Skip to main content

Ora News: “KFOR: Acarimet etnike dhe ‘luftëtarët e huaj’, kërcënim për Kosovën” plus 9 more

Ora News: “KFOR: Acarimet etnike dhe ‘luftëtarët e huaj’, kërcënim për Kosovën” plus 9 more


KFOR: Acarimet etnike dhe ‘luftëtarët e huaj’, kërcënim për Kosovën

Posted: 22 Jun 2017 11:48 PM PDT

Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak, mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë, madje edhe nëse tashmë janë nëpër burgje.

Një konstatim të tillë e ka dhënë Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, me të cilin pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

"Siguria në Kosovë mbetet e brishtë dhe mjaftë e paqëndrueshme", ka vlerësuar komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një fjalimi në Bruksel, ai ka thënë se ka shumë rrethana që mund të prodhojnë dhunë.

Në Kosovë "çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus", ka vlerësuar komandanti i KFOR-it.

"Muajt e ardhshëm do të shohim se disa luftëtarë, pjesëmarrës në luftërat e huaja, do t'i përfundojnë dënimet e tyre nëpër burgje dhe do të kthehen në shoqëri, çka mund te jetë mjaftë sfiduese", ka thënë komandanti i KFOR-it.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë ne largim të Kosovës, Valdet Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se Komandanti i KFOR-it, me të drejtë i ka ngritur këto shqetësime.

Në fillim institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sfidën e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri e Irak, një dukuri kjo e cila sipas Hoxhës është stopuar pas disa veprime të ndërmarra.

Kurse tash, sfidë mbetet deradikalizimi dhe ri-integrimi i këtyre personave, që njihen edhe me termin "luftëtarët e huaj", ndonëse ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë për veprimet e tyre.

"Me të drejtë kemi konstatimin që pas një kohe mund të kemi të liruarin e parë apo të liruarit e parë për veprat që i përkasin terrorizmit. Prandaj, ne e kemi orientuar strategjinë tonë, ndërveprimin tonë, fillimisht të ndërtimit të disa dokumenteve që i japin drejtim trajtimit të këtyre personave, por pa lënë anash edhe familjet e tyre", ka thënë Hoxha.

Institucionet e Kosovës kanë një strategji për deradikalizim dhe ri-integrim. Ato po ndihmohen nga ICITAP-i, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Kriminale) në lidhje me trajtimin e personave të përfshirë në aktivitete radikale apo edhe terroriste.

Qëllimi i strategjisë për integrimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste, sipas Valdet Hoxhës, është që ata të ri-integrohen në familje e shoqëri, ngase shumica prej tyre, nënvizon ai, tashmë kanë deklaruar se janë penduar.

Një pilot-projekt i strategjisë është zbatuar në komunën e Gjilanit, thotë zëvendësministri Hoxha. Sipas tij, rezultatet e para janë pozitive.

"Ka edhe disa raste konkrete të cilat qysh në fazën e parë kur janë vërejtur disa elemente të ekstremizmit dhe radikalizmit tek disa të rinj, janë lajmëruar organet kompetente, janë trajtuar personat e tillë dhe kështu i kemi shpëtuar radikalizmit të mëtejmë të tyre dhe të keqes më të madhe që do të mund të ndodhte po të mos ishte ky mekanizëm, pra këta qytetarë do të mund të përfundonin në luftërat e Lindjes së Mesme", tha Hoxha.

Ndërkohë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë thotë se institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë angazhuar në aspektet e parandalimit dhe luftimin e radikalizmit, kurse u mungon përvoja në programet tjera të de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit.

"Institucionet e Kosovës kanë kohë, maksimalisht deri në prill të vitit 2018, që të vendosin në zbatim një program të veçantë për de-radikalizim dhe ri-integrim, sepse në prill të vitit 2018, pritet që i dënuari i parë ta përfundojë dënimin dhe të kthehet në jetën shoqërore", tha Ramadani.

Në bazë të shifrave aktuale, nënvizon Ramadani, për përfshirje apo bashkëveprim në aktivitete terroriste, janë dënuar 50 qytetarë të Kosovës, kurse ndaj 34 personave po zhvillohen procedura gjyqësore. Ndërkaq, nën hetime, janë 131 persona.

Një fenomen tjetër që ka përcjellë shtimin e rrezikut nga përhapja e radikalizmit dhe ekstremizmit ishte shtrirja e këtyre dukurive nëpër burgjet e Kosovës.

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kishte deklaruar se të radikalizuar janë jo vetëm ish-luftëtarët e luftërave të huaja, por edhe të burgosur tjerë.

Ndërkohë që Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe për fenomenin e përhapjes së literaturës islame nëpër burgje, për çka më pas patën reaguar institucionet duke ndërmarrë veprime në drejtim të pengimit të shtrirjes së radikalizmit nëpër burgje.

Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënime 31 personave për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Vetëm gjatë janarit të këtij viti, shtatë persona janë dënuar me gjithsej 18 vjet e gjysmë burgim.

Të dënuar janë edhe ish-imamë të Kosovës, siç ishte rasti me Zeqirja Qazimin, i dënuar me 10 vjet burg.

Në kuadër të luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, Kuvendi i Kosovës pati nxjerrë dhe një ligj i cili e sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, duke paraparë edhe dënime të rrepta deri në 15 vite heqje lirie.

Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra.

Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona./REL

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rekordi i vrasjes me distancën më të gjatë

Posted: 22 Jun 2017 11:41 PM PDT

Një snajper nga forcat speciale kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të të ashtuquajturit Shtetit Islamik nga një distancë prej 3.3 km.

Ngjarja ka ndodhur në Irak muajin e kaluar. Burime ushtarake i thanë gazetës "Globe" dhe "Mail" të Torontos, se ushtari ishte anëtar i Task Force 2 dhe bëri qitjen nga një ndërtesë e lartë. Plumbi goditi për 10 sekonda objektivin.

E shtëna, e cila besohet se është filmuar, mendohet të jetë një rekord për vrasjen me distancë më të gjatë të konfirmuar. Snajperi është i llojit "McMillan TAC-50".

"Goditja në fjalë në fakt shkatërroi një sulm të ISIS ndaj forcave irakiane të sigurisë", tha një burim ushtarak.

“Në vend që të binte një bombë që potencialisht mund të vriste civilë në zonë, është një aplikim shumë i saktë i forcës dhe për shkak se ishte aq larg, militantët nuk kishin ndonjë ide se çfarë po ndodhte”, tha burimi.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim me lëndë plasëse pranë zyrës elektorale të LSI-së në Durrës

Posted: 22 Jun 2017 11:24 PM PDT

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës para zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 18 të qytetit.

Lënda plasëse është vendosur në hyrje të zyrës elektorale, ndërsa sasia ka qenë e vogël.

"Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale", sqaron policia.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin,  kapjen e  autorëve dhe zbardhjen  e plotë të ngjarjes. 

Incidenti i rëndë është i pari i këtij lloji gjatë kësaj fushate elektorale.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eduard Selami mesazh për zgjedhjet: Votoni të ardhmen e sigurt

Posted: 22 Jun 2017 11:05 PM PDT

Me anë të një mesazhi në Twitter, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë Partinë Demokratike më 25 qershor.

Mesazhi vjen dy ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Selami: Votoni të ardhmen e sigurt, Votoni ekonominë e fortë, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike!


/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E detyruan të hante testikujt e vet dhe të bënte seks me qenin, krimi më mizor

Posted: 22 Jun 2017 11:00 PM PDT

Një çifti i pashpirt ka detyruar një njeri të ushqehet me testikujt e tij, kur e torturuan për vdekje.

I dyshuari Jimmy Prout, 43 vjeç, vuajti një fushatë të egër abuzimi nga vrasësit e tij, Zahid Zaman, 43 vjeç, dhe Ann Corbett, 26 vjeç, të cilët janë shpallur fajtorë për vrasjen.

Bashkëpunëtorët e tyre Myra Wood, 49 vjeç, dhe Kay Rayworth, 55, u shpallën fajtorë për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një të rrituri. Vdekja e tmerrshme e ndodhi vitin e kaluar.

Zaman u përshkrua si ‘udhëheqës’ i grupit i ngjashëm me një grup kulti, i cili sulmoi Prout, duke i prerët testikujt e tij dhe duke e detyruar viktimën t'i hante.

Atij gjithashtu iu hoqën dhëmbët nga një çekiç me daltë dhe e detyruan të përfshihej në seks "degradues" me një qen, përpara se trupi i tij i gjymtuar të merrej me karrocë për t'u hedhur rreth 100 metra më tej në North Tyneside të Britanisë.

Kamerat e sigurisë të paraqitura në gjykatës, tregojnë momentin kur gruaja Corbett e shtynë viktimën Prout për të shkuar në shtëpinë e përbashkët nga Zaman dhe Rayworth ditën përpara se ai të vritej.

Ata e hodhën trupin e pajetë në një tokë djerrë, i cili u zbuluan ditë më vonë, u tha në Gjykatën Mbretërore të Newcastle.

Corbett dhe Rayworth u kthyen tek trupi i dekompozuar i viktimës për të marrë kartën e kreditit dhe e "grabitën" atë edhe kur ishte i vdekur.

Në vitin 2015, Jimmy u vu në "fokus" të zemërimit të Zahid Zaman pas vjedhjes së supozuar të 300 paundëve nga një mik i përbashkët, tha prokurori.

Pas autopsisë, viktima kishte plagë në krah, kokë, fytyrë, këmbë, plagë në shpallurën e majtë dhe organet e tij gjenitale pas heqjes së testikujve.

Provat treguan se Jimmy Prout vdiq më 9 shkurt 2016.

Duke folur pas vendimeve, Shefi i Insp Andy Fairlamb tha: “Kjo me të vërtetë ka qenë një nga rastet më të tmerrshme që kam trajtuar. Mënyra se si këta njerëz e kanë trajtuar këtë burrë ishte e neveritshme.

Është e vështirë të besohet se një qenie njerëzore mund të ishte trajtuar në këtë mënyrë. Jimmy vdiq një njeri shumë të dobët dhe veprimet e këtyre katër njerëzve lejuan që kjo të ndodhte".

Autorët do ta kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave.

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pranga 7 personave, përfituan kredi konsumatore me dokumente false

Posted: 22 Jun 2017 10:45 PM PDT

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë një operacioni të koduar "Kredia", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë
Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë
Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë
Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë
Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë
Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë
Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

"Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre,  kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi", sqaron policia.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumente të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”

– 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

– 6 celular të markave të ndryshme.

– Një automjet tip “Fiat”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumenteve, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mungesa e Qeverisë, shtyn formimin e ushtrisë

Posted: 22 Jun 2017 10:28 PM PDT

Formimi i ushtrisë së Kosovës tash e disa vite ka mbetur peng i Listës Serbe, kjo për faktin për votimin e saj duhen edhe votat e minoriteteve në Parlamentin e Kosovës.

Por, ushtria mund të mbetet peng tashmë edhe i mos krijimit të institucioneve Kosovës.

Ish deputeti i LDK-së, njëherësh edhe ish ushtarak, Anton Quni është i bindur se vonesa e formimit të Qeverisë,  edhe më tutje do ta shtyjë formimin e ushtrisë së Kosovës, pasi që zgjedhjet e jashtëzakonshme  sollën një çrregullim të institucioneve të Kosovës.

Këtë fakt e theksojnë si të rëndësishëm edhe njohësit e zhvillimeve në vend.

Madje për këtë ata vlerësojnë se vonimi  në formimin e Qeverisë  mund ta shtyjë krijimin e ushtrisë edhe për më shumë se një vit.

Megjithatë Vigan Qorroli thotë se themelimi i Ushtrisë nuk mund të bëhet nëse paraprakisht nuk bindet lista serbe.

E, Muhamet Hajrullahu u shpreh se cila do Qeveri nuk duhet të lejojë kushtëzime për formimin e ushtrisë. 

/Ekspress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryemadhi deklaron se nuk do të votojë Bashën kryeministër, po Meta?

Posted: 22 Jun 2017 02:14 PM PDT

Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do të votonte si kryeministër Bashën ndërkohë që me sa duket e vetmja mundësi për një aleancë është midis LSI dhe PD. Ju si e shikoni si anëtar i thjeshtë i LSI-së?

Pergjigjja e Ilir Metes ne emisionin “Arena” .

Hila: Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do të votonte si kryeministër Bashën, ndërkohë që me sa duket e vetmja aleancë shikohet midis PD-së dhe LSI-së.

Meta: Unë shikoj Petrin Vasilin si kryeministër dhe e shoh shumë të thjeshtë çështjen. Një demokrat midis Petrit Vasilin dhe Edi Ramën e ka shumë më të thjeshtë të votojë Petrit Vasilin. Por edhe një socialist midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit përsëri e ka shumë më të thjeshtë të votojë Petrit Vasilin.

Hila: Ju mendoni se do merrni më shumë vota se PD dhe ju takon të keni lidershipin?

Meta: Ajo që kam bindje është se LSI do të jetë forcë e parë dhe pa dyshim do të dalë përpara Rilindjes në këto zgjedhje, pasi për LSI-në nuk do të votojnë vetëm ata që kanë besim tek LSI-ja, por shikoj se do ta votojnë edhe shumë socialistë dhe shumë demokratë, të cilët në kushte të tjera nuk do ta votonin. Në këto kushte e shohin si forcën kryesore që garanton demokracinë dhe transparencën.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta i përgjigjet Ruçit: E kuptoj stresin por s’të vendosi LSI të 9-in në listë

Posted: 22 Jun 2017 01:59 PM PDT

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta vjen mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin "Arena" në RTV Ora News me gazetarin Dritan Hila.

Pjese nga intervista

Meta: Nuk jam i shqetësuar nëse Ruçi do të firmoste për shkarkimin tim apo kushdo tjetër, është e drejtë e tyre.

Nuk do të doja të përmendja Ruçin për arsye të një nostalgjie që ruaj për kohën kur ekzistonte PS, viktima e parë e rilindjes është vetë PS që nuk ekziston më.Kam qenë i detyruar, po të vendoseshit ju në pozicionin tim nuk e di si do të mendonit, apo si do reagonit kur mëson se një 18 vjeçar, një fëmijë i cili ditën tjetër do të shkonte të jepte provimin e maturës shtetërore goditet në mënyrë të poshtër dhe të pabesë nga kryetari i PS Zharrëz, përgjegjës në Albetrol, njeri me precedent penal, siç janë shumë orej këtyre rilindasve, dhe dy kushërinjtë e tij, goditet me lopatë dhe levë vetëm pse e kishin pyetur për kë do të votosh dhe u kishte thënë për LSI meqë ishte anëtar i LRI.

Gjëra të tilla dhe mund të ndodhin të paorientuara nga liderët, por kur ndodh një gjë e tillë edhe sikur të kishte ndodhur për një vijë ujë kur të gjithë e dinë që Zharrëza nuk ka ujë për vaditje.  

Të thuash këtë gjë do të thotë të justifikosh dhunën, të nxisësh presionin dhe nuk ka qenë rasti i parë.

 E kuptoj stresin dhe nervozimin e Ruçit, kushdo do të donte si i deleguar diku të kishte një rezultat më të mirë, aq më tepër kur është në listë i 9.  Por nuk e ka vendosur kurrë LSI atë të 9 në listë. Nuk ka ai asnjë arsye pse të mos kontribuonte për një fushatë të qetë, paqësore dhe demokratike siç u ka hije socialistëve të dikurshëm dhe jo rilindasve të tanishëm të cilët u znëë pritë grave siç ndodh në Pukë, të cilët organizojnë krime të tilla si në Fushë Krujë kundër një mësuesi në zyrën e LSI, njerëz me armë dhe leva e goditën dhe plagosën. Sikurse ka ndodhur në Lezhe në mënyrë të përsëritur dhe shumë raste të tjera.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkarkim si President? Meta: Betimi akt formal. Votimi është kryer

Posted: 22 Jun 2017 01:50 PM PDT

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta vjen mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin "Arena" në RTV Ora News me gazetarin Dritan Hila.

Intervista minutë pas minute

Hila: Që kur u futët ju në ring fitoi kripë dhe shqeqer fushata. Ka pasur kostot e veta. U shkarkua zv/ministri i LSI. Rama ka deklaruar në VOA se çfarë donte Ilir Meta, ja dhamë të gjitha. Pse u futët?

Meta: Unë në këtë fushatë hyra në këtë formë, mënyrë, me këtë ritëm falë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, marrëveshje personale që bëri Rama më Bashën për 3 orë në errësirë.Për fat të keq në vend të arrinin një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike vendosën së bashku të merren vesh sesi do të përpiqen të ruajnë në mënyrë antidemokratike monopolin e dy forcave që përfaqësojnë apo kanë trashëguar në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të popullit dhe realitet politik dhe elektoral sot në Shqipëri. Marrëveshja e tyre për të krijuar një Task-Forcë që funksionon si Gestapo në kundërshtim me ligjet e shtetit dhe Kushtetutën, me statusin e nëpunësit civil, e cila përdoret për të frikësuar administratën dhe jo për të garantuar mospërfshirjen e saj në fushata politike.

Fakti që në këtë Task-Forcë nuk është as Ministrja e Integrimit Europian që duhet të ishte patjetër, sepse çështja e zgjedhjeve është çështje kyçe për ecurinë e   integrimit, çështja e administratës publike është çështje kyçe për këtë reformë. Fakti që u përpoqën ti vononin KQZ një vendim totalisht të paligjshëm në kundështim me kodin dhe vetë vendimet që ka marrë KQZ në 2015 për ti hequr mundësinë LSI që të kishte numërues në gjithë vendin me qëllim frikësimin e votuesve jo vetëm të LSI por të gjithë të tjerëve që vota e tyre do të ishte e pasigurtë, e pavlefshme, që ose të rrinin në shtëpi ose të shkonin dhe t'ua jepnin një prej këtyre dy partive.

Hila: Kanë arritur të frikësojnë LSI dhe elektoratin e saj?

Meta: Jo jo. me këtë që kam parë sot në Durrës, padyshim që Tiranën e njoh shumë mirë dhe nuk jam aspak i surprizuar nga supermitingu i Tiranës por ajo që kam parë në Durrës. Është një popull shumë i qetë, paqk indiferent dhe gjykon në mënyrë shumë racionale, më ka bindur që ndryshimi historik që unë e kam pasur dhe e kam bindje po afron dhe  LSI nuk e shohin thjesht si një alternativë, por sot pas marrëveshjes Rama-Basha në errësirë e shohin si një garanci për të gjithë sistemin demokratik, arritjet demokratike të deritanishme të Shqipërisë dhe si një garanci dhe për përmirësimin e  standarteve të demokracisë në të ardhmen. Demokracia dhe ekonomia janë të lidhura bashkë. Nëse demokracia deformohet, monopolizohet në mënyrë të padrejtë, të pandershme, në mënyrë imponuese ndaj qytetarëve në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe ekonomia këtu shkon.

Hila:  Ka pasur një rëndim të gjuhës elektorale. Para dy ditësh Rama e cilësoi kreun e LSI Vasilin dhe Bashën si fytyrën e Sudes. Ndërsa sot Saimir Tahiri ka bërë një kërcënim personal ndaj jush dhe ka thënë në 26 do tu bëj masazh të kokës me rezultatin që do të arrijë LSI në Tiranë.

Meta: Që unë të merrem me Sajen është humbje kohe, e dinë të gjithë pse është shkaktar dhe nuk është shkarkuar nga LSI. Është e tepërt. Edhe vetë në PS, nga kolegët e tij në qeveri dhe grupin e tij parlamentar e kanë të qartë që ai është një viktimë e marrëzisë së tij por edhe ..

Hila: I zënë peng?

Meta: Peng është pak. Ai është zgjedhur në atë detyrë nga kreu i mavisë vetëm për tu keqpërdorur jo vetëm ndaj LSI, se kjo nuk ka lidhje me LSI, por dhe ndaj kolegëve të tij në PS si mënyrë e paligjshme. Çështja e përgjimeve nuk është e pavërtetë, përkundrazi. Është çështje shumë serioze.

Hila: Ajo që e akuzonte sot zv.ministri i LSI që u shkarkua, i thoshte je përgjuar nga aleatët jo nga unë.

Meta: Nuk e di atë çështje, di që në momentin që u krijua kriza e çështjes së përgjimeve me këtë pajisjen që u fsheh në Ambasadën e një vendi partner që kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që ishte përdorur realisht nga policia, në atë kohë u krijua një situatë sikur zv/ministri i Brendshëm kishte përgjuar Ministrin e Brendshëm, zv.Ministri i LSI që në fakt ishte komplet një shpikje e Sajes. Qëndrimi im që në momentin që më është thënë ka qenë ky që ja kam thënë dhe Sajes, Kryeministrit dhe partnerëve të ndryshëm kur më kanë pyetur për këtë çështje: Të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë çështje, nëse një zv/ministër ka përgjura Ministrin, të marrin dhe ekspertë nga FBI, Gjermania apo ndonjë vend tjetër meqenëse ky zv.ministri ka dhe shtetësi amerikane. Nëse është e vërtetë të shkojë në burg, jo të shkarkohet. Ky është qëndrimi ndaj shtetit.Tani nuk jan vlen të flasim për këtë histori.

Hila: E keni ndjerë intimidimin e Tahirit që si ish-Ministër i Brendshëm ka resurset e veta dhe është njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën.E ka quajtur LSI kotele. Do t'ua tregoj unë në 25 qershor.

Meta: Ai duhet të bëjë ndonjë kontroll përveçse shëndetësor edhe për substanca që të japin një fuqi artificiale. Pastaj le të merret me LSI se LSI nuk ka kohë të merret me të. Nuk ka kohë as partia e tij.

Hila: Ajo që më ka bërë përshtypje gjithë këto kohë përplasjesh ose miqësi me PS, asnjëherë nuk e keni përmendur enturazhin e vjetër të partisë, ish-bashkëpunëtorët tuaj, ish-kolëgët tuaj. Për herë të parë keni përmendur Ruçin që deklaroi se do firmoste për shkarkimin tuaj.

Meta: Nuk jam i shqetësuar nëse Ruçi do të firmoste për shkarkimin tim apo kushdo tjetër, është e drejtë e tyre. Nuk do të doja të përmendja Ruçin për arsye të një nostalgjie që ruaj për kohën kur ekzistonte PS, viktima e parë e rilindjes është vetë PS që nuk ekziston më.Kam qenë i detyruar, po të vendoseshit ju në pozicionin tim nuk e di si do të mendonit, apo si do reagonit kur mëson se një 18 vjeçar, një fëmijë i cili ditën tjetër do të shkonte të jepte provimin e maturës shtetërore goditet në mënyrë të poshtër dhe të pabesë nga kryetari i PS Zharrëz, përgjegjës në Albetrol, njeri me precedent penal, siç janë shumë orej këtyre rilindasve, dhe dy kushërinjtë e tij, goditet me lopatë dhe levë vetëm pse e kishin pyetur për kë do të votosh dhe u kishte thënë për LSI meqë ishte anëtar i LRI.Gjëra të tilla dhe mund të ndodhin të paorientuara nga liderët, por kur ndodh një gjë e tillë edhe sikur të kishte ndodhur për një vijë ujë kur të gjithë e dinë që Zharrëza nuk ka ujë për vaditje. Të thuash këtë gjë do të thotë të justifikosh dhunën, të nxisësh presionin dhe nuk ka qenë rasti i parë. E kuptoj stresin dhe nervozimin e Ruçit, kushdo do të donte si i deleguar diku të kishte një rezultat më të mirë, aq më tepër kur është në listë i 9. Por nuk e ka vendsour kurrë LSI atë të 9 në listë. Nuk ka ai asnjë arsye pse të mos kontribonte për një fushatrë të qetë, paqësore dhe demokratike siç u ka hije socialistëve të dikurshëm dhe jo rilindasve të tanishëm të cilët u znëë pritë grave siç ndodh në Pukë, të cilët organizojnë krime të tilla si në Fushë Krujë kundër një mësuesi në zyrën e LSI, njerëz me armë dhe leva e goditën dhe plagosën. Sikurse ka ndodhur në Lezhe në mënyrë të përsëritur dhe shumë raste të tjera.Në Berat, në Çelepijas, disa halabakë që me mbështetjen e policisë u bëjnë presion qytetarëve sepse nuk e dinë që do vijë 26 qershori përveç 25 qershorit. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam reaguar. Dhuna e parë në zgjedhje ka qenë në Libofshë në '94 dhe kam qenë aty kur janë goditur për herë të parë përfaqësues të opozitës si Namik Dokle, Shaqir Vukaj. Nga Libofsha vajtëm tek '96 dhe pastaj tek '97 në buzë të greminës. Të gjitha këto reagime nuk kam qenë i dëshiruar që ti bëj, kam qenë i detyruar. Ndjej detyrim ndaj këtyre qytetarëve, të rinjve dhe grave. Por jo vetëm ndaj tyre, ndaj të gjithë shqiptarëve që nuk i kanë akujt borxh inskenimin e dhunës thjesht për të mbajtur me forcë pushtetin, një pushtet që është kundër interesit publik.

Hila: Keni qenë një Kryeministër socialist që keni fituar kontrollin mbi territorin e vendit ndërkohë kur në Tropojë, Shkodër e Kukës sulmoheshin komisariate.

Meta: Nga Laçi në Tropojë çdo ditë merreshin komisariatet, liroheshin me marrëveshje.

Hila: E ekzagjeruar thirrja që bëtë për armë pas rrahjes së militantit tuaj?

Meta: Ka qenë shumë e qartë, në rast se policia nuk lidh zagarët e rilindjes, personat në kërkim që janë ata që i di gjithë Lezha, që merren me kanabisin dhe tani merren dhe me vjedhjen dhe blerjen e votave, dhunimin e militantëve të LSI apo çdo force tjetër që nuk i pëlqen rilindjes së tyre atëherë do të jemi të detyruar të armatosim njerëzit, dhe do ti armatosim pse? Nëse policia bëhet palë me bandat atëherë këtu nuk ka më asnjë garanci për sigurinë publike të njerëzve dhe nuk mendoj që një shqiptar është më trim se një shqiptar tjetër. Mesazhi ka qenë i qartë për policinë, banditët dhe qytetarët. Ne kemi shprehjen: Burri më mirë vritet sesa rrihet. Këta duan të rrahin dhe gratë.

Hila: Me Fatos Nanon çfarë marrëdhënie keni?

Meta: Nuk kam ndonjë marrëdhënie të veçantë.

Hila: Erjon Braçe pas katër vjetësh deputet në një zonë bujqësore ende nuk e di që ebola është sëmundje njerëzore dhe jo bimësh, gjithësesi ka thënë që ebola e LSI po tenton të infektojë zonën. Rama ka thënë që na falni që kemi lejuar LSI tu merrte dinjitetin.

Meta: Dinjitetin e kujt ka marrë LSI?

Hila: Të socialistëve që ju kanë marrë punën.

Meta: Socialistëve punën ua morën deputetët që çoi Edi Rama me rekorde kriminale në parlament. Në vend të kishte intelektualë si dikur si E'them Rukën, Maqo Lakrorin, Ermelinda Meksin, Arta Daden, edhe atë që e kishin e hoqën ata sollën deputetë me probleme të mëdha, rekorde kriminale dhe kanë shtuar biznesmenët. Kush ua mori socialistëve dinjitetin, kush e kaloi PS nga një parti e njerëzve të thjeshtë, e intelektualëve të përgjegjshëm për fatet e vendit në një parti ku ligjin nëpër shumë zona të Shqipërisë e bëjnë njerëzit e fortë, të dhunshëm edhe kur nuk janë vetë kryetarë, janë ata që vënë njerëzit e tyre, kushërinjtë e tyre në krye të institucioneve, në krye të partisë.

Hila: E prisnit këtë sulm pas katër vitesh qeverisje?

Meta: Që kur kam bërë marrëveshje me Ramën nuk është se kam pritur ndonjë qëndrueshmëri të madhe prej tij. Ai nuk ka problem as me Ilir Metën dhe as LSI, ka një problem të madh formimi dhe karakteri, i pa qëndrueshëm dhe natyrisht i pabesë në mënyrën më të thjeshtë ndaj të gjithëve.Për çështje të karakterit personal kurrë nuk do të kisha bërë marrëveshje me të, por për faktin që ai ishte kryetar i PS, partia më e votuar në atë kohë dhe për shkakun që nuk doja ti jepja një mandat të tretë Berishës, se po të doja ja jepja një mandat të tretë Berishës, PD-LSI pa asnjë diskutim do të merrte përsëri mbi 80 mandate. Menduam ti japim një mundësi, ndoshta të gjitha prapësitë që kishte bërë deri atëherë i kishte bërë për shkak se donte të bëhej njëherë Kryeministër i Shqipërisë. Mirëpo pasi u bë Kryeministër as ky vetë tani nuk e di se çfarë do dhe Shqipëria nuk ka më kohë të merret me Edi Ramën për ti dhënë shanse pa fund atij dhe ai për ti dhënë strese, konflikt pa fund Shqipërisë dhe një arrogancë shpërfillëse për problemet më jetike që kanë qytetarët shqiptarë.

Hila: Keni 20 vjet që bashkëpunoni me Ramën dhe thoni vetëm ka ardhur dhe më ka kërkuar falje.Ishit i bindur kur bëtë koalicion në 2013?

Meta: LSI ishte në një moment që ose të bashkëpunonte përsëri me PD dhe ti jepte përsëri Berishës mundësinë për një mandat të tretë. Gjë që nuk ishte normale që gjë edhe koalicioni i 2009 u konsiderua i sforcuar për shkak të një zgjidhje politike që erdhi nga arroganca, përpjekja përjashtuese e Edi Ramës ndaj LSI që të merrte të gjithë tepsinë për vete. Me këtë plan, ishte një shans jo vetëm për Edi Ramën, por PS. Shumë shpejt pamë që nuk ishte PS, ishte rilindja dhe tani dhe rilindja ka hequr maskën.Kuptohet se me çfarë kemi të bëjmë.

Hila: Keni lënë një shteg të hapur, keni thënë me Ramën nuk ka më koalicion, me socialistët po. Çfarë do të thotë?

Meta: Ka qenë Rama për fat të mirë shumë i qartë dhe më i shpejtë se LSI kur ka thënë që përjashton çdo mundësi bashkëpunimi dhe qeverisje me LSI në të ardhmen. LSI ka qenë pak më tolerante kur ka thënë Rama e humbi shansin por kjo nuk do të thotë se socialistët e kanë humbur shansin për një bashkëpunim pa Ramën. Ai vetë e ka pranuar që duke humbur do të japë dorëheqjen dhe është një mundësi e mirë për të gjithë socialistët që nuk kanë lidhje me rilindjen ti kontribuojnë Ramës që ti japin shansin të largohet njëherë e mirë dhe PS të fitojë vlerat e asgjesuara nga rilindja sepse PS ka qenë një vlerë kombëtare për Shqipërinë.

Hila: Ndiheni borxhli ndaj socialistëve apo mendoni që ata janë borxhlinj ndaj jush?

Meta: Shumica e socialistëve dhe eurosocialistëve të dikurshëm sot janë me Ilir Metën.Së dyti unë nuk kam vajtur në PS për ndonjë interes, kam vajtur në nëntor '91 kur isha student, kur në PS nuk hynte njeri poshtë moshës 65 vjeç dhe kur Edi Rama qëllonte me gurë PS ga kompleksi që kishte duke qenë fëmijë i një familje të privilegjuar të atij sistemi dhe për tu hequr si antikomunist dhe mosmirënjohës ndaj sistemit. Hidhte gurë gjithë ditën ndaj PS. Unë vajta në PS si student, deputet më kanë  bërë me pahir. As nuk shkova për tu bërë Ministër dhe as Kryeminisër. Ishte koha kur të gjithë ata që donin të bënin karrierë shkonin tek PD. Që nga lidhjet e mia me Gramoz Pashkon, Yllli Veisiun, dhe shumë figura të rëndësishme të PD, por unë më shumë për shkak të bindjeve të mia dhe origjinës sime. Vi nga një familje shumë e lidhur me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe nuk më pëlqeu balta që PD hodhi ndaj luftës së LANÇ. Dhe për arsye se kisha njohuri për social-demokracinë, kisha lexuar për Vilibrandin shumë. Mendoja të kontribuoja për PS, duke u njohur me disa të rinj dhe të reja që nuk kishin qenë pjesë as e Partisë së Punës dhe as rinisë së asaj partie. Vajta kundër rrymës me idenë për të vendosur një ekuilibër. Nuk kam vajtur tek PS për ndonjë interes. PS padyshim që ka fituar shumë nga unë dhe brezi im, në imazh, energji, vlera, planin e brendshëm, ndërkombëtar. FRESH ka qenë organizatë e jashtëzakonshme. Padyshim që edhe unë përfitova shumë nga PS, nuk jam mosmirënjohës, nga eksperienca e saj, nga shumë intelektualë të jashtëzakonshëm. Nga Dritëro Agolli që nuk jeton më, rrija me të gjithë ditën edhe në parlament dhe jashtë tij dhe nga shumë të tjerë. Nga mënyra si funksiononte ajo parti, një mënyrë kolegjiale, bashkëpunuese, të përgjegjshme. Shumë elementë pozitivë të kësaj partie sot janë kultivuar dhe mbjellë në LSI dhe kjo farë pozitive është në gjithë Shqipërinë dhe kjo ndoshta bën nervoz rilindjen.

Hila: Në fakt ka patur një lloj tradite, ju keni dhënë dy herë dorëheqjen si pjesë e PS. Njëherë kur ishit kryesiministër dhe njëherë si zëvendëskryeministër. Kjo traditë nuk para ekziston më aty. Gjithsesi, zoti Meta, të kthehemi në ditët prezente. Keni deklaruar se Edi Rama është kryeministër me bilancin më katastrofik. Pse qëndruat kaq gjatë me të? Se është një konkluzion që e arritët në muajin maj 2017.

Meta: Deri para një muaji mund të thoshim se kishim bërë gjëra të rëndësishme. Reforma në administratën publike, kemi bërë reformë se e ka thënë vetë Rama. Si të themi ne kur ai që nga takimi me Bashën dhe krijimin e Task-Forcës filloi të zhbëjë vetë dhe demtojë vetë këtë reformë për të cilën janë paguar të gjithë ato lekë dhe nga BE të cilën e ka drejtuar ai vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me LSI. Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike është një ish-drejtoreshë e tij e bashkisë, nuk ka asnjë lidhje me LSI. Komisionet që janë marrë me konkurset, rekrutimet në administratë kanë qenë terësisht të caktuara nga Drejtoresha dhe Rama nuk kanë asnjë lidhje me LSI. Dhe njerëz që mund të kenë qenë të LSI kanë plotësuar kriteret, kanë konkuruar si gjithë të tjerët nëse kanë hyrë në administratë dhe tani vjen një moment që jo vetëm e zhbën përmes një retorike tepër të qartë dhe evidente por dhe me akte skandaloze për fat të keq bashkë me përfaqësues të PD që shkelin ligjet dhe kodet, statusin e nëpunësit dhe do i kushtojnë shtetit sepse këto largime me qëllime frikësimi dhe jo thjesht me qëllim të ruajtjes së statusit të nëpunësit civil apo mosimplikimit të administratës bëhen thjesht për presione për të përdorur administraëtn për votë. Ky është një rast, po të mos ndodhte kjo unë nuk mund të mos kisha thënë që nuk janë bërë disa reforma në administratën publike, por ky e zhbën vetë, Kryeministri e zhbën vetë, çfarë mnendoni tu them unë. Vimë tek Hipotekat. E di se janë bërë punë të mira pavarësisht ndaj pakënaqësisë që kanë dhe qytetarët për këtë çështje por kur ai shkon në Vorë dhe u thotë atyre janë bërë 3 mijë legalizime por hipotekat i drejton LSI dhe nuk i keni marrë se nuk i jep LSI. Drejtori i hipotekës së Tiranës ka qenë i PS dhe i emëruar personalisht nga Rama dhe ka pasur komptenca absolute për çdo shërbim  që ta realizojë në përputhje me ligjin. Apo Hipoteka e Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit. Janë 80 % e tyre. Deri dje lavdërtoheshin për shërbimet që po bëheshin. Plot gjëra të tjera. Sado reforma të suksesshme të ketë bërë Edi Rama apo Ilir Meta, në momentin që Edi Rama synon të zhbëjë zgjedhjet e lira në Shqipëri do të thotë që ai hedh në erë çdo reformë në Shqipëri. Sepse çdo reformë është e paqëndrueshme,e kërcënuar, rrezikuar dhe kjon është në kundërshtim me interesin e stabilitetit të vendit, të funksionimit të institucioneve demokratike dhe përmirësimit të cilësisë së reformave në të ardhmen. Është vetë ai që i zhbën për arsye pragmatiste, momentale dhe taktike.

Hila: Ka qenë kastrofë në politikën e brendshme, po atë të jashtme, ka qenë Kryeministër nacionalist?

Meta: Vetëm nacionalist nuk mund ta quaj, spekulant mund ta quaj në emër të nacionalizimit siç bënte dhe sot atje me flamurin kuq e zi ohej. E ka kompleks se sa herë shkon ai në stadium humbet dhe mendon që kjo mund ta ndihmojë të marrë ca vota kur dihet që kombëtarja është e të gjithëve dhe nuk duhet shpërdoruar. Por është zgjedhja e tij.Në politikën e jashtme ka një bilanc katastrofik. Marrëdhëniet e tij ndërkombëtare i ka parë në interes të marrëdhnieve të tij të ngushta partiake, personale dhe pushteti, jo në funksion të intreresit të vendit dhe rolit të vendit. Ka rast më skandaloz se përfshirja e tij në fushatën me SHBA? Nuk ka gjë më skandaloze. Si mund të dalësh dhe të sulmosh një kandidat potencial për president të SHBA. E bëri për t'iu servilosur palës tjetër duke menduar që sipas sondazhe ve Hilari Klinton do të ishte Presidente e padiskutueshme. Kjo është një seellje diletante dhe e padenjë për një Kryeministër dhe një lider të një vendi si Shqipëria që marrëdhëiet me SHBA i  ka strategjike dhe jo në varësi nëse janë demokratë apo republikanë. Në rajon, marrëdhëniet me Greqinë jo vetëm të paqëndrueshme por dhe problematike.

******

Hila: Zoti Meta le të kalojmë te ajo cfarë juve premtoni. Në fakt dy partitë e mëdha nuk kanë një program të tyre të afishuar as PD, as PS. PS thotë ma jepni dhe një herë timonin ta bëj më mirë. PD thotë si e bëjmë ne se bën asnjë tjetër. Juve keni një program ekonomik, në fakt e keni prej disa kohësh. Cilat janë prioritetet, dy shtylla kryesore të LSI nëse do jetë forcë përcaktuese në mandatin e ardhshëm?

Meta: LSI do të jetë forcë drejtuese dhe do të sjellë drejtim të ri. E para një herë, cështja më emergjente duke filluar nga e hëna, nga 26 qershori është vendosmëria për të këputur njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin, policisë me krimin ku fillon realisht edhe reforma e drejtësisë në Shqipëri. Së dyti, sa i takon programit 4-vjecar, zoti Vasili mund të fliste dhe më shumë apo më mirë sesa unë, por dy-tre elemëntë kryesorë janë: Ky program synon përmirësimin e rritjes ekonomike në potencialet e saj, mundësisht dy shifrore duke u përqendruar në uljen e taksave, ndryshe nga politika e taksave të deritanishme. Së dyti, në hapjen e vendeve të reja të punës sepse është e qartë që politika e taksave ka dështuar, është një politikë dekurajuese për biznesin dhe ka sjellë mbylljen e shumë mijëra mijëra biznese në vende të punës. Jo vetëm kaq, po politika e taksave nuk ka sjellë investitorë të huaj në Shqipëri. Unë mund t'iu them se në rast se nuk do të ishin investimet e TAP-it dhe të Devollit të hidrocentralit në Gramsh, atëherë investimet e huaja nuk do të ishin as 400 milionë euro, as gjysma e atyre që janë. Do të ishte një skandal i vërtetë. Dhe kjo nuk ka ndodhur për arsye se klima e biznesit nuk ka qenë ajo që pritej, ajo që u premtua. Është përkeqësuar. Dhe së dyti, ekonomia. Informaliteti është rritur i ekonomisë dhe nuk ka si ndodh ndryshe në një vend me varfëri, me institucione të dobëta, me administratë të dobët, rritja e taksave do të rrisë manipulimin e biznesit të punëdhënësit, punëmarrësit për ti shpëtuar taksave të larta. Dhe kjo nuk ka sjellë rritjen e të ardhurave. Së dyti, po të vëmë re në 4 vjet u mor një borxh 1 miliard euro, që u shtua borxhi, që u trashëgua nga borxhi që kishim në total. Po ndërkohë, rritja ekonomike e akumuluar në 4 vjet është 900 milionë euro. Do të thotë që për 1 euro borxh, rritja ka qenë 0.9 minus, ndërkohë që të ndodhte e kundërta. Pse? Sepse ky borxh u investua për palma nga më të shtrenjtat në botë, u investua për fasada, u investua për kullën e Korcës që është një tmerr. U investua për betonin në Durrës.

Hila: Të njëjtën gjë më tha dhe zoti Basha dje këtu.

Meta: Nqs i ka thënë, i ka thënë drejtë. Nuk e di a ka folur më edhe për drogën e dekriminalizimin se e përsëritëm, se po foli për ato të drejtë ka.

Hila: Jo për këto nuk po flasim.

Meta: Më fal. Nuk u investua në bujqësi dhe nuk është përgjegjësia e zotit Panariti pse bujqësia jonë ka marrë subvencione 5 herë më pak se Kosova dhe 10-12 herë më pak se Maqedonia, që janë dy vende më të vogla dhe me potenciale më të pakta se Shqipëria.

Hila: 13 milionë e ka Shqipëria, 130 milionë e ka Maqedonia.

Meta: 150 milionë Maqedonia. Pra ky ka qenë prioriteti i Kryeministrit dhe i Ministrit të Financave të kryeministrit, pavarësisht se LSI në takimet që kemi bërë e ka ngritur këtë problem, e ka ngrit edhe publikisht, e ka ngrit edhe në parlament, e ka ngrit edhe ministri Panariti por prioriteti i zotit Rama ishin palmat, fasadat, bojrat dhe ku di unë. Natyrisht që këto nuk kanë krijuar vende të reja pune apo mbështetja për turizmin ka qenë tepër e pakët dhe investimi dhe përqendrimi i fondeve, investimeve në bujqësi dhe i politikave nxitëse, stimuluese, përkrahëse në turizëm për të ulur koston e sipërmarrjeve dhe bizneseve në këto dy fusha ndihmon njëkohësisht jo vetëm në rritjen ekonomike të vendit shumë më të shpejtë, pra nga 3% mund të vejë shumë më tepër për 7-8-9% kombinuar dhe me zhvillimin e ekonomisë së dijes, teknologjisë edhe dyshifruar më tej për një vend si Shqipëria. Padyshim që kërkon një politikë krejtësisht të re, politikë konkrete, e cila merret me problemet e njerëzve sepse bujqësi turizëm do të thotë janë me dhjetëra, mijëra familje që përfitojnë nga ky investim dhe rritja ekonomike shpërndahet në një mënyrë sa më të drejtë dhe sa më përfshirëse.

Hila: Pra këto do të jenë dy shtyllat tuaja, bujqësi turizëm, dmth agroturizëm në njëfarë mënyre.

Meta: Koncesionet bëhen nga një qeveri dembele dhe e papërgjegjshme

Hila: I cilësoni të suksesshme koncesionet dhe a do të lejoni që koncesionohet ekonomia shqiptare në të ardhmen?

Meta: Ka koncesione që mund të konsiderohen të suksesshme dhe janë në interes publik. Ka koncesione që janë bërë çoka dhe dihet që efektiviteti i koncesioneve është tepër i dobët në funksion të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Prej dy vitesh, zt.Rama në kundërshtim me premtimet e tij të distancohej nga koncesionet e Berishës, duke parë që ia mori vrull të paparë dhe po ia kalonte edhe doktorit, duke krijuar shqetësim edhe ndërkombëtar. Edhe FMN-ja është shprehur për pasojat që mund të kenë koncesionet e pamenduara mirë në të ardhmen. Ne i kemi propozuar që çdo koncesion të kalojë përmes Parlamentit ku edhe opozita të jetë prezente në mënyrë që të jemi të garantuar se do të jenë në interes publik. Një qeveri me mandat 4 vjeçar nuk mund të japë koncesione afatgjata që do të jenë fatura për një mazhorancë tjetër. Qëllimi ka qenë rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Hila: Nuk krijon problem nga ana juridike dhe pastaj askush nuk përgjigjet penalisht.

Meta: Kjo e bën shumë më të përgjegjshëm dhe shumë më transparentë dhe nuk mund të ndodhë siç ndodhë aktualisht ku opinioni publik nuk e ka idenë se cila është kontrata dhe cilat janë detyrimet e palëve dhe cilat janë detyrimet e palëve dhe cila është ecuria e këtij koncesioni. Parlamenti mbas këtyre debateve mund të miratojë apo refuzojë këto koncesione.

Hila: Zt, Rama ka deklaruar se koncesionet e tij janë të suksesshme dhe do t'i vazhdojë edhe në mandatin tjetër. Zt.Gjiknuri ka deklaruar para një viti se do të privatizojmë OSHE-në dhe hidrocentralet.. Basha tha se dje se nëse janë të suksesshme pse mos të bëhet privatizimi i tyre. Ju çfarë politike keni?

Meta: Ne pamë si dështoi CEZ-in apo jo. Duhet të jemi tepër të kujdesshëm dhe është gjëja më e lehtë për një qeveri dembele dhe të papërgjegjshme që çdo ta japë me koncesion kur ajo duhet të zhvillojë kualitetin menaxherial të menaxhimit të shërbimeve publike. Ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm në mënyrë që çdo koncesion të jetë në interes të qartë të publikut dhe jo në interes të një grupi të caktuar sipërmarrësish vendas, të huaj apo qeveritarësh.

Hila: Po nëse një pronë publike është rentabël?

Meta: Nuk ka asnjë arsye për ta privatizuar. Privatizimi nuk është qëllim është instrument. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve publike.

Meta: Të ndalim ikjen e të rinjve. Rritja e pensioneve faturë për buxhetin

Hila: Zt.Meta ju parashikoni rritje pensionesh?

Meta: Pa dyshim, por në radhë të parë është gjëja më e lehtë të premtosh. Çdo rritje sado e vogël ka një faturë të madhe për shkak të numrit të madh të pensionistëve. Problemi më i madh është si të mbajmë të rinjtë që të mos largohen. Janë larguar 300 mijë për 4 vite. Kanë aplikuar 200 mijë për lotari amerikane e kanadeze. Në qoftë se nuk do të hapim vende pune, t'i motivojmë dhe t'i mbajmë këtu, kush do të paguaj për të mbajtur skemën e pensioneve? Do të jenë një skemë e falimentuar dhe e dështuar.

LSI dallon nga forcat e tjera politike për prioritete të qarta të aktualitetit dhe të perspektivës. Është gjëja më e lehtë të thuash se do të rrisësh pensionet, por borxhi publik mund të shkojë në nivele të tilla që të rrëzojë të gjithë ekonominë. Pa asnjë diskutim që pensionet duhet të jenë një prioritet, pasi pensionistët nuk kanë kohë të presin. Problemi i parë që ka Shqipëria është si të mbajmë këtu të rinjtë.

Hila: Të ndalim hemorragjinë….

Meta: Ky është një problem edhe për pensionet, pra për të zgjidhur edhe skemën që rrezikohet nga largimi i të rinjve nga Shqipëria. Dhe për këtë LSI ka një plan konkret për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës. Nuk mund të hapen vendet e punës kur t'i investon për palma, për fasada, për kullat që nuk fusin njeri në punë, betone që nuk sjellin asnjë vend të ri pune.

Hila: Rama tha se Rilindja Urbane ka hapur 46 mijë vende pune.

Meta: Sikurse thoshte para një muaji që reforma në administratën publike ishte një nga më të shkëlqyerat dhe tani na del që nuk ka ekzistuar asgjë.

Meta: Veprimet e Task Force të paligjshme.  

Hila: Meqë ra fjala tek administrata publike, juve mendoni që ligji aktual duhet rregulluar?

Meta: Ligjet duhen zbatuar. Ajo që ndodh është se ligjet nuk janë zbatuar. Po i shohim edhe sot veprimet e Task Forcës janë të paligjshme. Për fat të keq për shtetin dhe taksapaguesit shqiptar, një pjesë e madhe e atyre që janë hequr në mënyrë të paligjshme do t'i fitojnë gjyqet.

Hila: Keni thënë për sa u takon ligjeve veçanërisht ai i arsimit. Do të jetë një ndër kushtëzimet e tuaja në qeverisjen e ardhshme?

Meta: Çështja e arsimit do të jetë një nga çështjet kryesore të LSI-së. Duhet të jetë e gjithë vendit. Për mua si president i ardhshëm, do të jetë një çështje prioritare, pasi ka të bëjë me të ardhmen e vendit. Për sa i takon çështjes së ligjit të arsimit, ligji ka nevojë për një analizë, por problemi kryesor ka qenë mos zbatimi i ligjit në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe në interes të publikut, në interes të maturantëve. Aktet nënligjore që nuk dolën në mënyrë transparente dhe në kohë, çfarë sollën? Sollën që të rinjve t'u jepet mundësia për të shprehur 10 preferenca dhe kjo ndodh në dy faza. Sikurse ndodhi vjet, në fazën e parë fituan shumë pak, vetëm 5%. Gjithë të tjerët duke qenë se kishin vendosur shumë preferenca u detyruan që në pjesën më të madhe të shkonin në universitet privat me frikën se do të mbesnin pa shkollim. Kjo u bë kastile besoj unë dhe të rinjtë e mendojnë këtë gjë për t'i nxitur të rinjtë në mënyrë të pandershme që të shkojnë tek universitetet private. Ndërkohë që mund të kishte më pak preferenca dhe faza jo përjashtuese në mënyra që të rinjtë të shkonin në universitet.

Hila: Ju e keni prioritet?

Meta: Patjetër! Edhe koston e tyre.

Hila: Zt.Meta ju për herë të parë e miratuat dhe pastaj e refuzuat ligjin për importimin e mbetjeve urbane. Do të ndryshoni qëndrim?

Meta: Ky është qëndrim që duhet ta mbajë zt.Vasili dhe grupi parlamentar i LSI. Ai që mund të them është ky; ligji nuk ka ndonjë problem si ligj, por rreziku në një shtet kur sipas raportit të DASH ku kontrolli i kufijve është ekstremisht i dobët, në një shtet ku fiken skanerat e doganave, ku kalon droga me tonelata të tëra është një fakt tashmë, nuk e përjashton mundësinë edhe për mbetjet e rrezikshme.

LSI e votoi atëherë pasi u tha se ky ligj ishte dakordësuar. Ne e miratuam që monitorimi të bëhej nga shoqëria civile, por ajo nuk e pranoi këtë për shkak të mungesës së kapaciteteve. Duke qenë se Shqipëria është një vend që synohet prej kohësh sidomos nga mafia italiane e rrezikshme dhe ajo evropiane në tërësi, vigjilenca duhet të jetë ekstreme për të parandaluar çdo mbulesë ligjore për akte tepër të rrezikshme që kanë të bëjnë për të ardhmen e vendit.

Hila: Zt.Meta jeni në dijeni që ka filluar punë një incernitor në Elbasan në mënyrë jo transparente?

Meta: Nuk kam ndonjë informacion të detajuar. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jenë këto lloj investimesh. Shqipëria ka nevojë për mbetjet e saj. Duhet parë nga Parlamenti i ardhshëm. Presidenti mund ta bëjë indirekt. Nuk kam hyrë ende në këtë rol dhe kjo i takon periudhës pas 24 korrikut. Është e drejta e çdo qytetari shqiptar për të siguruar ambientet.

Marrëveshja PS-PD, Meta: Këta duan që me 2 votat e tyre të vendosin për 2 mln

Hila: Jeni akuzuar si njeri që doni ta mbani peng, si njeri që kishit futur PD-në në çadër. PD bëri marrëveshje me PS-në. U ndjetë të tradhtuar?

Meta: Absolutisht jo! Është shumë më e mirë kjo situatë, me gjithë këto probleme serioze që kemi me zgjedhjet, se sa kjo situatë ku Luli do të ishte akoma në çadër, do kishte ngelur vetëm. Ndoshta mund të ishte edhe doktori për forcë zakoni dhe vendi të shkonte në katrahurë. Nuk do të prodhonte një Parlament legjitim, do të sillte një qeveri të kontestuar dhe do të komprometohej gjithçka për të ardhmen e këtij vendi, pavarësisht se marrëveshja Rama-Basha nuk është iniciuar si duhet për të garantuar standardin e zgjedhjeve.

Ajo marrëveshje duhej iniciuar në tryezën e partive parlamentare si të opozitës dhe si të mazhorancës, pasi ishte një marrëveshje për zgjedhjet dhe nuk marrin pjesë vetëm dy kryetar partish. Vota e shqiptarëve nuk mund të jetë një votë që telekomandohet vetëm nga dy individë, të cilët ashtu si unë kanë vetëm nga një votë. Shqiptarët kanë 3 apo 2 mln vota, të cilat duhet të vendosen për të ardhmen e tyre. Këta duan që me dy votat e tyre të vendosin për dy milionë. Kjo s'ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë.

Meta: Si nga PS si nga PD më lehtë votojnë Petrit Vasilin kryeministër

Hila: Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do të votonte si kryeministër Bashën, ndërkohë që me sa duket e vetmja aleancë shikohet midis PD-së dhe LSI-së.

Meta: Unë shikoj Petrin Vasilin si kryeministër dhe e shoh shumë të thjeshtë çështjen. Një demokrat midis Petrit Vasilin dhe Edi Ramën e ka shumë më të thjeshtë të votojë Petrit Vasilin. Por edhe një socialist midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit përsëri e ka shumë më të thjeshtë të votojë Petrit Vasilin.

Hila: Ju mendoni se do merrni më shumë vota se PD dhe ju takon të keni lidershipin?

Meta: Ajo që kam bindje është se LSI do të jetë forcë e parë dhe pa dyshim do të dalë përpara Rilindjes në këto zgjedhje, pasi për LSI-në nuk do të votojnë vetëm ata që kanë besim tek LSI-ja, por shikoj se do ta votojnë edhe shumë socialistë dhe shumë demokratë, të cilët në kushte të tjera nuk do ta votonin. Në këto kushte e shohin si forcën kryesore që garanton demokracinë dhe transparencën.

Shkarkimi më 24 korrik? Meta: Nuk kam frikë! Betimi akt formal

Hila: Ju jeni Presidenti i zgjedhur i vendit. Ka një ide që mospjesëmarrja e 71 deputetëve në Parlament kur ju të bëni betimin ju shkarkon automatikisht. E keni një frikë të tillë?

Meta: Nuk ekziston asnjë frikë e tillë, për disa arsye. E para nuk kam kërkuar të zgjidhen President, por mu afrua për të zhbllokuar një krizë dhe për të shpëtuar një institucion dhe natyrisht zgjedhja ime kontribuoi më pas edhe për zgjidhjen e krizës, por këtë do ta sqaroj pas 25 qershorit. Së dyti, akti i betimit është formal. Votimi është kryer. Natyrisht, cilido që nuk do të marrë pjesë në një akt të tillë është i lirë, i respektuar njësoj si ata që nuk ishin në seancën e votimit. Ne jemi vend demokratik dhe natyrisht më 24 korrik do të ndodhë ai ndryshim kushtetues që tashmë është i fiksuar.

Hila: Parashikoni një Presidencë të vështirë apo kovalishencë ku ju do të çlodheni pas 27 vitesh jetë aktive?

Meta: Së pari, nuk do të zgjidhja kurrë që të bëhesha President për të pushuar sepse në rast se Shqipëria do të ishte në kushte të tjera, do të kishte një klasë politike të përgjegjshme dhe angazhimi im nuk do të ishte i domosdoshëm, apo qoftë edhe i nevojshëm, do të doja të rrija me fëmijët e mi, sidomos me vajzën e vogël, pasi dy të tjerët janë me studime dhe nuk kanë kohë të rrinë me mua. Ajo që më preokupon mua është e ardhmja e këtij vendi. Nuk është as e ardhmja ime si President dhe as e Petrit Vasilit si kryeministër dhe as të ndonjë aktori tjetër.

E ardhmja e këtij vendi është që vota e çdo shqiptari të jetë e barabartë që nga vota e Bujar Nishanit që është President, Ilir Meta që do të jetë më 24 korrik dhe kryetarët e të gjitha forcave politike sepse gjëja më e shtrenjtë që kanë shqiptarët është demokracia dhe vota e tyre. Në qoftë barazia e kësaj vote, e ardhmja e tyre është në rrezik dhe këtë të ardhme të gjithë e dinë kush e ka vendosur në rrezik. Ka ardhur që shqiptarët të ndëshkojnë këtë rrezik. E theksoj që 200 mijë të rinj dhe të reja do të jenë të angazhuar për të garantuar dhe mbrojtur votën e qytetarëve.

Hila: Në qoftë se fiton Rama, do të ketë një Presidencë e cila e do t'i rezistojë dhe në qoftë se fiton Basha apo Vasili do të jenë më mirëkuptues.

Meta: Unë asnjëherë nuk udhëhiqem në ushtrimin e detyrave institucionale nga raportet personale. Mua më intereson stabiliteti i vendit, roli stabilizues i Shqipërisë në rajon dhe integrimin në BE.

I ftoj të rinjtë që të votojnë më 25 qershor edhe ata që nuk kanë besim tek LSI-ja të votojnë për një forcë tjetër dhe të thonë fjalën e tyre, sepse politika do të merret me ta përgjatë 4 viteve.

 

vijon….

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more