i përkushtimit qeverisës për të plotësuar nevojat e të gjithë banorëve ferizajas aty ku jetojnë.

"Në këtë mënyrë ne po tregojmë përkushtimin tonë që të krijojmë kushte për organizimin e jetës rekreative dhe sportive për moshat e reja dhe në përgjithsi për dashamirët e sportit më konkretisht lojës së futbollit.

Ky vend në fshatin Sazli ka qenë që moti fushë sportive, por ka pas nevojë për një rregullim çfarë po e fillojmë sot, i cili do të shërbejë për lojën e futbollit të madh por edhe për stërvitjen e grupeve të tjera sportive.

Të gjitha këto fusha kanë një dimension 105 metra gjatësi me 68 metra gjerësi dhe do të kenë edhe zhveshtoret e nevojshme. Ndërkaq shpresojmë që në të ardhmen kjo fushë do të grumbullojë talentet e rinjë të cilët tashmë pas integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare sa përket sportit do ta kenë edhe perspektivën e përfaqësimit më të mirë" ka thënë kryetari Svarqa.

Kurse edhe banorët e fshatit Sazli kanë mirëpritur këtë investim në fshatin e tyre. Xhemajl Reçica banor i fshatit tha se për të rinjtë e këtushëm ka qenë e nevojshme një fushë e tillë e cila do t'i largojë ata nga aktivitetet devijante me të cilat shpesh përballen moshat e reja.

Vlera e projektit të këtyre fushave sportive që është një bashkëfinancim në mes komunë së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të pushtetit lokal kap shumën rreth 110 mijë euro. Ndërsa fushat sportive do të jenë të gatshme për lojë e stërvitje pas tre muajsh.

 

Ther me thikë vëllai vëllanë në Ferizaj

Posted: 22 Jun 2017 04:52 AM PDT

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj pasi ka rrahur dhe therur me thikë vëllanë e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Arnisa Malsiu “Pizhama Party” fituese e festivalit A-mol në Ferizaj

Posted: 21 Jun 2017 02:14 PM PDT

Ditë më parë në Ferizaj është mbajtur Festivali A-mol u, Festival ky i organizuar për herë të parë në një ambient të hapur.
Atmosfera e këtij festivali ndryshoi pamjen e qytetit  të Ferizajt.
Festivali kishte karakter garues,  fëmijë, muzikë-dashas të vegjël,  ku u prezantuan dhe pika  të ndryshme muzikore, pika të baletit nga  “Shpresat” dhe “Vija Models”.

Në Festival defiluan 24 konkurrentë dhe 3 mysafire . Për të gjithë pjesëmarrësit  e Festivalit  u ndanë  çmime dhe  mirënjohje.

Në  koloritin e shumë aktiviteteve kulturore tani qytetit të Ferizajt i është shtuar edhe një Festival, i cili gjykuar sipas interesimit të pjesëmarrësve synon të bëhet një ngjarje e rëndësishme kulturore.
Çmimin e parë e fitoi: Arnisa Malsiu   “Pizhama Party”- nga Kaçaniku.
Çmimin e dytë:  Joni Abazi  “Nënë”  nga Gjilani.
Çmimin e tretë: Erzana Tahiri  Hej Dj” nga Ferizaj.
Ndërsa Çmimin e Publikut e fitoi :
Erta Qerimi   “Diamond” nga komuna e Vitisë.

Festivali u mbështet nga Drejtoria e  Kulturës së Ferizajt : Naim Ferati dhe  Sabri Haziri.

 

 

Posta fillon pagesën e faturave të rrymës pa provizion dhe pa faturë

Posted: 21 Jun 2017 01:25 PM PDT

Ferizaj.21.06.2017. Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani e tutje pagesat e faturave të rrymës elektrike mund të paguhen përmes Postës së Kosovës, pa provizion dhe faturë.
Këtë për FerizajPress e ka konfirmuar Luan Jahiri, Menaxher Regjional i Postës në Ferizaj. Jahiri ka thënë se tani posta është e lidhur “online” me sistemin e KES/CO dhe është një lehtësim për qytetarët.

Paguaj rrymën në Postë -PA PROVIZION dhe PA FATURË

Ju njoftojmë se tashmë pagesat e KES/CO realizohen online si në sportelet e KES/CO në të gjitha Postat e Ferizajt, regjionit tonë por edhe gjithë Kosovës.
Pagesën e faturës mund ta kryeni edhe pa patur faturën me vete, pra vetëm me shifrën e konsumatorit e cila në regjionin e Ferizajt fillon me DFE – numrat, dhe pagesa Juaj shkarkohet automatikisht nga sistemi i KES/CO.
Posta punon nga ora 08:00 deri në 21:00 si dhe gjatë vikendeve e festave në orarin e kujdestarisë, ka thënë Jahiri.

Vullnetarët e klubit Rin’ON më fushat sensibilizuese kundër “Balenës Blu”

Posted: 21 Jun 2017 10:56 AM PDT

Ferizaj.21.06.2107. Sot ishte dita e dyte e aktivitetit te organizuar nga vullnetaret e klubit per vetëdijesimin e nxënësve të shkollave fillore në qytetin e Ferizajt rreth fenomenit negativ që tani është shfaqur në rrjetet sociale,”Balena Blu”.

Vullnetarët e grupit Rin’ON, të ndarë në grupe ligjëruan para nxënësve dhe shpërndanë fletushka ku prindërit por edhe vetë nxënësit mund të lexojnë këshillat dhe për simptomat qe paraqiten tek fëmijët qe fillojnë këtë loje te rrezikshme.

Aktiviteti do te vazhdoje edhe nesër me shpërndarje të fletushkave në shesh dhe pasnesër tek shkolla “Tefik Çanga” me ftesë të psikologes së shkollës në mbledhjet me prindër.

Iniciatorë të këtij aktiviteti ishin Besiana Musa dhe Lorik Ramadani të cilët u përkrahën nga sociologia Mimoza Hoxha, zyrtari rinor Agon E. Zhinipotoku dhe të gjithët vullnetarët.

 

Këto pjesë të distriktit të Ferizajt nesër dhe pasnesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Posted: 21 Jun 2017 10:30 AM PDT

Ferizaj.21.06.2017. Përmes një njoftimi për media KEDS-i ka bërë të ditur  se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Ferizajt.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Vëllezërit Gërvalla (Kodi 40000004 prej orës 10:00 deri në orën 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ''Vëllezërit Gërvalla'', Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), ''28 Nëntori'', ''Astrit Bytyqi'', ''Haki Braha'', ''Emin Duraku'' (një pjesë), rruga e Talinocit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Bechtel&Enka (Kodi 40044101 prej orës 12:00 deri në orën 13:30

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Bechtel & Enka.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

 

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 10 kV Drejtimi i Komogllavës (Kodi 40000009 prej orës 13:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet fshati Komogllavë.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

Më 22.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:
• LP 35 kV Lipjan   – Shtime (Kodi 410460 )   prej orës 9:30 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Davidovci, Rashinca Muzeqina, Vojnovci, Gjergjaj, një pjesë e Shtimes,Qesta Reqakut, Reqaku, Belinci, Caraleva, Topilla, Llanishta,  Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica.
Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim traseje.

 

Më 23.06.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Petrova (Kodi: 41046002) prej orës 12:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. ''Ahmet Shtimja'' dhe fshatrat: Petrovë, Reçak (një pjesë) dhe  Mollopolc.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja dhe montimi i shtyllave të TL në "Petrovë "  për projektin KEDS 2017  LOT8.

 

Më 23.06.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bablaku (Kodi: 41000001) prej orës 09:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kojskë, Rubovc, Tërrn, Bablak, Surqinë, Mirash, Cërnillë dhe konsumatorët komercialë të kësaj daljeje 10kV.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i ndarësit të linjës 10kV në fshatin Tërrn.

 

Më 23.06.2017 në NS 35/10 kV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10kV Drenica (Kodi: 41048001)  prej orës 09:30 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesë e Rrezez  ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe  Krojmir.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë dhe ndërrim  i shtyllave.

​Lista e plotë e deputetëve të VV-së që po qarkullon në portale

Posted: 21 Jun 2017 06:58 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e dyta me vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, me rreth 27 % të votave, kalkulohet t'i ketë të rezervuara 31 ulëse për deputetë në Kuvend.
Në media, të mërkurën ka qarkulluar një listë e kandidatëve për deputetë të VV-së, të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u ulur në Kuvend.

Sipas listës së siguruar nga 'Indeksonline', bie në sy se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar të partisë së Visar Ymerit, do të jenë sërish deputetë.

Emër i ri që llogaritet të jenë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie është kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili duhet të zgjedhë se cilin funksion dëshiron ta mbajë.

Ndërsa, emrat tjerë të rinj janë Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi etj.

Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i akuzuar për sulmin terrorist të 4 gushtit 2016 ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është lista e plotë:

1. Albin Kurti
2. Shpend Ahmeti
3. Aida Dërguti
4. Dardan Molliqaj
5. Dardan Sejdiu
6. Albulena Haxhiu
7. Visar Ymeri
8. Glauk Konjufca
9. Donika Kadaj
10. Fisnik Ismaili
11. Rexhep Selimi
12. Besa Baftiu
13. Liburn Aliu
14. Dukagjin Gorani
15. Fatmire Kollcaku
16. Adem Mikullovci
17. Sami Kurteshi
18. Arbërie Nagavci
19. Driton Caushi
20. Faton Topalli
21. Saranda Bugujevci
22. Ismajl Kurteshi
23. Salih Saliu
24. Shqipe Pantina
25. Ali Lajçi
26. Mytaher Haskuka
27. Fitrore Pacolli
28. Valon Ramadani
29. Arber Rexhaj
30. Qëndron Kastrati
31. Frasher Krasniqi

Gracka !

Posted: 21 Jun 2017 06:45 AM PDT

Në politikë jo çdo herë të dalin matematikat mirë , një mocion me pretendime për ta marrë pushtetin gjithkah e gjithqysh dështoi , dhe dështoi keqas .
Në politikë bash kur mendon që je i pamposhtur atëherë në një far forme duhet të përgatitesh për rënie edhe jo rënie të lehtë por sikur të biesh nga një lisë gogja me një lartësi . Por këto zgjedhje kanë dhënë një sinjal të qartë se nuk mund të llogaritësh se populli nuk po dinë ,nuk po merr vesh se çka po ndodhë , popullit banja rrafsh se bahet mirë ,vende të punës sa të doni 200.000 vende te punës pagat 1000 euro punëtorëve etj etj.
Ne politik duhet te këtë moral ,marrëveshjet duhet respektuar , por edhe premtimet duhet mbajtur ndaj elektoratit pasi që elektorati nuk harron por nëse nuk i mban premtimet atëherë votuesi të ndëshkon .
Pas këtyre zgjedhjeve mendoj se partitë politike kanë nxjerr mësime të mëdha nëse donë me mësua diçka .
Përgjigja e qytetarëve ndaj partive politike ka qenë : duam figura të reja politike por me një bagazh të mirë moral politik profesional , nuk duam që e njëjta figurë politike të na kërkoj votën 20-25 vjet me radhë edhe nuk jep rezultate , që partitë politike të reformohen rrënjësisht nga vota e lirë e anëtarësisë.
Në Ferizaj ka një qëndrueshmëri të votave për LDK-në, një rënie e konsideruar për PDK-në , po ashtu një rënie e konsideruar për AAK-në dhe AKR-në si parti e vogël, rritja më e madhe është për VV-në por kjo rritje nuk llogaritet në nivelin lokal pasi që VV ka lëvizje të votave në nivelin qendrorë dhe atë lokal .

Autori : Burim Ugzmajli
Magjistër i Politikave të BE- së

Diskutohet për vlerësimin strategjik mjedisor si pjesë e planit zhvillimor komunal

Posted: 21 Jun 2017 06:30 AM PDT

Ferizaj.21.06.2017. Para qytetarëve të Ferizajt sot është vënë në diskutim publik një dokument i rëndësishëm i emërtuar si vlerësimi strategjik mjedisor i cili është pjesë e planit zhvillimor komunal.

Komuna e Ferizajt bashkë me kompaninë hartuese të këtij plani kanë prezantuar të dhëna të aspektit mjedisor, në komunën e Ferizajt dhe janë dhënë rekomandime se si duhet të jenë vlerat normale ambientale.

Eksperti mjedisor nga kompania INSI Sylejman Berisha fillimisht përmendi disa komponentë ku aspekti mjedisor nuk qëndron mirë ndërsa shpjegoi se sfidë mbetet buxheti për përmirësimin e gjendjes.

"Këto janë dokumente shumë të mira, por është sfidë për pushtetet e komunave vlera buxhetore. Mjedisi në shumë vende të Kosovës është ne gjendje të keqe , sot përmendëm gjendjen e lumenjëve dhe mungesën e fabrikave për trajtimin e ujërave, prandaj për mos me ardh deri tek gjendjet alarmante me dokumente të tilla po u propozojmë institucioneve masat paraprake që duhet të ndërmerren.

Vendim marrësit duhet të tregojmë më shumë përkushtim që kjo gjendje që është sot të mos jetë kështu edhe nesër" shpjegoi eksperti Berisha.

Ndërkaq drejtori komunal për Urbanizëm Faik Grainca tha se rekomandimet janë të mirëseardhura për t'u plotësuar sa më shumë dokumenti në fjalë. Ai tha se edhe më tutje nuk është final ky draft, ndërsa do të dërgohet në Ministrinë e Ambientit për të marrë vlerësimin përfundimtar.

"Vlerësimi strategjik mjedisor nënkupton ndikimin e planit zhvillimor në mjedis d. M. th kemi paraparë hapjen e Lumit Nerodime dhe ndikimin e tij në fushat e tjera. Ndërsa hartuesit na kanë dhënën shpjegimet se si do të duhet të kujdesemi që ky lum të jetë dhe më i pastër. Pastaj për zonat ekonomike dhe ndikimin e tyre në ambient si dhe qarkullimin e automjeteve të shumta në rrugë , në me këtë rast ne i propozojmë masat që duhet të ndërmerren p, sh njëra nga to është që të ta ndalohet qarkullimi i tyre pa katalizatorin e nevojshëm , si dhe masat për mos prerjen e pyjeve" tha drejtori Grainca.

Gjatë këtij debati edhe qytetarët shfaqën interesime të ndryshme për aspektet të planit zhvillimor komunal të Ferizajt.

Ky dokument do të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor për t'u vlerësuar a është plotësuar me të gjithë komponentët dhe standardet e nevojshme. Më pas në rast të vlerësimeve pozitive vlerësimi strategjik mjedisor bashkë me planin zhvillimor komunal do të hidhet në Kuvendin e Komunës për miratim.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more