Skip to main content

Mesazhi.com: “Ndalohet një sulm terrorist në qendër të Brukselit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ndalohet një sulm terrorist në qendër të Brukselit” plus 9 more


Ndalohet një sulm terrorist në qendër të Brukselit

Posted: 20 Jun 2017 03:32 PM PDT

Një burrë i cili mbante një brez eksplozivi është “neutralizuar” nga policia belge në Grand Central Station (Stacioni i madh Qëndror) i Brukselit.

Forcat e sigurisë evakuan qytetarët nga La Grande Place – sheshi kryesor në kryeqytetin e vendit. Dëshmitarët thanë se sheshi u zbraz plotësisht në vetëm pak sekonda.

Prokurori federal Eric Van der Sypt tha se autoritetet po e trajtojnë incidentin “si një sulm terrorist”, i cili u parandalua në momentin kur i dyshuari u neutralizua.

“Nuk e dimë nëse sulmuesi është ende gjallë apo i vdekur”, shtoi Van der Sypt.

Belgjika ende nuk e ka marrë veten nga sulmet e fundit terroriste, ndërsa nuk dihet nëse vendi do të rivendosë alarmin kritik të rrezikshmërisë nga sulme të tilla. /MESAZHI/

The post Ndalohet një sulm terrorist në qendër të Brukselit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: LDK në Qeveri vetëm nëse do ta ketë postin e Kryeministrit

Posted: 20 Jun 2017 11:12 AM PDT

Kryetari i LDK'së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti do të hyjë në Qeveri vetëm nëse do të udhëheq me Qeverinë. Tha se nëse kjo nuk do të bëhet, kjo parti do të mbetet në opozitë.

Ta udhëheqin qeverinë ose do të zgjedhin opozitën. Këto janë dy opsionet e vetme që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofron pas rezultateve të 11 qershorit.

Kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, ekskluzivisht në Rubikon të KTV-së, ka bërë të ditur se në mungesë të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, ku timonin e udhëheqjes e merr LDK’ja, ata shkojnë në opozitë.

E për biseda janë të hapur për të gjithë, përpos Partisë Demokratike të Kosovës.

"Në asnjë rast", ka ritheksuar kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, nuk bën asnjë lloj marrëveshje me PDK-në. LDK-ja nuk ka vota as për Haradinajn e as për Kurtin kryeministër.

Sipas kësaj, Mustafa ka thënë se pas certifikimit të rezultateve, do të jenë të hapur për bisedime, mirëpo, me asnjë kusht që LDK’ja t'i bashkohet ndonjë liste. Aty ku ka PAN, ka thënë Mustafa, nuk mund të ketë asnjë lloj marrëveshje. Ata i quan si fitues të humbjes, nëse, siç thotë ai, ekzistojnë të tillë.

The post Mustafa: LDK në Qeveri vetëm nëse do ta ketë postin e Kryeministrit appeared first on Mesazhi.com.

Auditori gjen parregullsi në zyrën e presidentit

Posted: 20 Jun 2017 11:08 AM PDT

Zyra e presidentit Thaçi si duket nuk ka dëshirë t'i bëj publike shpenzimet e derivateve të veturave zyrtare. Kështu thuhet në raportin që ka nxjerrë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për këtë institucion për vitin 2016.

Në njërën prej të gjeturave për këtë institucion thuhet se ZPK nuk ka përgatitur ndonjë raport sa i përket shpenzimeve të servisimit dhe larjes së automjeteve. Ndërsa për derivate ka përgatitur raportet, mirëpo jo me shënime të sakta, shkruan Indeksonline.
ZAP ka gjetur në katër raste mospërputhje të të dhënave të raportuara.

''….ZPK-ja nuk kishte përgatitur ndonjë raport sa i përket shpenzimeve të servisimit dhe larjes së automjeteve. Ndërsa sa i përket shpenzimeve të derivateve kishte përgatitur raporte individuale, mirëpo shënimet nuk ishin plotësisht të sakta. Në katër (4) raste ne vërejtëm mospërputhje ndërmjet të dhënave të raportuara dhe dëshmive mbështetës'', thuhet në raportin e ZAP.

Kjo nuk është shkelja e vetme që auditori ka gjetur në zyrën e presidentit. Të njëjta shkelje janë parë edhe tek procedurat tenderuese të këtij institucioni.

Për një tender të shpallur nga zyra e presidentit për shërbimet e autolarjes së veturave zyrtare, janë vendosur edhe kërkesat për përshtatshmëri teknike dhe profesionale të operatorëve :

''Operatori Ekonomik (OE) duhet të dëshmojë që ka së paku dy punëtor të angazhuar duke sjellë si dëshmi kontratat e punëtorëve me orar të plotë dhe fleksibil edhe gjatë ditëve të pushimit. 2) Të dëshmojë që ka pajisje për autolarje dhe 3) të dëshmojë që ka hapësirë të mjaftueshme për larjen e veturave''

Mirëpo komisioni thuhet se gjatë vlerësimit të ofertave nuk ka marrë parasysh kërkesat e dosjes së tenderit dhe ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik pa u vlerësuar fare oferta.

Tërë kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të mos përgjegjësisë nga komisioni i vlerësimit dhe mos mbikëqyrjes adekuate nga udhëheqësi i prokurimit.

Këto janë disa prej shkeljeve që ZAP ka gjetur në zyrën e presidentit.

The post Auditori gjen parregullsi në zyrën e presidentit appeared first on Mesazhi.com.

Allahu është me i madhi (Video Klip)

Posted: 20 Jun 2017 10:58 AM PDT

Allahu Ekber – Allahu është me i madhi, është fraza më e bukur që zë vend në fjalorin tonë.

Ajo u keqpërdorua dhe u keq interpretua, me qëllim që ta humbin vlerën e saj.

Shiqoje videon për të mësuar më shumë për bukurinë e kësaj fjale.

The post Allahu është me i madhi (Video Klip) appeared first on Mesazhi.com.

Portugali, rrëzohet aeroplani që po luftonte me zjarrin

Posted: 20 Jun 2017 10:33 AM PDT

Një aeroplan i përfshirë në ekipin e zjarrëfikësve u rrëzua teksa po luftonte me flakët e ashpra, njoftojnë mediat vendase.

Stacionet televizive SIC dhe TVI thanë se avioni i “Canadair” u rrëzua pranë rajonit Pedrogao Grande, rajon i cili ishte qendër e zjarrit më të madh në historinë e vendit, ku mbetën të vrarë rreth 80 persona.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin e madh, i cili me sa duket nuk do të jetë nën kontroll as gjatë 24 orëve të ardhshme. /MESAZHI/

The post Portugali, rrëzohet aeroplani që po luftonte me zjarrin appeared first on Mesazhi.com.

Dragash, pehlivanët ruajnë traditën shekullore

Posted: 20 Jun 2017 08:49 AM PDT

DRAGASH (AA) – Në livadhin e quajtur Mejdan, në një lartësi mbidetare prej një mijë metra, në rajonin e Opojës së komunës së Dragashit, në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë dhe Shqipërinë, mbi një mijë të pasionuar pas Pehlivanit në një mot të ftohtë dhe me shi ndoqën garat të rreth 50 luftëtarëve, të kësaj gare të lashtë, e cila ka rreth gjashtë shekuj që vazhdon në këtë zonë, më konkretisht nga ardhja e osmanëve.

Përveç nga Kosova, për këtë garë kishin ardhur pehlivanë nga Shqipëria dhe Maqedonia, por edhe nga Bullgaria. Në vazhdën e përgatitjeve për luftë, secili garues lyhet me vaj gatimi në pjesën e sipërme të trupit e cila është e zhveshur, por me vaj lyhen edhe pantallonat e lëkurës të cilat i veshin garuesit.

Kjo ka një rol të shumëfishtë. Së pari, forcon dhe mbron lëkurën dhe e bën të vështirë për tu kapur, por, siç sqaroi për Anadolu Agency (AA), Dr. Sulejman Shala, profesor i Edukatës Fizike në Universitetin e Prishtinës “vaji fshin dallimin në peshë duke vënë në shprehje aftësitë konative dhe kognitive”.

“Këtu vjen në shprehje truri, prandaj me anë të kondicionit dhe lëvizjeve mund të barazohen. Ka raste kur kanë fituar ata me peshë shumë të ulët nga kundërshtari, falë vajit”, tha Shala.

Luftërat zhvillohen pandërprerë në një rreth prej 15 ari, Disa zgjasin nga një orë e gjysmë dhe të gjitha ndiqen nga një refer, kryesisht ish-pehlivan, disa madje ish-kampion të shumëfishtë të ish Jugosllavisë.

“Arsyeja pse unë mora pjesë në këtë garë është dëshira ime për të vazhduar këtë traditë. Jam stërvitur për disa muaj rresht dhe arrita të fitoj. Kjo nuk është gara ime e parë, disa herë kam marrë pjesë në gara të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, por këtë në Opojë kam disi për zemre”, tha Veli Susuri nga rrethi i Prizrenit.

Shukri Hasani kishte ardhur nga Shkupi dhe humbi në luftën e dytë. “Isha agjërueshëm që ishte e vështirë. Kam ardhur nga Maqedonia sepse kisha dëshirë të madhe të marr pjesë në një event sportiv tradicional siç është ky. Humba në finale nga një pehlivan vendor, por ishte faji im sepse nuk isha stërvitur sa duhet”, tha Hasani për AA.

Në mesin e spektatorëve ishin kryesisht ata nga rajoni i Dragashit, por enkas për këtë eveniment kishin ardhur nga Prizreni, Prishtina dhe pjesë të tjera të Kosovës, si dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kjo është një traditë e gjatë të cilën e kujtoj që nga fëmijëria ime. Është një sport i vjetër i cili gjithmonë është kultivuar në Dragash. Më parë është mbajtur më 1 Maj, në Ditën e Punës", kujton Salajdin Hajredini.

Profesori Shala, sqaron se Pehlivani në Kosovë, konkretisht në komunën e Dragashit është e vjetër mbi 560 vjet.

Sipas tij, ka lindur në puset Kirk në Turqi, aty ku dikur luftonin ushtarët e sulltanit.

“Në Kirk lufta e pehlivanëve zakonisht mbahet në qershor. Këtu në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri zhvillohen në zonat ku banojnë muslimanët. Zakonisht gjatë ceremonive të synetimit, gjatë festave kombëtare, në dasma. Njerëzit të cilët kishin kushtet financiare kanë qenë ata që janë marrë me këtë sport që ka bërë fshatin dhe zonën të krenohen”, sqaron Shala.

Duke folur për karakteristikat e këtij sporti, ai thotë se Pehlivani nuk ka kategori prandaj nuk ka matje.

“Këtu i jepet një shans të mençurit dhe atij që është fleksibil dhe ka kondicion. Ky është i vetmi sport në botë i cili i jep një mundësi atij që ka më pak peshë të luftoj me atë që ka më shumë peshë. Secilit i është dhënë mundësia”, përfundoi ai.

The post Dragash, pehlivanët ruajnë traditën shekullore appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria spanjolle padi për Jose Mourinho për fshehje tatimi

Posted: 20 Jun 2017 08:43 AM PDT

MADRID (AA) – Hose Mourinho, që aktualisht mban pozitën e trajnerit në Manchester United dhe më parë të Realit të Madridit, është akuzuar të martën nga prokurorët spanjollë se ka mashtruar Thesarin e Shtetit me 3.3 milionë euro, në periudhën kohore 2011 dhe 2012, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruajnë shumë media spanjolle, prokurorët thonë se trajneri portugez ka përdorur subjekte në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe në Irlandë për të shmangur pagimin e tatimit në Spanjë.

“Të gjitha këto struktura janë vënë në përdorim nga i akuzuari me qëllim të fshehjes të të ardhurave që i vinin nga të drejtat për imazhin e tij”, tha Ministria e Thesarit e cituar nga mediat e vendit.

Rasti kundër Mourinhos vjen vetëm një javë pasi prokurorët akuzuan yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për shmangien e tatimit në vlerë prej 14.7 milionë eurosh.

Zyrtarët thanë të martën se Ronaldo do të dëshmojë më 31 korrik. Pohimet e evazionit fiskal janë bërë një epidemi në futbollin spanjoll.

Vitin e kaluar, Lionel Messi, futbollisti i Barcelonës, i lindur në Argjentinë, u shpall fajtor për mashtrim në Spanjë për 4.1 milionë euro në tatime. Atij iu shqiptua dënim me burg prej 21 muajsh.

The post Prokuroria spanjolle padi për Jose Mourinho për fshehje tatimi appeared first on Mesazhi.com.

Shkencëtarët paralajmërojnë temperatura rekorde

Posted: 20 Jun 2017 08:40 AM PDT

Shkencëtarët paralajmërojnë se "temperaturat rekorde" në pjesë të Evropës mund të përhapin zjarrin vdekjeprurës të pyjeve në Portugali dhe një valë të nxehtë që aktualisht ka mbërthyer pjesë të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtari me përvojë në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO), Omar Baddour, tha se edhe rajonet e tjera gjithashtu kanë përjetuar një nxehtësi të madhe.

"Pjesët e Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe SHBA-ve kanë përjetuar temperatura rekorde në muajin maj dhe qershor", theksoi ai.

The post Shkencëtarët paralajmërojnë temperatura rekorde appeared first on Mesazhi.com.

BE donacion UNICEF-it prej 90 milionë euro për fëmijët sirianë

Posted: 20 Jun 2017 08:38 AM PDT

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) njoftoi se Bashkimi Evropian ka dhuruar 90 milionë euro të cilat do të ndihmojnë projektet për mbështetje të refugjatëve sirianë në Liban, Jordani dhe Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

UNICEF njoftoi të martën se donacioni në Ditën Botërore të Refugjatëve ka për qëllim të ndihmojë vendet mikpritëse të qindra mijëra fëmijëve dhe të rinjve që të sigurojnë qasje në arsim, formim profesional dhe mbështetje psikologjike.

Thuhet se kontributi i fundit paraqet reagimin e BE-së lidhur me mungesën të gati 200 milion eurove për punën e UNICEF-it në krizën siriane.

Ky lajm erdhi vetëm disa ditë pasi UNICEF emëroi 19-vjeçaren siriane Muzoon Almellehan, për ambasadore të Vullnetit të Mirë, që është refugjatja e parë ambasadore.

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë thotë se rreth dy milionë fëmijë nga Siria jetojnë si refugjatë në Jordani, Liban dhe Turqi.

The post BE donacion UNICEF-it prej 90 milionë euro për fëmijët sirianë appeared first on Mesazhi.com.

Nese keni problem me shpinen, ja si te veproni (FOTO)

Posted: 20 Jun 2017 07:53 AM PDT

Qëndrimi në pozicion të drejtë na jep shëndet të mirë, dhe ju ndihmon të dukeni më të rinj. Megjithatë, përkundër të gjitha përfitimeve, shumica prej nesh vazhdojnë të ulen keq, veçanërisht kur ulen para kompjuterit.
Ja 10 stërvitje të thjeshta dhe truqe që do ju ndihmojnë të qëndroni në mënyrën e duhur.

1. Truku i përshëndetjes

Vendosni duart mbrapa shpinës dhe lidhni duart tuaja siç tregohet në foton e mësipërme. Është e rëndësishme që tërhiqni një vijë të drejtë mes krahëve dhe bërrylit.
Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

2. Truku i çelësit

Vendosini njërin krah prapa shpinës. Ngrini krahun tjetër dhe vendoseni pranë bërrylit. Shtrëngoni duart “sikur bravë” dhe tërheqni bërrylin e krahut të sipërm. Ndryshoni pozicionin pas 5 sekondave

3. Truku i dredhjes

Pa lëvizur pjesën e poshtme të trupit, vendosni duart prapa kokës dhe ktheni pjesën e bustit në të majtë, në mënyrë që supet të jenë në kënd të drejtë në raport me pjesën e pasme të karriges. Mbajeni këtë pozicion për 5 sekonda dhe shikoni djathtas.

4. Truku i lakmit

Uluni në qosh të karriges dhe vendosni krahët prapa kokës. Lakojeni shpinën, dhe shikoni në tavan. Ngadalë tërhiqni kokën prapa, duke shikuar lart, derisa të prekni pjesën e pasme të karriges.

5. Qëndrimi drejt

Ngrihuni në këmbë dhe mbështetuni kur në  figurën e mësipërme, siç tregohet në figurë. Sigurohuni që po e prekni murin me të dyja shpatullat, dhe me kofshë. Shtrëngoni muskujt e barkut, dhe merrni frymë thellë.

6. Truku i “rrëzimit”

Ky ushtrim është vazhdim i të mësipërmit. Përderisa po qëndroni drejtë në mur, zgjeroni duart anash dhe ngadalë lëvizni përpara, duke krijuar një diagonale të pjerrët. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

7. Mbajini muskujt e barkut të shtrënguar

Ky qëndrimi i mbanë muskujt e shpinës dhe barkut në raport të barabartë. Kur mbani muskujt e barkut të tendosur, shpina juaj drejtohet vetë. Mbahet një rrip i gjerë apo pantallona me bel të lartë, dhe ato do t’ju ndihmojë të mbani muskujt e barkut të tonifikuar.

8. Qëndrimi special i këmbëve dhe shpinës

Uluni në qosh të karriges, futni njërën këmbë nën karrige dhe aq sa mundeni dhe shtrijeni këmbën tjetër. Kjo pozitë do t’ju ndihmojë të uleni drejt në mënyrë që të mbani ekuilibrin. Uluni në këtë pozicion pas kryerjes së ndonjë ushtrimi.

9. Peshë në shpinë

Kur punoni në kompjuter, vendoseni një peshë në shpinë për t’ju tërhequr mbrapa, duke jua mbajtur kurrizin drejt. Një varëse e thjeshtë e rrobave do t’jua bëjë këtë ushtrim të përkryer.

10. Peshë në krahëror

Kur i bëni punët e shtëpisë, varni një varëse të rrobave në pjesën e përparme. Trupi juaj do të përpiqet të përballojë peshën dhe do të tërheqë supet tuaja për t’u balancuar.

Së fundi, të gjitha këto rekomandime janë të një varietet afatshkurtër: ato kanë një efekt pothuajse të menjëhershëm që nuk ju mbanë gjatë. Për rezultatet më të mira, ushtroni rregullisht.

Gjithashtu kujtoni se:

Qëndrimi juaj varet jo vetëm nga muskujt tuaj, por edhe nga pozicioni i dhëmbëve, përfshirë mbylljen e gojës. Kushtojini vëmendje okluzionit tuaj dentar dhe konsultohuni me dentistin tuaj për të zgjidhur problemin nën monitorim profesional.

The post Nese keni problem me shpinen, ja si te veproni (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more