Skip to main content

Ora News: “Zekthi: PD nuk mori as votat e komisionerëve dhe vëzhguesve të saj” plus 8 more

Ora News: “Zekthi: PD nuk mori as votat e komisionerëve dhe vëzhguesve të saj” plus 8 more


Zekthi: PD nuk mori as votat e komisionerëve dhe vëzhguesve të saj

Posted: 27 Jun 2017 12:13 AM PDT

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Fitim Zekthi, i cili mbeti jashtë listës fituese ka reaguar përmes një postimi në fb mbi rezultatin e dobët të demokratëve.

Për Zekthin shkaqet e hmbjes së PD nuk duhen parë tek Basha por tek skema masive e blerjes së votës.

"Nuk eshte Basha problemi dhe nuk e ka ai fajin per kete blerje te organizuar ne menyre kirurgjijale qender per qender votimi. Ai nuk kishte shanse ta ndalte kete gje".

Këtë fakt ai e mbështet me rënien një pas një të bastioneve të djathta në këtë qark, që sipas tij PD edhe në vitet më të errëta të saj ka triumfuar.

"PS, LSI dhe PDIU kane blere vota. Jemi ne nje gjendje te mjere: nje pjese shume e madhe duan para, pra te vete njerezit ka hyre fort kjo kulture e shitjes. Mua vete me kerkuan para. Njerez qe i njoh me vite me thonin: Fitim ti e di ne jemi djathtas por ata po marrin leke, po japin leke, do na jepni gje? Eshte e tmerrshme por e vertete. Per mua rezultati i marre nga PD perballe lekeve te PS, atyre te LSI dhe PDIU eshte gjigand". 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rezultati drejt fundit, ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit

Posted: 27 Jun 2017 12:08 AM PDT

Po shkon drejt mbylljes procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamamentare të 25 qershorit.

Deri në orën 09:12të mëngjesit të kësaj të marte është ezauruar numërimi i 95.54% i Qendrave të Votimit ose 5123 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.

Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.

Përkundër numrit të votave që shpërndahen nga njëra parti tek tjetra, asgjë nuk ka ndryshuar në numrin e mandateve në rang kombëtar.

PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, 19 LSI, 3 PDIU dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD.

 

Klikoni këtu për tu informuar: Janë numëruar 95% e kutive: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Surpriza Doshi në Shkodër, edhe 23 kuti votimi për numërim

Posted: 27 Jun 2017 12:02 AM PDT

Në qarkun e Shkodrës kanë mbetur 23 kutitë e fundit për votim. Gazetari jonë Bepin Kolvataj raportoi nga KZAZ numër 2 në këtë qytet që ka 112 qendra votimi.

Kanë mbetur 8 kutitë e fundit, ndërsa është punuar gjatë gjithë natës. Proçesi pritet të zgjasë dy orë apo më shumë për kutitë e mbetura. Në 77 kuti të numëruara rezultati është si vijon.

PD-6710 vota

PS-6326 vota

PSD-2642 vota

LSI-2241 vota

Ndërkohë në shkallë qarku, për 398 Qendra Votimi  që janë të protokulluara nga 421 në total, rezultati është si më poshtë.

PD-38866 vota

PS-36189 vota

PSD-12067 vota

LSI-12023 vota

PD është në anvantazh më një diferencë mbi 2600 vota ndaj PS. Risi e zgjedhjeve në Shkodër ishte Tom Doshi që nën siglën e PSD bëri të mundur mposhtjen e LSI, duke u pozicionuar forcë e tretë në Shkodër.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në Tiranë kutitë e fundit, PS 18 mandate, PDIU në ethe për mandatin e kryetarit

Posted: 26 Jun 2017 11:52 PM PDT

Në Tiranë në tre KZAZ nuk është mbyllur procesi i numërimit.

Nuk është mbyllur numërimi në KZAZ nr  39, KZAZ nr 33 në  shkollën Hasan Prishtina dhe në KZAZ nr 35  që ndodhet  në shkollën Vasil Shanto tek Njësia 5

Këto janë KZAZ me numrin më të madh të qendrave të votimit.

Nga ambientet e KZAZ nr 39, gazetarja e Ora News Manjola Hasa informoi se procesi i numërimit është ndërprerë në orën 05:00 të mëngjesit dhe pritet të nisë në orën 11:00

Nga 72 kuti votimi janë numëruar 45 kanë mbetur 27 kuti votimi.

Kur jane numeruar 1 123 kuti nga 1 198 te tilla PS ka 18 mandate , 11 mandate ka PD dhe 5 mandate LSI.

Momentalisht PDIU është në ethe për mandatin e kryetarit. Aktualisht PDIU ka 2.97 % te votave, do vetem 3 % te kaloje pragun.  

Ndërsa Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e shkuar tek PDIU mund te qendroje jashte parlamentit.

 

 

Gazetarja Manjola Hasa duke raportuar nga KZAZ nr 39

Gazetarja Manjola Hasa duke raportuar nga KZAZ nr 39

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eurodeputetja italiane tregon pse pati pjesmarrje të ulët në zgjedhje

Posted: 26 Jun 2017 11:26 PM PDT

“Për Shqipërinë ka qënë një ditë demokracie, që u zhvillua në një klimë pozitive në krahasim me çka ndodhte në të kaluarën”.

Kështu ka deklaruar për agjensinë italiane të informacionit Ansa, eurodeputetja Elly Schlein, zëvëndës kryetarja e delegacionit të PE për raportet e stabilizim asocimit mes Bashkimit Europian e Shqipërisë.

“Edhe pse ka pasur dyshime mbi raste parregullësish, ato nuk janë shumë të ndryshme nga ato që mund të verifikohen dhe në vende të tjera të BE”, tha ajo.

“Raste e dyshimta kanë të bëjnë kryesisht me votën familjare, me votën e shumëfishtë dhe me praninë e konsiderueshme të personave jashtë selive të disa qëndrave të votimit”, është shprehur eurodeputetja.

Përsa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, Elly Schlein u shpreh se kjo ka të bëjë me mungesën në votë të mbi 1.2 milonë emigrantëve shqiptarë rezidentë jashtë kufirit shqiptar e që rezultojnë të regjistruar në listat elektorale.

Në lidhje mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë, eurodeputetja në cilësinë e zëvëndeskryetares së delegacionit të Parlamentit Europian për raportet e stabilizim asocimit mes Bashkimit Europian e Shqipërisë për agjensinë Ansa u shpreh se “BE u impenjua të thjeshtojë proçedurat për zgjedhje sa më të lira e demokratike, por tashmë rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodh në ditët e ardhshme.”

“Shpresa është, tha ajo, që të krijohet shpejt qeveria e re dhe bashkarisht të punohet për zgjerimin e reformave, në mënyrë të veçantë në atë të drejtësisë për një sistem gjyqësor të paanshëm e që gëzon besimin e qytetarëve.”

Klikoni këtu për tu informuar: Janë numëruar 95% e kutive: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kokëdhima: Raporti i OSBE-së do të harrohet shpejt! Duhet reformë zgjedhore

Posted: 26 Jun 2017 11:08 PM PDT

Drejtuesi i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në një reagim në Facebook, pas publikimit të raportit të monitorimit të OSBE/ODIHR-it, u shpreh se nuk kishte asnjë iluzion që Rilindja dhe PD-ja do të bënin zgjedhje me standarde, ndaj edhe kjo ishte arsyeja kryesore që nuk u fut në zgjedhjet parlamentare.

Sipas Kokëdhimës PS dhe PD nuk bëjnë dot dhe as nuk kanë vullnet që të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe pret që parlamenti i ri të zgjidhë përfundimisht problemin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Statusi në Facebook

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it dhe koordinatori Robert Batelli konfirmuan se: "Prisja që këto zgjedhje të ishin më të mira, por janë njësoj si zgjedhjet e mëparshme". ZGJIDHJA nuk kishte asnjë iluzion se Rilindja dhe PD-ja nuk mund të bëjnë zgjedhje me standarde. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që Zgjidhja nuk u përfshi në këto zgjedhje dhe kërkoi bojkotimin e tyre. Misionet ndërkombëtare të monitorimit dhe të certifikimit të zgjedhjeve nuk kanë mundur ta ndihmojnë Shqipërinë që të arrijë të bëjë zgjedhje me standarde.

Nuk kishte asnjë arsye që OSBE/ODIHR-i të priste zgjedhje më të mira se ato të shkuarat.  Edhe 100 vjet po të vazhdojë t'i bëjë zgjedhjet Rilindja dhe PD-ja me këtë kod e sistem dhe me këtë infrastrukturë e teknologji zgjedhore, Shqipëria nuk do bëjë dot zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e 25 qershorit u bënë me dhjetra shkelje të rënda të ligjit dhe kushtetutës. Zgjedhjet e 25 qershorit janë të pabesueshme, të pandershme, të deformuara dhe jo të lira. Raporti i sotëm i OSBE/ODIHR-it do harrohet shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme që do jenë si ato të 25 qershorit. PS dhe PD nuk bëjnë dot dhe as nuk kanë vullnet që të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të dy partitë e mëdha e të vjetra, sa herë janë në pushtet vjedhin, trafikojnë, manipulojnë, blejnë e shesin votat në çdo palë zgjedhje! Zgjidhja pret që puna e parë e parlamentit të ri të jetë reforma zgjedhore dhe çdo masë tjetër që do të zgjidhte përfundimisht problemin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Klikoni këtu për tu informuar: Janë numëruar 95% e kutive: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kandidatët fitues të LSI dhe PDIU në 12 qarqe

Posted: 26 Jun 2017 10:30 PM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 19 mandate deputetësh në Parlamentin e ri.

Nëse nuk do të ketë ndryshime votash tek kutitë e fundit, lista më poshtë janë deputetët e rinj nga kjo forcë politike në Parlamentin e Shqipërisë.

Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj nuk e ka fituar mandatin e deputetit në Vlorë, por atje ka fituar profesori i njohur Shezai Rrokaj.

PDIU ka fituar një mandat edhe në Peshkopi, por nuk ka arritur dot të fitojë mandat në Fier ku ka komunitet çam.

As kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ka arritur të marrë dot mandatin e deputetit. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e shkuar tek PDIU nuk ka arritur të marrë mandatin në Tiranë.  

Ndërkohë kandidatja e PDIU-se Reme Lala me të marr mandatin deklaroi se do t'i bashkëngjitej Partisë Socialiste.

Më poshtë janë edhe kandidatët fitues të kësaj force politike.

LSI 

Qarku Tiranë

1    Klajda    Gjosha
2    Kejdi    Mehmetaj
3    Floida    Kërpaçi
4    Endrit    Braimllari
5    Luan     Rama

Qarku Vlorë

1    Shezai    Rokaj

Qarku Fier

1    Petrit     Vasili
2    Robert     Bitri

Qarku Durrës
1    Lefter    Koka
2    Nora    Malaj

Qarku Lezhë
1    Viktor     Tushaj

Qarku Korçë
1    Edmond Panariti

Qarku Fier
1    Petrit     Vasili
2    Robert     Bitri

Qarku Elbasan
1    Monika Kryemadhi
2    Edmond Haxhinasto

Qarku Dibër
1    Përparim Spahiu

Qarku Berat
1    Nasip    Naço
2    Gledjon Rehovica

Lista e deputetëve fitues të PDIU:

 Qarku Elbasan

1-Aqif Rakipi

2-Bujar Muça

Qarku Dibër

1-Reme Lala  
Me të marr mandatin Reme Lala deklaroi se do t'i bashkëngjitet Partisë Socialiste.

Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20…

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha hesht për rezultatin, Ristani mbetet jashtë parlamentit

Posted: 26 Jun 2017 05:58 PM PDT

Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit e ka vënë në heshtje selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së Luzim Basha ka ndjekur nga zyra e tij numërimin e fletëve të votimit, teksa ka kërkuar nga komisionerët që të mos bien pre e presioneve por të numërojnë cdo votë. Përsa i përket qëndrimit mbi rezultatin Basha ka vendosur të flasë vetëm pas mbylljes së të gjithë procesit.

Basha: Pas përfundimit të numërimit do të kem komentet e mia.

Nga të paktët që kanë reaguar ka qenë sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili i renditur i katërti në Vlorë nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për të gjithë simpatizantet dhe anëtarët e PD, të cilët sipas tij për katër vite qëndruan në opozitë të vështirë, teksa vë theksin dhe te qëndresa për tre muaj në cadrën e protestës.

Ristani: Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon.

Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20…

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetja e PDIU në Dibër, Reme Lala: Do t’i bashkohem Ramës

Posted: 26 Jun 2017 03:46 PM PDT

Kandidatja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për Dibrën, Reme Lala, e cila arriti të merrte mandatin e deputetes, ka deklaruar se do t'i bashkëngjitet Partisë Socialiste.

Deklarata e saj në Fb: Për Dibrën dhe dibranët e mi do t'i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t'i dhënë timonin Edi Ramës. Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk arrihet do ta gris mandatin. Ju siguroj se vota ime në Parlament do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë.

Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20…

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more