Skip to main content

Lajmi.net: “Ushtaret më të bukura në botë i ka Izraeli, do të mahniteni me bukurinë e tyre (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ushtaret më të bukura në botë i ka Izraeli, do të mahniteni me bukurinë e tyre (Foto)” plus 8 more


Ushtaret më të bukura në botë i ka Izraeli, do të mahniteni me bukurinë e tyre (Foto)

Posted: 23 Jun 2017 12:11 AM PDT

Duket se, kur është fjala për bukuri, Forcat Izraelite kanë ushtrinë më të bukur.

Këto forca janë të mbushura me ushtare femra, të cilat duken sikur janë supermodele.

 Në një set fotosh më poshtë, mund ta shihni ushtrinë izraelite me ushtare supermodele. /Lajmi.net/

Dy aktivistë të njohur shqiptarë në piknikun e Donald dhe Melania Trump

Posted: 23 Jun 2017 12:11 AM PDT

Mes pjesëmarrësve ishin edhe aktivistët e njohur shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj që merrnin pjesë bashkë me kongresistin Eliot Engel dhe bashkëshorten e tij Patricia Ennis.

Harry Bajraktari është themeluesi i gazetës "Illyria" dhe një nga figurat kryesore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Bashkëshortja e tij Lisa Milicaj është gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në pushtetin lokal në New York.

Pikniku i Kongresit, që bashkon ligjvënësit nga të dy partitë politike amerikane ishte edhe më emocional këtë vit për shkak të një sulmi me armë kundër disa kolegëve të tyre republikanë.

Lisa Milicaj e cila njihet si mbështetëse e Presidentit Trump qysh nga fillimi i fushatës së tij elektorale doli në disa fotografi me të dhe zv-Presidentin Mike Pence, që gjithashtu merrte pjesë bashkë me bashkëshorten.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harri Bajraktari është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Nishani me titullin : "Nderi i Kombit" ndërsa Lisa Milicaj është nderuar me Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut.

Pikniku i këtij viti përfshiu edhe një garë të vogël me varka me vela në shatërvanin e Kopshtit Jugor të Shtëpisë së Bardhë, si dhe një karusel.
Në sfond, luante Orkestra e plotë e Forcave Detare të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. (Beqir Sina/Ruben Avxhiu)

19396836_1365646106876854_7250697725667839830_n1498200713 19396997_1531761433555438_1840030000618210089_n1498200712 19397039_1365646193543512_5187903982308806883_n1498200710 19430003_1365579216883543_715264223231870122_n1498200703 19275305_1365646120210186_2634233259475748886_n1498200669 19275314_1365646180210180_7315008216547949778_n1498200666 19424434_1365579226883542_1491888708292728717_n1498200705 39371949_303

Gërmimet prej 140 ditësh në Kizhevak, pa rezultate

Posted: 23 Jun 2017 12:11 AM PDT

Aktualisht punimet janë ndërprerë, pasi që në këtë lokacion nuk u gjet asnjë mbetje mortore.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësi Ligjore, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se edhe përkundër punës prej 140 ditëve në këtë lokacion nuk është arritur që të identifikohet se mund të ketë trupa të personave të zhdukur gjatë luftës.

Gërxhaliu ka thënë se në lokacionin ku po gërmohej janë hedhur mbeturinat e një miniere që ndodhet në atë pjesë.

"Janë larguar me qindra e mijëra tonë gurë, mos të them është lëvizur një bjeshkë e tërë, nuk ka pasur gjetje. Miniera që gjendet afër këtij lokacioni ka hedhur mbeturinat në këtë lokacion, çka ka bërë që këtu të grumbullohen shumë mbeturina. Por zyrtarisht është mbyllur ajo pjesë se nuk është gjetur as një trup", ka sqaruar Gërxhaliu.

Ndonëse nuk u gjet as një trup Gërxhaliu, thotë se në këtë pjesë mund të ketë ekzistuar një varrezë masive. Sipas tij, vetëm sigurimi i pamjeve apo fotografive satelitore të kohës së luftës do të ndihmonin në lokalizimin e vendit ku mbahen trupat.

Përsëri protestohet kundër vezëve të Shqipërisë

Posted: 23 Jun 2017 12:08 AM PDT

Kjo është protesta e dytë e fermerëve kosovarë brenda këtij muaji.

Ata po thonë se në Kosovë këto vezë po shiten me çmim të përgjysmuar krahasuar me çmimin e vezëve në Shqipëri.

Sipas tyre, kjo po ndodh për faktin se ato janë vezë për asgjësim e jo për konsumim.

Prezantuesja vjen me pozë të nxehtë me… (Foto)

Posted: 23 Jun 2017 12:06 AM PDT

Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet me veshja shumë të shkurta se zakonisht, shkruan lajmi.net

Duke i vënë në pah hiret trupore, bukuroshja shqiptare dukej më seksi se kurrë më parë./Lajmi.net/

• I got my mind set on me •

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

A ju kujtohet Cassano? Do të qesheni me klubin e ri (FOTO)

Posted: 23 Jun 2017 12:05 AM PDT

Antonio Cassano është afër të gjejë një ekip të ri.

Sipas Calciomercato.com, ish reprezentuesi i Italisë ka ofertë nga skuadra modeste e Serie A, Crotone.

Cassano është pa klub nga janari kur u largua nga Sampdoria. /Lajmi.net/


Të rinjtë kosovarë, kureshtarë apo të indoktrinuar nga politika?!

Posted: 23 Jun 2017 12:05 AM PDT

Radio Evropa e Lirë ka anketuar disa qytetarë për të marrë mendimet se si e shohin ata indoktrinimin e fëmijëve dhe përfshirjen e të rinjve në politikë.

Genc Ramadani, studion ekonomi dhe është në vitin e tretë. Ai mbështet përfshirjen e të rinjve në aktivitete politike, por jo edhe indoktrinimin e fëmijëve.

''Mendoj që është hap i duhur përfshirja e të rinjve në politikë, pasi mendoj se askush nuk i dinë më mirë problemet dhe nevojat e të rinjve siç i dinë vet të rinjtë”.

"Derisa indoktrinomi i fëmijëve mendoj se është dukuri negative. Mendoj se askund në botë (qytetari) nuk është i përfshirë më shumë në politikë sesa në Kosovë", thotë Ramadani.

Elbasan Cekaj, është student i bujqësisë. Edhe ai thotë se rinjve duhet t'u jepet hapësirë në politikë, por në asnjë formë fëmijëve.

"Mendoj që është meritë e madhe nëse të rinjtë do ta merrnin shtetin në dorë, pasi të vjetrit janë shpenzuar, sipas meje. Do duhej që t'u lënë hapësirën të rinjve”.

"Kurse, mendoj që fëmijët nuk duhet të kyçen në aktivitete politike. Këta që janë 18 plus, derisa nën këtë moshë, nuk mendoj që do duhej të merreshin me politikë.Gjithashtu, mendoj që papunësia e bën gjithë këtë që të rinjtë të merren me politikë, derisa tek fëmijët mendoj se kanë ndikim familja", shprehet Cekaj.

Kurse, Sejdi Komati, qytetar nga Prishtina, thotë se fëmijët janë të mbrojtur me ligj dhe nuk duhet askush t'i keqpërdorë, aq më pak për interesa partiake.

"Indoktrinimin e fëmijëve në politikë nuk e shoh pozitiv. Duhet t'u përshtaten normave që i lejon Kushtetuta", thotë Komati.

Përderisa, Sokol Krasniqi, mësimdhënës i lëndës së Edukatës Qytetare, thotë se fëmijët kanë shumë interesim për politikën, çka sipas tij, është ndikim që e marirn nga familjarët.

"Sa u përket fëmijëve nuk është veti e mirë. Mendoj se familja i nxit apo edhe ndikon që fëmijët të jenë pjesë e politikës. Unë ligjëroj Edukatën Qytetare dhe kur kemi tema për presidentin apo partitë politike, menjëherë fëmijët kyçen dhe janë shumë në rrjedha. Por, nuk kam vërejtur që ka pasur ndonjëherë konfrontim mes fëmijëve për parti politike", thotë Krasniqi.

Edhe Mal Lokaj, mendon se indoktrinomi i fëmijëve në politikë është manipulim me ta.

"Pa qenë 18 vjeç, është manipulim i fëmijëve. Është e keqja e vendit. Është manipulim edhe nga ana e prindërve, mësimdhënësve dhe edukatorëve. Nuk është e nevojshme që fëmijët të ngarkohen me politikë. Është e dëmshme për fëmijën", thotë Lokaj.

Por, çka thonë sociologët lidhur me indoktrinimin e personave që ende nuk i kanë mbushur 18 vjet, në politikë.

Sociologu Leotrim Sahiti, tha për Radion Evropa e Lirë se fëmijët dhe në përgjithësi qytetarët kanë prirje të tregojnë interesim të lartë për politikën.

"Fëmijët duhet t'i ndjekin programet e tyre edukuese dhe specializuese dhe të mos i lejojnë prindërit dhe kujdestarët që të shikojnë debate politike mes kundërshtarëve politikë, sepse debatet e ashpra mes kundërshtarëve politikë, ndikojnë edhe tek fëmijët, edhe në orët mësimore ku ato devijojnë më pastaj", thotë Sahiti.

Sipas Leotrim Sahitit, janë shënuar edhe raste kur kishte konflikte verbale nëpër shkolla për shkak të preferencave të ndryshme politike, çka dëshmon për indoktrinimin e tyre.

Edhe organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor, kanë nxjerr si një prej shkeljeve të partive politike, përdorimin e fëmijëve nëpër fushata dhe tubime politike.

Dashuria e re gjermano-franceze

Posted: 23 Jun 2017 12:04 AM PDT

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk bëri fjalë për një “hap historik”, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron iu referua historisë në Bruksel. Vetëm kancelarja gjermane, e njohur për stilin e saj të përmbajtur, u mjaftua me shprehjen “një cilësi e re e bashkëpunimit”. Hopi përpara i BE-së u shënua në fushën e mbrojtjes, një hap që dikur bllokohej nga britanikët. “Ne punojmë me Gjermaninë dorë më dorë”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa Merkel lëvdoi “bashkëpunimin gjermano-francez që po shënon rezultate të mira”.

EU Gipfel Theresa May Angela Merkel Lächelnd (Reuters/F. Lenoir)

Në tre muajt e ardhshëm duhet të vuloset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, dhe do të jetë sqaruar si do të bëhet financimi. Edhe Polonia tani kërkon të jetë pjesëmarrëse në fushën e mbrojtjes së përbashkët, me sa duket e pasigurtë nga presidenti Trump.

Çfarë është PESCO?

Formula e BE-së PESCO qëndron për “bashkëpunim të vazhdueshëm të përforcuar” dhe i mundëson vendeve anëtare që në fusha të caktuara të punojnë më ngushtë me njëra-tjetrën, pa pasur nevojë që të japin miratimin të tjerët. Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u bë poetik dhe e cilësoi këtë rast “princesha e fjetur e Marrëveshjes së Lisbonës që tani është zgjuar”.

Në samit u vendos edhe zgjatja për 6 muaj e sanksioneve kundër Rusisë. BE sheh dobësi të tjera në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut. Po ashtu nuk u pranua rishqyrtimi i Marrëveshjes së Klimës, të kërkuar nga Donald Trump.

Bëhet fjalë për të ardhmen e 27 vendeve e jo për Brexit

Kancelarja bëri të qartë në fillim të samitit, se për të është më e rëndësishme e ardhmja e 27 vendeve anëtare dhe më pak e rëndësishme grindja për Brexit. Kryeministrja britanike, Theresa May i informoi kolegët europianë për ofertën britanike gjatë darkës së përbashkët, ofertë  e quajtur më parë “zemërgjerë”. “Asnjë qytetar i BE-së që qëndron në Britaninë e Madhe nuk ka nevojë të lerë vendin pas Brexit”, u citua nga qarqet britanike. Kjo vlen për qytetarët që jetojnë prej pesë vjetësh në Britaninë e Madhe. Por ende nuk janë sqaruar të gjitha modalitetet.

EU Gipfel Emmanuel Macron Ankunft (Reuters/G. Fuentes)

Kancelarja Merkel u shpreh lidhur me bisedimet në ditën e parë të samitit, se “ky është një fillim i mirë, por ka ende çështje të tjera, si financat, Irlanda, dhe deri në tetor ka shumë për të bërë.”

Marrëdhëniet me Europën Lindore në krizë

“BE nuk është supermarket por një bashkësi vlerash”, tha Emmanuel Macron që para takimit duke kritikuar Poloninë, Çekinë, Hungarinë që refuzojnë shpërndarjen e refugjatëve. Fjala është që vendet lindore marrin fondet e BE-së, por refuzojnë pranimin e refugjatëve. Edhe Gjermania ka të njëjtin qëndrim. Merkel tha se kjo “nuk është dita e kërcënimeve, por ne jemi një bashkësi vlerash.” Polonia nuk ishte dakord me këtë. Një funksionar qeveritar tha se, fakti që marrim para nga Brukseli nuk do të thotë, se nuk të jemi në akord për çdo gjë me BE. por Franca e Gjermania kanë qëndrim tjetër./DW

Fshatrat në Serbi drejt zhdukjes, nëse i keni 1000 euro mund të bëheni me shtëpi

Posted: 23 Jun 2017 12:02 AM PDT

Në pjesën e Banatit mund të blihet tokë për vetëm 2000 euro, nëse është me shtëpi nuk shkon më shumë se 15 000 euro. Mirëpo ka edhe më keq, në fshatrat e Priotit çmimi i pasurive të patundshme është 1 000 euro. Ndonëse këto çmime janë aq të ultë nuk ka as blerës, transmeton lajmi.net.

Fshatarët thonë se në kufirin me Rumunin shitet shtëpia me kopshte për 2000-2500, shkruan Vecernji Novosti.

Ndërsa, në fshatrat e largëta të Novo Sad-it shtëpia mund të blihet për më pak se 10.000 euro.

Hiç më mirë nuk është as në fshatrat e Nishit, edhe atje një shtëpi e bukur me oborre të madh shitet për 15 000 euro. Për 5000 euro në përgjithësi mund të blihet një vilë modeste në kodra ku nuk ka tokë pjellorë, as ujë të mjaftueshëm për bujqësi.

Në Pirot, me rreth 200 fshatra, kërkesat për shtëpitë për shumë vite është pothuajse jo-ekzistente, pra në shumë fshatra braktisjet janë për arsye ekonomike dhe demografike, për shembull, fshati Verzar nuk ekziston më.

Në afërsi të Vranjës, në shumë fshatra ka fare pak familje, çmimi për shtëp me kopsht është mesatar prej 20 000 mijë euro. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more