Skip to main content

Mesazhi.com: “OBOZITETI-TRAJTIMI NATYRAL” plus 9 more

Mesazhi.com: “OBOZITETI-TRAJTIMI NATYRAL” plus 9 more


OBOZITETI-TRAJTIMI NATYRAL

Posted: 22 Jun 2017 07:36 PM PDT

1- Duke lëvizur, caktuar kohë për aktivitet çdo ditë. Nëse këtë nuk mund ta arrini ka alternativë. Plus e kryeni njërin nga obligimet prioritare në besimin Islam, Namazi, është aktivitet psike-fizik ku në të njëjtën kohë janë në koordinim zemra, mendja dhe shpirti. Është konstatuar se nëse falen pesë vakt namazet në ditë llogaritet sikur të ecët 5 km. Ky adhurim kryhet duke qenë komod dhe brenda në shtëpi. Nëse lutja kryhet në faltore do të keni privilegj të takoni miq tuaj duke shkëmbyer respekt dhe solidaritet reciprok.

2- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit atë për të cilën ka nevojë, jo vetëm ajo që dëshirohet të konsumohet.

3- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë por ju nevojitet një masë dietike e tyre çdo ditë.

4- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund të vendosen në dietë të shëndetshme, kjo duhet të realizohet në konsultim me ekspertët, dietologët.

5- Praktikoni një dietë natyrale, abstenim nga ushqimi në ditë të caktuara (agjërim) i cili mundëson që në organizëm të djegën yndyrat dhe glucidet e tepërta.

6- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta aktivitet çdo mëngjes, nëse për këtë nuk gjeni vullnet atëherë kryeni ritualin fetar të lutjes dhe adhurimit (falni namaz), namazi është forma më praktike e pushimit, kthimit të koncentrimit dhe disponimit. Ata që nuk e kan provuar këtë eksperiencë fizike-shpirtërore, nuk duhet të ndihen inferior, kjo kushton më lirë se një seancë të psikoterapeuti dhe nuk ka efekte anësore sikur ilaçet nëse obligohen nga psikiatri.
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post OBOZITETI-TRAJTIMI NATYRAL appeared first on Mesazhi.com.

Mbi 850 qytetarë të Kamenicës e pritën iftarin bashkë

Posted: 22 Jun 2017 03:51 PM PDT

Në sheshin Metush Krasniqi në Kamenicë është organizuar një iftar në ambient të hapur, i financuar nga afaristë lokal dhe disa njerëz të vullnetit të mirë.

Të pranishëm në këtë iftar madhështor ishin rreth 850 agjërues.

The post Mbi 850 qytetarë të Kamenicës e pritën iftarin bashkë appeared first on Mesazhi.com.

Macron – zyrtarëve të emigracionit: Tregohuni të njerëzishëm

Posted: 22 Jun 2017 12:47 PM PDT

Franca ka këshilluar zyrtarët lokalë që të tregojnë më shumë humanizëm ndaj emigrantëve. Këto raporte i tha një zëdhënës i qeverisë. Deklarata erdhi pasi një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut tha se duhet të mbahet përgjegjësi për kushtet çnjerëzore me të cilat përballeshin emigrantët në rajonin e Kale (Calais).

Rreth 400 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika u kthyen në portin verior të Francës ku qeveria e Fransua Oland dërgoi buldozerët për të “spastruar” kampin e emigrantëve të njohur si “Xhungla”.

“Oficerët që përballen me emigrantët duhet të sillen me më shumë humanizëm,” tha zëdhënësi i qeverisë Christophe Castaner për Reuters.

“Ne nuk mund t’i trajtojmë ato gra dhe burra sikur të ishin thjeshtë numra.”

Castaner tha se reformimi i procesit të azilit në Francë ishte përparësi për presidentin e ri Emmanuel Macron. /MESAZHI/

The post Macron – zyrtarëve të emigracionit: Tregohuni të njerëzishëm appeared first on Mesazhi.com.

Spiegel: Gjermania përgjon Shtëpinë e Bardhë

Posted: 22 Jun 2017 12:33 PM PDT

Shërbimi i jashtëm i inteligjencës së Gjermanisë ka spiunuar objektiva të shumta zyrtare dhe në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, raportoi të enjten gazeta prestigjioze gjermane “Spiegel”.
Këto spiunime përfshijnë numrat e telefonit ose faksit, si dhe adresat e-mailit në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si edhe financat amerikane.
Objektivat e tjerë të monitorimit shkonin deri te institucionet ushtarake, duke përfshirë Forcën Ajrore të SHBA-ve, agjencinë hapësinore NASA në grupin civil Human Rights Watch.
Qindra ambasada të huaja si dhe organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk u kursyen, tha Spiegel.

Gjermania kishte reaguar me zemërim kur informacioni i zbuluar nga ish kontraktori i NSA Edward Snowden zbuloi në vitin  2013 agjentët amerikanë po bënin përgjime të përhapura në të gjithë botën, duke përfshirë telefonin celular të kancelares Angela Merkel.

Merkel, i cili u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, ku shteti spiunonte qytetarët, ishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se “spiunimi mes miqve nuk ekziston më”.

Por për sikletin e madh të Gjermanisë, më vonë doli se shërbimi sekret gjerman BND ndihmoi NSA-në të spiunonte aleatët evropianë.
Para një viti, Gjermania miratoi masa të reja, duke përfshirë mbikëqyrje më të madhe, për të frenuar në BND-në. /MESAZHI/

The post Spiegel: Gjermania përgjon Shtëpinë e Bardhë appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë 13 rutinat që garantojnë suksesin e fëmijëve

Posted: 22 Jun 2017 12:14 PM PDT

Prindërit e mirë duan që të rrisin fëmijë të mbarë, të shkëlqejnë në mësime dhe të bëjnë gjëra të mëdha kur të rriten. Edhe pse nuk ka një recetë për rritjen e fëmijëve të sukseshëm, kërkimet psikologjike kanë vënë në dukje disa faktorë që parashikojnë suksesin. Ja disa nga ngjashmëritë që kanë prindërit e fëmijëve të suksesshëm.

Ata i detyrojnë fëmijët të bëjnë detyra rutinë

"Nëse fëmijët nuk i lajnë pjatat, i bën dikush tjetër,"- thotë Julie Lythcott-Haims, ish dekane në Universitetin Stendford dhe autore e librit "Si të rritësh një të rritur." "Këta fëmijë çlirohen jo vetëm nga puna, por edhe nga të mësuarit se puna duhet bërë dhe se secili nga ne duhet të kontribuojë për të mirën e përbashkët,"- thotë ajo. Lythcott-Haims beson se fëmijët që rriten me përgjegjësinë e kryerjes e detyrave, në të ardhmen bëhen nënpunës që bashkëpunojnë mjaft mirë me kolegët dhe shfaqin më shumë empati pasi ata e dinë çdo të thotë vështirësi dhe janë të aftë të kryejnë detyra në mënyrë të pavaruar. "Duke i detyruar të bëjnë punë, të derdhin plehrat, të mbledhin rrobat e palara, ata kuptojnë se duhet të bëjnë punët e jetës me qëllim që të jenë pjesë e saj," – shprehet Lythcott-Haims.

Ata u mësojnë fëmijëve të vet socializimin.

Kërkimet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga Universiteti Duke shqyrtuan më shumë se 700 fëmijë në të gjithë Amerikën nga mosha shkollore deri në 25 vjeç dhe gjetën një lidhje mes aftësive sociale të shfaqura në kopësht dhe suksesit të tyre 20 vjet më vonë, transmeton "bota.al".

. Studimi 20 vjeçar tregoi se fëmijët që bashkëpunonin me moshatarët, i ndihmonin të tjerët, kuptonin ndjenjat e tyre dhe i zgjidhnin vetë problemet, kishin më shumë mundësi të merrnin një diplomë universiteti si dhe të kishin një punë me kohë të plotë në moshën 25 vjeç, sesa ata me aftësi të limituara sociale. Këta të fundit kishin shanse më të mëdha për tu arrestuar, të pinin dhe të aplikonin për vendstrehim. "Ky studim tregon se të ndihmosh fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale është gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për t'i përgatitur për një të ardhme të shëndetshme,"- thotë Kristin Schubert, drejtoreshë programacioni në fondacionin "Robert Wood Johnson". -"Që në moshë të hershme këto aftësi përcaktojnë nëse një fëmijë do të shkojë në universitet apo burg, nëse do të përfundojnë të punësuar apo vartës drogërash."

Ata kanë pritshmëri të mëdha

Nga të dhënat e 6600 fëmijëve në vitin 2001, në Universitetin e Kalifornisë, profesor Neal Halfon dhe kolegët e tij zbuluan se pritshmëritë e prindërve për fëmijët e tyre kishin një ndikim të madh mbi realizimin e tyre. "Prindër që shohin shkollën si të ardhmen e fëmijëve të vet i drejtojnë ata drejt këtij qëllimi pavarsisht të ardhurave dhe aseteve të tjera," – shprehet ai. Rezultatet dolën nga teste standarde, ku prindërit kishin pritshmëri për 57% të fëmijëve, që shkonin keq me mësime, të vazhdonin shkollën e lartë dhe për 96% të fëmijëve, që ishin mirë me mësime të shkonin në shkollë të lartë. Ky është një zbulim tjetër: efekti Pigmalion, ku pritshmëritë për dikë shërbejnë si një profeci vetëpërmbushëse. Në rastin e fëmijëve ata përmbushin pritshmëritë e prindërve.

Ata kanë marrëdhënie të shëndetshme me njëri-tjetrin

Sipas studimeve të Universitetit të Ilinoisit fëmijët që jetojnë konflikte familjare, divorce ecin më keq sesa ata fëmijë me një jetë familjare të qetë. Robert Hughes Jr, profesor në Universitetin e Ilinoisit thekson se ka gjetur fëmijë me një prind të vetëm më të shëndetshëm mendërisht se ata me dy prindër konfliktualë. "Konflikti mes prindërve para divorcit ndikon negativisht mbi fëmijët, ndërsa ai pas divorcit ka një ndikim shumë më të madh mbi ndryshimin e tyre,"- shprehet Hughes. Një studim tregon se pas divorcit, kur një baba, pa të drejtën e kujdestarisë, mban lidhje me fëmijët dhe ka konflikte minimale, këta fëmijë shkojnë shumë mirë. Ndërsa kur ka konflikte, vizitat e shpeshta të babait janë të lidhura me një ndryshim të ulët për fëmijët. Ky studim tregon se edhe pas të 20-tave, ata fëmijë që kanë përjetuar divorcin e prindërve, akoma shfaqin dhembje dhe stres edhe pas 10 vjetësh. Moshat pak më të rritura që kishin përjetuar konflikte mes prindërve të tyre shfaqnin ndjenja të dështimit dhe keqardhjes.

Ata kanë një nivel të lartë arsimor

Një studim i vitit 2014 i relizuar nga Universiteti i Miçiganit tregoi se nënat që kishin mbaruar një shkollë të lartë, apo Universitetin rrisnin fëmijë që shkolloheshin në të njëjtën mënyrë. Nga një grup prej 14 000 fëmijësh që hynë në kopësht për periudhën 1998 -2007 studimi tregoi se fëmijët e nënave të reja (18 vjeç e poshtë) kishin më pak mundësi të përfundonin shkollën apo të hynin në Universitet krahasuar me moshatarët e tyre. Frymëzimi është pjesërisht përgjegjës. Psikologu Erik Dubow nga një studim i vitit 2009, i kryer në periferi të New York-ut, tregon se niveli arsimor i prindërve kur fëmijët ishin 8 vjeç parashikonte në mënyrë domethënëse arritjet shkollore dhe profesionale për ta 40 vjet më vonë.

Ata u mësojnë matematikë fëmijëve në moshë të hershme

Një studim i vitit 2007 me 35000 fëmijë parashkollorë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në Angli tregoi se zhvillimi i aftësive matematikore që herët kthehej në një avantazh të madh. "Rëndësia e aftësimit matematikor, fillimi i shkollës me njohuri mbi numrat, rendin e numrave, dhe koncepte të tjera matematikore është një e enigmë që doli nga studimi," – tha Greg Duncan, bashkautor nga Universiteti Northwestern. -"Aftësimi në moshë të hershme i koncepteve matematikore, jo vetëm që parashikon të ardhmen në matematikë, por edhe arritjet në lexim."

Ata vendosin marrëdhënie me fëmijët e tyre

Në vitin 2014 një studim me 243 njerëz të lindur në varfëri tregoi se fëmijët që ishin rritur me ndjenjën e përkujdesit në tre vitet e para, jo vetëm që patën arritje të mira akademike , por edhe arritje të shkëlqyera akademike në moshën 30 vjeçare. Prindërit që janë të dhimbsur i përgjigjen sinjaleve të fëmijëve të tyre shpejt dhe ashtu si duhet duke hedhur një bazë të sigurt për fëmijët në eksplorimin e botës. "Kjo sugjeron se investimi në marrëdhënien prind – fëmijë që herët sjell rendimente afatgjata që akumulohen përgjatë jetës së individit." – shprehet psikologu Lee Raby nga universiteti i Minesotës.

Ata janë më pak të stresuar.

Sipas një kërkimi të cituar nga Brigid Schulte në Uashington Post, numri i orëve që një nënë kalon me fëmijët mes moshës 3-11 vjeç parashikon pak sjelljen e fëmijës, mirëqënien apo edhe arritjet. Një marrëdhënie e thellë e nënës ose një prindërim helikopter ndikon tek fëmija. "Stresi i nënës, sidomos kur ajo ndodhet mes punës dhe gjetjes së kohës për fëmijët e vet, mund ti prekë ata." – tha Kei Nomaguchi për Uashington Posti. Gripi emocional ose fenomeni psikologjik, ku njerëzit i kapin ndjenjat si në një grip na e shpjegon arsyen. Nëse një mik është i lumtur, kjo ndjenjë do t'ju prekë edhe juve. Nëse është i trishtuar, zymtësia do të transferohet tek ju. Me pak fjalë, nëse një prind është i lodhur apo i frustruar, gjendja emocionale do të transferohet tek fëmijët.

Ata vlerësojnë më shumë përpjekjet sesa mungesën e dështimit

Kur femijët mendojnë se suksesi vjen nga arritjet e parashikuara. Carol Dweck nga Universiteti i Stenfordit ka zbuluar se fëmijët (dhe të rriturit) mendojnë për suksesin në një nga dy mënyrat. Maria Popova thotë se ata veprojnë pak a shumë në këtë mënyrë: një mentalitet i rregullt supozon se karakteri ynë, inteligjenca dhe aftësia krijuese janë të dhëna dhe s'mund të ndryshojnë, pra suksesi është një pohim i inteligjencës së trashëguar, një vlerësim i mënyrës se si këto dimensione të dhëna vlerësohen përballë një standardi të rregullt: lufta për suksesin dhe shmangia e dështimit me çdo kusht kthehet në një mënyrë të ruajturi të ndjesisë të të qenit i zgjuar ose i aftë. Mentaliteti i hapur ,nga ana tjetër, ushqehet me sfida dhe i sheh dështimet jo si një provë e mungesës së inteligjencës, por si një trampolinë për rritjen dhe zgjatjen e aftësive egzistuese. Në thelb ka një ndryshim, mënyra si vlerësoni do t'ju prekë aftësitë tuaja ashtu sikurse ka ndikim edhe mbi fëmijët. Nëse u thuhet se dolën shkëlqyeshëm në një provim për shkak të inteligjencës së tyre kjo krijon një mentalitet të dhënë, nëse ata dolën mirë për shkak të përpjekjeve kjo u mëson atyre mentalitetin e hapur, transmeton "bota.al".

Nënat punojnë

Sipas një studimi nga "Harvard Business School" fëmijët që rriten me nëna që punojnë janë më të avantazhuar. Studimi tregoi se vajzat që rriten nga nëna që punojnë shkonin në shkollë, kishin rol mbikqyrës dhe fitonin më shumë para, krahasuar me 23% të moshatareve që rriteshin nga nëna shtëpiake. Djemtë e këtyre nënave kishin tendencën të bënin punë shtëpiake dhe të kujdeseshin për fëmijët. Studimi tregoi se ata kalonin 7.5 orë më shumë në javë për kujdesin e fëmijëve dhe 25 minuta për punët e shtëpisë. "Modeli është një mënyrë sinjalizimi se çfarë është e përshtatshme për mënyrën se si silleni, çfarë bëni, aktivitetet ku angazhoheni dhe në çfarë besoni,"- tha Kathleen L. McGinn. Ka pak gjëra që ne i njohim dhe që kanë një efekt të tillë mbi pabarazinë gjinore si ajo e të rriturit nga një nënë që punon,"- tha ajo.

Ata kanë një status socio-ekonomik të lartë

Fatkeqësisht një e pesta e fëmijëve amerikanë rriten në varfëri gjë që kufizon potencialin e tyre. Po bëhet gjithnjë e më ekstrem ky lloj ndryshimi. Sipas kërkuesit Sean Reardon, nga Universiteti i Stenfordit distanca e sukseseve të fëmijëve nga familje me të ardhura të mëdha dhe atyre me të ardhura të ulta është 30% – 40% më e madhe tek fëmijët e lindur në 2001 sesa tek ata të lindur 25 vjet më parë. Sa më të larta të ardhurat e prindërve aq më të larta rezultatet e fëmijëve. "Mungesa e përfshirjes dhe ndërhyrjet e shtrenjta, statusi socioekonomik janë çfarë motivojnë arritjet akademike dhe performancat, " – shkruan ai.

Ata janë të autoritarë, por jo të rreptë as edhe tolerantë

Sipas Diana Baumride ka tre lloj prindërimesh: tolerant, prindër që përpiqen të mos jenë ndëshkues dhe pranojnë sjelljen e fëmijëve, prindër të rreptë janë ata prindër që formësojnë dhe kontrollojnë fëmijët bazuar në një lloj sjellje standarde dhe prindër autoritarë që përpiqen t'i drejtojnë fëmijët në mënyrë racionale. Idealë janë prindërit autoritarë sepse fëmijët rriten me një respekt për autoritetin, por nuk ndihen të mbytur nga ai.

Ata u mësojnë determinimin

Në vitin 2013 Angela Duckworth nga Universiteti i Pensilvanisë fitoi çmimin MacArthur, "gjeniu" për zbulimin e një lloj personaliteti të fuqishëm të quajtur "determinim". Përcaktohet si një prirje për ta mbajtur interesin gjallë dhe përpjekjen deri në arritjen e qëllimit. Kërkimet e saj e lidhën determinimin me edukimin, me notat e studentëve në "Ivy League", rezistencën e kadetëve në "West Point" dhe renditjen e pjesmarrësve në "US National Spelling Bee". /www.bota.al/

The post Këto janë 13 rutinat që garantojnë suksesin e fëmijëve appeared first on Mesazhi.com.

KFOR: Pjesëmarrësit në luftërat e huaja dhe ndikimi rus kërcënim për sigurinë në Kosovë

Posted: 22 Jun 2017 09:58 AM PDT

Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak, mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë, madje edhe nëse tashmë janë nëpër burgje.

Një konstatim të tillë e ka dhënë Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, me të cilin pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

"Siguria në Kosovë mbetet e brishtë dhe mjaftë e paqëndrueshme", ka vlerësuar komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një fjalimi në Bruksel, ai ka thënë se ka shumë rrethana që mund të prodhojnë dhunë.

"Në Kosovë çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus", ka vlerësuar komandanti i KFOR-it.

"Muajt e ardhshëm do të shohim se disa luftëtarë, pjesëmarrës në luftërat e huaja, do t'i përfundojnë dënimet e tyre nëpër burgje dhe do të kthehen në shoqëri, çka mund të jetë mjaftë sfiduese", ka thënë komandanti i KFOR-it.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë ne largim të Kosovës, Valdet Hoxha, tha se Komandanti i KFOR-it, me të drejtë i ka ngritur këto shqetësime.

Në fillim institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sfidën e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri e Irak, një dukuri kjo e cila sipas Hoxhës është stopuar pas disa veprime të ndërmarra.

Kurse tash, sfidë mbetet deradikalizimi dhe ri-integrimi i këtyre personave, që njihen edhe me termin "luftëtarët e huaj", ndonëse ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë për veprimet e tyre.

"Me të drejtë kemi konstatimin që pas një kohe mund të kemi të liruarin e parë apo të liruarit e parë për veprat që i përkasin terrorizmit. Prandaj, ne e kemi orientuar strategjinë tonë, ndërveprimin tonë, fillimisht të ndërtimit të disa dokumenteve që i japin drejtim trajtimit të këtyre personave, por pa lënë anash edhe familjet e tyre", ka thënë Hoxha.

Institucionet e Kosovës kanë një strategji për deradikalizim dhe ri-integrim. Ato po ndihmohen nga ICITAP-i, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Kriminale) në lidhje me trajtimin e personave të përfshirë në aktivitete radikale apo edhe terroriste.

Qëllimi i strategjisë për integrimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste, sipas Valdet Hoxhës, është që ata të ri-integrohen në familje e shoqëri, ngase shumica prej tyre, nënvizon ai, tashmë kanë deklaruar se janë penduar.

Një pilot-projekt i strategjisë është zbatuar në komunën e Gjilanit, thotë zëvendësministri Hoxha. Sipas tij, rezultatet e para janë pozitive.

"Ka edhe disa raste konkrete të cilat qysh në fazën e parë kur janë vërejtur disa elemente të ekstremizmit dhe radikalizmit tek disa të rinj, janë lajmëruar organet kompetente, janë trajtuar personat e tillë dhe kështu i kemi shpëtuar radikalizmit të mëtejmë të tyre dhe të keqes më të madhe që do të mund të ndodhte po të mos ishte ky mekanizëm, pra këta qytetarë do të mund të përfundonin në luftërat e Lindjes së Mesme", tha Hoxha.

Ndërkohë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë thotë se institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë angazhuar në aspektet e parandalimit dhe luftimin e radikalizmit, kurse u mungon përvoja në programet tjera të de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit.

"Institucionet e Kosovës kanë kohë, maksimalisht deri në prill të vitit 2018, që të vendosin në zbatim një program të veçantë për de-radikalizim dhe ri-integrim, sepse në prill të vitit 2018, pritet që i dënuari i parë ta përfundojë dënimin dhe të kthehet në jetën shoqërore", tha Ramadani.

Në bazë të shifrave aktuale, nënvizon Ramadani, për përfshirje apo bashkëveprim në aktivitete terroriste, janë dënuar 50 qytetarë të Kosovës, kurse ndaj 34 personave po zhvillohen procedura gjyqësore. Ndërkaq, nën hetime, janë 131 persona.

Një fenomen tjetër që ka përcjellë shtimin e rrezikut nga përhapja e radikalizmit dhe ekstremizmit ishte shtrirja e këtyre dukurive nëpër burgjet e Kosovës.

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kishte deklaruar se të radikalizuar janë jo vetëm ish-luftëtarët e luftërave të huaja, por edhe të burgosur tjerë.

Ndërkohë që Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe për fenomenin e përhapjes së literaturës islame nëpër burgje, për çka më pas patën reaguar institucionet duke ndërmarrë veprime në drejtim të pengimit të shtrirjes së radikalizmit nëpër burgje.

Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënime 31 personave për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Vetëm gjatë janarit të këtij viti, shtatë persona janë dënuar me gjithsej 18 vjet e gjysmë burgim.

Të dënuar janë edhe ish-imamë të Kosovës, siç ishte rasti me Zeqirja Qazimin, i dënuar me 10 vjet burg.

Në kuadër të luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, Kuvendi i Kosovës pati nxjerrë dhe një ligj i cili e sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, duke paraparë edhe dënime të rrepta deri në 15 vite heqje lirie.

Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra.

Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona.

The post KFOR: Pjesëmarrësit në luftërat e huaja dhe ndikimi rus kërcënim për sigurinë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Fondacioni “Freskia” shpërndan 800 pako ushqimore

Posted: 22 Jun 2017 09:51 AM PDT

Fondacioni "Freskia" vazhdon t'u dal në ndihmë shumë familjeve skamnore në Kosovë.

Për nder të Festës së Fitër Bajramit ky fondacion ka bërë shpërndarjen e rreth 800 pakove ushqimore për familjet që jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike.

Nga ky aksion përfituan gjashtë komuna të vendit si: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Prizreni dhe Suhareka.

Përzgjedhja e rasteve është bërë në bashkëpunim me drejtoritë komunale dhe institucione tjera përkatëse.

Ndërsa donatorët e aksionit janë nga diaspora kosovare nga Cyrihu, Londra dhe donatorë tjerë vendorë.

Fondacioni "Fresika" me këtë rast ka ftuar të gjithë bamirësit që të përkrahin aksione të tilla, pasi që konsideron se familjet që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë janë të shumta./Mesazhi.com/

Fotografia e Fondacioni "Freskia"

Fotografia e Fondacioni "Freskia"

Fotografia e Fondacioni "Freskia"

Fotografia e Fondacioni "Freskia"

The post Fondacioni "Freskia" shpërndan 800 pako ushqimore appeared first on Mesazhi.com.

(VIDEO) Depilim me sheqer, recetë që nuk dështon

Posted: 22 Jun 2017 08:54 AM PDT

Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t'i rezistojë kohës.

Në një tigan shtoni:

2 lugë gjelle sheqer kaf

1/2 gote ujë të vakët (100 ml)

Lëng limoni sipas dëshirës.

Përzieni mirë përbërësit mirë derisa të lidhen. Lërini të ziejnë për disa 5-6 minuta.
Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në  një enë qelqi.

Kujdes!

Sheqeri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë pasi rrezikon të plasarisë vazon.

Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt.

Ndryshe nga depilimi me brisk, ku është e nevojshme që lëkura të jetë e lagur dhe e hidratuar, në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë.

Pas depilimit mund të aplikoni sipas dëshirës xhel aloe vera ose vaj esencial.

The post (VIDEO) Depilim me sheqer, recetë që nuk dështon appeared first on Mesazhi.com.

Medreseja “Alauddin” hap dyert për nxënësit e rinj

Posted: 22 Jun 2017 07:07 AM PDT

Medreseja e Mesme "Alauddin" në Prishtinë dhe paralelet e saj në Gjilan dhe Prizren kanë hapur afatin për pranimin e nxënësve të rinj.

Mesazhi.com ua sjell detajet shtesë rreth mënyrës së aplikimit për t'u bërë pjesë e kësaj shkolle.

Afati për aplikim do të jetë deri në javën e ardhshme kur edhe pritet të mbahen provimet pranuese.

The post Medreseja "Alauddin" hap dyert për nxënësit e rinj appeared first on Mesazhi.com.

23 ditë pushim për Bajram në Arabinë Saudite

Posted: 22 Jun 2017 07:00 AM PDT

Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në 23 ditë.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, njofton se pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik.

Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin i cili vepron në institucionet ushtarake, do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel.

Ministria e Punës së pari kishte shpallur se pushimi për festën e Bajramit do të jetë 11 ditë, kurse më parë ishte shtyrë për pesë ditë dhe ishte zgjatur në 16 ditë.

Qytetarët e Arabisë Saudite kanë pushime të gjata në Bajramin e Ramazanit dhe të Kurbanit, kurse përveç këtyre dy festave ata pushojnë vetëm në ditën kombëtare të tyre më 23 shtator.

The post 23 ditë pushim për Bajram në Arabinë Saudite appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more