Skip to main content

Ora News: “Arrestohet 25-vjeçari, tentoni të vidhte një bankomat” plus 9 more

Ora News: “Arrestohet 25-vjeçari, tentoni të vidhte një bankomat” plus 9 more


Arrestohet 25-vjeçari, tentoni të vidhte një bankomat

Posted: 21 Jun 2017 12:19 AM PDT

Një 25-vjeçar nga Ballshi është arrestuar pasi u identifikua si autor i tentativës për vjedhjne e një bankomati.

Sipas policisë Saimir Nazëraj ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se "në datën 20.06 2017, rreth orës 02:30, ka tentuar të vjedhë me thyerje bankomatin (A.T.M) e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Ballshit."

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një rekord i ri për Katy Perry

Posted: 21 Jun 2017 12:14 AM PDT

Albumi i fundit i këngëtares së njohur ka arritur që të jetë në krye të klasifikimeve në tabelën e Billboard 200 që nga publikimi i tij.

"Witness" i cili është publikuar në 9 qershor përmes Capitol Records ka shitur 162 mijë kopje dhe është trasnmetuar më shumë se 19 milionë herë në javën e tij të parë.

Në tabelën e Billboard 200 renditen albumet më të shitura të javës në SHBA. Ylli i popit është artistja e dytë solo, femër, që ngjitet në majat e klasifikimit këtë vit, pas Halsey.

"Witness" është albumi i tretë i këngëtares.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vrasja në Vlorë, viktimës i trokitën në derën e shtëpisë

Posted: 20 Jun 2017 11:56 PM PDT

Një 40 vjeçar nga Tropoja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij dje në mbrëmje  (20 qershor) në qytetin e Vlorës. Krimi u shënua rreth orës 22:10 minuta në lagjen “Partizani” pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal,  kur viktimës Fatjonin Sinanaj i kanë trokitur në derën e banesës.

Menjëherë sapo ai ka dalë është qëlluar me katër plumba, teksa mësohet se e gjithë skena është parë dhe nga bashkëshortja. Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia ndaloi brenda një kohe të shkurtër, Neritan Qeribani, i dyshuar si njëri prej autorëve të krimin. Familja e Sinanaj ishte transferuar prej 5 vitesh në Vlorë, ku viktima siguronte të ardhurat në punë krahu.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se në lagjen “28 Nentori” në Vlorë pranë “Shtepise se Oficerave” është gjetur e djegur Makina, tip Benz 2500 me targa gjermane SNBB 220 ngjyre gri e cila dyshohet se mund te jetë përdorur nga autorët që mund të kenë lidhje me krimin.

Ndërkohë gjendja në Vlorë duket se është rënduar më shumë kur në të njëjtën kohë  në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, por pa të dëmtuar. 

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 20 qershorit

Tronditet Vlora: Pas vrasjes së Sinanit, një automjet shperthen me eksploziv

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lavrov akuzon SHBA për “rusofobi”

Posted: 20 Jun 2017 11:52 PM PDT

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dënuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të shpallur dje, kundër 38 personave, që luftojnë dhe i mbështesin separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

"Në asnjë mënyrë kjo nuk ndihmon në përmirësimin e atmosferës", tha Lavrov mbrëmë në Moskë, dhe ka shtuar se "sanksionet janë imponuar pa arsye të dukshme".

"Mund të shpreh keqardhje e asgjë tjetër për këtë mani rusofobike të kolegëve tanë amerikanë", tha Lavrov, duke vlerësuar se "kjo shkon përtej të gjithë kufijve".

Administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur sanksione të reja.

Dje, po ashtu, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është takuar me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e tyre të parë ballë për ballë.

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet janë të parapara për "të mbajtur presion kundër Rusisë për të punuar kah një zgjidhje diplomatike" në Ukrainë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fejohet Eliza Dushku, ja unaza me diamante që i dhuroi biznesmeni amerikan

Posted: 20 Jun 2017 11:49 PM PDT

Aktorja e njohur shqiptare vetëm pak ditë më parë i ka thënë "po" propozimit për martesë të biznesmenit amerikan Peter Palandjian. Bukuroshja me famë botërore nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë lumuturinë e madhe me fansat e saj.

36-vjeçarja ka zbulur unazën e fejesës me diamante gjatë një interviste në  Awesome Con. Padyshim unaza që shëndriste duhet të ketë kushtuar shumë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre trafikantë braktisin çantat me drogë, sekuestrohen 39 kg kanabis

Posted: 20 Jun 2017 11:32 PM PDT

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 39 kilogramë kanabis sativa. Droga u gjet gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati.

"Janë  konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy  çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e  Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave,  ku u është bërë thirrje për të ndaluar. Por të tre shtetasit duke  përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar  kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg", sqaron policia.

Policia Kufitare në badhkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë  për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë  për hetim të mëtejshëm,  për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pronari i dyqanit të kafshëve i padit, Roza Lati dhe Iva Aliko fitojë gjyqin

Posted: 20 Jun 2017 11:27 PM PDT

Moderatorja e famshme Roza Lati dhe këngëtarja Iva Aliko kanë arritur që të fitojnë gjyqin  pas padisë që morën nga pronari i kafshëve në "Myslym Shyr", Artan Zabeli. Vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar Zabelin si mashtrus edhe keqtrajtues kafshësh.

Ky i fundit i ka paditur në Gjykatë duke kërkuar 90 mijë euro dëmshpërblim për prishje imazhi . Të dy vajzat jo vetëm që kanë pranuar të përballen në Gjykatë me pronarin e  dyqanit por edhe kanë fitur çështjen gjyqësore dhe nuk kanë ndërmend që ta lënë çështjen me kaq.

"Beteja vazhdon me  prova të pakontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit tani në Myslym Shyr,"-është shprehur moderatorja. "Le të bëhet drejtësi."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç falënderon Erdogan për qëndrimin kundër Shqipërinë e Madhe

Posted: 20 Jun 2017 10:22 PM PDT

Vuçiç ka falënderuar qëndrimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se "është kundër krijimit të Shqipërisë së madhe".

“I jam shumë falënderues presidentit turk. Në fillim të korrikut shkoj në një konferencë të madhe në Turqi dhe atje do të takohem me të e me presidentin rus, Vladimir Putin. Është me rëndësi të kemi marrëdhëniet të mira me Turqinë", ka thënë ai, duke shtuar se pas kësaj Erdogan me dy avionë me biznesmenë do të shkojë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sonte se friksohet se Serbia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese.

“Nuk duhet hyrë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës nëse nuk jemi në gjendje të merremi vesh se si ky akt do të duket gjatë 30 ose 50 vjetëve të ardhshëm", ka thënë për rts Vuçiç.

Vuçiç për televizionin publik serb ka folur edhe për dialogun me Kosovën./Indeksonline/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor

Posted: 20 Jun 2017 10:15 PM PDT

Astronomët i kanë shtuar 10 kandidatë në listën e planetëve përtej Sistemit Diellor, që po rritet gjithnjë e më tepër, me madhësi dhe temperaturë si në Tokë, duke i shtuar gjasët që atje mund të ketë kushte për jetë.

Shkencëtarët i kanë gjetur këta planetë kandidatë, gjatë observimeve të 200 mijë yjeve në konstellacionin Cygnus me Teleskopin Kepler të Gjithësisë së agjencisë amerikane, NASA.

Këto bota me gurë, që janë zbuluar së fundit, kanë largësi të duhur nga yjet amë për ujë, nëse ai ekziston, për të krijuar pellgje në sipërfaqen e tyre. Shkencëtarët besojnë se uji në gjendje të lëngët është përbërësi kryesor për jetë.

"Një pyetje e rëndësishme për ne është se a jemi ne të vetëm?" tha shkencëtari në programin Kepler, Mario Perez, një një bisedë telefonike me gazetarët, dhe ka shtuar se "ndoshta Kepleri sot na thotë ne në mënyrë indirekte… se ne nuk jemi vetëm".

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Gjithsësisë e Shteteve të Bashkuara e ka lansuar teleskopin Kepler në vitin 2009, për të mësuar nëse planetët e ngjashme me Tokën janë të zakonshëm ose të rrallë.

Me të dhënat finale të analizave të Keplerit në dorë, shkencëtarët thonë se ata tash mund të punojnë në përgjigje të pyetjes së paraqitur, që është hap madhor në vlerësimin e gjasëve se jeta ekziston përtej Tokës.

Gjatë katër viteve prej lansimit të teleskopit të Keplerit, janë gjetur 2,335 planetë të konfirmuar, në një pjesë të vogël të së ashtuquajturës galaktikë Milky Way, përfshirë 50 bota sikur Toka./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama tregon mesazhin që i dërgoi Sali Berishës

Posted: 20 Jun 2017 02:55 PM PDT

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë fushatë per zgjedhjet e 25 qershorit, Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama vjen sot në Tonight Ilva Tare ne Ora News.

Pjese nga intervista

Tare: Keni komunikuar me Berishën?
Rama: I kam çuar një mesazh për sheshin "Skënderbej". Unë nuk jam nga ata që i bëj publike.

Nuk kam folur kurrë në telefon me Saliun. S'kam marrë kurrë mesazh nga Saliu nuk kam folur kurrë në telefon. Nuk më ka çuar kurrë korrierë

Jam i bindur që komunikon me mua sepse ka lidhje kozmike në këtë fazë
.
Tare: Reforma kushtetuese në çfarë konsiston?

Rama: Të ulemi dhe të diskutojmë?

Tare: Reforma elektorale?

Rama: Që të bëjmë një reformë elektorale.

Tare: Mazhoritar me prim?

Rama: Nuk jam ekspert. Është çështje ekspertësh.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more