Skip to main content

Mesazhi.com: “5 ZAKONE-PERSONALITET STABËL” plus 9 more

Mesazhi.com: “5 ZAKONE-PERSONALITET STABËL” plus 9 more


5 ZAKONE-PERSONALITET STABËL

Posted: 23 Jun 2017 07:38 PM PDT

Aspekte që largojnë retë të cilat pengojnë Diellin e motivit në jetë.
1. JETA NË LIRI HYJNORE, LARGË VARËSISË-PRANGAVE NJERËZORE, SJELL PAQE DHE REHATI.
2. PËKUJTIMI I SUKSESEVE DHE TË ARRITURAVE, ME SY MODESTIE, INKURAJIM REAL, LARG PESIMIZMIT DEFETIST.
3. MIQËSIA E SINQERTË FORMON PERSONALITET SOCIAL, EMPATIK, TË PRANUAR DHE TË DOBISHËM.
4. LUTJA, LUTJA, PENDIMI I SINQERTË PARA ZOTIT, ËSHTË NJËKOHËSISHT JUSTIFIKIM DHE DËLIRËSIM, FANAR I PERSONALITETIT MORALIST.
5. QËNDRIMI NË PARIME DHE SHPREHITË POZITIVE, LARGIMI PA KTHIM NGA ATO NEGATIVE.
Ata që kaluan në këtë provim (agjërim) një mujor, e kanë më lehtë, vazhdimin, pranimin dhe ballafaqimin me sfidat në jetë!
Rrahman FERIZI

The post 5 ZAKONE-PERSONALITET STABËL appeared first on Mesazhi.com.

Shkarkohet kryetari i BIK-ut në Kaçanik, lejoi njoftimin për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Posted: 23 Jun 2017 11:52 AM PDT

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, është shkarkuar nga pozita pasi lejoi që në xhaminë kryesore të qytetit të lajmërohet vrasja e liderit kosovar të grupit terrorist ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Vendimin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për shkarkimin e Nezirajt e konfirmoi për emisionin "Jeta në Kosovë, këshilltari i BIK Vedat Sahiti.

"Kryetari i BIK në Kaçanik është revokuar sepse veprimi i tij ka qenë i pakonsultuar me kryesinë e BIK", tha Sahiti duke iu referuar njoftimit që ishte dhënë nga xhamia në Kaçanik për vrasjen e Muhaxherit në frontet e luftës në Siri. Florim Neziraj është shkarkuar, tani është vetëm imam", shtoi ai.

Njoftimi i dhënë nga xhamia e Kaçanikut për vrasjen e Muhaxherit kishte shkaktuar reagime të ashpra në opinion, ndërsa vetë Neziraj, kishte konfirmuar se bashkë me disa imamë nga Kaçaniku më 8 qershor, ditën kur u dha lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, kishte shkuar për ngushëllime në familjen e tij.

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, thuhet se është vrarë në fillim të këtij muaji gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

The post Shkarkohet kryetari i BIK-ut në Kaçanik, lejoi njoftimin për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit appeared first on Mesazhi.com.

Daka: Sot përfundon rinumërimi, nuk ka datë zyrtare për certifikim të rezultateve

Posted: 23 Jun 2017 10:42 AM PDT

Rinumërimi i 280 kutive të votimit do të përfundojë sot. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka ka thënë se menjëherë pas përfundimit të rinumërimit të këtyre kutive, do të fillojë numërimi i votave me kusht.

"Rinumërimi i 280 kutive pritet sot me përfundua, deri në këto momente nuk kom informatë nëse kanë përfundua apo jo, por unë e di që përfundon sot dhe pastaj fillon numërimi i votave me kusht", ka thënë Daka, për Telegrafin.

E pyetur se kur do të ndodhë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, Daka ka thënë se nuk mund të japë ndonjë datë të saktë.

"Certifikimi i rezultateve pritet të bëhet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat shpallja e rezultateve përfundimtare dhe ankesave eventuale . Nuk mundem me dhënë datë të saktë, sepse nuk e di a ka me pas ankesa, nëse ka varet prej PZAP-it se sa shpejt do t'i kryejnë, kështu që nuk mundem të paragjykoj", u shpreh Daka.

The post Daka: Sot përfundon rinumërimi, nuk ka datë zyrtare për certifikim të rezultateve appeared first on Mesazhi.com.

Policia porosit qytetarët të shmangin pikë-kalimin kufitar në Merdare

Posted: 23 Jun 2017 10:41 AM PDT

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët, të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikë-kalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.

Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët, se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar.

Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare.

The post Policia porosit qytetarët të shmangin pikë-kalimin kufitar në Merdare appeared first on Mesazhi.com.

Presidentin somalez nuk e tundojnë milionat e Arabisë Saudite

Posted: 23 Jun 2017 09:14 AM PDT

Presidenti somalez, Mohammed Abdullah Farmajo, ka refuzuar 80 milionë dollarë në këmbim të marrëveshjes për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Katarit.

“Pas dy orësh nga ofrimi i ofertës, Farmajo hodhi poshtë atë,” ka njoftuar azetari Jaber Al-Harimi.

Edhe gazeta Somalia Today citoi burime të paidentifikuara duke thënë se “ka pasur presion ndaj qeverisë somaleze për të ndryshuar vendimin që ajo ka marrë, në lidhje me rrethimin e imponuar ndaj shtetit të Katarit”.

Burimet e konfirmuan se Arabia Saudite kërcënoi të tërhiqte ndihmën financiare për qeverinë e Somalisë, nëse Somalia nuk ndryshoi qëndrimin e saj neutral në të cilin kërkoi t’i japë fund konfliktit politik midis Katarit dhe vendeve të tjera arabe përmes dialogut nëpërmjet organizatave islame si Lidhja Arabe dhe Organizata e Konferencës Islamike (OIC).

Somalia e lejoi Katarin të përdorte hapësirën ajrore të saj për të thyer kufizimin e zonës së ndalim fluturimit. /MESAZHI/

The post Presidentin somalez nuk e tundojnë milionat e Arabisë Saudite appeared first on Mesazhi.com.

14 fakte të panjohura për ujin mineral

Posted: 23 Jun 2017 08:43 AM PDT

Me freskinë që jep, uji me gaz tashmë ka zëvendësuar në sofra ujin e thjeshtë. Uji mineral përveç që ju mban të hidratuar, nga ai ka përfitime për shëndetin tuaj për shkak të përmbajtjes së tij minerale.

Mbusheni një gotë me ujë të ftohtë me gaz me copë limoni të freskët. Hiqni dorë nga pijet e gazuara dhe rikthejuni pijeve të shendetshme.

Por sado që ta pëlqeni, janë disa gjëra që duhen ditur për këtë ujë.

  1. Cfarë  duhet të kemi kujdes gjatë leximit të etiketes?

"Verifikoni që të jetë e shkruar "Ujë mineral natyral", sepse shishet që mbajnë etiketën me shkrimet "Ujë burimi" ose "Ujë për të pirë", përndryshe duhet të jetë i shënuar emri i burimit, data dhe emri i laboratorit në të cilin janë bërë analizat, përmbajtja nominale, përbërja analitike, autorizuesi i përdorimit të ujit mineral dhe numri i identifikimit.

2. Pse uji mineral?

"Kripërat minerale, të ashtuquajturat jone, nuk prodhohen nga trupi i njeriut, por duhet të merren nëpërmjet dietave ushqimore. Ato janë lëndë ushqyese inorganike me funksione rregullatore. Për shembull ujërat e pasura me kalcium, favorizojnë forcimin e kockave dhe aktivitetit muskulor, ato me magnez ndihmojnë në rregullimin e zorrëve dhe funksioneve enzimatike. Kaliumi rregullon impulset nervore dhe muskulore, ndërsa hekuri është thelbësore gjatë shtatëzanisë. Mangani, seleni dhe zinku kanë efekt antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira" – shpjegon specialisti Alessandro Zanasi.

3. A është e vërtetë se sasia e sodiumit ngacmon hipertensionin?

"Trupi njerëzor përmban rreth 100 gramë dhe nevojshmëria e përditshme është më pak se 3.5 gramë. Në disa kushte patologjike (si hipertensioni, sëmundjet e veshkave ose të zemrës) është e nevojshme që të kufizohet futja e saj në minimum. Megjithatë sasia e sodiumit e futur në trup nëpërmjet ujit mineral është e parëndësishme"- siguron doktor Alessandro Zanasi. Studimet kanë treguar se marrja e sodiumit gjatë fëmijërisë është e lidhur me një rrezik të tensionit të lartë kur rritesh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, uji që pinë fëmijët duhet të përmbajë më pak se 20 miligramm sodium në një litër.

4. Cilat janë dallimet midis ujit mineral dhe ujit të filtruar?

Ujërat minerale me ligj duhet të mbushen direkt nga burimet e pacënuara, që janë të dobishme për mirëqenien e trupit të njeriut, duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta dhe të përsëritura për të verifikuar dhe vërtetuar pastërtinë e ujit dhe që cilësia të mbetet konstante. Uji i filtruar është i privuar nga karakteristikat e tij natyrore, dhe uji i pijshëm varet nga cilësia e mirëmbajtjes së filtrave, të cilat shpesh nuk kontrollohen dhe nuk ndryshohen për një kohë të gjatë. Duke u përdorur vazhdimisht, mund të favorizojë humbjen e kripërave minerale. Por gjithsesi ka karakteristika higjienike të sigurta për t'u përdorur në gatim, por nuk është e këshillueshme për një përdorim afatgjatë.

5. Diabeti dhe uji

Nevoja e ujit për një pacient diabetik është e madhe ashtu si dhe çdo person tjetër që gëzon shëndet të plote"- siguron doktoresha endokrinologe Ester Giaquinto. "Këshilla është të pini 8 gota, por nevoja për ujë ndryshon nga një person te tjetri. Për shembull, për personat që nuk ushtrohen fizikisht duhet të pinë rreth 1.2 – 2.5 litra, shifër e cila për personat që ushtrohen fizikisht shkon ne 3.2 litra.

6. Po prija e tepërt e ujit?

"Hidratimi i tepërt mund të çojë në reduktimin e përqendrimit të joneve të tretura në trup, duke e çuar atë në çekuilibër. Por kjo prek vetëm personat e predispozuar", – specifikon doktoresha Giaquinto,-"dhe me probleme patologjike. Organizmi në fakt, mbrohet nga lagështia e tepërt dhe djersitja. Simptomat e hiper-hidratimit përfshijnë të vjellat, shqetësimet e ritmit kardiak". Zanasi thotë  se "është më i mirë të kemi nën kontroll sistemin e dehidrimit, nëse urina juaj është e verdhë e ndezur kjo do të thotë se nuk është hidraduar mjaftueshëm".

7. Uji dhe ilaçet???

Pirja e dy litrave ujë në ditë mund të reduktojë efektin e ilaçeve sepse hollon nivelin e gjakut? Qoftë për ato ilaçe që duhen marrë se janë të nevojshme, qoftë për ato që merren çdo ditë?

"Natyrisht",- thotë Giaquinto-"që uji është hollues i substancave që merren në mënyrë orale, përfshi dhe ilaçet, por nuk e zvogëlon efektin e tyre.

8. Përsa i përket sistemit të tretjes, cilat janë ujërat më të mira, bazuar tek përmbajtja e kripës?

Për ata që kanë vështirësi me sistemin e tretjes, këshillon Giaquinto, është i dobishëm një ujë mineral i tipit bikarbunat-sulfat. Këto minerale, në fakt, ndihmojnë në zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, duke rritur shpejtësinë e sistemit tretës në stomak. Bikarbonati-sulfatit stimulon veprimin e enzimave në tretjen e ushqimit, ul aciditetin e stomakut dhe zorrëve.

9. Po për gratë shtatzëna?

Profesoreshë Irene Cetin shpjegon që "shpesh, në këto faza, gratë kanë më shumë etje se normalisht. Është e këshillueshme të pihen dy litra ujë në një hark kohor ditor, për të evituar mungesën e etjes. Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, mbi të gjitha nëse është gjatë kohës së verës, duhen të paktën 2.5 litra uji në ditë. Këshillohet përdorimi i ujit me sasi mineralesh mesatare, të alternuar me ujin oligomineral me sasi të pakët natriumi për të luftuar problemet e lidhura me mbajtjen e lëngjeve. Për të marrë kalcium mjaftueshëm, mund të jetë e dobishme të zgjidhet uji me bikarbunat-kalciumi.

10. A është e vërtetë që të pirit e një gote uji direkt pasi zgjohesh është e mirë për shëndetin?

"Ky nuk është një mit, por përkundrazi. Pirja e ujit ne mengjes favorizon eliminimin e toksinave nëpërmjet urinave, duke përfituar një funksionim më të mirë të organizmit"- konfirmon profesor Solimene.

11. Është e vërtetë që uji nuk duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në frigorifer?

Në përgjithësi, uji mineral në shishe nuk është e nevojshme që të qëndrojë në frigorifer, vetëm në rast se doni ta mbani atë të freskët.

12. Uji i gazuar u bën keq, sidomos fëmijëve.

Të gjithë ujërat mineralë natyralë kanë një përqindje të caktuar të dioksidit të karbonit dhe në të shumtën e rasteve është aq sasi e vogël sa nuk dallohet në shije. Flluskat e gazit janë të shtuara artificialisht. Uji i gazuar nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël . Uji i gazuar mineral është me gaz sepse dioksidi i karbonit në ujin e burimit është në sasi më të madhe se 250 mg/l. Është e rëndësishme të përmendet që nuk ka studime shkencore që provojnë efektet negative të ujit me gaz.

13. A është e vërtetë që uji me përmbajtje të lartë fluori ndalon kariesin?

"Po sepse ajo rrit vlerën e pështymës, që garanton një mbrojtje më të mirë të dhëmbëve tonë" – konfirmon  Marcello Giovannini, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Milanos.

14. Uji mineral është i mirë për flokët.

Pak veta e dinë se një hidratim korrekt i bën mirë edhe flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e irritimit dhe kruarjes së kokës, dhe është i dobishëm në trajtimin e djegies dhe skuqjes së lëkurës së saj. Ai ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe bukurisë së flokëve.

Përveç kësaj, larja ose shpërlarja e kokës me ujë mineral është një metodë e thjeshtë dhe efikase për të pasur flokë të butë dhe të shndritshëm. Kjo sepse uji i rubinetit është shpesh i pasur me kalcium dhe klor, substanca që influencojnë negativisht në shëndetin e flokëve, duke e bërë atë më të ngurtë. Zgjidhja ideale është përdorimi i ujit mineral të gazuar, sepse ka një fuqi dhe efekt më të madh në pastrimin e flokëve, më mirë se sapuni dhe shampoja.

The post 14 fakte të panjohura për ujin mineral appeared first on Mesazhi.com.

Turqia largon nga shkollat “Teorinë e Evolucionit”

Posted: 23 Jun 2017 06:23 AM PDT

Ministria turke e arsimit ka hequr një kapitull mbi teorinë e evolucionit nga librat mësimor të filloristëve.

Ministri i Arsimit İsmet Yılmaz ka dhënë detaje rreth kurrikulit të ri, i cili pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit akademik 2017-2018.

Një nga ndryshimet në kurrikulumin e ri është heqja nga një tekst i një kapitulli të titulluar “Fillimi i jetës dhe evolucionit”. Ai është zëvendësuar me një kapitull me titull “Krijesat e gjalla dhe mjedisi”.

Sipas kurrikulit të ri, në libra do të paraqitet edhe përpjekja e dështuar e grusht shtetit të 15 korrikut, mësim ky që do të ipet krahas shkencave shoqërore. /MESAZHI/

The post Turqia largon nga shkollat “Teorinë e Evolucionit” appeared first on Mesazhi.com.

Trump nuk i do “personat e varfër” në kabinetin e tij

Posted: 23 Jun 2017 06:13 AM PDT

Në një eveniment të organizuar në qytetin Cedar Rapids të shtetit Iowa, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, hodhi në dritë aspektin e përfshirjes së miliarderëve në kabinetin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se ai shpesh merr pyetje lidhur me atë se pse ia lë të pasurve menaxhimin e ekonomisë së vendit, Trump tha se "Sepse kjo është struktura e ideve që ne e duam."

"Unë i dua të gjithë njerëzit pa dallim se është i varfër apo i pasur, por posaçërisht në disa pozita të menaxhmentit ekonomik unë nuk dua që t'i kemi të varfrit. A nuk është e logjikshme kjo? Nëse këmbëngulni unë mund ta ndryshoj këtë gjendje, por e pëlqej këtë mënyrë më shumë", tha Trump.

Duke vënë në dukje se Gary Cohn ka lënë pozitën e presidentit të kompanisë Goldman Sachs për t'u bërë këshilltari kryesor i Ekonomisë së qeverisë së Donald Trumpit, dhe se ai ka hequr dorë prej një page shumë të madhe për t'i përfaqësuar amerikanët tha se "Ata hoqën dorë nga shumë gjëra për këto pozicione".

Cohn, i cili e shoqëronte Trumpin në këtë eveniment, ishte ndarë nga kompania Goldman Sachs ku kishte punuar për 25 vite, duke marrë rreth 285 miliona dollarë.

Kabineti më i pasur në botë

Sipas të dhënave të gazetarit të AA-së, pasuria e përgjithshme e personave në kabinetin e Trumpit është më shumë se 15 miliardë dollarë. Shuma në fjalë i afrohet vlerës prej 20 miliardë kur shtohet edhe pasuria e Trumpit që mendohet se është rreth 4,5 miliardë dollarë.

Pjesëtari më i pasur i kabinetit të Trumpit është sekretari i Arsimit, Betsy DeVos, me pasuri prej 5,1 miliardë dollarësh. DeVosin, për emërimin e të cilit kishte reagime të shumta, ndiqet nga sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross. Pas 25 vjet pune në kompaninë e njohur Rothschild, Ross kishte krijuar kompaninë e tij dhe mendohet se pasuria e tij është rreth 2,9 miliardë dollarë.

Linda McMahon e cila u emërua si shefja e Administratës së Bizneseve të Vogla zë vendin e tretë në mesin e personave më të pasur të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Pasuria e McMahon, e cila më parë ishte CEO e kompanisë argëtuese të Mundjes Botërore, së bashku me atë të bashkëshortit të saj është rreth 1,16 miliardë dollarë.

Kurse sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-CEO i Exxon Mobile, Rex Tillerson, zë vendin e katërt në listë me pasurinë e tij prej 300 milionë dollarësh. Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Gary Cohn mendohet se ka një pasuri prej 500 milionë dollarësh, dhe se kandidati për sekretar në Ministrinë e Thesarit të SHBA-ve, ish-bashkëpronari i kompanisë Goldman Sachs, Steve Mnuchin parashihet se ka një pasuri rreth 50 milionë dollarësh.

The post Trump nuk i do “personat e varfër” në kabinetin e tij appeared first on Mesazhi.com.

SHBA: Vonesat në formimin e Qeverisë nuk janë në interes të Kosovës

Posted: 23 Jun 2017 04:45 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur e lumtur me numrin e madh të votuesve në zgjedhjet e 11 qershorit. Megjithatë, ata thonë se është në dorën e qytetarëve të Kosovës që ta zgjedhin se kush duhet të udhëheqë me shtetin.

"Ishim të lumtur kur pamë se aq shumë qytetarë dolën për të votuar. Është populli i Kosovës ai që duhet zgjedhur se kush duhet ta udhëheqë shtetin", ka thënë për "Zërin" zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schon.

Sipas saj, SHBA-ja shpreson që Kosova sa më parë ta formojë një qeveri e cila do të merrej me problemet akute për vendin, siç janë: zhvillimi ekonomik, integrimi evropian e stabiliteti rajonal.

"Ne e kuptojmë se të gjithë presin certifikimin e numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi që të certifikohet vota ne shpresojmë se shpejt do të formohet një qeveri, e cila do të mund të fillojë t'i zgjidhë problemet akute, gjë që do ta avancojë zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, integrimin e saj euroatlantik dhe stabilitetin rajonal", ka thënë më tutje Schon.

Në fund Schon ka thënë se çdo vonesë në formimin e Qeverisë së vendit nuk do të ishte në interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. "Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj", ka përfunduar Schon.

The post SHBA: Vonesat në formimin e Qeverisë nuk janë në interes të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Turqia kundërshton kritikën e Greqisë për namazin në Aja Sofia

Posted: 23 Jun 2017 04:27 AM PDT

Turqia ka kritikuar një kumtesë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë me një qasje kritike ndaj recitimit të Kuranit dhe namazit në xhaminë Aja Sofia të Stambollit më herët këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vend të urimeve për popullin turk për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Natës së Kadrit, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, zgjodhi të shtrembëroj recitimin e Kuranit dhe ezanin në Aja Sofia", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Nata e Kadrit është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin fetar islam. Kjo është nata në të cilën profetit Muhamed filloi ti shpallet Kurani në vitin 610. “Komentet e Greqisë në fushën e lirisë së fesë, që është ndër të drejtat themelore të njeriut, janë të mirënjohura”, thuhet më tej.

Aja Sofia shërbeu si një kishë e krishterë derisa në vitin 1453 atëherë kur u shndërrua në një xhami. Në vitin 1953 me një urdhër të Mustafa Kemal Ataturkut, presidentit të parë të Republikës së Turqisë, ajo u shndërrua në një muze.

Një deklaratën e Greqisë të publikuar të enjten thuhet se "Aja Sofia është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përpjekja për ta kthyer atë në një xhami përmes leximit të Kuranit, namazit dhe një sërë veprimesh tjera, paraqet fyerje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të mobilizohet dhe të reagojë.”

Megjithatë, Ankaraja hodhi poshtë kritikat, duke e akuzuar Athinën për mosrespektimin e të drejtave të pakicës muslimane që jeton atje.Ankaraja zyrtare ka akuzuar Greqinë se imamët e zgjedhur nga komuniteti musliman turk kishin hasur në padi ligjore nga shteti. Në reagim thuhet më tej se autoritetet greke kishin kundërshtuar edhe kërkesat e muslimanëve në qytetin verior të Selanikut për të përdorur një xhami historike për lutjet e Ramazanit

The post Turqia kundërshton kritikën e Greqisë për namazin në Aja Sofia appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more