Skip to main content

“Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie

Posted: 24 Jun 2017 09:58 AM PDT

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit. "Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato", ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit. Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend diskutabil në mes të Izraelit dhe Sirisë. Askush nuk është raportuar i plagosur nga hedhja e këtyre predhave. Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar për një burim ushtarak të ketë thënë se predhat kanë ardhur si shkak i përleshjeve në luftën e vazhdueshme civile në Siri. Ushtria izraelite paralajmëroi civilët në këtë zonë, duke u thënë atyre të shmangin zonën përgjatë kufirit të diskutueshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parlamenti britanik cak i sulmeve kibernetike

Posted: 24 Jun 2017 09:22 AM PDT

Zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se janë duke hetuar një sulm kibernetik që goditi sistemin e postës elektronike të Parlamentit britanik. Zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se kanë zbuluar disa përpjekje të paautorizuara për të hyrë në rrjet. Ajo shtoi se Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike është duke shqyrtuar sulmin dhe po e siguron rrjetin. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar u godit nga një sulm i madh kibernetik gjatë muajit maj i cili ndikoi në sistemet e tjera në mbarë botën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beograd: Aktivistët e komunitetit LGBT marshuan nën masa të rrepta sigurie

Posted: 24 Jun 2017 08:19 AM PDT

Nën masa të rrepta të sigurisë, shumë aktivistë të komunitetit LGBT, janë mbledhur në Beograd për të festuar në kuadër të organizimeve që po mbahen në shumë vende të botës, për të drejtat e këtij komuniteti. Derisa marshonin, rreth 100 aktivistë, mbanin me vete mbishkrimet "duam jetë dinjitoze për njerëzit" dhe "vlerësojmë mbështetjen". Parada është organizuar nga disa organizata lokale me sloganin "Le të dëgjohet zëri ynë". Organizatorët përmes një deklarate kërkuan zero tolerancë për dhunën  ndaj këtij komuniteti. Ani pse në numër të vogël, disa persona nga Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtuan paradën. Parada ka përfunduar pa asnjë incident serioz. Aktivistët përshëndetën propozimin për kryeministren e parë lezbike duke e konsideruar këtë, si hap historik për vendin e Ballkanit. Ndërkohë, parlamenti serb është mbledhur për të nisur procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Ana Brnabiq si kryeministre e re. Nëse votohet, 41-vjeçarja Brnabiq do të bëhet kryeministrja e parë e Serbisë dhe personi i parë në këtë pozitë si pjesë e komunitetit LGBT. Gjatë një parade të tillë të mbajtur më 2010, rreth 150 persona mbetën të lënduar, pasi nacionalistët serbë i sulmuan personat që po marshonin dhe u përleshën më pas me policinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes gazetarja franceze, e lënduar gjatë shpërthimeve në Mosul

Posted: 24 Jun 2017 07:34 AM PDT

Televizioni francez ka bërë të ditur se ka vdekur gazetarja franceze, Veronique Robert, e cili ishte plagosur në të njëjtën shpërthim mine, që vrau dy kolegë të saj në qytetin irakian, Mosul, gjatë kësaj jave. Robert ishte operuar në Bagdad dhe më pas u nis për trajtim në Francë, por vdiq nga plagët e marra, ka thënë transmetuesi francez. Gazetarët po shoqëronin forcat speciale të Irakut gjatë betejës për të rimarrë Mosulin nga grupi ekstremist Shteti Islamik.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova afër anëtarësimit në INTERPOL

Posted: 24 Jun 2017 06:16 AM PDT

Autoritetet në Kosovë presin që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia ndalon marshin e komunitetit LGBT për "arsye të sigurisë"

Posted: 24 Jun 2017 06:06 AM PDT

Zyra e guvernatorit të Stambollit ka ndaluar një marsh të planifikuar nga komuniteti LGBT në këtë qytet. Kjo zyrë ka bërë të ditur se parada është ndaluar për "shkak të sigurisë së pjesëmarrësve, turistëve", dhe "rendit publik". Aktivistët turq të këtij komuniteti patën njoftuar përmes rrjeteve sociale se me datën 25 qershor do të organizonin marshin në sheshin Taksim. Zyra e guvernatorit ka deklaruar se sheshi Taksim në Stamboll nuk është i projektuar për protesta dhe se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të përshtatshme. Kjo zyrë ka shtuar se disa grupe kanë ngritur " reagime serioze" kundër këtij marshi. Alperen Hearths, grup i ekstremit të djathtë, i lidhur me partinë politike ultranacionaliste, ka kërcnuar javën e kaluar se do të ndalojë mbajtjen e kësaj parade edhe nëse autoritetet e lejojnë një gjë të tillë. Paradat e komunitetit LGBT mbahen në Stamboll gjatë dekadës së fundit, mirëpo në vitin 2015 policia e ndaloi marshin duke përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji. Në marshin e vitit 2014, më shumë se 100,000 persona u patën mbledhur në Stamboll, duke shënuar një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBT, në botën myslimane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore në korrik

Posted: 24 Jun 2017 05:48 AM PDT

Komisioni Shtetëror i Maturës në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka vlerësuar se provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses. Provimi është mbajtur të shtunën në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionarë. "Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën", Derisa, në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji", thuhet në njoftim. Rezultatet e provimit të maturës shtetërore, bëhet e ditur, se do të publikohen më 3 korrik 2017, në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë. Ndryshe, provimi i maturës shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani paralajmëron SHBA-në për balancat në Lindjen e Mesme

Posted: 24 Jun 2017 05:14 AM PDT

Shefi i energjisë atomike në Iran, Ali Akbar Salehi, i cili ndihmoi në krijimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ka paralajmëruar SHBA-në, rreth shqetësimeve për balancimin e pushtetit në Lindjen e Mesme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Londër 800 familje evakuohen për shkaqe sigurie

Posted: 24 Jun 2017 04:34 AM PDT

Këshilli lokal i Londrës ka vendosur të evakuojë rreth 800 familje nga ndërtesat që i ka në pronësi, për shkaqe sigurie. Ky vendim vjen pas zjarrit të madh që vrau 79 persona në kullën Grenfell të Londrës. Njoftimi erdhi pas shqetësimeve në rritje të banorëve të shumë blloqeve të banesave në Britani. Këshilli i Camdenit është i pari që merr një hap kaq të madh, pas zjarrit që ndodhi javë më parë. Udhëheqja e Këshillit, Georgia Gould, ka thënë se vendimi është marrë për pesë blloqe banesash në pjesën veriore të Londrës, me arysetimin se pas përfundimit të inspektimit është konkluduar se nuk mund të garantohet siguria e banorëve në ato ndërtesa. Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes Twitterit, u ka thënë personave që janë evakuuar se do të bisedojë me autoritetet përkatëse për t'ju ofruar ndihmë. Renovimet e blloqeve të ndërtesave pritet të përfundojnë brenda katër javëve. "Zjarri në kullën Grenfell ka ndryshuar çdo gjë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e banorëvë tanë", ka thënë ndër të tjera Gould.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia, me politikë të re ndaj shteteve fqinje

Posted: 24 Jun 2017 04:03 AM PDT

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari dhe ajo e shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Greqi, i ka dhënë shtytje të re raporteve diplomatike të Maqedonisë me këto dy shtete fqinje, me të cilat ajo ka konteste të ndryshme që nga pavarësia e saj. Me Greqinë ka të pazgjidhur çështjen e emrit, që kontestohet nga Athina dhe me Sofjen çështjen e gjuhës, por edhe çështje tjera me identitetin dhe historinë.  Por, gatishmëria dhe mesazhet që erdhën nga këto vizita, se në raportet ndërmjettyre nuk duhet të ketë nxitje të tensioneve, apo politika të udhëhequra nga nacionalizmat, kanë ulur tensionet. Madje me Bullgarinë pritet që pas një muaji të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, ndërsa me Greqinë pritet rikthimi i bisedimeve për mbylljen e kontestit të emrit. Njohësit e çështjeve politike dhe ndërkombëtare, thonë se raportet e mira me shtetet fqinje janë thelbësore në të gjithë procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe për zhvillimin e tij dhe në të mirën e qytetarëve që kanë lidhje me këto shtete.  Mitko Gaxhovski, analist dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Shkup, thotë se Qeveria e re ka shumë për të mësuar nga Qeveria e kaluar se si nuk duhet të sillet me fqinjët. "Sa më shpejt të normalizohen raportet me fqinjët tanë që janë anëtarë të integrimeve euroatlantike, më mirë dhe më lehtë do të jetë për Maqedoninë që të vazhdojë me proceset e nisura nga Qeveria e re në rrugën e inkuadrimit të vet po në ato organizata ku tashmë kanë aderuar fqinjët tanë". "Vetëm me politike të fqinjësisë së mirë, ne mund të përparojmë si shtet dhe shoqëri, pasi politikat e nxitjes dhe krijimit të problemeve mund të izolojnë vendin dhe këtë pa dyshim se në radhë të parë do ta ndjejnë qytetarët, të cilët duan të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane",vlerëson Gaxhovski. Edhe Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se raportet me fqinjët janë të rëndësishme dhe se kjo, sipas tij, u dëshmua edhe në zgjedhjet e dhjetorit kur qytetarët dënuan me votën e tyre politikën konfliktuoze të Qeverisë së Gruevskit "Realisht, qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre në zgjedhjet e fundit treguan se Maqedonia duhet të krijojë një politikë krejtësisht të re në politikën e jashtme, pra afrimin e Maqedonisë me vendet e rajonit dhe më tej. Kështu që, këto zhvillime i shoh si përmirësim të imazhit të Maqedonisë për shkak se deri më tani ne kishim një qeverisje jo vetëm autokratike, por edhe konfliktuoze me fqinjët", thotë Sinani. Por, përveç me Bullgarinë dhe Greqinë, ekspertët thonë se Qeveria e re duhet të vendosë kontaktet edhe me qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri,si dy shtete fqinje shumë të rëndësishme edhe për faktin se një përqindje e madhe e popullsisë në Maqedoni është shqiptare. Me këto dy vende Maqedonia nuk ka konteste, por raportet duhet të zhvillohen në të gjitha sferat. "Nuk duhet të lihen anash edhe kontaktet bilaterale me shtetet tjera fqinje me Shqipërinë, Kosovën, po ashtu me Serbinë. Të gjithë këto kontakte janë të rëndësishme për raportet e mira fqinjësore, sidomos me problemet që shtetet i kanë të përbashkëta". "Nuk më habit fakti se kontaktet e para vendosen me ato shtete si me Greqinë dhe Bullgarinë, me të cilat deri tani kanë pretenduar se kanë pretekst për të bllokuar Maqedoninë në procesin e eurointegrimeve", thotë Bekim Kadriu, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare duke theksuar edhe nevojën që Maqedonia të ketë qasje pozitive në veçanti ndaj Kosovës në anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.  Ekspertët e konsiderojnëtë gabuar vlerësimin e qeverisë së re se duhet të ketë qasje neutrale ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.  Sipas tyre, qeveria e re duhet në këtë rast të ndjekë shembullin e qeverisë së kaluar e cila kishte votuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Posted: 24 Jun 2017 02:38 AM PDT

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka adresuar mesazhin e tij urues me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër - Bajramit. "Pas një muaji agjërim ku shprehem bindjen dhe përkushtimin ndaj Zotit, nesër para agimit besimtarët do të jenë fillimisht në xhami për të kurorëzuar përfundimin e agjërimit, fillimisht me faljen e namazit të Bajramit e për të vazhduar festën në familje, farefis e shoqëri të bashkuar në përgëzime e urime", ka thënë Tërnava. Me mesazhe për paqe e tolerancë, Myftiu Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët islam. "Në punët tona të përditshme jemi të obliguar të forcojmë paqen mirëqenien, dashurinë, respektin dhe solidaritetin mes njerëzve larg dhunës, konflikteve gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme. Misioni ynë në këtë botë është që të hapim shtigjet e lumturisë për njerëzimin, ky është misioni primar i fesë tonë islame", ka theksuar myftiu Tërnava. Festa e Fitër Bajramit pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i të vdekurve në Pakistan

Posted: 24 Jun 2017 02:32 AM PDT

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se është rritur në 45 numri i të vdekurve nga dy shpërthime në pjesën veriperëndimore në  qytetin Parachinar duke ngritur në 61, numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sulmet e 23 qershorit. Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi zyrtarët e qeverisë lokale dhe spitalore në këtë qytet kanë njoftuar se shumë nga viktimat e sulmeve janë në gjendje kritike. Doktori i spitalit, Sabir Hussain, ka thënë se kanë pranuar 261 persona nga këto sulme, 62 prej tyre në gjendje kritike. Grupi ekstremist sunit, Lashkar-e-Jhangvi mori përgjegjësinë për shpërthimet në një treg të mbushur me njerëz në Parachinar, qytet kryesisht me popullësi shiite. Policia ka njoftuar se dy shpërthimet kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë. Vala e sulmeve ka goditur Pakistanin në kohën e përgatitjeve për festën e Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kreditë për pushime e Bajram, varfërojnë buxhetet familjare

Posted: 24 Jun 2017 01:27 AM PDT

Ka vazhduar edhe sivjet tradita e bankave komerciale në Kosovë për lansimin e ofertave të ndryshme për kredi të shpejta, të cilat ndërlidhen me festat fetare apo edhe festa tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëshqitje masive të dheut në Kinë

Posted: 24 Jun 2017 01:21 AM PDT

Më shumë se 140 persona supozohet të kenë vdekur pas një rrëshqitje masive të dheut në një fshat në jugperëndim të Kinës, kanë njoftuar zyrtarët. Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, janë shkatërruar pas shembjes së një mali, duke bllokuar një pjesë të lumit prej dy kilometrash, ka njoftuar zyra e lajmeve të qeverisë. Më shumë se 400 persona kanë qenë pjesë e ekipit të shpëtimit, mirëpo transmetuesi shtetëror CCTV, ka raportuar se deri më tash është shpëtuar vetëm një çift dhe foshnja e tyre dy muajshe. Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur. Të paktën 12 persona janë vrarë në janar, pas një rrëshqitje të dheut, në një hotel në qendër të provincës Hubei.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës

Posted: 24 Jun 2017 01:05 AM PDT

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se pjesa e dytë e provimit të maturës, për rreth 25 mijë maturantë të Kosovës, do të zhvillohet sot. Këtij testi i nënshtrohen nxënësit që përfundojnë klasën e 12-të të arsimit të mesëm. Testi i maturës vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni: Rusia po vazhdon përdorimin e linjës së komunikimit

Posted: 24 Jun 2017 12:26 AM PDT

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se janë duke përdorur linjën e komunikimeve me Rusinë, për të anashkaluar përplasjet aksidenatale ajrore gjatë operacioneve të tyre në Siri. Ky lajm vjen pas një kërcnimi që bëri Moska gjatë kësaj jave se do të ndalte linjën e komunikimeve, pasi një aeroplan amerikan kishte rrëzuar një aeroplan luftarak sirian. "Linja e komunikimit është e hapur dhe jemi duke e përdorur", ka thënë koloneli, Ryan Dillon, zëdhënës i koalicionit të forcave ushtarake që përkrahen nga SHBA-ja, me bazë në Bagdad. Këto forca e luftojnë Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Pavarësisht paralajmërimeve që ka bërë Rusia për ndërprerje të kontakteve, zyrtarët amerikanë kanë thënë se rusët e kanë njoftuar ushtrinë amerikane për operacionet e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ky hap mund të shihet si tregues drejt një përmirësimi të mundshëm të raporteve të tensionuara në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore pret Qeverinë e re

Posted: 24 Jun 2017 12:09 AM PDT

Mbledhja e premiumeve (parave) për Sigurimet Shëndetësore, nuk do të fillojë as nga muaji korrik i këtij viti, siç ishte paralajmëruar nga Qeveria në largim e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq në inaugurim: Së bashku mund të lëvizim malet

Posted: 23 Jun 2017 11:56 AM PDT

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri inaugurimin të premten në Beograd. "Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me SHBA-në, por u krenohemi edhe marrëdhënieve të mira me Rusinë", tha Vuçiq. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në Pallatin e Serbisë në Beograd, i cili ka shërbyer si seli e qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë. Ceremonia u ndoq nga rreth 5,000 mysafirë, përfshirë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Delegacioni amerikan u kryesua nga Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, ndërsa ai rus nga zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin. "Së bashku mund të lëvizim malet", tha Vuciq para të pranishmëve. Ai pason në postin e presidentit Tomisllav Nikolliqin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plani britanik për të drejtat e të huajve “s’i përmbush” pritjet e BE-së

Posted: 23 Jun 2017 11:02 AM PDT

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se propozimet e Britanisë për të drejtat e shtetasve të BE-së në këtë vend, pasi të largohet nga blloku, "nuk i përmbushin pritjet". "Kjo rrezikon ta përkeqësojë situatën e qytetarëve tanë në Mbretërinë e Bashkuar", tha Tusk në fund të samitit dyditësh të BE-së në Bruksel. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përshkroi planin britanik si "fillim të mirë, por jo sukses të madh". Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se propozimet e saj "kanë qenë të drejta dhe serioze". Plani më i detajuar i Britanisë do të prezantohet në Parlamentin britanik më 26 qershor. Negociatorët e Britanisë dhe të BE-së i kanë nisur negociatat për largimin e Britanisë nga blloku këtë javë. Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një refendum vitin e kaluar, ndërsa procesi i shkëputjes duhet të përfundojë në mars të vitit 2019.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderit opozitar rus nuk i lejohet të garojë për president

Posted: 23 Jun 2017 10:42 AM PDT

Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny, u ndalua zyrtarisht nga kandidimi për president të Rusisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi e shpalli vendimin të premten, duke thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht. Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht. Ai ka udhëhequr protesta masive në rrugë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në dimrin e viteve 2011-2012. Putin ka të drejtë të garojë për president vitin e ardhshëm, por nuk e ka shpallur ende vendimin. Klikoni edhe këtë: Gjenerata e internetit dridh Putinin

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more