Skip to main content

INSAJDERI: “Publikohet traileri i filmit “T’padashtun”” plus 19 more

INSAJDERI: “Publikohet traileri i filmit “T’padashtun”” plus 19 more


Publikohet traileri i filmit “T’padashtun”

Posted: 26 Jun 2017 09:32 AM PDT

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder, ndërsa filmi do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary Film Festival.

Është lansuar sot traileri i filmit "T'padashtun" me regji e skenar nga Edon Rizvanolli.

Filmi para disa javësh u përzgjodh për të marrë pjesë në Karlovy Vary Film Festival, në kategorinë East of the West Competition.

"T'padashtun" shtjellon ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam. Rikthimi i traumave të nënës atij ia ndryshojnë jetën.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder, ndërsa filmi do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary.

The post Publikohet traileri i filmit “T'padashtun” appeared first on INSAJDERI.

Kryeministrin e ri e pret diçka e re në zyre

Posted: 26 Jun 2017 09:26 AM PDT

Ndonëse jemi në pritje të kryeministrit të ri pas mbajtjes së zgjedhjeve me 11 qershor i cili ende nuk është i sigurt pasi asnjë koalicion apo parti nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë, Zyra e Kryeministrit ka bërë disa ndryshime në enterierin e saj.

Zyra e Kryeministrit në të cilën është ende kryeministri në largim Isa Mustafa, ka vendosur që të furnizohet me perde të reja, sipas të gjitha gjasave më të mira në mbrojtje nga dielli, duke pasur parasysh hapësirën në të cilën është e vendosur zyra e të parit të Qeverisë.

Afro  5 mijë euro peshon kontrata që Zyra e Kryeministrit ka lidhur me një kompani nga Mitrovica, për të furnizuar me perde, raporton Insajderi.

Kontrata pritet të nënshkruhet me 30 qershor, atëherë kur edhe pritet që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit që i hapin edhe zyrtarisht rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjidhjes së kryeministrit. /Insajderi.com

The post Kryeministrin e ri e pret diçka e re në zyre appeared first on INSAJDERI.

Ramabaja: Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik

Posted: 26 Jun 2017 09:20 AM PDT

Kanditati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë sot se islami politik është rrezik për kombin shqiptar.

Ramabaja, i cili kritikoi organizimin e një iftari në hapësirën publike në Kamenicë javën e kaluar, ka kritikuar edhe Bashkësinë Islaminë të Kosovës për mënyrën e udhëheqjes, raporton Insajderi.

“Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik. Bashkësia Islame e Kosovës me Naim Tërrnavën e ka kthyer mbrapa me shekuj islamin në Kosovë”, ka thënë Ramabaja në Klan Kosova, derisa ka thënë se nuk e ka fyer askënd me reagimin e tij disa ditë më parë.

Ramabaja e quajti “ngjarje anti-historike” organizimin e iftarit në Kamenicë, para dy ditësh.

Prej deklarimeve të Ramabajës u distancua partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se nuk e mbështet qëndrimin e anëtarit të saj. /Insajderi.com

The post Ramabaja: Kombi shqiptar është në rrezik nga islami politik appeared first on INSAJDERI.

Lajme rreth transferimeve në Spanjë

Posted: 26 Jun 2017 09:05 AM PDT

Mario Lemina sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e La Liga-s. Në ndjekje të 23-vjecarit është Valencia.

Vetë mesfushori nga Gaboni është shprehur se i pëlqen ideja e të qënit pjesë e këtij kampionati, por gjithsesi ai lë të hapur idenë e një rikthimi në Francë.

Sevillia kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Giovani Siomeone

Giovani Simeone, futbollisti i Genovas dhe njëkohësisht i biri, i teknikut të Atletico Madrid, Diego Simeone, sezonin e ardhshëm mund të transferohet tek Sevillia.

23-vjecari i cili këtë sezon ka arritur të realizojë 13 gola në 36 ndeshje.

Andaluzianët kërkojnë të përconjë vijën e parë të sulmit dhe emri i Giovani Simeone, shihet si një investim frytdhënës.

Villareal kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes

Villareal ka ofruar 5 milionë Euro për mbrojtësin e Trabzasporm, Fabian Castillo.

25-vjecari i cili këtë sezon në kampionatin turk, ka arritur të realizojë 3 gola në 34 rrjeta, i ka kërkuar menaxherit të tij të nisë menjëherë bisedimet me nëndetësen e verdhë, në mënyrë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

Alesio Cerci rikthehet titullarë tek Atletico Madrid

Alesio Cerci, futbollisti i Atleticos së Madridit, i cili prej kohësh nuk po kalon një periudhë të mirë, ka bërë që tekniku i Colchoneros, të rikthejë sytë tek Italiani dhe të punojë intensivisht më të për ta rikthyer atë në top formë, si dhe në mënyrë që kontributi i tij të jetë sa më i efektiv, i detyruar edhe për shkak të pezullimi nga e Fifa-s, për klubin spanjoll, që nuk i lejon ata të ndërhyjnë në merkato

The post Lajme rreth transferimeve në Spanjë appeared first on INSAJDERI.

Numërohen mbi 66% e votave, PS 73 mandate

Posted: 26 Jun 2017 08:56 AM PDT

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 66% të votave. Teksa janë numëruar 3558 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 47.86% të votave, e ndjekur nga PD me 28.33% të votave dhe LSI me 14.38% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje, shkruan Tch.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 73 mandate
PD – 44 mandate
LSI – 18 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.

The post Numërohen mbi 66% e votave, PS 73 mandate appeared first on INSAJDERI.

Pas transferimit të Salah, Liverpool kërkon talentin gjerman

Posted: 26 Jun 2017 08:51 AM PDT

Max Meyer është vëzhguar nga skautët e skuadrës angleze Liverpool në Kampionatin Europian U21 në Poloni, raporton Daily Star.

Mesfushori 21-vjeçar i Schalkes ka ndihmuar Gjermaninë që të arrijë në gjysmëfinale, ku ata do të luajnë ndaj Anglisë të martën.

Pas blerjes së Mohammed Salah nga Roma, Liverpool synon të përforcohet edhe më shumë për fillimin e stinorit të ri.

Prej se Jurgen Klopp e ka marrë drejtimin e skuadrës angleze, fokusi për transferime i Liverpoolit është kthyer në Gjermani, prej ku Klopp ka transferuar Joel Matip, Loris Karius dhe Roberto Firminon. /Insajderi.com

The post Pas transferimit të Salah, Liverpool kërkon talentin gjerman appeared first on INSAJDERI.

Reagon Edi Rama, thotë se pas zgjedhjeve është bërë “shofer”

Posted: 26 Jun 2017 08:45 AM PDT

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Përmes një fotoje me mbishkrim të publikuar në Facebook, Rama ka shkruar se është bërë “shofer” i Shqipërisë, raporton Insajderi.

“14 vjeç, u bo basketbollist”, shkruan Rama për veten. Ndërsa, pasi është bërë “piktor, ministër, kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryeministër”, kryetari i Partisë Socialiste thotë se është bërë “shofer”.

Edhe para zgjedhjeve të 25 qershorit, Rama kishte përmendur synimine  tij që ta drejtonte i vetëm Shqipërinë me fitimin e mbi 71 mandateve të deputetëve.

Pas numërimit të mbi 50 për qind të votave, Partia Socialiste e Edi Ramës ka arritur të fitojë 73 mandate të deputetëve. /Insajderi.com

 

The post Reagon Edi Rama, thotë se pas zgjedhjeve është bërë “shofer” appeared first on INSAJDERI.

Ujësjellësi në Ferizaj ua “vodhi” rreth 200 qytetarëve nga 45 euro

Posted: 26 Jun 2017 08:29 AM PDT

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Bifurkacioni" në Ferizaj, dëmtoi financiarisht rreth 200 konsumatorë gjatë vitit 2016. Kjo e gjetur e Auditorit Gjeneral është publikuar gjatë kësaj jave, në raportin financiar vjetor për Autoritetin Rregullativ të Ujit (ARrH).

Pas raportimit të lajmit: Ujësjellësi i Prishtinës dëmtoi financiarisht afër 1000 qytetarë, Gazeta Online Insajderi sjell edhe një evidentim tjetër të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ku e kanë pësuar konsumatorët e ARrH-së.

KRU "Bifurkacioni" dëmtoi 197 konsumatorë të saj gjatë vitit 2016, duke aplikuar ndaj tyre taksën prej 50 eurove për kyçje në rrjet të ujit, edhe pse kyçja në ujësjellës sipas një vendimi të marrë nga ARrH-ja në fillim të vitit të kaluar, ishte zbritur në 5 euro.

Në këtë rast, Ujësjellësi në Ferizaj ua “vodhi” nga 45 euro 197 konsumatorëve, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

"KRU Prishtina kishte aplikuar taksën administrative për kyçje në vlerë 50€ tek 865 konsumatorë, KRU Bifurkacioni te 197 konsumatorë. ARrU kishte kërkuar nga KRU-të që të bëjnë ri-imbursimin e këtyre konsumatorëve por përmbushja e kësaj kërkese ende nuk ishte konfirmuar", thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.

Siç njofton Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), drejtori i Përgjithshëm i ARrH-së i kishte paralajmëruar kompanitë rajonale të ujësjellësve që t'ia kthejnë paratë konsumatorëve.

"Drejtori i Përgjithshëm kishe dërguar paralajmërimet paraprake ndaj KRU-ve por ende nuk ishin arritur rezultatet e pritura", thuhet në raportin e ZKA-së. /Insajderi.com

The post Ujësjellësi në Ferizaj ua “vodhi” rreth 200 qytetarëve nga 45 euro appeared first on INSAJDERI.

Besnik Hasi: E dua Ronaldon në Olympiacos

Posted: 26 Jun 2017 08:25 AM PDT

Trajneri i Olympiacosit, Besnik Hasi ka bërë një deklaratë bombastike në lidhje me Ctistiano Ronaldon.

Hasi gjatë një interviste për faqen e klubit, ka treguar për transferimet që do të tentojnë t'i bëjnë gjatë kësaj vere.

Ai me shaka ka thënë se e dëshiron edhe Cristiano Ronaldon, i cili dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet nga Real Madrid.

"Kur them duam lojtarë cilësorë, i kam të qarta vështirësitë që hasen kur kërkohet një futbollist shumë i shtrenjtë. Megjithatë, ne kemi bërë një plan dhe do t'i provojmë alternativat një nga një", tha fillimisht Hasi.

"Një emër për faqen e parë të gazetës së Olympiacos? Do të thosha Cristiano Ronaldo. Fare e thjeshtë. Jam fans i tij dhe do të ishte interesante për tifozët tanë që të lexonin për të", tha me shaka trajneri gjakovar. /Insajderi.com

The post Besnik Hasi: E dua Ronaldon në Olympiacos appeared first on INSAJDERI.

Kelmendi dyshon se zyrtarët e Vetëvendosjes kontrollohen nga Serbia

Posted: 26 Jun 2017 08:15 AM PDT

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se nëse ndokush në Kosovë financohet dhe kontrollohet nga Serbia, atëherë ata mund të jenë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Kelmendit vjen pasi një zyrtar i VV-së, të hënën, tha se disa hoxhallarë që kanë ushtruar funksionin e tyre në Kosovë janë financuar nga shteti serb.

“Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat”, thotë kreu i partisë Fjala.

Kelmendi ka akuzuar për shpifje dhe ofendime zyrtarët e Vetëvendosjes, duke thënë se “ofendimet e VV-së” janë të rënda edhe për faktin se ato po bëhen për festën e Bajramit të Madh.

“Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i Vetëvendosjes Boiken Abazi, ka thënë se disa hoxhallarë janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia. Ky është ofendimi dhe shpifja e dytë me rradhë brenda dy ditëve që vie nga zyrtarët e Vetëvendosjes drejtuar muslimanëve të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

VV-ja është e kontrolluar nga Serbia, thotë Kelmendi për një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Juve shpifësa dhe ofendues nga Vetëvendosja, juve që në zemrat juaja keni urrejtje dhe ideologji të rrezikshme, hoxhallarët as nuk janë financuar dhe as nuk janë kontrolluar nga Serbia. Nëse dikush nga ju është financuar dhe kontrolluar nga Serbia, nuk domethënë që edhe të tjerët bëjnë si ju”, thotë Kelmendi. /Insajderi.com

 

The post Kelmendi dyshon se zyrtarët e Vetëvendosjes kontrollohen nga Serbia appeared first on INSAJDERI.

Mediumi gjerman: Heshtja e Edi Ramës dhe rënia e numrit të votuesve

Posted: 26 Jun 2017 08:09 AM PDT

Në përfundim të procesit zgjedhor u paralajmërua se kryeministri shqiptar, Edi Rama do dilte përpara publikut.

Por Rama zgjodhi të heshtë.

Televizioni publik gjerman, ARD, që i ka ndjekur zgjedhjet nga shumë pranë, thotë se Rama zgjodhi të shmangë festimet dhe fjalimet në mbrëmjen e votimeve, për të mos i dhënë shans Partisë Demokratike për të protestuar.

"Shqipërisë i duhet një rezultat zgjedhor i pastër dhe i pranuar nga partitë", thuhet në shkrim. "Fitues pa festime," thekson gazetari i ARD.

Sipas tij, socialistët mund të vazhdojnë të qeverisin, madje këtë herë të vetëm.

"Në një fushatë shumë të personalizuar mes Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, kryeministri ishte në gjendje të 'shënonte' me hapat e tij të deritanishme për reformat".

Në shkrim theksohet se pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se shkak është bërë vapa dhe festa e Bajramit.

"Unë besoj se nga kjo ka humbur Partia Demokratike, jo Partia Socialiste", thoshte Ahmetaj për ARD.

The post Mediumi gjerman: Heshtja e Edi Ramës dhe rënia e numrit të votuesve appeared first on INSAJDERI.

EuroNews: Lista me pesë gjërat që duhet të kryejë Rama

Posted: 26 Jun 2017 08:00 AM PDT

Pasi rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri është qartësuar, EuroNews ka përgatitur një kronikë për Shqipërinë.

Rrjeti i njohur thekson se janë pesë gjëra përpara në listën për t'u kryer nga Rama.

Të drejtat e pronave

Ka shumë raste të pazgjidhura të pronësisë. Rama vetë e ka pranuar se kjo çështje ka qenë një lëmsh për vite me radhë dhe po del jashtë kontrollit. Falsifikimet e titujve të pronësisë janë të përhapura shumë pas rënies së komunizmit. Qeveria socialiste ka hapur një fond prej 500 milionë eurosh për të luftuar këtë problem.

Gjyqësori

Pastrimi nga gjyqtarët e korruptuar është një tjetër çështje që socialistët janë angazhuar se do e realizojnë. Parlamenti ka miratuar një ligj të ri për vetingun e njerëzve të drejtësisë. Më shumë se 300 janë akuzuar për korrupsion. Rama thotë se njerëzit e drejtësisë duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave dhe që nuk kanë lidhje me krimin. Po ashtu do testohen edhe nëse janë të aftë për punë.

Droga

Shqipëria ka dështuar në luftën ndaj kultivimit të kanabisit. Kur bie fjala te kanabisi që hyn në BE, Maroku kryeson. Por Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit bimor në BE, sipas Europol. Dhe Rama ka bërë pak për të luftuar këtë çështje, pavarësisht se ka premtuar se do e zhdukë këtë problem njëherë e mirë.

Ndalimi i 'rrjedhjes së trurit'

Sipas INSTAT, paga mujore në Shqipëri është nën 46 mijë lekë ose rreth 340 euro. Nëse e krahason me Kroacinë (1060 euro), Greqinë (1070 euro) apo Italinë me 2033 euro, e kupton se përse të rinjtë po largohen masivisht nga vendi.

Papunësia

Pak mbi një të katërtën e të rinjve janë pa punë. Ndërsa në Gjermani vetëm 7 përqind e moshës 15-29 përqind janë të papunë, kjo shifër në Shqipëri shkon në 28.9 përqind. Në BE kjo shifër është 17.2 përqind.

The post EuroNews: Lista me pesë gjërat që duhet të kryejë Rama appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: De Boer në Crystal Palace

Posted: 26 Jun 2017 07:31 AM PDT

Frank De Boer do të jetë pasuesi i Sam Allardyce te Crystal Palace, klub i cili në fund siguroi mbijetesën në Premier Leauge.

Tekniku holandez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Londra.

“Crystal Palace është një klub i cili mund të rritet. Unë i kam përcjellur këta lojtar. Qëllimi ynë kryesor që të jemi një skuader solide në Premier League dhe ta evitojmë rënien. Ky është objektivi ynë”, ka thënë De Boer.

Vitin e kaluar, De Boer ka drejtuar Interin. /Insajderi.com

The post Zyrtare: De Boer në Crystal Palace appeared first on INSAJDERI.

Bild: Erdogan dyshohet se vuan nga kanceri

Posted: 26 Jun 2017 07:30 AM PDT

Shumë turq janë ndjerë të shokuar. Gjatë lutjes së Bajramit, presidenti Recep Tayyip Erdogan humbi ndjenjat.

63-vjeçari po lutej në xhaminë Mimar Sinan në Stamboll. Pasi humbi ndjenjat, atë e larguan me barelë.Por presidenti turk u kthye shumë shpejt dhe tha se ndjehet mirë.

Zyrtarisht ai tha se arsyeja e humbjes së ndjenjave ka lidhje me presionin e gjakut për shkak të diabetit.

Por gazeta më e madhe gjermane, Bild, shkruan se spekulohet se Erdogan është i sëmurë me kancer.

Sipas Bild, që prej katër vitesh spekulohet se ai vuan nga kanceri. Në vitin 2011 dhe 2012 ai kreu dy operacione.

Megjithatë edhe fakti që Erdogan vuan nga diabeti, mund të jetë një shkak madhor. /Insajderi.com

The post Bild: Erdogan dyshohet se vuan nga kanceri appeared first on INSAJDERI.

Numërohen rreth 54% e votave në Shqipëri, PS me 74 mandate

Posted: 26 Jun 2017 07:26 AM PDT

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar rreth 54% të votave. Teksa janë numëruar 2870 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.94% të votave, e ndjekur nga PD me 29.6% të votave dhe LSI me 15.36% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas, transmeton tch.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është :

PS – 74 mandate

PD – 43 mandate

LSI – 18 mandate

PDIU – 4 mandate

PSD – 1 mandat.

The post Numërohen rreth 54% e votave në Shqipëri, PS me 74 mandate appeared first on INSAJDERI.

Prishtina prezanton fanellat e reja [foto]

Posted: 26 Jun 2017 07:20 AM PDT

Prishtina ka prezantuar fanellat me të cilat do të paraqitet në ndeshjet e Europa League.

Klubi nga kryeqyteti do të shkruajë historinë si skuadra e parë që luan në ndeshje kualifikuese të Europa League.

Prishtina do të përballet me një kundërshtarë të vështrëi siç është Norrkopingu me ndeshjen e parë që do ta luajë në Suedi, ndërsa të kthimit e luan në ‘Adem Jashari’.

Në foton e mëposhtme mund t’i shihni fanellat me të cilat do të paraqitet Prishtina në Evropë.

The post Prishtina prezanton fanellat e reja [foto] appeared first on INSAJDERI.

Si u paguan kujdestaritë me 1,800 euro në spitalet e Kosovës, pa pasur dëshmi

Posted: 26 Jun 2017 07:18 AM PDT

Në nëntë raste kujdestaritë e natës nëpër spitalet e Kosovës ishin paguar me nga 1,800 euro, por pa pasur dëshmi se kujdestaria është mbajtur nga mjekët. Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), e cila ka përpiluar një raport financiar vjetor për ShSKUK-në.

Sipas Auditorit Gjeneral, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka paguar në nëntë raste për kujdestari të natës pa pasur fare dëshmi.

“Në nëntë (9) raste (dy (2) në QKUK, katër (4) në Spitalin e Prizrenit dhe tri (3) në Spitalin e Gjilanit) kujdestaritë e natës ishin kompensuar rreth 1,800€, në mungesë të dëshmive për mbajtjen e tyre. Kjo ngase, në ditarët e kujdestarive, njëri nga stafi mjekësor ishte nënshkruar për të gjithë”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Mangësitë e evidentuara kanë ndodhur për shkak të mungesës së kontrollit efektiv nga ana e drejtorëve të klinikave dhe reparteve dhe si pasojë e mos respektimit të KKS-së lidhur me mbajtjen dhe kompensimin e kujdestarive-ndërrimeve të natës, thuhet në raport.

Auditori Gjeneral ka paralajmëruar se kjo mënyrë e funksionimit mund të jetë e rrezikshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Mangësitë e evidentuara në menaxhimin dhe kalkulimin e kujdestarive janë tregues i mungesës së efektivitetit të kontrolleve të brendshme në ketë fushë, dhe rrit rrezikun që të ndodhin pagesa të parregullta dhe potencialisht për shërbimet të cilat nuk janë ofruar”, thekson Zyra Kombëtare e Auditimit. /Insajderi.com

The post Si u paguan kujdestaritë me 1,800 euro në spitalet e Kosovës, pa pasur dëshmi appeared first on INSAJDERI.

Debat i ashpër në Kuvendin e Serbisë rreth krijimit të Ministrisë për Kosovën

Posted: 26 Jun 2017 07:00 AM PDT

“Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie për të”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të SNS-së Aleksandar Martinoviq.

Këto deklarata Martinoviq i tha në foltoren e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimi të ndryshimeve të Ligjit për ministri, teksa theksoi se nëse vazhdojmë me këtë logjik duhet të ketë ministri edhe për Beogradin, Vojvodinën dhe Mitrovicën.

E gjithë kjo shkaktoi debat pasi që u kërkua që të themelohej Ministria e Integrimeve Evropiane.

"Ne mendojmë se çdo ministri dhe ministër duhet të jetë përgjegjës për Kosovën në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë si dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Martinoviq.

"Nëse pranojmë logjikën tuaj dhe e formojmë  Ministri për Kosovë, atëherë pranojmë se nuk është pjesë e Serbisë", ka shtuar ai. /Insajderi.com

The post Debat i ashpër në Kuvendin e Serbisë rreth krijimit të Ministrisë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Katastrofa që po çmonton PD-në, demokratët bojkotuan ofertën e Bashës

Posted: 26 Jun 2017 06:54 AM PDT

Ka ende shumë për t'u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.

LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.

PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?

Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.

LSI po ashtu i ka shtuar votat. Ajo pritet jo vetëm të konfirmojë 15 mandatet e 2013 që i mori në koalicion me PS, por mund të shkojë deri në 20 mandate. Pra në këtë rast, e majta ka arritur të nxjerrë më shumë votues se sa në 2013, ose të marrë disa votues që në 2013 kanë votuar Berishën.

Katastrofa ka ndodhur djathtas dhe arsyet se përse janë shumë. PD, jo vetëm që nuk ka konfirmuar mandatet e 2013, që mendohej se ishin të ulët pas 8 vjet qeverisje, por ka marrë shumë më pak vota se në 2013 dhe akoma më pak se në 2015. Besohet se 300 mijë votat e munguara kanë qenë kryesisht të PD. Kanë qenë demokratët që nuk janë paraqitur në apel. Arsyet më mirë se kushdo i di vetë lidershipi i PD, por ajo që është e qartë është se nuk ka qenë një mosdalje apo neglizhencë ndaj zgjedhjeve, por një bojkot, një protestë e heshtur dhe spontane. Pak rëndësi kanë gabimet në fushatë. Ata që votojnë PD kanë votuar kundër një qëndrimi politik dhe unë dyshoj se kjo braktisje ka qenë një protestë ndaj qëndrimit flirtues me PS në fushatë. Po ashtu ka luajtur rol lista dhe spastrimi nga disa emra të njohur. Për fatin e saj të keq, PD do ketë në parlament një grup diletant, me mungesa të ndjeshme dhe të paaftë për të marrë mbi vete peshën që i takon opozitës.

Së fundmi, kjo që ndodhi në këto zgjedhje, po stabilizon një trend të frkshëm të çmontimit të partisë më të madhe të djathtë në vend. Në 2009, PD kishte 70 mandate bashkë me aleatët e saj; PS 66 dhe LSI 4. * vjet më pas, PS po shkon në 74 dhe LSI në 20. Të dyja janë rritur, madje akoma më shumë se sa në 2013, ndërsa PD thuajse është përgjysmuar. Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo… /Opinion.al

 

The post Katastrofa që po çmonton PD-në, demokratët bojkotuan ofertën e Bashës appeared first on INSAJDERI.

Bashkimi Evropian përgatitet për masa hakmarrëse ndaj ShBA-së

Posted: 26 Jun 2017 06:42 AM PDT

Zyrtarja e lartë e tregtisë e Bashkimit Evropian ka thënë sot se blloku është duke përgatitur masa hakmarrëse në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa ndaj importeve të çelikut.

Komisionerja e Tregtisë e BE-së, Cecilia Malmstroeam, ka thënë se blloku është duke bërë përgatitje për t'u hakmarrë në rast se ShBA-ja vendos tarifa të reja.

Ajo ka theksuar sot se BE-ja do ta studiojë secilin veprim të Uashingtonit për të parë nëse vendimi është në përputhje me rregullat e Shoqatës Botërore të Tregtisë, organit që e mbikëqyr tregtinë globale.

Ajo ka shtuar se indikacionet janë se BE-ja do të goditet në mënyrë të pajustifikueshme.

Një prej arsyeve pse Donald Trump u bë president ishte premtimi i tij për ta ringjallur çelikun amerikan. E kjo i ka ndihmuar atij t'i fitojë shtetet si Pensilvania./Express/

The post Bashkimi Evropian përgatitet për masa hakmarrëse ndaj ShBA-së appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more