Skip to main content

Pa rrotlla: “Amerika e fut Kinën në listën e zezë për trafikim të qenieve njerëzore” plus 9 more

Pa rrotlla: “Amerika e fut Kinën në listën e zezë për trafikim të qenieve njerëzore” plus 9 more


Amerika e fut Kinën në listën e zezë për trafikim të qenieve njerëzore

Posted: 27 Jun 2017 02:05 PM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar Kinën në listën e zezë të vendeve që nuk luftojnë mjaftueshëm trafikun e qenieve njerëzore, që përfshin gjithashtu vende si Siria, Koreja e Veriut dhe Rusia. Ky raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar sot, përqendrohet veçanërisht në trajtimin e minoritetit ujgur, që është bërë objekt […]

Evakuohen banorët nga një ndërtesë 11 katëshe në Gjermani

Posted: 27 Jun 2017 02:03 PM PDT

Në qytetin gjerman Wuppertal, janë evakuuar banorët e një ndërtese 11 katëshe, për shkak të frikës nga zjarri. Ndërtesa është e izoluar me panele të ngjashme me ato të përdorura në "Grenfell Tower" në Londër, e cila u kaplua nga zjarri ku kanë humbur jetën 79 persona, raporton AFP. Ndërtesa u kontrollua nga njësit e […]

Nitaj i përgjigjet Berishës: Po bën deklarata populiste

Posted: 27 Jun 2017 01:52 PM PDT

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i ka komentuar deklaratat e fundit të bëra nga ish-deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, që nëse Ramush Haradinaj bën koalicion me Lisën Serbe, ai nuk do të ketë votën e tij. Këtë deklaratë, Nitaj i AAK'së e sheh si populiste. Ai ka […]

Reagon Topalli: PD-së t’i dalim zot, Basha nuk pranon përgjegjësitë

Posted: 27 Jun 2017 01:50 PM PDT

Edhe pse mungonte në listën e kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Jozefina Topalli ka reaguar në faqen e saj në Facebook, duke bërë thirrje se "duhet t'i dalim për zot Partisë Demokratike". "Në një kohë dramatike për Partinë Demokratike, pas një humbjeje katastrofale personale të Lulzim Bashës, ka një emergjencë […]

Një gjë e re u shtua në trupin e Fjollës! (Foto)

Posted: 27 Jun 2017 01:46 PM PDT

Ndryshimet në trup nuk i ka të pakta. Por, me të tilla, Fjolla Morina po vazhdon akoma, shkruan lajmi.net Ajo ka bërë edhe një tatuazh të ri. Në fotografitë e hedhura në Instastory, këngëtarja tregoi procesin por jo edhe rezultatin. Se çka vizatoi apo shkruajti në trupin e saj, Fjolla do të na tregojë vet!

​Identifikohet i zhdukuri që u hodh në lumë nga Ura e Fshajt

Posted: 27 Jun 2017 01:40 PM PDT

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që është zhdukur sot në Gjakovë, pasi është hedhur në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshajt. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 50-vjeçare, që Policia e ka identifikuar vetëm me inicialet S. G. "Informatat e para janë që personi është S. G. nga Gjakova, i moshës 50 […]

Presidenti Trump, sërish akuza ndaj Obamës

Posted: 27 Jun 2017 01:37 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se, paraardhësi i tij Barack Obama nuk reagoi ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar, pasi ai mendonte se kandidatja demokrate Hillary Clinton do të dilte fituese. Gushtin e kaluar, 3 muaj përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, Agjencia Qendrore e Zbulimit "CIA", arriti në përfundimin […]

Pa internet s’ka deti

Posted: 27 Jun 2017 01:34 PM PDT

57% e pushuesve, në fakt, duan të qëndrojnë të lidhur edhe në plazh.  52% kalojnë të paktën një orë në ditë me pajisjet e lidhura me internet për të biseduar, kontrolluar email apo për të shkruar në rrjetin social. Kështu bën të ditur studimi "Desintoksimi dixhita:të relaksohesh, qetësohesh dhe stakohesh" e shoqërisë së sigurisë informatike […]

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person

Posted: 27 Jun 2017 01:31 PM PDT

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik në fshatin Bulgarec të Korçës. Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme, në rrugën Korçë-Pogradec. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Militantët e ISIS- it festojnë djegien e ndërtesës në Londër (Foto)

Posted: 27 Jun 2017 01:19 PM PDT

Një llogari në rrjetet sociale që i përket Shtetit Islamik ka publikuar një fotografi të Kullës Tower në Londër gjatë kohës së djegies së saj duke e quajtur pamje 'të mrekullueshme'. "Sa i mrekullueshëm duket zjarri në ndërtesat kriminale të britanikëve dhe katolikëve", shkruan faqja. Shumë prej njerëzve që humbën jetën nga zjarri në këtë […]
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more