Skip to main content

INSAJDERI: “Me rrogë 1,500 euro, kryetari i Vushtrrisë mban afër 20 mijë euro në banka” plus 19 more

INSAJDERI: “Me rrogë 1,500 euro, kryetari i Vushtrrisë mban afër 20 mijë euro në banka” plus 19 more


Me rrogë 1,500 euro, kryetari i Vushtrrisë mban afër 20 mijë euro në banka

Posted: 18 Jun 2017 10:22 AM PDT

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mban afër 20 mijë euro (18.859) në institucione bankare.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Mulaku ka deklaruar një shtëpi me vlerë 140 mijë euro. Këtë shtëpi, Mulaku e ka deklaruar në emër të tij, raporton Gazeta Online Insajderi.

Po ashtu, kryetari i Vushtrrisë ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2010, në vlerë prej 3,300 eurove.

Mulaku ka një pagë vjetore prej 18.309 eurove – në muaj i bie që ai fiton 1,500 euro nga paga në komunë. Por, kryetari i komunës së vjetër e tradicionale ka deklaruar mbi 18 mijë euro para të gatshme, të mbajtura në institucionet bankare.

Në emër të tijin, ai ka deklaruar se mban 6,818 euro në bankën NLB, ndërsa mban edhe nga 5,020 euro dhe 7,021 euro në bankën BKT. /Insajderi.com

 

The post Me rrogë 1,500 euro, kryetari i Vushtrrisë mban afër 20 mijë euro në banka appeared first on INSAJDERI.

Zejnullahu largohet nga Union Berlin, bashkohet me Paçaradën

Posted: 18 Jun 2017 10:05 AM PDT

Futbollisti kosovar Eroll Zejnullahu vitin e ardhshëm do të luajë me një skuadër me Leart Paçaradën. Zejnullahu është huazuar nga Union Berlin tek skuadra e Sandhausen.

Mesfushori që nuk është ftuar nga elektori i Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Turqisë, ka konfirmuar vet largimin nga Union Berlin.

"Kam vazhduar kontratën deri më 2019 me Union Berlin, por tani jam duke shkuar në huazim tek Sandhausen", ka thënë ai, shkruan sot Berliner Zeitung.

Stinori 2016/17 ka qenë joproduktiv për mesfushorin, i cili ka luajtur vetëm 12 herë këtë vit për Union Berlinin.

Zejnullahu ka thënë se është i lumtur me huazimin në Sandhausen.

"Jam i emocionuar për të ardhmen, dhe i lumtur që do punoj me trajnerin Kenan Kocak, i cili ka besim të plotë në mua", ka deklaruar Zejnullahu.

22-vjeçari ka thënë se mund të kthehet pas 12 muajsh tek Union Berlin sërish. /Insajderi.com

The post Zejnullahu largohet nga Union Berlin, bashkohet me Paçaradën appeared first on INSAJDERI.

Kur Tupac dhe Snoop Dogg flisnin për konkurrencën me Notorious B.I.G [video]

Posted: 18 Jun 2017 09:55 AM PDT

Tupac dhe Notorious B.I.G njihen në mbarë botën për mosmarrëveshjet e tyre në botën muzikore dhe rivalitetin brenda dhe jashtë skenës muzikore.

Një video e shpërndarë në Facebook nga MTV kujton kohën e vitit 1996 kur Tupac ishte gjallë dhe rivalitetin mes dy reperëve.

Biseda është e realizuar para fillimit të festivalit të çmimeve muzikore "Video Music Awards", dhe Tupac në krah me Snoop Dogg flet për sherrin tij me Biggie-n.

Edhe pse Tupac shprehet se nuk ka konkurrencë mes tyre, ai në video përjashton mundësinë që ndonjëherë do të bëhet bashkëpunimi më reperin famëkeq, B.I.G. /Insajderi.com

The post Kur Tupac dhe Snoop Dogg flisnin për konkurrencën me Notorious B.I.G [video] appeared first on INSAJDERI.

Mish, qumësht dhe vezë – ushqimet më të konsumuara në Kosovë

Posted: 18 Jun 2017 09:47 AM PDT

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për ekonomitë familjare të publikuara gjatë javës së kaluar vënë në pah faktin se ushqimi në Kosovë dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike.

Fiks 21 për qind e konsumit të ushqimit në Kosovë gjatë vitit 2016 është mish ndërsa 18 për qind e konsumit shkon për qumësht, djathë dhe vezë.

Perimet, pijet alkoolike, sheqeri dhe ëmbëlsirat bashkë me frutat përbëjnë listën e ushqimeve më të përdorura gjatë javës.

The post Mish, qumësht dhe vezë – ushqimet më të konsumuara në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Kurti: PAN-i po synon t’ia vjedhë deputetët LDK-së dhe AKR-së

Posted: 18 Jun 2017 09:45 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA po synon që t’ia vjedhë disa deputetë koalicionit LDK-AKR.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Kurti ka deklaruar se përveç synimeve për t’ia vjedhë deputetët LDK-së dhe AKR-së, koalicioni PAN do ta lusë edhe Vuçiqin për të formuar qeverinë.

“Koalicioni PAN po synon që t'ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Republika nuk jepet për poste politike. Ai ka thënë se vullneti i votuesve të Kosovës ishte që PDK-ja të dalë në opozitë, prandaj ka kërkuar që ky vullnet të mos deformohet.

“Qytetarët kanë guxuar. Ata kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë. Tash, njerëzit kanë shpresë. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së”, ka thënë Kurti.

Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, deklaroi se zgjedhjet e 11 qershorit shënuan rënien e të gjitha partive të tjera. Kurti ka folur për një “fitore të madhe” të VV-së në këto zgjedhje parlamentare.

“Koalicionet parazgjedhore u formuan në mënyrë që të maskohej rënia e të gjitha partive në Kosovë. Mirëpo, zgjedhjet e 11 qershorit i demaskuan ato duke e bërë Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese, përkatësisht partinë më të madhe në vend, partinë e parë në Kosovë”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com

 

The post Kurti: PAN-i po synon t’ia vjedhë deputetët LDK-së dhe AKR-së appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj flet për “defetistët” dhe “Kosovën futuriste”

Posted: 18 Jun 2017 09:35 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se të mposhturit e zgjedhjeve të 11 qershorit po ngrisin teza imagjinare të një krize politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinja ka folur për “defetistët”, të cilët sipas tij po ngrisin teza për një krizë që e ka përfshirë Kosovën pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai ka thënë se “ky është një mashtrim ordiner”.

"Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t'ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë. Por ky është një mashtrim utopik ordiner”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se “përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosovë futuriste”

I nominuari për kryeministër më tej ka thënë se për nuk mund të shkatërrohet vendi duke pretenduar të nisin gjërat nga e para.

“Ne do t'i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete. Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t'ia nisim nga e para, për tekat e askujt”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka premtuar se Kosova “së shpejti” do ta ketë qeverinë e saj. /Insajderi.com

The post Haradinaj flet për “defetistët” dhe “Kosovën futuriste” appeared first on INSAJDERI.

Nga Buta tek Arta Bajrami – kapërcimet e MC Kreshës gjatë këtij viti

Posted: 18 Jun 2017 09:24 AM PDT

Në muajin janar, MC Kresha nisi krijimtarinë e tij për vitin 2017. Reperi nga Mitrovica publikoi këngën me reperin nga vendlindja e tij, Lavdën.

Kënga e Kreshës me Lavdën, e publikuar më 21 janar të këtij viti me titull "Business", i takonte zhanrit "rap" dhe në këtë këngë të dy reperët flisnin për para, pushtet e biznes, raporton Insajderi.

Por dy muaj më vonë, reperi nga Mitrovica publikoi një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e muzikës "trap", Butën. Ky ishte kapërcimi i parë i Kreshës në këtë vit kalendarik, nga muzika "rap", në "trap". Ky bashkëpunim i MC-së nga Mitrovica me Betim Januzin – Buta, u titullua "Opps".

Bashkëpunimi me Butën, ishte dueti i parë që dy artistët kanë bërë me njëri-tjetrin.

E pas krijimit të këngës "Opps" me artistin nga Ferizaj, MC Kresha vendosi të bashkëpunonte me këngëtaren kosovare të baladave dhe R&B, Arta Bajramin.

Kënga e titulluar "Asaj", ndonëse në bashkëpunim me një këngëtare të baladave, tingëllon më shumë kah zhanri "R&B". "Asaj" është publikuar të dielën dhe ka arritur që brenda 24 orëve të arrijë mbi 200 mijë klikime në Youtube.

Për këtë këngë Arta Bajrami është përgëzuar nga fansat e saj për një rikthim "bombastik", derisa nuk m,und të thuhet se në të njëjtën mënyrë mund ta kenë pritur këtë bashkëpunim mes dy artistëve, fansat e MC Kreshës. /Insajderi.com

The post Nga Buta tek Arta Bajrami – kapërcimet e MC Kreshës gjatë këtij viti appeared first on INSAJDERI.

Nëntë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

Posted: 18 Jun 2017 08:58 AM PDT

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89' do të mësojë nesër kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nëntë skuadra janë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

The New Saints (Uells), Linfield (Irlandë Veriore), Vikingur Gota (Islandë), FC Santa Coloma (Andorrë), Hibernians FC (Maltë), FCI Tallinn (Estoni), La Fiorita (San Marino ), Europa FC (Gjibraltar) dhe Alashkert (Armeni) janë nëntë skuadrat që mund të vihen përballë skuadrës së Trepçës ’89.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të luhen më 27/28 qershor (ndeshjet e para) dhe më 4/5 korrik (ndeshjet e kthimit).

Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të hedhet nesër me fillim nga ora 12:00. Shorti do të hedhet në Nyon të Zvicrës. /Insajderi.com 

The post Nëntë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Vijnë dy “remake” të këngës “Simpatia” – njëra tallava, tjetra hip-hop [video]

Posted: 18 Jun 2017 08:48 AM PDT

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë publikuar projektin e tyre më të ri, i cili është ripërpunim i këngës "Simpatia" të Edona Llaloshit dhe Memli Krasniqit.

Këngëtarja Edona Llalloshi, për 20 vjetorin e publikimit të hitit, para disa ditësh kishte publikuar edhe vetë një remiks të kësaj kënge.

Version i ri i Edonës ka tinguj komercial dhe tallava, përderisa Lumi B dhe Dhurata Dora sjellin një version modern të këngës.

Tekstin e këngës së ripërpunuar e ka shkruar Lumi B dhe producent i këngës është “Big Bang”. Ndërsa, videoklipi është realizuar nga Max Production.

Ky është bashkëpunimi i dytë me radhë i Lumi B dhe Dhurata Dorës. Bashkëpunimi i fundit ishte kënga "Edhe pak" së bashku me Real dhe Blunt. /Insajderi.com

The post Vijnë dy “remake” të këngës “Simpatia” – njëra tallava, tjetra hip-hop [video] appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Obiliqit që posedonte dy shtëpi, bleu edhe një shtëpi për pushime

Posted: 18 Jun 2017 08:42 AM PDT

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka deklaruar tri shtëpi – dy prej tyre në emër të prindërve të tij – në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Gashi, i cili u zgjodh kryetar i Komunës së Obiliqit në vitin 2013, nuk ka treguar vitin e blerjes së “shtëpisë për pushime” të cilën e ka deklaruar në AKK.

Por, kryetari i komunës së vogël në lindje të Kosovës, ka deklaruar vlerën e kësaj shtëpie, e cila sipas tij shkon në 90 mijë euro, raporton Insajderi. Këtë shtëpi, ai e ka deklaruar në emër të vet.

Po ashtu, në vitin 2016 ai ka deklaruar se ka blerë një veturë të tipit Golf V, të cilën e ka deklaruar në vlerën e 5,500 eurove.

Xhafer Gashi ka deklaruar në AKK se ka rreth 1 mijë e 200 euro para të gatshme, të cilat i mban në institucionet bankare në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Insajderi.com

The post Kryetari i Obiliqit që posedonte dy shtëpi, bleu edhe një shtëpi për pushime appeared first on INSAJDERI.

Një ditë para shortit: 46 kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Evropë

Posted: 18 Jun 2017 08:18 AM PDT

FC Prishtina mund të përballet me 46 skuadra në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, në pjesëmarrjen e parë e klubit më të madh kosovar në Evropë.

Nga 50 skuadrat e përfshira në short, katër skuadra që vijnë nga Serbia (Crvena Zvezda dhe Vojvodina) dhe Bosnja dhe Hercegovina (FK Sarajevo dhe Zeleznjiçar) nuk mund të përballen me Prishtinën, për shkak të ndalimit nga UEFA.

Shorti që do të hedhet nesër në Nyon të Zvicrës, mund ta vë Prishtinën përballë skuadrave të njohura evropiane si Glasgow Rangers e Maccabi Tel-Aviv.Por, Prishtina mund të gjejë në short edhe Shkëndijën e Tetovës e Skënderbeun e Korçës.

Ndeshjet e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës do të zhvillohen më 29 qershor dhe më 7 korrik.

Shortin për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës mund ta ndiqni direkt në uebsajtin e UFEA-s, nesër me fillim nga ora 13:00. /Insajderi.com

Maccabi Tel-Aviv (ISR) 23,375
Midtjylland (DEN) 16,300
Dinamo Minsk (BLR) 10,975
Lech Poznań (POL) 10,950
HJK Helsinki (FIN) 10,530
AIK (SWE) 9,945
Vojvodina (SRB) 9,075
Videoton (HUN) 8,650
AEL Limassol (CYP) 8,210
Shakhtyor Soligorsk (BLR) 7,475
Slovan Bratislava (SVK) 7,350
Crvena zvezda (SRB) 7,325
Trenčín (SVK) 6,850
Skënderbeu (ALB) 6,825
Altach (AUT) 6,570
St Johnstone (SCO) 6,535
AEK Larnaca (CYP) 6,210
İnter Bakı (AZE) 6,050
Beitar Jerusalem (ISR) 5,875
Ventspils (LVA) 5,725
Odd (NOR) 5,665
Kairat Almaty (KAZ) 5,550
Osijek (CRO) 5,550
FK Sarajevo (BIH) 5,300
KR Reykjavík (ISL) 5,175
IFK Norrköping (SWE) 4,945
Milsami Orhei (MDA) 4,900
Lyngby (DEN) 4,800
Nõmme Kalju (EST) 4,800
Željezničar (BIH) 4,800
Botev Plovdiv (BUL) 4,675
Olimpija Ljubljana (SVN) 4,625
Valletta (MLT) 4,550
Vaduz (LIE) 4,450
Jagiellonia Białystok (POL) 4,450
Levski Sofia (BUL) 4,425
CSKA Sofia (BUL) 4,175
Stjarnan (ISL) 4,175
Haugesund (NOR) 4,165
Domžale (SVN) 4,125
Ordabasy (KAZ) 4,050
Levadia Tallinn (EST) 4,050
Ferencváros (HUN) 3,900
Crusaders (NIR) 3,900
Rabotnicki (MKD) 3,875
Rangers (SCO) 3,785
Shirak (ARM) 3,775
Dacia Chisinau (MDA) 3,650
Mladost Podgorica (MNE) 3,550
Zirä (AZE) 3,550

The post Një ditë para shortit: 46 kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i komunës së Kllokotit me dy vetura Mercedes, një kamion dhe një traktor

Posted: 18 Jun 2017 08:01 AM PDT

Kryetari i Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq ka derklaruar dy vetura të tipi Mercedes, një kamion Volvo dhe një traktor në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Spasiq ka deklaruar në AKK, se kamionin Volvo e ka blerë me para personale, ndërsa dy veturat Mercedes i ka të përbashkta me familjen dhe se janë blerë nga paratë e familjes.

Po ashtu, kryetari i komunës me shumicë serbe deklaroi edhe një traktor të tipit “Ursuz”, raporton Insajderi.

Kryetari i Kllokotit, me nënshtetësi kosovare dhe me kombësi serbe, ka deklaruar pagë vjetore si kryetar i komunës, prej 14.740 eurove.

Spasiq ka deklaruar edhe pasuri të paluajshtme – parcelë tokë dhe shtpëi – në vlerë të përgjithshme prej rreth 200 mijë eurove. /Insajderi.com

The post Kryetari i komunës së Kllokotit me dy vetura Mercedes, një kamion dhe një traktor appeared first on INSAJDERI.

Media britanike i kushton vëmendje pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës në Evropë

Posted: 18 Jun 2017 07:52 AM PDT

Mediumi britanik Daily Record i ka kushtuar një artikull të veçantë pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës për herë të parë në garat kualifikuese për kompeticionet evropiane këtë vit.

“Skuadrat skoceze mund të përballen me skuadrat kosovare për herë të parë në kualifikueset evropiane”, ishte titulli i Daily Record, që katër skuadra skoceze mund të luajnë kundër dy skuadrave kosovare, nëse shorti që do të hedhet nesër në Zvicër, i vë përballë.

Klubet e njohura skoceze Celtic dhe Glasgow Rangers, si dhe Aberdeen dhe St. Johnstone janë katër skuadrat skoceze që do të marrin pjesë në kualifikueset për Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve, raporton Daily Record, përcjell Insajderi.

Mediumi britanik shpjegon se kampioni skocez, Celtic, mund të përballet me Trepçën ’89 nëse klubi mitrovicas e kalon fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com 

The post Media britanike i kushton vëmendje pjesëmarrjes së Trepçës ’89 dhe Prishtinës në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool se për edukim

Posted: 18 Jun 2017 07:48 AM PDT

Shumica e familjeve kosovare shpenzojnë më së shumti për ushqim dhe pijet jo alkoolike sipas disa të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS) që ka zhvilluar Anketën mbi Buxhetin e Ekonomive Familjare (ABEF), prej vitit 2002.

Një raport me statistika ku janë paraqitur rezultatet në formë përmbledhëse për konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat e ekonomive familjare për periudhat 2014-2016 dhe kushtet e jetesës për periudhat 2015-2016, nxjerrë në pah faktin se kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool sesa për edukim, raporton Insajderi.

Shpërndarja e konsumit sipas grupeve të konsumit Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 42 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për veshmbathje 5 për qind dhe nga 4 për qind për transport, alkool dhe duhan.

Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël, dhe në 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak është 6 për qind.

Për ushqim dhe pijet joalkoolike në vitin 2016 është shpenzuar 42 për qind e buxhetit të ekonomike familjare, për alkool dhe duhan 4 për qind ndërsa për edukim 0 për qind.

Ushqimi në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë), raporton Insajderi. Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike.

Fiks  29 për qind e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet për banim, 5 për qind veshmbathje e 4 për qind për mobilie.

Për shëndetësi, ekonomitë familjare në Kosovë shpenzojnë 3 për qind të buxhetit ndërsa për rekreacion 1 për qind./Insajderi.com

The post Kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool se për edukim appeared first on INSAJDERI.

Zjarri në Portugali – përmes fotografive

Posted: 18 Jun 2017 07:30 AM PDT

Së paku 62 persona janë vrarë pasi një zjarr i madh ka kapluar pyllin në Portugalinë qendrore. Shumë vdiqën në automobilat e tyre përderisa tentuan të largoheshin nga zjarri.

Me qindra zjarrfikës dhe 160 automjete janë dërguar vonë të shtunën për të shuar zjarrin, i cili filloi në qytetin e Pedrogao Grande para se të shpërndahej me shpejtësi në shumë drejtime.

 

The post Zjarri në Portugali – përmes fotografive appeared first on INSAJDERI.

Prej që u bë kryetar komune, bleu dy shtëpi dhe një veturë luksoze

Posted: 18 Jun 2017 07:29 AM PDT

Para se të bëhej kryetar i Komunës së Shtimës, Naim Ismajli nuk kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) shtëpi personale të tij. Por, që prej se u bë kryetar i komunës në vitin 2009, Ismajli në deklarimin e pasurisë ka përfshirë dy shtëpi dhe një veturë. Të gjitha të blera pas vitit 2009.

Ismajli, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), fitoi që në raundin e parë zgjedhjet në Komunën e Shtimës, në vitin 2009.

Që prej asaj kohe, ai bleu një shtëpi me 270 metra katror në vitin 2011, të cilën e ka deklaruar në vlerë prej 60.000 eurove. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Ismajli ka deklaruar se këtë shtëpi e ka blerë me para personale, raporton Insajderi.

Ndërsa, në vitin 2013, Naim Ismajli ka deklaruar se ka blerë një veturë në vlerë prej 15 mijë eurove. Edhe këtë aset, ai thotë se e ka blerë me para personale.

E në vitin 2015, kryetari i Komunës së Shtimës u fut në kredi bankare 36 mijë euro, për ta blerë një vikend shtëpizë në vlerë prej 45 mijë eurove. Këtë vikend shtëpizë, Naim Ismajli e ka deklaruar në emër të tij.

Naim Ismajli ka deklaruar edhe katër parcela tokë – bujqësore, malore dhe fusha. Të gjitha këto pasuri të paluajtshme, sipas tij, janë trashëgimi familjare. Sipas deklarimeve të Ismajlit në AKK, vetëm këto parcela tokë arrijnë vlerën e mbi 350 mijë eurove.

Kryetari i Shtimës nuk e kryen vetëm detyrën e shefit të komunës. Ai ka edhe një punë të tjera, nga e cila merr pagë. Naim Ismajli është profesor në kolegjin privat, AAB.

Paga e tij mujore në komunë është rreth 1 mijë e 300. Ndërsa në kolegjin privat, ai merr pagë mujore 1,000 euro, siç e ka deklaruar vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). /Insajderi.com

 

The post Prej që u bë kryetar komune, bleu dy shtëpi dhe një veturë luksoze appeared first on INSAJDERI.

Autostradat miliardëshe të Kosovës

Posted: 18 Jun 2017 07:14 AM PDT

Infrastruktura rrugore ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada, "Arbën Xhaferi", që lidh Kosovën me Maqedoninë, kurse gjatë këtij viti, pritet të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht Luginën e Preshevës, ku jeton shumica shqiptare.

Ramë Çupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë në largim të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se punimet në autostradën Prishtinë – Shkup janë duke vazhduar në gjithë gjatësinë e mbetur, duke shtuar se me rritjen e temperaturave punimet po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.

"Në këto momente, janë rreth 33 kilometra trase, ku janë duke u zhvilluar aktivitetet. Punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik. Sivjet deri në fund të muajit tetor, pritet që të hapet pjesa deri në Doganaj. Kurse vitin tjetër, pritet të kompletohet traseja deri në Han të Elezit", thotë Çupeva.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit, duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018. Kjo autostradë, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të kushtojë rreth 600 milionë euro.

Ende pa përfunduar autostrada që lidh Kosovën me Shkupin, autoritetet në Prishtinë, kanë njoftuar se tashmë është shpallur tenderi për ndërtimin e autostradës së tretë në Kosovë. Bëhet fjalë për autostradën, Prishtinë – Gjilan – Konçul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane.

Qazim Jonuzaj, menaxher për këtë autostradë nga Ministria e Infrastrukturës, në Qeverinë në largim të Kosovës, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se sivjet pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës me gjatësi rreth 22 kilometra me një çmim prej 130 milionë eurosh.

"Kjo autostradë do të lidhë qytetin e Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin. Ky është edhe qëllimi kryesor që autostrada të lidhet me pjesën e banuar me shqiptarë në Republikën e Serbisë", thotë Jonuzaj.

Ndryshe, njohës të kësaj çështjeje, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e autostradave e konsiderojnë projekt të domosdoshëm dhe të nevojshëm për të ardhmen e vendit, por edhe si projekt të ngutshëm për këtë kohë.

Halim Gjergjizi, doktor i Shkencave Agro-Ekonomike, i cili njëherësh ka qenë hartues i projektit të autostradës Merdar – Morinë, thotë se modernizimi infrastrukturës rrugore është me vend, por në rrethanat aktuale në Kosovë, financimi në autostrada është jo i qëlluar.

"Si parim, ndërtimi i autostradave, rrugëve në përgjithësi, është shumë me vend. Por, në aspektin afatshkurtër Kosova ka shumë prioritete tjera dhe me siguri mjetet buxhetore do të ishte shumë më me vend të përdoren për uljen e papunësisë dhe varfërisë", vlerëson Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është ajo Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur "Ibrahim Rugova".

Në kuadër të kësaj autostrade që Kosovës i ka kushtuar rreth një miliard euro, autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë përgatitur projektin për vazhdimin e autostradës Prishtinë – Merdar – Nish. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

The post Autostradat miliardëshe të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Dogana gjermane ndalon 35 ton lodra “Fidget Spinners”

Posted: 18 Jun 2017 07:03 AM PDT

Një aeroport në Gjermani ka marrë një qëndrim kundër lodrës "fidget spinner" duke ndaluar 35 tonë të lodrës, duke mos i lënë të hyjnë në vend në maj.

Zyrtarët e doganës në një aeroport në Frankfurt thanë se fëmijët mund të ngulfaten në pjesët të cilat mund të largohen nga lodra që rrotullohet. Si rezultat ata planifikojnë të shkatërrojnë lodrat e ndaluara, shkruan Time.

"Fidget Spinnerët", të cilët janë bërë inspirim për gjithçka, prej artit të thonjve tek teknikat e reja në kuzhinë në SHBA, është thënë të ndihmojnë fëmijët me çrregullim të hiperaktivitetit dhe deficit të vëmendjes, edhe pse shkenca nuk e vërteton këtë.

Disa e cilësojnë lodrën si shumë të rrezikshme, përfshirë një nënë vajzës së të cilës është dashur t'i bëhet operacion pasi kishte gëlltitur një pjesë të lodrës. /Insajderi.com

The post Dogana gjermane ndalon 35 ton lodra "Fidget Spinners" appeared first on INSAJDERI.

Pamje nga zjarri që la të vdekur 62 persona në Portugali [video]

Posted: 18 Jun 2017 07:00 AM PDT

Të paktën 62 persona kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë pyjet në Portugali, kanë thënë zyrtarët dhe ekipi i zjarrfikësve që janë atje.

Në mesin e 50 të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, shkruan BBC.

Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie ndërkaq kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, njofton Insajderi.

Rreth 30 trupa të të vdekurve është raportuar se janë gjetur brenda veturave. /Insajderi.com

The post Pamje nga zjarri që la të vdekur 62 persona në Portugali [video] appeared first on INSAJDERI.

Ushqimi i përgatitur në enët e bakrit më i shijshëm

Posted: 18 Jun 2017 06:50 AM PDT

Përdorimi i bakrit në industri, elektronikë por edhe në ndërtimtari është i madh, por kërkesa për këtë metal është në rritje e sipër edhe në gastronomi, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bakri është përçues i mirë i të nxehtit për çka ushqimi i përgatitur në një enë prej bakri është më i shijshëm thonë ekspertët.

Enët prej bakri gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim në gastronominë e qytetit turk Gaziantep, i cili ndodhet në “rrjetin e UNESCO-s të qyteteve kreative".

Kryetari i shoqatës së gastronomëve dhe gatuesve në Gaziantep, Battal Yildirim për AA thotë se kuzhina e pasur në këtë qytet, në fakt është produkt i varfërisë.

Ai rikujtoi se në fillim të shekullit të 20-të, kur Franca dhe Italia pushtuan qytetin, për çka popullata lokale pothuajse 11 muaj nuk mundi të marrë ndihmë, popullata vendase në atë periudhë, shpiku 50 lloje të pjatave nga bullguri dhe 40 nga domatja.

“Bakri është pjesë e rëndësishme e kulturës sonë. Në enët prej bakri ne shërbejmë ushqimin, por edhe e përgatisim. Tipari më i shquar i bakrit është se përhap nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Për shkak të kësaj, dhe ushqimi që përgatitet në kësi ene është më i shijshëm", thotë Yildirim i cili rikujtoi se në tavat nga tefloni temperatura nuk përhapet në mënyrë të barabartë.

Ai bëri të ditur se enët nga bakri janë vënë në përdorim të madh gjatë shërbimit të ushqimit. "E keni parasysh ushqimin e servirur në enë të bardhë nga porcelani. Tani imagjinoni një enë nga bakri dhe të zbukuruar. Madje edhe ata të cilët nuk gatuajnë në një enë prej bakri, në të tillë e shërbejnë ushqimin sepse ashtu ftohet më ngadalë", u shpreh Yildirim.

Xhelal Açik, në cilësi të kryetarit të Odës së Zejtarëve, tha se Bakri është njëri nga elementet më të shëndetshëm në botë, duke rikujtuar përdorimin e tij edhe në të kaluarën.

“Në Turqi, restorantet luksoze po i kthehen bakrit. Ushqimi shërbehet në enët e bakrit,” tha Açik i cili beson se prezantimi vizual i ushqimit është po aq i rëndësishëm.

Sipas tij, blerja e enëve nga bakri mund të jetë më e shtrenjtë, por tha se enët e tilla përdoren për kohë me të gjatë.

 

The post Ushqimi i përgatitur në enët e bakrit më i shijshëm appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more