Skip to main content

“Këto janë grupet parlamentare të Kuvendit të ri dhe emrat e deputetëve” plus 4 more Ferizaj Press

“Këto janë grupet parlamentare të Kuvendit të ri dhe emrat e deputetëve” plus 4 more Ferizaj Press


Këto janë grupet parlamentare të Kuvendit të ri dhe emrat e deputetëve

Posted: 28 Jun 2017 07:22 AM PDT

Nga 39 ulëse në Kuvend për deputetë, sa ka fituar koalicioni PDK-AAK-Nisma, më 11 qershor, PDK do t'i ketë 23 sosh, AAK 10, ndërsa Nisma vetëm 6. VV ka fituar një mandat të ri, duke çuar në 32 numrin e ulëseve, derisa LDK-AKR 29 mandatet i ndajnë në 23 për LDK-në, 4 për AKR-në, ndërsa dy për themeluesit e Alternativës.

Rezultatet përfundimtare për kandidatët për deputetë të koalicionit PAN, të siguruara nga Gazeta Express kanë sjellë ndryshime në ndarjen e ulëseve për deputetë të partive brenda koalicionit, që doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Numërimi dhe rinumërimi i kutive që nuk ishin kryer më 11 qershor, ka lënë jashtë Kuvendit dy kandidatë të Nismës për deputetë, duke e ulur numrin e mandateve parlamentare të partisë së Fatmir Limajt në 6, nga 8 sa ishte llogaritur sipas rezultateve preliminare.

Enver Hoti dhe ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës në legjislaturën e shpërberë, Valdete Bajrami, kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, duke mos siguruar sërish ulëse në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

23 mandate do t'i takojnë PDK-së nga votat brenda koalicionit, ndërsa 9 AAK-ja e mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Por, PDK-ja mund të rritet edhe për një deputetë, në 24 të tillë, në rast se i bie që ulëse në Kuvend të marrë një grua deputete, sipas ndarjes me kuotë gjinore të mandateve në Kuvend. Në këtë rast AAK-ja do të mbetej me 9 deputetë.

E për këtë ulëse në garë janë pikërisht dy kandidatë nga Deçani të këtyre dy partive – Safete Hadergjonaj dhe Rasim Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Ndryshime të vogla ka edhe në listën e partisë së dytë të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjes Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, nga numërimet përfundimtare ka fituar edhe një mandat shtesë në Kuvend, duke arritur 32 numrin e ulëseve.

Ndërsa, humbja e një mandati të koalicionit LDK-AKR, e ka lënë partinë e Behgjet Pacollit me vetëm katër deputetë. 23 nga 29 ulëset i kanë siguruar deputetë e LDK-së, ndërsa dy janë për Mimoza Kusari-Lilën dhe Ilir Deden që garuan në këtë listë si themelues të Alternativës.

Kjo është lista përfundimtare e deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit: 

PDK-AAK-NISMA:

1. Kadri Veseli (PDK)
2. Ramush Haradinaj (AAK)
3. Sala Berisha-Shala (PDK)
4. Fatmir Limaj (NISMA)
5. Daut Haradinaj (AAK)
6. Teuta Haxhiu (AAK)
7. Enver Hoxhaj (PDK)
8. Mergim Lushtaku (PDK)
9. Ganimete Musliu (PDK)
10. Memli Krasniqi (PDK)
11. Elmi Recica (PDK)
12. Time Kadrijaj (AAK)
13. Andin Hoti (PDK)
14. Fatmir Xhelili (PDK)
15. Evgjini Thaci-Dragusha (PDK)
16. Agim Aliu (PDK)
17. Bekim Haxhiu (PDK)
18. Blerta Deliu-Kodra (PDK)
19. Haxhi Shala (NISMA)
20. Zafir Berisha (NISMA)
21. Mexhide Mulaku-Topalli (PDK)
22. Bilall Sherifi (NISMA)
23. Milaim Zeka (NISMA)
24. Flora Brovina (PDK)
25. Abdyl Salihu (PDK)
26. Shkumbin Demaliaj (AAK)
27. Luljeta Veselaj-Gutaj (PDK)
28. Ahmet Isufi (AAK)
29. Rrustem Berisha (AAK)
30. Albulena Balaj (NISMA)
31. Nezir Cocaj (PDK)
32. Zenun Pajaziti (PDK)
33. Xhevahire Izmaku (PDK)
34. Xhavit Haliti (PDK)
35. Pal Lekaj (AAK)
36. Leonora Bunjaku (PDK)
37. Hajdar Beqa (PDK)
38. Blerim Kuçi (AAK)
39. Rasim Selmani (AAK) [Safete Hadergjonaj (PDK)]

LVV:

1. Abin Kurti
2. Shpend Ahmeti
3. Aida Dërguti
4. Dardan Molliqaj
5. Visar Ymeri
6. Albulena Haxhiu
7. Dardan Sejdiu
8. Glauk Konjufva
9. Donika Kadaj-Bujupi
10. Finsik Ismaili
11. Rexhep Selimi
12. Besa Baftiu
13. Adem Mikullovci
14. Dukagjin Gorani
15. Fatmire Kollqaku
16. Liburn Aliu
17. Ali Lajçi
18. Arbërie Nagavci
19. Driton Çaushi
20. Sami Kurteshi
21. Drita Millaku
22. Faton Topalli
23. Ismajl Kurteshi
24. Shqipe Pantina
25. Salihu Salihu
26. Mytahir Haskuka
27. Saranda Bogujevci
28. Frashër Krasniqi
29. Valon Ramadani
30. Fitore Pacolli-Dalipi
31. Qendron Kastrati
32. Arbër Rexhaj

LDK-AKR: 

1. Avdullah Hoti (LDK)
2. Driton Selmanaj (LDK)
3. Vjosa Osmani-Sadriu (LDK)
4. Behgjet Pacolli (AKR)
5. Lumir Abdixhiku (LDK)
6. Mimoza Kusari-Lila (A)
7. Anton Çuni (LDK)
8. Kujtim Shala (LDK)
9. Teuta Rugova (LDK)
10. Ilir Deda (A)
11. Labinot Tahiri (AKR)
12. Valdentina Bunjaku-Rexhepi (LDK)
13. Lutfi Zharku (LDK)
14. Arben Gashi (LDK)
15. Lirije Kajtazi (LDK)
16. Ramiz Kelmendi (LDK)
17. Fidan Rekaliu (LDK)
18. Hykmete Bajrami (LDK)
19. Arban Abrashi (LDK)
20. Ismet Beqiri (LDK)
21. Besa Gaxherri (LDK)
22. Hashi Avdyli (LDK)
23. Korab Sejdiu (AKR)
24. Doruntinë-Maloku-Kastrati (LDK)
25. Islam Pacolli (AKR)
26. Naser Rugova (LDK)
27. Mirjeta Kalludra (LDK)
28. Armend Zemaj (LDK)
29. Imet Rrahmani (LDK) ./GazetaExpress/.

9 biznese ferizajase përfitojnë pronë komunale për shfrytëzim për 99 vjet

Posted: 28 Jun 2017 03:11 AM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të mërkurë ka bërë nënshkrimin 9 marrëveshjeve me afaristë të ndryshëm të cilët kanë përfituar të drejtën shfrytëzimit të pronave komunale për 99 vjet.
Me këtë rast është premtuar rritje e numrit të punëtorëve në disa pjesë të Ferizajt ku toka komunale do të shndërrohet në punishte të suksesshme.
Tokat që u janë dhënë në shfrytëzim bizneseve janë në zonën industriale në fshatin Babush dhe në pjesë të tjera, disa nga bizneset i kishin në shfrytëzim këto toka për 10 vite ndërsa tani u është zgjatur afati.
Kryetari i komunës u zotua se do të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme të investimeve dhe marrëveshjet do të rishikohen sa herë të jetë e nevojshme.
"Zhvillimi i këtyre bizneseve është domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik dhe përcaktim i qeverisë komunale. Unë ju uroj juve që jeni përfitues të pronave komunale për zhvillimin e bizneseve tuaja. Ne bazë të punëve paraprake të realizuara të cilat i ka parë komisioni i formuar për këtë çështje pas procedurave të Kuvendit ju jeni përzgjedh në bazë të një konkurrencë lojale. Mirëpo ne kemi ende punë për të bërë edhe pas nënshkrimit të kësaj kontrate, sepse një pjesë e punëve tuaja do të mbikëqyren nga komuna dhe në të njëjtën kohë jeni të obliguar që t'i respektoni dinamikat e investimeve ,sepse unë ka marrë një vendim që komisioni i komunës do t'i raportojë kryetarit të komunës për investimet çdo 6 muaj. Në rast se nuk i përmbaheni kësaj dinamike natyrisht se do t'i nënshtroheni procedurave të rishikimit të këtyre kontratave" u ka thënë kryetari Svarqa afaristëve ferizajas të cilët kanë nënshkruar kontratat me komunën sot.
Ndërkaq përfaqësues të bizneseve thanë se koha e gjatë e shfrytëzimit të pronave komunale do t'u mundësojë të bëjnë investime të qëndrueshme dhe të rrisin kapacitetet prodhuese e të kenë sa më shumë punëtorë të angazhuar.
Nysret Sylejmani nga fshati Rahovicë tregoi se do të fillojë një veprimtari bujqësore në një tokë të këtij fshati në mënyrë që të përfitojë edhe bujqësia nga prodhimi vendor, por edhe të mos mbesin djerrina këto prona publike të pashfrytëzuara deri më tani.
Falënderime të shumta për këtë iniciativë shprehën edhe afaristët e tjerë duke treguar se përkrahja e komunës për veprimtaritë e tyre tani është e prekshme.

Sa të Hapura janë Komunat e Kosovës në Raport me Vendet e Ballkanit Perëndimor?

Posted: 27 Jun 2017 03:22 PM PDT

Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave jo-qeveritare ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura, dhe llogaridhënies së pushtetit lokal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në periudhën kohore nga muaji Tetor deri në Dhjetor të vitit 2016 anëtarët e rrjetit “ActionSEE” dhe Open Data Kosovo punuan në një hulumtim të detajuar bazuar në metodologji shkencore përmes të cilit është analizuar sa të hapura janë qeverisja e nivelit lokal, duke marrë si mostër 144 komuna nga 6 vende dhe mbi 60 indikatorë për komunë. Kriteret që masin sa të hapura janë komunat fokusohen në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë gatishmërinë e komunave për të shërbyer si institucione për nevoja të qytetarëve. Hapja e qeverisjes lokale për në studimin tonë përfshinë transparencën dhe efikasitetin e institucioneve si dhe komunikimin e tyre me qytetarët.

Në krahasimin rajonal të qeverisjeve lokale, Kosova gjendet gati në fund me vetëm 26.7% të kritereve të përmbushura. Shqipëria qëndron e fundit, shënon vetëm 12.1%, ndërsa Mali i Zi më i suksesshmi nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përmbush 57.5% të tyre.

Komunat që i nënshtrohen vlerësimit u përzgjodhën rastësisht në një mostër, ato janë: Dragash, Ferizaj, Gllogoc, Graçanicë, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mamushë, Mitrovicë, Partesh, Podujevë, Ranillug, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan. Nga këto: më të suksesshmet janë Mitrovica (59.8%), Dragashi (44.5%) dhe Podujeva (39.7%). Në fund të këtij vlerësimi gjenden komunat si: Zvecani, Zubin Potoku dhe Parteshi që kanë mbushur 0% deri në 1% të kritereve.

Problemet kryesore u vërejtën janë ne fushën e komunikimit me publikun si dhe pjesëmarrjen qytetare ne vendimmarrje, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve dhe politikave. Poashtu, qeveritë lokale të Kosovës janë ndër më pak transparentet kur bëhet fjalë për buxhetin, informacionet organizative dhe transparencën e prokurimit publik.

 

Në Kosovë nuk kemi politikan por kemi partiakë

Posted: 27 Jun 2017 03:13 PM PDT

Shkruan: Albert Ramadani

Ne të gjithë vendet e botës vendet udhëhiqen nga partitë dhe nga disa grupe ekspertesh apo politikbërsit te cilit njohin fushat të ndryshme dhe të nevojshme për të qeverisur sistemin brenda dhe jashtë shtetit të cilit ju shërbejnë.Kur flasim për Kosovë, nuk vjen ne shprehje te ketë qeverisje nga ekspertet,edhe pse të gjitha partitë bëjnë gara për të tërhequr figura ekspertesh,njerëz të shoqërisë civile,ku këta të fundit shkojnë për ta rregulluar sistemin e ati grupi apo partie për ti dhënë ndryshim nga brenda dhe për të reflektuar pozitivshtë.

Ne fakt kemi ardhur ne përfundim se partitë tek në Kosovë nuk bëjnë gara për ti marr apo future ne gjirin e vet për ta rritur vlerën por ma tepër për ta ulur vlerën ne shoqëritë tona se marrja apo futja e një ekspertit ne hirearkitë partiake është një zë më pakë ne shoqëritë tona,marrja dhe futja ne emër te ekspertit apo njohësit te fushave te ndryshme në brendësi të partisë ne mënyrë automatike shuan idenë dhe qëllimin për ti dhënë vendit kahje pozitive.

Deri më tani të gjithë partitë kanë treguar se ne partitë e tyre nuk ka politikan por ka vetëm partiak,kur ke politikan kuptimin ekspertesh fushave aj qon proceset përpara kuptimin profesional,politikani apo politik-bërsi nuk mban inate apo interesa grupore e partiake aj ndikon në fushat për të cilat është thirrur,tek ne pak parti ke qe ju lejojnë apo ju japin hapësirë personave me njohuri politike apo diplomatike,ne parti duhet të ketë njohës te shumë fushave si marrëdhënieve ndërshoqërore ekspert për fusha dialoguese nuk do të thotë dialog vetëm kur të na thërret bashkësia ndërkombëtare apo me një fjalë vetëm e vetëm "kur të na tërheq për flokësh"dialogues duhet të kemi edhe për të gjitha çështjet siç janë politike,ekonomike,sociale etj.

Me një fjalë Kosovës i duhen politikane dhe ekspertet jo militante te cilët shndërrohen ne grupe udhëheqëse partiake, ku nuk janë ne gjendje ta shtynë asnjë çështje parimore për shtetin dhe shoqërinë, vetëm e vetëm sa kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë për afër dy dekada këtë shoqëri .

Reciprociteti-do të duhej të vlen edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë

Posted: 27 Jun 2017 03:11 PM PDT

Shkruan: Refik HASANI
Institucionet e Kosovës nuk duhet të hezitojnë edhe më tej, por legjislatura e gjashtë e Parlamentitë të Kosovës duhet të përgatitë dhe të miratojë një deklaratë, pse jo edhe një rezolutë lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve për Krahinën e mbetur nënë administrimin e Serbisë. Shqiptarët nga kjo pjesë me të drejtë presin që Kosova të ngrit zërin, shtrojë dhe mbrojë të drejtat tona që na takojnë si ato individuale dhe ato kolektive. Kjo pjesë nuk duhet dhe nuk mundë të jetë një monedhë dhe çmim që Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të sakrifikohen shqiptarët nga tri komunat. Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë një kartë e fortë për Kosovën nëse dihet të shfrytëzohet mirë, duhet të jenë një balansues në masën e kandarit politik dhe diplomatik me serbët lokal të Kosovës.Prishtina së bashku me Tiranën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ta ngritin çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Çështja e shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të jetë edhe në agjendën, fjalorin dhe temën e bisedave në të gjitha nivelet për të gjithë, veçmas nga Presidenti, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës. Për diplomacinë e Tiranës dhe politikën e Prishtinës, hapësira e tri komunave ende është-temë tabu, prandaj duhet sa më parë të ,,shkrihet" , kjo temë lidhur me qëndrimin që kanë mbajtur dhe ende janë duke mbajtur institucionet e dy shteteve ndaj shqiptarëve në këto tri komuna. Është momenti i fundit që diplomacia e Tiranës në bashkëpunim me politikbërsit e Prishtinës të thonë të vërtetën për shqiptarët. Është për të ardhur keq që asnjëherë deri tani në vija institucionale të dy shtetet, Kosova e Shqipëria, nuk kanë debatuar në parlamentet e tyre me ndonjë pikë të rendit të punës rreth gjendjes së shqiptarëve.Është gabim politik dhe diplomatik nëse mendohet që Kosova i ka,,duart e lidhura" që ta mbrojë çështjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të kësaj ane. Në asnjë rast nuk guxon të përsëritet gabimi i funskionimi të zyrës në kuadër të Komunës së Gjilanit në bazë të rezolutës të Paalamentit të Kosovës. Edhe në bisedimet, në mesë të Prishtinës dhe Beogradit duhet të përqendrohen edhe rreth reciprocitetit, sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera si të pagjeturit, etj. Kosova veçmas pas 17 shkurti 2008, nuk mund të arsyetohet pse çështjen e shqiptarëve nga kjo pjese nuk e ka shtruar për ta debatuar. Me të drejtë ne popullata shqiptare nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana, veçanërisht nga Prishtina, që ta ngritin zërin, mbrojnë dhe përfaqësojnë edhe interesat tona në këtë hapësirë etnike shqiptare. Kjo krahinë është mbetur në harresë, nën mëshirën e kohës. Ne shqiptarët e ish-Jugosllavisë si qendër të shkollës dhe dijës, e kemi patur Prishtinën, e kemi patur ,,busull e orientimit".Minoriteti serbë në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat, bile më shumë se ç'ju takojnë edhe me çdo të drejtë ndërkombëtare. Janë të përfaqësuar me njëzet ulëse në parlament të Kosovës, i udhëheqin dy ministri.Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë të privuar nga të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive. Rajoni i kësaj krahine gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën, në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138 vendbanime, 85 bashkësi lokale dhe17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në tri komunat me shumicë shqiptare, jetojnë 101.549 banorë. Edhe pse kanë këtë numër përafërsisht sa janë serbët lokal të Kosovës, shqiptarët sot nga tri komuna, nga Serbia vazhdimisht injorohen, përbuzen dhe shkelen të drejtat e tyre, nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe, mungon përkujdesja shëndetësore, nuk ka ndonjë Spital regjional, por shqiptarët bredhin për shërim herë në Prishtinë, Nish, Shkup e Beograd. Nuk u bë pagimi i dëmeve të luftës dhe nuk i investuar për kthimin e të dëbuarve dhe kategorisë së të zhvendosurve shqiptarë. Nuk ka ende amnisti për luftëtarët e UÇPMB-së, përkundrazi arrestimet nuk kanë të ndalur. Përdorimi i flamurit dhe gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore ende është çështje e pazgjidhur në tri komunat e cekura.Asnjëherë nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të serbëve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga andej që janë në Kosovë. Kjo Krahinë është shndërruar në një karantinë militarizimi të forcave paramilitare me shumë baza ushtarake të ushtrisë Serbe, ku janë vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale që krijojnë frikë dhe mbjellin një psikozë të pasigurisë. Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në komunën e Medvegjës, Karadakë të Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit. Institucionet e Kosovës duhet të na japin instruksione të menduara mirë dhe shumë të qarta për çështjen e Këshillit Nacional, marrëveshjes së Konçulit, pjesëmarrjes apo jo të neve shqiptarëve për parlament të Serbisë etj. Mediat tona shqiptare duhet të njoftojnë, sensibilizojnë dhe alarmojnë opinionin e gjerë, të shfaqin interesim më të madh për zhvillimet që po rrjedhin brenda Serbisë dhe qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve në këtë republikë. Përfundimisht të hapet ,,kutia e pandorës" lidhur me ndërtimin e reciprocitetit Kosovë-Serbi, duke e shtruar në tavolinë edhe çështjen e kësaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.Institucionet e Kosovës të formojnë një qëndrim, platformë a strategji afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si t'i artikulojnë kërkesat shqiptarët nga kjo pjesë. Në Kosovë jetojnë mbi 50 mijë banorë të ardhur si të dëbuar, zhvendosur nga konflikti dhe lufta e armatosur që nga qershori 1999, por asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për këtë kategori. Kërkojmë dhe ju bëjmë apel bartësve të institucioneve të Kosovës se nuk duhet të kenë hezitim dhe ta thonë troç: Të drejtat që gëzojnë minoriteti serbë në Kosovë, nuk mund t'iu mohohen me kurrfarë konventash ndërkombëtare as shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Faktori ndërkombëtar për serbët lokal që jetojnë në Kosovë ka kërkuar garanci dhe janë duke i realizuar, por edhe i monitorojnë vazhdimisht plotësimin e këtyre të drejtave. Angazhime duhet të ketë edhe nga ky faktor për realizimin e po atyre të drejtave edhe për shqiptarët nga kjo pjesë, veçmas nuk guxon të mungoj përpjekja nga Prishtina.Është pa përgjegjësi totale, sjellja jo adekuate ndaj shqiptarëve të asaj pjese, kur Kosova deri më tani nuk ka caktuar as edhe një zyrtarë, Koordinator apo departament që do merret me problematikën e kësaj krahine!?. Politika e shtetit të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me dy Akademitë tona dhe diplomacinë e shtetit Shqiptarë duhet të hartojnë një strategji veprimi dhe duhet të ngrihet në të gjitha instancat relevante ndërkombëtare. Reciprociteti luan rol dominues në ndërtimin e të gjitha marrëdhënieve në mesë të dy shteteve fqinje për shtetasit e njëri-tjetrit. Nuk duhet të pritet dhe të mbesim,,duke e pritur godon", a thua kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtet. Republika e Kosovës duhet të kërkojë të drejtat e shqiptarëve në Serbi nëse dëshirojmë ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të dy popujve më të mëdhenj të kësaj pjese të Ballkanit. Kjo duhet të jetë formulë e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more