Skip to main content

Lajmi.net: “” plus 8 more

Lajmi.net: “” plus 8 more


Posted: 29 Jun 2017 12:18 AM PDT

‘Wale’ mban titullin kënga e cila vjen në duet me producentin Major Lazer dhe Wizkid, shkruan lajmi.net

Ky projekt është punuar nga vet Major Lazer i cili është krijuesi i hiteve më të mëdha të kohës ndërsa që nga minutat e parë të publikimit ka filluar të klikohet shumë.

Videoja e këngës është punuar në mënyrë të veçantë dhe vjen në versionin animacion./Lajmi.net/

 

 

Gjithçka që duhet të dini për Gjykatën Speciale

Posted: 29 Jun 2017 12:17 AM PDT

Ish-pjesëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët dyshohet se janë përgjegjës për vrasje, rrëmbime, tortura dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut gjatë dhe pas luftës në Kosovë, mund të dalin së shpejti në bankën e të akuzuarve sepse rregullat e reja të Gjykatës do të hyjnë në fuqi në shtatë ditë pasi ato u miratuan më në fund të mërkurën.

Edhe pse me bazë në Hagë, Dhomat e Specializuara janë ligjërisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të pavarur nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe me staf ndërkombëtar, ndërkohë që të gjitha vendimet dhe emërimet që lidhen me Gjykatën do të bëhen nga Bashkimi Europian.

Dhomat i kishin rregullat e procedurave dhe provave gati në mars. Por një muaj më vonë, Gjykata Kushtetuese vendosi që nga 208 rregulla të procedurave dhe provave, dhjetë dispozita nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ato u gjet se nuk ishin në përputhje me Kapitullin 2 të Kushtetutës së Kosovës që trajton të drejtat dhe liritë themelore dhe kishin lidhje me të drejtat e njerëzve gjatë hetimeve dhe çështjeve të administratës në Dhomat e Specializuara.

Kështu që dhomat morën edhe një muaj e gjysmë kohë për të korrigjuar këto çështje në mënyrë që të sigurojnë se "do të zbatohen standardet më të larta të të drejtave të njeriut", tha kryetarja e Gjykatës së re Ekaterina Trendafilova.

Rregullat e rishikuara të procedurave u miratuan përfundimisht të mërkurën, duke i hapur rrugë Prokurorisë të ngrejë zyrtarisht padi dhe të nisë gjyqe.

Cili është hapi i radhës i Prokurorisë?

Pas shtatë ditësh, kur rregullat e procedurës të hyjnë në fuqi, Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të ngrejë padi kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur spekulime se kush do të akuzohet, sidomos pasi raporti i parë i Këshillit të Europës në lidhje me krimet e dyshuara përmendi emrat e atyre që pretendohet të jenë përgjegjës, duke përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi.

Megjithatë prokurori David Schwendiman deri më tani ka arritur t'i mbajë të fshehtë emrat.

Në një intervistë për BIRN nëntorin e kaluar, Schwendiman theksoi gjithashtu se objektivi i tij janë kriminelët e dyshuar dhe jo vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

"Unë i vihem nga pas organizatave apo etnive. Kërkoj përgjegjësinë individuale për atë që është bërë", u shpreh ai.

Gjithashtu mbetet për t'u parë nëse prokurori do të ngrejë padi të mbyllura apo publike.

Gjatë çdo arrestimi, ai mund të mbështetet te Policia e EULEX-it, por edhe te forcat policore të Kosovës, si edhe të kërkojë bashkëpunim nga çdo shtet tjetër.

Ligji i Kosovës mbi Dhomat e Specializuara e lejon gjithashtu Prokurorinë të ketë policinë e vet, por se si do të funksionojë ajo në praktikë mbetet ende një sekret për shkak të ndjeshmërisë së detyrës. Megjithatë, shumë njerëz në Kosovë besojnë se ish-guerilët e paditur do të dorëzohen vullnetarisht në Gjykatë.

Kur bëhet fjalë për ndalimin e tyre, policia do të ketë 48 orë kohë nga arrestimi për ta sjellë të dyshuarin para gjyqtarit, i cili do të vendosë masën e ndalimit. Ndërtesat e paraburgimit të Gjykatës do të jenë në Holandë.

Cili është mandati i Gjykatës?

Dhomat e Specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet që kanë ndodhur midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 dhe që janë kryer ose kanë nisur në Kosovë, që do të thotë se mund të ndjekë penalisht krimet e kryera në Shqipëri, pasi shumë nga të burgosurit që u morën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës u mbajtën nëpër kampe në veri të Shqipërisë.

Dhomat do të jenë në gjendje të ndjekin penalisht krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, shfarosje, skllavërim, dëbim, burgim, torturim, përdhunim, zhdukje me forcë dhe persekutime të tjera me baza politike, racore, etnike ose fetare. Ajo gjithashtu do të ndjekë penalisht krime lufte dhe shkelje të tjera – përfshirë shkatërrimin e pronave të civilëve, qytete, fshatra dhe ndërtesa fetare.

Çfarë krimesh ka gjasa të gjykohen?

Personi i fundit që foli me detaje rreth shkeljeve të pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Clint Williamson, kreu i Task Forcës Speciale të BE-së që hetoi pretendimet për abuzime të dhunshme të ngritura në raportin fillestar të Këshillit të Europës.

Në një deklaratë në vitin 2014, Williamson tha se ishin mbledhur mjaftueshëm prova për të ngritur padi kundër zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët "kanë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që u zhvillua kundër serbëve etnikë, romëve dhe popullsisë tjetër pakicë në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të tjerë të Kosovës që ata i etiketonin si bashkëpunëtorë të serbëve ose që kanë qenë kundërshtarë politikë të lidershipit të UÇK-së".

Sipas Williamson, edhe në Kosovë pati spastrimi etnik të një numri të madh serbësh dhe romësh.

Williamson tha gjithashtu se provat ishin bindëse se këto nuk ishin akte individësh mashtrues, por të zhvilluara në mënyrë të organizuar, duke shtuar se abuzimet që ndodhën pas qershorit 1999 përbënin krime kundër njerëzimit.

Pse nevojitej Gjykata e re?

Në të kaluarën ka pasur përpjekje për t'i gjykuar këto akuza nga tre institucione ndërkombëtare.

Krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në kampet në veri të Shqipërisë u zbuluan fillimisht nga gazetari amerikan Michael Montgomery, i cili ia kaloi provat që kishte misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, i cili ishte autoriteti administrativ në Kosovë pas përfundimit të luftës në qershor 1999.

Memoja që iu dërgua UNMIK-ut shkoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të mbështetur nga OKB-ja për ish-Jugosllavinë, ICTY, e cila më pas hetoi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

ICTY përparoi ngadalë në këtë rast dhe hasi një sërë pengesash në hetimin e këtyre pretendimeve, siç detajoi në librin e saj në vitin 2008 ish-kryeprokurorja e ICTY-së Carla del Ponte.

Libri i Del Pontes tregoi publikisht për herë të parë pretendimet për trafikim organesh që çuan në hetimin e Këshillit të Europës.

UNMIK-u në Kosovë gjithashtu nisi hetime, por ato nuk arritën kurrë të dilnin në gjyq. E njëjta gjë ndodhi edhe me Misionin e sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, i cili mori përsipër ndjekjen penale të krimeve të luftës në vitin 2008.

Pas vitit 2012, fuqitë ndërkombëtare, kryesisht SHBA dhe BE, mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.

Ata besonin se gjykata nevojitej sepse sistemi gjyqësor i Kosovë nuk mundej ose nuk donte të gjykonte si duhej ish-figura të larta të UÇK-së dhe për shkak se EULEX nuk kishte kapacitet për ta bërë këtë.

Cilat janë sfidat kryesore të Gjykatës?

Gjykata do të përballet me sfida serioze në garantimin e sigurisë së dëshmitarëve të saj – si edhe në vendosjen e legjitimitetit të saj në mendjet e shqiptarëve të Kosovës.

Në të njëjtën kohë ajo do të jetë gjykata e parë në Kosovë që do të përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e viktimave dhe të përdorë një mekanizëm dëmshpërblimi.

Dështimi i gjykatave dhe i misioneve ndërkombëtare për t'i mbajtur dëshmitarët të sigurt dhe për të ndjekur penalisht krimet e luftës pa ndërhyrje politike ishte një nga arsyet kryesore për themelimin e Dhomave të Specializuara.

Problemi i kanosjes së dëshmitarëve u ngrit fillimisht nga ICTY, më pas nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

Dëshmitarët ndryshuan dëshminë e tyre gjatë gjyqeve, duke marrë mbrapsht atë që kishin thënë gjatë fazës së hetimit. Dëshmitarët përballeshin gjithashtu me rrezikun e largimit nga shoqëria kryesisht për shkak të faktit se anëtarët e UÇK-së shihen kryesisht si heronj dhe dëshmitë kundër tyre shihen nga shumë shqiptarë të Kosovës si një akt tradhtie.

Gjykata e re është zotuar se mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë përparësia më e lartë e saj dhe këmbëngul se ka përgatitur një program të fuqishëm për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Çështje të tjera kyçe janë legjitimiteti dhe shtrirja. Në Kosovë gjykata shihet si e njëanshme, sepse ajo fokusohet vetëm në një anë të konfliktit – aktivitetet e UÇK-së, jo veprimet e forcave të Beogradit.

Ajo perceptohet gjithashtu si një fyerje për shqiptarët e Kosovës, shumica e të cilëve besojnë se lufta e tyre kundër shtypjes serbe ishte e drejtë. Shumë prej tyre janë zotuar se do të dalin në rrugë të protestojnë pasi të ngrihen akuzat.

Gjykata pritet të shkaktojë trazira serioze në skenën politike, pasi shumë ish-figura kryesore të UÇK-së mbajnë poste zyrtare dhe ushtrojnë ndikim të madh në shumë fusha, përfshirë në qeveri dhe në biznes.

Gjatë zgjedhjeve në Kosovë më herët këtë muaj, tre ish-liderë të UÇK-së u bashkuan për të formuar një bllok politik të cilin disa vëzhgues e quajtën "krahu i luftës" ose "koalicioni i Hagës" – dhe fituan përqindjen më të madhe të votave.

Në një atmosferë të tillë, ekipi i Dhomave të Specializuara do të ketë një nga punët më të vështira që ka pasur çdo gjykatë ndërkombëtare deri më tani.

Fakti që gjykata ndodhet në Hagë, larg nga komunitetet në të cilat ndodhën krimet, ka gjasa ta bëjë më të vështirë punën e komunikimit të drejtësisë së misionit të saj me shqiptarët e Kosovës.

Si do të funksionojë Gjykata?

Dhomat e Specializuara përfaqësojnë një lloj të ri të institucionit gjyqësor "hibrid". Është një përzierje e elementeve gjyqësore ndërkombëtare dhe atyre vendore. Ata do të pasqyrojnë gjykatat e Kosovës, por do të kenë disa tipare që zakonisht u atribuohen gjykatave ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara përbëhen nga dy institucione kryesore – dhoma dhe regjistri. Dhoma përfshin një gjykatë të shkallës së parë, një gjykatë apeli, një gjykatë të lartë dhe një gjykatë kushtetuese, duke pasqyruar sistemin gjyqësor të Kosovës. Të gjitha panelet gjyqësore në të gjitha nivelet e gjykatave do të përbëhen nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë.

Regjistri përfshin një zyrë mbrojtjeje, zyrën e pjesëmarrjes së viktimave, zyrën për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve, njësinë e menaxhimit të paraburgimit dhe zyrën e Avokatit të Popullit. Gjuhët zyrtare të gjykatës do të jenë gjuha shqipe, serbe dhe angleze.

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të jetë e pavarur, ka theksuar në mënyrë të përsëritur.

I gjithë personeli i gjykatës dhe i prokurorisë është ndërkombëtar dhe fondet ofrohen gjithashtu nga donatorë të huaj, kryesisht nga BE dhe SHBA.

Të pandehurit që shpallen fajtorë do ta vuajnë dënimin e tyre në burgje jashtë Kosovës. /Kallxo.com/

 

 

 

Krim i rëndë në Durrës: Djali vret babanën dhe nënën

Posted: 29 Jun 2017 12:09 AM PDT

Dyshohet se djali ka probleme mendore dhe ka qënë i dehur.

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin dhe ka nisur hetimet për tragjedinë. Autori është marrë në pyetje ndërkohë në Komisariatin e Durrësit./Syri.net

Tifozët e Barcelonës festuan ardhjen e tij, përforcimi i madh largohet nga klubi (FOTO)

Posted: 29 Jun 2017 12:09 AM PDT

Barcelona është në kërkim të një përforcimi të madh në mesfushë me Marco Verrattin si dëshirën kryesore.

Por, ai që sigurt do të largohet nga klubi është Arda Turan.

“Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori turk – i cili erdhi si përforcim i madh nga Atletico Madrid – nuk do të jetë në ekip për stinorin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona është në pritje të ofertave për shitjen e tij. /Lajmi.net/


Edhe 4000 viza për afganët që ndihmuan forcat amerikane

Posted: 29 Jun 2017 12:06 AM PDT

Komiteti i përfshiu vizat shtesë në Aktin vjetor të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.

Programi i vizave u mundëson afganëve që punojnë me Qeverinë amerikane dhe shpesh rrezikojnë jetët e tyre, të zhvendosen në SHBA pas një procesi rigoroz të verifikimit.

“Vendi ynë u detyrohet civilëve që i kanë ofruar ndihmë thelbësore misionit amerikan në Afganistan”, tha senatorja Jeanne Shaheen.

Në muajin mars, ligjvënësit amerikanë miratuan lëshimin e 2,500 vizave për shtetasit afganë./REL

Gjëra të cilave meshkujt nuk u rezistojnë dot tek femrat!

Posted: 29 Jun 2017 12:01 AM PDT

Bussiness Insider shkruan se sa herë një burrë shikon trupin e një gruaje, me apo pa vetëdije vëren disa pjesë të trupit dhe sjelljes së saj. Sipas kërkimeve, nëse një grua ka të paktën një prej këtyre gjashtë tipareve, burrat do të tërhiqen pashmangshmërisht prej saj.

Forma e harkuar nga beli tek vithet
Sa më shumë hapësirë të ketë mes krahut dhe belit, aq më tërheqëse duket një grua në sytë e një burri. Kjo do të thotë që vithet dhe kofshët duhet të kenë një gjerësi dukshëm më të madhe se pjesa e belit, pasi kjo i krijon burrave idenë se kanë përpara një grua pjellore. Një nivel i lartë i hormonit femëror (estrogjen) zakonisht lidhet me një gjoks të plotë dhe vithe të harkuara.
 Zëri i hollë në tone të larta

Sipas një studimi, një zë në tonalitete të larta krijon përshtypjen e një gruaje të re me një trup të vogël e femëror, çka është shumë tërheqëse për burrat. Zëri i plotë në tonalitete të ulëta, është karakteristikë përgjithësisht e meshkujve.

Flokë të shëndetshëm e të bukur
Floku i shkëlqyer, i gjatë dhe i plotë është shumë tërheqës për burrat. Pasi përsëri, është një tregues i një gruaje të shëndetshme dhe fertile. Jepini volum flokëve tuaj dhe shkëlqim. Askush nuk do t'i rezistojë dot!

Buzëqeshja
Grua e qeshur do të thotë grua e lumtur. A ka gjë më të dashurueshme se një njeri i kënaqur me jetën, veten, që është i gatshëm të japë një buzëqeshje kurdoherë? Shenja më e mirë e vetëbesimit! Dhe sa më të bardhë të jenë dhëmbët, aq më e bukur duket një buzëqeshje femërore në sytë e një burri.

Grimi i lehtë
Konturimi apo ndriçimi i lëkurës janë kaq në modë, por është grimi natyral ai që i tërheq më tepër meshkujt. Sipas studimeve, sa më pak grim të përdorë një grua, aq më fëmijënore dhe joshëse duket ajo në sytë e një burri. Megjithatë, nuk duhet shumë shkencë për këtë: Të ndihesh mirë me veten do të thotë të dish të nxjerrësh më të mirën, pa mbuluar asnjë por të lëkurës! /Lajmi.net/

 

Norrkoping – FC Prishtina, ky televizion e transmeton ndeshjen!

Posted: 28 Jun 2017 11:58 PM PDT

Ndeshjen e Prishtinës në kuadër të Europa League mund ta ndiqni në Radio Televizonin e Kosovës, e cila do të luhet këtë të enjte më 29 qershor.

Prishtina do ta zhvillojë këtë ndeshje në Suedi ndaj skuadrës së Norrkoping, takim i cili do të shfaqet në 'RTK', me fillim nga ora 20.00

Ky lajm është konfirmuar në Facebook nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.

420 milionë euro në ankandet e letrave me vlerë

Posted: 28 Jun 2017 11:57 PM PDT

"Gjatë vitit 2016, Qeveria e Kosovës ka shpallur numër dhe vlerë më të vogël të bonove të thesarit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përderisa numri i fletë-obligacioneve ishte i njëjtë me vitin paraprak, vlera e tyre ishte më e lartë gjatë vitit 2016", thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.

Sa i përket shumës së emetuar, ajo mbeti e njëjtë me vlerën e shpallur si për bono të thesarit, ashtu edhe për fletëobligacione. Sipas afatit të maturimit, struktura e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës vazhdon të tregon tendencë të zhvendosjes nga letrat me vlerë me maturitet afatshkurtër në letra me vlerë me maturitet afatgjatë.

"Kategoria kryesore në strukturën e letrave me vlerë vazhdon të mbetet ajo e bonove të thesarit me afat maturimi 364 ditë, pasuar nga fletë obligacionet me afat maturimi dy vite. Shuma e ofertuar nga pjesëmarrësit tejkaloi shumën e shpallur në ankande nga Ministria e Financave për 2.17 herë (1.58 në dhjetor 2016). Krahasuar me vitin paraprak, këtë vit është vënë re një rritje e ofertës dhe njëkohësisht edhe rritje e emetimit të letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Në vitin 2016, norma mesatare e interesit në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës ka shënuar rënie në 0.79 për qind (1.94 për qind në vitin 2015). Në këtë periudhë, normat e interesit për të gjitha afatet e maturimit ishin më të ulëta krahasuar me vitin 2015", thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Ermal Mamaqi-Bleona Qeretit: Njerëzit s’kanë bukë, ti vesh fustane 10 mijë dollarëshe (Foto)

Posted: 28 Jun 2017 11:52 PM PDT

Ajo shfaqet pranë një pishine teksa nxjerr në pah gjoksin e saj, përmes fustanit transparent.

Kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime, ndërsa nuk ka shpëtuar pa u komentuar shumë nga ndjekësit e saj, ndër ta edhe figura publike.

Përderisa kolegia e saj, këngëtarja Lori i ka shkruar: "Bukuri e rrallë", në anën tjetër showmeni shqiptar Ermal Mamaqi në komentin e tij shkruan 'kritika'.

"Njerzit skanë bukë të hanë ti vesh fistane 10.000 dollarëshe", shkruan Mamaqi në komentin e tij, ndërsa Bleona me shaka ia kthen: "aman #Zemra se nuk bën 10 …..pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune….po nejse, ky bën 20, #shaka".

Sigurisht që e gjithë kjo situatë e krijuar me shaka nga Bleona dhe Ermali, ka bërë për të qeshur edhe një pjesë të mirë të ndjekësve. /Telegrafi/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more