Skip to main content

Ora News: “Kinë, më shumë se 140 të vdekur nga rrëshqitja e tokës” plus 9 more

Ora News: “Kinë, më shumë se 140 të vdekur nga rrëshqitja e tokës” plus 9 more


Kinë, më shumë se 140 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

Posted: 23 Jun 2017 11:44 PM PDT

Më shumë se 140 persona mendohet se janë varrosur të gjallë nga rrëshqitja e tokës në provincën Sichuan në jug perëndim të Kinës.

Rreth 40 banesa janë shkatërruar pasi një faqe e murit rrëshqiti rreth orës 06:00 (Ora lokale)

Grupet e kërkim shpëtimit janë në vendngjarje dhe fotot e postuara nga gazeta People’s Daily tregon se operacionet vazhdojnë.

Një çift dhe një fëmijë kanë arritur të shpëtohen pasi skuadrat e kërkim shpëtimit përmes litarëve të mëdhenj arritën të lëvizin shkëmbinjtë e mëdhe, shkruan AFP duke cituar autoritetet lokale

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një fshat indian do të vetëquhet tashmë… Trump!

Posted: 23 Jun 2017 11:32 PM PDT

Ekziston kulla "Trump" në mes të Nju Jorkut apo hotelet "Trump", plot luks, nëpër qytetet e botës, tani do të ketë edhe fshati Trump, një fshat i humbur në Indi që ka vendosur të ndërrojë emrin.

Marora, një komunë e varfër dhe rurale e shtetit të Hariana (veri) pranë Nju Delhit, ndryshoi emrin në "Fshati Trump" për nder të presidentit amerikan, disa ditë para vizitës së kryeministrit indian Narendra Modi në SHBA.

Një poster gjigant që njofton "Mirëseerdhët në fshatin Trump", i zbukuruar me një foto të miliarderit amerikan duke buzëqeshur, ndodhet në hyrje të fshatit.

Rrethuar me lule, posterat e banorit të Shtëpisë së Bardhë ndodheshin të vendosura kudo në këtë fshat me rreth 20 shtëpi prej balte.

Ndonëse ceremonia e ndryshimit të emrit u drejtua nga krerët e komunitetit dhe një OJQ indiane, emri "Trump" nuk ka asgjë zyrtare.

Qeveria lokale nuk është shprehur për këtë çështje.

/ATSH/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

5 muajshe shtatzënë, atletja vrapon 800 metra

Posted: 23 Jun 2017 11:27 PM PDT

Atletja amerikane  Alysia Montano ka arritur që të vrapojë 800 metra në muajin e pestë të shtatëzanisë të enjten në garën e vrapit USA Track dhe Field Championships.

 31-vjeçarja pavarësisht se nuk arriti që të fitojë garën shënoi në mënyrë të shkëlqyer dy xhiro.

Ajo mbaroi garën vetëm 19 sekonda pas fituesit dhe shënuar një kohë prej 2 minuta dhe 21.40 sekonda.

Nuk është hera parë që atletja, e cila është në  pritje të fëmijës së saj të dytë, konkuron shtatzënë. Ajo bëri të njëtën gjë edhe në vitin 2014 në muajin e 8 të shtatëzanisë duke përfunduar garën 11 sekonda më vonë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eksploziv lokalit në Krujë

Posted: 23 Jun 2017 11:24 PM PDT

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pak pas mesnatës së të premtes në një lokal në fshatin Krastë të Krujës.

Lokali është në pronësi të 41 vjeçarit të identifikuar me incialet M.V banues në Fushë Krujë.

“Shpërthimi u regjistrua rreth orës 00: 23 të 24 qershorit në pjesën hyrëse të lokalit Bar Restorant” informon policia e Durrësit

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Konflikti me ndërtuesin, 7 familje ngujohen në oborrin e Prokurorisë

Posted: 23 Jun 2017 03:40 PM PDT

Konflikti me ndërtuesin ka detyruar 7 familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë që të "ngujohen" në oborrin e Prokurorisë së Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështje.Banorët thonë se ndryshe nga sa kishin rënë dakord para nisjes së punimeve, investitori nuk u ka dhënë asnjë hyrje nga pallati i ndërtuar mbi tokën e tyre.Ndërkohë, Prokuroria ka thirrur për ballafaqim palët, duke u kërkuar banorëve që për këtë çështje t'i drejtohen gjykatës, vendim që nuk është pranuar prej tyre.

7 familje të zonës së Unazës së re në Tiranë kanë vendosur të "ngujohen" në oborrin e Prokurorisë deri në zgjidhjen e konfliktit që ata kanë me ndërtuesin, i cili sipas tyre nuk ka respektuar kontratën e sipërmarrjes për pallatin që ka ndërtuar në tokën e tyre.

"Në vitin 2007 prindërit e mi kanë bërë një kontratë sipërmarrje me firmën ndërtuese "Mesaplik 05', ku është përcaktuar qartë që ditën që do fillonte ndërtimi në pronën tonë, ne do të ndanim sipërfaqet takuese me investitorin. Dhe sot që ka 4 vjet që ka filluar ndërtimi dhe pallati është mbushur me banorë ne s'kemi marr asnjëherë pjesën që na takon. Deri sa të zgjidhet problemi ynë, ne nuk lëvizim që këtu", pohon njëri prej banorëve Gramoz Ahmetaj.

Banorët akuzojnë se u janë falsifikuar dokumentet e pronësisë.

"Prona jonë është tjetërsuar dhe ne jemi ankuar në Prokurori. Prokuroria nuk po merr asnjë masë. Ne ja kemi çuar provat, faktet të gjitha, që na janë falsifikuar dokumentet që në Komunën e Kasharit, që është dhënë një leje fallco mbi pronën tonë, ku ne i kemi dhënë 3045 metra katrorë firmës ndërtuese dhe ish-Komuna ka futur 707 metra", shprehet Ahmetaj.

Paralelisht me protestën, Prokuroria e Tiranës ka thirrur për ballafaqim palët për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët ligjore. Sipas Prokurorisë, çështja është civile dhe duhet të zgjidhet duke iu drejtuar gjykatës, rrugë që nuk është pranuar nga banorët.

Banorët e Unazës së re kanë protestuar edhe në muajin shkurt për këtë çështje. Asokohe njëra nga protestueset, nënë dy fëmijëve kërcënoi se do të hidhej nga tarraca e pallatit të ri.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët, tjetri plagoset rëndë

Posted: 23 Jun 2017 03:35 PM PDT

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e 23 qershorit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë ka mbetur viktimë një prej drejtuesve, shtetasi me iniciale B.H, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rendë drejtuesi i automjetit tjetër me inciale V.R.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Figura të njohura të jetës publike mesazhe për votën në Ora News

Posted: 23 Jun 2017 03:30 PM PDT

Figura të njohura të jetës publike, i janë bashkuar një video-promocioni mbi rëndësinë e zgjedhjeve për një vend, në kërkim të një demokracie të shëndoshë.

Angazhimi i figurave nga arti, media apo religjioni është një zgjedhje e kujdesshme e Radio Televizionit Ora News për të përcjellë tek shikuesit rëndësinë e mendimit përparimtar në një moment të rëndësishëm për vendin, dhe për ti parë këto zgjedhjet parlamentare si një moment të rëndësishëm për demokracinë tonë.

“Demokracia funksionon më mirë kur kemi një qytetari aktive”, shprehet aktorja Ema Andrea në promon e Ora News.

Ndërsa Ipeshkvi i zgjedhur i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, fton qytetarët të bashkohen këtë të dielë për një të mirë të përbashkët që është vota.

 “Mos e shit kurrë votën tënde, pasi po shet dinjitetin tënd”, thotë Ipeshkv Gjergj Meta.

Drejtorja e Informacionit në Ora News, Ilva Tare, ka zgjedhur këtë shprehje për publikun:

“Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm. Përdoreni zërin, të drejtën tuaj për këtë të dytin”.

Artisti, Maks Velo, e quan demokracionë tonë dadaiste, dhe zgjedhjet sipas tij janë forma më e mirë për ta treguar këtë.

“Demokracia jonë është një demokraci Dadaiste. Dmth nëse Europa këto format, çmenduritë i përjetoi në art, ne i përjetojmë në të vërtetë, dhe forma më e mirë janë zgjedhjet”, thotë Velo.

Për kritiken e artit, Alda Bardhyli, demokracia është pushteti i një populli të informuar.

Gazetarja, Mimoza Picari, shprehet se: “Në katër vjet ata bëjnë çtë duan me ne. Ndërsa ne për një minutë mund ti bëjmë të dridhen nga vota jonë, për atë që kanë bërë keq ose nuk kanë bërë siç duhet”.

Mesazhe mbi demokracinë e rëndësinë e zgjedhjeve kanë sjellë dhe gazetarja Aurora Sulçe, politologu Afrim Krasniqi dhe shkrimtarja Diana Çuli.

“Demokracia është një sistem që na jep të drejtat tona në demokraci, prandaj në këtë javë të zgjedhjeve kur të hedhim votën duhet të mendojmë që këtë votë nuk e hedhim vetëm për kandidatin që ne dëshirojmë ta shohim në parlament si përfaqësuesi jonë por edhe për detyrat tona në këtë mandat të ri që do ta çojë  përpara demokracinë shqiptare”, shprehet Diana Çuli.

“Do të kemi katër vjet ankesë, ose katër vjet përfaqësim. Demokracia vetë ka vlerë kur qytetarët janë të informuar dhe qytetarët duhet ti përdorin këto ditë për tu informuar për partitë për programet, për kandidatët dhe ofertat, dhe në momentin e fundit duhet të shkojnë të votojnë. Nëse ata nuk votojnë, një pakicë militantësh partiakë do të vendosë fatin e tyre për katër vitet e ardhshme”, thotë politologu Afrim Krasniqi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet do monitorohen nga 330 vëzhgues të huaj, në 26 qershor japin opinionin

Posted: 23 Jun 2017 03:24 PM PDT

Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

"Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, Kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, Kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it", thuhet në njoftimin e OSBE/ODIHR.

Konferenca do të zhvillohet në orën 14:30 të së hënës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhje “të nxehta”, e diela, dita më e nxehtë e javës

Posted: 23 Jun 2017 03:20 PM PDT

Dita e zgjedhjeve parlamentare do të jetë e nxehtë jo vetëm politikisht, por edhe nga pikëpamja meteorologjike. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit shprehen se më 25 qershor, temperaturat pritet të arrijnë pikun.

Edhe sipas faqeve më të vizituara për kontrollin e motit, parashikimet janë të njëjta. Kështu sipas “BBC Weather” ditën e diel temperaturat do jenë më të larta krahasuar me ditët e mëparshme, duke arritur në vlerën e 36 gradëve. Po ashtu edhe World Weather Online parashikon që temperaturat në ditën e zgjedhjeve të jenë relativisht të larta.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të dielën votohet, Exit Poll në Ora News parashikon fituesin

Posted: 23 Jun 2017 03:10 PM PDT

Eshtë bërë tashmë tradite që shqiptarët të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve në momentin kur mbyllen kutitë dhe qendrat e votimit.

Edhe kësaj te diele Ora News në bashkepunim me IPR Marketing do të jetë i pari dhe me i sakti që do te parashikojë ashtu si në zgjedhjet e tjera të 10 viteve të fundit, emrin e fituesit dhe humbësit të këryre zgjedhjeve.

Më 25 qershor, rreth 3.5 milion shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Dhe në orën 19:00 të gjithë do të kenë mundësi të zgjidhin enigmen e madhe se kush i fitoi këto zgjedhje parlamentare.

Me dhjetra të rinj të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë të trajnuar nga profesionistë, do të anketojnë e pyesin votuesit shqiptarë për të kuptuar se nga ka anuar vota dhe në këtë mënyrë të kemi mundësi që tu japim një rezultat sa më pranë të vertetë sapo kutitë të mbyllen.

Me një kosto njerëzore të konsiderueshme ju sjell në shtëpitë tuaja përmes ekranit të Ora News rezultatin e zgjedhjeve më të përafërtin me atë që çerifikon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ora 19:00, ora e ngujimit para Radio Televizionit Ora News, kudo ku ndodheni, ku do ku jetoni mësoni të parët kë do të zgjedhin shqiptarët!

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more