Skip to main content

Mesazhi.com: “EFEKTI I TË MENDUARIT” plus 9 more

Mesazhi.com: “EFEKTI I TË MENDUARIT” plus 9 more


EFEKTI I TË MENDUARIT

Posted: 28 Jun 2017 06:27 PM PDT

– Mendimi pozitiv është qëndrim mendor dhe emocional që fokusohet në anën e ndritshme të jetës dhe pret rezultate pozitive.
– Një person i cili parashikon si subjekt lumturinë, shëndetin dhe suksesin, beson se mund të kapërcejë pengesat dhe vështirësitë.
– Mendimi pozitiv nuk është një koncept që të gjithë e besojnë dhe pasojnë. Disa, e konsiderojnë atë si të pakuptimtë, dhe tallen me njerëzit që e ndjekin atë.
– Megjithatë, numëri i atyre, të cilët pranojnë të menduarit pozitiv si fakt dhe besojnë në efektivitetin e tij, është në rritje e sipër.
– Duket se kjo temë fiton popullaritet, siç dëshmohet nga shumë libra, ligjërata dhe kurse për të.
– Për të aplikuar këtë model te të menduari në jetë, duhet më shumë se sa vetëm-thjesht të jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tij.
– Nevojitet sipërmarrje e madhe spirituale, si dhe miratim mbi qëndrimin e të menduarit pozitiv në gjithçka që ndërmerret.
-Të menduarit është proces subjektiv i cili ndikon në aktivitetin e trurit, ashtu si oksigjeni dhe ushqimi në metabolizëm të organizmit!
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post EFEKTI I TË MENDUARIT appeared first on Mesazhi.com.

Muaji Sheval, argument për dashurinë e vazhdueshme ndaj Zotit

Posted: 28 Jun 2017 01:19 PM PDT

Pas një muaji agjërim, përshtatja me regjimin e ri është disi e huaj për besimtarin. Madje, kur je duke ngrënë apo duke pirë diçka, për një çast të duket sikur po prish agjërimin. Ky lloj ngurrimi për gabimin e bërë pa dashje kalon sapo të na bjerë ndër mend, se nuk jemi më me agjërim…

Atmosfera e një muaji të tërë, kaq harmonik dhe të veçantë, nuk mund të ndërpritet menjëherë. Pas ditëve të gëzueshme të Bajramit, pas vizitave dhe dhuratave të shumta, është e pëlqyeshme që të agjërohet dhe për gjashtë ditë të tjera brenda muajit Sheval. Mund të agjërohet në ditë të njëpasnjëshme ose të veçuara.

Secili zgjedh atë mënyrë që është më e përshtatshme për të. E rëndësishme është, që këto ditë të plotësohen brenda afatit. Kjo është një tjetër përpjekje e besimtarit, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit dhe argument për dashurinë dhe bindjen ndaj Tij.

Profeti (a.s.) ka thënë: "Ai që e agjëron Ramazanin dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin".

The post Muaji Sheval, argument për dashurinë e vazhdueshme ndaj Zotit appeared first on Mesazhi.com.

Rrugët në alfabet cirilik në mes të Kosovës

Posted: 28 Jun 2017 12:53 PM PDT

Në komunën e Ranillugut, shenjat njoftuese nëpër rrugë të shkruara me alfabet latin janë zëvendësuar me shkronja cirilik.

Kjo u bë me vendim të komunës, por sipas drejtuesve të ministrisë së pushtetit lokal, përdorimi i këtij alfabeti në Kosovë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se ato do të largohen, njofton Klan Kosova ne nje storie te saj.

Ranillugu, fshat ky prane Gjilanit, eshte i banuar kryesisht me banore serb. /Mesazhi/

The post Rrugët në alfabet cirilik në mes të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

9 produkte që ua eliminojnë strijat

Posted: 28 Jun 2017 12:30 PM PDT

Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, apo ne shumicën e rasteve në shtatzënit. Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës janë të grisura dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë. Me pak ndihmë nga natyra, ju mund të përmirësoni këto shenja jo-estetike.

Gjeni më poshtë 9 mënyra të thjeshta dhe natyrore për të përmirësuar strijat:

1. Aloe vera
Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t'u përdorur – aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

2. Lagështia
Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

3. Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi
Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t'i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.

4. E bardha e vezës
E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

5. Vitamina A (krem apo vaj)
Vitamina A (në formë kremi apo vaji) mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme strijat e reja sepse rrit prodhimin e kolagjenit. Por, është më pak efektive për strijat e vjetra. Duhet të theksohet se vitamina A (krem apo vaj) nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies, sepse mund të shkaktojë defekte në lindje. Vitamina A është e nevojshme për të trajtuar zonën e djegur nga dielli.

6. 'Scrub' sheqeri
Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat tuaja nga përzierja e ½ filxhan sheqeri (preferohet ai me ngjyrë kafe) me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij e cila bën lëkurën të ndriçohet. E pra, i njëjti parim funksionon për strijat. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.

7. Gjalpë kakao/ Gjalpë Shea
Gjalpë kakao ose gjalpë Shea mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t'i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.

8. Acidi Glykolik
AcidI glykolik është një eksfoliant natyror. E gjejmë kryesisht tek rrushi. Përdoret shpesh në trajtimin e kujdesit të lëkurës, sepse mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe të bëjë lëkurën më elastike.

9. Vajra esencial
Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë (supe) vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël, vaj jojoba, etj) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando, trëndafili, etj.

The post 9 produkte që ua eliminojnë strijat appeared first on Mesazhi.com.

Ramiz Lladrovci: Mediat m’i kanë humbur 3 litra gjak

Posted: 28 Jun 2017 12:16 PM PDT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka një hall të madh me mediat në Kosovë.

Ai në një intervistë për televizionin Tribuna ka thënë se mediat ia kanë humbur tri litra gjak.

"Mediat, KTV-ja ditën e diell me 18 dhjetor ditën e zgjedhjeve, tan ditën ka ba fushatë kundër meje ja njeriu me tri makina i cili don me u ba kryetar komune, kjo është e pa moralshme, kjo është e padrejtë, kjo është jo njerëzore nga pesë litra gjak tri litra mi kanë djegë, njofton ne portalin e tij Infokusi.

Jo vetëm KTV-ja po shumica e mediava, e mos të flasim për portale" , tha Lladrovci.

The post Ramiz Lladrovci: Mediat m'i kanë humbur 3 litra gjak appeared first on Mesazhi.com.

A do ta ndalonit një fëmijë nga pirja e duhanit? VIDEO

Posted: 28 Jun 2017 12:08 PM PDT

Pirja e duhanit në ambiente publike është e ndaluar në shumë vende rë Evropës, por jo edhe në vende të tjera të zhvilluara në botë.

Në kuadër të ndërgjegjësimit kundër pirjes së duhanit, një grup aktivistësh kanë bërë një eksperiment social, ku një fëmijë u kërkon të rriturve duhanpirës shkrepsen.

Shumica prej të rriturve tronditeshin nga kërkesa e fëmijës, por habia e tyre rrëzohej nga një fjalë e vetme: Po ti pse e pin?! /MESAZHI/

The post A do ta ndalonit një fëmijë nga pirja e duhanit? VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

A do ta ndalonit një fëmijë nga pirja e duhanit? VIDEO

Posted: 28 Jun 2017 12:03 PM PDT

Pirja e duhanit në ambiente publike është e ndaluar në shumë vende rë Evropës, por jo edhe në vende të tjera të zhvilluara në botë.

Në kuadër të ndërgjegjësimit kundër pirjes së duhanit, një grup aktivistësh kanë bërë një eksperiment social, ku një fëmijë u kërkon të rriturve duhanpirës shkrepsen.

Shumica prej të rriturve tronditeshin nga kërkesa e fëmijës, por habia e tyre rrëzohej nga një fjalë e vetme: Po ti pse e pin?! /MESAZHI/

The post A do ta ndalonit një fëmijë nga pirja e duhanit? VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Të memorizosh Kur’anin përmes gishtërinjëve

Posted: 28 Jun 2017 11:52 AM PDT

Në një kurs për mësimin e Kur’anit në lagjen Kyçykçekmexhe të Stambollit, mësimet ndjekin hafëz me shikim të dëmtuar të cilët memorizojnë Kur’anin me ndihmën e gishtave. I hapur në vitin 2012, kursi i meshkujve Camlikalti që nga viti 2014 ka filluar të ofrojë mësime edhe për personat me shikim të dëmtuar.

Drejtuesit e kursit, të cilët kishin vërejtur prirjen e personave me shikim të dëmtuar për ta mësuar Kur’anin, kishin vendosur që të hapin kurs për nxënësit e kësaj kategorie.

Në këtë drejtim, për akomodimin e këtyre personave në kurs janë bërë rregullime të ndryshme, duke filluar nga shtigjet taktile dhe dhomat për fjetje e deri te projektimi ergonomik.

Nxënësve që fillojnë me mësime në këtë kurs, fillimisht u mësohet leximi i alfabetit Braille (shkrim i prekshëm) dhe turk, ndërsa më pas leximi në i alfabetit arab.

Disa prej afër 70 nxënësve që kanë mësuar leximin e Kur’anit dhe kanë nxënë njohuritë themelore të fesë përmes alfabetit Braille, kanë vendosur të qëndrojnë në kurs për të vazhduar mësimet për memorizimin e Kur’anit.

Të shoqëruar nga mësues po ashtu me shikim të dëmtuar, dhjetë nxënës aktualisht ndjekin mësimet për t’u bërë hafëz të Kur’anit.

Kursi gjithashtu posedon shtypshkronjë të alfabetit Braille, përmes së cilës bëhet shtypja e Kur’anit dhe të gjiha librave të mësimorë dhe atyre në gjuhën arabe.

Krahas kësaj, këta nxënës kanë mundësinë të ndjekin edhe orë dëgjimore, në të cilat mësojnë përmes të dëgjuarit të librave të regjistruar me zë.

“Pranojmë nxënës nga e gjithë Turqia”

Sinan Tunç, drejtor i kursit Camlikalti, për Anadolu Agency (AA) tha se në kursin veror kur kishin filluar në vitin 2014, fillimisht kishin regjistruar 38 nxënës me shikim të dëmtuar.

“Ai vit ishte shumë i frytshëm. Nga shokët që erdhën te ne mësuam se në Turqi nuk ka diç të këtillë për personat me shikim të dëmtuar dhe bëmë planet që këtë punë ta bëjmë të përhershme. Kurset tona verore vazhdojnë çdo vit. Pranojmë nxënës nga e gjithë Turqia. Në mesin e këtyre nxënësve kemi edhe të tillë që duan të vazhdojnë edhe gjatë dimrit. Ata që duan të vazhdojmë me memorizimin e Kur’anit i marrim në të njëjtën klasë me nxënësit e tjerë”, tha Tunç.

Ai njoftoi se krahas Kur’anit dhe mësimeve fetare, nxënësit mund të marrin pjesë edhe në aktivitete të ndryshme sportive dhe sociale dedikuar personave me shikim të dëmtuar.

Tunç thekson se shumë persona me shikim të dëmtuar hezitojnë të dalin jashtë, ndërsa edhe familjet e tyre ngurrojnë t’i dërgojnë jashtë vendlindjes. Ai thotë se kursi i tyre posedon infrastrukturën e nevojshme për personat e kësaj kategorie.

“Kursi jonë funksionon nën vëzhgimin e myftinive të Stambollit dhe Kyçykçekmexhes. Kursi ka mjedis të mirë fizik, hapësirë dhe infrastrukturë dedikuar personave me shikim të dëmtuar”, thotë Tunç.

Ai tregon se kursistët që marrin pjesë në kursin veror e mësojnë leximin e Kur’anit brenda një muaji, teksa kandidatët për hafëz zgjidhen nga mesi i këtyre kursistëve.

Tunç njofton se deri më tani tre persona me shikim të dëmtuar kanë mbaruar memorizimin e Kur’anit, ndërsa dy të tjerë janë pranë përfundimit.

“Ndërkaq, të tjerët kanë memorizuar dy të tretën e Kur’anit. Këta nxënës tanë nuk u bënë hafëz duke dëgjuar nga kasetat. Personat me shikim të dëmtuar mund të lexojnë duke ndierë me majet e gishtave. Hafëzët tanë këtu memorizojnë duke lexuar me gishtat e tyre. Gjithsesi, qëllimi ynë është të nxjerrim hafëz të cilët mund të lexojnë vetë dhe më pas mund të bëhen mësues. Fatkeqësisht, ekzistojnë shumë pak mësues me shikim të dëmtuar në këtë fushë”, shton Tunç.

“Presidenca e Çështjeve Fetare ka shumë shërbime për grupet me disavantazh”

Hasan Kamil Yılmaz, myftiu i Stambollit, tha se Presidenca e Çështjeve Fetare ofron shumë shërbime për grupet me disavantazh. Ai shtoi se veçanërisht organizojnë kurse për personat me shikim dhe të dëgjuar të dëmtuar dhe spasticitet.

“Edhe në pjesën aziatike të Stambollit ofrohen mësime të Kur’anit për femra me alfabetin Braille në kursin Mehmet Akif”, informoi Yılmaz.

Ai tha se po ashtu bëjnë punime të ndryshme edhe për personat me të dëgjuar të dëmtuar, duke shtuar se për ta kanë zhvilluar alfabet të posaçëm dhe udhëzues me njohuri fetare.

Ndërkohë, myftiu i Kyçykçekmexhes, Mustafa Temel, tha se kursi plotëson nevojat e të gjithë nxënësve, duke shtuar se nxënësit me shikim të dëmtuar në këtë kurs e lexojnë Kur’anin me përpikëri sipas rregullave.

“Nxënësit tanë jo vetëm që memorizojnë Kur’anin, por edhe pajisen me njohuri fetare”, tha ai.

“Dua të bëhem mësues i kursit të Kur’anit”

Halil Karabacak, kandidati për hafëz 13 vjeçar me shikim të dëmtuar, tha se në kurs është regjistruar në vitin 2014 dhe është pranë memorizimit të plotë të Kur’anit, duke shtuar se i ka ngelur afërsisht edhe një vit për t’u bërë hafëz.

“Është shumë mirë ta lexosh Kur’anin. Me Kur’an më freskohet zemra. Dua të bëhem mësues i kursit të Kur’anit”, tha ai.

Edhe 15 vjeçari me shikim të dëmtuar Muhammet Etem thekson se në të ardhmen dëshiron të nxjerrë hafëz me shikim të dëmtuar.

Ndërkaq, 23 vjeçari Salih Gültekin, i cili është në të njëjtën kohë student universitar dhe peshëngritës, tha se ka filluar rishtazi me memorizimin e Kur’anit.

Ai tha se shikimin e kishte humbur më pas dhe për këtë arsye nuk e ka pasur të zhvilluar shqisën e të prekurit me gishta. “Gishtat m’u zhvilluan me kohë. Shpejtësia e leximit filloi të rritej. Synimi im në peshëngritje është të bëhem kampion botëror. Nëse mbaroj memorizimin e Kur’anit, dua të jetoj si hafëz dhe të hyj në politikë”, u shpreh Gültekin.


The post Të memorizosh Kur’anin përmes gishtërinjëve appeared first on Mesazhi.com.

Ky meteor u gjet në kopshtin e një familjeje

Posted: 28 Jun 2017 11:24 AM PDT

Shkencëtarët i ka entuziazmuar zbulimi i një meteori 500 gramësh, në kopshtin e pasëm të një shtëpie në Holandë. Ata janë të bindur se guri hapësinor do të ndihmojë të hidhet dritë mbi origjinën e sistemit tonë diellor.

Në një deklaratë të saj, Qendra e Biodiversitetit Natyror në Leiden njoftoi se, disa persona në Holandë e Belgjikë e kishin parë më 11 janar një lëmsh zjarri të fluturojë mbi qytetin holandez Broek. Ky është meteori i 6 i zbuluar në Holandë gjatë dy shekujve.

"Nëse shikon brenda tij, ka disa si sfera të vogla, që vijnë nga kohët më të hershme të kondesimit të nebulozës yjore, kur sistemi diellor ishte në fillesat e tij. Mund të na rrëfejë diçka mbi fillesat e këtij sistemi. Është fantastike të mendosh që në kopshtin tënd ke një gur, i cili mund të jetë 4.5 miliardë vjeçar", tha Leo Kriegsman, gjeolog.

"Në të kemi gjetur 12 lloje të ndryshme mineralesh, por as edhe një pikë të vetme uji. Është shumë, shumë i thatë, e kjo reflekton temperaturat e larta nëpër të cilat ka kaluar", tha më tej Leo Kriegsman.

Meteorët janë shumë të veçantë, – shpjegon eksperti, – sepse rrëfejnë atë pjesë të historisë së planetit që ne nuk e themi dot vet.

"Jemi gjeologë, – shprehet ai, – lëvizim në terren, ku mund të gjejmë gurë të moshave të ndryshme, por na mungojnë të dhëna mbi 200-300 milionë vitet e para të Tokës. Këto informacione mund të na i ofrojnë vetëm meteorët, sepse ata janë objektet më të hershme që kemi mundur të zbulojmë, ndaj kur gjejmë një të tillë jemi shumë të lumtur".

Objekti qiellor kishte goditur në rënie strehën e një hangari, por pa shkaktuar asnjë lëndim. Kërkuesit besojnë se ai ka qenë fillimisht pjesë e një brezi asteroidësh të ndodhur mes orbitave të Marsit e Jupiterit.

The post Ky meteor u gjet në kopshtin e një familjeje appeared first on Mesazhi.com.

Princi i Emirateve u kërkoi SHBA-ve ta bombardonin Al Jazeeran

Posted: 28 Jun 2017 11:00 AM PDT

Princi i kurorës së Abu Dhabit i kërkoi SHBA-ve të bombardonin Al Jazeera-n, atëherë kur Amerika po planifikonte pushtimin e Irakut.

Këto informata dolën sipas një “kablloje diplomatike” të rrjedhur nga Wikileaks, ku detajohej biseda e Princit Muhamed bin Zayed me mandatarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas dokumenteve të rrjedhura, Muhamedi bin Zayed (MBZ) kërkonte nga SHBA “për të bombarduar Al Jazeeran”.

Një kërkesë e njëjtë ishte arsyetuar nga babai i princit, i cili kishte thënë se kjo kërkesë nuk është për t’i vënë faj.

Në komentet e tij, të bëra në prag të pushtimit të Irakut në vitin 2003, MBZ paralajmëroi se opinioni publik në botën arabe do të ndizej edhe më tepër nga “mbulimi i rrjetit televiziv të Katarit dhe këshilloi që ndikimi i saj të frenohet.

Në prill të vitit 2003, zyra e Al-Jazeera në Bagdad u godit nga një raketë amerikane duke vrarë një anëtar të personelit dhe duke plagosur një tjetër, ndonëse një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së i tha BBC News se stacioni “nuk ishte objektiv”. Në vitin 2001, zyra e Al Jazeera në Kabul u godit nga dy bomba poashtu nga një sulm tjetër amerikan, edhe pse nuk pati viktima.

Deklarata duket se tregon një periudhë të gjatë mosmarrëveshjesh midis Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mosmarrëveshje që arritën kulmin në muajin që po lëmë pas. /MESAZHI/

 

The post Princi i Emirateve u kërkoi SHBA-ve ta bombardonin Al Jazeeran appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more