Skip to main content

Mesazhi.com: “Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën” plus 9 more


Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën

Posted: 21 Jun 2017 05:28 PM PDT

Qeveria e Kosovës u njoftua sot nga Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjecarit, që udhëheqet nga Serketari i Shtetit Rex Tillerson, se kjo agjenci federale amerikane ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin "Threshold" në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria, nëpërmjet një komunikate.

Këto mjete, sipas njoftimit të Qeverisë, do të investohen në tri vitet e ardshme në projekte të eficenës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa, me këtë rast deklaroi se "ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës".
I NGJAJSHËM
LAJM I TMERRSHËM PËR KOSOVËN PARA NDESHJEVE TË RADHËS
"Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni federal MCC për programet "Threshold" kudo në botë, dhe se Kosova është falënderuese për përkrahje të vaxhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës", ka thënë Mustafa.
"Fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjitëmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripertërishme, teknologjia, etj.", është shprehur Mustafa.
Petrit Selimi, Koordinator Nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjecarit pranë Zyrës së Kryeministrit, me këtë rast deklaroi se "vendimi i Bordit të MCC është një lajm i mirë për Kosovën, lajm i mirë për biznesin kosovar dhe për mijëra përfitues që do të përjetojnë impaktin e vërtetë të investimeve amerikane nga MCC. Institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me shoqërinë civile, OJQ-të e shumta por edhe komunitetin e biznesit".
Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit ka kualifikuar vjet në dhjetor Kosovën për ndihma të programit "Threshold". Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t'i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme, për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme, si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

The post Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Tërnava: Nëse Komuna e Prishtinës nuk e jep lejen për Xhaminë e Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje

Posted: 21 Jun 2017 04:55 PM PDT

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava e ka quajtur të pakuptueshëm faktin që prej pesë vitesh Komuna e Prishtinës nuk po e jep lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore lokacioni për të cilën është ndarë te Posta e Madhe.

Tërnava në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK ka thënë se nëse vazhdohet të mos jepet leja për këtë xhami, ajo do të ndërtohet pa leje, pasi sipas tij, durimit i ka ardhur fundi.

Kreu i Bashkësisë Islame, ka thënë se ai do të jetë në krye të këtij vendimi, dhe nëse do të duhet të arrestohet dikush për këtë, adresa është ai vet personalisht.

Mosndërtimi i kësaj xhamie Tërnava ka thënë se ka bërë që në drejtim të tij të vijnë shumë mesazhe, një pjesë e tyre edhe fyese.

"Me plotë të drejtë, më kanë thënë, kryetar pse po vazhdon të qëndrosh në krye të Bashkësisë Islame kur ke dështuat qe ta ndërtosh xhaminë".

"Paratë për ndërtimin e xhamisë janë donacion nga Turqia, i njëjti burim që ka financuar edhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Problem është vetëm leja. Ata nuk munden të na e caktojnë neve se si do të duhet të duket projekti. Atë projekt e ka zgjedhur populli, siç po thuhet tani, e ka zgjedhur sovrani", ka thënë Tërnava.

The post Tërnava: Nëse Komuna e Prishtinës nuk e jep lejen për Xhaminë e Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje appeared first on Mesazhi.com.

Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm (VIDEO)

Posted: 21 Jun 2017 03:52 PM PDT

Në kohë që zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin "Dritare me Rudinën", u thirr Ezani.

Ky moment detyroi gazetaren të ndërpriste intervistën për disa minuta.

Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: "Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?".
"Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit", u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.

Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: "7 orë reklama…"

"Shhhhhhhhhh, se jemi live", u përgjigj gazetarja.


The post Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

ISIS hedh në erë xhaminë më të njohur të Mosulit

Posted: 21 Jun 2017 01:13 PM PDT

Xhamia me e frekuentuar ne Mosul te Irakut, e quajtur Grand Al Nuri, e njekohesisht me e njohura ne kete rajon, eshte hedhur ne ere nga militantet e organizates terroriste ISIS.

Njoftimin per kete veprim terrorist e ka njoftuar ushtria irakiane dhe burime te tjera irakiane. Ne anen tjeter, ISIS e akuzon koalicionin e udhehequr nga ISIS per kete sulm sic thane ata “ajror”.

Diteve te fundit, focat irakiane te mbeshtetura nga koalicioni i udhehequr nga SHBA kane thelluar marrjen e kontrollit ne disa pjese te qytetit irakian qe po mbahet nga ISIS-i.

Xhamia “Grand al-Nuri” eshte xhamia ne te cilen lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi beri nje paraqitje te rralle ne qershor te vitit 2014, dhe beri nje fjalim ku edhe e vetshpalli “kalifatin”.  /MESAZHI/

The post ISIS hedh në erë xhaminë më të njohur të Mosulit appeared first on Mesazhi.com.

Macron: Assadi nuk është armik i Francës, por i popullit të vet

Posted: 21 Jun 2017 12:55 PM PDT

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai nuk sheh pasardhes legjitim të presidentit sirian Bashar Assad dhe se Franca nuk e konsideron më largimin e tij si parakusht për zgjidhjen e konfliktit gjashtë-vjeçar.
“Perspektiva e re që kam për këtë temë është se unë nuk kam deklaruar se largimi i Bashar Assadit është parakusht për gjithçka, dhe kjo pasi që askush nuk më ka treguar një pasardhës legjitim”, tha Macron në një intervistë për tetë gazeta evropiane.
Ai tha se Assadi ishte armik i popullit sirian, por jo i Francës, dhe se prioritet i Parisit ishte një angazhim i plotë për të luftuar grupet terroriste dhe për të siguruar që vendi të mos bëhej një shtet i dështuar.

Komentet e tij janë në kontrast të thellë me administratën e mëparshme franceze dhe po i bëjnë jehonë qëndrimit të Moskës se nuk kishte alternativë përpos Assadit. /MESAZHI/

The post Macron: Assadi nuk është armik i Francës, por i popullit të vet appeared first on Mesazhi.com.

Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram

Posted: 21 Jun 2017 12:36 PM PDT

Anija e ndihmave nga Turqia "Şefkat" e cila ka domethenien “Dhembshuri” ka mberritur ne Gaza, Anija ishte e ngarkuar me dhjetë mijë tonë ndihma dedikuar vendit te bllokuar dhe ka arritur në Portin e Ashdodit, i cili ndodhet në autoritetin Izraelit.

Anija që ishte nisur nga Mersini i Turqisë ka hedhur spirancën në Portin e Asdhdodit pas një rrugëtimi që zgjati 40 orë. Anija u prit nga ambasadori turk në Tel Aviv Kemal Ökem dhe kryetari i Departamentit të Përmirësimit pranë Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Cengiz Akın.

Në anije gjenden paketa ushqimore, veshmbathje, lodra, mjete shkollore dhe rreth një mijë biçikleta për fëmijët si dhuratë për festën e Bajramit. Ndihmat janë grumbulluar me koordinimin e AFAD-it, kurse do të dërgohen në Gaza dhe do të shpërndahen për nevojtarët po ashtu nën koordinimin e AFAD-it, pasi të kryhen procedurat e shkarkimit.

Për AA, Cengiz Akın theksoi se sasia e ndihmave arrin në dhjetë mijë tonë dhe rikujtoi se edhe vitin e kaluar kishin gëzuar banorët e Gazës para festës së Bajramit, me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan

."Edhe këtë vit ndodhemi në Portin e Ashdodit. Me lejen e Allahut, nesër në Gaza do të fillojmë me shpërndarjen e këtyre ndihmave", shtoi Akın.Akın tha se ndihmat që do të dërgohen në Gaza para Bajramit do t'i prezantohen banorëve si "dhuratë Bajrami".

Ndryshe, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Turqia vitin e kaluar kishte dërguar dy anije me ndihma në Gaza.

The post Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram appeared first on Mesazhi.com.

Të rinjtë shpërndajnë falas Kur’anin në sheshet e Prishtinës

Posted: 21 Jun 2017 11:08 AM PDT

Iniciativa studentore e vullnetit të mirë ka zhvilluar sot një aktivitet humanitar, ku kanë bërë shpërndarjen falas të Kur'anave shqip-shqip dhe Kur'anave arabisht-shqip, si dhe disa broshurave për njohurit rreth librit të shenjët, Kur'anit, në sheshin "Zahir Pajaziti".

Kjo është bërë për nderë të Natës së Kadrit, natë në të cilën filloi zbritja e Kur'anit, ku vlera e kësaj nate është më e mirë se një mijë muaj, studentët e "ISVM-së" shpërndarjen e Kur'anave e shoqëruan edhe me recitim te Kur'anit live nga disa prej studentëve.

Edhe pse sot ishte nga ditët më të nxehta të muajit, vullneti i studentëve për të kontribuar kalonte çdo pengës.

"Ne këtë aktivitet janë shpërndarë mbi 500 Kur'ana. Interesimi ka qenë shumë i madh, çdo gjë ka shkuar mirë. Ky popull është i etur për ta mësuar fenë e Zotit.

Andaj u afruam te ata të cilët nuk i kemi nëpër xhamiat tona" u shpreh kryetari i kësaj iniciative, Artan Jashari.

 

 

The post Të rinjtë shpërndajnë falas Kur'anin në sheshet e Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet lokale

Posted: 21 Jun 2017 10:37 AM PDT

E para e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se e kanë kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet lokale.

Sipas saj, KQZ ka në dispozicion plotë 4 muaj për tu kryer përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor të 22 tetorit.

"Për këto zgjedhje ne tash i kemi katër muaj d.m.th që sot deri më datën 22 janë katër muaj sipas afatit kushtetues, dhe natyrisht që do të marrim frymë ma lirshëm dhe jemi të gatshëm t'i përfundojmë të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas afateve ligjore, pra tash nuk kemi shkurtesë të afateve", ka thënë Daka në një prononcim për Indeksonline.

Sipas saj, zgjedhjet lokale pritet t'i kushtojnë vendit rreth 5 milionë euro.

"Sigurisht do të kushtojë rreth 5 milionë euro, sikurse dhe procesi i fundit krejt varet prej çështjeve logjistike", ka thënë Daka të cilës sot i është zgjatur mandati i kryeartës së KQZ-së nga Presidenti Thaçi.

The post Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet lokale appeared first on Mesazhi.com.

Apeli i konfirmon dënimin me burg Albert Berishës, të kthyerit nga Siria

Posted: 21 Jun 2017 10:26 AM PDT

I kthyeri nga Siria, Albert Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin prej 3 vite e gjysmë burgim.

"Po i njoftoj të gjithë gazetarët që janë interesuar për rastin tim .

Po është e vërtetë që Gjykata e Apelit më ka konfirmuar dënimin e njëjtë pa asnjë provë me të njëjtat shkelje ligjore dhe me shkelje drastike të të drejtave të njeriut .

Po , do ta vazhdoj luftën ligjore edhe në Gjykatën Supreme se nuk ka sistem te kapur e as inkuizicion e as s'ka bir nane që mbon me u nënshtrua e me pranu vepra qe si kom kry", ka shkruar Berisha në Facebook, transmeton

Albert Berisha ishte dënuar vitin e kaluar me tre vjet e gjashtë muaj burgim për terrorizëm. Berisha kishte shkuar në Siri për të luftuar për çlirimin e Sirisë, por ishte kthyer.

Ditë më parë në emisioni "Përballje", Berisha tregoi se përse kishte vendosur të kthehej.

"Kam parë që situata po del nga kontrolli, nuk kam pas lejen e prindit, sepse e kam parë që më shumë jam i dëmshëm se i dobishëm", deklaroi ai.

Berisha tregoi se një pjesë e njerëzve që kanë shkuar në Siri, kanë shkuar për arsye se kanë menduar se janë duke përkrahur opozitën siriane, dhe se ai ka qenë njëri nga ta.

The post Apeli i konfirmon dënimin me burg Albert Berishës, të kthyerit nga Siria appeared first on Mesazhi.com.

Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në veturë

Posted: 21 Jun 2017 06:47 AM PDT

Shumë fëmijë kanë vdekur nga goditjet e të nxehtit gjatë verës, brenda në makinë, prandaj përpiquni t’i mbani të sigurt fëmijët tuaj.

Është vetëm çështje minutash: Ju shkoni të merrni një kuti qumësht. Është një lagje e sigurt dhe moti është i bukur. Fëmija juaj dyvjeçar po fle në makinë, vetëm pak minuta janë në pyete, apo jo?

Absolutisht jo. Asnjëherë. Për asnjë minutë, në asnjë rrethanë. Edhe në një mot të butë, temperatura brenda makinës së parkuar mund të rritet në mënyrë të shpejtë, sa mund të shkaktojë rrezik për jetën tek fëmijët e vegjël.
Me temperaturat e larta të vitit të kaluar, 15 fëmijë kanë humbur jetën nga i nxehti në SHBA teksa janë lënë vetëm në maikinë, sipas "Consumer Reports". Një vit më parë kjo shifër ishte dy herë më e lartë.

Ka pasur raste që fëmijët janë futur në makinë pa mbikëqyrjen e të rriturve dhe nuk kanë ditur si të dalin jashtë, kështu që është e rrezikshme edhe t'i lejosh fëmijët të luajnë pranë makinave të parkuara. Ka pasur raste gjithashtu që fëmijët, gjatë nxitimit janë harruar në sedijen e pasme.

Rezultatet mund të jenë katastrofale. Temperatura në trupin e të vegjëlve mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se tek të rriturit, duke shkaktuar ndoshta dëme të përjetshme në organe ose vdekje.

Ju mund të mendoni se kjo s'ka për të ndodhur kurrë në një familje si juaja, por mund të ndodhë. Kjo ndodh zakonisht kur prindërit, ose dadot ndryshojnë rutinën e përditshme, si psh, të duhet të marrësh fëmijën me vete rrugës për në punë.

Në fakt mbrojtësit e sigurisë rekomandojnë të mbani në sediljen e pasagjerit një lodër të madhe pellushi për të ju kujtuar që keni pasagjer me vete.

Gjithashtu, ju mund të vendosni në sedijen e pasme telefonin, çantën apo portofolin, diçka që e dini që do t'ju duhet në ndalesën e rradhës.

Ja disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në makinë:
Mbajini dyert e makinës dhe bagazhin mbyllur, mbani larg nga fëmijët çelësat e makinës.
Mësojini fëmijës suaj si të përdorë alarmin e emergjencës. Nëse makina juaj është e vjetër dhe nuk e ka, kërkojini mekanikut tuaj t'ju instalojë një, mundësisht me shkëlqim në errësirë ose dorezë.

Nëse shihni një fëmijë brenda një makine të parkuar, pa praninë e një të rrituri, konsiderojeni emergjencë dhe lajmëroni policinë. Në qoftë se shihni që fëmija është i pandërgjegjshëm dhe nuk zgjohet ndërsa ju bëni zhurmë, ajrosni makinën, edhe nëse do t'ju duhet të thyeni xhamin.

Edhe pse fëmija mund të duket mirë pas ekspozimit në temperatura të larta, duhet të kontrollohet tek një mjek sepse mund të ketë dëmtime në organet vitale. Merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse fëmija është shumë i nxehtë kur e prekni, me ose pa djersë, ose ka një bllokim apo duket i çorientuar pas ekspozimit në diell.

Lëreni makinën të freskohet para se të vendosni fëmijën. Materiali i sedijes mund të djegë lëkurën e tij.

Vlerësoni kushtet: Nëse ajri dhe sipërfaqet e makinës janë të pakëndshme për ju, ato janë të rrezikshme për fëmijën.

Mos e nënvlerësoni rrezikun e mbinxehjes tek makinat e parkuara! Përkujdesja më e pagabueshme dhe më e thjeshtë është: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm!

The post Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në veturë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more