Skip to main content

Lajmi.net: “Dialog kryeministrash, jo presidentësh” plus 8 more

Lajmi.net: “Dialog kryeministrash, jo presidentësh” plus 8 more


Dialog kryeministrash, jo presidentësh

Posted: 28 Jun 2017 12:00 AM PDT

Dialogu Kosovë – Serbi, i nisur para 6 vjetëve dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të udhëhiqet nga kryeministrat e dy vendeve dhe mos të kalojë në nivel presidentësh.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike, duke i komentuar disa deklarata se dialogu mes dy vendeve duhet të kalojë në nivel presidentësh tashmë kur në krye të këtyre institucioneve në Kosovë dhe në Serbi janë ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Thaçi para më shumë se një viti është zgjedhur president i Kosovës, pasi ka mbajtur dy mandate si kryeministër, ndërsa Vuçiq ditë më parë është betuar si president i Serbisë, duke kaluar po ashtu nga ekzekutivi i Serbisë.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë për "Zërin" se pasi që Ramush Haradinaj ta marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, dialogu mes dy vendeve do t'i nënshtrohet një rikapitullimi.

"Nuk do të ketë rinisje të dialogut pa u bërë një rikapitullim i së kaluarës së tij. Pastaj është esenciale që të bëhet një kohë kornizë sa do të zgjasë tutje, duhet të parashihet njohja reciproke, temat duhet të jenë në nivel shtetesh, e jo siç ka qenë deri tani", ka deklaruar Lekaj, duke shtuar se ka një mori çështjesh që duhet të riorganizohen në kuadër të dialogut.

Në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga lëvizja "Vetëvendosje", Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të fillojë pa një rishikim të thellë.

"Dialogu i vjetër, ai i viteve 2011-2017, ka katër muaj që është ndërprerë. Ai dialog nuk duhet rifilluar verbërisht. Në të ka pasur shumë investim me pak dobi dhe jo pak dëme. Nga ai dialog Kuvendi i Kosovës ka qenë ose i përjashtuar, ose i keqpërdorur", ka thënë Kurti.

Dalin pamjet e klipit, Adriani i hutuar pas këmbëve të Ronelës (Foto)

Posted: 27 Jun 2017 11:53 PM PDT

Ronela Hajati dhe Adrian Gaxha tashmë kanë xhiruar edhe videon e kësaj kënge, madje kanë publikuar edhe fotot e para të klipit, shkruan lajmi.net

Në njërën prej tyre të hedhur në Instagram, Ronela shihet e veshur me një fustan të kuq tejet të shkurtër, duke vënë në pah këmbët seksi.

E duke qenë se është në një pozicion të tillë ajo ka marrë gjithë vëmendjen e Adrianit!/Lajmi.net/

19576323_2330632297162258_609016751_n

Fakte të dhimbshme për shoqërinë moderne (Foto)

Posted: 27 Jun 2017 11:52 PM PDT

Qyteti i Meksikos është injohur për ilustrime komike të shoqërisë moderne. Çdo gjë që është reale aktualisht nëpër botë, paraqitet në mënyrën më unike të mundshme, transmeton lajmi.net

Shikoni këto ilustrime, të cilat nga spanjollisht në anglisht janë përkthyer nga Bored Panda.  Mos harroni të zgjedhni të preferuarën tuaj. /Lajmi.net/

32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Salles32 Sad But True Facts About Modern Society Illustrated By Eduardo Sallesv

Mistura: Megjithë luftimet, dhuna në Siri ka shënuar rënie

Posted: 27 Jun 2017 11:49 PM PDT

"Qartazi, dhuna ka rënë…dhe shumë qytete i janë kthyer normalitetit në një shkallë të caktuar", por në disa hapësira luftimet kanë vazhduar dhe janë intensifikuar, u tha zoti Mistura mbrëmë reporterëve në Nju Jok.

Zoti Mistura i ka lavdëruar përpjekjet për krijimin e "zonave të de-eskalimit" brenda Sirisë, sipas planit të miratuar nga Rusia, Irani dhe Turqia, muajin e kaluar, megjithqë ky plan ende nuk është zbatuar plotësisht.

"Ne jemi në kohën e testimit nëse ekziston vullneti politik për de-eskalim real dhe për më tepër biseda domethënëse politike dhe lëvizje, përtej diskutimeve përgatitore", tha Mistura.

SHBA: Konfirmohet garantimi i mbrojtjes reciproke në NATO

Posted: 27 Jun 2017 11:48 PM PDT

Dhoma Përfaqësuese, ku shumicën e kanë republikanët e zotit Trump, mbrëmë votoi me 423 vota për dhe vetëm 4 kundër, për rezolutën me të cilën "në mënyrë solemne riafirmohet" përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Artikullit 5 të Marrëveshjes Veri Atlantike.

Me këtë dokument, po ashtu, i bëhet thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj së paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është një çështje me të cilën presidenti Trump u ka bërë presion aleatëve, shumica e të cilëve kishin dështuar ta plotësonin këtë obligim.

Gjatë vizitës së tij në muajin maj në selinë e NATO-s në Bruksel, zoti Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO-s, duke i shqetësuar aleatët në këtë aleancë.

Më vonë ai e ka mbështetur mbrojtjen reciproke në NATO.

"Me të gjitha kërcënimet që ne dhe partnerët tanë ballafaqohemi në gjithë botën, NATO-ja e fuqishme dhe e sigurt është shumë më e rëndësishme se kurrë më parë", tha kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, republikani Paul Ryan, që ishte sponzorizues i rezolutës së bashku me lideren demokarte në këtë dhomë, Nency Pelosi, dhe me ligjvënës të tjerë të njohur.

Perez: Kam biseduar me Mendesin, ja çfarë do të bëjë Ronaldo

Posted: 27 Jun 2017 11:48 PM PDT

Florentino Perez beson se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid.

"E di se Cristiano është i nervozuar, por mendoj se do të qëndrojë", tha Perez për esRadio.

"Nuk ka folur me të", tha Perez për Ronaldon. "Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të presim dhe të bisedojmë pas Kupës së Konfederatave".

Perez më tej ka treguar se ka folur me agjentin e lojtarit, Jorgen Mendes, duke thënë se këtu gjërat janë ekzagjeruar paksa.

"Kam folur me Mendesin rreth Cristianos. Nuk ka nevojë që të brengosemi më shumë se që duhet", shtoi Perez.

Perez gjithashtu ka mbështetur sërish portugezin pas akuzave për evazion fiskal.

"Ai është njeri me integritet dhe do t'i përmbush detyrat e tij. Ka shumë njerëz që kanë dashur ta lëndojnë me taksa dhe tema tjera dhe ai e ndjen atë". /Lajmi.net/

“Politizimi i AKP-së” zvarritë shpërndarjen e parave për punëtorët

Posted: 27 Jun 2017 11:43 PM PDT

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, tha për Radion Evropa e Lirë se muajin e kaluar kjo agjenci ka shpërndarë 2.8 milionë euro për rreth 4 mijë ish-punëtorë të 28 ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas rregullores që daton që nga koha e Administratës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), fondi prej 20 për qind, ndahet nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve dhe ajo u takon punëtorëve.

"Nga fondet e 20 përqindëshit, deri me tani agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore", tha Kaloshi.

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ka filluar që nga viti 2002. Deri më tani janë privatizuar mbi 1300 ndërmarrje, kurse shuma e mjeteve të grumbulluara nga ky proces ka arritur në mbi 760 milionë euro. Këto mjete mbahen të ngrira në Bankën Qendrore të Kosovës.

Kurse, 90 milionë euro janë transferuar si fonde tepricë në buxhetin e Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e punëtorëve e konsiderojnë të zvarritur procesin e shpërndarjes se 20 përqindëshit, për shkak të, siç thonë ata, zgjatjes tej mase të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Haxhi Arifi, tha se vonesat eventuale ndodhin për shkak të disa ankesave të ish-punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Megjithatë Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe procesi i privatizimit duhet të ketë një periudhë kohore se kur do të përfundojë.

"Po të kishte angazhim më të madh, si nga ana e ndërkombëtarëve po ashtu edhe vendorëve, do të realizoheshin më tepër lista të punëtorëve për 20 përqindësh", tha Arifi.

Ndërkaq, ekspertë të çështjeve ekonomike nuk e mohojnë faktin e zvarritjes së lëndëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatë Supreme, por që problemi kryesor për vonesat e shpërndarjes se 20 përqindëshit, sipas tyre, është politizimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ismail Kastrati, thotë se procesi i privatizimit ka filluar dhe vazhduar keq. Si i tillë, ky proces, sipas Kastratit, po sjell probleme edhe për shpërndarjen e 20 përqindëshit.

"Është e vërtetë që gjykata i neglizhon lëndët, por problemi kryesor është brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit".

"Agjencia Kosovare e Privatizimit është mjaft e politizuar. Prandaj, AKP-ja nuk ka mundur të veprojë në mënyrë profesionale, por më tepër ka vepruar me qëndrime politike", tha Kastrati.

Sidoqoftë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshitpër punëtorët e kualifikuar edhe të ndërmarrjeve tjera.

Mustafa: Të mos mbetet vlerësim fillestar, DnV dhe KQZ të merren seriozisht me fletëvotimet e prishura

Posted: 27 Jun 2017 11:33 PM PDT

Mustafa, që ka qenë shef i komisionin për ekonomi, tregti dhe industri legjislaturën e fundit, ka thënë se KQZ-ja dhe DnV duhet ta marrin më seriozisht problemin e fletëvotimeve të pavlefshme, që sipas tij, la shkuar në numër të madh.

Mustafa ka thënë se pajtohet me Kryeziun që edukimi i votuesve është problemi kryesor, por ka thënë se si mund të shpjegohet fakti se ka kaq shumë fletëvotime të pavlefshme.

Kjo është letra e plotë e z.Mustafa:

TE MOS MBETEMI ME VLERESIME FILLESTARE DHE VETEM TE NJE NUMRI TE FLETEVOTIMEVE TE PAVLEFSHME

(Lidhur me pergjegjen e z. Ismet Kreyziu ne letren time te hapur).

Duke e falënderuar z. Kryeziu për informatën ( përgjigjen ndaj letrës sime te hapur drejtuar atij dhe KQZ) dhe te dhënat qe ofron ajo shpresoj se kjo çështje nuk do te mbetet me kaq dhe se edhe DnV edhe KQZ , po edhe subjektet ta marrin këtë pune me seriozitet, aq me tepër ku sic thotë edhe z. Kryeziu kjo dukuri e fletevotimeve te pavlefshme është ne rritje po shkon kah 10%, dhe si duket është shume me e shprehur se sa ne Shqipëri për shembull.

Duke u pajtuar me z. Kryeziu se një nga problemet kryesore është edukimi i votuesve dhe neglizhenca ;lidhur me këtë e partive politike e do te thoja edhe e shoqërisë civile e sid0mos edhe e KQZ e mediave . Por është e vështire te pranohet fakti se ne këto zgjedhje votuesit janë me pak te përgatitur se ne ato parapraket ( po krijohet një përvoje, ka një mësim, votuesit janë me te ri dhe jo te prirur te bëjnë gabime si et moshuarit) e pra kemi rritje te numrit te fletëvotimeve te pavlefshme! Si te shpjegohet kjo ?

Sa i përket vlerësimit lidhur me % e arsyeve qe kane rezultuar me shpallje te votave te pavlefshme, si dhe përjashtimit te prishjes se qëllimshme te votave ( shihet se janë 12% ose rreth 6000 vota ne total, gati një deputet), nuk di se është bere auditimi ? Sa ka qene numrit i e fletëvotimeve qe ka përfshi ky auditim fillestar dhe si janë zgjedhe fletëvotimet për auditim? Nese kemi te themi 5000 vendvotime, atëherë numrat e vendvotimeve hyjnë ne nje model statistikor dhe prej tyre nxirret një moster e rastit ta zëmë e se paku 248 kutive dhe kësaj i behet auditim i gjithanshëm, ndoshta e forzenik , ne mënyre qe te nxirren konkluza reale. Ndaj shpresoj se edhe DnV, edhe pjesëtaret e tjerë te shoqërisë civile, subjektet politike, institucionet përgjegjëse shtetërore, kësaj here nuk do te mbeten me vlerësime fillestare dhe se do te marrin gjithçka është e nevojshme qe fenomen te trajtohet me seriozitetin e duhur dhe qe ne votimet e ardhme te vjen duke u zvogëluar e jo duke u rritur siç na ndodhi sivjet.

7500 euro për zmadhimin e gjoksit dhe heqjen e dhjamit, si e pësoi shqiptarja nga kirurgu turk

Posted: 27 Jun 2017 11:29 PM PDT

I pandehuri Hakan G. u fajësua për operacionin e kryer në dhjetor të vitit 2011 te një femër që kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave e dhjamit në pjesën e barkut. Ndërhyrja estetike, për të cilën ka paguar 7500 euro, jo vetëm që nuk e ka zbukuruar pacienten G.B., por i ka sjellë asaj probleme të rënda shëndetë- sore dhe humbje e përhershme në 25 për qind të aftësisë për punë. Procesi ndaj mjekut Hakan G., i cili u gjykua pa masë sigurimi, nisi në maj 2015 dhe përfundoi në ditët e para të qershorit 2017. Në të njëjtin vendim gjykata i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 2-vjeçare. Për të bashkëpandehurën e tij, mjeken Rezarta K., gjykata vendosi pushimin e akuzës, pasi ndjekja penale ndaj saj nuk duhet të vazhdonte me. Në vijim zbardhet historia e gabimit mjekësor të kirurgut estetik turk, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës.

HISTORIA

Më 21.12.2011 shtetasja G.B. i është nënshtruar një trajtimi kirurgjikal në një spital privat në Tiranë në pjesën e gjoksit dhe të barkut, ku nëpërmjet këtij operacioni kërkonte të zmadhonte gjoksin dhe të bënte tërheqje të lëkurës në zonën e barkut. Sipas saj, që nga koha kur ajo është operuar ka pasur probleme të rënda shëndetësore si rezultat i operacionit të kryer. Është administruar kopje e kartelës së kësaj shtetaseje, si dhe është marrë deklarimi i së dëmtuarës, ku deklarohet se për një vit rresht gjendja e saj nuk është përmirësuar, por i janë shkaktuar dëmtime të rënda fizike si rezultat i operacionit të bërë nga ana e mjekut Hakan G. Nga deklarimi i shtetases G.B. ka rezultuar se mjekët Hakan G. dhe Rezarta K. i kanë kryer asaj një vizitë.

E kanë pyetur se çfarë ndërhyrjesh ishte e interesuar të bënte. Ajo u ka thënë që donte të operonte barkun dhe të zmadhonte gjoksin. Sipas saj, mjeku turk i ka shpjeguar se është e mundur që këto ndërhyrje kirurgjikale të realizoheshin njëherazi dhe doktori turk i ka premtuar se rezultati i operacionit do të ishte i shkëlqyer. Duke qenë se doktori që i kishte premtuar ishte dhe ai që do të bënte ndërhyrjen i ka shpjeguar se shpenzimet për operacionin ishin 3900 euro për barkun dhe 3500 euro për gjoksin.

Duke u bazuar te parashikimet e mjekut dhe premtimet e tij, kallëzuesja ka vendosur të kryente operacionin më datë 21.12.2011. Duke u nisur nga premtimi i mjekut se pamja e jashtme do t'i përmirësohej, ajo ka vendosur që të bëjë operacionin duke rënë dakord edhe për pagimin e shumës përkatëse.

OPERACIONI

Më datë 21.12.2011, kallëzuesja është paraqitur te spitali në fjalë në orën 08:00. Ka takuar koordinatoren dhe bashkë me të ka firmosur disa letra që ajo ia ka dhënë, por që G.B. nuk i ka lexuar. Rreth orës 11:00 ka hyrë në operacion dhe ka dalë nga operacioni rreth orës 19:00. Më pas, ajo ka qëndruar 4 ditë e shtruar në spital. Në momentin që i ka dalë narkoza ka ndier dhimbje të madhe te pjesa e barkut dhe e gjoksit. Mjeku i cili kishte bërë ndërhyrjen, doktori turk Hakan G., i ka shpjeguar se ishte normale që të kishte dhimbje. Pas 4 ditësh ajo ka dalë nga spitali, megjithëse nuk ishte e zonja të ngrihej në këmbë, por i kanë thënë që është normale dhe duhet të largohej, ose duhej të paguante spitalin çdo natë 80-120 euro. Duke qenë se ishte keq, ajo sqaron se dy ditë ka qëndruar me forcë, pasi plaga i rridhte gjak, ndërkohë mjekët i thoshin se ishte normale.

"ESHTE NORMALE"

G.B. ka deklaruar se mjekët i kishin vënë dy tuba, me një prej të cilëve urinonte dhe tjetri ishte për të nxjerrë gjakun që grumbullohej në plagë. Ditën që ka dalë nga spitali i kanë hequr tubin e kanalit të urinës. Ajo ka paguar 7500 euro dhe më pas është larguar nga spitali. Gjendja e saj ishte e keqe, pasi kishte shumë dhimbje dhe barku ka filluar t'i infektohej. I ka telefonuar doktoreshë Rezartës dhe i ka treguar që kishte dhimbje, dhe ajo i ka thënë se duhej të bënte durim pasi ishte normale. Pas katër ditësh ka ardhur përsëri në Tiranë, pasi plaga i ishte hapur.

OPERACION PER SE DYTI

Pasi ka shkuar te spitali privat e kanë pritur dy doktorët që e kanë operuar. Ata e ka futur sërish në sallën e operacionit dhe e kanë operuar përsëri, operacion i cili zgjati tri orë. Kësaj radhe ka qëndruar në spital vetëm një natë. G.B. është kthyer përsëri në qytetin e saj në Jug të vendit dhe ka qenë në të njëjtën gjendje me dhimbje të forta dhe rrjedhje gjaku, duke ndenjur e shtrirë një muaj pa lëvizur nga krevati. Ndërkohë që vazhdimisht ka telefonuar spitalin për shqetësimet që kishte. I ka shpjeguar doktoreshës që edhe gjoksin nuk e kishte normal. Është ngritur në këmbë mbas tre muajve dhe për shkak se i duhej të bënte disa dokumente për leje qëndrimi në Itali ka shkuar atje.

Për një vit e 3 muaj ajo ka qenë e paaftë për punë, për shkak të kësaj ndërhyrjeje që i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe mund t'i rrezikohej jeta në rast se nuk kryen ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Kur është kthyer te spitali privat, mjekët nuk i kanë dalë më në takim.

Dëme të pakthyeshme, gjykata: Kirurgu duhet ta parashikonte

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, ekspertët të cilët kanë përpiluar akt-ekspertimin mjekoligjor kanë konstatuar se dëmet e vërejtura te kallëzuesja G.B. "klasifikohen si dëmtime të përhershme, të pariparueshme, me prishje të estetikës së trupit, deformim të nivelit të gjoksit dhe të barkut". Sipas tyre, spostimi i buzës së plagës dhe asimetria e gjinjve është pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. Gjykata në vlerësimin e saj shprehej se: "I pandehuri, me veprime aktive, të shtrira në kohë, i ka krijuar bindjen së dëmtuarës për të bërë ndërhyrjen në mënyrë të paprotokolluar, pa hartimin korrekt të kartelës klinike për këtë fakt, që më pas ka sjellë dëmtimin e rëndë të pacientes". Po sipas gjykatës, i pandehuri Hakan G. kishte detyrim dhe mundësinë të kuptonte që një operacion i tillë do të sillte pasoja shëndetësore për pacienten. "I pandehuri nuk e ka dëshiruar pasojën e ardhur, por kishte detyrimin dhe mundësinë ta parashikonte atë", shprehej gjykata. /panorama

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more