Skip to main content

Ora News: “Madonna di çfarë zgjedh, hidhet në krahët e modelit 31-vjeçar” plus 9 more

Ora News: “Madonna di çfarë zgjedh, hidhet në krahët e modelit 31-vjeçar” plus 9 more


Madonna di çfarë zgjedh, hidhet në krahët e modelit 31-vjeçar

Posted: 21 Jun 2017 11:49 PM PDT

Nuk është më një fakt i panjohur që Madonna të ketë në krah djem të rinj.

Ikona e popit pasi u nda nga 26-vjeçari Aboubakar Soumahoro, i cili ishte 32 vite më i ri se ajo është hedhur një krahët e një djali tjetër shumë të pashëm.

Ai është modeli portugez Kevin Sampaio 31 –vjeç. Modeli është një nga ikonat e koopertinave të revistave  dhe është i njohur për trupin e tij të tonifikuar, raporton Daily Mirror.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Demi Rose tregon format bombastike

Posted: 21 Jun 2017 11:28 PM PDT

Supermodelja Demi Rose që gjithmonë kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, padyshim që edhe kësaj here ia ka arritur qëllimit.

22-vjeçarja u shfaq shumë seksi në mbëmjen e revistën Sixty6 në Londër të mërkurën.

Bukuroshja kishte veshur me një fustan të ngushtë me dizajn blu me shirta  që ia tregonte në mënyrë perfekte format e saj bombastike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Limaj: Nisma nuk bën pazare, as nuk e prish skenën politike

Posted: 21 Jun 2017 11:18 PM PDT

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit ka pritur rezultate më të mira sa i përket koalicionit PAN.

Ai ka theksuar se partia që ai drejton nuk bënë pazare po as nuk e prishë skenën politike.

"Vazhdimisht kemi thënë se Nisma ka rritje dhe ne e kemi pritur këtë rritje. Nisma as nuk bën pazare por as nuk prish. Ne jemi një parti e cila interesin e vet partiak e qet në rend të dytë për hir të proceseve. Nisma ka mbi 40% rritje", ka thënë Limaj në një intervistë për Dukagjinin.

Në tërësi kampi opozitar ka pasur rritje sipas Limajt ndërsa aktualisht thotë se kanë siguruar 8 deputetë por që ka mundësi të këtë edhe më shumë. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Parukjerja vullnetare e të pastrehëve

Posted: 21 Jun 2017 11:00 PM PDT

Parukjerja Franziska Dinter punon vullnetarisht që t’u kthejë të pastrehëve një pjesë të dinjitetit.

Në stacionin e trenit Bahnhof Zoo në Berlin mblidhen për ditë njerëz të pastrehë që presin përpara qendrës humanitare për ushqim falas, për të bërë një dush apo për të prerë flokët. Një herë në javë vjen këtu për të punuar vullnetarisht edhe parukjerja Franziska Dinter. “Në fakt, shumë prej tyre nuk vijnë për flokët, por se kanë nevojë që dikush t’u dëgjojë hallet dhe t’u japë një këshillë. Disa më quajnë mama ose më thonë se po të të kisha ty mama jeta ime do të ishte krejt e ndryshme.” – thotë Franziska.

Qendra humanitare në stacionin e trenit Bahnhof Zoo në Berlin ofron ushqim falas dhe shërbime të tjera për të pastrehët

Jashtë vjen erë urine, alkoholi dhe djerse, brenda aty ku Franziska pret flokët, vjen erë shampo dhe krem. Disa prej klientëve nuk janë larë prej kohësh, qelben dhe madje kanë dhe morra, por Franziska thotë se nuk ka dhe nuk ka pasur neveri ndaj tyre.

“Ajo ka qenë gjithmonë si shoqe për mua. Unë nuk vij këtu, se mund të qethem falas, por që të ndërroj një fjalë me të” – thotë Anselmi, që dikur punonte si gazetar, por më pas u sëmur, humbi punën dhe para tri vjetësh edhe banesën.

Një aksident automobilistik ndryshoi gjithçka

Franziska vetë shpëtoi dikur për një fije nga një aksident me makinë. Dikur ajo kishte shtëpinë e saj me burrin dhe dy fëmijë. Por aksidenti i rëndë automobilistik ndryshoi gjithçka, ajo i humbi të gjitha. “Kjo goditje e fatit më ka mësuar që po të biesh është keq,  të qëndrosh shtrirë është edhe më keq, por po nuk u ngrite përsëri më këmbë është më e keqja fare.” – thotë ajo.

Ajo thotë se pa aksidentin, nuk do t’i kishte shkruar kurrë në mendje që të punonte vullnetarisht për t’u prerë të pastrehëve flokët. “Jam mirënjohëse që duart më shpëtuan prej aksidentit, tani kjo është puna ime dhe nëse Zoti më jep edhe disa vite më shumë, do ta vazhdoj atë.” – thotë Franziska Dinter. Ajo ka llogaritur se u ka prerë flokët më shumë se 11.000 të pastrehëve – dhe ky numër edhe mund të shtohet./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Incident mes avionit të NATO-s dhe avionit ku po udhëtonte ministri rus

Posted: 21 Jun 2017 10:40 PM PDT

Një avion luftarak i NATO-s i është afruar avionit me të cilin po udhëtonte ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu.

Mediat ruse  thonë se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Balltik kur Sergei Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit.

NATO argumentoi se po gjurmonte tre avionë rusë, pasi u identifikuan. Thuhet se pas incidentit avioni i NATOs nuk është larguar.

Dhjetrëra incidente të ngjashme janë raportuar vitet e fundit. NATO dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për përgjime.

SHBA-të thanë se në fillim të kësaj jave një avion rus kishte fluturuar brenda 5 metrave të një avioni amerikan. Zyrtarët amerikanë fajësuan Rusinë për këtë incident, i cili ndodhi përsëri mbi Balltik. Por Moska nga ana e saj iu përgjigj duke thënë se avioni i zbulimit kishte bërë një lëvizje provokative.

/Oranews.tv

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shteti Islamik shkatërron xhaminë ikonë të Mosulit të ndërtuar në 1172

Posted: 21 Jun 2017 10:22 PM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose "gungë" , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e "kalifatit islamik".

Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.

Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha denoncon qarkun ku dy kandidatë të PS-së i ka diktuar krimi

Posted: 21 Jun 2017 04:14 PM PDT

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ishte sot i ftuar në studion e emisionit "Arena" nga Dritan Hila në Ora News 

Pjese nga intervista

Hila: Republikën e re, anën kushtetuese…
Basha: Në Republikën e vjetër kemi ndryshimet kushtetuese të 2008-s që unë nuk kam qenë shumë dakord. Na tregoi edhe një herë që në rruga për në ferr të shkojë me qëllime të mira. Por çfarë ndodhi? Solli kriminelë në Parlament. Në Durrës, ke dy kandidatë të PS që i ka diktuar krimi, banditë. I dimë ne këto. Ky është sistem katastrofë. E ka shkatërruar lidhjen midis politikanit dhe qytetarit. E di ti që nuk kanë shkuar 3 vjet që të takojnë njerëzit. Po nuk deshën kundërshtarët e mi politikë do ta bëjë për qytetarët. Ke ardhur në çadrën e PD dhe të falënderoj. Shqiptarët kanë në dorë ta bëjnë këtë më 25 qershor. Unë jam i vendosur të ndryshojë.

Lexoni intervisten e plote: Koalicioni paszgjedhor, Basha përjashton vetëm PS, vagon për skrap

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha premton: Do prishet çdo koncesion korruptiv, Rapiskanin jo

Posted: 21 Jun 2017 03:55 PM PDT

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ishte sot i ftuar në studion e emisionit "Arena" nga Dritan Hila në Ora News 

Pjese nga intervista

Hila: Do të prishni dhe koncesionet që janë lidhur në kohën e qeverisjes së PD?

Basha: Çdo koncesion do të prishet.

Hila: Do të prishet edhe ngjyrosja e karburantit, edhe pulla e taksës?

Basha: Çdo koncesion korruptiv do të prishet pavarësisht koha kur është lidhur. Secili do të vlerësohet individualisht dhe do të prishet. Rapiskani nuk do të prishet sepse është siguria kombëtare, po ta them që tani. Çdo tjetër nuk do ti shpëtojë sitës dhe vendimmarrjes. Por këto që janë krime mbi shëndetin si "check up"-i po na dalin 100 mijë të vdekur që e kanë bërë që të mbushi xhepat Rama bashkë me oligarken, kjo do marrë fund.

Hila: Edhe të dializës ku u dogjën katër veta do ta prishni?

Basha: Nuk mendoj që djegia kishte lidhje me dializën. Dializa ka lidhje me diçka tjetër, a është ky çmimi i duhur për të paguar për një shërbim që absolutisht Shqipëria ka nevojë dhe duhet ta marrë. A ka mënyrë për ta bërë më efiçente? Ke "check up"-in që është totalisht harxhim parash, ke sterizilimin që është krim mafioz, këtë të laboratorëve totalisht të panevojshme. Marrim sterilizimin, kishin të ndërtuar me kredinë që kanë paguar shqiptarët  furrën e sterilizimit, ishin trajnuar me këtë kredi 20 punonjës për të operuar, vinë këta në vend ta ndezin dhe të fillojë punën ja japin një kompanie me një punëtor në Bolonjë, me kapital 1000 euro që është miku i Beqaj dhe Ramës. Shteti paguan 80 mln euro.

Hila: Duhet të paguani gjobat pas. Nga ana ligjore janë të puthitura.

Basha: Zero. Jo vetëm që nuk do paguajmë gjoba. Kemi studiuar modele të vende të tjera ku ka pasur afera të tilla, Afrikë dhe Amerikën Latine. Dhe në këto vende me refomat që janë ndërmarrë nga ata që kanë shembur sisteme të tilla korruptive kemi parë modele ligjore të hartuara me asistencë të SHBA, Britanisë, Gjermanisë që jo vetëm me parime të njohura të doktrinës ligjore e bëjnë të pamundur evokimin  e mbrojtjes ligjore në rast të kontratave korruptive, por bëjnë të mundur për palën e dëmtuar që janë shqiptarët të përfaqësuar nga republika e re jo kjo e vjetra që është bashkëortake me këto koncesione që tu marrin mbrapsht dhe paratë e përfituara padrejtësisht.

Unë do të kem jo një departament por një Ministri të veçantë që do merret vetëm me këtë punë. Sepse këto para, një pjesë e tyre ndodhen në banka ofshore do ti kthehen shqiptarëve me çdo kusht.

Ndryshimi mes meje dhe Edi Ramës është se Edi Rama para katër vjetësh bëri premtime, 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, pa llogari, pa plan. Unë nuk kam asnjë premtim të vetëm, kam një plan ekonomik që vjen pas një studimi të thellë të gjendjes, të mundësive, pas një përllogaritje me shifra ekzakte vjetore.

Lexoni intervisten e plote: Koalicioni paszgjedhor, Basha përjashton vetëm PS, vagon për skrap

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha akuzon: Arben Ahmetaj aksioner në inceneratorin e plehrave në Elbasan

Posted: 21 Jun 2017 03:29 PM PDT

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ishte sot i ftuar në studion e emisionit "Arena" në Ora News për të treguar programin e tij ekonomik por dhe koalicionet paszgjedhore, ndonëse shprehet i bindur se do të fitojë mbi 72 mandatet për të qeverisur i vetëm. 

Ai akuzoi  ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe kryetarin e bashkisë Elbasan,  si aksioner në impiantin e përpunimit të plehrave në Elbasan.

Pjese nga intervista

Hila: Është bërë një inceneratorin në Elbasan. Do të bëni transparencë për këtë?

Basha: Transparencë totale dhe oligarkët dhe ministri që qëndron pas saj do të përgjigjet që ka edhe aksionet. Arben Ahmetaj, që me lekët e buxhetit dhe bashkë me Qazim Sejdinin marrin nga 200 mijë euro në muaj nga taksat e shqiptarëve për të operuar gjeneratorit që t'i shpikin edhe një herë sëmundjet e rënda një qyteti që ka vuajtur nga metalurgjiku i rrënuar.

Intervista e plote:  Koalicioni paszgjedhor, Basha përjashton vetëm PS, vagon për skrap

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha tregon ku e renditi Kreshnik Spahinë: Bëra gabim me Lefter Maliqin

Posted: 21 Jun 2017 02:24 PM PDT

Renditja e 17-te ne listen e kandidateve te PD-se per qarkun e Tiranes nuk e ka kënaqur Kreshnik Spahinë kreun e AK-së, i cili deklaroi dorëheqjen menjehere pasi u mësua lista e kandidatëve të PD-së 

Kryetari i PD-se Lulzim Basha tregon per here të parë se ku e kishte renditur kreun e AK-se, Kreshnik Spahine. Në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News Basha pranon se kishte gabuar me përfshirjen në lista të Lefter Maliqit, i cili u largua duke iu bashkuar PS-së.  Bamir Topin e quajti individ në shërbim të lojrave të Edi Ramës dhe se  “FRD nuk ekziston si forcë politike”

Pjese nga intervista

Hila: Dua t'ju pyes në një aspekt tjetër. Përsa i përket përzgjedhjes së grupit parlamentar, ishte një akt sovran i joti dhe zoti Berisha tha që është cështje e kryetarit. Megjithatë ka një grup prej këtyre deputetësh që kanë ikur, kanë deklaruar që mund të bëjnë edhe parti të re në rast se juve nuk fitoni zgjedhjet. E keni këtë frikë?

Basha: Se kam dëgjuar këtë me thënë të drejtën. Natyrisht cdo kush është i lirë të marri vendimet e veta. Dy gjëra dua të them. Absolutisht kam ushtruar në momentin që ushtrova këtë të drejtë, ishte e vetmja rrugë për ta bërë. Nuk doja ta personalizoja si vendim, do kisha marrë tjetër vendim, s'kishte kohë, u personalizua. Vendimi është vendim i drejtë. Jam i bindur thellësisht se ky është ekipi fitues i republikës së re. Nga ana tjetër sic e kam thënë dhe nuk dua të zgjatem shumë këtu, askush s'më thotë se jam i lidhur me këtë parti vetëm sa kohë jam deputet. Se ne qofte se është ashtu rrugë e mbarë, Lefter Maliqi. E di ku e kam bërë gabimin? Jo që e kam vënë të tretin, po që s'duhet ta kisha vënë fare. Po kshu e ke ti? Po rrugë e mbarë. Mirupafshim. Asnjë s'mbaj me zor në PD unë. Asnjë nuk largoj, njerëzit duhet të gjejnë veten e tyre. Unë mbaj përgjegjësitë e mia si kryetar dhe i kam marrë këto përgjegjësi. Vendimet që më presin si kryeministër janë shumë herë më të vështira se ky vendim që kam marrë. I vështirë ishte ky, po ka vendime më të vështira. Kjo është barra e përgjegjësisë.

Hila: Zoti Berisha nuk ndërhyri fare këtu? Telegrafisht nuk ndërhyri?

Basha: Absolutisht.

Hila: Nuk është se më intereson shumë kjo pikë domethënë. Edhe mund ta ketë të drejtën e tij. Zoti Basha, juve ndoqët një strategji që aleatët i futët brenda listës së PD. Megjithatë ka qenë një aleat i cadrës, zoti Kreshnik Spahiu, i cili nuk u fut në listë. Cila ishte arsyeja? Pati një veto nga Berisha, nga Rama, apo thjesht nuk dilte llogaria?

Basha: Jo, jo fare. Dëshira ime ishte ta shihja në listë. Mundësia ishte ti ofroja vendin dhe i ofrova vendin 17 në listën e Tiranës. Ne po bëjmë një betejë të shkëlqyer për të fituar numrin maksimal të vendeve për të qeverisur nesër Shqipërinë me planin tonë ekonomik. Nuk arritëm dot në një kompromis për këtë cështje. Sigurisht që mundësitë e mia ishin të kufizuara për vetë faktin që gjithë aleanca u materializua në listën e një partie, që është PD me numrin 6.

Hila: Me zotin Bamir Topi a bëtë ndonjë tentativë që ta përfshini në koalicionin tuaj?

Basha: Me zotin Bamir Topi dhe partinë që ai krijoi, dhe mesa duket që tani ka mbetur thjesht fantazëm, prej dy vitesh kam kërkuar komunikim dhe kam gjetur një mungesë totale komunikimi dhe sinqeriteti. Zoti Bamir Topi është thjesht dhe vetëm një individ në shërbim të lojrave politike të Edi Ramës. Kaq. Dhe më vjen keq për një pjesë të kolegëve që e kanë kuptuar me vonesë. Më mirë vonë sesa kurrë. Si zoti Hoxha në Kukës dhe disa të tjerë. Ka disa të tjerë pastaj që kanë dalë haptazi fare pro PS.

FRD nuk ekziston sot si forcë politike, por mesa duket u formua dhe i shërbeu, ishte në koalicion me Ramën në zgjedhjet lokale. S'ka kërkuar asnjë ditë ndjesë për pushtetin e Ramës për hartën territoriale se i ka lënë qytetarët pa zot, pa kryetar bashkie. Është hartë që u bë vetëm për interesa politike. Pra, të mos merremi më gjatë me të, ai i përket historisë të mëpasme

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more