Skip to main content

INSAJDERI: “Zakonet e çuditshme të Ainshtajnit” plus 19 more

INSAJDERI: “Zakonet e çuditshme të Ainshtajnit” plus 19 more


Zakonet e çuditshme të Ainshtajnit

Posted: 27 Jun 2017 10:37 AM PDT

Gjumë pa fund, dremitje të herëpashershme, të ndenjurit zbath dhe pipa e tij e pandashme: janë këto sekretet e gjeniut që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij të përbërë jashtë kornizave.

Edhe pse gjenet përbëjnë 40% të inteligjencës sonë, duket se një pjesë e mirë varet edhe nga faktorët ambientalë. Me fjalë të tjera, zakonet luajnë një rol të rëndësishëm në arsyetimin dhe në marrjen e vendimeve.

10 orë gjumë. Gjumi, siç dihet nga të gjithë, është një qetësues shumë i mirë për trupin, mendjen dhe zgjidhjen e problemve. Ainshtajni e kishte marrë këtë rregull shumë seriozisht: flinte të paktën 10 orë natën dhe gjatë ditës dremiste në poltron me një jastëk në dorë. Kur muskujt i çliroheshin, i binin takëmet në dhé zhurmshëm dhe atëherë ai kishte momentin e zgjimit.

Disa studime shkencore kanë treguar se, pas 8 orë gjumi, ai kishte një intuitë të mirë matematikore. Është gjumi që të bën inteligjent apo është inteligjenca që të bën të flesh më shumë? Këtë nuk e dimë: çfarë është e sigurt është se Ainshtajni nuk ka munguar asnjëherë në "seancat bujare" të gjumit.

Një shëtitje gjatë ditës … Në rutinën e tij të përditshme nuk mungonin shëtitjet e gjata. Kur punonte në Princeton, përshkonte në këmbë 2.4 km vajtje-ardhje.

Duke detyruar trurin të përqëndrohej në vënien e një këmbe para tjetrës, ai përqëndrohej në veprime konkrete, duke favorizuar një gjendje tjetër, që quhet hipofrontaliti i rastit: ndërsa mendimi dhe përpunimi i informacionit frenohet, ajo favorizon intuitën krijuese.

Për drekë makarona. Ainshtajni i pëlqente makaronat. Ai donte një dietë të pasur me karbohidrate: truri konsumon 20% të energjisë totale e kërkuar nga trupi, edhe pse përbën vetëm 2% të peshës së tij. Neuronet preferojnë sheqerna të thjeshta, të tilla si glukoza.

Megjithatë, kur nivelet e glukozës bien, trurit papritmas i humbet energjia. Por, përveç kësaj, doza e karbohidrateve e siguruar nga një pjatë me makarona mund të jetë pak e tepruar, për të nisur menjëherë në arsyetime (përfitimet maksimale të energjisë për trurin janë 25 g karbohidrate). Në këtë rast, është e vështirë për të arritur në një përfundim.

Pipa, e pashmangshme në jetën e tij. Mendimet e Ainshtajnit ishin të shoqëruara pothuajse gjithmonë nga cigarja e vendosur në pipë: në kohën kur për rreziqet e pirjes së duhanit flitej e dihej pak, shkencëtarët besonin se ky zakon kontribuonte në qartësinë e arsyetimit të Ainshtajnit. Ishin vitet '40 dhe Ajnshtajni ishte një gjeni, pavarësisht nga kjo e metë, dhe jo për shkak të saj.

Sot në fakt ne e dimë se sa dëme sjell pirja e duhanit, privon trurin për të thithur oksigjen dhe pengon rritjen e neuroneve. Në një eksperiment të bërë te 20 mijë adoleshentë amerikanë është arritur në përfundimin se fëmijët më inteligjentë, kur rriten kanë tendencën të tymosin. Ndërkohë në Britaninë e Madhe ata që pinë duhan kanë tendencën ta kenë IQ më të ulët, njofton gazeta-shqip,

Një gjeni që rrinte me këmbët zbathur. Një tjetër zakon i çuditshëm i Ainshtajnit ishte të ecte me këmbët zbathur. Ai kishte vendosur të ecte me këmbët zbathur sepse gjithmonë i bëhej një vrimë në gishtin e madh të këmbës. Nuk ka studime shkencore që të thonë se duke ndjenjur zbathur, inteligjenca mund të jetë më e lartë.

The post Zakonet e çuditshme të Ainshtajnit appeared first on INSAJDERI.

Bashkimi Evropian gjobit për 2.42 miliardë euro kompaninë Google

Posted: 27 Jun 2017 10:35 AM PDT

Bashkimi Evropian i vendosi sot një gjobë rekord prej 2.42 miliardë eurosh gjigandit të internetit "Google" për shkelje të rregullave antitrust me shërbimin e saj të blerjeve online.

Komisionerja për konkurrencën e BE-së Margrethe Vestager tha se “Google ka abuzuar me ndikimin e saj në shërbimin e kërkimit, duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në rezultatet e kërkimit dhe duke ulur atë të konkurrentëve”. Komisioni Evropian pohoi se Google i jep përparësi shërbimit të saj të blerjeve edhe kur konkurentët mund të kenë oferta më të mira.

Sipas komisionit “praktikat e firmës Google lejuan që shërbimi i tij i blerjeve të sigurojnë përfitime të konsiderueshme në kurriz të konkurrentëve”.

Por sipas firmës Google, kompania është përpjekur "t'i grupojë" rezultatet e kërkimit për t'ia bërë më të lehtë konsumatorëve të gjejnë atë që dëshirojnë.

The post Bashkimi Evropian gjobit për 2.42 miliardë euro kompaninë Google appeared first on INSAJDERI.

Ja kush do të jenë 140 deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë

Posted: 27 Jun 2017 10:35 AM PDT

Procesi i numërimit ka përfunduar në 8 qarqe të vendit, ndërsa në Durrës, Berat dhe Gjirokastër kanë ngelur në 2 kutitë e fundit, po ashtu numërimi vijon edhe në Tiranë.

Nëse nga kutitë e fundit nuk do të ketë surpriza, pesë janë partitë që do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm. E nëse nuk ka ndryshime në qarqet e mësipërme, mandatet do të ndahen si më poshtë:

PS: 74 mandate
PD: 43 mandate
LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat

Emrat e deputetëve të rinj që pritet të jenë sesionin e ardhshëm parlamentar.
Qarku Berat, 7 mandate:
PS
1-Blendi Klosi
2-Ermonela Valikaj
3-Adnor Shameti
4-Fadil Nasufi
PD
1-Eduard Halimi
LSI
1-Nasip Naço
2-Gledjon Rehovica

Qarku Dibër 6 mandate:
PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla
PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi
PDIU
1- Reme Lala
LSI
1- Përparim Spahiu

Qarku Durrës, vijon numërimi, 14 mandate:
PS
1-Eglantina Gjermeni
2-Milva Ekonomi
3-Fidel Ylli
4-Ilir Ndraxhi
5-Rolant Xhelilaj
6-Jurgis Çyrbja
7-Rrahman Rraja
8-Klodiana Spahiu
PD
1-Oerd Bylykbashi
2-Fatbardha Kadiu
3-Edi Paloka
4-Florjon Mima
LSI
1-Lefter Koka
2-Nora Malaj

Qarku Elbasan, 14 mandate:
PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boci
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto

Qarku Fier, 16 mandate:
PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj
PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci
LSI
1-Petrit Vasili
2-Robert Bitri

Qarku Gjirokastër, vijon numërimi, 5 mandate:
PS
1-Bledar Çuçi
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
PD
1-Tritan Shehu
LSI
1-Vangjel Tavo

Qarku Korçë, 11 mandate:
PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Spiropali
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu
LSI
1- Edmond Panariti

Qarku Kukës, 3 mandate
PD
1-Flamur Noka
2-Isuf Celaj
PS
1-Mimi Kodheli

Qarku Lezhë, 7 mandate:
PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi
2-Lindita Metaliaj
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Qarku Shkodër, 11 mandate:
PD
1-Romeo Gurakuqi
2-Izmira Ulqinaku
3-Lorenc Luka
4-Bardh Spahia
5-Nard Ndoka
PS
1-Ditmir Bushati
2-Paulin Sterkaj
3-Senida Mesi
4-Luan Harusha
PSD
1-Tom Doshi
LSI
1- Agron Çela

Qarku Tiranë, vijon numërimi, 34 mandate
PS
1-Elona Hoxha/Gjebrea
2-Besnik Baraj
3-Olta Xhaçka
4-Blerina Gjylameti
5-Pandeli Majko
6-Saimir Tahiri
7-Vasilika Hysi
8-Ervin Bushati
9-Ogerta Manastirliu
10-Fatmir Xhafaj
11-Rakip Suli
12-Arben Ahmetaj
13-Xhemal Qefalia
14-Sadri Abazi
15-Ulsi Manja
16-Klotilda Bushka
17-Sadi Vorpsi
18-Arben Servet Pellumbi
PD
1-Lulzim Basha
2-Orjola Pampuri
3-Rudina Hajdari
4-Grida Shqima
5-Albana Vokshi
6-Jorida Tabaku
7-Sali Berisha
8-Halim Kosova
9-Gent Strazimiri
10-Fatmir Mediu
11-Dashamir Shehi
LSI
1-Klajda Gjosha
2-Kejdi Mehmetaj
3-Floida Kërpaçi
4-Endrit Braimllari
5-Luan Rama

Qarku Vlorë, 12 mandate:
PS
1- Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj
PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule
LSI
1-Sezai Rokaj

The post Ja kush do të jenë 140 deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

Pentagoni: Qeveria siriane po përgatitet për sulm kimik

Posted: 27 Jun 2017 10:29 AM PDT

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara kanë parë prova të përgatitjes aktive të forcave të Qeverisë siriane për sulm të mundshëm me armë kimike.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se aktiviteti është zbuluar në bazën ajrore Shayrat të Sirisë – baza që është sulmuar me raketa nga SHBA-ja, në muajin prill.

Davis tha se inteligjenca amerikane ka zbuluar përgatitje që përfshijnë avionë specifikë, të cilët lidhen me përdorimin e armëve kimike.

Edhe Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Qeveria e Sirisë duket se po përgatitet për një sulm me armë kimike.

Shtëpia e Bardhë tha se aktivitete të ngjashme janë parë përpara sulmit me agjentin nervor Sarin, që është kryer në muajin prill në qytetin Khan Sheikhoun.

Pas këtij sulmi, që ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz, presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar sulme me raketa kundër bazës ajrore Shayrat të Sirisë.

Presidenti sirian, Bashar al Assad, ka thënë se sulmi kimik në Khan Sheikhoun ka qenë i fabrikuar.

"Siç e kemi thënë më herët, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të eliminuar (grupin militant) Shtetin Islamik. Nëse Assadi kryen vrasje të tjera masive, duke përdorur armët kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë çmim të lartë", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, njofton REL.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Rusia dhe Irani – aleatë të Assadit në luftën civile të Sirisë – do të mbahen po ashtu përgjegjës nëse ndodh një sulm i tillë.

 

 

The post Pentagoni: Qeveria siriane po përgatitet për sulm kimik appeared first on INSAJDERI.

Mesazhi politik dhe fetar i Erdoganit për Edi Ramën

Posted: 27 Jun 2017 10:21 AM PDT

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka uruar sot për fitoren kryeministrin Edi Rama. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Ergodan thekson se kjo ishte një fitore spektakolare.

"Pergezime per fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marredheniet tona. Shqiperia dhe Turqia partnere strategjike. Gezuar Bajramin gjithe shqiptareve", citohet në mesazhin e Erdogan, raportojnë mediat në Shqipëri.

The post Mesazhi politik dhe fetar i Erdoganit për Edi Ramën appeared first on INSAJDERI.

Reperi që “turpëroi” Ramën, Bashën dhe Metën: Mblodhi afro 100 mijë njerëz në sheshin e Tiranës

Posted: 27 Jun 2017 10:15 AM PDT

Noizy ishte i përzgjedhuri i radhës nga artistët për të performuar mbrëmjen e kaluar në sheshin "Skënderbej".

Edhe njëherë ai vërtetoi se është "reperi më i kërkuar në shqiptari".

Ditën e djeshme 30 vjeçari ka mbledhur më shumë se 80 mijë njerëz në shesh në një koncert madhështor ku këndoi të gjitha hitet e tij më të njohura, shkruan opinion.al

Në videot që ka shpërndarë sot nga ai vetë dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kuptohet që ishte një shifër rekord, duke tejkaluar çdo miting tjetër të mbajtur për fushatën zgjedhore gjatë këtij muaji.

Por ka qenë vetë drejtoresha e Bashkisë  ajo që i ka dhënë shifrën e  saktë reperit në mesazh. "Mund të them pa frikë 100.000 persona", ka shkruar ajo. Kjo e ka bërë Noizyn të ndihet krenar ndaj edhe e ka postuar bisedën për ta ndarë edhe me ndjekësit e tij.

Tashmë Noizy ka mundur politikanët shqiptarë Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, të cilët nuk arritën ti mblidhnin dot kaq persona. Noizy mbetet kështu reperi më i mirë shqiptarë sa i përket pjesëmarrjes së fansave në festivalet e tij. Bashkë me Noizy ka qenë edhe pjesa tjetër e grupit OTR si Çiljeta, Varrosi, Kleisi, etj. /opinion.al

 

 

 

 

The post Reperi që “turpëroi” Ramën, Bashën dhe Metën: Mblodhi afro 100 mijë njerëz në sheshin e Tiranës appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Vikingur – Trepça ’89

Posted: 27 Jun 2017 10:12 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës së Ishujve Faroe, Vikingur Gota dhe Trepça ’89.

Ndeshja fillon prej orës 20:00 dhe nuk transmetohet askund në televizionet e Kosovës.

The post Formacionet zyrtare: Vikingur – Trepça ’89 appeared first on INSAJDERI.

Kurti e Ymeri në Bruksel diskutojnë për formimin e Qeverisë

Posted: 27 Jun 2017 10:05 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, po qëndrojnë në Bruksel. Përmes një komunikate për media, VV njofton se Kurti dhe Ymeri kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

"Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë", thuhet në komunikatën për media.

"Përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit evropian u deklaruan se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend", thuhet tutje në njoftimin e VV-së.

"Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie."/Insajderi.com

The post Kurti e Ymeri në Bruksel diskutojnë për formimin e Qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Trump uron shqiptarët për festën e Bajramit

Posted: 27 Jun 2017 10:04 AM PDT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh.

"Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh. Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës", lexohet në mesazhin e Donald Trump.

"Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku, na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes. Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!", shton mesazhi.

The post Presidenti Trump uron shqiptarët për festën e Bajramit appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së: Kryeministri Mustafa ka biseduar me Visar Ymerin

Posted: 27 Jun 2017 09:54 AM PDT

Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti ka bërë bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe se Kurti e Mustafa do të kenë një takim shumë shpejt.

"Me qeverisje e Vetëvendosjes do të rregullohen të gjitha dallaveret në agjencione ku nuk do të kenë më lidhje me parti politike, do të ketë vetëm punëtor të vërtetë", ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.

E lidhur me bisedat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri.

Haziri ka deklaruar se lideri i LDK-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e VV-së, Visa Ymerin. Ai nuk ka dashur që të komentojë lidhur me ndonjë koalicion rreth krijimit të qeverisë me këtë subjekt.

""E di që ka pasur bisedë menjëherë pas zgjedhjeve, midis dy kryetarëve të subjekteve. Di që Visar Ymeri e ka telefonuar kryeministrin Mustafa dhe kanë biseduar rreth procesit zgjedhor", ka thënë Haziri.

The post Nënkryetari i LDK-së: Kryeministri Mustafa ka biseduar me Visar Ymerin appeared first on INSAJDERI.

Kosova nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz

Posted: 27 Jun 2017 09:36 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thotë Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore.

Raporti thekson se Qeveria e Kosovës, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, ka identifikuar më shumë viktima dhe ka ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues.

"Qeveria identifikoi 36 viktima të trafikimit, krahasuar me 28 në vitin 2015".

"Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës", thekson raporti.

Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t'i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla.

"Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar".

“Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport, njofton rel.

Departamenti amerikan i Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.

The post Kosova nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Po punojmë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Posted: 27 Jun 2017 09:32 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se sot në Beograd se shteti serb është duke punuar për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq, pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders, deklaroi se nuk mund të tregojë se cilat vende nuk do ta pranojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

"Nuk dua të them se cilat vende më kanë premtuar se nuk do të votojnë për Kosovën, por kjo është temë e çdo bisede", ka thënë Daçiq për media në Beograd, pas takimit me shefin e diplomacisë belge Didier Reynders.

Para dy vitesh, Shqipëria kishte aplikuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, por Kosova nuk ishte pranuar pasi nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme. /Insajderi.com

The post Daçiq: Po punojmë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Sokoli: Trepça ’89 favorite në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Posted: 27 Jun 2017 09:26 AM PDT

Trepça '89 do të zhvillojë sonte ndeshjen me ekipin nga Ishujt Faroe, Vikingur, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka cilësuar këtë si ngjarje historike për futbollin kosovar.

"Janë ekipet më të mira të këtyre shteteve, ajo që është me rëndësi është që Kosova merr pjesë për herë të parë në këto kualifikime, është standard i mirë, është përvojë që është domosdoshmëri që në Kosovë të rritet cilësia", ka thënë ai.

Sokoli, në një intervistë me Klan Kosovën,  ka thënë se Trepça '89, sipas tij është favorite në këtë ndeshje parakualifikuese.

"Është ngjarje historike. Pas izolimit 30 vjeçar, falë futbollistëve që kanë kontribuar shumë, futbolli ka arritur të mbijetojë, dhe sot Trepça të jetë favorite", ka deklaruar Sokoli. /Insajderi.com

The post Sokoli: Trepça ’89 favorite në ndeshjen e Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhjet: Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë?

Posted: 27 Jun 2017 09:21 AM PDT

Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 qershor, që ishin teknikisht të organizuara mirë, në klimë politike në përgjithësi të qetë. Dalja në zgjedhje vazhdonte të binte, mezi kaloi 40%, edhe pse pjesëmarrja e popullsisë rezidente ishte diçka më e lartë se ç'tregon kjo shifër, për shkak se gati gjysmë milioni njerëz me të drejtë vote jetojnë jashtë.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve të qeta, ndërkohë, ishte goxha i jashtëzakonshëm. Ai krijoi një balancë të re në disa procese të dialogut që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian – duke nisur nga "bisedimet për normalizim" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një momentum të rimendimit të politikave kryesore publike, dhe një domosdoshmëri që partitë kryesore politike të përfshihen në reforma domethënëse.

Humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve 

Qeveria në largim ishte krijuar nga dy partitë tradicionalisht më të mëdhatë – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si dhe partitë minoritare. Kushtetuta garanton dhjetë vende në Parlament për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetet tjera, si dhe përfaqësim kuotal të tyre në Qeveri.

Që të dy partitë e mëdha dolën humbëset kryesore të zgjedhjeve të reja, siç ka ndodhur së voni në shumë vende të Evropës.

LDK-ja, partia më e vjetër që kryesonte koalicionin konservativ krahas Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Alternativës, humbi zona të mëdha urbane si Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj. PDK-ja, duke drejtuar koalicionin e qendrës së djathtë të partive të dala nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe partive tjera të vogla, humbi shumë vota rurale.

Ndonëse "krahu i luftës" – që përfshinë PDK-në, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën – fitoi më së shumti vota më 11 qershor si koalicion. Rritja më e madhe u regjistrua nga Vetëvendosja (VV), për më shumë se 100%.

E krijuar gjatë negociatave të udhëhequra nga OKB për statusin e Kosovës (2005-2007), Vetëvendosja në fillim e përdori nacionalizimin për të siguruar mbështetjen e të rinjve, por gradualisht u reformua drejt një partie më social-demokrate që promovon barazinë sociale, drejtësinë dhe anti-korrupsionin.

Përveç një kampanje të suksesshme që ishte në gjendje të ndërtonte koalicione me struktura të ndryshme urbane dhe rurale, që kanë mbështetur partitë tjera, dinamikat brenda Kosovës dhe ato përreth saj shkuan në favor të VV-së.

Varfëria rurale po rritej për rreth 8% prej vitit 2007, pabarazia e përgjithshme shoqërore në të hyra u bë më e larta në Evropë në vitet e fundit (mbi 43%), që bëri gati 10% të popullatës të emigronte në mënyrë të paligjshme ose të dorëhiqej nga nënshtetësia vetëm gjatë periudhës 2013-2015, dhe perceptimi për nivelin e lartë të korrupsionit në qeveri mbeti negativ.

VV-ja gjithashtu mobilizoi votuesit kundër dy marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE – një me Malin e Zi dhe tjetra me Serbinë.

Si rezultat, Vetëvendosja mori diferencën më të lartë në përqindje të votave nga partitë tjera në rajonin më të varfëruar, atë të Gjilanit; ndërsa PDK vazhdoi të binte në vota të mbledhura në Drenicë, e cila vazhdon të ketë shumicë rurale, dhe që ishte bastioni i saj. VV-ja, në anën tjetër, mbajti votat e të rinjve.

Brenda komunitetit serb, përkundër daljes më të madhe në zgjedhje, asgjë serioze nuk ka ndryshuar sa i takon rezultateve. Sërish, vetëm një deputet (tash nga Partia Liberale e Pavarur, SLS), ka qenë në gjendje të hyjë në Parlament në garë me Listën Serbe – të përkrahur nga Qeveria e Serbisë.

Plani që është bllokuar 

Parlamenti u shpërnda në maj ngase nuk mund t'i kalonte marrëveshjet e gushtit 2015 të ndërmjetësuara nga BE: njëra që përcaktonte vijën kufitare me Malin e Zi, dhe tjetra që krijonte Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS) brenda Kosovës.

PDK-ja, si partia më e madhe, zgjodhi që të bënte koalicion me AAK-në (duke ia premtuar kësaj të fundit postin e Kryeministrit) në pritje të miratimit të këtyre marrëveshjeve ose ndonjë versioni të modifikuar të tyre. Duke llogaritur në meritat e tyre të luftës, liderët e koalicionit kanë besuar se mund të mblidhnin mjaftë pushtet për të kaluar marrëveshjet dhe për të marrë, në shkëmbim, liberalizimin e vizave me BE-në dhe potencialisht disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron Kosovën territor të saj. Këto marrëveshje do t'ia lehtësonin të dy vendeve progresin drejt BE-së.

PDK, AAK dhe NISMA mund të kenë shpresuar se një sjellje e këtillë "konstruktive" në politikën rajonale do të mund të ishte ndoshta edhe me përfitim për udhëheqjen e dikurshme të UÇK-së, tash që Gjykata Speciale për krimet e luftës të kryera në Kosovë, e financuar nga BE-ja, është ngritur në Holandë.

Përkundër deklaratave publike, edhe lidershipi në Serbi, por edhe fuqitë perëndimore duhet të kenë pritur që koalicioni i partive të dala nga UÇK-ja të bënte qeverinë dhe të lëvizte me marrëveshjet. Tani, ky shteg pothuajse është bllokuar. Edhe pse partitë e dala nga UÇK-ja munden ende të formojnë qeverinë bashkë me minoritetet dhe disa deputetë të koalicionit të LDK-së. Autoriteti i Vetëvendosjes tani është bërë i pakalueshëm.

Shmangia e VV-së nga bisedimet për normalizim me Serbinë do të ishte e njëjtë me mungesën e UÇK-së në negociatat për mbylljen e konfliktit të armatosur më 1999. Prandaj do t'i bënte ato relativisht  jo legjitime. Në të njëjtën kohë, prania e saj krijon balancë të re në dialog, sepse VV-ja kundërshton parimet e marrëveshjeve të lartpërmendura. Në efekt, kjo do të mund të përkthehet në progres të ngadalësuar drejt BE-së, riformatim të negociatave, dhe më shumë hapësirë për nacionalizmin.

Dinamikat e reja në politikën publike dhe partitë e mëdha  

Cilado që të jenë rezultatet e bisedimeve për kabinetin e ri, që mund të çojnë edhe në zgjedhje të parakohshme tjera, votimet e qershorit krijuan një dinamikë të re të brendshme në Kosovë.

Sa i takon politikave socio-ekonomike, prej 1999-ës Kosova ka ndjekur kornizën neoliberale të vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera të mëdha e që koncentrohej në: investime në infrastrukturë, privatizim të ndërmarrjeve sociale dhe rishpërndarje të ulët nën pritjen se punësimi në sektorin privat dhe investimet e huaja do të rriteshin.

Mungesa e rolit aktiv të qeverisë në krijim të punës dhe rregullim të punës, korrupsioni i lartë, si dhe politikat e dobëta rishpërndarëse qëndrojnë në rrënjët e varfërisë dhe pabarazisë në rritje, që kanë shkaktuar emigracion dhe kanë parandaluar zhvillimin e mëtejmë demokratik. Rritja e mbështetjes për Vetëvendosjen, që promovon më shumë drejtësi sociale, është indikacion se politika publike në vitet e ardhshme do të lëvizë drejt programeve social-demokrate.

Në anën tjetër, partitë tradicionalisht të mëdha – në veçanti PDK-ja dhe LDK-ja si humbëset kryesore të zgjedhjeve – përballen me presione të brendshme të reformimit. Përkundër që brenda të dy partive, një numër politikanësh që ishin gjithnjë prezent në Parlament, nuk arritën të rifitonin ulëse – gjë që përbën njëfarë ndryshimi. Edhe PDK-ja edhe LDK-ja kanë humbur koalicione me struktura të ndryshme sociale si pasojë e lidershipit të tyre aktual dhe përformimit të dobët në qeveri. Nëse ato nuk përfshihen në zgjedhje serioze të brendshme, me mundësi të gjera dhe mirëseardhëse të garës së drejtpërdrejtë, parti të reja do të shfaqen duke ndjekur shembullin e Vetëvendosjes si opsionin e vetëm real për reformë domethënëse politike.

Vota kundër partive kryesore ka krijuar një pritshmëri për ndryshim, që është i nevojshëm – siç e kanë demonstruar ngjarjet e emigracionit masiv. Se ç'kahe do të marrë ky ndryshim, Vetëvendosja është aktori kryesor për ta monitoruar në të ardhmen e afërt – qoftë si pjesë e qeverisë, qoftë si parti shumë e forcuar opozitare.

Ky artikull është botuar fillimisht në anglisht në EastBlog të Universitetit të Vjenës.

http://eastblog.univie.ac.at/

The post Zgjedhjet: Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë? appeared first on INSAJDERI.

Serena Williams, lakuriq dhe shtatzënë [foto]

Posted: 27 Jun 2017 09:19 AM PDT

Për fansat e tenisit në gjithë botën, tenistja Serena Williams vjen lakuriq në ballinën e magazinës Vanity Fair.

Në fotografi, dia herë kampionia e "Australian Open" paraqitet lakuriq dhe shtatzënë. Lajmi për beben e saj është bërë publike në janar të këtij viti.

Ajo ishte shtatzënë përderisa fitoi çmimin e Australian Open, raporton Vanity Fair. Në finale shkoi me motrën e saj Venus Wlliams, njofton The Sun.

Serena Williams është një nga lojtaret më të mira të tenisit, me 23 tituj të fituar. /Insajderi.com

The post Serena Williams, lakuriq dhe shtatzënë [foto] appeared first on INSAJDERI.

Kurti: Kosova do të ketë ushtri me 20.000 trupa

Posted: 27 Jun 2017 09:05 AM PDT

Albin Kurti, i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për mediat serbe, lidhur me formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, dialogun me Serbinë, e edhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kurti në një intervistë për Blicin beogradas, ka thënë se Kosova duhet të ketë një ushtri prej 20 mijë pjesëtarësh, pasi sipas tij, rreth një për qind e popullësisë duhet të jetë e përfshirë në ushtri, përcjellë gazetametro.net.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se nëse ai merr drejtimin e qeverisë së Kosovës, ka një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

"Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh", ka thënë Kurti.

Për qeverinë e re të Kosovës, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë qeveri të re, me regjim të vjetër, duke aluduar këtu në koalicionin e PDK-së me AAK-në dhe Nisma-n, të cilët kanë fituar të drejtën për formimin e qeverisë, pasi kanë dal si grupacioni më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurti ka thënë se ai si kandidat për kryeministër do t'i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të filluar dhe për të udhëhequr bisedimet për të formuar një qeveri të re.

"Në radhë të parë ne do të diskutojmë me partitë e koalicionit të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Kosovën e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe me disa deputetë të cilët janë pjesë e koalicionit PAN.

 

Kur është pyetur për ushtrinë, Kurti ka thënë se populli i Kosovës duhet të vendos dhe të ketë të drejtë të mbrohet.

"Kosova ka nevojë për një ushtri që të ruaj paqen. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një institucion që do të garantojë sigurinë, por edhe një partneritet me aleatët tanë – Shqipërinë, SHBA'të dhe integgrim në NATO. Krahasur me Serbinë e cila çdo vit ndan 500 milionë euro për ushtrinë, Kosova ndan dhjetë fish më pak. Aktualisht vetëm 50 milionë euro ndahen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për të ndërtuar ushtrinë e saj, në raport me popullsinë. Ne kemi rreth dy milionë njerëz, dhe sipas disa studimeve, është mirë që një për qind e popullsisë të jetë e përfaqësuar në fushën e sigurisë, dhe të mbrojtjes, që do të thotë se në radhët e policisë dhe ushtrisë të jenë rreth 18,000 deri në 20,000 anëtarë", ka thënë Kurti.

The post Kurti: Kosova do të ketë ushtri me 20.000 trupa appeared first on INSAJDERI.

Rikthehen sulmet kibernetike: Këto janë kompanitë e mëdha që u janë bllokuar kompjuterët

Posted: 27 Jun 2017 09:03 AM PDT

Evropa është atakuar përsëri nga një virus i cili bllokon kompjuterët deri sa një shumë e caktuar e parave është e paguar. Midis kompanive më të goditura është agjencia e reklamave WPP me bazë në Londër.

Qeveria e Ukrainës dhe kompanitë ruse të naftës kanë lajmëruar gjithashtu se janë prekur nga ky sulm , njofton Daily Mail.

WPP, agjencia më e madhe e reklamave në botë, ishte e para në Britaninë e Madhe e cila raportoi probleme në kompjuterët e stafit të cilë u detyruan të fikin kompjuterët e tyre dhe  të mos përdorin WiFi.

Qeveria ukrainase ka raportuar se Shpërndarësi Shtetëror i Energjisë dhe Aeroporti kryesor i Kievit, kanë qenë ndër të parët që kanë raportuar sulmet, ndërsa sulme kibernetike kanë raportuar edhe dyqanet dhe bankat ukrainase që thonë se ATM-të e tyre kanë pasur probleme.

Kompania e naftës "Rosneft" në Rusi, gjiganti i anijeve daneze "A.P. Moller-Maersk" dhe kompania ligjore "Global DLA Piper", kanë konfirmuar problemet me kompjuterët e tyre.

Teksti i kuq paralajmëron se skedarët në kompjuter janë të koduar dhe do të lëshohen vetëm nëse bëhet pagesa prej £ 300, në Bitcoin – valutë anonime online.

Rozenko Pavlo, zëvendëskryeministri i Ukrainës bëri publik një imazh të kompjuterit të tij të bllokuar, duke thënë se të gjithë kompjuterët e qeverisë kishin rënë viktimë e virusit.

Ekspertët nuk mund të thonë përfundimisht se nga erdhi sulmi, mirëpo disa informacione të fshehura  treguan kodin për përfshirjen e Koresë së Veriut.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë fajësoi grupin "Lazarus", një bandë e hakerëve e punësuar nga Kim Jong./Insajderi.com

The post Rikthehen sulmet kibernetike: Këto janë kompanitë e mëdha që u janë bllokuar kompjuterët appeared first on INSAJDERI.

Numërohen 98% e votave, PS merr 74 mandate

Posted: 27 Jun 2017 09:01 AM PDT

Partia Socialiste tashmë është vetëm pak momente larg zyrtarizimit si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku janë numëruar 98.43% e votave.

Deri në orën 17.00 të pasdites të së martës 27 qershor, në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.

Në rang kombëtar deri tani janë numëruar 5278 kuti votimi nga 5362 që janë në total. Bazuar në këto rezultate PS merr 74 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 43 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 19, PDIU e Shpëtim Idrizit 3 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 17.00:

PS- 751.555 vota/ 74 mandate

PD- 448.948 vota/ 43 mandate

LSI- 222.318 vota/ 19 mandate

PDIU- 74.697 vota/ 3 mandate

PSD- 14.589 vota/ 1 mandat

Rezultatet e votave në qarqet e vendit

Qarku Berat

PS- 45.084 vota/ 4 mandate

PD- 15.993 vota/ 1 mandat

LSI- 19.510 vota/2 mandate

Qarku Dibër

PS- 24.795 vota/ 2 mandate

PD- 21.331 vota 2 mandate

LSI- 12.267 vota/ 1 mandat

PDIU- 12.605 vota/ 1 mandat

Qarku Durrës

PS- 69.201 vota/ 8 mandate

PD- 40.965 vota/ 4 mandate

LSI- 20.896 vota/ 1 mandat

Qarku Elbasan

PS- 72.134 vota/ 7 mandate

PD- 33.561 vota/ 3 mandate

LSI- 23.248 vota/ 2 mandate

PDIU- 29.085 vota/ 2 mandate

Qarku Fier

PS- 104.162 vota/ 10 mandate

PD- 46.818 vota/ 4 mandate

LSI- 21.380 vota/ 2 mandate

Qarku Gjirokastër

PS- 27.215 vota/ 3 mandate

PD- 13.314 vota/ 1 mandat

LSI- 12.545 vota/ 1 mandat

Qarku Korçë

PS- 62.787 vota/ 6 mandate

PD- 42.053 vota/ 4 mandate

LSI- 19.465 vota/ 1 mandat

Qarku Kukës

PS- 18.315 vota/ 1 mandat

PD- 19.846 vota/ 2 mandate

Qarku Lezhë

PS- 30.406 vota/ 3 mandate

PD- 27.550 vota/ 3 mandate

LSI- 11.210 vota/ 1 mandat

Qarku Shkodër

PS- 39.247 vota/ 4 mandate

PD- 40.763 vota/ 5 mandate

LSI- 12.737 vota/ 1 mandat

PSD- 13.226 vota/ 1 mandat

Qarku Tiranë

PS- 195.125 vota/ 18 mandate

PD- 124.809 vota/ 11 mandate

LSI- 54.704 vota/ 5 mandate

Qarku Vlorë

PS- 65.684/ 8 mandate

PD- 23.207 vota/ 3 mandate

LSI-12.246 VOTA/ 1 mandat

The post Numërohen 98% e votave, PS merr 74 mandate appeared first on INSAJDERI.

Partitë kalkulojnë koalicionet në heshtje

Posted: 27 Jun 2017 09:01 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, tash e disa ditë, janë duke heshtur lidhur me mundësitë e koalicioneve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

Pas përfundimit të votimeve, si dhe publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike patën dhënë një varg deklaratash lidhur me mundësitë e krijimit të koalicioneve, që do ta krijonin ekzekutivin e ri të vendit.

Por, heshtja e tanishme, në opinion po shihet edhe si mungesë opsionesh nga partitë politike pas rezultatit te zgjedhjeve, i cili nuk u garanton atyre formimin e Qeverisë, pa lidhjen e koalicioneve të reja paszgjedhore.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin se heshtja e partive politike lidhur me koalicionet e mundshme është kalkulim i tyre, veç e veç, që do të zgjasë deri sa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, si të verifikohet mandati.

Sipas tij, në momentin që certifikohen rezultatet dhe secila parti do ta dijë se sa deputet i ka, atëherë do të fillojnë bisedimet dhe marrëveshjet për bërjen e koalicioneve.

"Ajo që tash shihet është se janë tri grupe të mëdha. Asnjëra nuk i ka më shumë se 35 për qind të votave dhe koalicioni detyrohet të bëhet me njërin nga këto tri grupet, plus minoritetet. Pas verifikimit të mandateve, është e kuptueshme që koalicioni i parë do të synojë që t'i bëj numrat dhe do të kërkojë bisedimet, fillimisht me koalicionin, e pastaj, është taktikë, do të kërkojë edhe me partitë brenda koalicionit. Së fundmi edhe me individët e veçantë", tha Tahiri.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se faza aktuale është ajo e mundësisë potenciale të konkretizimit të deklaratave publike të subjekteve të caktuara dhe liderëve potencialë. Tashmë, sipas politologut Beqaj, pritet një fazë e re për subjektet politike.

"Ata do të ballafaqohen me realitetin, të hidhur ose me shpresën se munden eventualisht të bëjnë koalicione, varësisht prej kalkulimeve me parti, por edhe me individë të caktuar. Por, një çështje, sipas mendimit tim, do të ishte gabim që të jetë pjesë e kalkulimeve. Kjo ndërlidhet me formimin e Qeverisë, e cila do të varej më shumë nga Lista Serbe se sa që do të varej nga deputetët dhe subjektet tjera politike", thotë Beqaj.

Por, a ekziston mundësia potenciale për bllokimin e procesit për krijimin e Qeverisë së re, për faktin se asnjë nga subjektet politike nuk e ka përqindjen e votave që i garanton formimin e Qeverisë si e vetme?

Politologu Tahiri shpreh mendimin se nuk do të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit të ri, për faktin që, sipas tij, mundësitë kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë.

"Nëse mandatari i parë nuk arrin ta bëj Qeverinë dhe t'i ketë 61 vota të deputetëve, atëherë e dorëzon (mandatin). Atëherë, mandatari tjetër nga koalicioni tjetër do t'i ketë numrat, sepse 50 përqindëshi është ose herën e parë ose herën e dytë. Nuk ka herë të tretë. Dhe, varet se si do ta ndajnë pushtetin, do të thotë, postet ministrore dhe kryeministrin. Gjithashtu, pjesë e dytë, por që nuk është më pak e rëndësishme, është ajo se çfarë programi qeverisës do të harmonizojnë dhe me të cilin do të dalin para deputetëve", thotë Tahiri.

Edhe politologu Beqaj nuk beson se mund të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit. Sipas tij, partitë politike kanë nxjerrë mësimin nga përvoja e kaluar, kur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, formimi i Qeverisë së re ishte bllokuar për 6 muaj. Megjithatë, sipas tij, në rast se përsëritet një situatë e ngjashme, atëherë partitë politike duhet të kërkojnë zgjidhje të situatës.

"Por, mundet shumë shpesh të mendohet, nën një, që sipas mendimit tim nuk është e gabuar, për formimin e një Qeverie teknike, me një mandat prej 6 ose 12 muaj, e cila do të shërbejë si fazë kalimtare për reformën e sistemit zgjedhor; për reformën e partive politike, të cilat kanë nevojë për tu reformuar; për arritjen e disa vendimeve, të cilat nuk adresojnë përgjegjësi konkrete te askush, por tek të gjithë, siç është Demarkacioni dhe Asociacioni. Pastaj, të përgatitet një fazë e re e vetëdijesimit të elektoratit dhe të partive, me një kualitet të ri të bërjes politikë", tha Beqaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, do të bëhet gjatë kësaj jave

The post Partitë kalkulojnë koalicionet në heshtje appeared first on INSAJDERI.

Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës

Posted: 27 Jun 2017 08:49 AM PDT

Rezultatet e deritanishme zgjedhore nuk lënë shteg për dyshime. Edi Rama ia doli të marrë një shumicë të konsiderueshme votash. Humbja e Partisë Demokratike ishte e rëndë, ndërsa socialistët, nëse shifrat konfirmohen, mund të mos kenë nevojë as për partner koalicioni.

"Pas 4 vitesh qeverisjeje, – thotë analistja gjermane Adelheid Feilcke, – shqiptarët ia dhanë atij sërish besimin, madje me një mazhorancë të konsiderueshme. Ata duket se i besojnë atij, si njeriut që do të çojë përpara Shqipërinë. Ai është udhëheqësi që qëndron për forcën këmbëngulëse dhe modernizimin, një kombinim ky, që mesa duket në vend ka efekt ndikues".

"Rama ia doli sërish që ta inskenojë me sukses këtë imazh, përmes një kombinimi të dimensionit folklorik shqiptar dhe atij kozmopolitan europian. Ky stil zë vend dhe zgjon pritshmëri. Por tani, – vazhdon ekspertja, – kryeministri shqiptar duhet të provojë se mund ta çojë vendin drejt Europës".

Tashmë Rama ka praktikisht dorë të lirë me reformat. Detyrat që ka përpara janë të vështira. Korrupsioni, droga dhe varfëria kanë paralizuar Shqipërinë. Prioritare mbetet Reforma në Drejtësi, ajo ekonomike, lufta kundër nepotizmit, kundër kanabisit, si dhe një politike e vendosur kundër ekstremizmit fetar.

"Këto janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht të BE-së", kujton Feilcke.

Kryeministrit i mbetet ende shumë për të bërë për Shqipërinë, e cila – sipas analistes, – i ka të gjitha mundësitë të dalë nga këndi i shtetit problematik e të kthehet në një vend shembullor në Ballkan. Për këtë nevojitet një politikë pragmatike, bazuar në parimet e shtetit ligjor: vetëm kështu, ekonomia do të rigjenerohet ngadalë dhe njerëzit do të shohin të ardhmen në vendin e tyre.

The post Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more