““Më sillni Donald Trump”” plus 9 more 24 ore lajme |
- “Më sillni Donald Trump”
- Phoebe, me serial të vetin
- Kardashian dhe West, plane për fëmijën e tretë
- Dokumente të arkivit të Turqisë kthehen në Prishtinë
- Thaçi në Kalabri: Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë
- Kushte për Katarin, kërkesat për heqjen e bllokadës
- Plani britanik, Merkel: Një fillim i mirë
- Byroja e borxheve, do krijohet lista e personave që nuk paguajnë
- Veseli: Formojmë qeverinë me kryeministër Ramush Haradinajn
- Ndëshkim i rëndë për Skënderbeun, i hiqet titulli kampion
Posted: 23 Jun 2017 07:44 AM PDT Ishte një batutë që u interpretua dhe si kërcënim. A e sillni dot këtu Donald Trumpin, i tha aktori Johnny Depp publikut të mbledhur në festivalin e Glastonbury, në momentin që prezantoi filmin e tij "The Libertine". Turma shpërtheu në brohorima dhe Depp shtoi: "Më keqkuptuat krejtësisht. Kur ishte hera e fundit që një aktor ... |
Posted: 23 Jun 2017 07:39 AM PDT Lisa Kudrow mund të rikthejë personazhin e Phoebe-t të "Friends" në një serial televiziv krejtësisht të vetin. Së bashku me Marta Kauffman, bashkëthemeluesen e serialit të famshëm, Kudrow mund të ndjekë shembullin e Matt LeBlanc, i cili riktheu në një serial personazhin Joey. Sipas "InTouch", Kudrow dhe Kauffman po punojnë për skenarin. Burimet thonë se ... |
Kardashian dhe West, plane për fëmijën e tretë Posted: 23 Jun 2017 07:35 AM PDT Familja e Kim Kardashian dhe Kanye West mund të rritet, sipas disa medieve rozë, të cilave shtojnë se çifti ka pajtuar një grua për të mbajtur fëmijën e tyre të tretë, pasi një doktor e kishte këshilluar yllin e "reality show"-ve të mos niste një shtatzëni tjetër, që mund të ishte me shumë rrezik për ... |
Dokumente të arkivit të Turqisë kthehen në Prishtinë Posted: 23 Jun 2017 07:24 AM PDT Komuna e Prishtinës ka prezantuar në mënyrë të digjitalizuar afër 170 dokumente të historisë shekullore të qytetit, të ruajtura në Turqi. Arkivi i Stambollit është duke digjitalizuar dokumentet e vjetra të cilat do të jenë pronë e arkivit të Kosovës në mënyrë të digjitalizuar. Kështu tha drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, ... |
Thaçi në Kalabri: Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë Posted: 23 Jun 2017 07:13 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën zyrtare në Kalabri e ka nisur me takimin e përbashkët me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë të mbajtur në pallatin e Provincës së Kozencës. Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao, tha se ndjehet i privilegjuar që ka mysafir në Provincën e Kozencës presidentin Thaçi. Ai ... |
Kushte për Katarin, kërkesat për heqjen e bllokadës Posted: 23 Jun 2017 07:04 AM PDT Katër shtete arabe i kanë dërguar Katarit një listë me 13 kërkesat që duhet të përmbushe nëse dëshiron heqjen e bllokadës. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein kanë parashtruar një sërë pretendimesh, ndër të cilat edhe atë të mbylljes së Al Xhazirës, rrudhjen e marrëdhënieve me Iranin dhe mbylljen e një baze ... |
Plani britanik, Merkel: Një fillim i mirë Posted: 23 Jun 2017 06:48 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshkroi si një fillim të mirë planin britanik për të drejtat e qytetarëve europianë në Britani pas Brexit. Megjithatë, ajo shtoi se ka ende shumë pyetje për Brexit dhe ende shumë punë për të bërë. Propozimi britanik u paraqit nga Kryeministrja Theresa May gjatë samitit euriopian në Bruksel të enjten. ... |
Byroja e borxheve, do krijohet lista e personave që nuk paguajnë Posted: 23 Jun 2017 06:41 AM PDT Individët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht. Banka e Shqipërisë ka hartuar një projektligj, i cili i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive. Ndryshe nga regjistri aktual i kredive, byroja do të ketë informacion shumë më ... |
Veseli: Formojmë qeverinë me kryeministër Ramush Haradinajn Posted: 23 Jun 2017 06:30 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ishin të drejta dhe demokratike. Sipas kreut të PDK-së, rezultatet paraprake kanë nxjerrë fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ky vendim i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë. Ish-kreu i Kuvendit në një intervistë për Ekonomia Online shprehet i ... |
Ndëshkim i rëndë për Skënderbeun, i hiqet titulli kampion Posted: 23 Jun 2017 06:10 AM PDT Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shpallur fajtor klubin e Skënderbeut për komplot në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015 – 2016. Ky komision vendosi që Skënderbeut t'i hiqet titulli kampion për këtë sezon. KOMISIONI I ETIKES Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit ... |
You are subscribed to email updates from 24 ore lajme. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: