Skip to main content

INSAJDERI: “Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor” plus 19 more

INSAJDERI: “Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor” plus 19 more


Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor

Posted: 20 Jun 2017 10:08 AM PDT

Astronomët i kanë shtuar 10 kandidatë në listën e planetëve përtej Sistemit Diellor, që po rritet gjithnjë e më tepër, me madhësi dhe temperaturë si në Tokë, duke i shtuar gjasët që atje mund të ketë kushte për jetë.

Shkencëtarët i kanë gjetur këta planetë kandidatë, gjatë observimeve të 200 mijë yjeve në konstellacionin Cygnus me Teleskopin Kepler të Gjithësisë së agjencisë amerikane, NASA.

Këto bota me gurë, që janë zbuluar së fundit, kanë largësi të duhur nga yjet amë për ujë, nëse ai ekziston, për të krijuar pellgje në sipërfaqen e tyre. Shkencëtarët besojnë se uji në gjendje të lëngët është përbërësi kryesor për jetë.

"Një pyetje e rëndësishme për ne është se a jemi ne të vetëm?" tha shkencëtari në programin Kepler, Mario Perez, një një bisedë telefonike me gazetarët, dhe ka shtuar se "ndoshta Kepleri sot na thotë ne në mënyrë indirekte… se ne nuk jemi vetëm".

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Gjithsësisë e Shteteve të Bashkuara e ka lansuar teleskopin Kepler në vitin 2009, për të mësuar nëse planetët e ngjashme me Tokën janë të zakonshëm ose të rrallë.

Me të dhënat finale të analizave të Keplerit në dorë, shkencëtarët thonë se ata tash mund të punojnë në përgjigje të pyetjes së paraqitur, që është hap madhor në vlerësimin e gjasëve se jeta ekziston përtej Tokës, njofton REL.

Gjatë katër viteve prej lansimit të teleskopit të Keplerit, janë gjetur 2,335 planetë të konfirmuar, në një pjesë të vogël të së ashtuquajturës galaktikë Milky Way, përfshirë 50 bota sikur Toka.

 

The post Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor appeared first on INSAJDERI.

Thaçi thërret në takim partitë për datën e zgjedhjeve lokale

Posted: 20 Jun 2017 09:40 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar për të mërkurën një takim me përfaqëuses të partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale.

Lajmin për këtë takim e ka dhen Zyra e Presidentit përmes një komunikate për media.

Zgjedhje lokale në Kosovë pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti./Insajderi.com

The post Thaçi thërret në takim partitë për datën e zgjedhjeve lokale appeared first on INSAJDERI.

Dhjetë shkeljet e ligjit që bëri Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Posted: 20 Jun 2017 09:36 AM PDT

Gjatë vitit 2016, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur dhjetë raste kur në gjykatat e Kosovës disa persona kanë mbajtur pozita si Ushtrues të Detyrave më shumë se tre muaj, që vlerësohet si thyerje e Ligjit të Shërbimit Civil.

Siç njofton Auditori Gjeneral në raportin e përpiluar për vitin 2016, sipas Ligjit të Shërbimit civil Nr.03/L-149 neni 30, në rast se mbetet ndonjë pozitë e lirë në shërbimin civil, Ushtruesi i Detyrës nuk mund të ushtrojë aktivitetin më gjatë se tre muaj.

“Nga ekzaminimet tona në SKGJK dhe disa Gjykata Themelore (Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë) kemi vërejtur dhjetë (10) raste të pozitave me U.D. të cilat kanë tejkaluar afatin ligjor”, njofton Auditori Gjeneral.

Në SKGJK janë tri raste me Ushtrues Detyre: Drejtori i departamentit për buxhet dhe financa nga muaji shtator 2014; Drejtori i Zyrës së Evidencës Penale nga muaji korrik 2015; Zyrtarja e lartë në njësinë e evidencës penale në SKGJK nga dhjetori 2015, njofton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë katër (4) raste me Ushtrues Detyre: Zyrtari i shpenzimeve, Zyrtari Çertifikues dhe Zyrtari i personelit nga muaji dhjetor 2015 dhe Shefi i zyrës për shërbime të përbashkëta nga muaji janar 2016.

Ndërsa në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë tri (3) raste me Ushtrues Detyre: Zyrtari Financiar dhe Zyrtari Çertifikues nga muaji dhjetor 2015, ndërsa Zyrtari Kryesor Financiar nga muaji janar 2016.

Sipas Auditorit Gjeneral, praktika e mbulimit të pozitave të lira me Ushtrues Detyre për më shumë sesa koha e caktuar me ligj, përbën rrezik për funksionimin e KGJK-së.

“Praktika e mbulimit të pozitave të lira me ushtrues detyre përfshirë këtu edhe pozita menaxheriale më tepër se tre (3) muaj përveç shmangies ligjore, rrezikon që pozitat të menaxhohen nga personat që nuk i përmbushin kriteret e nevojshme. Kjo mund të ndikojë edhe në performancën e organizatës në
përgjithësi”, njofton Auditori Gjeneral. /Insajderi.com

The post Dhjetë shkeljet e ligjit që bëri Këshilli Gjyqësor i Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Fotot e rralla, Korça para një shekulli

Posted: 20 Jun 2017 09:28 AM PDT

Edhe pse Korça çdo ditë e më shumë modernizohet, qytetarët e saj por dhe politika përpiqen të ruajnë karakteristikat e këtij qyteti që jo më kot është quajtur Parisi i vogël shqiptar.

Qyteti më i veçantë në Shqipëri ka qenë gjithmonë dashuria e objektivit të fotografit. Me një strukturë interesante, me vilat e ulëta, ndërtesat karakteristike dhe pazarin piktoresk, prej një shekulli Korça rrezaton imazhin e një qyteti evropian.

Dhe kështu ka mbetur dhe sot. Edhe pse Korça çdo ditë e më shumë modernizohet, qytetarët e saj por dhe politika përpiqen të ruajnë karakteristikat e këtij qyteti që jo më kot është quajtur Parisi i vogël shqiptar, përcjell Konica.al. Në një koleksion të veçantë nga Niko Kotherja, i cili përkujdeset që memorien e qytetit të tij ta ekspozojë në rrjetet sociale, kemi zgjedhur një album fotografik që daton që nga viti 1906.

Të bën përshtypje arkitektura e veçantë, përmendoret, kalldrëmet, pastërtia. Për gjithë nostalgjikët e këtij qyteti… ja pamjet e rralla./ KultPlus.com

 

The post Fotot e rralla, Korça para një shekulli appeared first on INSAJDERI.

Ganimete Musliu dënohet me 300 euro

Posted: 20 Jun 2017 09:09 AM PDT

Kandidatja për deputetë nga koalicioni PAN, Ganimete Musliu është dënuar me 300 euro për shkelje të rregullave zgjedhore.

Kështu ka njoftuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, njofton Klan Kosova.

Musliu është dënuar, pasi ka sponsorizuar artikujt në profilin e saj në Facebook, e që u janë shfaqur njerëzve gjatë ditës së zgjedhjeve.

Musliu obligohet që këtë gjobë ta paguaj brenda 15 ditëve.

 

The post Ganimete Musliu dënohet me 300 euro appeared first on INSAJDERI.

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Norrkoping – Prishtina

Posted: 20 Jun 2017 09:04 AM PDT

Skuadra suedeze, Norrkoping, e cila do të përballet me Prishtinën më 29 qershor, ka publikuar çmimin e biletave të ndeshjes me Prishtinën, e cila do të zhvillohet në Suedi.

Takimi zhvillohet në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Sipas informatës së publikuar në sajtin zyrtar të skuadrës suedeze, çmimi i biletave është 15 euro për të rritur, kurse 10 euro për fëmijët.

Prishtina, pritet ta ketë ndihmën e madhe të tifozëve shqiptarë, jo vetëm në Suedi, por nga e tërë Skandinavia.

Për këtë, thirrje kanë bërë edhe grupimi i tifozëve “Plisat”.

Biletat mund të blihen përmes internetit me kartelë bankare, në këtë LINK.

The post Dalin në shitje biletat e ndeshjes Norrkoping – Prishtina appeared first on INSAJDERI.

Vritet një terrorist kosovar në Siri, kreu sulm kamikaz

Posted: 20 Jun 2017 09:00 AM PDT

Një kosovar raportohet të jetë vrarë në Siri, pasi ka kryer një sulm kamikaz kundër ushtrisë së Bashar Al Asadit. Sipas medieve kosovare, i vrari është Blerim Podvorica, xhihadist kosovar, i cili iu kishte bashkuar Shtetit terrorist Islamik (ISIS). Raportohet se ai ka vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi. Vdekjen e kosovarit e ka konfirmuar vetë vëllai i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.

"E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni", citon një ajet të Kur'anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij, shkruan Express.

Në dy shpërthimet e veturave me eksploziv, njërin prej të cilëve e kreu kosovari Podvorica, më 12 qershor në Tedmur, mbeten të vrarë 12 ushtarë sirianë, ndërsa në përleshjet që pasuan pas shpërthimit kishin humbur jetën edhe 30 anëtarët të ISIS-it. Lajmi se është vrarë Podvorica është dhënë edhe në disa portale tjera kosovare.

Podvorica si ushtar i ISIS-it kishte marrë emrin Ebu Zejd Kosovi.

Kreshnik Podvorcia, i vëllai i Blerimit, thotë se ka edhe pamje të sulmit me eksploziv që kreu kosovari.

Ndryshe, Podvorica është kosovari i pestë i ISIS-it që njoftohet të jetë vrarë në Siri, vetëm gjatë qershorit. Para më pak se dy jave, në një sulm me bombe të lansuar nga aeroplanët pa pilotë mbi një kamp të "Shtetit Islamik", u raportua të jetë vrarë edhe komandanti i vetëshpallur i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri dhe Irfan Haqifi, vëllai i terroristit Ridvan Haqifi që po ashtu u vra muaj më parë, njofton albinfo.ch

Ky është sulmi i dytë kamikaz i kryer nga një kosovar në luftime përkrah ISIS-it. Në mars të 2014-s Blerim Heta kishte çuar veten në ajër në Irak, duke vrarë mbi 50 irakianë.

Deri më tani, luftës qytetare në Siri e Irak i janë bashkuar rreth 300 kosovarë, përfshirë edhe gratë dhe fëmijë e tyre. Nga atje janë kthyer rreth 110 sosh, ndaj të cilëve po vazhdojnë procedurat gjyqësore, përfshirë edhe disa që tashmë janë dënuar me vendim të gjykatës me shumë vite burg. Kurse gjatë luftimeve 4 vjeçare janë vrarë rreth 50 kosovarë./Albinfo.ch

The post Vritet një terrorist kosovar në Siri, kreu sulm kamikaz appeared first on INSAJDERI.

E mbajti fëmijën varur jashtë dritares për të marrë “likes” në Facebook, dënohet me burg

Posted: 20 Jun 2017 08:59 AM PDT

Një gjykatë në Algjeri e ka dënuar një burrë me dy vjet burg për shkak se e kishte mbajtur varur jashtë dritares foshnjën e vet në mënyrë që të tërhiqte pëlqime në rrjetin social Facebook.

Ai e postoi një fotografi në Facebook në të cilën shihet duke e mbajtur të varur foshnjën e vet jashtë dritares së një ndërtesë të lartë me mbishkrimin: "1.000 pëlqime, o e hodha poshtë," transmeton Express.

Kjo i ka nxitur përdoruesit e mediave sociale që të bëjnë thirrje për arrestimin e tij për abuzim me fëmijë.

Ai u arrestua të shtunën e kaluar nën akuzat se rrezikoi jetën e foshnjës, njofton policia.

Babai, identiteti i të cilit nuk është bërë publik e mbajti fëmijën të varur jashtë dritares së katit të 15 të banesës së tij në kryeqytetin e Algjerisë, njofton Al Arabiya.

The post E mbajti fëmijën varur jashtë dritares për të marrë "likes" në Facebook, dënohet me burg appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Haradinaj do të jetë kryeministër, s’ka alternativa të tjera

Posted: 20 Jun 2017 08:56 AM PDT

Në një intervistë me Radio Evropa e Lirë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka folur për formimin e qeverisë së re.

"Të njëjtën kohë është një respektim i Kushtetutës së Republikës sonë. Do të thotë, alternativat janë pothuajse fare inekzistente që Ramush Haradinaj të mos jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës për katër vitet e ardhshme', ka deklaruar Veseli.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Veseli, cila do të jetë formula e krijimit të koalicionit qeverisës, marrë parasysh se jeni pjesë e një koalicioni qeverisës që ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë?

Kadri Veseli: Formula është vota e qytetarëve tanë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni i prirë nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar qartë, ka fituar bindshëm. Në të njëjtën kohë, demokracia është respektim i procedurave, ajo të cilën e kishim edhe në vitin 2014, do të thosha. Kjo është edhe një arsye më shumë se vendit nuk i nevojitet që të ketë bllokada, vendit nuk i nevojitet që të ketë mllef, vendit nuk i nevojitet që të ketë konflikte mes vete. Duhet të bashkëpunojmë për hir të interesave të qytetarëve.

Besoj shumë se me certifikimin e rezultateve, po presim kah data 25 qershor, që të kemi menjëherë implementimin e rezultatit zgjedhor, i cili është i 11 qershorit, ku koalicioni fitues është ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë Nisma si dhe partnerët e tjerë të koalicionit.

Radio Evropa e Lirë: Tek cilat parti politike, tek cili bllok politik do t'i kërkoni aleatët e ardhshëm për koalicionin pas-zgjedhor që do të formojë Qeverinë e ardhshme. Keni në dispozicion LDK-në me partitë aleate dhe Vetëvendosjen.

Kadri Veseli: Ideale do të jetë, në rend të parë që të respektohen procedurat, të respektohet vullneti i qytetarëve. Të gjitha partitë, kur kemi dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në koalicione.

Arsyeja pse nuk kemi shkuar të vetme, ka qenë pikërisht situata e vitit 2014. Andaj, në mënyrë që të mos kemi një ripërsëritje të një bllokade, vet unë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës e kam bërë hapin përmes futjes në këtë koalicion me partnerët e tjerë të koalicionit, në mënyrë që të mos kemi bllokada të cilat po krijojnë stres dhe më tepër ftohje te qytetarët tanë.

Ne duhet të orientohemi, në rend të parë nga interesat e qytetarëve. Institucionet duhet të krijohen sa më shpejt dhe në të njëjtë kohë të marrim përgjegjësitë për përmirësimin e jetës së njerëzve tanë.

Unë besoj shumë se do të ketë reflektim. Do të ketë reflektim pozitiv nga faktorët politikë aktual të cilët kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit, në mënyrë që, pas datës 25 qershor, kur ne po presim, të paktën kështu thotë KQZ-ja, që të kemi implementimin e rezultatit zgjedhor pas certifikimit.

Radio Evropa e Lirë: A mund të vijë në shprehje mbështetja tek votat e minoriteteve për krijimin e 61 votave të domosdoshme në Kuvend për formimin e Qeverisë apo do t'i përfshini minoritetet pas një koalicioni me partitë e shumicës?

Kadri Veseli: Minoritetet janë faktor konstituiv i kësaj shoqërie dhe shtetit tonë. Do t'i respektojmë. Ideale do të ishte që të mos kishim varshmëri nga minoritetet, për hir edhe të vet interesave të komuniteteve. Por, do të jenë pjesë integruese e një procesi kushtetues, të respektimit të një rezultati zgjedhor. Në të njëjtën kohë, të kemi edhe një përfshirje sa më të gjerë të faktorëve politikë të cilët janë të Kosovës, në emër të interesave të qytetarëve.

Kjo shoqëri, jam shumë i sigurt se ka nevojë që ta zëvendësojë mllefin me arsyetimin dhe dëshirën për të ecur përpara. Jo revansh. Por, le të merremi me atë se çka është interes edhe i shtetit dhe në të njëjtën kohë edhe i qytetarëve tanë.

Sido që të jetë, komunitetet do të thosha janë pozitive, mirë që janë, por vendimmarrja do të duhet të jetë produkt i Kosovës, i qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe minoritarët, duke mos i ndarë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse i referohemi një zyrtari në Beograd, Lista Serbe do të mund të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit si shkembim për votat e nevojshme të koalicionit për qeverinë e re. Do t'i pranonit kushte të tilla?

Kadri Veseli: Beogradi ka marrë fund përfundimisht në Kosovë. Logjika e atyre të cilët mendojnë ta sjellin Beogradin e dëmton brenda faktorin politik kosovar. Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë dëshire, asnjë imponimi që vjen nga Beogradi.

Ka marrë fund epoka e Serbisë në Kosovë. Do të orientohemi nga pjesa e Kosovës shtet i pavarur sovran, orientimi nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.

Kemi disa obligime që lidhen me të ardhmen e Kosovës; është përmirësimi i jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe hapja e perspektivës së Kosovës drejt BE-së.

Duhet sa më shpejtë t’i mbyllim çështjet e hapura të cilat i kemi, demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë që të kemi liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE, veçanërisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Këto duhet të jenë prioritete tona. Sa i takon Beogradit dhe zyrtareve të Serbisë, atyre u ka kaluar boja. Thjesht sa më shumë ju krijojmë hapësirë përmes përçarjes sonë ata aq më tepër do të përfshihen. Përndryshe nuk kanë shansa.

Radio Evropa e Lirë: Pas datës 25 qershor, kur po pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, do t'i bëni edhe ofertë zyrtare LDK-së për koalicion?

Kadri Veseli: Oferta zyrtare është që nga momenti kur ne ekzistojmë si parti. Nuk është në interesin e qytetarëve që ne të përjashtojmë njëra tjetrën. Nuk është çështje e jetësisë sonë a jemi në pushtet apo nuk jemi në pushtet.

Legjitimiteti duhet të respektohet dhe në të njëjtën kohë edhe legaliteti, Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Proceduara demokratike të cilat i kemi, por nuk është çështje e dëshirës se a do dike apo nuk e do. Ajo çështje po thuajse[është] terciale e cila duhet ta mbisundojë skenën tonë politike.

Duhet respekti i asaj çka përfaqësojnë qytetaret tanë. Kjo është ajo çka na dallon ne si PDK shpesh nga disa parti të tjera. Ne nuk flasim më ta pse e duam një lider apo pse nuk e duam. Flasim me respektimin e vullnetit çka përfaqësojnë ata lider dhe ato parti politike.

Logjika përjashtues dhe logjika e mllefit nuk krijon perspektive. Mund të krijoj një moment të caktuar një dëshirë moment hakmarrje, revanshi, por perspektiven e Kosovës e ndalë e frenon dhe vetëm sa çon zëra më shumë nga ata të cilët i përmendim, zëra nga Beogradi dhe Serbia që nuk ja duan të mirën këtij vendi.

Radio Evropa e Lirë: A ka rrethana politike që do ta çonin Partinë Demokratike në opozitë, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 11 qershorit?

Kadri Veseli: Për Partinë Demokratike të Kosovës këto janë zgjedhjet e katërta nga të cilat del fituese. Është e rrallë në Ballkan që ka ndodhur një situatë e tillë, këtë herë së bashku me partnerët e koalicionit. Por, po e them sërish, nuk është çështje jetësore për ne të jesh pozitë apo opozitë. Jetësore për ne është të qenit shtet i pavarur dhe sovran, fuqizimi i këtij shteti, orientimi i drejtë.

Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të kemi orientim tjetër përveç atij perëndimor, pra partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Të njëjtën kohë kemi edhe fuqizimin ekonomik. Këto janë prioritete të cilat janë në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Do të punojmë fuqishëm me secilin partner, por të njëjtën kohë, Partia Demokratike e Kosovës është shumë e fuqishme që dikush të mendoj ta njëlloj, ta përjashtojë apo ta zhduk nga kjo që është vullneti i qytetarëve.

Jemi në rrugë të drejtë për qytetarët tanë, kurse gabimet të cilat i kemi politike do të jenë të përmirësueshme. Kemi marrë mesazh, nëse i referohemi PDK-së, kemi marrë mesazh shumë të qartë nga elektorati ynë. Ne kurrë nuk kemi hatrim, përkundrazi kemi reflektim. Do të punojmë fuqishëm. Por, nuk e lejojmë aski që ta cenoj shtetin tonë të pavarur e sovran.

Kjo është garanca të cilën e ka ky shtet me PDK-në, pastaj nga orientimi ynë perëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe të njëjtën kohë nga zhvillimi ekonomik. Këto janë garancat nga të cilat PDK nuk heq dorë kurrë.

Radio Evropa e Lirë: Është shtruar shumë çështja, çka nëse mandatari i juaj, koalicionit PAN, nuk arrin ta formojë Qeverinë e ardhshme. Në këtë rast a shihni një alternativë të dytë për formimin e Qeverisë nga një subjekt tjetër?

Kadri Veseli: Mandatari ynë Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, për arsye se është një çështje e interpretimit të vet vullnetit të qytetarëve tanë. Është një respektim i rregullave të demokracisë mbi të cilat ne veprojmë. Të njëjtën kohë është një respektim i Kushtetutës së Republikës sonë. Do të thotë, alternativat janë pothuajse fare inekzistente që Ramush Haradinaj të mos jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës për katër vitet e ardhshme.

The post Veseli: Haradinaj do të jetë kryeministër, s’ka alternativa të tjera appeared first on INSAJDERI.

Futbollistëve të Prishtinës u shpjegohen rregullat e reja të lojës

Posted: 20 Jun 2017 08:46 AM PDT

Shoqata e gjyqtarëve të Kosovës e kryesuar nga ish-gjyqtari Përparim Hasani, gjyqtari i FIFA-s, Genc Nuza dhe gjyqtari Visar Kastrati, sot u shpjeguan futbollistëve të Prishtinës ndryshimet në rregullat e lojës.

Treshja e shyqtarëve që ishin të pranishëm sot në këtë seminar me futbollistët e klubit kryeqytetas, u shpjeguan atyre edhe të gjitha risit tjera që kanë ndodhur tash së fundi.

Gjatë javëve të fundit, FIFA ka ndryshuar disa nga rregullat të lojës së futbollit, përfshirë detaje nga pozicionimi jashtë lojës apo edhe goditja e penaltive.

Prishtina më 29 qershor takohet me Norrkopingun në Suedi, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Takimi i kthimit zhvillohet një javë më vonë në Mitrovicë. /Insajderi.com

The post Futbollistëve të Prishtinës u shpjegohen rregullat e reja të lojës appeared first on INSAJDERI.

Sfarqa: Driton Selmanaj foli në bazë të disponimit të elektoratit të LDK-së

Posted: 20 Jun 2017 08:34 AM PDT

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, dje ka deklaruar se LDK nuk duhet të futet në koalicion me PDK-në, në të kundërtën ai kërcënoi se do largohet nga partia.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Atij nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e anëtarit më të ri të partisë që ai e udhëheq.

Mustafa e ka quajtur shantazh deklaratën e Selmanajt.

Por, për anëtarin e Kryesisë së LDK-së, njëherësh kreun e komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deklaratat e Selmanajt kundër koalicionit me PDK-në janë të bazuara.

Sfarqa thotë se bashkëpartiaku i tij ka të drejtë ta thotë mendimin e tij. Sipas tij, Selmanaj ka folur në bazë të disponimit të elektoratit karshi kësaj çështjeje.

Por, sa i përket çështjeve të koalicioneve Sfarqa i përkujton Selmanajt se për këtë punë vendos kryesia dhe strukturat e partisë.

"Është e vërtetë që për koalicion me ndonjë parti vendos kryesia dhe struktura e partisë. Çështjet individuale të secilit janë konform situatës që është krijuar. Çështjet tjera më shumë janë promovime individuale se sa çështje të partisë. Unë këto i vlerësoj, se demokracia këto i ka. Është e drejtë absolute dhe demokratike me e thënë atë çfarë e mendon. Driton Selmanaj mbrëmë ka fol në bazë disponimit të elektoratit", ka thënë të hënën për Express, anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa.

Tutje ai është shprehur se elektorati i LDK-së nuk ka disponim për koalicion me PDK-në, ndërkohë që rreth koalicionit me VV-në, Sfarqa thotë se ende nuk ka ndonjë thirrje të partisë, përveç atyre individuale.

Ndërkohë që kreu i Ferizajt thotë se ka ardhur koha që LDK për një kohë të qëndrojë në opozitë.

"Elektorati nuk ka disponim për koalicion me PDK-në në asnjë mënyrë sepse në të kundërtën nuk kish pas pse me u prishë mocioni. Sa i përket koalicionit me VV-në dhe thirrjet, këto akoma janë vendime individuale, ende nuk ka thirrje të partisë. Ne do të presim rezultatet e certifikimit dhe do ta vlerësojmë gjendjen, janë organet e partisë që vendosin. Nuk ka ndonjë përjashtim me VV-në. Megjithëse mendoj që më mirë do të ishte që LDK-ja njëherë të shkojë në opozitë", ka deklaruar Sfarqa.

The post Sfarqa: Driton Selmanaj foli në bazë të disponimit të elektoratit të LDK-së appeared first on INSAJDERI.

Burgu i Dubravës nuk ua kthejë 13 mijë euro të burgosurve të liruar

Posted: 20 Jun 2017 08:29 AM PDT

Qendra Korrektuese në Dubravë u ka mbetur borxh mbi 13 mijë euro të holla të burgosurve të cilët ishin liruar gjatë vitit 2016, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Në raportin e përpiluar nga Auditori Gjeneral për “Ministrinë e Drejtësisë – 2016”, thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk u ka kthyer paratë disa të burgosurve të liruar gjatë vitit të kaluar.

Vlera e përgjithshme e parave që SHKK-ja nuk u ka kthyer të burgosurve të liruar arrin deri në 25,644 euro, raporton Insajderi.

“Ne kemi vërejtur që vlera prej 25,644€ janë para që nuk ju janë kthyer të burgosurve pas lirimit të tyre. Vetëm në Qendrën Korrektuese të Dubravës në fund të vitit 2016 vlera e mjeteve të pakthyera ishte 13,844€”, thuhet në raportin e Auditorit.

Auditori ka vlerësuar se paratë personale të të burgosurve të liruar, është përgjegjësi e SHKK-së, që t’u kthehen të liruarve nga burgu.

“Sipas zyrtarëve përkatës, disa prej të burgosurve, pas lirimit nuk janë interesuar për mjetet të cilat ju kanë mbetur vite me radhë. Por kthimi i mjeteve në llogari të te burgosurve është përgjegjësi e SHKK-së”, thuhet në raport.

Po ashtu, Auditori Gjeneral ka theksuar se “mbajtja e parasë së të burgosurve të cilët përfundojnë dënimet është në mos pajtim me ligjet e aplikueshme dhe rritë mundësinë që paratë e tilla t'i ekspozohen keqpërdorimit”. /Insajderi.com

The post Burgu i Dubravës nuk ua kthejë 13 mijë euro të burgosurve të liruar appeared first on INSAJDERI.

Kompania publike në Ferizaj punësoi njerëz pa konkurse

Posted: 20 Jun 2017 08:01 AM PDT

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se gjatë vitit 2016 Kompania rajonale e mbeturinave "Pastërtia Sh.a" në Ferizaj, ka pranuar punëmarrës pa shpallur konkurs dhe pa zhvilluar procedura të rekrutimit.

Auditori ka thënë se kjo ndërmarrje publike rajonale në Ferizaj, punësoi katër persona pa zhvilluar procedura të rekrutimit, siç parashihen me ligj.

Sipas Ligjit të Punës (neni 8), Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës, njofton Zyra Kombëtare e Auditimit.

"Gjatë vitit 2016, Pastërtia kishte angazhuar katër punonjës për punë dhe detyra specifike, mirëpo këta punonjës mbulonin pozitat e rregullta të punës dhe për të cilët nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit", thuhet në raportin e Auditorit.

Më tej në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016, shpjegohen procedurat e rekrutimit të një punonjësi në ndërmarrje publike, derisa thuhet se kompania "Pastërtia Sh.a" nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara për angazhim të punonjësve, raporton Insajderi.

"Në tri procese rekrutimi, komisionet për rekrutim kanë konstatuar se nga të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, nuk arrin në tre numri i atyre që i plotësojnë kriteret e konkursit, duke specifikuar se nuk i kanë përmbushur kriteret e konkursit, ndërsa Pastërtia kishte vazhduar me procesin e rekrutimit duke i punësuar kandidatet e suksesshëm", thuhet në raport.

Po ashtu, Auditori ka thënë se "sipas Udhëzimit për Marrëdhënien e Punës (neni 5), kandidatët e përzgjedhur duhet të ftohen me shkrim së paku 48 orë para testimit. Në pesë procese të rekrutimit aplikantët nuk ishin ftuar me shkrim për t'iu nënshtruar testit ose intervistës. Sipas zyrtarit të burimeve njerëzore, të gjithë aplikantët ishin ftuar vetëm përmes telefonit".

Zyra Kombëtare e Auditimit ka paralajmëruar se punësimi i personave në mënyrë të tillë, rrit rrezikun e angazhimit të personave jo të duhur në pozitat e caktuara.

"Mos zbatimi i procedurave të rekrutimit, mos njoftimi i kandidateve me shkrim, mos realizimi i testimit dhe intervistës si dhe angazhimi i punonjësve për punë dhe detyra specifike për pozita të rregullta të punës si dhe pa zhvilluar ndonjë proces konkurrues minimizon konkurrencën dhe rrit rrezikun e angazhimit të personave jo të duhur në pozitat e caktuara", njofton Auditori. /Insajderi.com

The post Kompania publike në Ferizaj punësoi njerëz pa konkurse appeared first on INSAJDERI.

Kompania publike afër falimentimit rritë numrin e punëtorëve

Posted: 20 Jun 2017 07:45 AM PDT

Zyra e Auditorit të Përgjigjëm nga auditimi që ka bërë në ndërmarrjen publike Trainkos, ka gjetur se kjo ndërmarrje ka vepruar me humbje vitin e kaluar.

Sipas të gjeturës së ZAP, Trainkos ka humbur vlerën prej 1 milion e 186 mijë euro. Ndërkohë që humbjet e bartura nga viti i kaluar janë 560 mijë, raporton Insajderi.

Në këtë rezultat financiar, si dhe në veprimtarinë e ndërmarrjes në tërësi, sipas ZAP ndikim ka pasur rënia e vazhdueshme e transportit të mallrave, mos mbulimi i tërësishëm i humbjeve nga transporti i udhëtarëve për linjat e aprovuara nga Ministria e Infrastrukturës për këtë vit dhe gjendja e mjeteve lëvizëse të vjetruara.

Këto të gjetura në Trainkos sipas ZAP, në rast se nuk gjendet një zgjidhje adekuate në kapërcimin e saj dhe në rritjen e aktiviteteve dërgon në një situatë ku vihet në rrezik vijimësia e ndërmarrjes.

Pavarësisht operimit me humbje ky institucion ka shtuar numrin e të punësuarve, duke e rritur në fund të vitit në 237 punonjës dhe 6 anëtarë të Bordit të Drejtorëve.

Trainkos sipas ZAP, vitin e kaluar kishte angazhuar 15 punonjës të cilët mbulonin pozitat e rregullta të punës por për të cilët Trainkos nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit.

Ky institucion rekomandon që kryesuesi i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv, duhet të hartojnë një plan strategjik të qëndrueshmërisë dhe të përmirësimit të biznesit i cili duhet të jetë i detyrueshëm në praktikë. /Insajderi.com

The post Kompania publike afër falimentimit rritë numrin e punëtorëve appeared first on INSAJDERI.

Efekte të rrezikshme të sheqerit të cilat ndoshta nuk i dinit

Posted: 20 Jun 2017 07:37 AM PDT

Ata që ende nuk e dinë se çfarë efektesh negative ka sheqeri te dhëmbët tona dhe në trupin tonë, jetojnë në një botë tjetër. Por kjo nuk është e vetmja e keqe se çfarë bën sheqeri në trupin tonë

Ja katër arsyet për t'i thënë jo tundimit për ëmbëlsirë

Sheqeri e shpejton plakjen e lëkurës. Kur ai arrin të futet në qarkullimin e gjakut, lidhet kimikisht me kolagjenin dhe elastinin, proteina që sigurojnë rininë e lëkurës.

Para së gjithash, një ndërveprim i tillë i shkatërron proteinat (shkatërrimi i kolagjenit dhe elastina çon në thatësi dhe rrudha në lëkurë).

Së dyti, prodhon substanca të reja dhe të dëmshme. Për shembull, ato e bëjnë lëkurën më të prekshme ndaj diellit, një faktor kryesor i plakjes.

Sheqeri nxit infeksionin

Sheqeri ka aftësinë për të përkeqësuar infeksionin. Kështu, ata që vuajnë nga puçrrat dhe rrudhat do t'ua shtojnë ato. Ajo gjithashtu rrit rrezikun e shumë sëmundjeve, të tilla si artriti.

Edhe kur pimë një çaj të ëmbël për të kuruar të ftohtin, sheqeri bëhet një terren i favorshëm për bakteret, në një fyt që është tashmë i sëmurë. Pra, rezulton se metodat tradicionale nuk janë thjesht të padobishme, por edhe të dëmshme.

Sheqeri shkakton sëmundjet kardiovaskulare

Gjatë shekullit të 20, doktorët mendonin se sëmundjet kardiovaskulare mund të parandaloheshin duke ulur konsumin e yndyrave që rrisin nivelet e kolesterolit në gjak. Sheqeri konsiderohej në atë periudhë më pak i rrezikshëm se yndyra e mishit të kafshëve dhe kështu ata filluan një dietë ushqimore pa yndyrë, duke mos i ndërprerë ëmbëlsirat.

Në shekullin e 21, situata ndryshoi në mënyrë dramatike. Studime të ndryshme treguan se sheqeri në mënyrë të rrezikshme ngrinte nivelet e kolesterolit.

Sheqeri mund t'ju bëjë pak më shumë të dalldisur

Studime të ndryshme tregojnë se sheqeri mund t'ju shkaktojë depresion. Kjo ndodh, sepse sheqeri ul nivelin e hormoneve BDNF, i cili te njerëzit me depresion dhe skizofrenë është akoma më i ulët.

Disa studime të tjera tregojnë se po të konsumohet më shumë sheqer sesa duhet mund të rrisë ankthin (gjë që ne mundohemi ta luftojmë duke ngrënë diçka të ëmbël), njofton gazeta-shqip.

Por një eksperiment i bërë te minjtë me sheqerin ka treguar se përveç se shtonin më shumë duke e konsumuar atë, bënin dhe lëvizje të çuditshme e të trasha. Shkencëtarët e lidhën këtë me sheqerin që dëmton qelizat e trurit përgjegjës për të mësuarit dhe kujtesën.

 

The post Efekte të rrezikshme të sheqerit të cilat ndoshta nuk i dinit appeared first on INSAJDERI.

Zyrtari i lartë i NATO-s: Transformimi i FSK-së, përmes ndryshimeve kushtetuese

Posted: 20 Jun 2017 07:33 AM PDT

Ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli priti në takim pune zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.

Demolli shprehu falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që NATO po i jep MFSK-së dhe FSK-së përmes ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ai po ashtu me këtë rast falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për letrën që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ku janë identifikuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, e ku synohet që të arrihet partneriteti i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s në fushën e sigurisë.

Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta.

Temë me rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se janë të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim.

Në fjalën e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor "Shqiponja – 6" që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve.

Ai foli për aktivitet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja.

Rama theksoi se transformimi i FSK-së po e pret vendimin politik, por është me rëndësi të thuhet se ne po punojmë shumë që të jemi gati për atë ditë dhe për këtë kemi kryer përgatitjet e nevojshme si dhe planifikimet afatmesme dhe afatgjata.

John Manza nga ana e tij shprehu kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së.

Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së. Po ashtu ai vlerësoi lart punën e mirë dhe rezultatet konkrete për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK. Ndër të tjera në takim Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt.

The post Zyrtari i lartë i NATO-s: Transformimi i FSK-së, përmes ndryshimeve kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

Auditori: Rreth 6 mijë euro në Trainkos nuk dihet a shkuan për udhëtime zyrtare

Posted: 20 Jun 2017 07:21 AM PDT

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se zyrtarë të Ndërmarrja Publike Hekurudhore Trainkos – Sh.A., nuk kanë arritur ta dëshmojnë se nëse janë shpenzuar rreth 6 mijë euro për udhëtime zyrtare.

Auditori ka thënë se, sipas Rregullores për Udhëtime Zyrtare (neni 4), të gjithë punëtorët janë të obliguar që të bëjnë kërkesë për udhëtim zyrtar të bashkangjitur, së bashku me ftesën zyrtare ndaj institucionit dhe agjendën e takimit zyrtar.

Auditori ka thënë se në disa raste shpenzimet për udhëtime zyrtare janë bërë në kundërshtim me rregulloren

Shkelje të tillë Auditori thotë se ka hasur në tri raste.

"Në tri raste në vlerë prej 5,783€, kërkesat për udhëtime zyrtare nuk ishin mbështetur me dëshmi përkatëse, si agjenda ose ftesa zyrtare", thuhet në raport.

Marrë për bazë këtë, Auditori thotë se rreziku qëndron në atë se "shpenzimi i mjeteve për udhëtime zyrtare pa dëshmi përkatëse, rrezikon që këto mjete të mos jenë shfrytëzuar për qëllime zyrtare, duke krijuar shpenzime të parasë, pa bazë ligjore".

Zyra e Kombëtare e Auditimit i rekomandon Kryesuesit të Bordit që të sigurojë se kërkesat për financimin e udhëtimeve zyrtare vlerësohen sipas rregulloreve në fuqi dhe të financohen vetëm kur plotësohen kriteret e duhura./Insajderi.com

The post Auditori: Rreth 6 mijë euro në Trainkos nuk dihet a shkuan për udhëtime zyrtare appeared first on INSAJDERI.

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset muajin tjetër

Posted: 20 Jun 2017 07:19 AM PDT

Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.

Dy ish-eprorët e UÇK-së  kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin  nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimti dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke ëkrkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata, njofton rtklive.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si "Drenica 1" dhe Drenica 2".

The post Për Lushtakun dhe Selimin vendoset muajin tjetër appeared first on INSAJDERI.

De Basi fitoi 1.8 mln euro, trajneri më i paguar i Kombëtares

Posted: 20 Jun 2017 07:11 AM PDT

Gianni De Biasi do të mbetet për shumë kohë pjesë e historisë së futbollit shqiptarë, në sajë të punës dhe rezultateve të arritura në rreth 5 vite e gjysmë që drejtoi përfaqësuesen kuqezi.

Por e gjithë puna e tij në këtë periudhë ka patur edhe faturën më të lartë financiare, 1.8 mln euro ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit, kjo është dhe shifra më e lartë e paguar ndonjëherë që nga viti 2002 kur presidenti Duka ka vendosur të marrë një trajner të huaj.

Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitete e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Europian.

Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj. Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik,  u 5-fishua,  nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj.

Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit. I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë.

Edhe sa i përket shpërblimeve, De Biasi është absolutisht më i paguari. 30 mijë euro për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonuse për kualifikim në Europian apo për fitoren ndaj Rumanisë. Të gjitha këto kapin shifrën e mbi 600 mijë eurosh në total, duke e çuar faturën e tij në këtë periudhë që drejtoi Shqipërinë në rreth 1.8 milion euro, duke hyrë edhe në aspektin financiar në historinë e futbollit shqiptarë, njofton TCH.

Kjo sa i përket trajnerëve të huaj të përfaqësueses, pasi sa i përket trajnerëve të huaj të klubeve apo trajnerëve shqiptarë, paga mesatare e tyre nuk i kalon 3000 eurot në muaj.

Gianni De Biasi 
Periudha 2011-2015
Paga 27.000/ muaj
Periudha 2016-2017
Paga 42.000 /muaj   12 muaj
Bonuse 648.000 euro
Totali 1.8 mln euro

Giuseppe Dosena 
Periudha Prill 2002 – Tetor 2002
Paga 15 mije euro / muaj
Totali: 60 mije

Hans Peter Brigel 
Periudha 2002-2006
Paga 10.000 eruo/muaj
Totali: 420.000 euro

Otto Baric 
Periudha 2006 – 2007
Paga: 20.000 euro/ muaj
Totali: 300.000 euro

Ari Han 
Periudha 2008 – 2009
Paga13.000 euro / muaj
Totali: 195.000 euro

Josip Kuzhe 
Periudha: 2009 – 2011
10.000 euro / muaj  20 maj 2009 – 31 dhjetor 2011
Totali: 170.000

The post De Basi fitoi 1.8 mln euro, trajneri më i paguar i Kombëtares appeared first on INSAJDERI.

Presidenca nuk e di se sa shpenzojnë zyrtarët e saj për derivate

Posted: 20 Jun 2017 07:01 AM PDT

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një numër shkeljesh në proceset e prokurimit tek Zyra e Presidentit.

Në raportin për vitin 2016 të kësaj zyre – që është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik financiar – thuhet se Presidenca ka bërë përparim në zbatimin e rekomandimeve nga viti i kaluar, "megjithatë mos zbatimi i plotë i të gjitha rekomandimeve ka ndikuar që disa mangësi të përsëriten nga viti i kaluar".

"Kjo ishte evidente kryesisht te prokurimi dhe të menaxhimi i pasurisë", thuhet në raport.

Një nga gjetet e auditorëve ka të bëje edhe me kontrollin që ushtrohet ndaj shfyrtëzimit të veturave zyrtare.

Auditorët kanë gjetur se ka pasur mungesë të "evidencave të plota për përdorimin automjeteve zyrtare".

"Mos mbajtja e evidencave të sakta për shpenzimet e automjeteve mund të ndikojë që kostoja e shpenzimeve të jetë e lartë dhe menaxhmenti të mos këtë informata të mjaftueshme për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e menaxhimit të tyre", thuhet në raport.

Zyra e Auditorit ka gjeture dhe shkelje të tjera gjatë procedurave të prokurimit. Në një rast për "furnizim me televizorë LED", sipas raportit, zyrtari i njëjtë ishte caktuar anëtarë i komisionit të vlerësimit dhe menaxher i kontratës, duke mos ndjekur parimet për ndarjen e detyrave".

Sipas kësaj zyre, "mos respektimi i parimeve për ndarjen e detyrave rrit rrezikun e paraqitjes së konflikt të interesit."

"Sekretari i Përgjithshëm duhet të sigurojë se me rastin e formimit të komisioneve të ndryshme do të respektohen parimet për ndarjen e detyrave me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme të interesit", ka rekomanduar kjo Zyre, njofton Insajderi.

Në gjetjen tjetër të Zyres, lidhur me një tender për shërbimet e autolarjes së veturave zyrtare të Presidencës, thuhet se "komisioni gjatë vlerësimit të ofertave nuk kishte marrë parasysh kërkesat e dosjes së tenderit të cekura më lartë dhe ishte shpërblyer me kontratë Operatori Ekonomik pa u vlerësuar fare oferta për përshtatshmëri teknike dhe profesionale".

"Kjo kishte ndodhur për shkak të mos përgjegjësisë nga komisioni i vlerësimit dhe mos mbikëqyrjes adekuate nga udhëheqësi i prokurimit", thuhet në raportin e Zyrës së Auditimit./Insajderi.com

The post Presidenca nuk e di se sa shpenzojnë zyrtarët e saj për derivate appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more