Skip to main content

Lajmi.net: “Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)” plus 8 more


Lamtumirë Barcelona, Turan zgjedh klubin e ri (FOTO)

Posted: 20 Jun 2017 11:58 PM PDT

Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Gazeta sportive madrilene “Marca” shkruan se ish anëtari i Atletico Madridit dhe Galatasarayt pritet të që karrierën ta vazhdojë në Arsenal.

Thuhet se klubi nga 'Emirates' ka bërë gati 30 milionë euro për transferimin e ish reprezentuesit të Turqisë. /Lajmi.net/


Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut, nëse i përdorni çdo ditë

Posted: 20 Jun 2017 11:56 PM PDT

Roli i enëve të gjakut është që të mbajnë oksigjen dhe lëndë ushqyese nga zemra në krahëror. Kur enët e gjakut janë të shëndetshme, janë elastike, fleksibile, të fuqishme.

Megjithatë, ato shpesh bllokohen, ngushtohen për shkak të akumulimit të yndyrës, kolesterolit dhe substancave të tjera, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, ju mund të parandaloni sëmundjet e ndryshme që mund të vijnë, duke marrë lëndë ushqyese të shëndetshme, duke përfshirë edhe ushqimet në listën më poshtë:

Brokoli

Çaj i gjelbër

Fara liri

Spinaç

Shegë

Boronicë e kuqe

Avokado

Shafran i Indisë

Mollë

Hudhër /Lajmi.net/

 

“Tana” në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)

Posted: 20 Jun 2017 11:55 PM PDT

Gjendja e saj është përkeqësuar ditën e djeshme dhe Rondo është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni.

Lajmin e bëri publik vajza e saj, Klea Ikonomi, e cila deklaroi se aktorja prej 10 ditësh nuk ndihej mirë dhe kështu vendosi të bënte një skaner.

"Fatkeqësisht kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje tjetër",- shprehet e bija.

Sipas vajzës së saj, aktorja ka dalë me sukses nga operacioni por ndodhet ende në spital.

Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos në filmin "Përrallë nga e Kaluara".

 

 

11 shenja që lidhja juaj po shkon drejt fundit

Posted: 20 Jun 2017 11:44 PM PDT

 

Cilado të jetë arsyeja, çështja është që nuk mund të ngjallni diçka që vdekur. Nëse lidhja juaj ka dështuar, nuk ka mënyrë për ta rregulluar atë. Ju duhet të vazhdoni të jetoni jetët tuaja, për të mirën tuaj, transmeton lajmi.net

Por si kuptohet se lidhja po vjen drejt fundit? Nuk është gjithmonë e lehtë. Sidoqoftë, më poshtë janë disa shenja për ta kuptuar këtë:

Nuk kënaqeni më bashkë: Është shumë e thjeshtë kjo. Kur ndiheni të mërzitur gjatë kohës që jeni pranë partnerit tuaj, kjo është një shenjë drastike se diçka është duke shkuar gabim. Ju mund të provoni gjëra të reja për të ndezur zjarrin përsëri, por shumicën e kohës kjo funksionon vetëm për një kohë të shkurtër.

Nuk kërkoni me ngulm ta takoni partnerin tuaj.

Nuk gjeni më diçka atraktive tek partneri juaj.

Keni qëllime të ndryshme në jetë.

Nuk ndiheni e lirë.

Nuk i besoni partnerit tuaj.

Jeni me partnerin tuaj vetëm sepse nuk dëshironi të jeni vetëm.

Partneri juaj është abuziv.

Nuk komunikoni mes vete.

Nuk keni më asgjë të përbashkëta.

Nuk e ëndërroni të ardhmen tuaj bashkë. /Lajmi.net/

 

Nënkryetari i AKR-së: S’ka koalicion me PDK-në në asnjë variant

Posted: 20 Jun 2017 11:43 PM PDT

Madje në një intervistë dhënë "Zërit" Sejdiu ka shprehur haptas se partia e tij do të mundohet të shërbejë si urë lidhëse për përafrim dhe një koalicion mes LAA-së dhe "Vetëvendosjes".

Duel ‘kryeministrash’

Posted: 20 Jun 2017 11:26 PM PDT

Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t'i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve. E cili duhet të jetë ai këtë po provojnë ta dëshmojnë dy akterët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë pozitë dhe Albin Kurti nga lëvizja "Vetëvendosje", shkruan Zeri. 

Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediumet kosovare.

Në AAK thonë se Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Ndërkohë në lëvizjen "Vetëvendosje" janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albinin si kryeministër. Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja Haradinaj-Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti Thaçi.

Edhe Samir Ujkani i jep fund beqarisë (Foto)

Posted: 20 Jun 2017 11:23 PM PDT

Por, nëse deri para pak muajsh, ishin këngëtarët ata që i dhanë fund masivisht beqarisë, duket se në 2017-tën, primatin do e marrin sportistët.

Pas Përparim Hetemajt, një tjetër sportist do kurorëzojë dashurinë.

Fjala është për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkanin i cili pas një lidhje të gjatë këtë verë do martohet me personin e zemrës, Efnanin.

Prive ka mësuar që çifti tashmë vetëm se ka nisur shpërndarjen e ftesave për ceremoninë e madhe.

Dasma mendohet të zhvillohet pas disa javësh.

Kafe me ujë mineral

Posted: 20 Jun 2017 11:22 PM PDT

Kafe

Ujë mineral

Çokollatë

 

Ndërron jetë reperi Prodigy

Posted: 20 Jun 2017 11:07 PM PDT

Reperi i famshëm i grupit "Mobb Deep", ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas TMZ, reperi i famshëm vuante prej vitesh me shëndetin nga një sëmundje qelizash.

Prodigy ndodhej në Las Vegas gjatë fundjavës për të performuar në turin e Mobb Deep.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur.

Vdekja e tij ka shokuar miliona fansa në të gjithë botën.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more