Skip to main content

Mesazhi.com: “A NDIKON SPIRITUALITETI NË SHËNDET?” plus 9 more

Mesazhi.com: “A NDIKON SPIRITUALITETI NË SHËNDET?” plus 9 more


A NDIKON SPIRITUALITETI NË SHËNDET?

Posted: 18 Jun 2017 07:11 PM PDT

Spiritualiteti është mënyra si të gjendet kuptimi i jetës, shpresës, rehatisë dhe paqes së brendshme në jetë. Shumë njerëz e gjejnë spiritualitetin nëpërmjet fesë. Disa njerëz e manifestojnë atë nëpërmjet muzikës, artit ose natyrës. Të tjerët e kërkojnë atë në vlerat dhe parimet e tyre.

Shëndeti shpirtëror?
Askush nuk e di saktësisht lidhjen e spiritualitetit me shëndetin fizik. Megjithatë, me intuitë kuptohet se trupi, mendja dhe shpirti janë të ndër-lidhura reciprokisht. Shëndeti i secilit prej këtyre komponenteve duket se ndikon në të tjerët.

Dimensioni fluid:
Aktiviteti fizik i kombinuar më aktivitet shpirtëror (dimensioni fluid) lutjet e caktuara, është ideal për relaksim, pasi kombinon aktivitetin e përsëritur muskulor me përsëritjen e fjalëve glorifikuese, drejtuar Zotit të botëve, Allahut (SWT). Kështu që truri e pranon këtë aktivitet të kordinuar në lehtësi, krahasuar me cilindo aktivitet tjetër të sforcuar fizik. Pa mohuar rolin e lutjeve në përgjithësi, lutjet në Islam janë unikate në sferën spirituale, ndërsa lëvizjet fizike gjatë lutjeve, shoqërohen me dinamikë në sekretim të adrenalinës dhe noradrenalinës. Njëkohësisht, stresi dhe tensioni psikik lehtësohet, për shkak të komponentit shpirtëror, ndihmuar nga rritja e substancave kimike relaksuese, enkefalinës, endorfinës, dinorfinës etj.

Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë:
Të gjithë personat që kryejnë lutjet rregullisht ndihen më vigjilentë dhe aktiv, madje edhe personat e shtyrë në moshë. Të tillët mund të ballafaqohen me sfidat e jetës më lehtë. Ky shëndet shpirtëror përmirëson qëndrueshmërinë, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin në të qenit i pavarur dhe i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë.
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post A NDIKON SPIRITUALITETI NË SHËNDET? appeared first on Mesazhi.com.

Ndalohen 35 tonë “spinerë” në Gjermani, ishin të pasigurtë

Posted: 18 Jun 2017 07:04 PM PDT

Dogana gjermane pritet të shkatërrojë mbi 35 tonë të 'fidget spinner'-ëve pasi janë cilësuar si të pasigurt.
Lodrat janë konfiskuar në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane.

Lodrat rrotulluese kishin arritur në Gjermani nga Kina. Këto pajisje kanë pushtuar botën, mirëpo modelet e pasigurta kanë drita LED të cilat lehtësisht mund të shkëputen nga pajisja e të përpihen nga fëmijët e vegjël, ka thënë Zyra Qendrore e Doganës, transmeton Koha.net.

Sipas zyrtarëve doganorë, pajisjeve u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit.

Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, është dashur t'i nënshtrohet një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e spinnerit. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses. /koha.net/

The post Ndalohen 35 tonë “spinerë” në Gjermani, ishin të pasigurtë appeared first on Mesazhi.com.

Myslimanët londinez goditen nga një kamion teksa po dilnin nga namazi i teravive

Posted: 18 Jun 2017 06:47 PM PDT

Dhjetëra këmbësorë janë plagosur pasi u goditën nga një kamion pranë një xhamie në Londër.

Dëshmitarët thanë se mjeti goditi besimtarët mysliman që po dilnin nga xhamia, pasi kishin falin namazin e teravive.

Videoja e marrë nga vendi i ngjarjes shfaqte njerëz të plagosur dhe të palëvizshëm në trotuar, ndërkohë që turma e kishin rrethuar një burrë të bardhë që besohej të ishte shoferi.

finsbury-park-van.jpg
FOTO: Shërbimet emergjente shihen pranë Finsbury Park pasi një makinë ka goditur këmbësorët më 19 qershor (Reuters)
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë u thirrën në orën 12.20.

“Zyrtarët janë në vendin e ngjares bashkë me shërbimet emergjente,” shtoi ai. “Ka një numër të të plagosurve në vendngjarje, ndërsa një person është arrestuar. Kërkimet ende po vazhdojnë.”

finsbury-park-scene2.jpgFOTO: Reuters

Sipas policisë, nuk ka asnjë indikacion të menjëhershëm se incidenti në Finsbury Park ishte i lidhur me terrorizmin. /MESAZHI/

The post Myslimanët londinez goditen nga një kamion teksa po dilnin nga namazi i teravive appeared first on Mesazhi.com.

Një mrekulli: fëmija lind në kohën e iftarit, i lutet Zotit me duar (Foto)

Posted: 18 Jun 2017 05:05 PM PDT

Arabinë Saudite ka lindur në muajin e Ramazanit, kohën e Iftarit.

Ndërsa babai ka bërë selfien e parë me fëmijën e porsalindur, nuk ka parë se fëmija është duke bërë dua, respektivisht duart i mban në formën se si myslimanët i luten Zotit.

Kjo është vlerësuar si një mrekulli e vërtetë.

The post Një mrekulli: fëmija lind në kohën e iftarit, i lutet Zotit me duar (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Histori prekëse, kështu kjo vajzë ua kishte paguar banorëve borgjet “veresi”

Posted: 18 Jun 2017 02:05 PM PDT

Një vajzë e panjohur kishte vizituar një numër shitoresh në komunen Visoko të Bosnjes, duke i paguar detyrimet e banoreve që kishin blerë ushqime "veresi". Por ajo nuk kishte mbaruar me kaq. Ajo kishte paguar disa mijëra marka të atëhershme, pa treguar se kush ishte donator, transmeton Al Jazeera Balkans.

Shitësja Selma Covac, tregon se si atë ditë kishte pasur një ditë të pazakonshme pune.

Me datën 15 Qershor, për mua ishte një ditë shumë e lumtur, por isha edhe e mërzitur.

Nga një automjet që erdhi tek shitorja ime, doli një vajzë që nuk e njihja. Ajo më pyeti nëse shesin mall "veresi", dhe pyeti nëse myshterinjtë tanë kishin detyrime të pakryera.

Pohimin tim ajo e miratoi duke shfaqur vullnetin të paguante të gjitha borxhet. Pyeta veten nëse ka mundësi që ka akoma kësi njerëzish…

Pronarët e tjerë poashtu kishin nxjerrë shënime mbi vitrinat e shitores, duke treguar se detyrimet e borxhlinjve ishin paguar tashmë.

Vajza nuk pranoi të tregonte për donatorin, pasi kështu ishte dëshira e tij. Megjithatë, edhe sot, po të shkosh në Visoko, kjo është një histori që të gjithë e tregojnë njejtë, si historinë e humanizmit të fshehur, i tillë ku dora e djathtë, nuk i tregon të majtës se sa ka dhënë…. /MESAZHI/

The post Histori prekëse, kështu kjo vajzë ua kishte paguar banorëve borgjet "veresi" appeared first on Mesazhi.com.

Këta fëmijë na mësojnë si duhet te kujdesemi për tjetrin

Posted: 18 Jun 2017 10:37 AM PDT

Kutitë e ushqimit në shkollë janë ato që përcjellin fëmijët cdo ditë në cantat e tyre.

Por jo të gjithë fëmijët mund të kenë ushqimet më të përzgjedhura dhe të freskëta…

Ky fëmijë mori kutinë e tij të zbrazët, dhe pas një kohe të shkurtër, mrekullia nuk mungoi… /MESAZHI/

The post Këta fëmijë na mësojnë si duhet te kujdesemi për tjetrin appeared first on Mesazhi.com.

Spanjë, protesta në mbështetje të refugjatëve

Posted: 18 Jun 2017 10:23 AM PDT

Disa mijëra protestues kanë marshuar mbrëmë në kryeqytetin Madrid në Spanjë, duke kërkuar që qeveria konservatore e këtij vendi t'i plotësojë përkushtimet e veta për pranimin e më se 17 mijë refugjatëve, në kuadër të planit për rivendosje të Bashkimit Evropian.

"Asnjë qenie njerëzore nuk është ilegale", kanë brohoritur protestuesit.

Në vitin 2015, Spanja ka shprehur përkushtim për pranimin e më se 17 mijë migrantëve, por deri tash, sipas të dhënave të organizatës Amnesty International,janë vendosur vetëm 1,300 prej tyre. Spanja kishte premtuar t'i pranoj 15,888 migrantë nga kampet në Itali dhe Greqi, dhe 1,449 nga Turqia dhe Libia. Shumica prej tyre ishin nga Siria, kanë thënë zyrtarët.

Në një marshim të ngjashëm në shkurt të këtij viti, në mbështetje të refugjatëve, kishin marrë pjesë afro 160 mijë protestues, patën thënë zyrtarët dhe organizuesit e protestës.

The post Spanjë, protesta në mbështetje të refugjatëve appeared first on Mesazhi.com.

Mos shkruaj SMS duke vozitur makinën (VIDEO)

Posted: 18 Jun 2017 09:57 AM PDT

Numri i viktimave nga aksidentet që shkaktohen për shkak të përdorimit të celularit janë pothuajse sa numri i viktimave të luftës.

Keni kujdes! Një vrasje nga SMS nuk dallon nga vrasja me plumb.

The post Mos shkruaj SMS duke vozitur makinën (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Autostradat miliardëshe të Kosovës

Posted: 18 Jun 2017 08:37 AM PDT

Infrastruktura rrugore ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada, "Arbën Xhaferi", që lidh Kosovën me Maqedoninë, kurse gjatë këtij viti, pritet të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht Luginën e Preshevës, ku jeton shumica shqiptare.

Ramë Çupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë në largim të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se punimet në autostradën Prishtinë – Shkup janë duke vazhduar në gjithë gjatësinë e mbetur, duke shtuar se me rritjen e temperaturave punimet po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.

"Në këto momente, janë rreth 33 kilometra trase, ku janë duke u zhvilluar aktivitetet. Punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik. Sivjet deri në fund të muajit tetor, pritet që të hapet pjesa deri në Doganaj. Kurse vitin tjetër, pritet të kompletohet traseja deri në Han të Elezit", thotë Çupeva.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit, duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018. Kjo autostradë, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të kushtojë rreth 600 milionë euro.

Ende pa përfunduar autostrada që lidh Kosovën me Shkupin, autoritetet në Prishtinë, kanë njoftuar se tashmë është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës së tretë në Kosovë. Bëhet fjalë për autostradën, Prishtinë – Gjilan – Konçul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane.

Qazim Jonuzaj, menaxher për këtë autostradë nga Ministria e Infrastrukturës, në Qeverinë në largim të Kosovës, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se sivjet pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës me gjatësi rreth 22 kilometra me një çmim prej 130 milionë eurosh.

"Kjo autostradë do të lidhë qytetin e Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin. Ky është edhe qëllimi kryesor që autostrada të lidhet me pjesën e banuar me shqiptarë në Republikën e Serbisë", thotë Jonuzaj.

Ndryshe, njohës të kësaj çështjeje, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e autostradave e konsiderojnë projekt të domosdoshëm dhe të nevojshëm për të ardhmen e vendit, por edhe si projekt të ngutshëm për këtë kohë.

Halim Gjergjizi, doktor i Shkencave Agro-Ekonomike, i cili njëherësh ka qenë hartues i projektit të autostradës Merdar – Morinë, thotë se modernizimi infrastrukturës rrugore është me vend, por në rrethanat aktuale në Kosovë, financimi në autostrada është jo i qëlluar.

"Si parim, ndërtimi i autostradave, rrugëve në përgjithësi, është shumë me vend. Por, në aspektin afatshkurtër Kosova ka shumë prioritete tjera dhe me siguri mjetet buxhetore do të ishte shumë më me vend të përdoren për uljen e papunësisë dhe varfërisë", vlerëson Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është ajo Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur "Ibrahim Rugova".

Në kuadër të kësaj autostrade që Kosovës i ka kushtuar rreth një miliard euro, autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë përgatitur projektin për vazhdimin e autostradës Prishtinë – Merdar – Nish. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

The post Autostradat miliardëshe të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool se për edukim

Posted: 18 Jun 2017 08:35 AM PDT

Shumica e familjeve kosovare shpenzojnë më së shumti për ushqim dhe pijet jo alkoolike sipas disa të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS) që ka zhvilluar Anketën mbi Buxhetin e Ekonomive Familjare (ABEF), prej vitit 2002.

Një raport me statistika ku janë paraqitur rezultatet në formë përmbledhëse për konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat e ekonomive familjare për periudhat 2014-2016 dhe kushtet e jetesës për periudhat 2015-2016, nxjerrë në pah faktin se kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool sesa për edukim, raporton Insajderi.

Shpërndarja e konsumit sipas grupeve të konsumit Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 42 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për veshmbathje 5 për qind dhe nga 4 për qind për transport, alkool dhe duhan.

Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël, dhe në 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak është 6 për qind.

Për ushqim dhe pijet joalkoolike në vitin 2016 është shpenzuar 42 për qind e buxhetit të ekonomike familjare, për alkool dhe duhan 4 për qind ndërsa për edukim 0 për qind.

Ushqimi në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike.

Fiks 29 për qind e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet për banim, 5 për qind veshmbathje e 4 për qind për mobilie.

Për shëndetësi, ekonomitë familjare në Kosovë shpenzojnë 3 për qind të buxhetit ndërsa për rekreacion 1 për qind.

The post Kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool se për edukim appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more