Skip to main content

Lajmi.net: ““Të lutem më ndihmo”, letra e gjetur në rrobat e blera shokon gruan (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Të lutem më ndihmo”, letra e gjetur në rrobat e blera shokon gruan (Video)” plus 8 more


“Të lutem më ndihmo”, letra e gjetur në rrobat e blera shokon gruan (Video)

Posted: 19 Jun 2017 12:21 AM PDT

Ajo ishte ndjerë e tmerruar. Gruaja thotë se ndjeu përnjëherë dridhje në stomak, nga që e mendoi se këtë mund ta ketë shkruar njeriu që kishte paketuar rrobat që kishte blerë.

Në letër shkruante “të lutem më ndihmo” dhe prapa saj, një numër telefoni, emri dhe vendi.

Kjo ngjarje u bë e madhe, raportimet e mediave për këtë rast nuk ndalën, ndërsa policia filloi hetimet.

Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

Sot fillojnë negociatat për Brexit

Posted: 19 Jun 2017 12:19 AM PDT

 

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian.

Davis, një përkrahës i Brexitit, do të takohet me negociatorin e BE-së, Michel Barnier, ish-ministër francez. Takimi do të mbahet në orën 11, në Bruksel.

Zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve fillestare, që pritet të zgjasë shtatë orë.

“Tani fillon puna e vështirë “, ka thënë Davis. “Këto bisedime do të jenë të vështira në disa pika, por ne do t'iu qasemi në mënyrë konstruktive”.

Procesi për Brexit kërcënon ngjarjen gjeografike në Mbretërinë e Bashkuar. Skocia ka votuar për të qëndruar në BE, ndërsa Irlanda e Veriut tani ka frikë nga një kufi i vështirë i BE-së me Republikën e Irlandës.

 

Emina s’e harron traditën, ja çka gatuan (Foto)

Posted: 19 Jun 2017 12:18 AM PDT

Ajo pas lindjes, i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës, ku shpesh e shohim teksa poston imazhe në shtëpi bashkë me të, shkruan lajmi.net.

Emina është një vajzë tipike shqiptare, nuk e harron traditën si me veshje, ushqim dhe muzikë.

Së fundi, ajo publikoi disa imazhe në Instagram, ku tregoi se ka përgatitur lakror, për të cilin tha ''më ka dalë për merak".

Këto ditë, modelja ka njoftuar se është duke numëruar ditët kur do të vijë në Shqipëri. /Lajmi.net/

Sarah Harris

Posted: 19 Jun 2017 12:18 AM PDT

Prokurorja kërkon konfiskimin e veturave të të akuzuarve për drogë

Posted: 19 Jun 2017 12:17 AM PDT

Prokuroria ka bërë rikualifikimin juridik të veprës penale për pesë të akuzuarit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Prokurorja e çështjes Besa Limani qysh në fillim të shqyrtimit gjyqësor deklaroi para trupit gjykues se ka bërë rikualifikimin e veprës penale në atë mënyrë që për të akuzuarit Arjanit Jahiri, Leonard Çuka, Ismir Shiqerukaj e Ylber Sadrija ka precizuar aktakuzën në atë pjesë ku të akuzuarit e lartpërmendur ishin akuzuar se kanë vepruar si grup në kryerjen e veprës penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge, duke rikualifikuar kështu veprën penale që tashmë të lartpërmendurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të cituar më lartë.

Kurse për të akuzuarin tjetër Renald Datja, i cili ishte i akuzuar nga Prokuroria se kishte bërë blerjen, posedimin, shpërndarjen e substancave narkotike, u precizua vepra penale ashtu që tashmë atij i vihet në barrë vepra penale e dhënies së ndihmës për kryerjen e veprës penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes së substancave narkotike.

Menjëherë pas rikualifikimit të kësaj vepre penale, kryetarja e trupit gjykues Nora Bllaca kërkoi nga të akuzuarit që edhe njëherë të deklaroheshin rreth fajësisë, me ç'rast të akuzuarit Arjanit Jahiri, Leonard Çuka, Ismir Shiqerukaj e Ylber Sadrija deklaruan se me rastin e rikualifikimit dhe precizimit të aktakuzës ata tashmë e pranojnë veprën penale e cila u vihet në barrë, duke deklaruar se e ndjejnë vetën fajtorë dhe i premtuan Gjykatës që në të ardhmen nuk do të përsërisin më gabime të tilla.

Arjanit Jahiri i tha trupit gjykues se ai e pranon veprën penale e cila i vihet në barrë por sa i përket dënimit plotësues – konfiskimit të veturës që është propozim nga prokurorja e shtetit se është produkt i veprës penale apo që me të është kryer vepra penale këtë fakt nuk e pranon.

Vetë avokati mbrojtës i Arjanit Jahirit, Asdren Hoxha, tha se ky rikualifikim i veprës penale sipas tij është dashur të vijë më herët, por edhe pse i vonuar prapë se prapë është i mirëpritur, duke shtuar se të akuzuarit edhe më herët i kanë pranuar veprimet e kundërligjshme por sipas tij kontestues ka qenë vetëm cilësimi juridik i mëhershëm i cili ishte i paqëndrueshëm.

E i akuzuari tjetër Renald Datja edhe pas rikualifikimit të veprës penale kur u pyet përsëri rreth fajësisë deklaroi se është i pafajshëm dhe se edhe më tutje nuk e pranon veprën penale për të cilën akuzohet.

Prokurorja e shtetit, Besa Limani, pas deklarimit të të akuzuarve rreth fajësisë, në fjalën përfundimtare theksoi edhe njëherë se mbetet në tërësi pranë aktakuzës së ngritur dhe i propozoi Gjykatës që të marrë për bazë propozimin që si dënim plotësues të akuzuarve t'u konfiskohen edhe tri veturat me të cilat sipas saj është kryer vepra penale dhe të cilat janë rezultat i përfitimit nga vepra penale.

Avokati Asdren Hoxha në fjalën e tij përfundimtare kërkoi nga trupi gjykues që ndaj të mbrojturit të tij Arjanit Jahiri gjykata të shqiptonte një dënim sa më të butë përkatësisht nën minimumin ligjor të përcaktuar për këtë vepër penale, pasi që sipas tij i mbrojturi i tij qysh në fillim të shqyrtimit gjyqësor kishte pranuar veprimet e kundërligjshme duke treguar kështu një pendim të thellë kundrejt veprimeve të tij.

Edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve Leonard Çuka, Ismir Shiqerukaj e Ylber Sadrija kishin përgatitur fjalën përfundimtare të cilën vendosën që me shkrim t'ia dorëzonin trupit gjykues.

Kurse mbrojtësi i Renald Datja, avokati Naim Rudari përpos fjalës së tij përfundimtare të cilën e kishte paraqitur me shkrim dhe të cilën ia dorëzoi trupit gjykues deklaroi se ai dhe klienti i tij edhe më tutje e kundërshtojnë cilësimin e veprës penale për arsye se sipas tyre nuk janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën akuzohet Reland Datja, duke i propozuar kështu gjykatës që Relandin ta shpallë të pafajshëm dhe pas shpalljes së aktgjykimit ta lirojë nga masa e paraburgimit.

"Prokurorja fillimisht deklaroi se ka pasur marrëveshje paraprake në mes të të akuzuarit Renald dhe Ismir dhe në rastet kur kemi marrëveshje paraprake kemi të bëjmë me veprat penale që kryhen në bashkëkryerje dhe fare nuk kanë të bëjnë me veprat penale të dhënies së ndihmës, pasi që për t'u përmbushur vepra penale e dhënies së ndihmës duhet të ekzistojë elementi që do të ishte udhëzimi në kryerjen e veprës penale, largimi ose mënjanimi i pengesave", tha në fjalën e tij përfundimtare avokati Rudari duke e kundërshtuar kështu edhe më tutje cilësimin e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij.

Arjanit Jahiri, shtetas i Kosovës, dhe Leonard Çuka, Ismir Shiqerukaj, Ylber Sadrija e Renald Datja, shtetas të Shqipërisë, akuzohen se kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar dhe dorëzuar substanca të cilat janë të shpallura me ligj si narkotik.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2016, pas ndalimit dhe kontrollit në veturën e të pandehurit Leonard Çuka, në të cilën pasagjer ishte edhe Renald Datja, Policia ka gjetur në gomën rezervë një sasi prej 1867.8 gramë narkotik të llojit marihuanë, si dhe afër frenit të dorës një sasi prej 1.4 gram marihuanë. /Kallxo.com/

 

 

Drogba i pandalshëm, shënon edhe dy gola (VIDEO)

Posted: 19 Jun 2017 12:12 AM PDT

Facebook kërkon ndihmën e përdoruesve

Posted: 19 Jun 2017 12:12 AM PDT

Rrjeti social shpjegon dhe se si po e përdor inteligjencën artificiale për këtë qëllim.

"Shoqëria e rritur në rrjetet sociale", kështu përcaktohet, dhe Zuckerberg kërkon ndihmën e përdoruesve për tu përmirësuar duke hapur blogun "Hard Questions" (Pyetje të vështira), ku pyet veten dhe 2 miliardë personave që e përdorin.

"Pozicioni ynë ndaj terrorizmit është mjaft i qartë: nuk duhet të gjejë vend askund, as në Facebook as në internet", shpjego platforma që bën pyetje pas pyetje.

"Si të vendosim cilat postime të heqim? Çfarë duhet ti ndodhë identitetit online të një personi pas vdekjes së tij? Si të përdorim të dhënat që kemi pa thyer raportin e besimit me përdoruesit tanë?". Më pas vjen pyetja e pyetjeve: "Si të sigurohemi që rrjetet sociale janë një e mirë për demokracinë?".

"Është një debat që do të zgjasë me vite. Por kemi përgjegjësinë të impenjohemi për sigurinë e komunitetit tonë", përfundon Zuckerberg.

Prokuroria hesht karshi skandalit të CPP-ve false

Posted: 19 Jun 2017 12:11 AM PDT

Një numër jo i vogël i kompanive farmaceutike kosovare janë goditur rëndë nga prodhues serbë të barnave, të cilët për një kohë të gjatë iu kishin shitur kompanive kosovare barna me Certifikata të Kualitetit të Produkteve (CPP).

Gazeta "Zëri" ditë më parë ka raportuar se tri kompani serbe të barnave "Hemofarm", "Jugoromedia" dhe "Zdravlje", duke falsifikuar Certifikata të Kualitetit të Produkteve (CPP), për një kohë të gjatë iu kanë shitur sasi të madhe të barnave esenciale, të cilat janë përdorur kryesisht nëpër institucionet publike shëndetësore në vend.

Por në atë kohë, pas një hetimi ndërkombëtar ku kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, EULEX-i dhe INTERPOL-i, ka rezultuar se CPP-të që kanë sjellë ato në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPPM) kanë qenë të falsifikuara, ku dhe me vendim të Autoriteteve Kosovare është bllokuar një sasi e barnave në vlerë prej më shumë se 3 milionë eurosh.

Për shkak se kanë kaluar më shumë se tre vjet prej kur se ato janë bllokuara, tash të gjitha ato janë me afat të skaduar dhe si të tilla nuk mund të përdoren.

Pronarë të kompanive kosovare që kanë rënë viktimë e kompanie serbe po ankohen se k

anë humbur, por edhe po humbin shuma të mëdha parash, pasi që ato prej më shumë se tre vjetësh po paguajnë qira për t'i ruajtur produktet nëpër depo. Sipas tyre, institucionet e vendit duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë që kompanitë serbe që kanë falsifikuar CPP-të të dalin para drejtësisë.

Këto janë dhjetë lojërat më të mira për fëmijë (Video)

Posted: 18 Jun 2017 11:59 PM PDT

Ka mjaft lojëra të cilat janë të përshtatshme për moshën e tyre, e përveç kësaj, mësojnë nga to.

Në videon më poshtë do të shihni se cilat janë këto lojëra, që mund t’i merrni si aplikacion në telefonin e fëmijës suaj dhe ta ndihmoni atë të zhvillohet. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more