Skip to main content

Ora News: “Dua Lipa dhe Dj Martin Garrix pushime romantike në Miami” plus 9 more

Ora News: “Dua Lipa dhe Dj Martin Garrix pushime romantike në Miami” plus 9 more


Dua Lipa dhe Dj Martin Garrix pushime romantike në Miami

Posted: 19 Jun 2017 12:35 AM PDT

Ylli më i ri i popit Dua Lipa dhe Dj Martin Garrix po shijojnë së bashku pushime në Miami. Ata janë fotografuar së bashku teksa DJ i famshëm përqafonte këngëtaren me origjinë shiptare dhe e puthte në faqe.

Asnjë nga ata nuk e ka konfirmuar që janë në një lidhje por fotot flasin vetë.

Çifti 21-vjeçar ka realizuar dhe një këngë së bashku “Scared To Be Lonely”. Martin Garrix është votuar si një nga DJ më të mirë në botë nga revista DJ Mag.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të shtëna me armë gjatë natës, terrorizohen banorët

Posted: 19 Jun 2017 12:28 AM PDT

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për të shtëna me armë zjarri.  Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Njazi Meka" në Tiranë.

"Më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri. Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri", tha policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Këngëtarja e famshme mahnitëse në MMVA

Posted: 19 Jun 2017 12:20 AM PDT

Këngëtarja e famshme, Iggy Azalea i ka mahnitur të gjithë me veshjen e saj në Much Music Video Awards të dielën.

Bukuroshja 27-vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të çarë që ia tregonte format trupore bombastike në mënyrë perfekte.

Ajo performoi në skenë këngën e saj “Switch” dhe është nominuar për çmimin Most Buzzworthy International Artist. Këngëtarja është në konkurim me yje të muzikës si Kendrick Lamar, Lady Gaga, Lorde, dhe Ed Sheeran për marrjen e çmimit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Mos shpërndani lekë për fushatë”, kërcënohet me armë 33-vjeçarja

Posted: 19 Jun 2017 12:17 AM PDT

Një 33-vjeçare nga Dajçi i Lezhës ka denoncuar në policisë se është kërcënuar nga disa persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth  orës 14:50 ku në  sallën e  Komandimit  u  mor  njoftimi se  në  fshatin Gjadër,  Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

"Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin  E.N., kur  po lëviznin me  automjetin e tyre në  Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona. Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale", sqaron policia.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të  kësaj vepre penale janë shtetasit:
– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

74-vjeçarja profesioniste në bodybulding

Posted: 19 Jun 2017 12:02 AM PDT

Është në formë fizike të shkëlqyer, ka një bashkëshort 23 vite më të vogël dhe bën me shumë ushtrime fizike se çdo adoleshent.

Ajo është Janice Lorraine, 74 vjeç dhe është profesioniste në bodybulding.

Gjyshja nga Canberra po përgatitet për të udhëtuar drejt Tajlandës për tu bërë pjesë e konkursit të bodybulding me bikini që të fitojë titullin ndërkombëtar.

Janice ka hyrë në botën e bodybuilding  gati 20 vite më parë, pasi u tërhoq nga puna e saj si këshilltare në një shkollë.

Ajo bën 60 pompa çdo në ditë, vrapon 32 km në javë dhe përdor 13 makina të ndryshme në palestër.

Fillimisht familja e saj nuk ishte aq e impresionuar nga arritjet e saj dhe bashkëshorti me të cilin ka 26 vite e martuar shpesh e ngacmonte.

Por tani Janice është në rrugën e saj drejt titujve botërore dhe shpreson që përpjekjet e saj do të vazhdojë të frymëzojë njerëzit në moshë madhore për të jetuar jetën e tyre në maksimum.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Grabitet kantina e verës, autorët lidhin rojen dhe marrin kasafortën

Posted: 18 Jun 2017 11:59 PM PDT

Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00.

Policia sqaron se: Më datë 19.06.2017,  rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës "Gjergj Kastrioti", tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat  kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Divjakë, qëllon tre herë me thikë 60-vjeçarin, arrestohet autori

Posted: 18 Jun 2017 11:55 PM PDT

Policia e Divjakës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 60-vjeçar.

Blutë e qytetit të Divjakës thanë se "ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve” Divjakë, shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë duke e qëlluar 3 herë shtetasin N.S, 60 vjeç, banues në lagjen Nr 2 Divjakë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe falë veprimeve të shpejta bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit Kujtim Ymeri, 38 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, Divjakë."

Ndërkohë shtetasi N.S pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksidentohet familja shqiptare, 4 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë

Posted: 18 Jun 2017 11:28 PM PDT

Katër anëtarë të një familje shqiptarë janë plagosur në një aksident në Itali. Ngjarja ka nodhur pasditen e djeshme në autostradën e Villafallettos në Saluzo.

Mediat italiane raportojnë se makina e drejtuar nga një shqiptar është përplasur me një tjetër makinë, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Policia raporton se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërsa gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është më e rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nëndetësja luksoze që mban brenda 20 pasagjerë

Posted: 18 Jun 2017 11:26 PM PDT

Jeni të lodhur nga jahti juaj privat apo helikopteri? Nuk duhet të shqetësoheni pasi shumë shpejt mund të keni nëndetësen tuaj.

Neyk është 18 metra e gjatë dhe ka kapacitet për të mbajtur 20 pasagjerë. E kompletuar me sallë pritjeje, një restorant, kuzhinë dhe bibiotekë nëndetësja luksoze arrin një thellësi prej 500 metrash brenda në det.

Prodhuesit e saj thonë se ajo është shumë e shpejtë dhe nuk është fare e zhurmshme. Ndërsa ndriçimi dhe sistemi i ajrit të kondicionuar do të jenë të dizanjuara me porosi për nevojat specifike të secilit klient.

Neyk, në bashkëpunim me Ocean Submarine dhe Rolls-Royce, po ndërtojnë prototipin e parë në Hollandë dhe do hedhin në treg në jannar 2018.

Çmimi i saj akoma nuk është bërë i ditur, por me shumë siguri duhet të punojmë shumë fort për ta përballuar atë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Partia e Macron fiton shumicën parlamentare

Posted: 18 Jun 2017 11:13 PM PDT

Partia e qendrës e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Rezultatet e pjesshme pas rrethit të dytë të zgjedhjeve tregojnë se Partia Republika Përpara dhe aleatët e saj do të fitojnë 355 deri në 425 ulëse të Asamblesë Kombëtare prej 577 vendesh.

Rezultatet, nëse konfirmohen, do t'i japin presidentit Macron, 39 vjeç, mandat të fortë për t'i çuar përpara planet për reforma.

Ato po ashtu do të ndryshojnë në mënyrë dramatike hartën politike, e cila është dominuar tradicionalisht nga Republikanët konservatorë dhe Partia Socialiste.

Pritet që Republikanët dhe aleatët e tyre të formojnë bllokun më të madh opozitar me 107 deri në 133 ulëse në Parlament, ndërsa Partia Socialiste, e cila ka qenë në pushtet gjatë pesë vjetëve të kaluar, dhe partnerët e saj të sigurojnë 30 deri në 49 ulëse.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 44 përqind.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se votuesit francezë i kanë dhënë "shumicën e qartë presidentit të republikës dhe qeverisë".

Ai e pranoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, duke thënë se "abstenimi nuk është kurrë lajm i mirë për demokracinë".

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka fituar ulëse në Parlament për herë të parë dhe rezultatet e pjesshme tregojnë se partia e saj Fronti Kombëtar do të fitojë katër deri në tetë ulëse.

Ndër synimet e shprehura të Macronit janë zbutja e rregullave strikte të punës në Francë dhe reduktimi i dhjetëra-mijëra vendeve të punës në sektorin publik./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more