Skip to main content

Ora News: “Apeli i Veliaj: Katër minuta votim sot vendosin fatin e katër viteve” plus 9 more

Ora News: “Apeli i Veliaj: Katër minuta votim sot vendosin fatin e katër viteve” plus 9 more


Apeli i Veliaj: Katër minuta votim sot vendosin fatin e katër viteve

Posted: 25 Jun 2017 12:03 AM PDT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pari përfaqësues politik që ushtroi të drejtën e votës.

Veliaj votoi rreth orës 08:50 në shkollën "Fan Noli", i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij.

Veliaj: Sot është dhe festa e demokracisë. Do kërkoja një nder të fundit në fushatë, të ketë sa më shumë pjesmarrje. Do të doja ta mbyllim me nder këtë proçes. Katër minuta në ditën e sotme caktojnë drejtimin e  Tiranës, drejtimin e  Shqipërisë punët e nisura, reformat që kanë nisur në katër vitet e ardhshme.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sarandë, digjen tre automjete, njëra e komisionerit të LSI

Posted: 24 Jun 2017 11:50 PM PDT

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Sarandë, ku njëra është shkrumbuar terësisht.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:13 në fshatin Shëndëlli, Konispol. Gazetari jonë Geraldi Bregu raporton se makinat janë të komisionerit të LSI-së, i cili pretendon se djegia ka qenë e qëllimshme.

Ndërkohë policia në njoftimin e saj bën me dije se mjetet e djegura janë:

-Automjeti tip Volkswagen me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L.

-Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L.

-Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.

Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.

Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Disa incidente në Durrës, në një QV kërkohet të anulohet votimi

Posted: 24 Jun 2017 11:48 PM PDT

Gazetari i Ora News Leonidha Musaj informon për incidente të vogla në disa QV të Durrësit. Ndërkohë në një QV është ndërprerë votimi.

Në lagjen nr 8 të qytetit të Durrësit, është ndërprerë procesi i votimit. Komisioneri i PD-së ka tjetër emër në listë e tjetër është paraqitur me kartën e identitetit

Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit

Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Big Mama si asnjëherë tjetër në setin e ri fotografik

Posted: 24 Jun 2017 11:40 PM PDT

Big Mama është shfaqur shumë më ndryshe nga çfarë ne jemi mësuar që ta shohim.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale këngëtarja duket më seksi se kurrë. Ajo ka publikuar disa foto të realizuara në Turqi si pjesë e “Mamas Trip” nga fotografi kosovar Fatlum Hajredinaj në rrjetin e saj social Facebook.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Votohet, raportohen incidente të vogla. Mbledhja e parë e KQZ

Posted: 24 Jun 2017 11:40 PM PDT

Në të gjithë territorin e Republikës sot (25 qershor 2017) po zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zyrtarisht qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Me përjashtim të problemeve të vogla procesi i votimit ka nisur normalisht.

Kryeministri Edi Rama voton ne oren 10.00 ne ambientet e shkolles ne Surrel. Kryetari i PD-se Lulzim Basha do te votoje ne oren 10: 30 tek Cerdhja 13, njesia 8. KQZ njofton mbledhje në orën 09:00 

Voton kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Erion Veliaj votoi në shkollën “Fan Noli”. Apeli i tij ishte për të votuar masivisht. “ Ju duhen 4 minuta për të vendosur për 4 vjet”

Ora 08: 45 Disa incidente në Durrës, në një QV kërkohet të anulohet votimi

Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit

Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht. Raporton gazetari i Ora News Leonidha Musaj. 

Ora 08:01 Mesazhi i Donald Lu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”

Permes rrjetit social facebook ambasadori i SHBA-se, Donald Lu, percolli mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve:  “Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni! 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin”

Ora 08:00 Problemet e vogla

Në Kavajë, ne qendren e votimit 2185, vëzhguesit nuk kanë karta identiteti, nuk lejohen të votojnë. Në Patos, në 40 qendra është pezulluar votimi për shkak të problemeve me bojën. Në Shkodër, në QV 274 ende nuk ka nisur votimi, shkak mosparaqitja e komisionerit të PD.

Probleme me Komisionerët pati edhe në Hoshtec të Pogradecit, ku komisionerët e caktuar nga fshati nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proçes. Kjo situatë u zgjidh duke emëruar Komisionerë nga njën fshat tjetër të caktuar nga KZAZ. Qendra e Votimit është hapur por asnjë votues nuk është paraqitur për të votuar.

Në një qendër votimi pranë Pallatit të Kulturës në Pukë proçesi filloi pa praninë e komisionerit të LSI-së. Gazetari Everest Dedaj raportoi se në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit, u konstatuan raste të votimit familjar.

 Ora 08:00 Dibër, në një njësi administrative humb vula, bllokohet votimi

Në Dibër proçesi i votimit ka nisur normalisht, përveç në një njësi administrative ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendëuar. 

Ora 07: 43  Ne Himare  1 mije emigrante te ardhur per te votuar 

Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë.  Gazetarja e Ora Neës Alketa Çeku informon se personat nuk e gjejnë emrin në listat votuese.  “Deri dje 1 mijë emigrantë kanë ardhur për të votuar. Listat e emrave janë afishuar vetëm në orën 07:20 minuta”  informon gazetarja

Ora 07: 40 Në një QV në Kamëz nuk ka nisur votimi, mungojnë dy komisionerë

Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende proçesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e dy komisionerëve, nga PD dhe një nga PR.

Ora 07: 20 Incident i vogel ne Fier

Në Fier një incident është shënuar në QV 29 99 e KZAZ 58 në shkollën "Anton Xoxa" .

Komisioneri i LSI-së pretendonte se nuk lejohej të hynte në qendrën e votimit. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i LSI-së Robert Bitri.

 

Ora 07:00 Kreu i KQZ-së hap votimin: Dilni masivisht në votime, sot dita juaj!

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

 

Ne zgjedhje marrin pjese 18 parti me 2666 kandidate 

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.

Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.

Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

KQZ mori  masat 

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.

E gjithë Administrata e KQZ është në gadishmëri të plotë për t'iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhunuan 45-vjeçarin tek mbikalimi i Kasharit, dy në kërkim

Posted: 24 Jun 2017 11:26 PM PDT

Policia e Tiranës ka ashpallur në kërkim dy shtetas për dhunim të një personi gjatë mesnatës.

Në njoftimin për mediat, bëhet me dije se Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve A. S 43 vjeç dhe A. M 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, sipas policisë, dyshohet se me datë 25.06.2017 rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë goditur shtetasin, Y. M., 45 vjeç.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në 19:00 Exit Poll i IPR Marketing/ Ora News, japim emrin e fituesit e humbësit

Posted: 24 Jun 2017 11:20 PM PDT

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit të së dielës Radio Televizioni Ora News do të publikojë vendimin e qytetarëve se kush do ti qeverisë gjatë katër viteve të ardhshme.

Në orën 19:00 do të jetë Ora News që do të lexojë e para votën e qytetarëve shqiptarë falë Exit Poll-it të përgatitur në bashkëpunim me IPR Marketing.

Për të mbushur me sukses misionin e leximit të saktë e në mënyrë të paanshme të votës së shqiptarëve grupet e Exit Poll-it, të Ora News, IPR Marketing dhe Universitetit të Tiranës do të jenë pranë çdo qendre votimi në të gjithë Shqipërinë që në orët e para të mëngjesit.

Më shumë se 250 studentë janë angazhuar në këtë përpjekje serioze me simbole lehtësisht të dallueshme. Ata do t'iu kërkojnë votuesve që votën e hedhur në kutinë përkatëse ta hedhin edhe në kutitë e Exit Poll-it, si një siguri që ajo do të lexohet dhe verdikti i tyre do të marrë vlerë të shtuar. Me një kosto njerëzore të konsiderueshme ju sjellim në shtëpitë tuaja përmes ekranit të Ora News rezultatin e zgjedhjeve më të përafërta me atë që çertifikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Verdikti i shqiptarëve është përcjellë nga Ora News dhe IPR Marketing edhe në sondazhe të tjera në të kaluarën. Kjo ka ndodhur në vitin 2009, 2013 dhe 2015. Sondazhet e kryera gjatë fushatës zgjedhore dhe Exit Poll-it menjëherë pas përfundimit të votimit janë tashmë traditë e televizionet Ora News që prej vitit 2009 kur presidenti Ylli Ndroqi i dha udhë themelimit të insituticioneve të sonadazheve edhe në Shqipëri.

Në 28 qershor të vitit 2009 nisi historia e suksesit të Exit Poll-eve, projeksionet e të cilave janë të çertifikuara nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në vitin e parë dhe janë marrë si referencë nga agjensitë më prestigjoze ndërkombëtare. Saktësia e eksperiencave të mëparshme në vitet zgjedhore janë garancia se edhe këtë vit se Radio Televizioni Ora News do të transmetojë i pari rezultatin e votimeve.

Dhe për të mësuar menjëherë pas mbylljes së votimit se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme mbetet të ndiqni vetëm Radio Televizionin Ora News.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama shmang zgjedhjet, uron Fiter Bajramin me Gurin e Përmetit

Posted: 24 Jun 2017 11:13 PM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një urim për besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një postim të fb, Rama shkruan: "Mirëmëngjes dhe me këtë pamje magjike të Gurit të Përmetit, Ju uroj të gjithë vëllezërve e motrave të besimit islam, Gëzuar Fiter Bajramit" .

Duket se Rama ka preferuar të shmangë vëmendjen nga proçesi zgjedhor që ka përkuar pikërisht në ditën e Bajramit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mesazhi i Donald Lu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”

Posted: 24 Jun 2017 11:01 PM PDT

Permes rrjetit social facebook ambasadori i SHBA-se, Donald Lu, percolli mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve. 

"Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!"

 

Hap pas hapi te gjitha zhvillimet e 25 qershorit: Votimi nis normalisht, në Himarë hyjnë 1 mijë emigrantë

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dibër, në njësinë administrative Çidhen humb vula, bllokohet votimi

Posted: 24 Jun 2017 10:59 PM PDT

Në Dibër proçesi i votimit ka nisur normalisht, me përjashtim të njësisë administrative Çidhen ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendësuar.

Gazetarja jonë Keti Banushi raporton se vula ka humbur mbrëmjen e djeshme, ku sapo kanë dalë komisionerët kanë konstatuar humbjen e vulës. Është njoftuar KQZ dhe pritet të merret vendimi për zëvendësimin e saj.

Qarku i Dibrës administrohet nga 4 KZAZ, më e madhja është ajo 19 ku janë instaluar dy Qendra Votimi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more