Ora News: “Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul” plus 9 more |
- Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul
- Diplomati saudit vret me derën e “Porsche” çiklistin!
- Vijnë në jetë binjakët e Beyonce dhe Jay Z
- Kapen 58 kg kanabis në Gjirokastër, pranga drejtuesit dhe pasagjerit të BMW-së
- Sfida e jetës, kampioni në not garon me peshkaqenin e bardhë
- Tmerri në qiell, mbi 20 persona të plagosur në avion
- Qëllohet me pistoletë një shtetas në Babrru, arrestohet 25 vjeçari
- Floriana Garo i jep fund beqarisë, fejohet në mënyrë të papritur
- Të vdekur nga “zombi”!
- Shpërthim në tualetin e grave në Kolumbi, tri viktima
Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul Posted: 18 Jun 2017 12:17 AM PDT Forcat irakiane kanë filluar një sulm këtë të diel në qytetin e vjetër Mosulit në Irak, me qëllim që të shporrë prej andej forcat xhihadiste të Shtetit Islamik, thuhet në një deklaratë ushtarake. Qyteti i vjetër historik dhe më i madh pas Bagdadit është qyteti i fundit ende nën kontrollin e militantëve, i cili dikur ishte kryeqyteti i tyre në Irak. Ofensiva e mbështetur nga SHBA për të futur nën kontroll Mosulin hyri në muajin e saj të nëntë të shtunën.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Diplomati saudit vret me derën e “Porsche” çiklistin! Posted: 18 Jun 2017 12:11 AM PDT Një diplomat saudit nuk do të përballet me ndjekje penale për vrasje të pakujdesshme, pasi hapin derën e "Porsche" papritmas të marrë, duke goditur një çiklist 55 vjeçar, i cili vdiq më vonë në spital nga traumat e rënda në kokë. “Nuk më intereson nëse ai është një diplomat apo jo,” tha Marina, e veja e të ndjerit për gazetën Bild. “Ai duhet të marrë dënimin e tij të drejtë,” tha ajo. “Micha ishte gjithmonë i shqetësuar për këtë rrugë. Ai tha se do të ishte një aksident”, shtoi ajo. Autoritetet gjermane mund të përjashtojnë zyrtarisht diplomatin 50-vjeçar ose të kërkojnë që qeveria saudite të heqë imunitetin e tij në mënyrë që ai të ndiqet penalisht. Ambasada e Arabisë Saudite publikoi të premten një deklaratë që shpreh ngushëllimet për familjen. Agjenti i Marrëveshjes së Biznesit të Arabisë Saudite Adnan Bustaji gjithashtu vizitoi familjen e të ndjerit të premten, sipas një deklarate të lëshuar. Në 2016, diplomatët kryen 22,816 shkelje të trafikut në Berlin, duke përfshirë shpejtimin dhe ndalimin e parkimit, dhe ishin të përfshirë në 60 aksidente, nga të cilat 28 rezultuan me lëndime. Nga këto vepra, 735 u kryen nga diplomatë kinezë, 697 nga rusët dhe 683 nga ata nga Arabia Saudite, raporton Tagesspiegel. Imuniteti diplomatik kushton qindra e mijëra euro në Berlin në gjoba të pakonceptueshme. Incidenti erdhi vetëm dy ditë pasi 100,000 çiklistë morën rrugët e Berlinit gjatë ceremonisë vjetore ADFC-Sternfahrt për të protestuar për kushte më të mira në të gjithë Gjermaninë. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Vijnë në jetë binjakët e Beyonce dhe Jay Z Posted: 18 Jun 2017 12:11 AM PDT Beyonce dhe Jay Z i kanë dhënë mirëseardhjen binjakëve të tyre, por data e lindjes dhe gjinia e foshnjeve nuk dihen ende. Beyonce ka njoftuar se ishte shtatëzanë me anë të një foto në Instagtam në muajin shkurt. Çifti tashmë ka edhe një vajzë Ivy Blue e cila është 5 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga revista People por nuk ka pasur një konfirmim nga ana e dy këngëtarëve të lindjes së foshjeve të tyre. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kapen 58 kg kanabis në Gjirokastër, pranga drejtuesit dhe pasagjerit të BMW-së Posted: 17 Jun 2017 11:53 PM PDT Një sasi prej 58 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar "Viroi". Aksioni erdhi pas informacioneve se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike. Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër, nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Sfida e jetës, kampioni në not garon me peshkaqenin e bardhë Posted: 17 Jun 2017 11:52 PM PDT Michael Phelps, olimpisti i cili ka marrë më shumë medalje në gjithë historinë e Lojrave Olipmike, më në fund ka gjetur kundështarin e tij më të fortë. 28-vjeçari do të garojë me një peshkaqen gjigand të bardhë muajin që vjen më 23 korrik në "Shark Week" në Discovery Channel. Në një njoftim për shtyp Discovery Channel e quajti këtë një ngjarje monumentale që asnjë njeri nuk e ka provuar kurrë më parë. Phelps ka postuar më parë një foto në Instagram së bashku me një peshkaqen të bardhë brenda një kafazi zhytjeje. Shanset që ai të fitojë do të varen se sa i motivuar do të jetë peshkaqeni. Ata mund të notojnë me rreth 8 km/h por mund të arrijnë edhe shpejtësinë maksimale 40 km/h.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Tmerri në qiell, mbi 20 persona të plagosur në avion Posted: 17 Jun 2017 11:47 PM PDT Mbi 20 persona mbetën të plagosur gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan. Plagosja në qiell erdhi për shkak të turbulencave të ajrit. Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Kunming, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës, Xinhua. Asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën, tha Spitali në deklaratë. Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”. ka lëshuar një deklaratë duke pranuar se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë në aeroplan përjetuan siklet.” Ky incident vjen ndërkohë që rreth një javë më parë një avion i “China Eastern Airline”, i nisur për në Shanghai u kthye në Sidnei për shkak të një vrime të madhe në një pjesë të motorit të majtë. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Qëllohet me pistoletë një shtetas në Babrru, arrestohet 25 vjeçari Posted: 17 Jun 2017 11:31 PM PDT Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Babrru, pjesë e Bashkisë së Kamzës. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale U.M, është plagosur në pjesën e këmbës me armë zjarri pistoletë, ndërsa ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe kapjen e tij, shtetasi L. K., 25 vjeç. Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e armës. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Floriana Garo i jep fund beqarisë, fejohet në mënyrë të papritur Posted: 17 Jun 2017 11:25 PM PDT Prezantuesja e njohur e "Jo vetëm modë" mesa duket e ka lënë pas ndarjen e disa viteve më parë me biznesmenin Tedi Ngjela dhe është fejuar në mënyrë të papritur. Ka qenë vetë bukuroshja që ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram pasi ka dashur të ndajë lumturinë e madhe me ndjekësit. "Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshem të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!"-shkruan ajo. Ish-missi nuk ka folur më parë për lidhjen e saj dhe ceremonia e fejeses duket krejtësisht private. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Posted: 17 Jun 2017 11:25 PM PDT Pamjet shokuese tregojnë një grup njerëzisht të rrëzuar bri një muri, të paaftë për të lëvizur, pasi dyshohen se kanë marrë një lloj të ri të dyshuar të drogës "zombie" e quajtur Power. Numri i përdoruesve të kësaj droge po merr rritje. Përdoruesit e dyshuar në Newcastle janë vërejtur të rrënuar në qendër të qytetit pasi dyshohet se përdorin një përzierje të drogës, raporton Newcastle Chronicle. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ndikimin e tmerrshëm dhe vdekjeprurës. Që nga raporti i parë i kësaj përzierjeje të klasit B më 4 qershor, ka pasur 16 arrestime, ndërsa 10 persona janë vënë nën akuzë. Shërbimi i Ambulancës në veri lindje është thirrur për të paktën 19 incidente të mëdha vdekjeprurëse deri më tani.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shpërthim në tualetin e grave në Kolumbi, tri viktima Posted: 17 Jun 2017 10:59 PM PDT Tre gra janë vrarë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist. Shpërthimi ndodhi në një qendër tregtare të tejmbushur "Zona Rosa", ku mbetën të plagosur edhe 11 persona të tjerë. Kryebashkiaku i Bogotas Enrique Penalosa tha se një nga ata që vdiq ishte nga Franca. Autoritetet thonë se besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vogël në një tualet për gratë. Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, kur qendra tregtare "Andino" ishte plot me njerëz që blinin dhurata për Ditën e Atit, që festohet të dielën. Një grua 23-vjeçare franceze, Julie Huynh, e cila kishte punuar si vullnetare në një shkollë në jug të qytetit ishte viktima e parë që u identifikua. Ana María Gutiérrez, 27 vjeç dhe Lady Paola Jaimes Ovalle, 31 vjeç, u dërguan në spital, por më vonë u shpallën të vdekura. Një shtetas francez, Nathalie Levrand, 48 vjeç, u pranua me traumë të indeve të buta, tha stafi mjekësor në Bogotá Country Clinic. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: