Skip to main content

Lajmi.net: “Qeveri e dobët, opozitë e fortë” plus 8 more

Lajmi.net: “Qeveri e dobët, opozitë e fortë” plus 8 more


Qeveri e dobët, opozitë e fortë

Posted: 26 Jun 2017 11:34 PM PDT

Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) nëse nuk arrin të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë e mëdha në vend, por vetëm duke i "peshkuar" disa deputetë sa për t'i siguruar numrat e nevojshëm për një shumicë të thjeshtë parlamentare, atëherë përballë vetes do ta ketë një opozitë shumë të fortë.

Në këtë kontekst nëse do t'i sigurojë vetëm 61 deputetë në Kuvend Qeveria do të jetë jostabile, pasi që opozita do t'i ketë hiç më pak se 59 deputetë.

Kundër një qeverie të tillë janë edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, të cilët gjatë një interviste për gazetën "Zëri", ditë më parë, kanë bërë thirrje që Kosova ta krijojë një Qeveri me shumicë stabile në Parlament pasi që, sipas tyre, ekzekutivi i ri duhet t'i adresojë sa më parë problemet themelore për vendin si: zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe stabiliteti rajonal.

Në imazhin e fundit, Rihanna shfaqet si mbretëreshë e vërtetë (Foto)

Posted: 26 Jun 2017 11:29 PM PDT

Së fundi, këngëtarja ka sjellë imazhe nga një set fotografik profesional, në të cilin dukej si mbretëreshë e vërtetë, shkruan lajmi.net.

Rihanna kishte pozuar e ulur në një karrige, ku shfaqi këmbët e saja, teksa sipër mbante kishte veshur një xhaketë që ishte lëshuar edhe në tokë.

Kënga e fundit e Rihannas është “Wild Thoughts”, këngë kjo e cila që nga dita e publikimit po qëndron në maja të top-listave botërore. /Lajmi.net/

Në punë nuk ju trajtojnë si vajzë serioze? Mbase ky është shkaktari!

Posted: 26 Jun 2017 11:29 PM PDT

Nuk ndihmon veshja juaj fëmijërore, por as disa nga këto gjëra…

1. Bisedoni për gjëra të parëndësishme. "Më thirri bashkëshorti". "Kam një ide të vogël". Më doli një problem i vogël"… Veç kësaj, emailat e punës i përfundoni me emotikone, transmeton Telegrafi.

Biseda e ëmbël, si edhe korrespondenca, nuk janë të përshtatshme në komunikimin në zyrë dhe për shkak të këtyre gjërave lini përshtypjen e personit të papjekur.

2. Email-at i lini të papërfunduar. Shkruani fjali të mangëta apo të shkurtra, harron germat, presat, pikat, nuk i shkruani drejt emrat dhe mbiemrat e huaj… Apo, shkurt, lini përshtypjen që jeni e pakujdesshme.

3. Nuk jeni e sigurt në punën që e bëni. Gjithsesi i "nevrikos" kolegët për t'u treguar mendimin lidhur me dikë nga projekti juaj. Aq më tepër, çdo ditë i torturoni, ndonëse në zyrë keni filluar të punoni goxha një kohë të gjatë.

Patjetër duhet të ndërtoni vetëbesimin dhe të filloni të jeni e vendosur kur të merrni vendime.

4. Vonoheni. Me afate, në takime afariste, me emaila… Vonesat në botën afariste janë të palejueshme, edhe nëse shefja juaj ju ka lutur që për dhjetë minuta t'ia çoni kafenë. /Telegrafi/

Temperaturat sot, po afrohet nxehti i Saharës

Posted: 26 Jun 2017 11:18 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Ford GT40, më i shpejtë se Dodge Chargeri i ri (Video)

Posted: 26 Jun 2017 11:15 PM PDT

Fal linjave aerodinamike dhe motorit që i janë bërë disa modifikime, gara mes këtyre dy gjigantëve amerikanë përfundoi ashtu si nuk pritej.

Pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë mund të shihni se si makina me 707 kuajfuqi mbeti prapa. /Telegrafi/

Shpend Ahmeti e lëshon tokën e shtetit me qira, aty ndërtohet një pompë e benzinës

Posted: 26 Jun 2017 11:12 PM PDT

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, i ka lëshuar një leje të përkohshme ndërtimi kompanisë "Patroni" nga Malisheva për ndërtimin e një pike të shitjes së derivateve të naftës në një pronë që nuk është e saj, por e Qeverisë së Kosovës, të cilën e ka pasur nën menaxhim Instituti Bujqësor i Pejës.

Kjo pompë po ndërtohet në një vend shumë strategjik, përkatësisht rrugës Prishtinë – Fushë Kosovës, përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Në një sipërfaqe prej 25 ari dhe në hyrje të Prishtinës kompania "Patroni" ka nisur punimet për ndërtimin e një pike të re të shitjes së derivateve.

Kjo parcelë e kategorizuar si tokë e kategorisë së III, destinimi i së cilës nuk mund të ndërrohet me ligj, dikur kishte shërbyer si fushë eksperimentale për studentë të Fakultetit të Bujqësisë, shkruan tutje Zëri.

Ndërkaq tash ajo po shërben si "fushë" eksperimentale për bizneset, të cilat e shfrytëzojnë atë kundrejt një qiraje minimale prej vetëm 500 eurosh në muaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë për gazetën "Zëri" se prona në fjalë i është lëshuar për një periudhe 5-vjeçare kompanisë "Patroni", nga Malisheva. Por këta nuk japin detaje më të hollësishme për procedurat e dhënies së pronës me qira.

Mirëmëngjesi nga Enca! (Foto)

Posted: 26 Jun 2017 11:04 PM PDT

Këto ditë ajo ka qenë për pushime, ku solli shumë imazhe nga vendi në të cilin pushonte, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, Enca publikoi një foto nga shtrati me të cilën i uron të gjithë ndjekësve ditë të mbarë.

Si zakonisht, edhe në këtë foto ku shihet vetëm në të brendshme, fokusi është tek gjoksi i saj i bujshëm..

Enca pritet që së shpejti ta lansojë projektin e saj më të ri me titull ‘Ciao’. /Lajmi.net/

Gazetari fut në kurth gjyshin, reagimi i tij do ju vdesë së qeshuri (Video)

Posted: 26 Jun 2017 11:02 PM PDT

Një video e realizuar me një të moshuar, i cili mundohet të mbajë të fshehtë votën e tij, por në fund bie në kurthin e gazetarit. Reagimi i tij është epik..

Procesi drejt fundit, PS 74 mandate, PD 44, LSI 18…

Posted: 26 Jun 2017 11:00 PM PDT

 

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 74 deputetë në rang kombëtar.Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 3 mandate pasi kreu i saj, Shpëtim Idrizi ka humbur mandatin ne Tiranë.Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more